Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohje për Shqipërinë dhe Presidentin Bajram Begaj, me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky u shpreh: “Faleminderit sinqerisht Presidentit Bajram Begaj për fjalët e ngrohta në këtë ditë të veçantë”, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.