Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Gazeta Fjala

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

By: el da
26 August 2025 at 22:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që po ecte në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, që ka qenë duke ecur në anë të rrugës, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. m.p.

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

By: el da
26 August 2025 at 22:47

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja.

Departamenti i Transportit bëri të ditur më 26 gusht se Kalifornia, Washingtoni dhe Neë Mexico rrezikojnë të humbasin rreth 50 milionë dollarë në fonde, nëse brenda 30 ditësh nuk përshtatin ligjet e tyre me standardet federale për aftësitë gjuhësore të drejtuesve të mjeteve të rënda.

Ligji federal amerikan kërkon që kandidatët për patentë të kamionëve të kalojnë një test me shkrim dhe të jenë në gjendje të identifikojnë në anglisht pjesët e automjeteve.

Megjithatë, ky standard ka ngjallur shqetësime tek shoferët që e kanë anglishten gjuhë të dytë.

Ky hap vjen pasi administrata ka ndërmarrë një sërë masash kundër shoferëve të huaj që nuk flasin anglisht. Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi pezullimin e menjëhershëm të vizave të punës për shoferët e kamionëve nga vende të tjera. m.p.

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

By: el da
26 August 2025 at 22:35

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit.

Yje të kinemasë, regjisorë europianë dhe aziatikë do të zbresin në lidon e famshme nga 27 gushti në një event ku nuk do të mungojnë dozat e tensioneve politike apo luftës në gaza…festivali 11 ditor, shënon fillimin e sezonit të çmimeve në kinematografi, ndërsa filmat që kanë pasur premierën e tyre në Venecia gjatë 4 viteve të fundit kanë marrë më shumë se 90 kandidatura për Oscar dhe kanë fituar gati 20 të tilla, shkruan A2 CNN.

Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried, ndërsa programi përfshin zhanre nga trillerat psikologjik tek dramat e dokumentarët.

Por kjo festë e kinemasë nuk mund të mos preket nga gjeopolitika. Një grup i përbërë nga personalite të të industrisë, i quajtur Venice4Palestine, i ka bërë thirrje festivalit të mbajë një qëndrim të forte ndaj luftës në Gaza, duke u kërkuar organizatorëve të promovojnë zërat palestinezë dhe të denoncojnë veprimet izraelite.

Thirrja është nënshkruar nga më shumë se 1500 persona, përfshirë regjisorë, të tillë si Ken Loach dhe Matteo Garrone dhe po ashtu aktorë. Politika ndërkombëtare dhe intrigat globale do të dominojnë edhe mes prodhimeve në garë të edicionit të 82 të festivalit më të vjetër të filmit në botë.

Regjisorja Kathryn Bigelow do të shfaqë për herë të parë trillerin bërthamor “shtëpia e dinamitit’, në Lido, ndërsa Olivier Assayas do të prezantojë “Magjistarin e Kremlinit”, që tregon ngjitjen drejt pushtetit të Vladimir Putinit.

Presidenti rus do të portretizohet nga Jude Law. Për çmimin e shumëlakmuar të luanit të artë do të garojë gjithashtu Guillermodel Toro me një version të ri të Frankenstein dhe Noah Baumbach me komedinë dramtike, “Jay Kelly”. Film tjetër i shumëpritur është “la grazia’e paolo sorrentinos”, i cili do të çelë festivalin. m.p.

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

By: el da
26 August 2025 at 22:27

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian është zbuluar në faqen e internetit të një agjencie pasurish në Argjentinë, që reklamonte një shtëpi për shitje.

Bëhet fjalë për veprën “Portreti i një gruaje” (Contessa Colleoni) nga piktori barok Giuseppe Ghislandi, i njohur edhe si Fra’ Galgario. Piktura shfaqet e varur mbi një divan në dhomën e ndenjes së shtëpisë, në një qytet bregdetar pranë Buenos Aires.

Gazeta holandeze AD tha se pas një hetimi të gjatë, arriti të gjurmojë veprën e artit. Ky portret është pjesë e një databaze të arteve të humbura dhe sipas ministrisë holandeze të kulturës është ende i pazbuluar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Portreti i përkiste Jacques Goudstikker, një prej tregtarëve më të njohur të artit në Holandë, i cili iku nga vendi në maj 1940 për të shpëtuar nga nazistët, por vdiq tragjikisht gjatë udhëtimit drejt një zone të sigurt. Pas luftës, shumë vepra u gjetën dhe iu kthyen trashëgimtarëve, por ky portret nuk u identifikua kurrë.

