Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Opinion.al

Zjarri në Kurbin aktiv prej një jave, procedohet për zjarrvënie një 72-vjeçar

By: b b
26 July 2025 at 13:25

Një 72-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës. Sipas uniformave blu ai ka ndezur një zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit më 19 korrik.

Vatra vijon të jetë aktive dhe është përhapur në zonat përreth duke rrezikuar banesat dhe pyjet në Mat e Mirditë.

Sipas hetimeve të policisë dyshohet se ai e ka ndezur zjarrin për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të zonës.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë identifikimi, kapja dhe procedimi penal i shtetasit Gj. Gj., 72 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të tjerë të zonës, ka ndezur zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit, më datë 19.07.2025. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në zonat përreth, duke rrezikuar banesat dhe pyjet në territorin e Matit dhe Mirditës.

Gjithashtu, ai dyshohet si autor i zjarrvënies së qëllimshme edhe më datë 25.07.2025, në të njëjtën zonë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo veprimtarie të paligjshme që dëmtojnë pasuritë natyrore dhe rrezikojnë jetën e banorëve.

Korçë/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet marokeni

By: b b
26 July 2025 at 13:18

Një 24-vjeçar me shtetësi marokene është arrestuar nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, pasi u kap në tentativë për të ndihmuar tre shtetas të tjerë që të kalonin ilegalisht kufirin nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

Policia njofton se 24-vjeçari Omar Chouati, kishte planifikuar të ndihmonte tre emigrantë të paligjshëm në kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pagesa”.

Organizonte dhe zhvillonte veprimtarinë e dhënies ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës – vihet në pranga 24-vjeçari maroken.

24-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Qytezë, Devoll, duke shoqëruar dy shtetas të tjerë marokenë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe me Prokurorinë e Korçës, bazuar në informacionet policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pagesa”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi maroken:

O. Ch., 24 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë marokenë, ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri nëpërmjet kufirit tokësor me

Greqinë dhe më pas për t’u larguar drejt vendeve të BE-së, nëpërmjet Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit arreston një 64-vjeçar, dyshohet autor i zjarrvënies në Frakull

By: b b
26 July 2025 at 12:53

Policia e Fierit ka arrestuar një 64-vjeçar, pasi dyshohet se është autor i zjarrvëvënies në fshatin e Frakullit.

Sipas njoftimit të bluve, dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, por flakët u përhapën dhe u dogjën 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrëvënies në fshatin Frakull të Vogël.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimit për vatër zjarri në fshatin Frakull e Vogël, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 64 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël.

Nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, janë djegur 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre me qëllim apo nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Rusia nis sulme “masive” gjatë natës ndaj Dnjeprit dhe Harkivit

By: b b
26 July 2025 at 12:45

Forcat ruse nisën një sulm në shkallë të gjerë gjatë natës ndaj rajoneve Dnipropetrovsk dhe Harkiv të Ukrainës, duke shkaktuar disa të vdekur dhe të plagosur, si dhe dëme të mëdha.

Në rajonin e Dnipropetrovskut, sulmet goditën qytetin Dnjepër dhe zonat përreth me raketa, dronë dhe bomba të drejtuara.

Sipas Serhiy Lysak, kreut të administratës ushtarake rajonale, sulmi “masiv” vrau një burrë dhe plagosi një grua në qytetin e Dnjeprit. Goditje të drejtpërdrejta pati edhe në ndërtesa të banimit shumëkatëshe, ndërmarrje industriale dhe parkingje, duke shkaktuar zjarre të mëdha.

Në distriktin e Dnjeprit, zjarre shpërthyen në një qendër tregtare, në ndërmarrje të ndryshme dhe në zona me bar të thatë, duke rezultuar në një viktimë shtesë dhe katër të plagosur të tjerë.

Forcat ruse gjithashtu bombarduan komunitetin Pokrovske, duke shkaktuar zjarre të tjera.

Ushtria e Ukrainës bëri të ditur se mbrojtja ajrore rrëzoi shtatë raketa dhe 26 dronë gjatë sulmit.

Harkivi gjithashtu ra nën bombardime që zgjatën gati tre orë, me mbi 20 goditje, sipas kryetarit të Harkivit, Ihor Terekhov.

Shtatë zjarre të mëdha shpërthyen në distriktin Kiev të qytetit. Shërbimet emergjente raportuan për pesë persona të plagosur, përfshirë tre zjarrfikës që u lënduan nga një sulm i dytë ndërsa reagonin ndaj pasojave të të parit. Ekipet e zjarrfikësve arritën të shpëtonin gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, përpara se tre automjete të tyre të shkatërroheshin.

Përtej kufirit, guvernatori në detyrë i rajonit rus të Rostovit, Yury Slyusar, tha se dy persona humbën jetën pasi një sulm me dron shkaktoi zjarr në një automjet.

Ndërkohë, në orët e para të 26 korrikut, një sulm me dron goditi qytetin rus të Stavropolit. Banorët lokalë raportuan dëgjimin e disa shpërthimeve të fuqishme. Objektivi duket se ishte fabrika e mbrojtjes Signal, një impiant që prodhon sisteme të luftës elektronike për avionë dhe forcat tokësore.

Sulmet ndodhën një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se vendi i tij kishte siguruar financim për tre sisteme mbrojtëse raketore Patriot dhe po negocion për edhe shtatë të tjera, pas një marrëveshjeje të re që u mundëson aleatëve evropianë të blejnë armë amerikane për Kievin.

Ky njoftim u bë dy javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje për luftën ose për të përballuar tarifa të larta, dhe shprehu qëllimin për ta furnizuar Ukrainën me armë mbrojtëse shtesë përmes partnerëve evropianë.

