Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Koha Jone

Gutierrez dhe Miretti, dy goditjet e radhës për Napolin në merkato

By: rozalb
4 August 2025 at 13:59

Pas disa afrimeve të rëndësishme, Napoli është tani pranë dy goditjeve të tjera që synojnë forcimin e mesfushës dhe krahut të majtë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Miguel Gutierrez dhe Fabio Miretti, dy talente të rinj, por me përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian. Miguel Gutierrez, 24 vjeç, është një emër i njohur për drejtuesit e Napolit, të cilët e kanë ndjekur prej muajsh.

Source

Policia Rrugore Tiranë: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina gjatë një jave

By: lindita
4 August 2025 at 13:40

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor të kontrolleve në territorin e kryeqytetit. Gjatë javës u proceduan penalisht 21 shoferë për parkim të gabuar në zona të ndaluara. Po ashtu, u bllokuan 60 automjete dhe u arrestuan/proceduan 45 persona për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Tiranë Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut…

Source

Shkëndija kërkon historinë në Champions, hidhet shorti i fazës Play Off

By: rozalb
4 August 2025 at 13:37

Ditën e sotme është hedhur shorti i fazës Play-Off të Ligës së Kampionëve, me skuadrat që tashmë e dinë rrugëtimin e mundshëm drejt fazës së grupeve. Vëmendja e shqiptarëve është përqendruar te Shkëndija e Tetovës, që ka shkruar një faqe të re në historinë e saj duke arritur deri në turin e tretë kualifikues. Tashmë, përballja e radhës për kuqezinjtë e Maqedonisë së Veriut do të jetë kundër…

Source

Kryeministri: Vazhdojmë pa pushim për lirimin e hapësirave publike

By: lindita
4 August 2025 at 13:30

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish disa pamje nga lirimi i hapësirave publike. “Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Source

Milani mendon për alternativa të Jasharit, hidhet në sulm për mesfushorin e Valencias

By: rozalb
4 August 2025 at 13:22

Pas refuzimit të radhës nga Club Brugge për mesfushorin Ardon Jashari, Milani ka vendosur të rishikojë prioritetet në merkato. Sipas Corriere dello Sport, skuadra kuqezi ka rifilluar kontaktet me Valencia-n për spanjollin Javi Guerra, i cili tashmë shihet si alternativa më e mundshme për të përforcuar mesfushën. Oferta e fundit për Jasharin, 33.5 milionë euro plus bonuse…

Source

Shpërndahen tekstet për nxënësit e diasporës, Rama: Në 400 klasa në botë po mësohet gjuha shqipe

By: lindita
4 August 2025 at 12:29

“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë. Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Source

Ëndrra e Bremer: Do ishte bukur të kishim Neymar te Juventusi

By: rozalb
4 August 2025 at 12:12

Mbrojtësi brazilian i Juventusit, Gleison Bremer, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane La Gazzetta dello Sport, ku është ndalur në shumë tema që lidhen me skuadrën bardhezi, trajnerin e ri Igor Tudor dhe të ardhmen e disa prej lojtarëve kyç. Nuk ka munguar as një ftesë për bashkëkombësin e tij, Neymar, që dëshiron ta shohë te Juventusi. “Po flasim për një trajner që ka veshur këtë…

Source

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

By: lindita
4 August 2025 at 12:08

Në Portin e Durrësit ka pasur fluks hyrjesh ditët e fundit. Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos. Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete.

