❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Revista Monitor

Italia do humbasë një të pestën e fuqisë punëtore brenda 25 viteve

29 July 2025 at 13:24

Popullsia në moshë pune në Itali pritet të bjerë me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme, paralajmëroi agjencia kombëtare e statistikave Istat, duke theksuar sfidat e thella demografike me të cilat përballet vendi.

Italia po përballet me një normë lindshmërie në rënie dhe me një popullsi që po zvogëlohet. Vitin e kaluar, lindjet e reja ranë në nivelin më të ulët historik, me rreth 370,000 fëmijë të lindur, ndërsa popullsia e përgjithshme u tkurr me 37,000 persona, duke zbritur në 58.93 milionë, një tendencë që ka vazhduar për më shumë se një dekadë.

NĂ« parashikimin mĂ« tĂ« fundit demografik, Istat vlerĂ«soi se numri i njerĂ«zve nĂ« grupmoshĂ«n 15–64 vjeç do tĂ« bjerĂ« nga 37.4 milionĂ« nĂ« vitin 2024 nĂ« 29.7 milionĂ« nĂ« vitin 2050, duke e ulur pĂ«rqindjen e tyre nĂ« popullsinĂ« totale nga 63.5% nĂ« 54.3%.

Në të njëjtën periudhë, përqindja e banorëve mbi moshën 65 vjeç pritet të rritet në 34.6% të totalit, nga 24.3% që është aktualisht, ndërsa pjesa e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç do të bjerë në 11.2% nga 12.2%.

Rënia e gjatë e normës së lindshmërisë konsiderohet një emergjencë kombëtare në Itali. Por pavarësisht premtimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe paraardhësve të saj për të trajtuar këtë krizë, askush deri më tani nuk ka arritur të ndalë këtë rënie.

Istat vlerësoi se popullsia rezidente e Italisë do të bjerë në 54.7 milionë deri në vitin 2050, edhe pse shtoi se parashikimi i saj përmban një nivel të lartë pasigurie dhe variabiliteti, veçanërisht në varësi të tendencave të emigracionit.

Në një raport të publikuar vitin e kaluar, agjencia e vlerësimit Scope Ratings deklaroi se treguesit demografikë të Italisë janë më të këqijtë në Europë për sa i përket potencialit të rritjes ekonomike mes viteve 2023 dhe 2040, duke theksuar se një popullsi që plaket me ritme të shpejta përbën kërcënim për financat publike tashmë të tendosura të vendit. / Reuters

The post Italia do humbasë një të pestën e fuqisë punëtore brenda 25 viteve appeared first on Revista Monitor.

Marrëveshja tregtare SHBA-BE shmang përshkallëzimin e tarifave, por kërcënon rritjen ekonomike

29 July 2025 at 13:05

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kanë shpallur një marrëveshje të gjerë tregtare që vendos tarifa 15% mbi shumicën e mallrave europiane, duke shmangur kështu kërcënimin e Trump për një tarifë 30% nëse nuk arrihej marrëveshje deri më 1 gusht.

Tarifat, ose taksat mbi importin që paguhen kur amerikanët blejnë produkte europiane, mund të rrisin çmimet për konsumatorët amerikanë dhe të godasin fitimet e kompanive europiane dhe partnerëve të tyre që sjellin mallra në SHBA.

Detaje ende të pazgjidhura

Njoftimi i Trump dhe von der Leyen, bërë gjatë një vizite të Trump në një nga fushat e tij të golfit në Skoci, lë pa përcaktuar shumë detaje thelbësore.

Shifra kryesore është tarifa 15% mbi rreth 70% të mallrave europiane që hyjnë në SHBA, përfshirë makinat, çipat kompjuterikë dhe produktet farmaceutike. Kjo është më e ulët se tarifa 20% që Trump kishte propozuar fillimisht, dhe shumë më e ulët se kërcënimet e mëparshme për tarifa 50% dhe pastaj 30%.

30% e mbetur e mallrave mbetet ende pĂ«r t’u diskutuar dhe negociuar.

Von der Leyen tha se tĂ« dyja palĂ«t ranĂ« dakord pĂ«r tarifa zero nĂ« tĂ« dy anĂ«t pĂ«r njĂ« gamĂ« mallrash “strategjike”: aeroplanĂ« dhe pjesĂ« aeroplanĂ«sh, disa kimikate, pajisje pĂ«r gjysmĂ«pĂ«rçues, produkte bujqĂ«sore dhe disa burime natyrore dhe lĂ«ndĂ« tĂ« para kritike. Por munguan specifikimet.

Ajo shtoi se tĂ« dyja palĂ«t “do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« punojnĂ«â€ pĂ«r tĂ« shtuar mĂ« shumĂ« produkte nĂ« listĂ«.

Gjithashtu, kompanitĂ« e Bashkimit Europian do tĂ« blejnĂ«, sipas Trump, energji nĂ« vlerĂ«n e 750 miliardĂ« dollarĂ«ve pĂ«r tre vitet e ardhshme, gaz natyror, naftĂ« dhe karburant, pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar furnizimet nga Rusia qĂ« Europa po pĂ«rpiqet t’i braktisĂ«.

Ndërkohë, kompanitë europiane do të investojnë edhe 600 miliardë dollarë në SHBA nën një angazhim politik që, sipas zyrtarëve, nuk është ligjërisht i detyrueshëm.

Ende jo në formë të shkruar

Brukseli dhe Uashingtoni do të publikojnë së shpejti një deklaratë të përbashkët që përshkruan marrëveshjen, por që ende nuk është e detyrueshme ligjërisht, në përputhje me politikat e Komisionit Europian.

Deklarata do tĂ« pĂ«rmbajĂ« “disa angazhime shumĂ« tĂ« sakta dhe tĂ« tjera qĂ« do tĂ« duhet tĂ« specifikohen nĂ« mĂ«nyra tĂ« ndryshme”, tha njĂ« zyrtar i Komisionit.

Zyrtarët e BE-së thanë se lista me tarifa zero mund të përfshijë arra, ushqim për kafshët shtëpiake, produkte bulmeti dhe prodhime deti.

Tarifa e çelikut mbetet

Trump deklaroi se tarifa 50% mbi çelikun e importuar në SHBA do të mbetet. Von der Leyen tha se palët ranë dakord për negociata të mëtejshme për të luftuar mbiprodhimin global të çelikut, për të ulur tarifat dhe për të vendosur kuota importi, që do të thotë sasi të përcaktuara që mund të importohen me tarifa më të ulëta ose pa tarifë.

Trump po ashtu tha se produktet farmaceutike, njĂ« kategori kryesore importi nga BE nĂ« SHBA, nuk janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« marrĂ«veshje. Von der Leyen konfirmoi se kjo çështje ishte “nĂ« njĂ« faqe tĂ« veçantĂ«â€ nga marrĂ«veshja e sĂ« dielĂ«s.

Ajo shtoi se pĂ«r produktet bujqĂ«sore, BE-ja bĂ«ri tĂ« qartĂ« se “kishte tarifa qĂ« nuk mund tĂ« uleshin”, pa specifikuar cilat produkte bĂ«hej fjalĂ«.

“MĂ« e mira qĂ« mundĂ«m tĂ« bĂ«nim”

Tarifa 15% shmang kërcënimin e Trump për tarifë 30%, por në fakt e rrit tarifën mesatare mbi mallrat e BE-së nga 1.2% që ishte vitin e kaluar, në 17%. Kjo do të ulë produktin e brendshëm bruto të bllokut me 0.5%, sipas Jack Allen-Reynolds, zëvendës kryeekonomist për Eurozonën në Capital Economics.

Tarifat më të larta, ose taksat mbi importet, për mallrat europiane do të thotë që shitësit në SHBA ose do të rrisin çmimet për konsumatorët, duke rrezikuar humbje pjese tregu, ose do të përballojnë koston shtesë në formën e fitimeve më të ulëta. Këto tarifa pritet të dëmtojnë të ardhurat nga eksporti për kompanitë europiane dhe të ngadalësojnë rritjen ekonomike.

Von der Leyen tha se tarifa 15% ishte “mĂ« e mira qĂ« mundĂ«m tĂ« bĂ«nim”, duke vlerĂ«suar marrĂ«veshjen pĂ«r ruajtjen e aksesit nĂ« tregun amerikan dhe sigurimin e “stabilitetit dhe parashikueshmĂ«risĂ« pĂ«r kompanitĂ« nga tĂ« dyja palĂ«t”.

Çmimet e makinave

E pyetur nëse prodhuesit europianë të makinave mund të vazhdojnë të operojnë me fitim me tarifën 15%, von der Leyen tha se kjo normë ishte shumë më e ulët se 27.5%, tarifa aktuale që përfshin 25% nga Trump për të gjitha vendet dhe tarifën ekzistuese 2.5% për makinat e importuara.

Efekti pritet të jetë i rëndësishëm për disa kompani. Prodhuesi i automjeteve Volkswagen raportoi një goditje në fitime 1.3 miliardë euro gjatë gjysmës së parë të vitit, si pasojë e tarifave më të larta.

ShitĂ«sit e Mercedes-Benz nĂ« SHBA thanĂ« se po mbanin tĂ« pandryshuara çmimet pĂ«r modelet e vitit 2025 “deri nĂ« njĂ« njoftim tĂ« dytĂ«â€. Kompania gjermane ka njĂ« mbrojtje tĂ« pjesshme nga tarifat, pasi 35% e automjeteve Mercedes-Benz qĂ« shiten nĂ« SHBA prodhohen nĂ« Tuscaloosa, Alabama. MegjithatĂ«, kompania deklaroi se pret rritje “tĂ« konsiderueshme” tĂ« çmimeve nĂ« vitet nĂ« vijim.