Dokumentet e kohës tregojnë se piktura ka qenë në pronësi të Friedrich Kadgien, një zyrtar nazist, i cili më pas u zhvendos në Brazil dhe Argjentinë, ku ndërtoi familjen dhe biznesin e tij. Kadgien vdiq në vitin 1978.

Historia mori kthesë kur gazeta AD pa foton e portretit në faqen e një agjencie imobiliare që po shiste shtëpinë e Kadgien në Argjentinë. Ekspertët e artit thonë se piktura është origjinali i humbur, por për konfirmim të plotë duhet ekzaminimi direkt i veprës.

Kjo zbulim është një hap i rëndësishëm në historinë e artit të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore. m.p.

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

By: el da
26 August 2025 at 22:12

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit. m.p.

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

By: el da
26 August 2025 at 22:04

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës së Bërnlit në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. m.p.

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

By: el da
26 August 2025 at 21:52

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin rrethues të një banese në Fushë Kuqe.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja në dukje të vjetra si dhe porta e murit rrethues të banesës është dëmtuar lehtë.

Nuk dihet ende kush është autori i ngjarjes as motivi përse ka vendosur lëndën plasëse në banesën e shtetasit M.D., në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. m.p.

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

By: el da
26 August 2025 at 21:44

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord prej 34.6 tonë kokainë.

Operacioni u zhvillua në ujrat e Oqeanit Paqësor dhe Detin e Karaibeve gjatë dy mujve të fundit. Megaoperacioni është kryer nga anija patrulluese “Hamilton”, të cilët gjatë kësaj periudhe hetimore kanë kapur dhjetëra skafe, motobarka të shpejta dhe anije të vogla me të cilën kryej transportimi i drogës për ta futur drejt SJBA-së.

Vlera në treg e drogës së sekuestruar kap shifrën e mbi 473 milionë dollarëve amerikanë. Gazetari Flamur Vezaj ka ndarë foto nga megaoperacioni ku shkruan se “sipas autoriteteve amerikane, kjo sasi përfaqëson 23 milionë doza vdekjeprurëse, mjaftueshëm për të vrarë gjithë popullsinë e shtetit të Floridës”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ngarkesa është e lidhur me kartelët e drogës nga Venezuela.

Ky është një ndër operacionet më të suksesshme të forcave amerikane kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj rrjeteve të trafikut të drogës. m.p.

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

By: el da
26 August 2025 at 21:33

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re.

Stilistja prej vitesh është në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj. Asaj i atribuohen shumë ndërhyrje estetike, të cilat shpesh e kanë bërë të duket e ndryshuar deri në atë pikë sa të mos njihej më, duke e vendosur jo rrallë në shënjestër të komenteve negative.

Megjithatë, Donatella ka pranuar publikisht vetëm përdorimin e botoksit. Së fundmi, ajo publikoi një foto që i befasoi të gjithë. Ajo pozon me një fustan të bardhë me shkëlqim, ndërsa fytyra e saj është në qendër të vëmendjes.

Vërehet qartë se buza e sipërme i duket më e hollë se zakonisht, ndërsa faqet duken ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim më parë. m.p.

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

By: el da
26 August 2025 at 21:26

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza.

Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte me komentet e bëra dje, në të cilat tha se do të shohim një “përfundim përfundimtar” të luftës në Gaza brenda dy ose tre javësh, ai përgjigjet: “Nuk ka një ‘përfundim përfundimtar’, lufta ka vazhduar për një kohë të gjatë”.

“Nuk ka asgjë përfundimtare, por shpresojmë se do t’i zgjidhim gjërat shumë shpejt në lidhje me Gazën dhe gjithashtu me Ukrainën e Rusinë”, vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se dje, presidenti amerikan sugjeroi që lufta e Izraelit në Gaza mund të ketë një “fund përfundimtar” brenda disa javësh, ndërsa zemërimi u rrit për shkak të sulmeve në spitalin Nasser.

Kur u pyet për sulmin, Trump tha: “Nuk jam i kënaqur me të. Nuk dua ta shoh.” m.p.

Zv.kancelari gjerman: Mbështetja jonë për Ukrainën nuk lëkundet

By: el da
26 August 2025 at 20:55

Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania do të ndajë miliarda euro për Ukrainën edhe këtë vit dhe vitin tjetër.

