Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Gazeta Fjala

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

By: el da
12 July 2025 at 19:56

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të armatosura priten njoftime të rëndësishme”. Është traditë që presidenti i Republikës franceze t’u drejtohet gjeneralëve më 13 korrik, një ditë para festës kombëtare, por këtë vit ngjarja ndodh në një moment të veçantë. “Presidenti do të thotë se liria nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga viti 1945, dhe se duhet reaguar”, paralajmërojnë burime.

Siç ka kujtuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Thierry Burkhard, në një konferencë shtypi jo të zakonshme, kërcënimi nga Rusia është gjithnjë e më i prekshëm dhe Franca është bërë objektivi kryesor i luftës hibride të nisur nga Kremlini ndaj Europës. Përballë kësaj situate dhe rritjes së kërcënimeve ndërkombëtare, përdorimit gjithnjë e më të shfrenuar të forcës në botë dhe dobësimit të aleancave të vjetra (me referencë të qartë ndaj SHBA-së), Macron pritet të shpallë masa të reja për mbrojtjen, në veçanti në dy drejtime: financimi i forcave të armatosura dhe shërbimi ushtarak.

Financimi dhe armët bërthamore

Sa i përket financimit, ligji i programimit ushtarak parashikon tashmë 413 miliardë euro për periudhën 2024-2030, me rritje vjetore prej 3 miliardë eurosh. Por përballë kërcënimeve në rritje ndaj interesave franceze dhe europiane, pritet që Macron të njoftojë rritje shtesë të buxhetit ushtarak, veçanërisht për forcën bërthamore parandaluese, e rikthyer në plan të parë pas luftës në Ukrainë, kërcënimeve ruse dhe tërheqjes amerikane nga kontinenti.

Gjatë vizitës shtetërore në Londër, Macron ka nënshkruar një marrëveshje me kryeministrin britanik Keir Starmer për një koordinim më të ngushtë mes dy vendeve lidhur me “ombrellën bërthamore” për t’u mbrojtur nga kërcënimi rus. Në atë konferencë për shtyp, Macron tha: “Sot duhet të rishikojmë qartë programimin dhe strategjinë tonë, në dritën e ndryshimeve në natyrën e rrezikut.”

Reforma e shërbimit ushtarak

Pika e dytë e rëndësishme në fjalimin e së dielës do të jetë një reformë e shërbimit ushtarak. Ky do të mbetet vullnetar, pra nuk bëhet fjalë për rikthimin e detyrimit ushtarak të përgjithshëm të shfuqizuar nga Jacques Chirac në vitin 1997. Por Macron synon ta zgjerojë mundësinë dhe përfitimet e shërbimit ushtarak vullnetar, për të nxitur më shumë të rinj që duan të kontribuojnë në mbrojtjen kombëtare.

Aktualisht, dhjetë vende të BE-së kanë shërbim ushtarak të detyrueshëm (Austria, Qipro, Kroacia, Estonia, Finlanda, Greqia, Letonia, Lituania, Danimarka dhe Suedia), ndërsa vende si Gjermania, Belgjika dhe Polonia kanë rihapur debatin për rikthimin e tij.

Në Francë, Macron ka nisur më parë “Shërbimin Kombëtar Universal” (SNU), një formë shërbimi civil “për të shërbyer atdheun”, që ka pasur sukses të kufizuar për shkak të paqartësive mbi natyrën dhe qëllimin e tij.

Të dielën, Macron mund të flasë më qartë për një rilançim të fuqishëm të shërbimit ushtarak për të rinjtë, si dhe për forcat e armatosura në përgjithësi – një objektiv ambicioz, por i vështirë për t’u arritur duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë politike (qeveria nuk ka shumicë në parlament) dhe krizën financiare që po kalon Franca. m.p.

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

By: el da
12 July 2025 at 19:45

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” të Shkodrës, kurse shkaqet mbeten ende të panjohura, teksa policia vendore ka nisur hetimet. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia pas hetimeve paraprake.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa do merret edhe dëshmia e të dëmtuarit. m.p.