BE-ja pranoi gjithashtu të ulë tarifën për makinat e importuara nga SHBA në 2.5%, nga 10%.

Pabarazia tregtare

Para rikthimit të Trump në detyrë, SHBA dhe BE mbanin nivele të ulëta tarifash në marrëdhënien më të madhe dypalëshe tregtare në botë, me rreth 1.7 trilionë euro tregti vjetore.

Së bashku, SHBA dhe BE përbëjnë 44% të ekonomisë globale. Tarifa mesatare e SHBA për mallrat europiane ishte 1.47%, ndërsa ajo e BE-së për mallrat amerikane ishte 1.35%, sipas think tank-ut Bruegel në Bruksel.

Trump është ankuar për suficitin tregtar të BE-së prej 198 miliardë eurosh në mallra, që tregon se amerikanët blejnë më shumë nga bizneset europiane sesa anasjelltas, dhe ka deklaruar se tregu europian nuk është i hapur sa duhet për makinat amerikane.

Megjithatë, kompanitë amerikane kompensojnë një pjesë të kësaj pabarazie përmes shitjeve më të mëdha në shërbime, si cloud computing, rezervime udhëtimesh dhe shërbime ligjore dhe financiare. Për më tepër, rreth 30% e importeve europiane vijnë nga kompani në pronësi amerikane, sipas Bankës Qendrore Europiane. / Euronews

The post Marrëveshja tregtare SHBA-BE shmang përshkallëzimin e tarifave, por kërcënon rritjen ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Heqja e tarifave tregtare me SHBA, koha për veprim të përbashkët

29 July 2025 at 13:00

Neritan Mullaj

Drejtor Ekzekutiv AmCham Albania

Rritja e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicioni i favorshëm që Shqipëria ka fituar në rajon, krijon momentin e duhur për të shtyrë përpara idenë e një zone të lirë tregtare me SHBA.

Shqipëria gëzon disa avantazhe konkurruese që e bëjnë një destinacion tërheqës për tregtinë dhe investimet. Pozicioni gjeografik në skajin perëndimor të Ballkanit, me dalje të drejtpërdrejtë në det dhe akses të shpejtë në tregjet europiane, ofron një derë hyrëse për produktet amerikane drejt rajonit.

Njëkohësisht, një ekonomi në zhvillim, forcë punëtore konkurruese dhe politika gjithnjë e më të orientuara drejt integrimit euroatlantik, e pozicionojnë Shqipërinë si një partner të besueshëm krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. 

Dhoma Amerikane gjykon se heqja e tarifave aktuale, fillimisht nga ana jonë, do të përforconte partneritetin ekonomik dypalësh dhe do të çonte në kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investitorët amerikanë dhe shqiptarë dhe do të sillte një sërë përfitimesh strategjike: rritjen e eksporteve shqiptare, zgjerimin e investimeve amerikane në vend, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e stabilitetit ekonomik rajonal.

Për më tepër, do të afirmonte Shqipërinë si një partner që ndan të njëjtat vlera demokratike dhe interesa strategjike me SHBA-në. Strategjia për të zhvilluar një marrëdhënie të qëndrueshme tregtare duhet të ketë në bazë ndërveprimin e sektorit privat dhe institucioneve shtetërore.

Duke shfrytëzuar sektorët e saj konkurrues dhe duke nxitur përpjekjet bashkëpunuese midis biznesit dhe qeverisë, Shqipëria mund të përballojë sfidat e paraqitura nga tarifat e reja të SHBA-së dhe ta kthejë këtë situatë në një mundësi.

Këtë diskutim zhvillova edhe me Ambasdorin e Shqipërisë në SHBA z. Ervin Bushati ku ramë dakort të bashkëpunojmë ngushtë me Ambasadën Shqiptare në Uashington, D.C. për të inicuar dhe mbështetur dialogun me agjencitë përkatëse të SHBA-së.

Qëllimi është të ndërtohet mirëkuptim i ndërsjellë dhe të demonstrohet se si heqja e tarifave do të kontribuonte në investime më të mëdha, krijimin e vendeve të punës dhe stabilitetin rajonal. Duke punuar së bashku, jo vetëm që mund të përmirësojmë kushtet tregtare, por edhe të forcojmë miqësinë dhe partneritetin ekonomik afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2024, shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe SHBA arritën një total prej 270 milionë dollarësh, me një rritje domethënëse krahasuar me vitin pararendës. Ky trend pozitiv tregon potencialin e pazhvilluar të kësaj marrëdhënieje.

Sektorët më të përfituar nga një liberalizim i plotë do të ishin eksportuesit shqiptarë të hekurit dhe çelikut, strukturave të aluminit dhe bimëve medicinale, ndërsa nga ana tjetër, importet amerikane si mjetet e transportit, pjesët këmbimi dhe produktet bujqësore do të gjenin një treg më të hapur dhe më pak të kushtueshëm në Shqipëri.

Një strategji me disa aktorë për një rezultat të qëndrueshëm

Besoj fort se rruga drejt njĂ« partneriteti tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m ekonomik mes ShqipĂ«risĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara nuk Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ«tim qĂ« mund tĂ« pĂ«rshkohet vetĂ«m. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« strategji qĂ« kĂ«rkon pĂ«rfshirjen dhe angazhimin e shumĂ« aktorĂ«ve – privatĂ«, publikĂ«, institucionalĂ« dhe njerĂ«zorĂ«.

PĂ«r mua, bashkĂ«punimi publik-privat Ă«shtĂ« baza. Kam parĂ« qĂ« iniciativat e pĂ«rbashkĂ«ta si misionet tregtare apo forumet sektoriale nuk janĂ« thjesht ngjarje – ato janĂ« ura reale qĂ« forcojnĂ« lidhjet dhe bĂ«jnĂ« tĂ« dukshme kapacitetet tona eksportuese. NĂ« to, jo vetĂ«m qĂ« prezantojmĂ« produktet tona, por tregojmĂ« edhe vizionin tonĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« partner serioz dhe i besueshĂ«m.

Si njĂ« organizatĂ« biznesi qĂ« mbĂ«shtetet fort nĂ« avokim, ne e dimĂ« vlerĂ«n e fakteve dhe argumentave pĂ«r tĂ« qĂ«nĂ« tĂ« suksesshĂ«m dhe bindĂ«s. AmCham dhe institucionet qeveritare  duhet tĂ« pĂ«rdorin projeksione tĂ« qarta statistikore pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar se marrĂ«dhĂ«nia jonĂ« tregtare me SHBA-nĂ« nuk Ă«shtĂ« kalimtare – ajo ka njĂ« ndikim real nĂ« ekonominĂ« shqiptare, ruan vende pune dhe fuqizon industritĂ« tona mĂ« jetike.

Këto janë argumente që vlejnë dhe që mund të çojnë përpara lobimin për uljen e tarifave. Dhe këtu hyn në lojë zëri i fortë i sektorit privat. Përfaqësuesit e sektorëve si industria e hekurit, çelikut, kromit apo edhe ajo e bimëve medicinale duhet të marrin rolin e tyre si zëdhënës të interesave të tyre. Ata janë në vijën e parë, ata e njohin terrenin, dhe lobimi që vjen nga përvoja direkte është shumë më bindës.

Një aktor i rëndësishëm dhe influencial në këtë proces është edhe diaspora shqiptare në Amerikë. Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje, janë një urë e fuqishme komunikimi dhe ndikimi. Shumë prej tyre janë sipërmarrës të suksesshëm që jo vetëm mund të investojnë në Shqipëri, por edhe të promovojnë produktet dhe potencialin tonë ekonomik në tregun amerikan. Ata janë dëshmia më e gjallë e lidhjeve tona natyrore me SHBA-në.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, diplomacia. Qeveria shqiptare ka një rol thelbësor në këtë strategji. Ajo duhet të angazhohet drejtpërdrejt me homologët amerikanë, duke e paraqitur Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Vetëm përmes një angazhimi të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm mund të ndërtojmë një marrëdhënie tregtare që përfiton nga kushte preferenciale dhe që sjell zhvillim afatgjatë.

The post Heqja e tarifave tregtare me SHBA, koha për veprim të përbashkët appeared first on Revista Monitor.

Pendesa, si e përdorin njerëzit me inteligjencë emocionale për të forcuar marrëdhëniet

By: Megi Dumi
29 July 2025 at 12:30

Pendesat janë të pashmangshme: një fjalë e thënë gabim, një veprim i nxituar, apo një mundësi e humbur. Ato sjellin ndjenja trishtimi dhe zhgënjimi që mund të na paralizojnë.

Por çfarë ndodh nëse i shohim pendesat jo si dështime, por si mjete për të mësuar dhe për të marrë vendime më të mira?

Justin Bariso, autor i librit EQ Applied, sjell njĂ« qasje tĂ« fuqishme nĂ« ndĂ«rtimin e inteligjencĂ«s emocionale, pĂ«rmes asaj qĂ« ai e quan “Rregulli i PendesĂ«s”: Nuk mund ta ndryshosh tĂ« kaluarĂ«n, por mund tĂ« mĂ«sosh prej saj.

