Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025FaxWeb

Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime, nevojë në rritje për impiante

By: Fax Web
27 August 2025 at 13:55

Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar.

Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023.

“Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje.

Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport.

Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë si efekt i rritjes së mbulimit me kanalizime në zonat urbane, ndërkohë që mbulimi me kanalizime në zonat rurale nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme.

“Fondet për investime në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për shërbimin e ujësjellësit, pasi më shumë i është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë, gjithashtu ky diferencim ka ekzistuar edhe midis zonave urbane dhe rurale, me prioritet zonat urbane. Prandaj dhe treguesi i mbulimit për të dyja shërbimet UK është më i lartë në zonat urbane.

Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike” thuhet në raport.

Si pjesë e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për investime në Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) .

Sipas Entit kjo mbetet sfidë për sektorin UK për t`u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që të arrihet akses në kanalizime dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe ata që janë në situata të cenueshme.

“Ndaj, është e nevojshme të ndërmerren investime për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi” vlerëson raporti./ Monitor

Lokalet i kishin kthyer në “fole” të lojërave të fatit

By: Fax Web
27 August 2025 at 13:50

Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Policia sekuestroi 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë. Ndërkohë janë proceduar penalisht 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

“Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente, në Mjull Bathore dhe në Vaqarr, ishin përshtatur për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve për këto dy raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 65 vjeç, R. L., 33 vjeç, L. M., 63 vjeç dhe G. Ch., 43 vjeç (shtetas kinez), si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas kinezë Ë. Zh dhe Y. L. Punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda mesazh drejtuar policëve të dekoruar ne luftën kundër zjarreve.

By: Fax Web
27 August 2025 at 13:35

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda:
“Krenarë për ju, për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguat në mbrojtje të jetës së qytetarëve.”

Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre.

Ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve.

Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa të vështirë, aq edhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre.

🙏 Respekt dhe mirënjohje për ta!

Shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy motrat Dhimaku, Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevin Norra

By: Fax Web
27 August 2025 at 12:43

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevin Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Delvinë, ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Në seancën e zhvilluar, prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë.

E plagosur mbeti edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 23-vjeçari, specialist në ministrinë e Brendshme, rezultoi se ishte i dehur në timon.

Trump sulmon Lavrov-in, Financial Times: SHBA, gati të ofrojë mbrojtje ajrore për Ukrainën!

By: Fax Web
27 August 2025 at 12:41

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ofruar burime inteligjence dhe mbikëqyrjeje të fushëbetejës në kuadrin e një plani sigurie të Perëndimit për Ukrainën e pasluftës dhe për qenë pjesëmarrëse në një mburojë mbrojtëse ajrore të udhëhequr nga Europa, duke përfshirë këtu dhe një zonë ndalim-fluturimi.

Lajmin e përcjell Financial Times, që hyn edhe më shumë në detaje duke treguar se plani i kancelarive perëndimore do të përfshinte një rajon të çmilitarizuar, të patrulluar mbase nga paqeruajtës neutralë prej një vendi të tretë, me të cilët të bien si Kievi, ashtu edhe Moska. Përtej kësaj do të ishte një kufi shumë më i fuqishëm, i mbrojtur nga trupat ukrainase të armatosura dhe të trajnuara nga NATO.

Më në brendësi, si një linjë e tretë mbrojtjeje, do të ishte një forcë parandaluese e udhëhequr nga Europa. Zyrtarë të lartë amerikanë, vazhdon shkrimi, u kanë pohuar homologëve të tyre në Europë se Uashingtoni do të ishte gati të kontribuonte me “elementë strategjikë”, duke përfshirë këtu të dhënat e inteligjencës, mbikëqyrjen dhe zbulimin, komandën dhe kontrollin, si dhe asete të mbrojtjes ajrore, për të mbështetur çdo forcë të drejtuar nga BE-ja në terren.

