Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Revista Monitor

“Ushqimi shqiptar është identitet – jo vetëm shije”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:25

Flet Altin Prenga – i njohur për agroturizmin “Mrizi i Zanave”
 
Në vitet e fundit, ka një rritje të numrit të restoranteve dhe agroturizmeve që ofrojnë produkte vendase dhe pjata tradicionale të interpretuara me kujdes dhe kreativitet.
Kjo qasje përputhet me tendencat globale drejt produkteve lokale, të stinës dhe përvojave autentike gastronomike.
Në këtë kontekst, shefi Altin Prenga – i njohur p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Ushqimi shqiptar është identitet – jo vetëm shije” appeared first on Revista Monitor.

“Autenticiteti është vlera më e madhe në një treg global”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:21

Flet Jurgen Bame, shef i marketingut të rrjetit të restoranteve "Era"
 
Kuzhina shqiptare po zë gjithnjë e më shumë vend në përvojën turistike që ofron vendi, veçanërisht në qytete si Tirana, ku vizitorët mund të përjetojnë shijen lokale edhe në restorante moderne.
Në një treg ku turizmi është në rritje të shpejtë dhe përballueshmëria është një nga pikat e forta, ruajtja e autenticitetit nëpë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Autenticiteti është vlera më e madhe në një treg global” appeared first on Revista Monitor.

“Turistët kërkojnë autenticitet edhe në pjatat më të thjeshta”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:17

Flet Fundim Gjepali, shef dhe drejtues i agroturizmit “Gjepali” në Shijak
 
Kuzhina tradicionale shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm në agroturizëm, por edhe në restorantet urbane të vendit.
Me rritjen e fluksit të turistëve të huaj, është shtuar kërkesa për ushqim vendas, autentik dhe me bazë produktet e zonës. Kjo ka nxitur rikthimin te gatimet tradicionale dhe te bash...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Turistët kërkojnë autenticitet edhe në pjatat më të thjeshta” appeared first on Revista Monitor.

Restorantet më të vlerësuara në Tripadvisor

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:14

Bazuar në të dhënat nga platforma Tripadvisor, disa prej restoranteve më të vizituara dhe më të vlerësuara në Shqipëri janë bërë tashmë pika referimi për turistët e huaj dhe vendas që kërkojnë eksperienca autentike kulinare.
Në Tiranë, në krye të listës qëndrojnë Smoke House, Kripe dhe Piper dhe Ujvara Restaurant, secili me një vlerësim maksimal prej 4.9 yjesh, dhe me mbi 1300 komente për dy të pa...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Restorantet më të vlerësuara në Tripadvisor appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, ndër vendet më të lira për të ngrënë jashtë, por a është kjo një strategji e qëndrueshme?

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:02

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.
Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së).
Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria, ndër vendet më të lira për të ngrënë jashtë, por a është kjo një strategji e qëndrueshme? appeared first on Revista Monitor.

Sa kushton një vakt në restorantet në Shqipëri?

By: Mira Leka
4 August 2025 at 14:57

Të dhënat për qytetet kryesore, ku paguan më pak dhe ku më shumë
 
Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme.
Një darkë për dy persona në bregdet kushton më shumë se në veri apo në qytetet e tjera brenda vendit, ndërsa mishi i viçit dhe peshku mbeten kategoritë më të shtrenjta.
Një përmbledhje e çmimeve në restorante në dh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sa kushton një vakt në restorantet në Shqipëri? appeared first on Revista Monitor.

Ushqimi, pikë e fortë e turizmit shqiptar: sondazhi me 250 turistë të huaj

By: Mira Leka
4 August 2025 at 14:49

Kuzhina shqiptare është kthyer në një nga përvojat më të vlerësuara të udhëtimit, sipas një ankete të zhvilluar gjatë muajit qershor nga “Monitor” me 250 turistë të huaj në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.
Çmimet e ulëta, shijet tradicionale dhe autenticiteti i gatimeve po rrisin vlerën ekonomike të turizmit lokal.
 
Pjatat më të preferuara
Ushqimet tradicionale shqiptar...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ushqimi, pikë e fortë e turizmit shqiptar: sondazhi me 250 turistë të huaj appeared first on Revista Monitor.