Sipas Zelenskyt, Gjermania dhe Norvegjia kanë premtuar secila nga një sistem Patriot, dhe bisedimet me Holandën janë duke vazhduar. Për më tepër, Kievi dhe Uashingtoni kanë rënë dakord për një marrëveshje – e vlerësuar ndërmjet 10 dhe 30 miliardë dollarë – që i lejon Ukrainës të eksportojë dronë në Shtetet e Bashkuara.

Që kur mori detyrën gjashtë muaj më parë, Trump ka tentuar të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund konfliktit, por presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar thirrjet e SHBA-së për armëpushim.

Në përgjigje të këtij ngërçi, Trump ka autorizuar lirimin e armëve për Ukrainën, të cilat më parë ishin mbajtur pezull për të mos provokuar Rusinë./REL

Shkodër/ Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!

By: b b
26 July 2025 at 12:28

Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër po i nënshtrohet një transformimi tërësor, me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimdhënies për rreth 800 nxënës dhe mësues.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se investimi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër po avancon me ritme të shpejta.

Rama thekson se deri tani ka përfunduar shtesa e re e godinës, ndërsa po vijon puna për rikonstruksionin e plotë të ambienteve të brendshme, me synimin që shkolla të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor.

Postimi i Ramës:

“Shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800 nxënësit dhe mësuesit e saj. Ky investim i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, po merr formë dita-ditës, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës, ndërsa po vijon puna në pjesën e brendshme të shkollës, për të hapur dyert e saj në fillim të vitit të ri shkollor.”

Tiranë/ U kapën me kokainë, policia arreston dy shtetas

By: b b
26 July 2025 at 12:12

Policia e Tiranë ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Në prangat e policisë ka rënë Ismet Daja 58 vjeç dhe Kejdi Daja 26 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Blutë njoftojnë se këta shtetas, në rrugën “Myslym Keta”, u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën do t’ua shisnin personave të tjerë për ndarje në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.

Atyre iu gjetën 1.3 kilogramë kokainë gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “White Pack”.

Siguronin lëndë narkotike kokainë në sasi dhe më pas ia shisnin shtetasve të tjerë, me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas do të shisnin një sasi lënde narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “White Pack”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. D., 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës dhe K. D., 26 vjeç, familjarë me njëri-tjetrin.

Këta shtetas, në rrugën “Myslym Keta”, u kapën në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën do t’ua shisnin personave të tjerë për ndarje në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesat e tyre, u gjetën në total 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut, e diela sjell kthesë të papritur të motit

By: b b
26 July 2025 at 11:57

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të nxehti, që ka përfshirë thuajse gjithë territorin, përfshirë edhe zonat malore, një fenomen jo i zakontë për klimën tonë.

Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se ditën e djeshme u afrua, madje sipas disa vlerësimeve mund të jetë thyer, rekordi i temperaturës prej 44 gradësh Celsius i shënuar në qarkun e Beratit në vitin 1993.

Ajo theksoi se ndryshe nga zakonisht, kulmi i të nxehtit është regjistruar në orën 15:00, me temperatura që në disa zona kanë kapur mbi 42 gradë edhe sot, ndonëse me një rënie të lehtë dhe thuajse të pandjeshme krahasuar me ditën e djeshme.

Por, lajmi që sjell lehtësim për qytetarët është ardhja e një mase të ftohtë ajrore nga Europa Veriore, e cila pritet të godasë Ballkanin që prej ditës së diel, 27 korrik. Kjo përplasje mes dy masave të kundërta ajrore do të sjellë një rënie të menjëhershme të temperaturave, me maksimumet që do të zbresin në rreth 34–35 gradë Celsius.

“Dita e djeshme ka qenë një nga ditët më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit. Sepse jo se kemi pasur vlera shumë të larta, por ka qenë i gjithë territori duke përfshirë edhe zonat malore, temperatura mjaft ekstreme. Madje dje u diskutua se u thye rekordi i vlerës 43.6, pra 44 gradë në vitin 1993 në qarkun e Beratit. Dje, ndryshe nga zakonisht, vlerat maksimale janë regjistruar në orën 15:00. Duhet thënë që temperaturat janë shumë të larta, gjatë ditës së sotme ka një tendencë në rënie, por shumë pak e ndjeshme. Edhe sot mund të jemi në këto vlera, do të kapim një maksimum mbi 42 gradë në disa zona”.

E diela do të shënojë jo vetëm freskim të ajrit, por edhe shtim të erërave dhe rrebeshe të shkurtra shiu, kryesisht në veriun dhe qendrën e vendit. Jugut, ndërkohë, do t’i mungojnë reshjet, duke përjetuar një kalim më të qetë të kësaj situate të përkohshme.

Sipas Porjas, kjo është një ndërhyrje e natyrshme klimatike, por gjithsesi e rrallë për intensitetin dhe kontrastin që sjell në një hapësirë kaq të shkurtër kohore.

“Ndërkohë që presim një ndryshim total ditën e diel. Po vjen një masë e ftohtë nga Europa Veriore drejt Ballkanit. Dhe menjëherë kjo do e shtyjë këtë masën e nxehtë që ka pushtuar Ballkanin. Presim që e diela të shënojë 34 gradë Celsius, në ndonjë zonë tek-tuk 35. Presim që të normalizohen direkt temperaturat. Të dielën do të kemi dhe një shtim të intensitetit të erës sepse është ajo lufta mes dy masave ajrore të cilat po veprojnë me njëra-tjetrën.Kemi rrebeshe të cilat do të jenë kryesisht në zonat veriore të vendit. Do kapin pak edhe ndonjë zonë të qendrës, qarkun e Elbasanit dhe ndonjë rrethinë të Tiranës, kurse jugu do të jetë fare pa reshje. Është një situatë kalimtare”./tvklan.al

Elbasan/ Goditet rrjeti i prostitucionit, arrestohen tutorë e punonjëse seksi

By: b b
26 July 2025 at 11:34

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Shame”, ku janë zbuluar dy apartamente në Elbasan të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit.