Ky koncept mbështetet edhe nga shkenca. Sipas neuroshkencëtares Lisa Feldman Barrett, truri ynë nuk reagon thjesht ndaj botës, por e parashikon atë. Ai merr sinjale nga jashtë dhe krijon supozime për të kuptuar situatat dhe për të ruajtur mirëqenien tonë. Në këtë kuadër, pendesa është një sinjal, që truri e përdor për të përmirësuar parashikimet dhe zgjedhjet e ardhshme.

Pra, nĂ« vend qĂ« tĂ« ngecim nĂ« mendime negative pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n, duhet tĂ« pĂ«rpiqemi t’i japim pendesĂ«s njĂ« funksion ndĂ«rtues. Kjo kĂ«rkon vetĂ«re-flektim dhe disa pyetje tĂ« sinqerta:

  • Cili Ă«shtĂ« mĂ«simi qĂ« nxora?
  • ÇfarĂ« do tĂ« kisha bĂ«rĂ« ndryshe?
  • A mund tĂ« pĂ«rgatitem ndryshe pĂ«r njĂ« situatĂ« tĂ« ngjashme nĂ« tĂ« ardhmen?
  • A mund ta ndaloj veten para se tĂ« reagoj keq? Apo tĂ« kĂ«rkoj ndihmĂ« nga dikush tjetĂ«r?

Ky lloj vizualizimi i ndihmon njerëzit të trajnojnë mendjen dhe të jenë më të përgatitur emocionalisht. Por Rregulli i Pendesës shkon përtej vetes. Duke ndarë përvojat me të tjerët, miq, kolegë apo të afërm, ne mund të ndihmojmë edhe ata të shmangin gabimet që kemi bërë vetë.

Po ashtu, një pjesë e rëndësishme e këtij procesi është falja e vetes. Ndjenja e pendesës tregon se ne jemi në një mendësi të ndryshme sot. Falja nuk do të thotë të justifikosh të shkuarën, por të pranosh ndryshimin dhe të ecësh përpara.

Në fund të fundit, siç thekson Bariso, kur mësojmë të përdorim pendesën si mjet dhe jo si pengesë, ne rrisim vetëdijen, marrim vendime më të mira dhe ndërtojmë marrëdhënie më të forta. Pendesat nuk duhet të na mbajnë të lidhur pas së shkuarës, ato mund të jenë një shtysë për të jetuar më mirë, sot. / INC, Shqip.al

The post Pendesa, si e përdorin njerëzit me inteligjencë emocionale për të forcuar marrëdhëniet appeared first on Revista Monitor.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

29 July 2025 at 12:00

Të paktën pesë kompani kanë kaluar fazën e parë të tenderit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve dhe të gjitha kontratave të furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M).

Në faqen e prokurimeve të BERZH u renditën edhe emrat e kompanive të cilat do të vijojnë tani me fazën e dytë.

Tenderi Ă«shtĂ« pjesĂ« e projektit rehabilitimi i linjĂ«s hekurudhore VorĂ« – Hani i Hotit dhe konkretisht pĂ«r procedurĂ«n “KonsulencĂ« pĂ«r mbikĂ«qyrjen e punimeve dhe tĂ« gjitha kontratave tĂ« furnizimit dhe instalimeve elektro-mekanike (E&M)”.

Aplikimet u dorëzuan në 10 qershor teksa njoftimi për emrat e kompanive u bënë në datë 28 korrik 2025.

Lista e kompanive që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, ndër të cilat janë disa konsorciume ndërkombëtare si:

  1. ALTINOK – DMEC – IPSA Joint Venture Turkey
  2. DB E&C – Typsa – Abkons Germany
  3. Hill International N.V. – TUMAS Turkısh Engıneerıng Consultıng & Contractıng Co. – PLANET S.A. – SYSTEMA Consulting S.A.  Netherlands (the)
  4. JV SUEZ Consulting (SAFEGE) and Eptisa Servicios de Ingenieria S.L.,  France
  5. SYSTRA – ARDANUY

Projekti Vorë-Hani i Hotit

Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare.

Kështu 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.

Kësaj i shtohen edhe 133 milionë euro grant investimi nga Bashkimi Europian por edhe fonde te buxhetit. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

The post Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen appeared first on Revista Monitor.

Bien aksidentet nĂ« qershor, kujdes nga tĂ« rinjtĂ«, “pĂ«rplasen” mĂ« shumĂ«

29 July 2025 at 11:21

Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmoshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së martë, me 6,5%.

Numri mĂ« i lartĂ« i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatĂ« harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zĂ«nĂ« 22,4% tĂ« numrit tĂ« aksidenteve rrugore gjithsej.

 

The post Bien aksidentet nĂ« qershor, kujdes nga tĂ« rinjtĂ«, “pĂ«rplasen” mĂ« shumĂ« appeared first on Revista Monitor.

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar

29 July 2025 at 11:00

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, këto humbje arritën vlerën e 305 milionë lekëve, në rënie me 39% krahasuar me vitin 2023.

Bankat raportuan gjithsej 1951 raste të humbjeve nga rreziqet operacionale, 12% më pak krahasuar me një vit më parë.

Shtatë banka kanë raportuar një ulje të humbjeve, tre të tjera kanë shënuar rritje të tyre, ndërsa vetëm një bankë nuk ka raportuar humbje.

Mbulimi i humbjeve me kapital është përmirësuar, pasi në vitin 2024 humbjet përbëjnë vetëm 2.65% të kërkesës për kapital për rrezikun operacional, krahasuar me 5.18% në vitin 2023. Ky përmirësim vjen si rezultat i një rënieje prej 39% të humbjeve dhe rritjeje prej 19% të kërkesës për kapital.

Humbjet operacionale të bankave lidhen me rreziqet të ndryshme të lidhur me operacionet bankare, por më tipiket kanë të bëjnë me vjedhje, përvetësim apo humbje të fondeve.

Tradicionalisht, rreziku më tipik për bankat në përgjithësi është ai i grabitjeve të armatosura, qoftë në degët e bankave ose të vlerave monetare në transport. Megjithatë, në vitet e fundit, nuk janë raportuar tentativa për grabitje të këtij lloji.

Me rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbimet dhe produktet financiare, rreziku i lidhur me krimet kibernetike po bëhet gjithnjë e më parësor, mes rreziqeve ndaj të cilave është i ekspozuar sektori financiar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2024, vëmendje e veçantë iu kushtua rritjes së sigurisë kibernetike dhe monitorimit të vazhdueshëm të rrezikut në lidhje me të, veçanërisht në lidhje me shërbimin e pagesave.

Me hyrjen ne fuqi tĂ« rregullores nr. 29, datĂ« 1.6.2022, “PĂ«r autentifikimin e thelluar tĂ« klientit dhe standardet e pĂ«rbashkĂ«ta, tĂ« hapura dhe tĂ« sigurta tĂ« komunikimit”, janĂ« shtuar kontrollet nĂ« subjektet qĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbimet e pagesave dhe tĂ« parasĂ« elektronike, pĂ«r rishikimin e sistemeve tĂ« sigurisĂ« sĂ« informacionit, si dhe kĂ«rkesat specifike nĂ« lidhje me sigurinĂ« e transaksioneve tĂ« kryera nĂ« rrugĂ« elektronike nĂ« distancĂ«.

Sipas bankës së Shqipërisë, kuadri i politikave dhe procedurave në lidhje me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit ka ardhur duke u pasuruar në vijimësi, por për shkak të spektrit të gjerë të aktiviteteve që mbulon, si dhe zhvillimeve dinamike në fushën e teknologjisë, plotësimi dhe përmirësimi i tij mbetet një proces i vazhdueshëm.

Me rritjen e shërbimeve të bazuara në teknologjinë financiare, e për pasojë dhe rritjen e rrezikut të kërcënimeve të sulmeve kibernetike, Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, ka pasur ndër objektivat kryesorë optimizimin e masave parandaluese dhe minimizimin e këtyre rreziqeve në sektorin financiar, kryesisht atë bankar.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Banka e ShqipĂ«risĂ« bĂ«n tĂ« ditur se, nĂ« bashkĂ«punim me ekspertĂ« tĂ« huaj, Ă«shtĂ« duke u zbatuar projekti pĂ«r hartimin e “UdhĂ«rrĂ«fyesit tĂ« VetĂ«vlerĂ«simit tĂ« Rrezikut Kibernetik”. QĂ«llimi i kĂ«tij projekti Ă«shtĂ« evidentimi i maturitetit tĂ« programit tĂ« sigurisĂ« sĂ« informacionit tĂ« zbatuar nga bankat pĂ«r mbrojtjen e sistemeve tĂ« tyre tĂ« informacionit, por dhe evidentimi i problematikave nĂ« lidhje me to.

 

 

The post Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

TuristĂ«t dhe rĂ«nia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% mĂ« 2021 – 2025

29 July 2025 at 10:00

Të dhënat mbi importet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit gjatë pesë viteve të fundit tregojnë një rritje të qëndrueshme, pavarësisht nga tendenca e rënies së popullsisë rezidente në Shqipëri.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, importet e ushqimeve dhe pijeve ishin rreth 57.8 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025, rreth 77 miliardë lekë, ose 33% më shumë.

Të dhënat të detajuara nga INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, rritjen më të fortë në vlerë e kanë shënuar importet e cigares, 13%, kafesë me 33%, ushqimeve të përpunuara me 9%. Të gjitha grupet e ushqimeve janë rritur përveç kafshëve të gjalla dhe produkteve të bulmetit në krahasim me 6-mujorin e parë 2024.