Dominimi i monedhës në epokën dixhitale

4 August 2025 at 14:27

Nga Hélène Rey*

 

Prej më shumë se 80 vitesh, dollari amerikan ka gëzuar një supremaci të pakrahasueshme në tregtinë dhe financat botërore, falë kombinimit unik të madhësisë ekonomike të SHBA-së, institucioneve të besueshme, tregjeve financiare të forta dhe likuide, fuqisë gjeopolitike, si dhe në mënyrë vendimtare, avantazhit që vjen nga përdorimi i tij në gjithë botën. Por një variabël i ri është gati të riformësojë rendin monetar global: integriteti i të dhënave.

Ndërsa teknologjitë dixhitale po bëhen gjithnjë e më shumë shinat mbi të cilat lëviz paraja, përmes kriptomonedhave (stablecoin), dixhitalizimit të aseteve (tokenized assets) dhe monedhave dixhitale të bankave qendrore, qëndrueshmëria dhe besueshmëria e rrjeteve monetare varen gjithnjë e më shumë jo vetëm nga themelet makroekonomike, por edhe nga fuqia teknologjike dhe siguria e infrastrukturës përkatëse. Sigurisht, themelet makroekonomike vijojnë të jenë të rëndësishme, dhe monedhat dixhitale ngrejnë disa sfida të zakonshme makroekonomike. Në veçanti, duke kaluar kontrollin e krijimit të parasë nga shteti te aktorë privatë (privatizimin) dhe duke e bërë më të lehtë shmangien e taksave, stablecoin-et mund të ulin të ardhurat që qeveritë mbledhin përmes sistemit fiskal.”

Për më tepër, nëse një stablecoin e humbet lidhjen e saj me monedhën bazë, për shembull, sepse rezervat e likuiditetit rezultojnë të pamjaftueshme, besueshmëria e saj mund të shembet, duke shkaktuar një situatë paniku, ku përdoruesit përpiqen të tërheqin fondet në mënyrë masive. Nëse ndërthurjet e stablecoin-it me asete të tjera janë të shumta, kjo mund të ketë pasoja sistemike. Një tërheqje masive nga stablecoin-et e dollarit amerikan, token dixhitale të emetuara privatisht, që janë të mbështetura në masë të madhe te bonot e thesarit të SHBA-së dhe që teorikisht mund të shkëmbehen një për një me dollarë, mund të rezultojë veçanërisht destabilizuese. Mungesa e transparencës në raportim dhe auditim, si dhe rregulloret e pamjaftueshme në disa juridiksione, e përkeqësojnë rrezikun.

Por çështje të tilla “klasike” të besueshmërisë janë vetëm fillimi. Bota mund të përballet gjithashtu me një lloj të ri “paniku kibernetik”, të shkaktuar nga dobësi në infrastrukturën teknologjike që qëndron në themel të aseteve dixhitale. Zbutja e këtij rreziku nuk do të jetë e lehtë: siç paralajmëroi në vitin 2016 Instituti Kombëtar për Standardet dhe Teknologjinë i Departamentit Amerikan të Tregtisë, kompjuterët kuantikë mund të jenë së shpejti në gjendje të ndërhyjnë në shumë nga sistemet kriptografike. Me fjalë të tjera, një infrastrukturë që sot duket e fortë mund të rezultojë e brishtë nesër.

Pasojat për rendin monetar global janë të gjera. Si emetuesi i monedhës dominuese ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë gëzuar prej kohësh një “privilegj të tepruar”, që përfshin aftësinë për të huazuar me norma të ulëta interesi edhe në kohë stresi ekonomik dhe për të mbajtur deficite të mëdha tregtare në mënyrë të vazhdueshme. Administrata e Presidentit Donald Trump duket se po parashikon, që SHBA do të jetë në gjendje ta ruajë këtë privilegj, pasi statusi aktual global i dollarit përkthehet në kërkesë për stablecoin-e të dollarit amerikan dhe, në vijim, për bonot e thesarit të SHBA-së, duke ulur kështu kostot e financimit për Thesarin Amerikan.