Oferta amerikane është e kushtëzuar sakaq nga angazhimi që të jenë  kryeqytetet europiane ato të cilat të vendosin dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë, sepse SHBA-ja e kundërshton stacionimin e ushtarëve te saj atje. Vetë Donald Trumpi ndërkohë, shfaqi sërish një lloj pakënaqësie me Moskën teksa, përdori një term vulgar për të kritikuar vërejtjet e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në lidhje me “mungesën e legjitimitetit” të Volodymyr Zelensky-t në nënshkrimin e traktateve të ardhshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. “Ç’rëndësi ka se çfarë thonë, ata vetëm impostohen, janë thjesht budallallëqe”, tha presidenti amerikan në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

U nis nga Himara për Durrës, skafi pëson defekt në det, shpëtohen 3 persona

By: Fax Web
27 August 2025 at 12:35

Kapiteneria e Portit Vlorë, në bashkëpunim me QNOD-në dhe Policinë Kufitare Vlorë, ka kryer operacionin e shpëtimit të një mjeti lundrues tip skaf me flamur Shqiptar, me 3 persona ne bord.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Himara një natë më përpara dhe kishte për destinacion Durrësin, por kishte pësuar avari në motor dhe ishte duke bërë ujë në lokal të motorit në afërsi të Gjirit të Gramës.

Drejtuesi i mjetit lundrues pasi është hasur me defektin ka kontaktuar me Kapitanerinë e Portit Vlorë dhe ka kërkuar asistencë teknike dhe  rimorkimin e mjetit lundrues pasi ishte në kushtet e lëvizjes “pa motor” dhe nuk mund të lundronte më.

Më pas mjeti lundrues është rimorkiuar për në portin e Himarës.

Mjeti lundrues ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërsa personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Fier/ Kontrabandonin karburant me autobot, 2 të arrestuar dhe një në kërkim! (EMRAT)

By: Fax Web
27 August 2025 at 12:23

Kontrabanda e karburantit me autobot çon në pranga 2 persona të dyshuar dhe një i tretë u shpall në kërkim nga policia e Fierit, si bashkëpunëtor në krim.

Në pranga ranë Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj, 49 dhe 58 vjeç, banues në Fier, kurse në kërkim është E. R., 34 vjeç.

Operacioni është koduar “Liquid” dhe u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Fier-Mbrostar, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të E. R.”, shpjegoi policia vendore për dinamikën.

Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kurse dosja për rastin do hetohet më tej nga Prokuroria e Fierit, me akuzat “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.

6 muaj në qeli, avokatët e Veliajt: SPAK s’i jep kopjen fizike të materialeve hetimore, s’ka akses në pajisje elektronike

By: Fax Web
27 August 2025 at 12:22

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliajt, i cili mbahet në qeli që prej muajit shkurt, në një reagim për mediat thonë se SPAK nuk i jep kopjen fizike të materialeve hetimore. Në reagim theksohet se Veliaj nuk mund të shohë materialet përmes USB pasi s’ka akses në pajisje elektronike.

Reagimi i plote

Këtë muaj, Erion Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme për t’i vendosur në dispozicion një kopje fizike të materialeve hetimore, që lidhen me hetimin ndaj tij. Ai e ka bërë këtë kërkesë për të patur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me anë të një USB-je avokatëve të tij. Një USB, e cila, në kushtet e izolimit ku ndodhet aktualisht z. Veliaj, në mungesë të plotë të aksesit në pajisje elektronike, është praktikisht e papërdorshme për të, dhe as ne nuk jemi në gjendje t’ia dërgojmë të gjitha aktet, për shkak të volumit të lartë të tyre.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme vijon të refuzojë kërkesën e ligjshme të z. Veliaj për t’u takuar me avokatët e tij ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, një e drejtë e cila i garantohet nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Prokuroria e Posaçme po e trajton këtë çështje me mentalitetin “në fillim arresto, pastaj heto”. Kjo është shqetësuese, duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Erion Veliaj nuk ka mundësi t’i aksesojë aktet, për të cilat ka nevojë për të mbrojtur veten. Gjithashtu, atij i pamundësohet të ushtrojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku është zgjedhur për 3 mandate radhazi, në mënyrë demokratike, nga qytetarët e Tiranës.

