Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Koha Jone

Rama: Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike dhe simbol i jugut

By: rozalb
23 August 2025 at 19:28

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Urën e Dragotit si një nga veprat më të rëndësishme inxhinierike dhe historike të vendit. E ndërtuar në vitet 1930, kjo urë lidh qytetet e Tepelenës dhe Përmetit, duke shërbyer si një nyje kyçe infrastrukturore dhe një simbol i zhvillimit të rajonit jugor. “Një kryevepër inxhinierike që qëndron krenare mbi Vjosë,” shkroi Rama në rrjetet sociale…

Source

Vdekja e Artur Zhejit, reagon Ilir Meta: Trishtim i madh kur një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur

By: rozalb
23 August 2025 at 19:15

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit Artur Zheji. Meta shprehet se Zheji ishte një intelektual i angazhuar dhe një profesionist brilant, i cili gjatë gjithë karrierës së tij mbrojti vlerat e lirisë së medias dhe parimet e shtetit të së drejtës. Reagimi i Ilir Metës: Me pikëllim të madh mora lajmin…

Source

Tirana e nis me barazim ndaj Bylisit sezonin e ri në “Abissnet Superiore”

By: rozalb
23 August 2025 at 19:07

Bylisi dhe Tirana kanë nisur me një barazim 0-0 edicionin e ri të Kategorisë Superiore. Për 90 minuta lojë, të dy ekipet u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetës, por mungesa e saktësisë në finalizim bëri që sfida të mbyllej pa gola, duke i dhuruar vetëm nga një pikë secilës skuadër. Skuadra vendase e drejtuar nga Mirel Josa u shfaq më kërkuese në disa momente të lojës…

Source

Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor në Vlorë

By: rozalb
23 August 2025 at 18:50

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke rrezikuar seriozisht hapësirën e gjelbër përreth. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe për pak çaste kërcënoi masivin pyjor të zonës. Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe arritën të vendosin nën kontroll situatën, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera. Policia ka nisur hetimet për…

Source

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”, çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

By: rozalb
23 August 2025 at 18:17

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë, ka shkruar një shkrim për vdekjen. Shkrimi i publikuar në 3 tetor të vitit 2024 përshkruan mes rreshtave me një gjuhë letrare si të ishte një postulat parashikimi për tragjedinë e tij të ndodhur këtë shtunë, duke e përshkruar si një fenomen që vjen befas dhe shfaqet si një “Zonjë…

Source

Publikohen pamjet e arrestimit të shqiptarit që vrau gruan në Greqi

By: rozalb
23 August 2025 at 18:06

Mediat greke kanë publikuar pamjet e arrestimit të Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar që vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, ngjarje e rëndë që ndodhi para syve të fëmijëve të çiftit në qytetin e Volosit. Në video, Nakoleci shihet i shtrirë në tokë, ndërsa efektivët e policisë i vendosin prangat. Në vendngjarje ishin të pranishme forca të shumta policie që kishin krehur zonën në…

Source

Bundesliga/ Leverkuseni e nis me humbje sezonin e ri, mposhtet nga Hoffenheim

By: rozalb
23 August 2025 at 17:57

Janë mbyllur ndeshjet e orës 15:30 në javën e parë të Bundesligës, me rezultate surprizë dhe spektakël. Befasia e ditës u regjistrua në “BayArena”, ku Bayer Leverkusen u mund në shtëpi 1-2 nga Hoffenheim. Skuadra e Ten Hag kaloi në avantazh herët me ish-lojtarin e Liverpool, Quansah, por miqtë përmbysën rezultatin falë golave të Asllanit dhe Lemperle, nga një për secilën pjesë loje.

Source

Direkt nga qyteti antik i Amantias (FOTO & VIDEO)

By: rozalb
23 August 2025 at 17:32

Sot në qytetin antik të Amantias në Vlorë ku po zhvillohet në fshatin Vajzë aktiviteti tre ditor “Vajzëfest”, Fidel Ylli president i KOKSH organizon gara dhe ngjarje sportive siç zhvilloheshin në qytetin e lashtë antik para 2300 vitesh. Në sfondin e kështjellës së vjetër të rinj e të reja përformojnë sporte që janë luajtur në kohë të lashta. Shkallët e gurta janë mbushur me spektatorë vendas dhe…

Source

💾

💾

💾

Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

By: rozalb
23 August 2025 at 16:59

Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë sot në moshën 64-vjeçare, pas një arresti kardiak. Figura e njohur e medias shqiptare, Zheji ka kontribuar për dekada në gazetari, analizë politike dhe publicistikë. Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Zheji u transportua me urgjencë me…

Source

Boniface përfundon vizitat mjekësore, Milani ka dyshime për gjendjen e tij fizike