Në fund të fundit, privilegji i tepruar i SHBA-së bazohet në besimin te institucionet e saj, kornizat ligjore dhe kapaciteti i saj fiskal. Megjithatë, në një botë ku paraja qarkullon në platforma të programueshme, besueshmëria dhe integriteti, cilësia e standardeve kriptografike dhe rezistenca e sistemeve ndaj sulmeve përmes hakerimit janë po aq të rëndësishme sa cilido prej këtyre faktorëve. Kjo e ndryshon në mënyrë thelbësore logjikën e konkurrencës monetare: nëse hendeku teknologjik është mjaftueshëm i madh, monedha që është më e mbrojtur nga kërcënimet kibernetike, jo domosdoshmërisht ajo që mbështetet nga ekonomia më e fuqishme ose nga banka qendrore më e besueshme, bëhet më tërheqëse.

Ndërsa stablecoin-et po përdoren për një pjesë gjithnjë e më të madhe të pagesave ndërkufitare, si dhe si pika hyrëse dhe dalëse për investime spekulative në kripto, shumë rreth sigurisë dhe qeverisjes së tyre mbetet e panjohur.

Rregullatorët dhe qytetarët, pra, duhet të shtrojnë pyetje. Kush është përgjegjës për kontrollin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të transaksioneve? Deri në çfarë mase është i mbrojtur sistemi nga aktorët keqdashës? Çfarë ndodh nëse shtylla kriptografike e një monedhe komprometohet nga zhvillimet në kompjuterikën kuantike?

Të jepet një përgjigje e kënaqshme për këto pyetje është çështje e stabilitetit monetar kombëtar dhe ndërkombëtar. Nëse politikëbërësit dështojnë të veprojnë në përputhje me këtë, mund të përfundojmë me një sistem monetar të paqëndrueshëm dhe të fragmentuar, si ai i shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur emetimi i pakontrolluar i parasë private hapi rrugën për panik, kolaps, manipulime dhe tërheqje masive fondesh.

Në çdo rast, duket se po lëvizim drejt një sistemi monetar multipolar, në të cilin disa monedha dhe ekosistemet dixhitale që lidhen me to, fitojnë një “prim integriteti”, bazuar në aftësinë për të minimizuar sipërfaqen e ekspozuar ndaj sulmeve dhe për të maksimizuar verifikueshmërinë e të dhënave.

Monedhat më të suksesshme do të ofrojnë një arkitekturë financiare shumë të qëndrueshme, që mbulon çdo hap: nga vërtetimi i transaksioneve deri te mbrojtja e identitetit të përdoruesve dhe historisë së transaksioneve. Kështu, një monedhë e mbështetur nga një qeveri me mbrojtje të dobëta kibernetike apo standarde teknologjike jo të qarta mund të humbasë terren, ndërsa një zonë monetare me përparësi teknologjike dhe standarde të larta integriteti mund të ketë një ndikim më të madh se sa pesha e saj ekonomike.

Ky realitet i ri teknologjik mund të ketë pasoja të thella gjeopolitike. Ashtu si epërsia detare dikur përkthehej në dominim tregtar, kontrolli mbi infrastrukturën e pagesave mund të përcaktojë gjithnjë e më shumë sovranitetin ekonomik. Vlera strategjike e të dhënave të pagesave, jo vetëm për politikën monetare, por edhe për mbikëqyrjen, zbatimin dhe sanksionet, do të thotë se monedhat dixhitale nuk janë teknologji neutrale; ato janë hapësira të kontestuara pushteti. Monedhat që do të dominojnë sistemin ndërkombëtar të së nesërmes do të jenë ato të cilat frymëzojnë besimin më të thellë, si te institucionet e tyre, ashtu edhe te kodi i tyre.

Ruajtja e stabilitetit monetar ndërkombëtar në këtë peizazh do të kërkojë më shumë se thjesht inovacion teknologjik. Koordinimi global për standardet e tokenizimit, ndërveprueshmërisë kriptografike, privatësisë së të dhënave dhe qëndrueshmërisë post-kuantike do të jetë thelbësor. Alternativa, shumëfishimi i rrjeteve të fragmentuara të drejtuara nga rregulla të kundërta dhe të ekspozuara ndaj goditjeve sistemike, është një recetë për paqëndrueshmëri.

