Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025FaxWeb

Rama: “Mjedisi, kapitulli më sfidues për anëtarësimin në BE”

By: Fax Web
28 August 2025 at 11:30

Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE.

Parashikohet që të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve.

“Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. ka një përmirësim inkurajues. Problem mbetet mungesa e uniformitetit, sepse ka përgjatë vijës bregdetare disa zona problematike dhe ne ndërkohë duhet të vazhdojmë me ritëm sa i përket reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies dhe të objektivit prioritar, kombëtar, për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.

Me Himarën e më tutje gjërat kanë shkuar më mirë sesa vitin e shkuar. Ka një përmirësim inkurajues. Në duhet të vazhdojmë me një ritëm ende më të lartë sa i përket reformave dhe masave ligjore në funksion të objektivit prioritar, kombëtar për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade.

Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik, si të zgjedhur apo si nëpunës të shtetit të lidhur me të gjitha çështjet e mjedisit të vetëgjyqësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe rrugës për në BE.”, u shpreh Rama.

Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave: ‘Jemi në situatë primitive’

By: Fax Web
28 August 2025 at 11:29

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për varrezat e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj.

“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse , jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti. Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhkuljen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuëesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe cfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti.”

Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Në dispozicion të të gjithë republikës, bashkitë do jenë kliente

By: Fax Web
28 August 2025 at 11:28

Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve.

“Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo nënpunës të lidhur me çështjet e mjedisit të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE. E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vëënë re një përmirësim të mëtejshem të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë vetëdijësim më domethënës nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit dhe nuk vëë re përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve. Në këto kushte, duke marrë parasysh edhe vështirësitë, duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash e masash, të cilat ministrja do t’i shpjegojë më në detaje por dua të them se së pari, është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetejeve, ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Një agjenci e re e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, të këtij misioni për në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me te cilin, bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë në operatorët e tjerë”

Rama krijon institucionin e ri për menaxhimin e mbetjeve

By: Fax Web
28 August 2025 at 11:24

Pas dështimit me inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një iniciativë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri, duke shpallur krijimin e një operatori kombëtar që do të marrë përsipër grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në të gjithë vendin.

“E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re një përmirësim të mëtejshëm te proceseve të pastrimit, nuk vëmë re as ndonjë vetëdijesimi të qytetarëve dhe nuk vëmë re përmirësime as në trajtimin e mbetjeve.

Duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash dhe masash. Së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të trajtimit të mbetjeve. Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqndruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Pra e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Që nuk do jetë më i administruar nga bashkitë, por do të jetë një proces i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes, ku bashkitë do të jenë klientë, si për shërbime të tjera”, tha Rama.

Nesër nisin regjistrimet në Universitet, Rektori i UT Hoxha: 7 faza regjistrimi, presim 11 mijë studentë të rinj! Degët e mësuesisë po ‘vuajnë’

By: Fax Web
28 August 2025 at 11:14

Një ditë para nisjes së fazës së regjistrimeve për vitin e ri akademik, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se lajmi i mirë është fakti që 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë.

Hoxha tha se Universiteti i Tiranës mban edhe këtë vit peshën kryesore, ndërsa pret rreth 11 mijë studentë të rinj. Sipas tij, degët e mësuesisë po vuajnë në të gjithë vendin.
“Është një shenjë e mirë që tregon se të rinjtë i drejtohen bankave të universitetit dhe është një tregues se kanë më shumë besim këtë vit sesa vitet e shkuara që i janë drejtuar në një numër më të madh universiteteve të të huaja jashtë vendit.  Universiteti i Tiranës padyshim që është universiteti që mban peshën kryesore të arsimit të lartë. Ne së bashku më të 3 cilët e studimit presim mbi 11 mijë studentë. Kemi sot 24-25 mbi 22 mijë studentë që tregon se pesha specifike që pesha e këtij institucioni vazhdon të jetë ajo që rëndon me shumë dhe që garanton që ne programet që zhvillohen në këtë universitetet janë të konsoliduara madje më traditë të koordinuara me të gjitha zhvillimet e kohës. Të gjitha këto arritje që ka arsimi i lartë dhe në veçanti Universiteti i Tiranës rrisin vetëbesimin tek të rinjtë për të ndjekur studimet tek universitet tona”, tha Artan Hoxha.