“Do kemi flotën tonë të avionëve”/ Rama për zjarret: Ndihma nga ajri nuk na ka munguar falë BE

By: Fax Web
27 August 2025 at 11:38

Pas verës që sfidoi si asnjëherë Shqipërinë nga zjarret, kryeministri Edi Rama mbajti sot ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.

Rama iu përgjigj edhe kritikave se përse Shqipërisë i mungon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve.

“Kur dëgjojmë zërat përse Shqipëria nuk ka avionë, avionët nuk janë magjistarë, ndihmës të fuqishëm që nuk na kanë munguar falë mekanizmit të europian të mbrojtjes civile por s’janë të plotfuqishme.

22 avioni nuk e penguan dot përbindëshin e flakëve në Izmir, ashtu sikurse nuk u shmang dot shkrumbimi në Los Aangelos.

Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do nis me dy avionë, por magjia është sakrifica në tokë”-u shpreh Rama.

“Japin vendime në favor të zjarrvënësve e gllabëruesve”, Rama kritika dhe paralajmërime për prokurorë e gjyqtarë: Kush sulmon interesat publike…

By: Fax Web
27 August 2025 at 11:37

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot në ceremoninë për nderimin e zjarrfikësve që luftuan më flakët në këto ditë të vështira të vendit, u ndal sërish te kritikat për disa gjyqtarë dhe prokurorë që sipas tij kanë vepruar jo në interes të publikut.

“Mijëra njerëz me uniformë derdhën energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në luftë sfilitëse me zjarret dhe mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga flakët, disa personave që nuk u dihen emrat me integritet zero i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me 4 këmbët interesat duke dhënë vendime të ‘ububushme’ jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve… I kam kërkuar ministrit të drejtësisë t’ia përcjellë gjyqësorit rastet e mësipërme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i paralajmëroi për pasoja dhe masa për të gjitha ata që sipas tij do “do të sulmoj shtetin me vendime kundër interesit publik në proces me zjarrvënësit, zaptuesit apo gllabëruesit e të mirave të këtij vendi”.

“Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi.

Nuk do kursejmë çdo mbështetje për prokurorë dhe gjyqtarë që i shërbejnë misionit të Shqipërisë 2030, duke luftuar korrupsion dhe krim të organizuar në mbrojtje të interesit publik.

Do të udhëhiqemi nga forca e shembullit të atyre që në provën e zjarrit treguan se punonjësit e shtetit nuk janë ato kokrra që bëjnë lajm, por  janë shumicë dërrmuese që nuk bëjnë lajm, por që ngrenë përditë vendin më lart”, tha Rama.

Zjarret/ Rama: Komisar Agim Troci u dergj në shtrat, veprimi heroik mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja

By: Fax Web
27 August 2025 at 11:29

Kryeministri Edi Rama vlerëson punën e forcave zjarrfikëse që u përballën me zjarret në vend. Rama përmendi Agim Trocit që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik.

“Mes tyre ka edhe jetë të dyta, si jeta e komisar Agim Trocit që u dergj i plagosur për ditë të tëra në shterat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët. Jetë sfiduese si kolonel Gëzim Markut, i cili u pri trupave me forcën enjë shembulli të rrallë, janë jetë të hedhur mes zjarreve, si ai zjarrfikësit nga Bulqiza, apo komandanti Ervin Buzi. Jam i bindur që kur e kanë marrë detyrën, as Ervin Buzi dhe as Klajdi Tushe, nuk e kanë menduar se megjithëse e kanë ditur që do kishin orë fluturime shtesë, prapë se prapë, përfytyrimi se ato orë shtesë mund të ishin si orët shtesë mbi ajrin e zi përvëlues të zjarreve të verës, ku në emër dhe për hir të jetës tjerëve dhe pasurive të Shqipërisë, duhet të rrezikonin jetën e tyre duke sfiduar edhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit. Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë”, tha Rama.