* Hélène Rey është profesore e Ekonomisë në London Business School.

Copyright: Project Syndicate, 2025.

www.project-syndicate.org

 

The post Dominimi i monedhës në epokën dixhitale appeared first on Revista Monitor.

“Shija” e turizmit

By: Mira Leka
4 August 2025 at 14:25

Gatimet tradicionale shqiptare, dikur të zhdukura nga menutë, po përjetojnë një rikthim të fuqishëm të nxitur nga kërkesa e turistëve të huaj për përvoja autentike. Çdo pjatë si tava e kosit, lakrori apo petullat e fshira, nuk është vetëm shije – është një histori që shitet. Tani jo vetëm shijet e veçanta, por edhe çmimet e përballueshme dhe përdorimi i produkteve vendase po kthehen në një avantaz...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Shija” e turizmit appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve

4 August 2025 at 14:00

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në treg. Në vitin 2021, të ardhurat totale të këtij sektori arritën në 6.75 miliardë lekë, ndërsa me 2022 rreth mbi 8.6 mld lekë. Në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve që ofrojnë shërbimet e riparimit pësuan rritje 18 për qind në krahasim me vitin 2022.

Kjo tendencë sinjalizon disa zhvillime. E para shërbimet e riparimit po bëhen gjithnjë e me të shtrenjta në çmime për shkak të mungesës së specialisteve. Riparuesit e defekteve të pajisjeve janë shumë të kërkuar, teksa një pjesë e madhe e tyre emigrojnë në vende të tjera të Europës pasi edhe atje ka mungesa në këto lloj profesionesh.

Së dyti familjet shqiptare gjithnjë e më shumë  po rrisin përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake sidomos atyre elektronike. Gama e tyre rritet nga viti në vit dhe gjithashtu nevoja për shërbimet e riparimit gjithashtu.  Kompjuterët dhe celularet tashme janë bërë sende personale dhe nevoja për riparimin e tyre po rritet me përdorimin e tyre.

Pandemia e COVID-19 dhe periudha pas saj rriti ndjeshëm përdorimin e kompjuterëve, laptopëve, celularëve dhe pajisjeve shtëpiake për punë, shkollë online apo argëtim. Kjo solli edhe një nevojë më të madhe për mirëmbajtje dhe riparim të tyre.

Gjithashtu çmimet e larta pas pandemisë kanë zhvendosur prirjen konsumatore për shërbimet e riparimit dhe mirëmbajtjes, si një zgjedhje më ekonomike në vende të blerjes së një pajisje të re. Nga ana tjetër përmes platformave online, serviset kanë më shumë mundësi për të siguruar pjesë rezervë më shpejt, çka përmirëson efikasitetin dhe rentabilitetin e aktivitetit.

Në një shoqëri që vit pas viti bëhet e varur nga teknologjia, tregu i riparimeve do të njohë rritje. Veç faktorëve të tregut, po ndikojnë edhe zhvillimet demografike në vend ku ka gjithnjë e më pak zanatçinj dhe riparues, çka po ushtron presion për çmime më të larta./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Shqiptarët harxhojnë 103 mln euro në vit për riparimin e kompjuterëve dhe elektroshtëpiakeve appeared first on Revista Monitor.

Italia synon gjobat dhe tarifat e papaguara për të shpëtuar financat vendore

4 August 2025 at 13:55

Qeveria propozon një agjenci kombëtare për të ndihmuar qytetet me vështirësi financiare të mbledhin taksat e papaguara me vlerë miliarda euro

 

Qeveria e Giorgia Melonit po përgatit një plan për të ndihmuar qytetet italiane që përballen me mungesë të ardhurash, për të mbledhur miliarda euro gjoba trafiku dhe taksa vendore të papaguara, në përpjekje për të lehtësuar barrën mbi financat locale, dhe mbi bilancin e shtetit.