Importet tregojnë se kërkesa për produkte ushqimore dhe pije ka vazhduar të rritet, ndonëse numri i banorëve në vend ka pësuar rënie për shkak të emigracionit të lartë dhe normës së ulët të lindjeve.

Faktori që duket se po e mban të lartë konsumin është turizmi. Edhe importet e ushqimeve po ndjekin të njëjtin trend. Vitin e kaluar, importet e ushqimeve u rritën mbi 20% duke ndjekur rritjen e fortë të ardhjeve, ndërsa në 6-mujorin 2025 janë rritur me 3%, me rritje te ngjashme të numrit të turistëve.

Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që konsumojnë produkte vendase, por edhe shtojnë nevojën për mallra të importuara, sidomos në sektorin e shërbimeve, hotelerisë dhe gastronomisë.

Rritja e importeve të ushqimeve është pasqyrë e drejtpërdrejtë e rritjes së konsumit sezonal që lidhet me flukset turistike. Në këtë mënyrë, turizmi po bëhet një element kompensues i rënies së kërkesës së brendshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në bilancin tregtar dhe në strukturën e konsumit kombëtar.

Rritja e importeve të ushqimeve pasqyron edhe një tjetër zhvillim shqetësues, tkurrjen e prodhimit bujqësor vendas. Prodhimi në sektorin bujqësor hyri në vitin e pestë të rënies në tremujorin e parë 2025. Aktualisht bujqësia shqiptare po përballet me sfida serioze si mungesa e subvencioneve dhe ikja e fuqisë punëtore nga zonat rurale.

Në vend që prodhimi vendas të zëvendësojë nevojat e tregut të brendshëm, gjithnjë e më shumë operatorë ekonomikë po i drejtohen importit për të mbushur boshllëqet në furnizim, duke bërë që një pjesë e madhe e fitimeve nga turizmi të ikin sërish jashtë.

Rritja e importeve të ushqimeve nuk është thjesht një bilanc tregtar, por edhe një tregues i dobësimit të kapaciteteve prodhuese të bujqësisë shqiptare, që gjithnjë e më pak po arrin të përmbushë kërkesat e tregut të brendshëm./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

 

The post TuristĂ«t dhe rĂ«nia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% mĂ« 2021 – 2025 appeared first on Revista Monitor.

Pas KosovĂ«s edhe italianĂ«t nisin “tĂ« braktisin” ShqipĂ«rinĂ«, hyrjet nĂ« qershor ranĂ« me 4 pĂ«r qind

28 July 2025 at 23:02

Italianët e joshur vitet e fundit nga ideja e pushimeve të lira në Shqipëri duket se llogaritë u kanë rezultuar ndryshe tek pushimet verore.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga nisja e “bumit” tĂ« italianĂ«ve drejt vendit tonĂ«, qershori 2025 bĂ«ri kthesĂ« negative. Ky grup shĂ«noi njĂ« rĂ«nie me 4 pĂ«r qind nĂ« muajin e gjashtĂ« tĂ« vitit krahasuar me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Në qershor shifrat e hyrjes së të huajve sipas shteteve tregonin se ishin 111 mijë italianë që hynë në vendin tonë. Një vit më parë kjo shifër ishte rreth 116 mijë.

Tur-operatorët vendas paralajmëruan në fund të majit se rezervimet paraprake individuale të verës përgjatë bregdetit sidomos në Vlorë dhe Sarandë ishin më të ulëta dhe këtu duket se bën pjesë edhe grupi i italianëve. Këta të fundit vendosen përgjithësisht në verë përgjatë Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.

Rënies së rezervimeve i dha zë gjatë korrikut edhe një artikull i Corriere Della Sera që citonte agjencitë italianë për një rënie të rezervimeve drejt Shqipërisë si efekt i rritjes së çmimeve.

Sipas këtij artikulli vendi ynë ofronte një raport të mirë cilësi/çmim por tashmë ajo nuk ekziston. Njëkohësisht një qasje e re e rajonit të Puglias që është një nga më të frekuentuarat në sezonin veror ka bërë që italianët ta shohin më të leverdishëm qëndrimin në vendin e tyre pasi çmimet kanë pësuar një normalizim.

Sa i takon 6-mujorit janar-qershor. Shqipërinë e vizituan 510 mijë italianë me një rritje 5 për qind në raport me janar-qershor 2025. Italianët janë kthyer në vizitorë gjithëvjetorë të Shqipërisë në një miks mes turizmit të fundjavës, atij kulinar por sidomos atij shëndetësor që ka vite që konsolidohet për të mos folur këtu edhe për udhëtimet e biznesit.

Të gjitha këto kanë mbajtur një numër të qëndrueshëm në këtë pjesë të parë të vitit por ajo që bie në sy është ngadalësimi i rritjes. Një vit më parë rritja në 6-mujorin e parë ishte rreth 57 për qind ndërkohë që tashmë vetëm 5 për qind.

Ngadalësimi apo me keq rënia e numrit të vizitorëve nga Italia duhet të jetë një kambanë për mënyrën sesi turizmi është lënë të zhvillohet pa një orientim të saktë. Ky grup është i dyti më i rëndësishëm pas Kosovës i cili edhe ai ka pasur lëkundjet e veta në dy vitet e fundit si efekt i liberalizmit të vizave por edhe zhvlerësimit të euros. Për 6 mujorin 2025, hyrjet e shtetasve nga Italia zinin 11% të totalit dhe ata nga Kosova 34.5%./ N.Maho

Burimi: INSTAT

The post Pas KosovĂ«s edhe italianĂ«t nisin “tĂ« braktisin” ShqipĂ«rinĂ«, hyrjet nĂ« qershor ranĂ« me 4 pĂ«r qind appeared first on Revista Monitor.

Bashkitë, 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025; Instituti i Bashkive: Fond i kufizuar

28 July 2025 at 23:01

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara.

Zjarre aktive janë regjistruar në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, Elbasan, Pogradec, Milot, Mirditë, Pustec, Berat, Memaliaj dhe në malin me Gropa të Tiranës etj.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 mld lekë apo rreth 21 mln euro për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, fondi është rritur me 36%.

Bashkia përfituese me fondin më të lartë për mbrojtjen nga zjarri është Tiranë me rreth 275 mln lekë për 2025 apo 104% më shumë se 2024. Tiranë ka 13% të totalit të fondit për mbrojtjen nga zjarri që iu shpërndahet bashkive nga transferta e pakushtëzuar. E ndjekur nga bashkia e Durrësit e cila ka përfituar 94,5 mln lekë fonde rreth 63% më shumë se 2024. Durrësi 5% të totalit të fondit.

Bashkitë e tjera përfituese të fondeve më të larta janë Kukësi me 75,3 mln lekë apo 19,6% më shumë se 2024. Fondi i dhënë për këtë bashki zë 4% të totalit të fondit të transfertës së pakushtëzuar. Bashkia e Elbasanit përfitoi për 2025 fondin me vlerë 70,2 mln lekë apo 74.6% më shumë se 2024.

Në Fier fondet për mbrojtjen nga zjarri ishin 64,3 mln lekë me rritje 63%. Në Vlorë bashkia përfitoi 63,6 mln lekë apo 31% më shumë. Në Kamëz 61,3 mln lekë apo 16% më shumë se 2024; Lezhë fondi është 52,1 mln lekë apo 21% më shumë se 2024, dhe Korçë me vlerë 43,9 mln lekë me rritje 25%.

Pavarësisht fondeve që u akordohen bashkive për mbrojtjen nga zjarri, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali sistemi mbetet i dobët dhe i pambështetur në teknologji moderne. Haxhimali thotë se financimi shkon kryesisht për rroga, sigurime shoqërore dhe karburant, ndërsa makineritë dhe pajisjet janë të amortizuara.

“Mungon infrastruktura nĂ« terren, nuk ka flotĂ« ajrore, dhe teknologjia pĂ«r zbulimin e hershĂ«m tĂ« zjarreve Ă«shtĂ« pothuajse inekzistente. ShĂ«rbimi pyjor Ă«shtĂ« shpesh i neglizhuar dhe investimet nĂ« korridore sigurie, rrugĂ« ndĂ«rhyrjeje apo stacione uji janĂ« minimale. NĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, bashkitĂ« janĂ« tĂ« mbingarkuara dhe tĂ« pafuqishme pĂ«rballĂ« rreziqeve qĂ« vijnĂ« nga zjarret, sidomos nĂ« zonat pyjore e malore”, pohon ai.

GjatĂ« vitit 2024, ShqipĂ«ria u pĂ«rball me njĂ« nga sezonet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« zjarreve, me mbi 46 mijĂ« hektarĂ« pyje dhe kullota tĂ« djegura sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« raportit tĂ« Institutit tĂ« Bashkive “pĂ«r qeverisjen Vendore. Raport mbi situatĂ«n aktuale 2024”.

Në raport theksohet se pothuajse gjysma e bashkive nuk kishin as plane menaxhimi për pyjet që administrojnë.

Sipas të dhënave të raportit të Institutit të bashkive, mesatarisht, në Shqipëri kemi më pak se një zjarrfikës për 1,500 banorë dhe më pak se një automjet zjarrfikës për 10,000 banorë. Situata është më e rëndë në bashkitë e mëdha si Tirana, për shkak të përqendrimit të popullsisë, ndërsa shumë bashki të vogla ndonëse me më shumë personel për frymë, kanë vështirësi infrastrukturore dhe territoriale për ndërhyrje.

“TĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« se bashkitĂ« e vogla kanĂ« mĂ« shumĂ« zjarrfikĂ«s dhe automjete zjarrfikĂ«se pĂ«r frymĂ« sesa bashkitĂ« e mĂ«dha. Kjo mund tĂ« lidhet me shpĂ«rndarjen e popullsisĂ« nĂ« zona rurale, ku distancat janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe infrastruktura rrugore mĂ« e vĂ«shtirĂ«.

Tirana ka numrin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« zjarrfikĂ«sve dhe automjeteve zjarrfikĂ«se pĂ«r frymĂ«, gjĂ« qĂ« mund tĂ« shpjegohet me pĂ«rqendrimin e popullsisĂ« dhe infrastrukturĂ«n mĂ« tĂ« zhvilluar rrugore nĂ« kryeqytet. Mesatarja kombĂ«tare Ă«shtĂ« mĂ« e afĂ«rt me treguesit e bashkive tĂ« mĂ«dha, duke treguar se kĂ«to tĂ« fundit kanĂ« njĂ« ndikim mĂ« tĂ« madh nĂ« pĂ«rllogaritjen e saj”, thuhet nĂ« raport.

Duke pasur parasysh se buxheti për mbrojtjen nga zjarri është i kufizuar dhe shpërndarja e burimeve nuk është e njëtrajtshme, Instituti për Bashkitë Shqiptare rekomandon rritjen e transfertave sektoriale për këtë funksion.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki; krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që bashkitë mund ta përdorin për të përballuar situatat kritike; hartimin e planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki; kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane./ D.Azo

Burimi: Instituti i Bashkive të Shqipërisë

The post Bashkitë, 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025; Instituti i Bashkive: Fond i kufizuar appeared first on Revista Monitor.

Operatorët celularë i shumëfishuan fitimet për vitin 2024

28 July 2025 at 23:00

Fitimi i operatorëve celularë në vend u rrit ndjeshëm vitin e kaluar. Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin e kaluar Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishte realizuar një fitim neto prej rreth 300 milionë lekësh.

Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e 476 milionë lekëve, nga 70 milionë lekë që kishte qenë rezultati i raportuar një vit më parë.

Në total, dy operatorët celularë fituan afërsisht 1.68 miliardë lekë për 2024, ndërsa viti 2023 ishte mbyllur me një fitim neto në vlerën e 370 milionë lekëve.

Me këtë shifër, dy operatorët celularë kanë arritur fitimin më të lartë që prej vitit 2019.

Në mungesë të pasqyrave të detajuara financiare, mund të vlerësohet se rritja e çmimeve të shërbimeve të komunikimit po ndikon pozitivisht bazën e të ardhurave të operatorëve dhe rritjen e fitimeve të tyre.

Ulja e numrit të operatorëve celularë nga tre në dy, por edhe rezultatet e pakënaqshme financiare të tyre kanë sjellë shtrenjtimin gradual të paketave të komunikimit.

Pas vitit 2022, operatorët celularë i kanë rritur çmimet për paketat bazike të komunikimit me parapagesë me të paktën 100-200 lekë, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.

Ndërkohë, në fillim të vitit 2024, të dy operatorët celularë, kanë përcaktuar në kushtet e përgjithshme të kontratës të drejtën e tyre për të indeksuar çdo vit çmimin e paketës me inflacionin mesatar vjetor, sipas shifrës së publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për vitin paraardhës.

Megjithatë, sipas AKEP, Vodafone Albania nuk e ka aplikuar klauzolën në vitin e kaluar, ndërsa One Albania e aplikoi atë më datë 1 qershor 2024, por vetëm për pajtimtarët e kategorisë Biznes.

One Albania ka informuar AKEP-in se klauzola e IÇK-sĂ« u zbatua pĂ«r 15,126 pajtimtarĂ« individualĂ« tĂ« kategorisĂ« biznes dhe 3,265 subjekte biznesi tĂ« regjistruar me NIPT, zotĂ«rues tĂ« 195,282 numrave celularĂ«.

Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 58% të totalit të tregut, nga 56% që mbante një vit më parë

Të ardhurat e gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve celulare me shumicë përbëjnë rreth 18% të totalit të të ardhurave dhe pjesa tjetër rreth 82% gjenerohen nga tregu i pakicës.

TĂ« dhĂ«nat e AKEP tregojnĂ« se numri total i abonentĂ«ve celularĂ« ose kartave SIM nĂ« fund tĂ« vitit 2024 arriti nĂ« rreth 3.4 milionĂ«, e thĂ«nĂ« ndryshe çdo banor nĂ« ShqipĂ«ri posedon rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё.

NdĂ«rsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё pĂ«rdorura pĂ«r tĂ« kryer komunikime elektronike gjatĂ« tre muajve tĂ« fundit) arriti nĂ« rreth 2.5 milionĂ«, nĂ« rĂ«nie vjetore me 3.8%./ E.Shehu

Burimi: AKEP

The post Operatorët celularë i shumëfishuan fitimet për vitin 2024 appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 28 July 2025Revista Monitor

Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA

28 July 2025 at 15:27

Marrëveshja tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ka nxitur reagime të ashpra nga disa shtete anëtare të BE-së dhe sektorë industrialë, të cilët pretendojnë se marrëveshja është e pabalancuar dhe se BE-ja duhet të kishte këmbëngulur për kushte më të mira.

Laurent Saint Martin, zĂ«vendĂ«sministri francez pĂ«r tregtinĂ«, deklaroi se marrĂ«veshja “nuk Ă«shtĂ« e balancuar”. Ai tha se BE-ja duhet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« kushte mĂ« tĂ« mira tregtare me SHBA-nĂ«, pĂ«rfshirĂ« sektorin e shĂ«rbimeve, si dhe tĂ« pĂ«rdorĂ« instrumentet e saj kundĂ«r shantazhit tregtar. “Kjo do tĂ« jetĂ« çështja kyçe nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim”, shtoi ai.

Organizata mĂ« e madhe industriale nĂ« Gjermani, Federata e Industrive Gjermane (BDI), gjithashtu paralajmĂ«roi se marrĂ«veshja pĂ«rfaqĂ«son njĂ« “kompromis tĂ« pamjaftueshĂ«m” dhe dĂ«rgon njĂ« “sinjal fatal” pĂ«r ekonomitĂ« e BE-sĂ« dhe SHBA-sĂ«.

Megjithë kritikat, aksionet europiane u rritën në nivelin më të lartë të katër muajve të fundit, pasi SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tarifore që pritet të shmangë një luftë të plotë tregtare. Indeksi i gjerë Stoxx Europe 600 u rrit me 1 për qind në tregtimin e mëngjesit, ndërsa DAX-i gjerman fitoi 0.9 për qind dhe CAC 40 i Francës u rrit me 1.2 për qind.

Edhe bursat amerikane pritet të hapen me rritje, me kontratat e së ardhmes të lidhura me S&P 500 në rritje me 0.5 për qind. Megjithatë, euro u dobësua, pasi investitorët po përpunonin detajet e para të marrëveshjes tregtare, që i lë në fuqi tarifat e larta mbi shumicën e mallrave të BE-së.

Sipas marrëveshjes së arritur të dielën, pjesa më e madhe e eksporteve të BE-së drejt SHBA-së, përfshirë makinat dhe produktet farmaceutike, do të përballen me një tarifë 15 për qind. BE-ja ka rënë gjithashtu dakord të shpenzojë qindra miliarda dollarë për produkte energjitike dhe armë të prodhuara në SHBA.

MegjithĂ«se marrĂ«veshja rrit tarifat, investitorĂ«t thanĂ« se ajo gjithashtu ndihmoi nĂ« uljen e pasigurisĂ« mbi tregtinĂ«, e cila ka ndjekur tregjet, qĂ« prej deklaratĂ«s sĂ« presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r “ditĂ«n e çlirimit” nĂ« fillim tĂ« prillit.

EkonomistĂ«t e Commerzbank paralajmĂ«ruan se eksportet e BE-sĂ« drejt SHBA-sĂ« do tĂ« bien me rreth njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n gjatĂ« dy viteve tĂ« ardhshme pĂ«r shkak tĂ« tarifave tĂ« vendosura nga SHBA. Banka gjermane deklaroi se marrĂ«veshja do tĂ« rrisĂ« tarifat mesatare tĂ« importit me “mĂ« shumĂ« se 10 pikĂ« pĂ«rqindjeje krahasuar me vitin e kaluar”.

“Kjo do ta bĂ«jĂ« ndjeshĂ«m mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r shumĂ« kompani tĂ« kenĂ« akses nĂ« tregun e tyre mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« jashtĂ«m”, thuhet nĂ« analizĂ«.

Holger Schmieding, kryeekonomist i Berenberg, vlerësoi se tarifat do të fshijnë rreth 0.3 pikë përqindjeje nga rritja ekonomike e BE-së këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por shtoi se stimujt fiskalë gjermanë do të kompensojnë pjesën më të madhe të dëmit. / FT

 

The post Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« nuk shkon me ushqimin tonĂ«? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta

By: Megi Dumi
28 July 2025 at 15:04

Në dy libra të fundit, njëri me ton shkencor e njerëzor dhe tjetri polemik e i zjarrtë, David Kessler dhe Stuart Gillespie analizojnë shkaqet e thella të krizës globale të obezitetit, duke vënë në qendër ushqimin e përpunuar, varësinë dhe rolin e industrive të mëdha.