Sipas njoftimit të bluve, u arrestuan në flagrancë dy shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim vulash, si dhe tre shtetase kineze dhe braziliane për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu u arrestuan tre shtetas shqiptarë që kishin marrë pjesë në këtë aktivitet duke dhënë shpërblim monetar.

Po ashtu janë proceduar penalisht pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja që menaxhonin ambientet për prostitucion.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Shame”.

Kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, dy apartamente që i kishin marrë me qira, në Elbasan, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe 3 shtetase të tjera (kineze dhe braziliane) për prostitucion.

Arrestohen në flagrancë në këto ambiente dhe 3 shtetas shqiptarë që kishin dhënë shpërblimin monetar kundrejt përfitimit personal, të këtij aktiviteti.

Procedohen penalisht pronarët e dy apartmenteve dhe sanitarja.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, prej disa javësh, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin policor të koduar “Shame”.

Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë:

-shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve”, të kryera në bashkëpunim;

-shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç, B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Sekuestrohen shuma parash të valutave të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tabaku në Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

By: b b
26 July 2025 at 11:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë.

Në fokus të kësaj konference është pikërisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e reformave që kërkohen për të garantuar një integrim të suksesshëm dhe të besueshëm.

Tabaku, si një nga zërat më të angazhuar në Kuvendin e Shqipërisë për çështjet e integrimit, ka mbajtur një rol aktiv në këtë tryezë duke kërkuar që procesi të mos mbetet peng i fasadave politike, por të mbështetet në reforma reale, gjithëpërfshirje dhe ndërtim institucionesh të pavarura.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka ndarë një foto nga takimi me deputetin gjerman Peter Beyer, një ndër njohësit më të mirë të rajonit në Bundestag dhe një mbështetës i vazhdueshëm i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Tabaku dhe Beyer së fundmi kanë bashkëshkruar edhe një editorial të përbashkët në gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Rundschau, ku kanë artikuluar qartë nevojën për reforma të thella, zgjedhje të ndershme dhe media të lira si elementë thelbësorë për rrugëtimin europian të rajonit.

“Shqipëria ka vetëm një rrugë: reforma të thella dhe të ndershme, me gjithëpërfshirjen e opozitës dhe aktorëve të shoqërisë civile,” – ka deklaruar Tabaku, duke theksuar se çdo reformë e ndërtuar vetëm në funksion të propagandës qeveritare nuk i shërben as qytetarëve dhe as aspiratës europiane të vendit.

Si Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian dhe një prej figurave më të votuara të opozitës, Jorida Tabaku vazhdon të jetë një prej zërave më të besueshëm në skenën politike shqiptare për partnerët ndërkombëtarë, duke ndërtuar ura besimi dhe duke përfaqësuar një vizion europian të bazuar në standarde dhe jo në kompromis me demokracinë.

OKB: Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës nuk po hanë për ditë të tëra

By: b b
26 July 2025 at 11:16

Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kriza ka arritur “në nivele dëshpëruese”.

Programi Botëror i Ushqimit më herët kishte paralajmëruar për një “rrezik kritik nga uria” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ndërkaq po intensifikohen kritikat ndërkombëtare ndaj veprimeve të Izraelit.

“Pothuajse një në tre persona nuk po hanë për ditë të tëra. Kequshqyerja është në rritje me 90.000 gra dhe fëmijë që kanë nevojë urgjente për trajtim”, tha Programi Botëror për Ushqim.

Kjo agjenci tha se 470.000 persona pritet të përballen me “uri katastrofike” – kategoria më kritike sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore të OKB-së – në periudhën ndërmjet majit dhe shtatorit të këtij viti.

“Ndihma ushqimore është mënyra e vetme që njerëzit të kenë qasje në ushqim, pasi çmimet ushqimore janë rritur shumë”, tha Programi Botëror për Ushqim.

“Njerëzit po vdesin për shkak të mungesës së ndihmës humanitare”.

Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rritjen e numrit të fëmijëve të kequshqyer në Gazë.

Izraeli kufizon në minimumin e mundshëm futjen e ushqimit në Gazë, si dhe e mbikëqyr shpërndarjen e mëvonshme të tij.

Izraeli kontrollon të gjitha pikat e hyrjes në Rripin e Gazës dhe rrjedhimisht edhe rrugët e transportit për ndihmat humanitare.

Izraeli e justifikon kufizimin e ndihmave duke pretenduar se Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i plaçkit ato.

Flakët e zjarrit në Delvinë/Një tjetër shtetas pëson djegie të rënda

By: b b
26 July 2025 at 11:08

Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës vijojnë të shkaktojnë dëme të mëdha.

Mësohet se një 42-vjeçar ka mbetur i lënduar nga flakët, teksa ishte angazhuar vullnetarisht për shuarjen e zjarreve në fshatin e tij.

Bëhet me dije se ai është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ky është rasti i dytë i të lënduarve nga flakët në zonën e Delvinës brenda 24 orëve të fundit.

Një ditë më parë, shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi pësoi djegie në trup gjatë operacionit për shpëtimin e disa të moshuarve dhe fëmijëve nga flakët që përfshinë fshatin Senicë.

Ndihma për zhvillim: Si të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

By: b b
26 July 2025 at 10:55

Për herë të parë në 30 vjet disa nga donatorët më të mëdhenj në botë, të udhëhequr nga SHBA, po e zvogëlojnë financimin e tyre. Organizatat humanitare po kërkojnë burime të reja financimi.

Si duhet të financohet ndihma për zhvillim në Lindjen e Mesme në të ardhmen? Organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Lindjen e Mesme ofrojnë gjithmonë të njëjtën përgjigje: Është e pamundur të thuhet. “Askush nuk e di vërtet se çfarë po ndodh”, tha për DW kreu i një projekti sirian në lidhje me shkurtimet e ndihmës amerikane nën administratën Trump.

