Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025FaxWeb

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

By: E.K
13 July 2025 at 19:54

Presidenti i Iranit u plagos në një sulm ajror izraelit që synonte një takim të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, njoftoi Teherani. Masoud Pezeshkian u plagos në këmbë dhe u detyrua të largohej përmes një kapak emergjence pasi Izraeli goditi takimin në Teheran me gjashtë raketa gjatë luftës 12-ditore të qershorit . Zbulimi, i bërë […]

The post Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence appeared first on FaxWeb.

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

By: E.K
13 July 2025 at 19:48

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të […]

The post Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO) appeared first on FaxWeb.

💾

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

By: E.K
13 July 2025 at 19:39

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua të shtunën me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë vizitës së tij në Phenian. Lavrov u prit nga Kim Jong Un, tha ministria e jashtme e Rusisë në Telegram, duke postuar një video të dy burrave që shtrëngojnë duart dhe përshëndeten me një përqafim. […]

The post Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës appeared first on FaxWeb.

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

By: E.K
13 July 2025 at 19:33

Rreth orës 17:36 të pasdites së sotme, në zonën detare të Golemit, në vendin e njohur si “Manhatan” dhe rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë për plazhistët, është shënuar një aksident detar mes dy mjeteve lundruese të llojit Jet Ski. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi S. D., 25 vjeç, me origjinë nga Çorovoda, duke drejtuar […]

The post Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital appeared first on FaxWeb.

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

By: E.K
13 July 2025 at 19:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar rëndësinë […]

The post Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO appeared first on FaxWeb.

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

By: E.K
13 July 2025 at 19:19

Koreja e Veriut i ka dërguar mbi 12 milionë predha artilerie 152 mm Rusisë për t’i përdorur në Ukrainë, sipas një raporti nga inteligjenca ushtarake e Koresë së Jugut. Shifra u publikua nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar një raport nga agjencia e mbrojtjes e Seulit të paraqitur një politikani […]

The post Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha appeared first on FaxWeb.

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

By: E.K
13 July 2025 at 19:10

Departamenti i zjarrfikësve është njoftuar për një zjarr që shpërtheu pak kohë më parë në Aleksandropolis, konkretisht në një fabrikë riciklimi. Sipas departamentit të zjarrfikësve, 26 zjarrfikës me 8 automjete, një ekip alpinistësh dhe një helikopter po veprojnë në vendngjarje. Për shkak të zjarrit të madh, zona është mbuluar nga tymi i zi.

The post Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën appeared first on FaxWeb.

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

By: E.K
13 July 2025 at 18:54

Ministrat nga vendet e Ballkanit kanë mbështetur pranimin e Ukrainës në NATO kur të gjithë aleatët të bien dakord. Një deklaratë e përbashkët e samitit u publikua nga Ukraina dhe Kroacia pas një takimi ministror në Dubrovnik. Nënshkruesit përfshinin zyrtarë të lartë nga Kroacia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe […]

The post “Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO appeared first on FaxWeb.

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

By: E.K
13 July 2025 at 18:46

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e së dielës (13 korrik) në aeroportin e Southend, në Essex të Anglisë, ku një avion i vogël u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista. Policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente. “Operacionet do të zgjasin për disa […]

The post Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO) appeared first on FaxWeb.

Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH

By: E.K
13 July 2025 at 18:43

Një nga ditët më të trazuara të viteve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit u shënua të shtunën, me largimin nga detyra të mbi 1300 punonjësve si pjesë e një riorganizimi të thellë të institucionit. Vendimi i firmosur nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, shkaktoi jo pak reagime në radhët e shërbimit diplomatik amerikan. […]

The post Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH appeared first on FaxWeb.

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

By: E.K
13 July 2025 at 17:45

Tom Homan, shefi i kufirit amerikan, ka thënë se nuk e di se çfarë ndodhi me tetë burrat e deportuar në Sudanin e Jugut pasi administrata Trump rifilloi dërgimin e emigrantëve në vende që nuk janë vendi i tyre i origjinës, të njohura si vende të treta. “Ata janë të lirë për sa na përket […]

The post Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre appeared first on FaxWeb.

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

By: E.K
13 July 2025 at 17:37

Në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka dhënë një mesazh mbi rrugëtimin demokratik të vendit dhe reformat institucionale që e kanë shoqëruar. “30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit […]

The post 30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur appeared first on FaxWeb.

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

By: E.K
13 July 2025 at 17:29

Një aksident i frikshëm është shënuar ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Policia ka mbërritur në vendngjarje […]

The post Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit appeared first on FaxWeb.

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

By: E.K
13 July 2025 at 17:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin Traiskirchen, rreth 32 kilometra në jug të Vjenës, ku një burrë qëlloi për vdekje një person dhe plagosi rëndë një grua, para se të vetëvritej. Sipas policisë austriake, autori u largua nga vendi i krimit me një automjet dhe më vonë u gjet […]

The post Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet appeared first on FaxWeb.

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

By: E.K
13 July 2025 at 17:08

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha të dielën se kishte vrarë agjentët rusë të cilët dyshohet se qëlluan për vdekje një koleg në Kiev këtë javë, duke akuzuar drejtpërdrejt Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë për orkestrimin e sulmit. Oficeri i SBU-së, Ivan Voronych u vra të enjten në mëngjes në Kiev, në […]

The post Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus appeared first on FaxWeb.

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

By: E.K
13 July 2025 at 16:47

Të hënën në orën 8:30, në një prej hoteleve në kryeqytet, kryeministri Rama do të mbledhë deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë, pas asaj të zhvilluar 10 ditë më parë, për shqetësimet e qytetarëve. Gjatë kësaj kohe, deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve […]

The post Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive appeared first on FaxWeb.

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

By: E.K
13 July 2025 at 16:45

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për “manipulim të fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump, pas deklaratës së saj për “informacione të besueshme” se presidenti Trump, ka parandaluar një sulm të Serbisë në Kosovë. “Turp për Vjosa Omsnanin për […]

The post Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump appeared first on FaxWeb.

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

By: E.K
13 July 2025 at 16:32

Një zjarr i madh ka shkatërruar restorantin në aeroportin Speck në Fehraltorf Zyrih.  Zjarri ndodhi të dielën në mëngjes. Siç raporton Blick, ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por dëmi material vlerësohet të jetë në qindra mijëra euro. Raportohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, përveç fluturimeve që janë anuluar.

The post Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale appeared first on FaxWeb.

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

By: E.K
13 July 2025 at 16:26

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të tij. Njoftimi për shtyp që njoftonte vizitën nuk dha një arsye të menjëhershme për udhëtimin, por Trump tha së fundmi se do të ishte i gatshëm të furnizonte me armë Ukrainën […]

The post Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth appeared first on FaxWeb.

E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

By: E.K
13 July 2025 at 16:11

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore. Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë. Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste […]

The post E trishtë! Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë appeared first on FaxWeb.

❌
❌