David Kessler, ish-drejtor i FDA-sĂ« dhe figurĂ« me ndikim nĂ« shĂ«ndetĂ«sinĂ« publike nĂ« SHBA, pranon nĂ« librin e tij tĂ« ri Diet, Drugs and Dopamine se Ă«shtĂ« pĂ«rballur gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s me problemet e peshĂ«s. Por ai thekson se nuk Ă«shtĂ« thjesht mungesĂ« vullneti qĂ« njerĂ«zit shtojnĂ« nĂ« peshĂ«, por njĂ« industri ushqimore qĂ« krijon produkte tĂ« ashtuquajtura “ultra tĂ« formuluara”, tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« shkaktuar varĂ«si.

Këto produkte, të ngarkuara me yndyrna, sheqer dhe kripë, janë krijuar për të qenë jashtëzakonisht të shijshme, por me vlerë ushqyese minimale. Ato ndikojnë në sistemin e shpërblimit të trurit dhe hormonin dopaminë, duke nxitur konsumin e tepruar dhe duke dëmtuar ndjesinë e ngopjes.

Pasoja? Rritje e yndyrës toksike në organe jetike, si mëlçia dhe pankreasi, dhe rrezik më i lartë për diabet, sëmundje zemre e goditje në tru.

Kessler i sheh ilaçet e reja për humbjen në peshë, si Wegovy dhe Ozempic, si revolucionare. Ato imitojnë hormonin GLP-1 që shton ndjesinë e ngopjes dhe ulin oreksin.

Por paralajmëron: këto nuk janë zgjidhje të përhershme. Efektet anësore janë të forta dhe, në mungesë të trajtimeve psikologjike dhe ndryshimeve në stilin e jetesës, pesha kthehet sapo ndërpriten.

Ai thekson paradoksin absurd: njĂ« industri ushqimore qĂ« na sĂ«mur dhe njĂ« tjetĂ«r farmaceutike qĂ« pasurohet duke shitur ilaçe pĂ«r tĂ« na kuruar. “Por ky Ă«shtĂ« realiteti ku ndodhemi,” shkruan ai.

Ndërkohë, në librin Food Fight, Stuart Gillespie shkon më thellë, duke analizuar strukturat ekonomike globale që na kanë çuar në këtë krizë. Sipas tij, sistemi aktual ushqimor është në zemër të një varg krizash të ndërlidhura: obezitet dhe kequshqyerje, krizë klimatike, humbje të biodiversitetit, varfëri dhe pabarazi.

Gillespie identifikon tri faza historike të këtij sistemi: kolonializmi, koha e Luftës së Ftohtë dhe epoka korporative. Faza aktuale, sipas tij, dominohet nga një numër i vogël korporatash transnacionale, më të fuqishme se vetë shtetet. Këto kompani kontrollojnë zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, ndikojnë në politikat publike dhe kanë favorizuar përhapjen e ushqimeve ultraprocesuara në mbarë botën.

Duke u mbështetur në përvoja të gjata në terren në Indi, Afrikë dhe Amerikën Latine, Gillespie flet me pasion për dëmet e shkaktuara nga pabarazitë në sistemin ushqimor. Food Fight është një thirrje e fuqishme për veprim kundër një sistemi që prodhon fitime për pak dhe sëmundje për shumë.

Në thelb, të dy autorët bien dakord: për të përballuar krizën e ushqimit dhe obezitetit, nuk mjafton vetëm ndërgjegjësimi individual. Duhet të ndryshohet vetë struktura e fuqisë që kontrollon ushqimin tonë.

Të dy librat sjellin një analizë të thelluar mbi një krizë globale që nuk është më thjesht çështje individuale, por rezultat i një sistemi të manipuluar nga interesa të mëdha.

Ushqimet ultra të procesuara po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tonë fizik dhe mendor, ndërsa barnat e reja japin shpresë, por nuk ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme pa ndërhyrje strukturore.

Siç thekson Gillespie, kriza ushqimore është e lidhur me varfërinë, pabarazinë dhe degradimin e mjedisit, e përforcuar nga pushteti i pakufishëm i korporatave globale.

Lufta kundër obezitetit dhe kriza globale e ushqimit nuk mund të reduktohen në zgjedhje personale apo ndërhyrje të shpejta mjekësore. Ato janë simptoma të një sistemi ekonomik dhe ushqimor që nxit konsum të dëmshëm dhe përfitim për një pakicë.

Për të ndryshuar këtë realitet, kërkohen politika publike të guximshme, ndërhyrje rregullatore ndaj industrive ushqimore dhe farmaceutike, promovimi i edukimit ushqimor dhe mbështetje për bujqësinë e qëndrueshme. Shëndeti i popullatave dhe i planetit varet nga ndarja më e drejtë e burimeve, një sistem ushqimor i kontrolluar më pak nga korporatat dhe më shumë nga interesat publike.

/ FT, Shqip.al

The post ÇfarĂ« nuk shkon me ushqimin tonĂ«? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta appeared first on Revista Monitor.

APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit

28 July 2025 at 15:01

Pas problemeve që kanë hasur subjektet ditët e fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh. Por prej disa ditësh subjektet po hasin sërish vështirësi nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online.

“Platforma e depozitimit tĂ« pasqyrave financiare, raporteve ligjore dhe auditimit nĂ« ShqipĂ«ri me afat dorĂ«zimi mĂ« 31 korrik, Ă«shtĂ« e integruar me sistemin qendror e‑Albania dhe synon tĂ« sjellĂ« lehtĂ«si e transparencĂ« nĂ« procesin e raportimit financiar. MegjithatĂ«, gjatĂ« kĂ«saj periudhe Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« re se ngarkesa e lartĂ« dhe ndĂ«rprerjet e herĂ«pashershme teknike e kanĂ« bĂ«rĂ« procesin e depozitimit mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri pĂ«r shumĂ« pĂ«rdorues. KĂ«to pengesa po krijojnĂ« presion tĂ« panevojshĂ«m mbi bizneset, kontabilistĂ«t dhe audituesit, tĂ« cilĂ«t pĂ«rballen me rrezikun e penaliteteve pĂ«r vonesa qĂ« nuk varen nga ta”, tha Shoqata.

Megjithatë, në rrjetet socale të portalit qeveritar për shërbimet publike, E-Albania, është publikuar së fundmi njoftimi që u kujton subjekteve që të dorëzojnë pasqyrat financiare dhe raportin e auditimit në kohë. Afati i fundit, është 21 korriku 2025. Në njoftim, subjekteve u tërhiqet vëmendje që të mos e lënë dorëzimin për ditën e fundit dhe të aplikojnë tani.

The post APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit appeared first on Revista Monitor.

Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë

28 July 2025 at 14:00

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një rrezik serioz që po sfidon sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë po drejtohet nga qëllime spekulative dhe jo nga nevoja reale për banim.

 

Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë po përballet me një krizë të heshtur, por potencialisht shumë të rrezikshme.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një flluskë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar se mungesa e politikave zhvillimore, trendi spekulativ i investimeve dhe rënia e kërkesës reale për banim, po e çojnë ekonominë drejt një paqëndrueshmërie të thelluar.

Gërxhaliu thotë se ndërtimtaria, që tradicionalisht shihet si motor zhvillimi ekonomik, po humb rolin e saj substancial për shkak të devijimeve në qasjen financiare.

Sipas tij, ky sektor nuk po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, por po ushqen një model ekonomik ku paraja bllokohet në prona të papërdorura.

“NĂ«se financa nuk i shĂ«rben ekonomisĂ« reale, atĂ«herĂ« zhvillimi Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« iluzion sipĂ«rfaqĂ«sor”, ka deklaruar GĂ«rxhaliu, duke shtuar se kapitali po kanalizohet drejt blerjeve tĂ« pasurive pĂ«r qĂ«llime spekulative, e jo pĂ«r banim apo zhvillim produktiv.

“KĂ«rkesa nĂ« rritje pĂ«r kredi, veçanĂ«risht pĂ«r kredi hipotekare, nuk reflekton domosdoshmĂ«risht njĂ« rritje tĂ« mirĂ«qenies, por njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r pĂ«rfitim tĂ« shpejtĂ« nga rritja e çmimeve nĂ« tregun e banesave. ShumĂ« prej kĂ«tyre pronave, nuk pĂ«rdoren, por ruhen nĂ« pritje tĂ« rritjes sĂ« mĂ«tejshme tĂ« vlerĂ«s, njĂ« sjellje qĂ« krijon njĂ« cikĂ«l tĂ« mbyllur kapitali dhe ndal qarkullimin e parave nĂ« sektorĂ« jetikĂ« tĂ« ekonomisĂ«â€.

Oferta ka shpërthyer, kërkesa është në rënie

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e konfirmojnë këtë prirje shqetësuese.

Sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2024, në Kosovë janë gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 207,165, apo 35.7%, janë të pabanuara. Këto përfshijnë banesa të destinuara për shitje, qira, apo përdorime të tjera, që aktualisht nuk janë të banuara nga askush.

Në një vend me rreth 1.6 milion banorë, kjo shifër ngre pyetje serioze mbi strukturën reale të tregut të banesave. Më shumë se një në tre banesa janë bosh, ndërkohë që ndërtimet vazhdojnë me intensitet të lartë. Në 13 vitet e fundit, numri i banesave është rritur për 43 për qind, një ritëm që tejkalon rritjen natyrore të popullsisë.