“Ata nuk e kanë ndaluar plotësisht ende ndihmën. Kështu që tani ne thjesht po shpenzojmë para muaj pas muaji dhe shpresojmë më të mirën”. “Ne ende nuk e dimë nëse do t’i marrim fondet e premtuara për këtë vit”, thotë themeluesi i një rrjeti gazetarësh irakianë në Bagdad. “Ndoshta nuk do të jemi në gjendje të paguajmë disa nga gazetarët tanë. Aktualisht po kërkojmë nga organizata të tjera për të kompensuar mungesën”. Për të mos hapur probleme me financuesit e tyre, dy personat me të cilët foli DW kërkuan të mos identifikoheshin.

Që nga marrja e detyrës, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ulur në mënyrë drastike fondet amerikane për të ashtuquajturën “Ndihmë Zyrtare për Zhvillim” (ODA). Por Shtetet e Bashkuara nuk janë i vetmi vend që e ka ulur ndihmën. Globalisht, programi i ndihmës për zhvillim (ODA) i SHBA-së ra me më shumë se shtatë përqind në vitin 2024, por edhe vendet evropiane si Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ulën alokimet e tyre vitin e kaluar – për herë të parë në pothuajse 30 vjet.

Pasojat janë të qarta
Në vitin 2023, vendet në Lindjen e Mesme morën rreth 7.8 miliardë dollarë, nga një total prej 42.4 miliardë dollarësh që SHBA-të shpenzuan për ndihmën zhvillimore atë vit. Pasojat e reduktimit të ndihmës amerikane ka të ngjarë të ndihen qartë në rajon, shkroi Lait Alailuni i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Bahrein në mars të këtij viti. “Për të përmbushur nevojat e tyre ushtarake dhe ekonomike, partnerët e rëndësishëm të SHBA-së mbeten shumë të varur nga ndihma amerikane.”

Midis viteve 2014 dhe 2024, Shtetet e Bashkuara u siguruan vendeve në rajon rreth 106.8 miliardë dollarë. Pak më pak se një e treta shkoi në Izrael, dhe shumica e këtyre parave u caktuan për qëllime ushtarake. Për vendet e tjera, fondet amerikane përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre kombëtare, thekson Alajlouni.

Fondet e nevojshme urgjentisht tani mungojnë – për shembull, për ushqim dhe ujë në Sudan, ilaçe në Jemen, ushqim për fëmijë në Liban, si dhe në kampet për persona të zhvendosur, theksoi Alajlouni. Midis të zhvendosurve ka familje që dyshohet se janë të lidhura me grupin ekstremist terrorist “Shteti Islamik” në Siri.

Disa vende të tjera, si Jordania ose Egjipti, gjithashtu varen shumë nga fondet e huaja për zhvillimin e tyre ekonomik, për të mbajtur ekonomitë e tyre në vështirësi, paralajmëron Alajlouni.

Ende nuk është e qartë se sa do të humbasin saktësisht vendet e Lindjes së Mesme nga ulja e ndihmës zyrtare amerikane për zhvillim. Në qershor 2025, studiuesit në Qendrën për Zhvillim Global në Uashington u përpoqën të llogaritnin pasojat: “Disa vende ka të ngjarë të humbasin sasi të mëdha të ndihmës për zhvillim, varësisht se kush janë donatorët e tyre. Të tjerët, megjithatë, ka të ngjarë të pësojnë vetëm humbje shumë të vogla”, përfunduan ata.

Për shembull, Ndihma Zyrtare për Zhvillim për Jemenin pritet të bjerë me 19 përqind midis viteve 2023 dhe 2026. Në vitin 2025, Arabia Saudite, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ishin tre donatorët më të mëdhenj për vendin përmes Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA). Edhe Somalia mund të humbasë deri në 39 përqind. Donatorët e saj kryesorë përmes UNOCHA-s ishin Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Boshllëku i madh
“Është e qartë se boshllëku financiar nuk mund të mbushet në afat të shkurtër”, tha për DW Vincenzo Boletino, drejtor i Programit të Komuniteteve Rezistente në Universitetin e Harvardit në Boston. “Në afat të mesëm dhe të gjatë, ka të ngjarë të ketë një gamë të gjerë formash të ndryshme ndihme.” Kjo duhet të përfshijë një numër më të madh vendesh që ofrojnë ndihmë humanitare dhe zhvillimore aty ku është në përputhje me qëllimet e tyre politike, pret Boletino. Agjencia kryesore e bashkëpunimit ndërkombëtar të Rusisë, Rossotrudnichestvo, njoftoi së fundmi se do të ristrukturohet sipas modelit të USAID-it me seli në SHBA.

Agjencia planifikon të hapë zyra në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Megjithatë, me vetëm 70 milionë dollarë në vit, buxheti i Rossotrudnichestvo është relativisht i vogël.

Paratë kineze mund të jenë një alternativë tjetër ndaj financimit amerikan dhe evropian. “Kina e ka pozicionuar veten si konkurrentja më e madhe e Shteteve të Bashkuara në zhvillimin global”, thonë ekspertët në qendrën amerikane të studimeve, Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Megjithatë, Kina është më pak e interesuar në Lindjen e Mesme dhe më shumë në Azinë Juglindore dhe Afrikën. “As Rusia dhe as Kina tradicionalisht nuk luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin ndërkombëtar të ndihmës humanitare dhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë në të ardhmen e afërt”, përfundon Boletino.

Ndihmë me motive politike
“Në Lindjen e Mesme, donatorët kanë më shumë gjasa të jenë shtetet e pasura të Gjirit”, thotë Markus Löwe, profesor dhe ekspert për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Institutin Gjerman për Zhvillim dhe Qëndrueshmëri (IDOS).

Gjatë dy dekadave të fundit, katër shtetet e Gjirit – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Kuvajti – kanë qenë ndër donatorët më të rëndësishëm në botë, thekson Löwe.