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

By: el da
12 July 2025 at 19:39

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua se ministri i ri i Mbrojtjes, Andrej Belousov, i cili njihet edhe si njeri i afërt me Putinin ka përdorur avionë ushtarakë të llojit Iljushin-76 (me vlerë mbi 100 milionë dollarë), për të transportuar të dashurën e tij sekrete nëpër Rusi.

23-vjeçarja Marija Shalajeva nga Jekaterinburgu, ka postuar në rrjetet sociale video dhe foto ku tregon se është dërguar me avion ushtarak në një udhëtim fundjave në Rostov mbi Don, aty ku ndodhet edhe selia kryesore e Forcave të Armatosura ruse.

Në postimet e saj, tashmë të fshira, biondja simpatike shkruan se ka udhëtuar në një aeroport të mbyllur për civilët, dhe se i dashuri i saj “nga Kremlini” i kishte organizuar një trajtim për manikyr atje.

“Kush thotë se avionët nuk fluturojnë në Rostov? Fluturojnë, por jo për të gjithë. Gjithsesi, ja ku jam prapë në Rostov. Nuk mund ta lë”, ka shkruar ajo.

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

By: Admin
12 July 2025 at 19:33

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do të ketë gjysmëfinale dhe finale për të vendosur fituesin e kampionatit.

Në anën tjetër, sistemi i “Final Four” do të mbetet, por pëson ndryshim rrënjësor. Kështu në përfundim të 36 javëve do të luhen 6 ndeshje në total. Skuadrave do u përgjysmohen pikët dhe secili prej tyre do të ketë nga tre ndeshje.

Dhe sërish si në dy edicionet e fundit, përmes “Final Four” do të vendoset fituesi i kampionatit dhe skuadrat që shkojnë në Europë. Sot ishte takimi i parë mes klubeve në FSHF dhe ky ishte përfundimi i tij./ D.C

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

By: el da
12 July 2025 at 19:23

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin, duke ia dhënë njerëzve të tij të besuar mundësinë për të bërë turizëm, shkruan A2 CNN. Pas përplasjes fizike me policët në Theth, ku ishte bashkë me kolegun Bardh Spahia, në mbështetje të banorëve, Boçi tha se opozita do përdorë çdo instrument për mbrojtjen e banorëve atje.

“Turizmi familjar ka marrë goditje përfundimtare. Siç shihet prishjet këtu janë selektive, policia dhe IKMT janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Banorët kanë ndërtuar në tokat e tyre, por kjo nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës i cili kërkon të rrëmbejë edhe këtë perle të natyrës siç ka bërë me të tjerat. Këtu nuk ka shtet, sepse të marrësh zvarrë banorët sepse kanë ndërtuar në tokat e tyre kanë bërë turizëm familjar këtij nuk i thonë shtet. Të gjithë drejtuesit e IKMT thonë një fjalë, kemi urdhër. Nga kush kane urdhër? Këtu sundon arroganca e një shteti që qeverisjen e kanë marrë nga bandat. Do të jemi këtu si opozitë me të gjitha mjetet tona për të reaguar. Thirrja ime është të bëhemi bashkë të gjithë burrat e malësisë për ta ndalur këtë valë terrori”, u shpreh Boçi.

“Siç e shikoni jemi në një terror të vërtetë të shtetit të Edi Ramës. Banorët nuk janë përballur ndonjëherë me pamje terrori të tillë. Si një besëprerë tipik Edi Rama pasi iu dha fjalën dhe u bëri thirrje të investonin emigrantët e kësaj treve, i dhunon sot dhe i hedh në lum investimet e tyre. Një hakmarrje primitive e tij për votën që nuk e mori kurrë të thethjanëve”, tha Spahia.

Prej disa ditësh situata në Theth është tensionuar pas nisjes së operacionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë. Banorët kundërshtojnë veprimet e shtetit, pasi thonë që nuk e kanë të mundur që të ndërtojnë me leje pasi u mungojnë certifikatat e pronësisë. m.p.