Ceremonia e Mirënjohjes Kombëtare për forcat që ‘luftuan’ zjarret, Rama: Kronikë e gjatë ethesh! Përpjekjet tuaja lartësojnë Republikën tonë

By: Fax Web
27 August 2025 at 11:28

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku do të jepen medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet ndaj zjarreve që prekën vendin.

Në fjalën e tij, Rama tha se përulen me respekt për të gjithë ata që bënë betejë me zjarret. Ai tha se situata me zjarret ishte një kronike e gjatë ethesh dhe dramatike, ndërsa shtoi se heroizmi qëe treguan zjarrfikësit nderuan shtetin dhe republikën.

“Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve atyre që ju këtu përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh. Një kronikë dramatike por me nota stërmundimi, përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë.”, tha mes të tjerash Rama.

Meta 10 muaj në qeli, Blushi sulmon SPAK: Vegël e Ramës! Dumani intimidues dëshmitarësh, Braimllarit i dha ‘testerën’ e PS

By: Fax Web
27 August 2025 at 11:14

Prej 10 muaj në qeli, Partia e Lirisë vijon ta konsiderojë përballjen e Ilir Metës me drejtësinë si një proces farsë dhe të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Pasi Meta nuk e mori lirinë as pasi u mor i pandehur, numri 2 i PL-së, Tedi Blushi hodhi akuza ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani.

Sipas tij, Meta po mbahet në qeli për shkak të politizimit të SPAK dhe shantazhit që Prokruroia e Posaçme ushtron ndaj gjyqësorit. Blushi tha se hetimi për metën u urdhërua nga tribuna e Asamblesë së PS-së, duke thënë se deri më tani nuk është zbuluar asnjë provë që implikon Ilir Metën, edhe pse në fakt SPAK ka kopsitur dosjen dhe tashmë e ka marrë të pandehur.

“Presidenti i PL, prej 10 muajsh ndodhet në burg, jo për shkak të ligjit, por të politizimit ekstrem të SPAK dhe shantazhit institucional që SPAK ushtron mbi GJKKO përmes përgjimit të gjyqtarëve dhe familjarëve duke cenuar pavarësinë e tyre në vendimmarrje. Nuk është zbuluar dhe paraqitur asnjë provë reale ligjore që të vërtetojë ndonjë veprim të paligjshëm të Metës. Pretendimi që është rënduar pozita e Metës, është mashtrim, pozita e tij është lehtësuar për shkak se nga dita e rrëmbimit ka rënë kauza e lobimit dhe ndërkohë edhe akuzat e tjera janë zhbërë. Është rënduar pozita e prokurorëve të SPAK, vlen të theksohet se i gjithë ky proces farsë i urdhëruar nga tribuna e asamblesë së PS, me hetime që kanë zgjatur mbi 6 vite, kanë nxjerrë në dritë të vërtetat e vetme, zero fakte penale, zero lekë të përfituara në shkelje të ligjin, zero pasuri të paluajtshëm të metës, zero dëshmitarë realë, se të fabrikuar ka plot dhe me mundësitë kriminale të Ramës mund të prodhohen pa fund të tillë”, tha Blushi.

Blushi ndalet edhe tek argumentet se përse Meta u la në qeli, pasi sipas SPAK e GJKKO ka rrezik të intimidojë dëshmitarët. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se nuk ka asnjë dëshmitar të PL që e fajëson Metën, ndërsa akuza hodhi ndaj kreu të SPAK dhe Endrit Braimllarit që iu bashkua PS.
“Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet si intimidues dëshmitarësh meqë një prej tyre i hyri në zyrë me testerën e PL dhe doli me testerën e PS madje edhe kandidat për deputet i Ramës në zgjedhjet parlamentare. Meta s’ka fuqi intimduese ndaj askujt. S’ka dëshmitar të PL që e fajëson Metën apo që e bën atë përgjegjës në raport me ligjin, manipulimi për të zbatuar porosinë e Ramës që donte Metën të izoluar në ekstremen, duke e keqpërdor SPAK si vegël”, tha Blushi.

