Normal view

Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi të pranishëm në protestën e opozitës

17 April 2026 at 22:00
Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi kanë marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, ata ndodheshin mes protestuesve gjatë tubimit. Gjatë një prononcimi për mediat, Argita Malltezi e cilësoi protestën si të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse. Ajo komentoi gjithashtu zhvillimet në terren, duke u shprehur se ndaj protestuesve është përdorur […]

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, familja e Berishës ndjek nga afër demonstratën

17 April 2026 at 21:56
Familja e Sali Berishës është prezente në protestën e thirrur nga kreu i të PD-së. Argita Malltezi, vajza e Berishës, dhe Shkëlzen Berisha, djali i tij, janë filmuar në mes të qytetarëve duke ndjekur protestën e sotme. Zonja Malltezi ka reaguar gjatë marshimit duke e konsideruar protestën të qëndrueshme. Atje u hodhën fishekzjarrë, u kthye […]

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike

17 April 2026 at 21:41
Pas hedhjes së molotovëve jashtë Kryeministrisë, protestuesit tentuan të largoheshin drejt godinës së Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa pati edhe përplasje fizike. Policia u kundërpërgjigj me ujë, ndërsa protestuesit nuk kanë mundur të shkojnë pranë Kuvendit.

Protesta e PD/ Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

17 April 2026 at 21:35
Një efektiv policie ka mbetur i lënduar gjatë protestës, në një situatë që u tensionua pas përplasjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve. Sipas informacioneve paraprake, polici është transportuar në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor. Mësohet se ai ka pësuar djegie dhe çarje në zonën e kokës, ndërsa gjendja e tij po ndiqet nga […]

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

17 April 2026 at 21:30
Katër persona janë ndalur në protestën e sotme Te Parlamenti, pranë Kalasë. Mësohet iu është gjetur një çantë me molotov. Ndërkohë situata në protestë është përshkallëzuar, pasi ka pasur përplasje e tensioneve. Policia ndërhyri menjëherë pasi protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë, dhe situata u agravua menjëherë.

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës

17 April 2026 at 21:24
Protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë është zhvendosur drejt Parlamentit, ku protestuesit janë grumbulluar në vijim të tubimit. Policia ka ndërhyrë sërish për të kontrolluar situatën, duke vendosur një gardh efektivësh në zonën pranë xhamisë së Namazgjasë, me qëllim ndalimin e avancimit të turmës. Sipas raportimeve nga terreni, forcat e rendit kanë përdorur ujë me […]

Tensione në protestë/ Gaz lotsjellës e spraj në drejtim të deputetëve, edhe Luçiano Boçi i lënduar

17 April 2026 at 21:20
Tensione dhe përplasje në protestën e opozitës. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të qytetarëve, si edhe deputetëve gjatë tubimit. I lënduar ka mbetur edhe Luçiano Boçi, pasi në drejtim të tij është hedhur spraj. Luçiano Boçi është shoqëruar në ambulancë pas lëndimeve.

Aulon Kalaja i plagosur gjatë protestës, Berishas: Narko-policia e goditi me urdhër të Edi Ramës!

17 April 2026 at 21:18
Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, duke theksuar se veprimi është kryer me urdhër të Edi Ramës. Berisha e cilëson ngjarjen si “akt kriminal hakmarrës”. Reagimi i plotë: Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e […]

Tensione në protestë, Flamur Noka goditet me gaz lotsjellës

17 April 2026 at 21:13
Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa tensionet u rritën në bulevardin përballë institucionit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me forcat e rendit dhe është prekur nga gazi lotsjellës gjatë zhvillimeve në zonë. Menjëherë pas […]

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD

17 April 2026 at 21:09
Policia ka sulmuar menjëherë protestuesit, pasi ata hodhën fishekzjarre dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, protestuesit pjesëmarrës në protestën e PD, hodhën fishekzjarre por i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë e cila me shkopinj i është sulur turmës duke tërhequr zvarrë disa protestues, mbështetës të PD. […]