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

By: el da
12 July 2025 at 19:18

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri.

E reja, e cila jeton në Frashër të Përmetit, u pickua nga një gjarpër. Familjarët lajmëruan menjëherë ambulancën ndërsa menjëherë i injektuan ultracoten. Teksa u shoqërua me urgjencë në spitalin e Përmetit, spitali nuk dispononte antidot kundër helmimit.

Më pas 24-vjeçarja u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, por dhe atje spitali nuk kishte mjekimin duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e vajzës. Ajo është dërguar tashmë në spitalin e Traumës në kryeqytet ku dhe mori mjekimin e duhur ndërsa e reja rrezikonte që t’i pritej këmba me qëllim që të jetonte.

Në këtë sezon veror, rastet nga pickimi i gjarprit janë shtuar me ritme të shpejta ndërsa në spitalet e qyteteve të Shqipërisë nuk disponojnë mjekimet e duhura duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve. m.p.

Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

By: Admin
12 July 2025 at 19:12

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formulës 1, komentoi shkarkimin e Christian Hornerit, duke i hedhur benzinë zjarrit për çështjen e skandalit seksual, ku është përfshirë ish-menaxheri i Red Bullit.

Sipas “Telegraph”, Ecclestone madje e quajti ishdrejtuesin e ekipit austriak një “idiot”, teksa ndër të tjera deklaroi: “Situata në të cilin ai u përfshi 18 muaj më parë… epo, ai është një idiot. Një 50-vjeçar që mendonte se ishte 20 vjeç, mendonte se ishte fëmijë. Shpesh pyes veten, kur ndodhin situata të tilla, pse nëse vajza është kaq e shqetësuar për sjelljet e dikujt, ajo nuk thotë thjesht, ‘Hej, ndalo’”, deklaroi Ecclestone.

Horner udhëhoqi Red Bull Racing për gati 20 vjet, duke fituar gjashtë kampionate për konstruktorë dhe gjithashtu tetë për pilotë, në një epokë ku Red Bulli ka shkruar historinë në Formula 1. Por mbretërimi i Horner në krye të Red Bull, megjithatë, filloi të shkërmoqej shkurtin e kaluar, për shkak të disa problemeve shumë serioze.

Bota e Formulës 1 u gjend në qendër të një skandali që përfshinte ish-menaxherin e ekipit, Red Bull Racing, Christian Horner. 51-vjeçari u akuzua nga një punonjëse për ngacmim seksual dhe sjellje shtrënguese dhe kontrolluese, pas mesazheve të dyshuara me përmbajtje seksuale të dërguara nga drejtuesi britanik, i cili është i martuar me ishanëtaren e “Spice Girl”, Geri Halliwell.

Horner u lirua dy herë nga akuzat: së pari pas një hetimi të brendshëm të kryer nga një avokat, dhe më pas nga një proces i veçantë ligjor që hodhi poshtë ankesën e punonjëses së ekipit austriak. Horner që atëherë i ka mohuar me vendosmëri akuzat, në qendër të të cilave e gjeti veten, por kjo situatë si dhe rezultatet e munguara në pistë, me Red Bullin që ka pasur një rënie shumë të madhe, sollën edhe vendimin e ekipit austriak për të shkarkuar shefin e skuadrës./ D.C

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

By: el da
12 July 2025 at 19:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth 18 vite pa u përfshirë në këtë sport.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji ka treguar sesi i ka kaluar ditët në izolim ndërsa tregon se përgjatë 9 muajve, ai ka bërë shokë shumë të mirë. Ndër të tjera ai tregon se qëndrimi i partive të vogla ka qenë unikal dhe se dënimi i tij politik dhe pa ligj tregon se shoqëria është në rrezik.

