Normal view

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

20 April 2026 at 21:52
Pas largimit të bujshëm të Argjira Spancës nga “She’s On Top”, një epokë e re po nis për formatin e njohur televiziv. Prej muajsh, emri i pasueses së saj ka qenë në qendër të spekulimeve, por tashmë duket se misteri është zgjidhur. Burime pranë produksionit bëjnë të ditur se drejtimi i edicionit të shtatë i […]

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

20 April 2026 at 21:29
Arben Llangozi, avokat i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për personin që nxorri lajmin për infektimin e qytetarit të parë të bashkisë dhe rreth 150 personave të tjerë. Llangozi u shpreh se personi që e ka publikuar këtë lajm është shtyrë nga politikanët […]

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

20 April 2026 at 21:27
Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen këtë mesjavë, duke premtuar emocione dhe rivalitet të lartë, pasi gjithçka është ende e hapur pas barazimeve në takimet e para. Të mërkurën, vëmendja do të jetë te përballja mes Elbasanit dhe Egnatias, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke […]

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

20 April 2026 at 21:24
Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, sugjeroi që tubacioni që transporton naftën ruse përmes Ukrainës duhet të rifillojë, ndërsa Brukseli përgatit terrenin që Budapesti të heqë veton e tij mbi një kredi të rëndësishme financiare për Kievin. Duke reaguar ndaj raporteve që sugjeronin se furnizimet me naftë mund të rivendoseshin menjëherë nga Ukraina në […]

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

20 April 2026 at 21:22
Divizioni Penal i Departmentit të Drejtësisë në SHBA ka njoftuar për një takim të rëndësishëm me përfaqësues të SPAK, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit. Sipas një postimi në rrjetin social X, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe programi OPDAT mirëpritën prokurorët dhe hetuesit […]

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

20 April 2026 at 21:18
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Zallë-Kalis, në Njësinë Administrative Sllovë, Bashkia Peshkopi, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është tërhequr zvarrë nga kali për rreth 500 metra. Për shkak të terrenit të vështirë malor, me gurë dhe drunj, ai ka […]

Rama: Opozita hedh helm mbi projektet për sipërmarrësit

20 April 2026 at 21:16
Konflikti mes Iranit dhe SHBA ku janë përfshirë dhe vendet e Gjirit Persik ka ndikuar negativisht në turizmin e këtyre vendeve por dhe Turqisë. Frika dhe pasiguria ka bërë që turistët të kthejnë sytë nga Ballkani dhe shifrat e muajit mars tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë zgjedhur Shqipërinë. Çka konfirmohet edhe […]

Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Më e mira është përpara

20 April 2026 at 20:49
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga takimi i tij me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi. Në mesazhin shoqërues të videos, Rama e ka cilësuar takimin si “vëllazëror”, duke theksuar frymën e bashkëpunimit dhe vizionin e përbashkët për të […]

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

20 April 2026 at 20:47
Raundi i dytë i bisedimeve SHBA–Iran është i pasigurt, me Teheranin që ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij ruan mosbesim të thellë ndaj qeverisë amerikane dhe kritikoi ato që i quajti sinjale jokonstruktive dhe kontradiktore nga zyrtarët amerikanë. “Respektimi i angazhimeve është baza […]

Nis Europiani i Mundjes në Tiranë

20 April 2026 at 20:26
Tirana ishte kryeqendra europiane e sportit këtë të hënë. Në ambientet e “Parkut Olimpik” Feti Borova u ngrit sipari i kampionatit Europian të mundjes për të rritur Ceremonia e hapjes kishte një ndërthurje të sportit dhe artit për të krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme. Për presidentin e federatës së mundjes, Sahit Prizreni ky event do […]

Macron i bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit për ulje të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

20 April 2026 at 19:32
Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, pas tensioneve të rritura gjatë fundjavës në Ngushtica e Hormuzit. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk, Macron theksoi se zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut dhe diplomacisë. “Qëndrimi […]

Rama: Kredi të buta deri në 2 mln € për bizneset, marrëveshja në fund të muajit

20 April 2026 at 18:56
Kryeministri Edi Rama në takimin me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë foli për programin e qeverisë “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, e cila do ti vijë në ndihmë bizneseve që duan të zgjerohen. Ai u shpreh se do të jepen kredi me interes të ulët dhe do të ketë një limit prej 2 milionë eurosh, teksa u […]

Paketa e Maleve, Rama: Mundësi për investime të mëdha në zona rurale

20 April 2026 at 18:40
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputetë e ministra socialistë po zhvillon një takim sot në 20 prill me përfaqësues të agro-turizmit në Tiranë, për të folur për Paketën e Maleve. Fjalën e para e mbajti deputetja e PS-së Ogerta Manastirliu. Ajo tha se në Bashkinë e Tiranës ka interes të shtuar për Paketën e […]

Delegacion i “Fratelli d’Italia” inspekton qendrën e emigrantëve në Gjadër

20 April 2026 at 18:02
Një delegacion i përfaqësuesve të “Fratelli d’Italia” zhvilloi ditën e sotme një vizitë kontrolli në qendrën e pritjes për emigrantët në Gjadër, me qëllim verifikimin e funksionimit të saj dhe kundërshtimin e kritikave që, sipas tyre, vijnë nga e majta për të delegjitimuar projektin. Sipas delegacionit, modeli italian konsiderohet eksperimental dhe pionier, i cili ka […]

Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

20 April 2026 at 17:33
Qyteti bregdetar i Sarandës është gati të çelë sezonin e ri turistik, me hapësira publike të plazhit të rikonstruktuara dhe tashmë falas për qytetarët dhe vizitorët. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, bashkë me kryetarin e bashkisë Olti Çaçi dhe deputetin e PS-së, Vasil Llajo vizituan nga afër investimet e reja që synojnë të rrisin […]

Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

20 April 2026 at 17:21
Raundi i ri i bisedimeve për armëpushim midis Izraelit dhe Libanit do të zhvillohet të enjten në Uashington. Zyrtarët izraelitë dhe libanezë do të zhvillojnë bisedime në Uashington të enjten, tha një burim izraelit për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti. Izraeli do të përfaqësohet nga ambasadori i tij në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter. […]

Sezoni turistik 2026, thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

20 April 2026 at 17:12
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për aplikim për mjekë dhe infermierë, për angazhim në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026. Pozicionet e kërkuara janë për mjekë e infermierë dhe aplikimet duhet të dorëzohen duke filluar nga sot (20 prill) deri më 27 prill, nga ora 08:00-16:30 pranë Drejtorisë […]

Trump zbulon detajet nga raundi i bisedimeve: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sonte!

20 April 2026 at 16:57
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se marrëveshja me Iranin për t’i dhënë fund luftës do të nënshkruhet deri sonte. Trump i tha FoxNews se marrëveshja me Teheranin do të nënshkruhet “sonte” dhe shpjegoi se nëse bisedimet dështojnë, askush nuk mund të parashikojë se cili do të jetë hapi i radhës. Në një intervistë me […]

“Përshpejtoni reformat”, Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor

20 April 2026 at 16:51
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime në Komisionin Evropian (KE). Sipas informacioneve […]

Seanca për protestuesit e arrestuar në tubimin e PD, 5 në burg dhe 6 detyrim paraqitje

20 April 2026 at 16:30
U mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes, ku prej prej tyre u lanë në burg dhe 6 detyrim paraqitje. Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici. Avokatët e tyre kërkojnë që masat të […]
❌