“Arabia Saudite, për shembull, tashmë po ofron mbështetje të konsiderueshme për Sirinë. Ajo gjithashtu po mbështet Libanin dhe padyshim do të ishte e përgatitur të mbulonte një pjesë të madhe të kostove të rindërtimit në Gaza – me kusht që të arrihet një marrëveshje e pranueshme armëpushimi.” “Tendenca është që më shumë ndihmë të shkojë tek përfituesit që konsiderohen politikisht të rëndësishëm për vendet donatore të Gjirit”, vëren Khaled Al Mezaini i Universitetit Zayed në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pavarësisht luftës që kanë zhvilluar kundër disa pjesëve të Jemenit që nga viti 2015, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë gjithashtu donatorët më të mëdhenj të vendit.

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

By: b b
26 July 2025 at 10:47

Për shkak të situatës së zjarreve, ushtria ka nxjerrë në ajër dronët Bayraktar TB2. Lajmi është njoftuar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se qëllimi i përdorimit të tyre është vlerësimi i nivelit të riskut në 18 vatra aktive në vend.

“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në rrjetet sociale.

Ai shton se ekuipazhet e helikopterëve dhe efektivëve në terren janë të gatshëm për të ndërhyrë me përparësi në zonat e banuara.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Ministria e Mbrojtjes, urdhëroi evakuimin e disa fshatrave në Delvinë si pasojë e përhapjes së zjarrit pranë tyre.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

By: b b
26 July 2025 at 10:27

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se si paraqitet situata e zjarreve në vend.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 vatra janë ende aktive dhe 6 vatra janë në monitorim.

Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri, ku është përqendruar edhe puna e forcave operacionale:
– Qarku Vlorë. Në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat. Në perimetrin e djegur ka prezencë të vogël tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vatër mbahet në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e plotë të zjarrit nga 7 efektivë të MZSH Vlorë dhe 4 forca të pyjores.
– Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka vazhduar puna për zjarrin e rënë në kullota. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez.Gjatë operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvinë, Agim Troci, si dhe 5 persona patën probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe janë përshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë vazhdon aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurredhe ndodhet në një vijë të gjatë shtrirje të përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc – Ramic – Verbas – Matogjin të njësisë administrative Brataj. Ka prezencë të forcave operacionale, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.
– Qarku Gjirokastër. Zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës, njësia administrative Cepo, i cili ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, për shkak se ishte në lartësi të madhe, forcat operacionale nuk mundën të ndërhyjnë ditën e djeshme dhe e mbajtën situatën në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri është afruar pranë tunelit të Skërficës.
– Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan, bashkia Mat, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit . Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Ditën e sotme zjarri zhvillohet në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe. Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Sot janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës.
– Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e djeshme janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Sot kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë.
– Qarku Elbasan. Nëz onën e Shmilit në fshatin Lugaxhi, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë. Në terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga këta 20 janë forca ushtarake të FA-së dhe 30 forca janë të MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca të pyjores. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Qarku Lezhë. Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e djeshme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Nuk ka rrezik për banesat. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Qarku Korçë. Në fshatin Dishnicë. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Zjarri në vendi i quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku është kjo vatër zjarri është i veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e saj
– Vatra në fshatin Strelcë, bashkia Maliq vijon në drejtim të Veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.
– Po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec.
– Qarku Berat. Në fshatin Muzhakë. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur dhe vështirëson ndërhyrjen e punonjësve të zjarrfikëses, por situata është nën kontroll.
– Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe Galinë). Gjatë natës zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Mbjeshovë, dhe Bistrovicë. Dje është ndërhyrë edhe me 1 helikopter Hungarez H225M. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.
– Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan po vijon puna për shuarjen e flakëve nga forcat operacionale.
– Qarku Kukës, në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së nuk kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit. Ditën e sotme janë angazhuar 7 punonjës të AdZM Kukës, për shuarjen e zjarrit.
– Në Malin me Gropa, saktësisht në vendin e quajtur Fusha e Stanëve, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një terren me barishte të buta. Sipërfaqja e djegur e raportuar është më shumë se 10 ha. Sot kjo vatër zjarri vazhdon të jetë aktive dhe po punohet me 30 forca operacionale MZSH dhe 11 forca AdZM.

Në total nga zjarret janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 140 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura e 2 helikopterë hungarezë.

Nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), sot nuk priten reshje shiu.
Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në të gjitha qarqet. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 43 gradë celsius në zonat e ulëta.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angahzuara në të gjithë territorin e vendit, në ndjekje të situatës së krijuar nga zjarret. Në këto ditë me temperatura ekstreme, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast të konstatimit të vatrave të zjarrit.

DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

By: b b
26 July 2025 at 10:20

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: “Gjermania është e larmishme”. Ai thotë se Gjermania ka korporata të mëdha globale që kanë selinë e tyre këtu. Pothuajse edhe më të rëndësishme për të janë ndërmarrjet e shumta të vogla dhe të mesme.

Krämer i quan ato shtylla kurrizore e ekonomisë gjermane. “Ato janë fleksibël, kanë krijuar shumë vende pune në të kaluarën dhe paguajnë paga të mira.” Këto janë shpesh kompani inovative që janë liderë të tregut global në sektorët e tyre të specializuar.

Baza ekonomike e fuqishme
Për dekada të tëra, këto kompani kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga globalizimi. Motoja ishte prodhimi “pikërisht në kohë”. Shumë – qofshin korporata globale apo kompani të mesme – e kanë përsosur këtë model. Problemi është që tani më kjo nuk funksionon pa probleme.

Energjia është bërë më e shtrenjtë, zinxhirët globalë të furnizimit janë ndërprerë. Konkurrentë të rinj po hyjnë në treg, duke vendosur standarde të tjera.