Ervin Salianji: Në burg të mungon liria, je i detyruar që të rrish në një vend të caktuar për shumë kohë. Unë vlerësoj investimin e familjarëve te unë, të miqve etj. Luajta futboll atje, pasi nuk kisha luajtur për 18 vite. Lagështia ishte e madhe aty. Bëra shumë miq në burg. Kam ndarë ambiente me njerëz, që preuzumohen të pafajshëm. Miqësi kam krijuar, se rrija në të njëjtën ambient dhe të dënuarit nuk duhen parë si dele të zeza, por janë njerëz që dënohen e rehabilitohen, s’janë njerëz me brirë.

S’po flas për monstra që mund të kenë bërë monstruozitete, por për njerëz, që kanë hallet e tyre dhe janë aty për shkak të problemeve të tyre personale, që mund të jenë dhe gabime jete. Më vjen mirë që shumica e mediave kanë qenë pro meje. Drejtuesit e partive të vogla kanë mbajtur qëndrim unik. Shoqëria duhet ta vlerësojë situatën time, sepse nëse dënohet një politikan pa ligj, në risk është kushdo tjetër. U detyrua të dalë Rama që të mbrojë dënimin tim. m.p.

Befasi në Madrid, Vinicius del në shitje! Zbulohet shifra që kërkon Perez

By: el da
12 July 2025 at 18:51

Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, kishte dyshime për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid, klubi madrilen duke parë perfomancat e fundit të brazilianit, ka marrë një vendim të bujshëm.

Nëse vjen një ofertë deri në 150 milionë euro, Vinicius Junior mund të largohet nga Madridi. Performanca e anësorit brazilian ka rënë ndjeshëm dhe lidhja e tij me yllin kryesor të sulmit, Kylian Mbappe, nuk ka shkuar siç pritej.

Në anën tjetër, Xabi Alonso nuk e mendon të pazëvendësushëm Vinicius Junior. Madje, dyshja Mbappe-Gonzalo Garcia po fiton terren në stërvitje, duke e lënë brazilianin në një rol dytësor. Trajneri bask e ka bërë të qartë se është “fans” i madh i meritokracisë në ekip dhe Vinicius Junior nuk do bëjë përjashtim nga rregulli i tij kryesor: kush e meriton, do luajë.

Deri tani interes për Vinicius Junior ka pasur vetëm nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë 150 milionë euro, mbase dhe më shumë, por 24-vjeçari vëshitrë të pranojë të “mbyllë” karrierën në Europë kaq shpejt. m.p.

Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë… taksat

By: el da
12 July 2025 at 18:44

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së.

Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi një tarifë të re prej 25% për importet e automjeteve dhe pjesëve të tyre në prill, shumë shpejt, sytë u kthyen nga Gjermania si vendi i bllokut europian me humbjet më të mëdha.

Sipas organizatës kërkimore Bruegel me seli në Bruksel, tarifat mund t`i kushtojnë asaj 0.4% të GDP-së në periudhën afatgjatë.

BE-ja ka nxituar të punojë drejt një marrëveshjeje tregtare me Uashingtonin, mes raporteve se tarifat farmaceutike mund të mbërrijnë deri në nivelin shokues 200%. Teksa pritet një ujdi mes dy palëve, detaje të reja kanë dalë në dritë, të cilat mund ta vendosin Irlandën, Danimarkën dhe Belgjikën, si dhe vende të tjera, në shënjestër nëse shënjestra e radhës së Washingtonit do të jetë sektori farmaceutik.

Ndikimi i përgjithshëm në ekonominë evropiane do të varet nga norma aktuale e tarifës që vendos SHBA dhe përgjigja e BE-së, por goditja nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Sipas Bruegel, ekonomia e BE-së si e terë po përballet me pasoja të rëndësishme, por të menaxhueshme makroekonomike. Produktet farmaceutike përbëjnë 15% të eksporteve të mallrave të BE-së në SHBA.