Vizita nuk u njoftua për arsye sigurie. Ministri gjerman i Financave dhe zëvendëskancelari, socialemokrati Lars Klingbeil mbërriti në Kiev me tren special të hënën në mëngjes në orën gjashtë e gjysmë. Në fillim të kësaj jave, qeveria gjermane dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë në lidhje me politikën e saj ndaj Ukrainës – se do t’u ofrojë mbështetje të plotë ukrainasve që janë nën presion nga Rusia dhe do t’u tregojë atyre se interesi gjerman dhe evropian është i madh. Megjithëse ka ende më shumë çështje të pazgjidhura sesa të zgjidhura.

Socialdemokratët kanë heshtur për një kohë të gjatë

Për Lars Klingbeil, kjo ishte një mundësi për të treguar se edhe socialdemokratët në pushtet, mbështesin kursin e politikës së jashtme të Kancelarit konservator Friedrich Merz. Konkretisht, javët e kaluara janë shënuar nga vizita dhe iniciativa nga kreu i qeverisë.

Pika kulmore ishte vizita e Merz te Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët ndoqën takimin midis Presidentit të Ukrainës Zelenski dhe Trump. Pak u dëgjua nga ministrat socialdemokratë në ato ditë.

Klingbeil: “Dinamika të jashtëzakonshme”

Pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Serhiy Marchenko, Klingbeil theksoi se Gjermania i qëndron kërkesave të saj: një armëpushim i qëndrueshëm, me garanci të qarta sigurie për Ukrainën përpara se të pranojë ndonjë marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin.

Klingbeil ishte për herë të fundit në Ukrainë në vitin 2023. Në atë kohë, ai nuk ishte anëtar i qeverisë së atëhershme të përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP).

Tani ai thotë: “Ishte një përparësi personale për mua të vija këtu në Ukrainë, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave. Isha këtu më parë si kryetar partie dy vjet më parë, por tani po vij në një kapacitet të ri. Dhe kjo po ndodh pikërisht në një kohë kur ka dinamikë të madhe dhe diskutime të shumta në hapësirën politike, që nuk ishte planifikuar.” Dhe sigurisht, ai shtoi menjëherë se udhëtimi i tij është dakorduar me Kancelarin Merz. m.p.

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

By: el da
26 August 2025 at 20:44

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros.

Erërat e forta në zonë e bënë më të vështirë vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa që prej mëngjesit të sotëm 4 helikopterë janë vendosur në gadishmëri për shuarjen e zjarrit.

E ndërsa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, një tjetër helikopter është dërguar në vendngjarje me qëllim izolimin sa më parë të flakëve si dhe 6 mjete zjarrfikëse. Deri më tani nuk është raportuar për rrezik për banesat e ndodhura në afërsi të vatrës së zjarrit. m.p.

KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

By: el da
26 August 2025 at 20:44

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të miratohen nga Komisioni Rregullator më datë 28 Gusht.

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator do të konfirmohet numri i votave dhe i mandateve për çdo subjekt e zonë zgjedhore si dhe rang vendi.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër.

Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme. m.p.

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

By: el da
26 August 2025 at 20:33

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike.

Dhe Saliu është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin. Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë.

Po kush ia vërteton manipulimin. Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

Po pse e bën? Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

Komedi. Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu?

Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti.

Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socisliste rrëzohen për katër muaj.

Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri?

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

By: el da
26 August 2025 at 20:29

Liverpool është padyshim “mbreti” i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe një goditje të fundit.

Prej kohësh, Liverpool po tenton transferimin e Alexander Isak nga Newcastle, por ofertat e kampionit në fuqi të Anglisë janë refuzuar vazhdimisht nga “Qymyrxhinjtë”.

“Daily Mail” raporton se Liverpool po përgatit një ofertë të fundit për sulmuesin suedez, e cila duket e vështirë të refuzohet nga Newcastle. Bëhet fjalë për 139 milionë euro, një shifër padyshim rekord jo vetëm për Newcastle, po për gjithë historinë e Premier League.

Liverpool ka arritur që më parë marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale, tani mbetet vetëm të gjejë gjuhën e përbashkët me Newcastle. Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos dhe vetë sulmuesi ka vendosur të luajë vetëm për Liverpool dhe asnjë klub tjetër, Newcastle është e detyruar të pranojë ofertën rekord nga të kuqtë. m.p.

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

By: el da
26 August 2025 at 20:11

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr.

