Normal view

Matni emetimet e CO2 të biznesit tënd - krejtësisht falas nga Banka ProCredit

4 November 2025 at 13:37


Në një kohë ku ndryshimet klimatike paraqesin sfida të paprecedentë, dekarbonizimi është bërë qenësor për një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Me zbatimin e afërt të CBAM (Carbon Border AdjustmentMechanism) dhe me kërkesat gjithnjë në rritje nga rregullore të reja në të gjithë Evropën, investimi nëmjete për matjen dhe menaxhimin e emetimeve të CO2 nuk është thjesht një zgjedhje, por një domosdoshmëri.

Ky rrugëtim drejt një ekonomie Net Zero është thelbësor për identitetin e Bankës ProCredit. Duke enjohur rëndësinë kritike të reduktimit të emetimeve të karbonit dhe në vazhdimësi të angazhimit për të mbështetur bizneset në këtë drejtim, ne jemi zotuar të reduktojmë emetimet e Fushëveprimit 1 dhe 2 me 42% deri në vitin 2030 (krahasuar me 2022), duke bërë të mundur arritjen e Net Zero deri në 2050. Poashtu jemi zotuar të për t’u angazhuar në informim dhe bashkëpunim me 28% të klientëve tanë deri nëvitin 2027.

Si hapi fillestar në rrugën drejt dekarbonizimit është matja e emetimeve të CO2. Andaj ne jemi zotuar qe t’i mbështesim bizneset të marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë tranzicion.

Ne si bankë kemi investuar në Kalkulatorin e parë të Emetimeve të CO2 në Kosovë, i cili u dedikohet Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMVM). Kështu, bizneset mund të arrijnë kursime të konsiderueshme në kosto përmes përmirësimit të efikasitetit, të arrijnë reduktime të ndjeshme të emetimeve, si dhe një fokus më të fortë në përgjegjësinë mjedisore, duke hapur rrugën drejt një të ardhmeje më të gjelbër.

Ky aplikacion inovativ është i bazuar në GHG Protocol dhe udhëzimet e IPCC, më qëllimin të ofrojë njëmjet praktik për matjen e saktë të emetimeve të karbonit të gjeneruara nga aktivitetet afariste dhe proceset e prodhimit të bizneseve. Kalkulatori ofron llogaritje të personalizuara për sektorë të ndryshëm,përfshirë:

Aktivitetet tregtare (transport, hotelieri, shërbime IT etj.),

Bujqësinë (kultivimi i bimëve dhe blegtoria),

Industrinë ushqimore,

Si dhe fusha të tjera të ekonomisë.

Përmes kalkulatorit, bizneset do të kenë mundësinë:

Llogarisin saktë emetimet e CO2 nga aktivitetet e biznesit,

Identifikojnë burimet kryesore të emetimeve,

Identifikojnë mundësitë për përmirësimin e praktikave të biznesit,

Të gjenerojnë raporte të detajuara të emetimet e CO2.

Kalkulo emetimet tani, këtu.

Platforma është online dhe e hapur për çdo biznes në Kosovë.Përdorimi i kalkulatorit është plotësisht falas, si një formë mbështetjeje jo-financiare e ofruar nga Banka ProCredit për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin privat.

Kalkulatori gjeneron raporte të detajuara mbi emetimet si në format ueb, ashtu edhe në PDF që përputhen me rregulloret relevante mjedisore. Këto raporte mund të përdoren për lehtësimin e aplikimeve për kredi ose për raportim ndaj kontraktorëve që kërkojnë përputhshmëri me kërkesat ESG ( Mjedisi,Shoqëria dhe Qeverisja).

Banka ProCredit mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje institucionale dhe teknike për NMVM-të, duke i fuqizuar ato që të jenë pjesëmarrëse aktive në procesin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër dhe më të qëndrueshme.


BERZH-i ofron 10 milionë euro për bankën ProCrerdit në Kosovë

11 September 2025 at 11:57


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po e forcon partneritetin e vet me bankën ProCredit në Kosovë për avancimin e investimeve të gjelbra dhe rritjen gjithëpërfshirëse mesndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).

Banka po ofron 10 milionë euro në kuadër të programit të vet për NVM të Gjelbra për kreditim të mëtutjeshëm për firma lokale, duke ua mundësuar të rrisin konkurrueshmërinë dhe potencialin e tyre tregtar përmes investimeve të targetuara për qëndrueshmëri dhe përvetësimit të standardeve të cilësisë të njohura ndërkombëtarisht.

Huaja do të plotësohet me stimuj në formë të granteve deri në 1.5 milion euro të financuara nga Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Firmat lokale do të marrin deri në 15 për qind të vlerës së kredisë së tyre pas përfundimit me sukses dhe validimit të investimit.

Të paktën një e treta e investimeve të mbështetura do të jenë në zinxhirin e vlerës së agrobiznesit dhe të paktën një e katërta e NVM-ve të financuara do të jenë të udhëhequra nga gra ndërmarrëse.

Financimi, i cili është plotësisht në përputhje me qasjen e BERZH-it për Tranzicionin e Ekonomisë së Gjelbër, do t’i dedikohet tërësisht investimeve të gjelbra. Marrëveshja e u nënshkrua nga Zëvendës Presidenti i BERZH-it për Bankat, Matteo Patrone, dheKryeshefi Ekzekutiv i ProCredit, Visar Paçarada, gjatë një vizite të z. Patrone në Kosovë.

Z. Patrone u shpreh se: “Mbështetja e bizneseve të vogla në tranzicionin e tyre drejt modeleve më tëgjelbra dhe më gjithëpërfshirëse të biznesit është në zemër të misionit të BERZH-it. Ky partneritet meProCredit do të ndihmojë në çlirimin e investimeve për efiçiencë të energjisë, agrobiznes dhendërmarrje të udhëhequra nga gratë, duke nxitur rritje të qëndrueshme dhe reziliencë në mbarëvendin”.