Ndër të tjera, ai nuk lë pa prekur numrin e ulët të maturantëve që aplikojnë në degët e mësuesisë duke treguar se një sërë reformash apo politikash janë formuar me qëllim mbështetjen e këtyre degëve mësimore si dhe të studentëve që bëhen pjesë e studimeve.

Duke e cilësuar Universitetin e Tiranës lider në vend, rektori Hoxha gjithashtu vë në dukje programet studimore të fakulteteve në vend të koordinuara me teknologjinë dhe kohën.

Ndër të tjera, rektori dhe njëherë informon se pajisja e studentëve të Universitetit të Tiranës me bursa dhe mbështetje vijon të jetë një ndër politikat kryesore të këtij institucioni.

“Ne kemi disa programe të cilat janë të kosoliduara në disa fakultete që kanë dhe rritje siç është drejtësia, Ekonomia, Shkencat sociale, por kemi dhe programe të cilët vuajnë, siç janë ata të mësuesisë dhe ato të Shkencave të Natyrës. Përsa i përket politikave që ndjek universiteti i Tiranës, ne  kemi vite që kemi studentë që marrin bursë apo mbështetje. Janë rreth 2 mijë studentë që përfitojnë bursën 100 mijë lekë”, tha rektori.

Rektori Hoxha u shpreh se Universiteti i Tiranës ka marrë përsipër trajnimin e mësueseve të ciklit parauniversitar, të drejtueseve dhe roleve të tjera që marrin pjesë në procesin e mësimdhënies.

“Për herë të parë në mënyrë të konsoliduar Universiteti i Tiranës ka marrë përsipër të trajnojmë mësuesit e shkollave parauniversitsare, drejtuesit e tyre dhe të gjithë ata që marrin pjesë në procesin e mësimdhënies. Është një ndërmarrje e rëndësishme që ecën prej dy vitesh. Kjo ka bërë një ndërthurje dhe një lidhje me të mirë më universitetin dhe ciklin parauniversitar duke njohur më mirë njëri-tjetrin se çfarë ofrojmë nëpërmjet programeve universitare dhe parauniversitare dhe reformat që bëhen në arsim duhet të jenë të integruara pasi nxënësi kthehet në student dhe pastaj në tregun e punës”, u shpreh Artan Hoxha.

 

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thirrje liderëve botërorë: Jepini fund luftës në Gaza, siguroni jetët e civilëve dhe lironi pengjet! Paqe e drejtë dhe e qëndrueshme

By: Fax Web
28 August 2025 at 11:10

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga krerët shpirtërorë të 5 feve kryesore në vendin tonë, i ka drejtuar një thirrje të gjithë liderëve ndërkombëtarë për arritjen e paqes në Rripin e Gazës, dhënien fund të luftës dhe lirimit të pengjeve.

Ata shprehen në deklaratën e nënshkruar se bashkojnë zërin me thirrjet ndërkombëtare të organizatës Religions for Peace Europe, institucion ku bëjnë pjesë, “thirrjes së fundit të Patriarkanës Latine dhe asaj Ortodokse të Jeruzalemit, thirrjes së 80 rabinëve ortodoksë nga e gjithë bota, komuniteteve islame dhe të krishtera nga mbarë bota, OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku me apelin e tyre, ata shprehin shqetësimin e thellë për situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimit të të gjithë pengjeve”.

“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë, institucioneve ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, për të siguruar menjëherë ndihmën e nevojshme humanitare dhe për të hapur rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Tokën e Shenjtë dhe përreth saj”, thuhet mes të tjerash në këtë deklaratë.

Në fund kërkohet edhe mbrojtja e jetës së civilëve dhe arritja sa më parë e paqes.

Për Komunitetin Mysliman ka firmosur kryetari Bujar Spahiu, për Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, Joan Pelushi, për Kishën Katolike Gjergj Meta, për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Kryegjyshi Dedë Edmond Brahimaj (Baba Mondi), dhe për Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, kryetari Ergest Biti.