Ministri i Financave, Giancarlo Giorgetti, ka propozuar krijimin e një agjencie kombëtare për të mbështetur bashkitë në mbledhjen e detyrimeve të prapambetura tatimore dhe tarifave të tjera. Qeveria po shqyrton gjithashtu mundësinë për t’u dhënë më shumë autonomi qyteteve, që të bëjnë marrëveshje me individë ose biznese që nuk kanë paguar detyrimet, për t’i nxitur drejt shlyerjes.

Ky angazhim vjen në një kohë kur shumë bashki italiane, ndonëse kanë përfituar fonde të konsiderueshme nga Bashkimi Europian për investime kapitale, po përballen me vështirësi për të përballuar shpenzimet e përditshme, për shkak të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së pagave në sektorin publik.

“Është thelbësore të rritet dhe përmirësohet kapaciteti i mbledhjes së të ardhurave nga qeveritë vendore”, tha Giorgetti përpara një komisioni parlamentar në korrik. Ai bëri thirrje për “një agjenci të re për mbledhjen e të ardhurave, të përkushtuar ekskluzivisht për menaxhimin dhe mbledhjen e taksave vendore”.

“Menaxhimi efektiv i mbledhjes së detyrimeve tatimore jo vetëm që do të lehtësonte presionin financiar mbi qeveritë vendore”, shtoi ai, “por gjithashtu do të përmirësonte aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat e qytetarëve”.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Bashkive Italiane (ANCI), qytetet kanë së bashku rreth 25 miliardë euro në taksa, tarifa dhe gjoba të papaguara të depozituara në arkivin e “depozitës së mbledhjes” pranë agjencisë shtetërore për mbledhjen e të ardhurave (ADER). Megjithatë, vetëm rreth 6 miliardë euro konsiderohen të rikuperueshme, për shkak të vjetërsisë së detyrimeve dhe, në disa raste, vdekjes së debitorëve.

Ndërkohë, rreth 15 deri në 18 për qind e mbi 7,800 bashkive të vendit janë në një shkallë të caktuar të stresit financiar, sipas Alessandro Canelli, kryebashkiak i Novarës dhe president i Institutit të Financave dhe Ekonomisë Lokale pranë ANCI.

“Ka një lidhje të fortë mes performancës së dobët në mbledhjen e taksave dhe krizës financiare të bashkive,” theksoi ai. “Duhet të përmirësohemi… Ky nuk është evazion fiscal, është mospagim.”

Stresi financiar nuk është një fenomen i ri për qytetet italiane. Sipas të dhënave të Bankës së Italisë, rreth 300 bashki kanë kaluar në forma të ndryshme falimentimi ligjor midis viteve 2011 dhe 2022. Por rritja e këtij stresi po shihet me shqetësim nga qeveria e Melonit, e cila synon të ulë deficitin buxhetor, të dalë nga procedurat e BE-së për tejkalim deficiti dhe të përmbushë objektivat e reja ambicioze për shpenzimet në mbrojtje të përcaktuara nga NATO.

“Nëse ka probleme të mëdha në nivel lokal, atëherë qeveria qendrore duhet të ndërhyjë për të mbuluar kostot minimale të shërbimeve,” tha Lorenzo Codogno, ekonomist dhe ish-zyrtar i Departamentit të Thesarit. “Por qeveria në thelb po thotë: ‘Në vend që të kërkoni para nga unë, më mirë mblidhni vetë taksat dhe detyrimet që duhet të kishit mbledhur. Dhe nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë, do t’ju ndihmojmë ne.’”

Sipas ekonomistit Marco Leonardi, bashkitë italiane humbën një nga burimet e tyre kryesore të të ardhurave rreth një dekadë më parë, kur u hoq taksa mbi banesën kryesore. Ajo u zëvendësua me transferta të drejtpërdrejta nga qeveria qendrore, të cilat nuk kanë mbajtur hapin me “inflacionin brutal” të viteve të fundit, duke përkeqësuar situatën financiare të bashkive.