“Ne shohim pothuajse çdo ditë se si po ndryshon roli i superfuqive”, thotë ekonomisti Martin Lück. “Kjo është natyrisht e rëndësishme për shumë vende që janë veçanërisht të përfshira në tregtinë globale”.

Gjermania është një prej tyre. Prandaj, nuk është për t’u habitur që kompanitë industriale gjermane tani po përballen me vështirësi.

Parashikimet negative
Shumë organizata dhe institute kërkimore janë bërë pesimiste vitet e fundit. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, parashikon se Gjermania do të rritet më ngadalë se çdo vend tjetër i industrializuar në vitin 2025.

Presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, beson se të paktën një rritje e vogël është e mundur këtë vit. “Për ekonominë gjermane, fundi i periudhës së gjatë të krizës është afër”, tha ai. Por situata mbetet sfiduese.

Krizat janë normale
Megjithatë, ajo që po ndodh tani nuk është aq e pazakontë. “Gjithmonë ka pasur trazira dhe rivalitete ekonomike”, shkruan historiani ekonomik me bazë në Frankfurt, Werner Plumpe. Nuk keni pse të shikoni aq larg prapa: Në vitet 2008/2009, pati krizë financiare globale. Në vitin 2012, euro filloi të lëkundej.

Më vonë, efektet e pandemisë së koronavirusit rrënuan shumë kompani. Tani, konfliktet tregtare në rritje po bëhen problem. Krizat janë pjesë e ekonomisë dhe proceseve. Kompanitë reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj krizave, modelet ekonomike janë gjithmonë në sprovë. Ato tani po riorientohen dhe po rishikojnë proceset. E proceset e këtilla nuk janë të lehta dhe ndikojnë në prodhim por edhe në punësime.

Reformat dhe sfidat
Gjermania ka vendosur të bëjë shumë investime në ekonomi, por a mjafton kjo? Ekonomistët thonë se ne mund të mësojmë nga vendet e tjera në procese të tilla ndryshimesh të thella. Kjo përfshin, për shembull, guximin për të provuar gjëra të reja.

“Hapja ndaj teknologjisë është gjithashtu e rëndësishme”, thotë Chris-Oliver Schickentanz nga Capitell AG. “Në Gjermani, ne gjithmonë flasim shumë, shumë shpejt për rreziqet e teknologjive të reja, në vend që të shqyrtojmë më parë mundësitë e ofruara nga teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale. Duhet të ketë reforma”, kërkon Holger Schmieding i Berenberg Bank.

“Ne duhet të investojmë më shumë në infrastrukturë. Ne mund të mësojmë, për shembull, të jemi më pak të kujdesshëm në rregullore.”

Vendet e tjera janë thjesht më të shpejta kur bëhet fjalë për krijimin e kushteve më të mira kornizë për kompanitë. Ekonomisti i Commerzbank, Krämer, përmend shtetet baltike, “të cilat kanë arritur të zhvillojnë një rol pionier në digjitalizim në një periudhë relativisht të shkurtër kohore”.

Potencialet e Gjermanisë
Bota po bëhet më komplekse dhe më e fragmentuar, rivalitetet po bëhen më të dukshme. Megjithatë, Gjermania ka një shans të mirë për të dalë më e fortë nga këto procese ndryshimi. Kjo për shkak, ndër të tjera, të faktit se ajo ka një themel mbi të cilin mund të ndërtojë. Kjo përfshin sistemin arsimor, si dhe specialistë të trajnuar mirë në vend dhe, si më parë, kërkime të mira bazë në universitete.

Me paketën fiskale të qeverisë federale dhe reformën e frenës së borxheve, kompanitë duhet të kenë përsëri stimuj për të investuar.

Ndërsa sa i përket mosmarrëveshjes tarifore me Amerikën, eksperti Krämer thotë: “Nëse amerikanët nuk janë më tërheqës për investime, ku mund të investohet? Këtu hyn në lojë Evropa dhe Gjermania në veçanti. Prandaj duhet të jemi optimist të kujdesshëm”. Ajo që e bën Gjermaninë kaq të veçantë është aftësia e saj për t’u përshtatur nën presion të madh dhe kushte të vështira, duke u përshtatur kështu me sfidat e jashtme./dw

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron

By: b b
26 July 2025 at 10:10

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas tij, drejtohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke pretenduar se ky grup mbështet kartelet kryesore të drogës.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit njoftoi për kufizime ndaj të ashtuquajturës “Karteli i Diellit”, duke e klasifikuar atë si një entitet të përcaktuar globalisht si terrorist.

Agjencia OFAC, e cila përcakton sanksionet bazuar në politikën e jashtme të SHBA-ve, thotë se grupi është “drejtuar nga Nicolas Maduro” dhe “persona të tjerë të lartë venezuelianë në regjimin e Maduros”.

Gjithashtu, pretendohet se karteli “ofron mbështetje materiale” për Tren de Aragua dhe Kartelin e Sinaloas banda kriminale të shpallura si grupe terroriste nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Veprimi i sotëm ekspozon më tej ndihmën që regjimi i paligjshëm i Maduros i jep narkoterrorizmit përmes grupeve terroriste si Kartel de los Soles”, tha në një deklaratë Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Administrata e parë e Trumpit ngriti aktakuzë ndaj Maduros dhe disa nga ndihmësit e tij të lartë për “narkoterrorizëm” dhe ofroi shpërblim për kapjen e tyre, pretendime që u kundërshtuan ashpër nga udhëheqësi i majtë venezuelian.

Sipas administratës së Trumpit, “Kartel de los Soles” ka për qëllim “përdorimin e përmbytjes së narkotikëve të paligjshëm si armë kundër Shteteve të Bashkuara.”

