Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025FaxWeb

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

By: E.K
29 July 2025 at 13:56

Gjatë periudhës janar – qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së […]

The post QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë appeared first on FaxWeb.

QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë

By: E.K
29 July 2025 at 13:55

Në 6 muajt e parë të këtij viti, përmes portalit qeveritar e-Albania janë regjistruar 4 701 aplikime drejt Qendrës Kombëtare të Biznesit për të marrë licencë të re për aktivitet ekonomik. Aplikimi online ka lehtësuar procesin dhe u ka kursyer kohë qytetarëve për marrjen e licencës së biznesit. Sipas të dhënave të publikuara nga portali […]

The post QKB: Mbi 4 700 biznese aplikuan për licencë të re, në 6-mujorin e parë appeared first on FaxWeb.

Berat/Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari

By: E.K
29 July 2025 at 13:53

Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në […]

The post Berat/Kishte ndërtuar pa leje, në lagjen “Barrikadë”, një objekt trekatësh që do të funksiononte si hotel, arrestohet 30-vjeçari appeared first on FaxWeb.

Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës

By: E.K
29 July 2025 at 13:49

Drafti i ri i antikushtetues i Kodit Penal është një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri duke kodifikuar juridikisht autoritarizmin politik të regjimit të Ramaduros. Ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, “55” për agjitacion dhe propagandë. Ky Kod është themeli i instalimit me ligj të […]

The post Blushi: Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv. Asgjëson lirinë e fjalës appeared first on FaxWeb.

Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore

By: E.K
29 July 2025 at 13:34

Në Gjirokastër u mblodh sot Komiteti i Mbrojtjes Civile, së bashku me stafin e Bashkisë Gjirokastër, Prefekturën, Policinë e Shtetit dhe Forcat Zjarrfikëse, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri me dije se kjo mbledhje u realizua në vazhdim të […]

The post Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile në Gjirokastër, Kumbaro: Ndëshkime maksimale për piromanët që shkatërrojnë pasuritë natyrore appeared first on FaxWeb.

Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut

By: E.K
29 July 2025 at 13:30

Pa diskutim do e çojmë, por vetëkuptohet, gjykata është totalisht e kontrolluar. Gjykata Kushtetuese. Tani ne po e çuam atje, e çojmë për Strasburg. Por të kesh besim tek gjykata që ç’të thuash, ka vendosur standarde të vërteta antikushtetuese në dy aspekte. Aspekti i parë, ajo ka dhënë vendime që turpërojnë çdo njeri të lirë […]

The post Denoncimet për votën e diasporës/ Berisha: Do i drejtohemi Kushtetueses si një shkallë për të kaluar drejt Strasburgut appeared first on FaxWeb.

Konispol/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

By: E.K
29 July 2025 at 13:21

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari. Procedohet penalisht një 51-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy […]

The post Konispol/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari appeared first on FaxWeb.

💾

Njerëz që kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë, shiu “pushton” Tiranën

By: E.K
29 July 2025 at 13:14

Në mënyrë krejt të papritur, moti ka “marrë kthesë” dhe sot ka rënë shi i konsiderueshëm në vendin tonë Në Tiranë, prej orësh po bie një shi i dendur, që ka ndikuar edhe në jetën e qytetarëve. Siç shikohet në pamjet e siguruara nga LSA, rrugët e kryeqytetit janë mbushur me ujë dhe njerëzit kapërcejnë […]

The post Njerëz që kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë, shiu “pushton” Tiranën appeared first on FaxWeb.

“Të na rrojë inceneratori”/ Kryemadhi gjen unazë para SPAK-ut: Po bëj gati skenarin për…

By: E.K
29 July 2025 at 13:14

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Ajo ka hequr unazën para godinës së Prokurorisë së Posaçme. “Ku ta lë tani këtë? Ka njeri këtu?” thotë Kryemadhi. Ndërkohë në batuta me gazetarët, Kryemadhi thotë se po bën gati skenarin e filmit të radhës.

The post “Të na rrojë inceneratori”/ Kryemadhi gjen unazë para SPAK-ut: Po bëj gati skenarin për… appeared first on FaxWeb.

Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

By: E.K
29 July 2025 at 12:50

Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa elektorale më e shëmtuar në historinë e vendit. Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri. Pra, është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit, konsolidimit në mënyrë përfundimtare të narkoshtetit, shtetit që bazohet në vullnetin e padrinos, […]

The post Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin appeared first on FaxWeb.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

By: E.K
29 July 2025 at 11:54

Teksa biznesmeni Ermal Beqiri vijon të shpallet fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe jo vetëm, mësohet se aktiviteti i tij ka rënë në vëmendjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burime për Fax News bëjnë me dije se oficerë të BKH-së kanë ushtruar […]

The post Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit appeared first on FaxWeb.

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

By: E.K
29 July 2025 at 11:49

Portugalia aktualisht po përballet me disa zjarre pyjore , kryesisht në rajonet veriore dhe qendrore të vendit, me temperatura të larta dhe erëra të forta, të cilat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, duke e bërë të vështirë shuarjen e zjarreve. Më shumë se 1,700 zjarrfikës janë mobilizuar këtë mëngjes në të gjithë vendin, kryesisht […]

The post Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët appeared first on FaxWeb.

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

By: E.K
29 July 2025 at 11:42

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar. Mbeten aktive vatrat në këto zona: – Në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur […]

The post 52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim appeared first on FaxWeb.

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

By: E.K
29 July 2025 at 11:28

Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme.  Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK, mbi abuzimin me tenderin 2.3 mln euro.

The post I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK appeared first on FaxWeb.

Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi

By: E.K
29 July 2025 at 11:26

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Midtown Manhattan, ku Shane Devon Tamura hapi zjarr brenda një godine shumëkatëshe në adresën 345 Park Avenue, duke lënë pas viktima dhe panik masiv. Sipas dëshmitarëve okularë, të shtëna të shpejta dhe britma pushtuan zonën vetëm pak minuta […]

The post Masakra në Manhattan me 5 viktima, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit: Dritaret shpërthyen, u kthye gjithçka në një skenë kaosi appeared first on FaxWeb.

Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar

By: E.K
29 July 2025 at 11:24

Policia e Lezhës ka reaguar këtë të martë në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet një person i cili dyshohet të jetë efektiv në këtë qytet. Personi në fjalë duket nga pamjet që po konsumon dicka të dyshuar si kokainë ndërsa sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, është e pavërtetë […]

The post Efektivi u filmua duke pirë kokainë, reagon Policia e Shtetit: E kemi përjashtuar appeared first on FaxWeb.

Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur

By: E.K
29 July 2025 at 11:04

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier – Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet […]

The post Aksident i rëndë në aksin Fier–Roskovec, dy të plagosur appeared first on FaxWeb.

Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll

By: E.K
29 July 2025 at 10:55

Prej prefekturës së qarkut të Vlorës bëhet me dije se kjo e martë shënon një ditë pozitive për situatën nga zjarret.  Prej fillimit të muajt Korrik, këtë të martë në Vlorë nuk kemi asnjë vatër zjarri aktive në qytet e cila të jetë aktive. Tre vatrat e zjarrit në rang qarku të cilat kanë sjellë […]

The post Stabilizohet situata nga zjarret në Vlorë: Të gjitha vatrat nën kontroll appeared first on FaxWeb.

Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri

By: E.K
29 July 2025 at 10:52

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do t’i përgjigjej “më me vendosmëri” sulmeve të reja nga forcat e armatosura të SHBA-së ose Izraelit. Araghchi dukej se po reagonte ndaj kërcënimeve të reja të lëshuara më herët nga presidenti amerikan, Donald Trump. “Ne i kemi shkatërruar aftësitë e tyre […]

The post Irani paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin, ministri i Jashtëm iranian: Nëse sulmohemi sërish, do të përgjigjemi më me vendosmëri appeared first on FaxWeb.

Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

By: E.K
29 July 2025 at 10:34

Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt. Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT […]

The post Delvinë/Po ndërtonin pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike, arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë appeared first on FaxWeb.

💾

❌
❌