Pas tyre vjen sektori i automjeteve. Ky i fundit është për momentin më i cënueshmi drejtpërdrejtë nga masat tregtare të Trumpit. Ekonomia gjermane mbështetet shumë në këtë sector. Sipas Andreë Hunter, Drejtor i Asociuar dhe Ekonomist i Lartë në Moody’s Ratings. Ne presim që rritja e GDP-së së saj të fillojë rënien në tremujorin e dytë dhe të tretë”, theksoi ai. m.p.

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

By: el da
12 July 2025 at 17:55

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me fqinjen 25-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij)”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore. m.p.

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

By: el da
12 July 2025 at 17:42

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë.

Mësohet se Shkëlqim Xhahu u ndalua nga efektivët në rrugën “Bardhyl”, teksa po transportonte mallrat për te tregu i shumicës, në rrugën “5 Maji”. Vlera e veshjeve kryesisht sportive arrinte vlerën 40.000 euro, teksa veshjet ishin vendosur në qese të mëdha të zeza dhe të mbyllura me ngjitës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. m.p.

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

By: el da
12 July 2025 at 17:32

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri i Financave, Petrit Malja, ministrja e bujqësisë Anila Denaj dhe drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj kanë zbritur në terren.

Me qëllim garantimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale, zyrtarët e qeverisë lajmërojnë se nga java e ardhshme asnjë produkt I tillë nuk do të lejohet teksa do të arrijë deri në sekuestrimin e tij.

Siguria ushqimore, formalizimi dhe mbledhja e të ardhurave janë prioritetet e qeverisë në këtë fushatë ndërgjegjësuese. m.p.

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

By: el da
12 July 2025 at 17:20

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga Adriatik Lapaj në Tiranë.

Shabani tha në një intervistë televizive se një prej kandidatëve të listës së mbyllur, i cili është edhe i afërmi i tij, ka qenë i qefmbetur me Adriatik Lapajn dhe kërkoi nga KQZ njohjen me nënshkrimin e firmosur për dhënien e dorëheqjes për kandidatët e listës së mbyllur.

Sipas Shabanit, kandidati në fjalë, Zeqir Kordhoni, është kandiduar në listë të hapur nga Nisma Thurrje, por “Shqipëria Bëhet” e ka vendosur në listë të mbyllur për shkak se e ka zëvendësuar me një grua për kuotën gjinore.

“Në marrëveshje ne kemi rënë dakord më 1 mars, sidomos dhe në Tiranë, që listën e mbyllur ta garantojnë të dyja palët. Pra, secili të çojë listat e veta për ata që janë kandidatë fiktivë. Ne kemi kërkuar që i dyti, i pesti dhe i 12-ti të jenë nga Nisma Thurrje. Aty ka pasur një teknikalitet, listat janë dorëzuar të mërkurën. Ne si Nismë kemi pasur 40 kandidatë, ia kemi nisur emrat “Shqipëria Bëhet” pasi duhet t’i firmosnin, sepse ata kishin të drejtën të dorëzonin listat si partia kryesuese e koalicionit.

Zeqiri është aktivist i Nismës, ka organizuar takime në këto zgjedhje, ka shpërndarë fletëpalosje dhe ka qenë aktivist. Ka dashur të dalë në listë të hapur të garojë. Se si përfundoi në listë të mbyllur i kërkova stafit tim një dosje të aplikimit të Zeqirit dhe kush ka qenë rrjedha.

Ne nuk e kemi çuar në listë të mbyllur, e kemi çuar në listë të hapur. Ngaqë kishte shumë gra në listë të mbyllur, stafi i “Shqipëria Bëhet” e ka hequr Zeqirin dhe e ka vendosur në listë të mbyllur. Por nuk e kemi çuar ne në listë të mbyllur. Stafit të “Shqipëria Bëhet” i është dashur një burrë dhe e kanë vendosur në listë të mbyllur.”- tha Shabani.

Shabani tha se tensionet brenda koalicionit u krijuan pas deklaratës së Adriatik Lapajt se do të lërë mandatin nëse koalicioni në zgjedhje siguron vetëm një vend në parlament.