Trump ka vënë në shënjestër disa grupe në jug të kufirit të SHBA-së, të cilat, sipas tij, po sjellin sasi të mëdha të drogës së rrezikshme të paligjshme në SHBA dhe janë të përfshira në zhvatje, kontrabandë migrantësh dhe krime të tjera të dhunshme.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit janë përkeqësuar prej vitesh. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan rizgjedhjen e Maduros, e cila u konsiderua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si e manipuluar.

Këtë vit, Trump njoftoi një ndalim të pjesshëm për udhëtarët nga Venezuela, përkrah disa vendeve të tjera. Të enjten, Maduro njoftoi se Shtetet e Bashkuara po lejonin gjigantin e naftës Chevron të rifillonte operacionet në vendin e Amerikës së Jugut pas vendosjes së mëparshme të sanksioneve. Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende këtë zhvillim./REL

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

By: b b
26 July 2025 at 09:56

Policia e Fierit ka vënë në pranga një tjetër shtetas, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër, ku vajza vrau të atin dy ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ç.D. 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Blutë dyshojnë se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Kujtojmë se pas hekurave janë vajza dhe gruaja e viktimës.

Postimi i plotë:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: b b
26 July 2025 at 09:47

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ditën e sotme ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo seancë do të mbahet në orën 14:00, për herë të parë në më pak se 48 orë, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht.

Kuvendi sipas kësaj mase të përkohshme do t’i konsumojë ditët e mbetura të afatit 30 -ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Kjo masë ndërlidhet me kërkesat e parashtruara nga PDK dhe LDK.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk pajtohen për emrin e propozuar për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Pas dështimit të tentativës së 52-të të premten, diplomatët perëndimorë, të pranishëm në seancë, shprehën shqetësim për krizën institucionale.

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

By: b b
26 July 2025 at 09:30

Plazhet e Shqipërisë do të kthehen në “hit” këtë verë. Vendi ballkanik shkëlqen me një thesar plazhesh kilometra të gjata të fshehura midis mbetjeve arkeologjike, shkruan Ana María González Franco në një artikull të botuar në botimin spanjoll të “National Geographic”.

Dalëngadalë, ky vend i bukur ballkanik po shfaqet si parajsa e pazbuluar e Mesdheut.

Sidoqoftë, ajo që është e qartë është se Shqipëria ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë destinacioni më i lakmuar evropian, me plazhe spektakolare për çdo turist.

Riviera Shqiptare shtrihet përgjatë një bregdeti të mrekullueshëm, me vende arkeologjike, histori interesante, veçori kulturore dhe kuzhinë të pasur – të cilat mund të gjenden në plazhet më të mira në Shqipëri, raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plazhi i Ksamilit: Një sintezë e plazhit të Rivierës Shqiptare
Nëse Shqipëria do të përmblidhej në një plazh të vetëm, fituesi do të ishte Ksamili.

Plazhi me të njëjtin emër dallohet për me rërën e bardhë si borë në një vijë bregdetare të thyer të përshkuar nga katër ishuj (Ishulli Binjak, Ishulli Smerald, Ishulli i Vogël dhe Ishulli i Gurit).

Gjenden disa plazhe të bukura me rërë të bardhë në Ksamil, megjithëse shumica janë private dhe drejtohen nga restorantet.

Fakti që ndodhet në jug të Sarandës, përballë ishullit të Korfuzit, e bën atë një destinacion shumë tërheqës si për shqiptarët ashtu edhe për turistët e huaj – që kalojnë kufirin jugor të vendit ose kalojnë me traget nga Italia ose Greqia.

Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të qenë një nga plazhet më të mira në Shqipëri, Ksamili është vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare si Syri i Kaltër dhe Parku Natyror i Butrintit, i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Plazhi i Borshit: Disa kilometra i gjatë dhe me ujëra ngjyrë bruz
Rreth një orë larg me makinë nga Saranda përgjatë bregdetit Jon ndodhet plazhi më i gjatë në të gjithë Rivierën Shqiptare, Borshi.

Ky plazh është mbi 6 kilometra i gjatë dhe, përveç madhësisë së tij, shquhet për ujërat e tij të kristalta dhe malet gjigante me bimësi të harlisur që rrethojnë detin blu.

Kjo enklavë njihet për qetësinë dhe karakterin e saj të egër, duke e bërë atë plazhin e preferuar për turistët që kërkojnë të shpëtojnë nga turizmi masiv dhe “i civilizuar” i plazheve fqinje.

Megjithatë, ekzistojnë disa bare dhe restorante aty pranë, si dhe një parking i madh.

Plazhi i Gjipesë: Thesari i egër i Shqipërisë
Një nga thesaret më të çmuara në Rivierën Shqiptare është Plazhi i Gjipesë, një vend panoramik që magjeps me mjedisin e tij të egër natyror dhe perëndimet e diellit dhe lindjet ëndërrimtare, si dhe ujërat e tij të kaltra.

Pavarësisht se është një nga plazhet më të lakmuara, për të arritur atje, vizitorët duhet të ecin për rreth gjysmë ore, duke kaluar midis bunkerëve, duke kapërcyer shpatin e pjerrët dhe duke shmangur shkëmbinjtë e mëdhenj.

I vendosur në fund të kanionit me të njëjtin emër, gjiri i vogël është i rrethuar nga shkëmbinj gjigantë, duke e bërë atë një nga plazhet më piktoreske të Shqipërisë.

Plazhi i Dhërmiut: Urban, natyral dhe lokal
Si një nga plazhet më të mëdha urbane të Shqipërisë, Dhërmiu mirëpret vendasit dhe turistët e huaj që kërkojnë të gjitha lehtësitë që u nevojiten për të kaluar një ditë në plazh.

Qendra e qytetit është e ngritur dhe pranë detit, plazhi dhe shëtitorja janë qendra e aktivitetit veror, me bare dhe restorante, të cilat ofrojnë gjithashtu shezlongje dhe çadra me qira, pasi ka zona publike dhe private.