Përmes një njoftimi, Kapiteneria e Portit Sarandë bëri të ditur se grupi i turistëve përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Po ashtu, në njoftim, Kapiteneria e Portit Sarandë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta. m.p.

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

By: el da
26 August 2025 at 19:51

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se kishte vepruar nën ndikimin e substancave narkotike, të cilat i kishte blerë vetëm disa minuta para se të kryente aktin e rëndë.

Hetimet nisën pas dëshmisë së gruas së abuzuar dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë rrugës ku kishte kaluar autori. Këto prova kanë ndihmuar autoritetet të identifikojnë dhe të lokalizojnë të dyshuarin.

26-vjeçari, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, u ndalua pranë stacionit Termini në Romë.

Ai u identifikua nga karabinierët falë veshjeve që kishte në momentin e ngjarjes; një palë këpucë dhe një kapele. 26-vjeçari u identifikua gjithashtu edhe nga e abuzuara.

I riu përballet tani me akuzat për përdhunim dhe grabitje. m.p.

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

By: el da
26 August 2025 at 19:42

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një dem që peshon rreth 700 kilogramë.

Manuel Maria Trindade ishte pjesë e një shfaqjeje tradicionale portugeze, kur vendosi të përballej me kafshën. Sipas raportimeve nga mediat lokale dhe ndërkombëtare, ai iu afrua demit dhe tentoi ta kontrollonte duke e kapur nga brirët, një manovër e rrezikshme.

Por demi reagoi me dhunë, duke u përplasur me shpejtësi mbi të riun, e duke e hedhur në ajër për ta përplasur më pas me forcë në murin anësor të arenës.

Trindade mbeti i shtrirë pa ndjenja, ndërsa spektatorët mbetën të shokuar.

Ndihma e parë, 22-vjeçarit iu dha në vendngjarje, përpara se ai të dërgohej me urgjencë në spital. Aty u vendos në koma artificiale, por fatkeqësisht ndërroi jetë brenda 24 orëve, si pasojë e dëmtimeve të parikuperueshme në tru.

Tragjedia nuk përfundoi me kaq. Një tjetër viktimë u shënua nga radhët e publikut. Një 73-vjeçar, i cili po ndiqte ngjarjen nga shkallët e arenës, humbi jetën pasi pësoi atak, dyshohet nga shoku emocional i momentit. m.p.

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

By: el da
26 August 2025 at 19:35

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të lejohet më të shitet apo të përdoret nga sallonet profesionale në të gjithë vendet e BE.

Ky përbërës ndihmonte që manikyri të thahej shpejt dhe të qëndronte gjatë, por është zbuluar se është i dëmshëm për shëndetin dhe është klasifikuar si substancë e rrezikshme.

Ky vendim është marrë nga Bashkimi Evropian dhe ka hyrë në fuqi pas publikimit të rregullores “Omnibus VII” në maj 2025. Tani, të gjitha produktet që përmbajnë TPO duhet të hiqen nga tregu dhe nuk mund të përdoren më, edhe nëse ndodhen ende në sallonet e bukurisë.

Edhe pse TPO ka qenë një nga përbërësit më të preferuar për manikyrët gjysmë të përhershëm për shkak të rezultateve të shkëlqyera që jepte, rreziku që sjell për shëndetin është shumë i madh.

Prandaj është marrë ky vendim i prerë: nuk do të ketë më prodhim, shitje apo përdorim të produkteve që e përmbajnë atë. m.p.

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

By: el da
26 August 2025 at 19:25

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, Gonxhe Bojaxhiu u bë simbol i dashurisë, sakrificës dhe përkushtimit për më të varfrit e më të braktisurit. E njohur në mbarë botën si “Nënë Tereza e Kalkutës”, ajo themeloi Urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë dhe kaloi jetën në shërbim të njerëzve në nevojë, duke u bërë një zë i fortë i dashurisë pa kushte.

Fjalët e saj që prekin zemrën: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Shenjtorja shqiptare është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes ndër vite, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe Çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 1979.

Më 19 tetor 2003, ajo u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e Shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Shenjtorja fliste rrjedhshëm pesë gjuhë, bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindu.

Në kulmin e Rrethimit të Beirutit në 1982, Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital të linjës së përparme duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm midis ushtrisë izraelite dhe guerileve palestinezë. Në vitin 1991 ajo u kthye në Shqipëri për herë të parë, duke hapur një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë. Deri në vitin 1996, Tereza ka operuar 517 misione në mbi 100 vende. m.p.

❌
❌