Në fund Blushi tha se kërkon kthimin në ligjshmëri të këtij procesi që sipas tij ka ecur vetëm në trasenë e shtruar me urdhër politik të Edi Ramës.

Durrës/ Tentuan të vrisnin policët në aksion gjatë ndjekjes, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Njëri u plagos, akuzë dhe për tentativë grabitjeje

By: Fax Web
27 August 2025 at 10:52

Tentuan të vrisnin efektivët e policisë gjatë aksionit në Durrës, ndërsa dyshoheshin si grup grabitësish, Gjykata lë në qeli 2 personat e arrestuar.

Gjyqtari i gatshëm Rexhep Bekteshi, pasi dëgjoi prokuroren e çështjes, Erida Sisiçi dhe avokatët mbrojtës, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Domin, e plagosur, dhe Leonard Çalin.

Sipas prokurorisë, të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.

Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr me automatik ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën po me armë.

Për pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend.

Ina Zhupa reagon për nënshtetësinë e Zhegrovës: “Shtet që funksionon me mesazhe, jo me ligje”

By: Fax Web
27 August 2025 at 10:45

Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar pas një bisedë WhatsApp të publikuar nga futbollist i Kosovës Edon Zhegrova me kryeministrit Rama. Kjo bisedë i garanton atij edhe shtetësinë shqiptare.

Zhupa i uron suksese futbollist por e shikon këtë si rastin e pastër sesi funksionojnë gjerat në Shqipëri. “Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla”- shprehet Zhupa

Deputetja demokrate thotë se “ E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë”
Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore- mbyll reagimin e saj Ina Zhupa

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave!

Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pashaportën shqiptare pas një komunikimi WhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht

Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Cështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.

Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla.

E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë.

Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore!!!!

Koreja e Jugut miraton ligjin, ndalohet përdorimi i telefonave brenda në klasë! Studentët ngrenë pyetjen: A është kjo zgjidhja e duhur?

By: Fax Web
27 August 2025 at 10:36

Koreja e Jugut ka miratuar një projektligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve inteligjente gjatë orarit të mësimit, duke u bërë një nga vendet e pakta që e sanksionon këtë masë me ligj.

Ligji, i cili hyn në fuqi në mars 2026, synon të frenojë varësinë gjithnjë e më të madhe të të rinjve nga teknologjia, pasi studimet e fundit tregojnë ndikimet negative që përdorimi i tepërt i telefonave ka në performancën akademike dhe zhvillimin emocional të nxënësve.

Projektligji u miratua bindshëm me 115 vota pro nga 163 deputetë të pranishëm. Ai u jep mësuesve të drejtën të ndalojnë përdorimin e telefonave jo vetëm gjatë orës së mësimit, por edhe në ambientet e shkollës, duke kërkuar njëkohësisht edukimin e nxënësve mbi përdorimin e shëndetshëm të teknologjisë.

Megjithatë, ndalimi ka nxitur debat. Shumë prindër e mbështesin nismën, duke e lidhur varësinë nga telefonat me rënie të rezultateve dhe rritje të ngacmimeve në rrjete sociale. Sipas një sondazhi qeveritar të vitit 2024, 43% e adoleshentëve koreanë pranojnë se varen shumë nga telefonat, një shifër që është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Nga ana tjetër, shumë studentë dhe disa mësues mendojnë se ndalimi nuk adreson problemin rrënjësor. Ata argumentojnë se sistemi arsimor tepër konkurrues dhe provimi i famshëm Suneung, që përcakton pranimin në universitet, janë burimi kryesor i stresit tek të rinjtë, jo telefonat.