Z. Paçarada u shpreh se: “Në Bankën ProCredit, ne jemi të përkushtuar të jemi më shumë sesathjesht një partner financiar – ne synojmë të jemi nxitës të ndryshimeve pozitive. Ky partneritet na lejon të zgjerojmë mbështetjen tonë për NVM-të, duke ua mundësuar të përvetësojnë praktika më tëgjelbra, duke forcuar agrobiznesin dhe duke fuqizuar ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë. Së bashku, po investojmë në një ekonomi më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe reziliente për tëardhmen”.

ProCredit, një partner i hershëm i BERZH-it, është bankë kryesuese për NVM-të në Kosovë, e njohur për përkushtimin e vet në mbështetjen e bizneseve lokale dhe avancimin e transformimit të gjelbër. BERZH-i ka poseduar një pakicë të aksioneve në ProCredit mes viteve 2001 dhe 2007.

Ky projekt i ri financimi është në përputhje me përkushtimin e BERZH-it për mbështetjen e tranzicionittë Kosovës drejt një ekonomie me karbon të ulët, duke nxitur inovacionin dhe duke promovuar barazinë gjinore.

Gjithsej, BERZH-i ka investuar më shumë se 800 milionë euro përmes 126 projekteve në Kosovë.

Sunny Hill Festival 2025 – vetëm 3 ditë larg, Banka ProCredit gati për të festuar me ju

30 July 2025 at 11:32

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon dhe Banka ProCredit është sponsori gjeneral që sjell përkrahje e energji për këtë festë ndërkombëtare.

Me performanca nga emra të njohur botërorë dhe energji që ndez Prishtinën, festivali këtë vit pritet të thyejë çdo rekord. Klientët e Bankës ProCredit do të kenë qasje të lehtësuar për blerjen e biletave online, pagesa të shpejta brenda festivalit përmes kartelës dhe aplikacionit mobil të Sunny Hill që mund të mbushet paraprakisht për përdorim të menjëhershëm.

Chill zone dhe përvoja

Në zemër të festivalit do të jetë Chill Zone e Bankës ProCredit – një hapësirë e gjallë dhe kreative me aktivitete interaktive, kënd fotografimi dhe relaks nën hijen shumëngjyrëshe. Një vend ideal për kujtime dhe argëtim me miqtë.

Klientët e Bankës ProCredit përjetojnë më shumë me PAKO ZERO!

Nëse ende nuk je klient i bankës, tani është koha më e mirë për të zgjedhë njërën nga pakot tona, për të kaluar pagën në ProCredit dhe për të përfituar!

PAKO ZERO – një paketë pa asnjë kosto mujore për të gjithë pagëmarrësit (0.00€):

-Llogari në EUR me mirëmbajtje falas, përgjithmonë

-Kartela e parë e debitit falas

-Deponime dhe tërheqje falas në bankomatët e Bankës ProCredit

-Transaksione falas në POS të bankës dhe e-Banking falas

-Pagesa pa kosto për institucionet publike dhe private përmes e-Banking

-Transfere të brendshme falas brenda Bankës ProCredit

-Ndryshim dhe riaktivizim i PIN-it pa pagesë, përmes aplikacionit apo bankomatit

-Kthim i kartelës së mbetur në bankomat dhe aktivizim i 3D Secure PIN për blerje të sigurta online

PAKO PROSTUDENT – 0.00€/mujore

E krijuar posaçërisht për studentë, kjo pako ofron shërbime bazike pa asnjë kosto mujore:

-Llogari rrjedhëse, FlexSave dhe depozita me afat – pa tarifë për hapje, mirëmbajtje apo mbyllje

-Kartelë debiti – lëshimi, mirëmbajtja dhe dërgimi me postë falas

-Tërheqje në POS të caktuara dhe depozita në bankomatët e ProCredit Bank

-Shërbime digjitale pa kosto: e-Banking, m-Banking, njoftime SMS

-Pagesa online të sigurta me 3D Secure PIN

-Ndryshim ose riaktivizim i PIN-it në bankomat/m-Banking

-Transferta ndërmjet llogarive personale dhe brenda bankës

-Pagesa për institucione arsimore, publike e kompani sigurimesh

PAKO STANDARD – 2.00€/mujore, 12 muajt e parë FALAS

Pako e plotë për individë që kërkojnë më shumë fleksibilitet në shërbimet bankare:

-Të gjitha përfitimet e Pakos ProStudent: tërheqje në bankomatët e Bankës Procredit falas dhe pa limit, tërheqje në bankomatët e bankave të tjera në Kosovë me 3 tërheqje falas në muaj, kurse pas tërheqjes së 3-të vetëm 0.50€

-Mundësi për të hapur FlexSave për fëmijë

-Shërbime të avancuara për urdhër-pagesa dhe transferta brenda dhe jashtë vendit përmes e-Banking

-Mbështetje e plotë për pagesa ndaj institucioneve publike, universiteteve, ambasadave e shkollave private

Zgjidh pakon që të përshtatet dhe Apliko online për hapje të llogarisë – ProCredit Bank

🎟 Bli bileta online, paguaj brenda festivalit, vetëm me kartelën e Bankës ProCredit!

Për përvojë pa stres, shkarko aplikacionin zyrtar të Sunny Hill, mbushe llogarinë paraprakisht dhe paguaj lehtë e shpejt.

Mos harro, mjafton një aplikim online për të përfituar dhe shijuar eksperiencën.

The post Sunny Hill Festival 2025 – vetëm 3 ditë larg, Banka ProCredit gati për të festuar me ju appeared first on Telegrafi.

❌