Drejt veriut, plazhi bëhet më shkëmbor dhe në periferi, mund të vizitoni gjire dhe shpella, duke përfshirë Drimadhes, një gji i bukur me rërë të bardhë me shkëmbinj, i arritshëm duke ndjekur një shteg midis pemëve të ullirit.

Plazhi i Jalës: Dita dhe nata
Në një vendndodhje strategjike midis Himarës dhe Dhërmiut, përtej fshatit Vuno, shtrihet plazhi i Jalës, një nga parajsat e bregdetit Jon, i fshehur midis kodrave të mbushura me ullishte dhe shtëpi.

Shkëmbinjtë e lartë rrethojnë gjiret e vogla të këtij cepi të Mesdheut, ku uji merr ngjyra të papërshkrueshme.

Bukuria e Jalës perceptohet për herë të parë nga kodra e lartë.
Përtej të qenit një vend ideal për t’u çlodhur apo për të praktikuar zhytje dhe sporte ujore, Jala është një destinacion i preferuar për turistët që kërkojnë jetën e natës.

Gjithashtu ka një numër të madh restorantesh dhe baresh aty pranë ku mund të provoni gatimet lokale.

Plazhi i Lukovës: Relaks në Rivierën Shqiptare
Lukovea është ideale për të shijuar qetësinë e Rivierës Shqiptare, pasi ndodhet në një mjedis natyror të pabesueshëm larg vendeve më të lakmuara bregdetare.

Kjo nuk do të thotë që plazhi i saj, Plazhi i Shpellës nuk ofron të gjitha lehtësitë, duke përfshirë qiranë e shezlongjeve dhe çadrave dhe një gamë restorantesh që ndërthurin kuzhinën mesdhetare me peizazhin marramendës.

Kushdo që kërkon një përvojë natyrore duhet vetëm të ngrejë sytë dhe të humbasë në ujërat kristalore dhe kontrastin e tyre me kodrat e gjelbra që ngrihen përreth.

Plazhi i Kakomesë: Gjysmëhëna shqiptare
Plazhi i Kakomesë është një mrekulli natyrore në formën e një gjysmëhëne të rrethuar nga bimësi e harlisur.

Peizazhi dominohet nga ujërat e tij mahnitëse. Përveç kësaj pamjeje idilike, Plazhi i Kakomesë – praktikisht i shkretë – ofron qetësi dhe mundësi për të shijuar panoramën madhështore.

Turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Marisë së Kakomës, një kompleks bizantin i shekullit XVI.

Porto Palermo: Gjeografikisht unik
Porto Palermo është padyshim një nga vendet më unike në Shqipëri.
I vendosur midis fshatrave të Himarës dhe Qeparosë, ai rrethohet nga një ishull i lidhur me bregdetin.

Pranë tij ndodhet Kalaja e Ali Pashës, nga ku mund të shijoni pamjet më spektakolare të zonës përreth.

Edhe pse bregdeti i Porto Palermos është shumë shkëmbor, ka plazhe të vogla me guralecë ku mund të hyni në ujë pa pasur nevojë të kaloni shkëmbinjtë.

Pavarësisht se është një nga vendet më të njohura në Rivierën Shqiptare, Porto Palermo nuk është prekur ende nga turizmi masiv, duke ruajtur karakterin e egër që e bën të gjithë këtë bregdet një sekret të madh… për momentin.

Plazhi i Qeparosë, shëtitja ideale
Plazhi i Qeparosë ofron disa nga perëndimet e diellit më të bukura në vend.

Është një vend ideal për t’u çlodhur, për të bërë zhytje ose për të notuar, si dhe për të bërë një udhëtim me varkë në shpellat dhe shkëmbinjtë përreth, apo për të ecur deri në Majën e Çikës – nga ku mund të shijoni pamjet spektakolare.

Plazhi është i rrethuar nga një shëtitore, ku do të gjeni restorante dhe të gjitha lehtësitë për një ditë në plazh.

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

By: b b
26 July 2025 at 08:57

Vala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa shërbimi i motit tha se vendi u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius më 25 korrik.

Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua 45.8 gradë Celsius.

Në Athinë, në disa pjesë u regjistruan temperatura deri në 42 gradë.

Zyrtarët sërish kanë modifikuar orët kur vizitorët mund të vizitojnë Akropolin – vendin kryesor arkeologjik në Greqi, me qëllim të sigurisë së vizitorëve dhe stafit.

Akropoli mbetet i mbyllur për vizitorë nga mesdita deri në orën 17:00, pra në orët më të nxehta të ditës.

Agjencia greke për motin, ka modifikuar njoftimin e saj, duke thënë se temperaturat do të nisin të bien pas 28 korrikut. Paraprakisht, kjo agjenci kishte parashikuar se gjatë fundjavës temperaturat do të uleshin.

Po ashtu, kjo agjenci tha se do të ketë erëra nga veriu të premten, duke rritur rrezikun për zjarre.

Një zjarr që shpërtheu gjatë kësaj jave shkatërroi mbi 1.130 hektarë tokë pyjore pranë fshatit Feneos.

Ndërkaq, të premten për shkak të një zjarri në afërsi të qytetit Kilkis, në veri të Greqisë, autoritetet evakuuan një universitet, shtëpi dhe biznese.

Të shtunën, temperaturat në Greqi pritet të arrijnë në 44 gradë Celsius.

Në Shqipërinë fqinje janë dhjetë zjarre aktive, përfshirë një në Delvinë, afër kufirit me Greqinë.

Një tjetër zjarr në Kakavijë, afër pikëkalimit kufitar me Greqinë, u vu nën kontroll të enjten.

Ndërkaq, Kosova po ashtu po përballet me temperatura të larta dhe të premten në Klinë u regjistrua temperatura më e lartë prej 42.5 gradë Celsius./REL

❌
❌