By: rozalb
23 August 2025 at 16:37

Milan po mban ende pezull vendimin për transferimin e Victor Boniface. Sulmuesi nigerian përfundoi të shtunën paradite edhe raundin e tretë të vizitave mjekësore, por drejtuesit kuqezinj nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar për nënshkrimin e kontratës me lojtarin e Bayer Leverkusen. Kontrollet shtesë nuk kanë mjaftuar për të larguar dyshimet mbi gjendjen fizike të 24-vjeçarit…

Source

Mario Roshi, mesfushori që la gjurmë te KF Tërbuni

By: danieli
23 August 2025 at 16:27

Me fanellën e Tërbunit, ai u aktivizua në ndeshje të Kategorisë Superiore dhe të Kupës së Shqipërisë, ku tregoi përkushtim dhe shpirt gare. Edhe pse nuk spikati me gola, Roshi u veçua për lojën e tij të palodhur në mesfushë dhe aftësinë për të balancuar lojën mes mbrojtjes dhe sulmit. Përkrah shokëve të skuadrës, ai dha kontribut të rëndësishëm në përballjet e forta të Tërbunit me ekipet më të…

Source

Rekord makinash të regjistruara në korrik, rritet numri i automjeteve elektrike

By: rozalb
23 August 2025 at 16:21

Shqipëria po përmirëson ndjeshëm renditjen në rajon për sa i përket motorizimit, duke reflektuar një treg gjithnjë e më aktiv dhe të modernizuar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Transportit Rrugor, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar për herë të parë 57,489 automjete, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me vitet e mëparshme. Muaji korrik rezultoi periudha me…

Source

Koçiu: 9 mijë pacientë u trajtuan në Spitalin e Sarandës nga qershori, 714 të huaj

By: rozalb
23 August 2025 at 16:04

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, vizitoi Spitalin e Sarandës, i cili gjatë muajve të verës përballet me një fluks të lartë qytetarësh dhe turistësh që kërkojnë shërbime shëndetësore. Koçiu theksoi se popullsia e Sarandës rritet 3-4 herë gjatë sezonit turistik, duke shtuar ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që marrin trajtim në spital. “Vetëm nga qershori deri në mesin…

Source

Tottenhami në super formë, i shkakton humbjen e parë Manchester City-it

By: rozalb
23 August 2025 at 15:48

Java e dytë e Premier League nis me një surprizë të madhe. Në stadiumin “Etihad”, Tottenham arrin një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-0 Manchester Cityn. Spurs u siguruan fitoren falë golit të Johnson në minutën e 35-të dhe Palhinhës, i cili shënoi në shtesën e pjesës së parë, pas një gabimi në ndërtimin e aksionit nga porta nga Trafford, zëvendësuesi i portierit Ederson…

Source

Vijon lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: “Vazhdojmë”

By: rozalb
23 August 2025 at 15:30

Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga subjekte private, duke rikthyer trotuaret dhe ambientet e përbashkëta për përdorim komunitar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksioni i fundit në qytetin e Durrësit, duke theksuar: “Durrës, vazhdojmë”. Kryeministri Rama njoftoi gjithashtu se po përgatitet një Rregullore Kombëtare…

Source

Presidenti Begaj viziton Vermoshin: Shqipëria, befasuese nga Konispoli në Vermosh

By: rozalb
23 August 2025 at 15:21

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vizituar zonën turistike të Vermoshit, në qarkun e Shkodrës. Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit vlerësoi bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, duke theksuar se Shqipëria mbetet “befasuese nga Konispoli deri në Vermosh”. “Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e…

Source

Shkëmbimi i territoreve me Rusinë, Zelensky: Nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve

By: rozalb
23 August 2025 at 15:12

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e bëri të qartë se nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit ukrainas në këmbim të “paqes” me Rusinë. “Vetëm me Ukrainën mund të garantohet siguria e vendeve demokratike”, tha ai gjatë aktiviteteve për Ditën e Flamurit Kombëtar të Ukrainës, duke theksuar se qëndrueshmëria e rendit ndërkombëtar varet nga respektimi i kufijve dhe sovranitetit të…

Source

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

By: nilda
23 August 2025 at 14:58

Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të shtunë një sasi të konsiderueshme trarësh prej druri të vendosur pranë hekurudhës Fier-Vlorë. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shtëllunga tymi janë përhapur mbi qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shqetësuar banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por raportohet se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Source

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

By: nilda
23 August 2025 at 14:44

Mes zhurmës së detit dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë dhe Fjalë”. Pjesë e këtij eventi kulturor janë bërë mbi 20 shtëpi botuese me qindra tituj të rinj librash, si dhe shumë autor nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ndajnë eksperiencat dhe emocionet e tyre me lexuesit. Shkrimtaret pjesëmarrës thonë se panaire të tilla, janë një mundësi e…

Source

Doris Pack mesazh për opozitën: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë!

By: nilda
23 August 2025 at 14:08

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë. Ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë. “Berisha do vazhdoj betejën…

Source

❌
❌