Deklarata e plotë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë:

“Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i pesë komuniteteve fetare të vendit, ka ndjekur me vëmendje ndër vite çdo shqetësim kombëtar dhe ndërkombëtar, që ka cenuar paqen sociale dhe bashkëjetesën shoqërore. Sot, ne komunitetet fetare në Shqipëri, bashkojmë zërin tonë me thirrjet ndërkombëtare të organizatës Religions for Peace Europe, institucion ku ne bëjmë pjesë, thirrjes së fundit të Patriarkanës Latine dhe asaj Ortodokse të Jeruzalemit, thirrjes së 80 rabinëve ortodoksë nga e gjithë bota, komuniteteve islame dhe të krishtera nga mbarë bota, OKBsë dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku me apelin e tyre, ata shprehin shqetësimin e thellë për situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimit të të gjithë pengjeve.

KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor.

Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë riafirmon se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë.

Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë, institucioneve ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, për të siguruar menjëherë ndihmën e nevojshme humanitare dhe për të hapur rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Tokën e Shenjtë dhe përreth saj.

Zoti i bekoftë paqendërtuesit!”.

Aksident në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, automjeti përplas për vdekje 90-vjeçarin

By: Fax Web
28 August 2025 at 10:53

Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e së enjtes në Përmet. Një 52-vjeçar me inicialet A.M ka përplasur një 90-vjeçar në aksin rrugor Përmet-Çarçovë, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarri përfshin një banesë në Belsh, dyshohet për rrjedhje gazi, plagoset një 85-vjeçar

By: Fax Web
28 August 2025 at 10:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dëshiran, ku një banesë është përfshirë nga flakët, dyshohet si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ende nuk raportohet për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve për të shmangur përhapjen e tyre në banesat përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

I shpallur në kërkim për kontrabandë të mallrave, arrestohet 34-vjeçari në Fier

By: Fax Web
28 August 2025 at 10:46

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan për veprat penale “Ruajta dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin E. R., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Liquid”, si rezultat i të cilit, dje, u vunë në pranga 2 shtetas që magazinonin dhe transportonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas 58 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 66 vjeç, banues në fshatin Frashër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të vëllait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjedje të lirë për shtetasin E. T., 61 vjeç, banues në Kafaraj, pasi dyshohet se ka zaptuar një pjesë toke në pronësi të një shtetasi 71 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike në një subjekt (fast food) në Divjakë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në Komisariat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Operacioni ‘blic’ mbrëmë në Durrës, kush janë dy të arrestuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore

By: Fax Web
28 August 2025 at 10:44

Zbardhen detaje nga aksioni ‘blic’ mbrëmë në Durrës, ku u arrestuan dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Aldi (Erald) Mustafa dhe Arbi Haxhiu.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në vijim të punës së pandërprerë dhe goditjeve të njëpasnjëshme për këtë qëllim, mbrëmjen e djeshme strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës zhvilluan dhe finalizuan me sukses një tjetër operacion policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “The next Gun”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit Aldi (Erald) Mustafa, 39 vjeç, dhe Arbi Haxhiu, 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.

39-vjeçari, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj.
Aldi Mustafa

Situata e zjarreve në vend, 14 vatra të evidentuara, 3 ende aktive

By: Fax Web
28 August 2025 at 09:46

Situata e zjarreve në vend, 28 gusht 2025

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht, janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave:
• 3 janë ende aktive
• 2 janë nën monitorim
• pjesa tjetër është izoluar dhe shuar.

Vatrat aktive

Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.

Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.

Vatra në monitorim

Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll, ndërsa po mbahet në monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe bashkiake.

Pezë Helmës, vatra të izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen.

Korçë (Parku Natyror Gërmenj)
Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile, zjarrfikësit, bashkitë, Forcat e Armatosura dhe vullnetarët mbeten të angazhuar në terren për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Itali/ Të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Gjykata vendos dëbimin e tyre, njëri përsëritës në krim

By: Fax Web
28 August 2025 at 09:21

 Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia dhe karabinierët italianë në dy aksione të veçuara në Spoleto dhe Fano, ndërsa janë sekuestruar rreth 90 doza kokainë dhe valutë cash.