Source

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

By: nilda
4 August 2025 at 12:07

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkan, me fokus dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. Macron ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe ka dënuar çdo veprim të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë. Ai gjithashtu ka theksuar mbështetjen e Francës për…

Source

Granit Xhaka si Lorik Cana, konfirmohet si kapiten te skuadra e Sunderland

By: rozalb
4 August 2025 at 12:01

Granit Xhaka ka befasuar në këtë merkato vere me një lëvizje të papritur, duke u larguar nga Bayer Leverkusen pas një sezoni të suksesshëm dhe duke u rikthyer në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare ka firmosur me Sunderland, skuadër që sapo është ngjitur në elitën e futbollit anglez. Debutimi i Xhakës erdhi në një ndeshje miqësore ndaj Real Betis, ku vëmendjen e mori një detaj i…

Source

Belinda Balluku: Me ekspertë shqiptarë dhe investitorë norvegjezë në favor të fermerëve të Myzeqesë

By: njeshi
4 August 2025 at 11:55

“Liqeni i Thanës është burim jete për fushën e Myzeqes, por tashmë po hyn në vitin e 70-të të funksionimit. Ndërkohë që sipërfaqet e të mbjellave janë trefishuar vetëm vitet e fundit, ndërkohë që sot në kaskadën e Devollit operojnë dy nga HEC më të rëndësishme të gjerdanit tonë energjitik, gjendemi para sfidave që kërkojnë bashkëpunim, inovacion dhe mbi të gjitha zgjidhje të favorshme për të…

Source

Juventus e kërkon me ngulm, por Kolo Muani stërvitet me ekipin e dytë te PSG

By: rozalb
4 August 2025 at 11:28

Situata e Kolo Muanit te Paris Saint-Germain duket gjithnjë e më larg objektivave të klubit francez. Sulmuesi francez është zhvendosur për t’u stërvitur me ekipin e dytë, një sinjal i qartë se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique. Në këtë kontekst, rikthimi te Juventus po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Sipas raportimeve të fundit, “Zonja e Vjetër” ka vendosur ta rikthejë lojtarin…

Source

Berisha mbron sërish Veliajn: Ndaj tij janë sjellë në mënyrë të papranueshme

By: lindita
4 August 2025 at 10:45

Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim te masës së sigurisë detyrim paraqitje, bëri disa deklarata të forta para mediave. Ai akuzoi autoritetet se po mbajnë Metën të izoluar pa asnjë provë ligjore dhe në kushte çnjerëzore. Berisha pretendon se edhe Veliaj është keqtrajtuar dhe kërcënuar në burg nga një biznesmen, në prani të ministrit Ulsi Manja.

Source

Polica jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Armë gati për qitje, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë

By: lindita
4 August 2025 at 10:30

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja nga operacioni i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, pas një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës. Në një konferencë të posaçme për shtyp, Policia e Vlorës njoftoi se në momentin e kapjes, Flodian Plakut i janë…

Source

Bulku sqaron deklaratën që shkaktoi polemika: Jam keqkuptuar, titulli është abuziv!

By: rozalb
4 August 2025 at 10:22

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Ervin Bulku, ka reaguar publikisht pas një artikulli të publikuar në mediat kroate, i cili ka ngjallur debat dhe keqkuptime të shumta në opinionin sportiv. Artikulli në fjalë e akuzonte Bulkun për mbështetje ndaj Hajduk Split, në prag të përballjes me Dinamo City-in, klub që drejtohet nga trajneri shqiptar Ilir Daja. Ky pretendim ka shkaktuar…

Source

Sa kanë ndryshuar qiratë në qytetet europiane që nga 2020?

By: lindita
4 August 2025 at 10:04

Ndërsa qiratë në të gjithë bllokun vazhdojnë të rriten, rritja më e madhe e kostove gjatë pesë viteve të fundit ka qenë në Evropën Jugore dhe Lindore. Kjo sipas një raporti të kohëve të fundit nga Deutsche Bank, i cili analizoi 67 qytete në të gjithë botën dhe 28 në Evropë. Sipas Eurostat, çmimet e shtëpive u rritën me 27.3 për qind midis tremujorit të parë të vitit 2020 dhe 2025…

Source

Ilir Meta transferohet sot nga qelia në SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve

By: lindita
4 August 2025 at 09:59

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka bërë me dije se në SPAK do të jetë i pranishëm ai si mbrojtës si dhe vetë ish-presidenti Ilir Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK. Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu mbyllja e…

Source

❌
❌