Detaje nga plagosja në Tiranë/ 45-vjeçari u qëllua me plumb në bark

17 April 2026 at 19:49
Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti që ndodhi këtë mbrëmje në kryeqytet ku një qytetar u qëllua me armë zjarri. Sherri ka ndodhur për shkaqe banale dhe i lënduari ka plagë në pjesën e barkut. Autori dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe shtë komshi me të lënduarin, Ilirjan Dosti i cili […]

Protesta e opozitës drejt nisjes, Berisha del nga selia e PD dhe i drejtohet bulevardit

17 April 2026 at 19:47
Kreu i PD Sali Berisha ka lënë ambientet e selisë së partisë dhe i është drejtuar bulevardit ku do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Berisha shoqërohet nga deputetë dhe eksponentë të tjerë të PD, mes edhe shumë protestuesve. Pritet që kryedemokrati të mbajë fjalimin kryesor të protestës, ndërsa nuk dihen hapat e tjerë […]

Ndryshimi i trajnerit, klubi i Superiores përgënjeshtron lajmet

17 April 2026 at 19:34
KF Teuta ka reaguar zyrtarisht për të hedhur poshtë spekulimet e fundit rreth stolit të skuadrës, duke konfirmuar se trajneri Enkeleid Dobi vijon të jetë nën kontratë dhe se marrëveshja mes palëve do të respektohet deri në fund. Klubi dënon ashpër lajmet e publikuara në disa media për një marrëveshje të mundshme me një trajner […]

Pas tubimeve me shëtitje, rikthehet podiumi në protestën e PD tek Kryeministria

17 April 2026 at 19:25
Në protestën e PD-së që pritet të nis përballë Kryeministris, nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i fjalimeve. Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD, pas dështimit të protestave me tur xhirosh nëpër kryeqytet. Pas disa tubimeve me shëtitje, të cilat nuk prodhuan asgjë veçse kaos dhe bllokimin e rrugëve, Partia […]

PD protestë kombëtare: Tubim te Kryeministria, 1500 policë në terren

17 April 2026 at 19:21
Ka nisur mbledhja e protestuesve para kryeministrisë, aty ku PD do të mbajë protestën e radhës kombëtare. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku pas një takimi me strukturat pritet të shkojë në këmbë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat janë në gatishmëri për protestën, për […]

Zjarr pranë autostradës Milot-Lezhë, tymi mbulon zonën

17 April 2026 at 18:53
Një tjetër rast i djegies së gomave dhe kabllove është shënuar sot më 17 prill pranë urës mbi lumin Mat, në segmentin Milot–Lezhë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm për banorët dhe kalimtarët. Kjo ka sjellë ndotje të rëndë të ajrit, duke rrezikuar shëndetin e komunitetit, si dhe duke ulur dukshmërinë në rrugë e rritur rrezikun […]

Trump sulmon sërish NATO-n: Iu thashë të qëndrojnë larg, nuk na ndihmuan kur ishte e nevojshme

17 April 2026 at 18:41
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmaur sërish NATO-n në një postim në Truth Social, pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit. Pavarësisht se Keir Starmer dhe Emmanuel Macron thanë se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të udhëheqin një mision ushtarak mbrojtës për të mbrojtur anijet, Trump ka hedhur poshtë çdo ofertë ndihme nga aleatët e […]

Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

17 April 2026 at 18:38
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zbritur në terren për protestën e shtatë të opozitës, por e para që nga emërimi i tij në detyrë. Hita ka shkuar vetë pranë efektivëve në terren, ndërkohë që bëhet e ditur se të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës janë angazhuar 1500 efektivë policie. Që […]

PD ka njoftuar 3 orë protestë, policia zbret në terren 1500 efektivë

17 April 2026 at 18:37
PD do të organizojë një protestë të lajmëruar në orën 19:00 në Bulevardin para Kryeministrisë, e cila sipas njoftimit nga selia blu, do të zgjasë 3 orë. Përgjatë 3 orëve të tubimit të demokratëve, policia e shtetit ka angazhuar në terren 1500 efektivë policie, përgjegjës për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve të protestës. Po […]
❌