TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion
Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.
Â
Â
Në vijim, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, njoftoi se ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
PavarĂ«sisht paralajmĂ«rimeve tĂ« institucioneve shqiptare, informacioni nga pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« kĂ«tĂ« platformĂ« tregon se ajo vazhdon tĂ« jetĂ« aktive nĂ« tregtim dhe nĂ« postimin e informacionit pĂ«r grupin e investitorĂ«ve nĂ« aplikacionin Telegram. NĂ« vijim tĂ« njĂ« mesazhi tĂ« mĂ«parshĂ«m, ku pjesĂ«marrĂ«sve u kĂ«rkohej tĂ« depozitonin 400 dollarĂ« pĂ«r âtĂ« verifikuar pĂ«rdorimin e duhur tĂ« llogarisĂ«â, pĂ«rdoruesit kanĂ« marrĂ« mesazhe ku pĂ«rfaqĂ«suesi i platformĂ«s i siguron se do tĂ« mund tĂ« tĂ«rheqin fondet e tyre nga llogaria.
Madje, njĂ« mesazh tjetĂ«r paralajmĂ«ron se çdo anĂ«tar i platformĂ«s qĂ« âshtrembĂ«ron kushtet e pĂ«rdorimit ose shpĂ«rndan informacion tĂ« rremĂ« ose negativ, do tĂ« konsiderohet si mashtrues dhe do tĂ« pĂ«rjashtohet nga platformaâŠduke u cilĂ«suar si pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r pasojat dhe humbjet e mundshme prej kĂ«tij pĂ«rjashtimiâ. Ky mesazh duket se pĂ«rbĂ«n njĂ« formĂ« presioni pĂ«r tĂ« mos nxjerrĂ« informacion publik dhe pĂ«r mĂ« tepĂ«r dyshime rreth njĂ« platforme qĂ« autoritetet shtetĂ«rore e konsiderojnĂ« si mashtruese.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri tani nuk ka dalë me një komunikim publik rreth TXEX, por në të shkuarën ka këshilluar disa herë investitorët të mos investojnë në platforma të palicencuara në vendin tonë, duke i paralajmëruar se çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.
TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Individët joshen për të investuar në të nëpërmjet platformave të komunikimit me mesazhe, si për shembull Telegram, Signal, etj.. Më tej, përdoruesit inkurajohen të tërheqin përdorues të tjerë në platformë, duke u ofruar bonuse. Herë pas here, investitorët lejohen të kryejnë tërheqje (zakonisht në shuma të vogla), për të fituar besimin e tyre dhe për ta mbajtur në këmbë skemën.
Qysh në prill të këtij viti, Autoriteti i Tregjeve Financiare në Zelandën e Re e ka përcaktuar këtë platformë si mashtruese dhe ka paralajmëruar publikun e këtij vendi të shmangë investimet në të apo në platforma të këtij lloji.
Mashtruesit shpesh imitojnë bankat, firmat e investimeve dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare për të bindur viktimën e tyre të bashkohet me një grup bisedash për këshilla investimi. Në këtë grup bisedash, viktimat inkurajohen të rekrutojnë miq dhe anëtarë të familjes dhe të bëjnë pagesa në platforma mashtruese investimi.
Gjithashtu, forume në internet prej muajsh e përshkruajnë këtë platformë si qartësisht mashtruese./ E.Shehu
The post TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion appeared first on Revista Monitor.