Projektligji parashikon disa përjashtime, duke lejuar përdorimin e pajisjeve për arsye mjekësore, nevoja të veçanta arsimore ose situata emergjente.

Koreja e Jugut i bashkohet kështu vendeve si Franca, Finlanda, Italia dhe Kina, të cilat tashmë kanë vendosur kufizime mbi përdorimin e telefonave në shkolla, por me këtë hap bëhet një nga të paktat shtete që e ka bërë ndalimin pjesë të legjislacionit kombëtar.

Krizë politike në Francë, shumica e francezëve duan shpërbërjen e Parlamentit

By: Fax Web
27 August 2025 at 10:18

Rreth 63% e francezëve duan që Parlamenti të shpërbëhet dhe të mbahen zgjedhje të reja, sipas një sondazhi të Ifop të transmetuar sot në LCI TV, ndërsa kryeministri François Bayrou përpiqet të shpëtojë qeverinë e pakicës që ai drejton.

Sondazhi i Ifop u krye në një kampion prej 1,000 personash, në internet, më 26 gusht.

Qeveria e pakicës e Bayrou-t duket se do të ‘shembet’në javët e ardhshme, pasi tre partitë kryesore të opozitës thanë se nuk do ta mbështesnin atë në një votim mosbesimi që Bayrou e ka njoftuar për 8 shtatorin, lidhur me planet e tij për shkurtime të gjera buxhetore .

Pasiguria politike ndikoi mbi aksionet dhe obligacionet franceze këtë javë.

Çdo vendim për të shpërndarë Parlamentin do të duhej të merrej nga Presidenti Emmanuel Macron dhe, sipas Ifop, 51% e të anketuarve thanë se besojnë se Macron nuk do ta shpërndajë Parlamentin.

Alternativa e Macron, në vend të shpërbërjes së Parlamentit nëse Bayrou humbet votëbesimin, do të ishte emërimi i një qeverie të re .

Kapet në Athinë shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje nga Interpol Tirana

By: Fax Web
27 August 2025 at 09:55

Policia greke ka arritur të vendosë në pranga një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 25 gushtit nga skuadra DIAS e policisë greke, në zonën e Kalitheas.

Në prangat e policisë greke ka rënë Fatjon Shabanaj 35 vjeç.

Shabanaj akuzohet për ngjarjen e majit 2021, kur në fshatin Poshnje të Beratit, u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili kishte 1 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Anglia.

Situata e zjarreve në kontroll: Forcat zjarrfikëse dhe FA angazhohen në Vlorë, Skrapar dhe Tiranë

By: Fax Web
27 August 2025 at 09:54

Situata e zjarreve në rang vendi

Strukturat e Mbrojtjes Civile, të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura po vijojnë intensivisht punën në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit.
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat:
– 11 vatra janë shuar plotësisht
– 2 vatra janë ende aktive
– 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm
Vatrat aktive janë në zonat:
1. Zona e Akërnisë (Delisuf, Novoselë), Bashkia Vlorë. Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e:
– 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë
-21 forca bashkiake
-3 punonjës të Shërbimit Pyjor
-4 përfaqësues nga AdZM
-3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA
-Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim.
Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.
2. Zona e Bogovës, Bashkia Skrapar. Edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa.
3. Zona e Pezë Helmësit, Bashkia Tiranë. Vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

Vlorë/ IKMT zbarkon në Dhërmi, do shembë me fadroma objektin me konstruksion metalik në Drimadhë! Doli jashtë lejes së ndërtimit

By: Fax Web
27 August 2025 at 09:39

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi këtë mëngjes në zonën e Drimadhës në Dhërmi.

Në fokus është shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti, sipas IKMT, ka dalë jashtë lejes së ndërtimit, ndërsa është në pronësi të Helidon Gjikokës.

Mësohet se shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.

❌
❌