Në aksionin e parë, karabinierët e Spoleto arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar pa adresë të fiksuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

I riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor ndërsa drejtonte një automjet. Kontrolli pasues çoi në zbulimin e afërsisht 20 gramëve kokainë, të ndarë tashmë në 37 doza të vulosura. Gjithashtu u gjetën 780 euro cash, që u sekuestruan. Ndaj të riut u ndërmor masa e gjykimit të shpejtë dhe dëbimit nga rajoni i Umbrias.

Kurse në Fano u ndalua një 22-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtin krim. Stacioni i policisë, i drejtuar nga Stefano Seretti, u thirr nga tregtarët në Via Gabrielli, të cilët dyshuan për lëvizjet e tij.

Oficerët e ndaluan atë në Via Papiria dhe e gjetën me 14 doza kokaine. 37 të tjera u zbuluan në motelin ‘B&B’ (Bed and Breakfast/Shtrat dhe Mëngjes), ku ai po qëndronte, informon media italiane.

U sekuestruan gjithsej 51 pako dhe 500 euro në para të gatshme. I riu, i cili erdhi në Itali me qëllim shitjen e drogës, iu ndalua nga gjykata që të jetonte në rajonin e Markes.

Zyra e delegacionit të BE dëmtohet nga sulmet ruse, Kos: Shenjë e qartë që tregon se Moska refuzon paqen

By: Fax Web
28 August 2025 at 09:07

Nga sulmet ruse në Kiev, ka pësuar dëmtime edhe zyra e delegacionit të BE-së. Në një reagim në rrjete sociale, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos tha se sulmet janë një shenjë e qartë që Rusia refuzon paqen.

“Delegacioni i BE-së në Kiev është dëmtuar nga sulmet e sotme ruse në zonat civile. I dënoj fuqimisht këto sulme brutale, një shenjë e qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin. Solidariteti ynë i plotë shkon për stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që po vuajnë nga ky agresion.”, ka shkruar Kos krahas fotove të ndërtesës së dëmtuar.

Sulm masiv rus në Kiev me 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

By: Fax Web
28 August 2025 at 08:57

“Të paktën tetë persona u vranë” dhe “dhjetëra të tjerë u plagosën” në një sulm masiv të nisur nga Rusia kundër Kievit gjatë natës, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Një tjetër sulm masiv ndaj qyteteve tona. Edhe më shumë vrasje”, shkroi Zelensky në Telegram, duke akuzuar Rusinë se “ka zgjedhur raketat balistike nga tryeza e negociatave”. “Po zgjedh të vazhdojë vrasjet në vend që t’i japë fund luftës”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, Zelensky theksoi se Ukraina pret “reagimin” e të gjithë botës, kryesisht vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë. Ai i bëri thirrje konkretisht Kinës, një aleate e Moskës, dhe Hungarisë, një shtet anëtar i BE-së me lidhje të ngushta me Rusinë, që të mbajnë një qëndrim të qartë.

Më herët, Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klimenko kishte thënë se katër persona kishin vdekur, përfshirë dy fëmijë, dhe shtoi se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin.

Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, 38 persona u plagosën në sulmin rus, 30 prej të cilëve janë në spital.

Gazetarët e AFP-së dëgjuan shpërthime të shumta e të forta, panë një raketë që u rrëzua dhe mbeturinat që ranë në tokë.

Komanda ushtarake e Kievit tha se sulmi u krye me dronë dhe raketa – balistike, kruz dhe hipersonike – dhe goditi objektiva në më shumë se 20 vende në kryeqytet.

Disa ndërtesa banimi u dëmtuan, përfshirë një ndërtesë pesëkatëshe që u shemb, duke i zënë banorët nën rrënoja, tha i njëjti burim. Një kopsht fëmijësh u dëmtua, ndërsa dhjetëra automjete u shkatërruan dhe një qendër tregtare në lagjen qendrore të Kievit u godit.