Mungesa e efikasitetit në mbledhjen e taksave, përfshirë taksat mbi pronat e dyta, tarifat dhe gjobat, është veçanërisht problematike në jug të vendit. Shumë qytete të vogla i drejtohen ADER për ndihmë në ndjekjen e borxheve, por kjo agjenci ka prioritet individët e pasur apo kompanitë me borxhe të mëdha ndaj shtetit, dhe jo qytetarët e zakonshëm që nuk kanë paguar gjobat e trafikut apo tarifat e mbeturinave.

Giorgetti vetë pranoi se ADER nuk ka sjellë ndonjë përmirësim domethënës në performancën e mbledhjes së të ardhurave për qytetet vitet e fundit, për shkak të “natyrës së fragmentuar” dhe “shumave modeste” që përfshihen në çdo rast individual, çka e bën procesin të paarsyeshëm nga ana ekonomike.

Megjithatë, jo të gjitha qytetet po presin ndihmën nga Roma. Disa bashki kanë nisur të përdorin aplikacione të posaçme për të përmirësuar komunikimin me qytetarët, për të dërguar njoftime tatimore në kohë dhe për të lehtësuar pagesat.

Në Torino, qyteti ka agjencinë e vet për të ndjekur detyrimet e papaguara dhe tarifat. Këshilli bashkiak miratoi së fundmi rregulla që lejojnë ndërhyrje të forta ndaj bizneseve locale, që kanë mbi 50,000 euro taksa të papaguara ndaj bashkisë.

Duke nisur nga shtatori, këto biznese do të përballen me sanksione të ashpra, përfshirë edhe humbjen e licencave, nëse nuk bien dakord dhe nuk respektojnë një plan shlyerjeje që mund të shtrihet deri në gjashtë vite. Këto masa, të parat të këtij lloji në Itali, kanë tërhequr vëmendjen e bashkive të tjera.

“Të gjithë mbetën të habitur,” tha kryebashkiaku i Torinos, Stefano Lo Russo. “Kërcënimi për të pezulluar licencat është shumë ekstrem. Por është e rëndësishme të japim një mesazh të qartë: Duhet të paguani.” / FT

The post Italia synon gjobat dhe tarifat e papaguara për të shpëtuar financat vendore appeared first on Revista Monitor.

“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 13:47

Intervistë me Zak Topuzin nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve
 
Turizmi veror nuk duket të jetë duke përjetuar suksesin e sezoneve të kaluara.
Lëvizjet e shtetasve, që referohen si turizëm dhe rezultojnë në rritje, duket se nuk po materializohen në më shumë pushues në brigjet shqiptare, ku strukturat akomoduese raportojnë më pak rezervime.
Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, shprehet...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca” appeared first on Revista Monitor.

Pika e kthesës së turizmit

By: Mira Leka
4 August 2025 at 13:40

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet. Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, por ai që kërkon të marrë maksimumin me kosto sa më të ulët dhe të eksplorojë sa m...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pika e kthesës së turizmit appeared first on Revista Monitor.

Apple Pay zyrtarisht edhe në Kosovë, bankat nisin ofrimin e shërbimit

4 August 2025 at 13:24

Apple Pay është tashmë zyrtarisht i disponueshëm në Kosovë. Banka Qendrore ka treguar se Apple Pay ka hyrë në funksion në vend, duke u mundësuar bankave dhe institucioneve financiare të integrojnë kartat përmes platformës Apple për pagesa të shpejta, të sigurta e pa kontakt – me iPhone, Apple Watch.

 

Përdoruesit e pajisjeve Apple në Kosovë tani mund të përfitojnë nga një mënyrë më moderne, më e shpejtë dhe më e sigurt për të kryer pagesa. Shërbimi Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë, pas një vendimi të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas BQK-së, implementimi i Apple Pay në Kosovë është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të pagesave dhe përafrimit të sistemit financiar me standardet evropiane. Tani, bankat dhe institucionet financiare të licencuara mund të nënshkruajnë marrëveshje me Apple për të mundësuar pagesat përmes platformës Apple Pay.