Me rritjen e largimit të të rinjve dhe mungesën e familjeve të reja në shumë zona të Kosovës, nevoja për banesa të reja është në rënie.

Çmimet nuk ndalen, por a Ă«shtĂ« kjo e qĂ«ndrueshme?

PavarĂ«sisht numrit tĂ« lartĂ« tĂ« banesave tĂ« pabanuara, çmimet nĂ« tregun e banesave nuk kanĂ« rĂ«nĂ« — pĂ«rkundrazi, ato janĂ« nĂ« rritje tĂ« vazhdueshme.

Në Prishtinë, sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror banese kushton aktualisht nga 1,200 deri në 2,500 euro, varësisht nga zona dhe cilësia e objektit.

Zonat mĂ« tĂ« shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “ArbĂ«ria” dhe “Pejtoni”, ku çmimet tejkalojnĂ« shpesh 2,000 euro pĂ«r metĂ«r katror. NdĂ«rsa nĂ« zona tĂ« tjera si Prishtina e Re apo rruga B dhe C, çmimet variojnĂ« nga 1,200 deri nĂ« 1,700 euro pĂ«r metĂ«r katror.

Ky fenomen po ndodh edhe pse, sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë, gjë që nënkupton një ngopje të tregut primar të banimit.

Kjo rrit më tej dyshimet se blerjet e banesave nuk janë më për strehim, por për investim, shpesh të nxitur nga frika e humbjes së vlerës së parasë apo mungesa e alternativave të sigurta për investim.

Rritja e kostos së ndërtimit, një tjetër faktor i çmimeve të larta

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka evidentuar gjithashtu rritje të kostos së ndërtimit. Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet në këtë sektor janë rritur për 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe për 6.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve ndërtimore (1.9%), pagat e punëtorëve (2.4%), dhe shpenzimet e tjera operative (1.8%). Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave të reja dhe presionin e vazhdueshëm në treg.

Safet Gërxhaliu vlerëson se nëse bankat vazhdojnë të financojnë projekte spekulative në vend të sektorëve produktivë, vendi rrezikon të futet në një cikël të rrezikshëm ekonomik. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme në orientimin e kapitalit.

“Nuk Ă«shtĂ« gabim qĂ« bankat kĂ«rkojnĂ« fitim – kjo Ă«shtĂ« e natyrshme. Por nĂ«se pĂ«rqendrimi mbetet te fitimi afatshkurtĂ«r pĂ«rmes pasurive tĂ« paluajtshme, atĂ«herĂ« po largohemi nga zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m ekonomik”.

Ai bën thirrje për orientimin e burimeve financiare drejt sektorëve që krijojnë vlera reale: prodhimi vendor, bujqësia, bizneset e vogla, dhe ndërtimi për banim real dhe të arritshëm.

TĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat — nga numri i banesave tĂ« pabanuara, çmimet e larta, rritja e kostos sĂ« ndĂ«rtimit, mungesa e njĂ« tregu sekondar, deri te ndryshimet demografike — tregojnĂ« pĂ«r njĂ« mosbalancĂ« serioze nĂ« tregun e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« KosovĂ«.

Kosova aktualisht numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara. Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.

 

The post Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Si po qëndrojnë të informuar njerëzit në vitin 2025

By: Megi Dumi
28 July 2025 at 13:49

Si qëndrojnë të informuar sot njerëzit rreth asaj që ndodh në botë? Në shumicën e vendeve, televizioni, gazetat dhe faqet tradicionale të lajmeve po humbasin terren.

Sipas raportit më të fundit të Reuters Institute, interesi për mediat tradicionale është në rënie, me besim të ulët, angazhim të dobët dhe abonime që nuk po rriten më.

Ku po i lexojnë lajmet njerëzit në 2025? Dhe cilat janë pasojat?

Rritja e mediave sociale dhe videove

NĂ« njĂ« kohĂ« pasigurie politike dhe ekonomike, krizash klimatike dhe konfliktesh tĂ« vazhdueshme, nuk mungojnĂ« temat pĂ«r t’u raportuar. Por publiku po i drejtohet burimeve tĂ« reja pĂ«r t’u informuar, kryesisht rrjeteve sociale, platformave tĂ« videove dhe faqeve pĂ«rmbledhĂ«se online.

Përdorimi i rrjeteve sociale për të ndjekur lajme po rritet në shumë vende, veçanërisht në SHBA, Amerikën Latine, Afrikë dhe disa vende të Azisë Juglindore. Në SHBA, për herë të parë, përdorimi i rrjeteve sociale dhe videove për të lexuar lajmet ka tejkaluar televizionin dhe faqet tradicionale të lajmeve.

Edhe në Europë, ku mediat tradicionale janë treguar më rezistente, përdorimi i rrjeteve sociale për lajme është në rritje. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, rreth një në pesë persona tashmë informohen kryesisht përmes rrjeteve sociale, një rritje e ndjeshme krahasuar me një dekadë më parë.

NĂ« tĂ« gjitha vendet e pĂ«rfshira nĂ« raport, konsumi i videove pĂ«r lajme Ă«shtĂ« nĂ« rritje. Ky trend Ă«shtĂ« mĂ« i fortĂ« tek tĂ« rinjtĂ«: 44% e personave 18–24 vjeç dhe 38% e grupmoshĂ«s 25–34 vjeç thonĂ« se rrjetet sociale dhe videot janĂ« burimet e tyre kryesore tĂ« informacionit.

Tendenca të reja: Podcastet dhe inteligjenca artificiale

Raporti thekson dy tendenca tĂ« reja. E para Ă«shtĂ« rritja e pĂ«rdorimit tĂ« njĂ« “ekosistemi alternativ mediatik”, ku njerĂ«zit ndjekin mĂ« shumĂ« podcaste dhe krijues pĂ«rmbajtjesh nĂ« platforma si YouTube dhe TikTok, ky i fundit Ă«shtĂ« rrjeti qĂ« po rritet mĂ« shpejt.

Në disa vende, personazhe të njohur dhe ndikues online (influencer) po luajnë një rol kyç në formësimin e debateve publike. Në SHBA, për shembull, podkasti i Joe Rogan arrin tek një në pesë qytetarë. Në Francë, 22% e personave nën 35 vjeç ndjekin Hugo Travers, një krijues lajmesh në YouTube dhe TikTok.

Influencerë të rinj po marrin gjithashtu një rol të rëndësishëm në shumë vende të Azisë, sipas raportit.

Tendenca e dytë ka të bëjë me përdorimin e inteligjencës artificiale si burim lajmesh. Ndërsa motorët e kërkimit dhe platformat e tjera po integrojnë lajmet në kohë reale në produktet e tyre, 7% e njerëzve po marrin lajme përmes chatbot-eve çdo javë. Kjo shifër rritet në 15% tek ata nën 25 vjeç.

Rreziqet e dezinformimit

Besimi i përgjithshëm në media qëndron në nivelin 40%, sipas raportit. Por shumë njerëz shprehin shqetësim për mënyrën se si po ndryshon mënyra e konsumimit të lajmeve.

Edhe pse disa janĂ« optimistĂ« pĂ«r pĂ«rfitimet e mundshme qĂ« sjell inteligjenca artificiale, si pĂ«rmbledhja apo pĂ«rkthimi i lajmeve, shumĂ« tĂ« tjerĂ« janĂ« skeptikĂ«, duke menduar se ajo mund t’i bĂ«jĂ« lajmet mĂ« pak tĂ« sakta, transparente apo tĂ« besueshme. Gjithashtu, ekziston frika se publiku mund tĂ« humbasĂ« lajme tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

Nga ana tjetër, personazhet e famshëm online dhe influencerët shihen gjithashtu si një burim i mundshëm dezinformimi. Kjo përputhet edhe me gjetjet e raportit të fundit të Forumin Ekonomik Botëror për Rreziqet Globale, ku dezinformimi dhe keqinformimi u renditën si rreziqet më shqetësuese për dy vitet e ardhshme.

Më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar në raportin e Reuters-it shprehën shqetësim për dallimin midis lajmeve online të vërteta dhe atyre të rreme. Mediat e besueshme të lajmeve mbeten vendi kryesor ku njerëzit shkojnë për të verifikuar vërtetësinë e një informacioni.

Edukimi dixhital dhe përdorimi i përgjegjshëm i IA

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, përdorimi në rritje i platformave dixhitale dhe i përmbajtjes së gjeneruar nga IA po e bën më të zakonshëm përhapjen e lajmeve të rreme dhe përçarëse. Kjo përforcon risqe të tjera globale, që nga konfliktet ushtarake deri te ngjarjet ekstreme klimatike.

Raporti përfundon se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit të kuptojnë se ku duhet të drejtohen për informacion të besueshëm.

Për këtë arsye, sugjerohet që qeveritë, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile të ndërmarrin programe ndërgjegjësimi dhe edukimi dixhital për të ndihmuar qytetarët të kuptojnë rreziqet e mjedisit online dhe të identifikojnë përmbajtjet e rrezikshme ose të njëanshme.

Përmirësimi i transparencës dhe i mekanizmave të përgjegjshmërisë për përdorimin e IA-së do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes. / WEF, Shqip.al

The post Si po qëndrojnë të informuar njerëzit në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, devijojnë projektet

28 July 2025 at 13:43

Qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, ata do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të një start-up-i inovativ nga të rinj shqiptarë, i cili synon të krijojë mundësi të reja financimi për sektorin e ndërtimit.