“Këtu është gjithçka që duhet të dini rreth shtetit terrorist, rreth (Presidentit rus Vladimir) Putin dhe ‘dëshirës’ së tyre për paqe”, komentoi në Telegram Andriy Yermak, shefi i stafit të Zelensky-t.

 

Kievi nën sulv masiv rus/ Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

By: Fax Web
28 August 2025 at 08:45

Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse gjatë natës. Autoritetet ukrainase raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 fëmijë.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se sulmi me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës ishte “masiv”, me zyrtarë ushtarakë që konfirmuan në Telegram se të paktën 24 persona ishin plagosur.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në distriktin Darnytski dhe një zjarr u raportua gjithashtu në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në distriktin fqinj Dnipro.

Vala e raketave vjen pasi më shumë se 100,000 shtëpi ukrainase mbetën pa energji elektrike nga sulmet e fundit me dronë rusë ndaj infrastrukturës energjetike, tha të mërkurën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

 

 

Në një postim në Telegram, Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se një nga fëmijët që u vra ishte një vajzë 14-vjeçare. Të paktën pesë fëmijë ishin plagosur në sulmet e fundit me dronë.

Ai vuri në dukje se më shumë se 20 lagje ishin shënjestruar, me shumë ndërtesa, përfshirë një çerdhe që u përfshi nga flakët.

Tre vjet e gjysmë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, luftimet në terren nuk tregojnë shenja qetësimi.

Pas samitit me Putinin, Trump shkarkon papritur ekspertin më me përvojë të CIA-s për Rusinë

By: Fax Web
28 August 2025 at 08:40

Katër ditë pas samitit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, oficeri më me përvojë i CIA-s për Rusinë, i cili kishte punuar ditë e natë me ekipin e presidentit për t’u përgatitur për takimin, u pushua papritur nga puna.

Gazeta Washington Post e raportoi këtë pa zbuluar emrin e oficerit për të mbrojtur sigurinë e tij.

Brenda pak minutash, karriera e saj 29-vjeçare në shërbimin publik në thelb mbaroi, ndërsa ajo priste një ngritje në detyrë në Evropë të miratuar nga Drejtori i CIA-s, John Ratcliff.

Shkarkimi do të ishte pjesë e planit të Tulsi Gabbard dhe Trump për të shkarkuar të gjithë profesionistët e sigurisë kombëtare që janë përfshirë në “politizimin e inteligjencës për të çuar përpara axhenda personale, të anshme ose të njëanshme”, siç theksoi Gabbard në X më 19 gusht, duke njoftuar revokimin e autorizimeve të sigurisë të 37 personave me urdhër të presidentit.

Protesta antiqeveritare në Serbi, përleshje midis studentëve dhe policisë në Novi Sad

By: Fax Web
28 August 2025 at 08:39

Incidente dhe përplasje midis studentëve dhe policisë ndodhën përpara Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Novi Sadit, në Serbinë veriore.

Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e policisë së trazirave që mbronte ndërtesën ku ndodhej dekani i fakultetit, e cila po kundërshtohej nga studentët.

Pati hedhje gurësh, shishesh, vezësh, tymuesish dhe objektesh të tjera, teksa policia u përgjigj duke i shtyrë demonstruesit prapa.

Sulm në SHBA pranë një shkolle katolike në Minesota, raportohen 20 të plagosur

By: Fax Web
27 August 2025 at 17:56

Autoritetet kanë “neutralizuar” një person të armatosur pasi guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, deklaroi se policia kishte reaguar ndaj një incidenti me të shtëna pranë një shkolle katolike në Minneapolis.

“Nuk ka më një kërcënim aktiv për komunitetin në këtë moment,” thuhet në një postim të qytetit të Minneapolis në platformën X. “Personi i armatosur është vënë nën kontroll.”

Më herët, guvernatori Walz kishte deklaruar se ishte “informuar për një incident me të shtëna në shkollën katolike Annunciation dhe do të japë përditësime ndërsa marrim më shumë informacion.”

Ai shtoi se Byroja e Minnesotës për Hetime Kriminale dhe Patrulla Shtetërore ndodhen në vendngjarje.