Ai thekson se Zeqir Kordhoni, pasi u mërzit me Lapajn mbi mosmbajtjen e fjalës, ndërmori kërkesën në KQZ. Megjithatë Shabani shton se qëndrimi i Nismës Thurrje është që të njihen sa më shpejt nga KQZ dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur që është Adriatik Lapaj.

“Adriatiku ka thënë se nëse do të marrë një mandat koalicioni, atëherë mandatin do ta marrë jo ai, por më i votuari pas tij. Kjo ka krijuar tension mes aktivistëve. Kuptoj dhe nga “Shqipëria Bëhet” ka krijuar tension.

Te Nisma Thurrje është krijuar një tension sepse është dukur që ne po e mbajmë fjalën për dorëheqjet, por ky po tërhiqet nga deklarata e vetë. Kjo ka krijuar këtë tension me Zeqirin. Zeqiri nuk ka pretendime, e para është në fund të listës.

Mandatin sot e ka Ana Dajko e listës së mbyllur nga “Shqipëria Bëhet”. Kandidatët kanë konfirmuar dorëheqjen. Unë dje i kam kërkuar KQZ që të njohë dorëheqjet dhe të mos e vonojë procesin. KQZ të kalojë te lista e hapur dhe t’ia japë mandatin Adriatik Lapajt. Ky është qëndrimi ynë.

“Unë fola në telefon me Zeqirin dhe më tha: Unë jam burrë dhe jo politikan. La të kuptoj që ju politikanët thoni dhe i ndryshoni gjërat, burrat kur e japin fjalën, e mbajnë”, tha ai. m.p.

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

By: el da
12 July 2025 at 17:15

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte “në dorë” sulmuesin Erling Haaland, por humbi shansin ta blinte.

Ishte viti 2017 kur Gerland punonte si trajner i dytë i skuadrës bavareze. Haaland atë vit mund të transferohej nga Molde për 2,8 mln euro. Bayern refuzoi.

“Erling negocioi në Mynih. Ai kërkoi një pagë prej 10 deri në 15 mijë eurosh në muaj. Drejtuesve bavarezë iu duk shumë për një lojtar ende të pazhvilluar”. Eh, sa janë penduar sot! m.p.

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

By: el da
12 July 2025 at 17:07

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij, e ardhmja ishte e sigurtë në Shqipëri, pasi turistët e huaj po gëlonin maleve fushave dhe deteve.

Në fakt ardhja e turistëve ishte diçka e dukshme, dhe kjo gjë ndikoi edhe tek disa persona që vërtet lanë emigracionin për të investuar në tokën e prindërve.

I tillë ishte edhe Klodian Harusha, i cili braktisi endrrën për futbollin, për të investuar kursimet minimale në Theth. Por aksioni i IKMT për shembjen e objekteve, i preu krahët të riut.

“Kam investuar këtu. Kam qënë emigrant. Kam luajtur si futbollist në Itali për 6 vite. U ktheva me idenë se ka të ardhme dhe këtu por fatkeqësisht më duket nuk ka. Kam ardhur me rreth 7 mijë euro të kursyera. U ktheva me fjalën e kryeministrit sepse tha kthehuni të rinjtë e investoni në tokat e të parëve tuaj. Unë u ktheva. Jam munduar me krijuar një jetesë në vete. Kjo këtu ka 1 vit që pikon është me nipt e çdo gjë”, tha Klodian Harusha.

Si një i ri i rritur jashtë vendit, Klodiani ishte i përgjegjshëm se për të ndërtuar duhet të merrte leje. Por ai shpejgon ping-pongun e përjetuar nga institucionet vendore në Shkodër.

“Jam sorollat në bashki, asnjë informacion për paketën e maleve. Më ka nxjerrë edhe jashtë në bashki duke më thënë shko kërko kund tjetër informacion. Kryeministri tha vjet e kemi miratuar paketën e maleve. Unë bëra diçka druri e cila mund të çmontohet për 2 orë. Kanë ardhur më kanë vendosur 58 mijë euro gjobë e më thanë do shembet bashkë me lokalin që ka 2 vite me nipt e çdo gjë”, shtoi banori i Thethit, Klodiani.