“Funksionalizimi i plotë i këtij shërbimi për të gjitha bankat dhe institucionet financiare merr kohën e nevojshme mbi bazën e marrëveshjeve të tyre individuale dhe integrimet e nevojshme teknike. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave, rritjes së përfshirjes financiare dhe përshpejtimit të digjitalizimit në Kosovë. Pas integrimit të Google Pay, Apple Pay përfaqëson një plotësim të domosdoshëm të qasjes sonë drejt ndërkombëtarizimit të shërbimeve financiare dhe përmbushjes së standardeve evropiane për pagesa digjitale”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, disa nga bankat që kanë nisur procesin për aktivizimin e këtij shërbimi janë në fazat përfundimtare teknike, ndërsa pritet që në javët në vijim më shumë institucione të shpallin zyrtarisht mbështetjen për këtë metodë të re të pagesave.

Apple Pay u mundëson qytetarëve që të realizojnë pagesa pa kontakt përmes pajisjeve si iPhone dhe Apple Watch, duke përdorur kartat bankare të integruara në aplikacionin Apple Wallet. Kjo teknologji ofron një nivel të lartë sigurie dhe privatësie, pa pasur nevojë për kartë fizike apo PIN në vendin e pagesës.

BQK ka bërë të ditur se ky është një proces që do të evoluojë me kohën dhe se përdoruesit duhet të kontaktojnë bankën e tyre për të mësuar nëse shërbimi është i aktivizuar për kartat që ata posedojnë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përshëndetur zyrtarizimin e shërbimit Apple Pay në Kosovë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të ekonomisë digjitale dhe përfshirjes financiare.

Përmes një reagimi në Facebook, Ambasada theksoi mbështetjen për këtë zhvillim dhe rolin që kanë luajtur në nxitjen e investimeve amerikane në vend.

“Lajm i madh për ekonominë digjitale të Kosovës: Apple Pay tani është zyrtarisht i disponueshëm! Ambasada e SHBA-së është krenare që ka mbështetur këtë hap të rëndësishëm, i cili pasqyron rolin në rritje të kompanive amerikane që investojnë në të ardhmen e Kosovës”.

Sipas ambasadës, ky moment historik kontribuon në rritjen ekonomike, përfshirjen financiare dhe modernizimin teknologjik, duke e bërë Kosovën më atraktive për investime dhe inovacion.

Ky shërbim u lansua për herë të parë në SHBA në tetor të vitit 2014.

Për ta përdorur Apple Pay, duhet të shtoni kartelën tuaj bankare në iPhone – duke e skanuar apo duke i futur të dhënat manualisht.

Por, në Kosovë, kjo mundësi vlen për momentin vetëm për klientët e Bankës NLB – banka e vetme që ka arritur marrëveshje individuale me Apple-in dhe i ka kryer integrimet e nevojshme teknike.

Banka NLB tashmë i ka njoftuar klientët e saj për aktivizimin e këtij shërbimi, ndonëse pa specifikuar se për cilën kartelë bëhet fjalë.

Ndërkohë, Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se Apple Pay mbështet kartelat VISA dhe MasterCard. Dy banka të tjera janë në proces për t’ua ofruar këtë shërbim klientëve të tyre.

Në fund të korrikut, institucionet kryesore shtetërore dhe financiare në vend e kanë mirëpritur këtë zhvillim, duke theksuar se ai u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës, Presidencës, sektorit bankar, Odës Ekonomike Amerikane dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mbi 95 për qind e qytetarëve kanë qasje në telefona, ndërsa 99 për qind e kosovarëve kanë qasje në internet.

 

The post Apple Pay zyrtarisht edhe në Kosovë, bankat nisin ofrimin e shërbimit appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak për pensionist se BE-ja

4 August 2025 at 13:00

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022.

Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro.

Edhe kur merret parasysh fuqia blerëse, diferenca mbetet e ndjeshme.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Shqipëria shpenzon vetëm 5.3% për pensione, kundrejt 9.3% që shpenzon mesatarisht BE-ja — një tregues i qartë i sfidave strukturore që përballet sistemi i pensioneve në vend.

Ndërkohë, Mali i Zi, edhe pse me të njëjtën përqindje të PBB-së si Shqipëria (5.3%), arrin të japë 4,000 euro për pensionist në vit, më shumë se dyfishin e Shqipërisë. Serbia, nga ana tjetër, shpenzon 3,500 euro për pensionist dhe 6.3% të PBB-së për pensione, duke reflektuar një mbështetje më të lartë financiare të të moshuarve.