“Po lutem për fëmijët dhe mësuesit tanë, të cilëve java e parë e shkollës iu prish nga ky akt i tmerrshëm dhune,” u shpreh guvernatori.

Rreth 20 persona janë plagosur nga të shtënat, sipas dy burimeve federale.

Të dy burimet thonë se të shtënat filluan rreth një orë më parë.

Ata e përshkruajnë personin që qëlloi si një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë.

Asnjë armë tjetër nuk është përmendur në këtë fazë por kërkimi është ende duke vijuar.

Burimet i thanë CBS News se nuk duan të spekulojnë për viktima.

Papa bën thirrje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në konfliktin Izrael-Hamas

By: Fax Web
27 August 2025 at 17:49

Papa Leo i bëri një “apel të fortë” komunitetit global të mërkurën për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

“Edhe një herë bëj një apel të fortë… që t’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, tha Papa në audiencën e tij javore në Vatikan.

“Unë lutem që të gjithë pengjet të lirohen, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe që e drejta ndërkombëtare humanitare të respektohet plotësisht”, tha ai.

Papa nuk e përmendi Izraelin apo grupin militant palestinez Hamas, por tha se ligji ndërkombëtar kërkon detyrimin për të mbrojtur civilët, ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimit pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë.

Leo, Papa i parë amerikan, u zgjodh nga kardinalët e botës në maj për të zëvendësuar të ndjerin Papa Françesku. Ai ka treguar një stil të ndryshëm nga paraardhësi i tij, zakonisht duke preferuar të flasë me vërejtje të përgatitura me kujdes dhe rrallë pa paralajmërim.

Ai ka qenë gjithashtu më i kujdesshëm në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas sesa Françesku, i cili sugjeroi që komuniteti global të studiojë nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza përbënte një gjenocid ndaj popullit palestinez, duke shkaktuar kritika nga zyrtarët izraelitë.

Papa më parë i bëri thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma humanitare të hyjë në Gaza. Konflikti Izrael-Hamas filloi më 7 tetor 2023, kur persona të armatosur të udhëhequr nga Hamasi hynë me forcë në Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë peng 251 persona.

Ofensiva ushtarake e Izraelit kundër Hamasit ka vrarë të paktën 62,000 palestinezë, kryesisht civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.

Yesterday — 27 August 2025FaxWeb

Qeveria gjermane miraton projektligjin për modelin e ri të shërbimit ushtarak

By: Fax Web
27 August 2025 at 18:45

Qeveria gjermane ka miratuar projektligjin e Ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius për një model të ri të shërbimit ushtarak, raportoi agjencia e lajmeve DPA.

Projektligji prezanton një shërbim ushtarak vullnetar të ngjashëm me atë të Suedisë, ku të gjithë ata që mbarojnë shkollën i nënshtrohen provimit ushtarak, por vetëm disa prej tyre hyjnë përfundimisht në shërbim aktiv. Dokumenti përmban gjithashtu disa “elementë të detyrueshëm”, të cilët në veçanti rivendosin provimin e rekrutëve dhe i detyrojnë të gjithë burrat midis 18 dhe 25 vjeç të plotësojnë një formular me një paragraf mbi gatishmërinë e tyre për të kryer shërbimin ushtarak. Gratë mund ta bëjnë këtë vullnetarisht.

Autoritetet synojnë ta bëjnë shërbimin ushtarak më tërheqës. Për këtë qëllim, ato planifikojnë të rrisin pagat ushtarake, të mbulojnë disa kosto për rekrutët e rinj, duke përfshirë lejet e drejtimit, të zgjerojnë mundësitë e karrierës dhe trajnimit, si dhe të përmirësojnë aksesin në kurset e gjuhëve dhe mjediset sportive. Ata që vendosin të qëndrojnë në ushtri do të marrin pagesa shtesë.

Projektligji specifikon gjithashtu kushtet sipas të cilave mund të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kjo mund të ndodhë nëse situata e sigurisë përkeqësohet dhe vendi përballet me mungesë vullnetarësh për të siguruar sigurinë kombëtare dhe për të kryer misione të NATO-s.

❌
❌