Investimi i tij tashmë është pjesë e procesit të shembjes, por humbjet e pësuara dhe borxhi mbi supe i kalon 90 mijë euro.

“Është ndërtesë 1 kat e gjysëm dhe është vënë gjobë e tillë. Jam i zhgënjyer kam ardhur me kriju një jetë këtu, sot jam 95 mijë euro borxh e nuk di nga të ia nisi. Jam munduar me investu në tokën time, kisha dasht një rrugë zgjidhje”, theksoi Harusha.

Klodiani tregon se vendimi i kryeministrit për të prishur objektet në Theth do ta detyrojë 23-vjeçarin të emigrojë sërish. m.p.

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

By: el da
12 July 2025 at 16:54

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës.

Mjetet janë përplasur ‘kokë me kokë’, por fatmirësisht pa dëme në jet njerzish.

Një nga mjetet ka dalë nga rruga në trotuar, ku ka dëmtuar një pemë pishe, aty ku ka edhe dyqane. Por për fat të mirë s’ka pasur persona të lënduar.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa policia vendore nisi hetimet për rrethanat dhe shkaqet, duke pyetur të dy drejtuesit e mjeteve. m.p.

Vlorë, policia aksion për parkimet e gabuara, largon mjetet me karrotrec

By: el da
12 July 2025 at 16:45

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundraligjshme, ose kundravajtje, në kuadër edhe të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Drejtuesi u Policisë së Vlorës, Elidon Çela, tha për Report Tv se nuk do të ketë më asnjë tolerim, por vetëm masa administrative.

Përveç masës administrative të heqjes së mjetit me karrotrec, do ketë edhe ndjekje penale për drejtuesit e mjeteve që bllokojnë qarkullimin e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve.

Prej ditësh Policia e Vlorës po vijon aksionin për lirimin e rrugëve nga parkimet e gabuara të shoferëve, duke i shoqëruar me gjoba dhe bllokim mjeti. m.p.

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës armët e para me rreze

By: el da
12 July 2025 at 16:37

Ukraina do të marrë grupin e parë të sistemeve të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania në fund të korrikut, ka deklaruar Gjeneralmajori Christian Freuding, shef i stafit të mbështetjes speciale për Ukrainën në Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë.

Freuding theksoi se situata në terren për Ukrainën mbetet “ushtarakisht e tensionuar” dhe se forcat ruse “po përpiqen të marrin iniciativën prej disa javësh, në mos muaj”.

Ai shtoi se gjendja në hapësirën ajrore të Ukrainës, veçanërisht mbi qytetet e mëdha, është përkeqësuar ndjeshëm në javët e fundit.

“Ne kemi nevojë për sisteme armësh të afta të arrijnë thellë në territorin rus, sisteme që mund të godasin depot, postet komanduese, fushat ajrore dhe avionët… Në numër të madh, disa qindra njësi ose më shumë”, tha gjenerali. Ai shtoi se aftësi të tilla do të forconin ndjeshëm mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe shtrirjen operacionale në javët dhe muajt në vijim.

Gjermania, sipas tij, është e gatshme të ofrojë këto sisteme të tilla armësh. Dorëzimi është pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar në fund të majit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe industrisë gjermane të mbrojtjes, e cila është iniciuar dhe financuar nga Berlini.

Ai tha gjithashtu se Gjermania po koordinohet ngushtë me partnerët e saj për të furnizuar Ukrainën me sisteme të reja të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

Bisedimet janë duke vazhduar rreth transferimit të mundshëm të një ose dy baterive Patriot, të cilat Gjermania do t’i blinte nga Shtetet e Bashkuara. m.p.

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

By: el da
12 July 2025 at 16:24

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Fatjon Fasho, ish-drejtor burgu, dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti, me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit. Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.

Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.

Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme. Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra, ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular. m.p.

❌
❌