Kreu i qeverisë u ndal te problematika që lidhet me devijimet nga projektet e miratuara në procesin e ndërtimit.

Të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« problem qĂ« e kemi sot tĂ« shtruar nĂ« tryezĂ«: si do tĂ« arrijmĂ« qĂ« projektet t’i realizojmĂ« besnikĂ«risht. BĂ«het ajo punĂ« bashkĂ« me investitorĂ«t dhe ndĂ«rtuesit, bĂ«het ajo punĂ« pĂ«r t’i filtruar dhe pĂ«r t’i kaluar nĂ« procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjĂ«ja shkon nĂ« njĂ« drejtim tĂ« paditur. NdryshojnĂ« edhe volumet. KĂ«tu Ă«shtĂ« detyra jonĂ« ta adresojmĂ« kĂ«tĂ« problematikĂ« pĂ«rmes masave tĂ« reja ligjore, qĂ« do pĂ«rfshijnĂ« arkitektin si personin garant, qĂ« mban pĂ«rgjegjĂ«si morale dhe ligjore pĂ«r realizimin e projektit. Kjo nuk Ă«shtĂ« çështje masash ligjore, por vetĂ«dije nga ana e investuesve dhe ndĂ«rtuesve pĂ«r tĂ« aksesuar kĂ«tĂ« treg tĂ« ri financiar qĂ« mund tĂ« bĂ«het njĂ« burim shumĂ« i shpejtĂ«.

KĂ«tĂ« vit do ta çojmĂ« mĂ« tutje. NĂ« dy-tre vitet nĂ« vijim do ta bĂ«jmĂ« intensive pjesĂ«marrjen tonĂ« nĂ« panaire tĂ« mĂ«dha tĂ« real estate, tĂ« pasurive imobiliare, pĂ«r tĂ« prezantuar projekte, investimet potenciale, pĂ«r tĂ« prezantuar investitorĂ«t, palĂ«t e tjera tĂ« interesuara. Nga ana tjetĂ«r, kjo kĂ«rkon garanci. Garancia Ă«shtĂ« realizimi i projekteve nĂ« mĂ«nyrĂ« besnike. Ne do tĂ« bĂ«jmĂ« çmos qĂ« nga ana jonĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« plan masash tĂ« reja represive, qĂ« do duhet tĂ« balancojnĂ« pjesĂ«n e gjithĂ« mbĂ«shtetjes dhe tĂ« gjithĂ« kanaleve tĂ« reja qĂ« do pĂ«rpiqemi tĂ« hapim pĂ«r ju dhe industrinĂ« e ndĂ«rtimit — karrota nga njĂ«ra anĂ«, shkopi nga ana tjetĂ«r. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, e kemi tĂ« pamundur; mund tĂ« humbasim njĂ« shans historik dhe s’do afrohet njeri pĂ«r tĂ« financuar.

KĂ«to projekte tĂ« mĂ«dha s’mund t’i realizojmĂ« siç duhet duke u mbĂ«shtetur te shitja “nĂ« gropĂ«â€, te kleringu dhe blerĂ«sit e rastĂ«sishĂ«m brenda vendit. ListĂ« e zezĂ« pĂ«r ndĂ«rtuesit qĂ« nuk respektojnĂ« rregullat, pamundĂ«si pĂ«r tĂ« marrĂ« leje. Kantieret e ndĂ«rtimit do kenĂ« kamera 24 orĂ«; kjo gjĂ« do t’ju vlejĂ« edhe juve nĂ« ndjekjen e punĂ«s dhe praktikĂ«n tuaj. ËshtĂ« shumĂ« e vlefshme pĂ«r tĂ« gjitha aspektet qĂ« lidhen me sigurinĂ« dhe garantimin e projektit.”

Kompanitë që kanë më shumë se 100 punonjës do të kenë të detyrueshme praninën e departamentit të inovacionit, deklaroi Rama.

“NĂ« njĂ« program monitorimi pĂ«rmes AI mund tĂ« ndiqet kantieri nga larg dhe tĂ« shihet puna nĂ« raport me projektin. Po pĂ«rfundojmĂ« qendrĂ«n e monitorimit me dronĂ« tĂ« integruar edhe me satelitĂ«t, do t’ju sugjeroja tĂ« shihnit se çfarĂ« bĂ«het nĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« pĂ«r tĂ« pasur njĂ« sens tĂ« kompanive tuaja qĂ« tĂ« angazhojnĂ« dhe njĂ« ekip pĂ«r inovacionin. TĂ« gjitha kompanitĂ« qĂ« kanĂ« mbi 100 punonjĂ«s do ta vendosim tĂ« detyrueshĂ«m njĂ« departament tĂ« inovacionit.”

The post Kryeministri Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, devijojnë projektet appeared first on Revista Monitor.

Dorëzimi bilanceve ngec sërish; APL: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset

28 July 2025 at 13:19

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga afati i fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), subjektet po hasin sërish vështirësi.

Bizneset raportuan pranë Monitor se sërish nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online gjatë paradites të së hënën. E njëjta situatë u përsërit edhe në 25 korrik për disa orë dhe më pas situata u normalizua.

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh.

Janë mbi 20 mijë biznese, që kanë detyrim që të dorëzojnë bilancet e vitit 2024.

Reagon Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset

Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r Monitor, Shoqata tha se “Platforma e depozitimit tĂ« pasqyrave financiare, raporteve ligjore dhe auditimit nĂ« ShqipĂ«ri me afat dorĂ«zimi mĂ« 31 korrik, Ă«shtĂ« e integruar me sistemin qendror e‑Albania dhe synon tĂ« sjellĂ« lehtĂ«si e transparencĂ« nĂ« procesin e raportimit financiar.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vënë re se ngarkesa e lartë dhe ndërprerjet e herëpashershme teknike e kanë bërë procesin e depozitimit më të vështirë, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri për shumë përdorues.

Këto pengesa po krijojnë presion të panevojshëm mbi bizneset, kontabilistët dhe audituesit, të cilët përballen me rrezikun e penaliteteve për vonesa që nuk varen nga ta.

Për më tepër, situata ka shkaktuar edhe keqkuptime mes profesionistëve dhe klientëve, të cilët shpesh nuk janë plotësisht të informuar mbi natyrën e problemeve dhe mbi përgjegjësitë përkatëse.

Për të shmangur pasoja të panevojshme dhe për të siguruar një raportim cilësor e në përputhje me ligjin, do të ishte e arsyeshme të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Nga ana jonĂ«, jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« ofrojmĂ« mbĂ«shtetje dhe bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« me sistemin e‑Albania dhe institucionet pĂ«rkatĂ«se. Qasja jonĂ« Ă«shtĂ« konstruktive, ku synojmĂ« tĂ« ndihmojmĂ« nĂ« gjetjen e njĂ« zgjidhjeje praktike, tĂ« drejtĂ« dhe afatgjatĂ«, nĂ« dobi tĂ« tĂ« gjithĂ« pĂ«rdoruesve tĂ« platformĂ«s dhe tĂ« vetĂ« sistemit”.

Detyrimi për dorëzimin e bilanceve

Më herët, QKB u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.

Sipas njoftimit, dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Afati i fundit është data 31 Korrik 2025.

Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):
* Pasqyrat financiare vjetore
* Raportin e ecurisë së veprimtarisë
* Raportin e auditimit.

The post Dorëzimi bilanceve ngec sërish; APL: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset appeared first on Revista Monitor.

Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë

28 July 2025 at 12:12

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, me një rënie 0.7% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, numri i abonentëve vazhdon rritjen me bazë vjetore, me 7.1% më shumë krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në përgjithësi paraqitet mjaft konkurrues, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe tërheq investime në infrastrukturë rrjeti nga operatorët.

Kjo ka bërë që numri i abonentëve të rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke e ngushtuar prapambetjen historike që ka pasur vendi ynë në depërtimin e linjave fikse të komunikimit dhe të shërbimeve që mbështeten te to.

Sipas AKEP, vitin e kaluar sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.89 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 ku kjo shifër ishte rreth 2.75 miliardë lekë.

Sipas raportimeve, edhe në këtë vit investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL (me tela bakri) drejt teknologjisë me fibër optike.

Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit I 2025, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte më shumë se 150 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut.

One Albania ka pësuar tkurrje të numrit të abonentëve me 1.3% gjatë tremujorit, por ky numër ngelet në rritje vjetore me 3.8%. Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One Telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse.

Vodafone Albania për tremujorin e parë raportonte më shumë se 147 mijë abonentë, në rritje me 2.1% gjatë tremujorit dhe me 15.6% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 21.6% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 9% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6%, Digicom, me 5% dhe Nisatel, me 4%. Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Sipas të dhënave më të fundit financiare, të vitit 2024, volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.6 miliardë lekë, me një rënie prej 2% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu

Burimi: AKEP

The post Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi bujqësor, kostot

By: Mira Leka
28 July 2025 at 11:55

Pas pandemisë kostot e prodhimeve bujqësore janë rritur me ritme shumë më të larta se para pandemisë, sidomos për kulturat e perimeve dhe prodhimet blegtorale.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT kostot e prodhimit në bujqësi u rritën me 4.7% ndërmjet 2016 dhe 2020, ndërsa nga 2021 në 2024 u shtuan me 37.4%.
Për vitin 2021, kostot totale të prodhimeve bujqësore shënuan rritje prej 7.4%, duke reflek...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Prodhimi bujqësor, kostot appeared first on Revista Monitor.

❌
❌