Europa

Gjithnjë e më shumë brezat e rinj po shprehen se nuk do të tërhiqen kurrë nga puna, për shkak të pasigurive financiare. Por si ia dalin pensionistët e sotëm? Si i mbulojnë shpenzimet mujore dhe si duken realisht pensionet në Europë sot?

Grafiku më poshtë paraqet të dhënat më të fundit mbi shpenzimet vjetore publike për pension për çdo përfitues në 35 ekonomi europiane, si dhe pjesën që zënë përfitimet e pleqërisë në prodhimin kombëtar të secilit vend.

Të dhënat janë marrë nga dy baza të ndryshme të Eurostat dhe përfshijnë:

  • Totali i shpenzimeve për pensione publike për vitin 2022, i ndarë me numrin e përfituesve
  • Vlerat e shprehura si në euro, ashtu edhe sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS)
  • Përqindja e PBB-së që i dedikohet pensioneve, sipas të dhënave nga baza e parë

Këto të dhëna ofrojnë një panoramë të qartë të hendekut mes vendeve në shpenzimet për kujdesin ndaj të moshuarve, duke vënë në dukje sfidat që përballojnë pensionistët në Europë — veçanërisht ata në vendet me të ardhura të ulëta.

Islanda, Luksemburgu dhe Norvegjia kryesojnë renditjen, me pagesa vjetore pensioni mbi 30,000 euro për përfitues.

Pagat e larta, të ardhurat e qëndrueshme fiskale nga energjia apo sektori financiar, si dhe sistemet e detyrueshme të kursimeve për pension, u japin këtyre ekonomive të vogla dhe të pasura mundësinë të ofrojnë përfitime bujare për të moshuarit.

Danimarka dhe Zvicra plotësojnë pesë vendet e para, secila duke kombinuar pensionet bazë universale me skemat e detyrueshme të pensioneve profesionale.

Në të pesë vendet e para, përfitimet ende konsumojnë më pak se 9% të PBB-së – shumë nën mesataren e BE-së (12.2% të PBB-së) – falë bazave më të larta tatimore.

Pagesat e ulëta të Europës Lindore pasqyrojnë baza tatimore të dobëta

Në vende si Polonia dhe Hungaria, pensionet përthithin një pjesë të ngjashme të PBB-së si vendet nordike, por pagesat vjetore mbeten nën 7,000 euro për përfitues.

Produktiviteti i ulët kufizon fluksin e kontributeve, ndërsa emigracioni i dekadave të fundit ka reduktuar më tej fuqinë punëtore.

Kur llogariten sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), diferenca ngushtohet — pensionistët polakë marrin rreth 11,700 njësi PPS — por të ardhurat reale mbeten modeste.

Rritja e pagave, pjesëmarrja më e lartë e të moshuarve në tregun e punës dhe skemat shtesë të kursimeve vullnetare mund të përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe përmbushjen e nevojave, pa rënduar buxhetet publike./ Visual Capitalist

 

The post Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak për pensionist se BE-ja appeared first on Revista Monitor.

Rekomandimi i librave për t’u lexuar

By: Mira Leka
4 August 2025 at 12:11

“Nexus” i Yuval Noah Harari

Në “Nexus”, Yuval Noah Harari ndërthur historinë e rrjeteve të informacionit — nga tregimet me gojë të epokës së gurit, burokracia e shteteve të mëdha, shpërthimi i shtypit, e deri te rrjetet dixhitale dhe inteligjenca artificiale — për të treguar se si informacioni është themeli i lidhjes së njerëzve në të gjitha kohërat.
Harari argumenton se informacioni shpesh nuk p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rekomandimi i librave për t’u lexuar appeared first on Revista Monitor.

Pas “kalvarit” të ekonomistëve; QKB: 31 mijë subjekte dorëzuan bilancet e 2024-s

4 August 2025 at 12:10

Qendra Kombëtare e Bizneseve bëri të ditur se brenda afatit ligjor prej 31 korrik 2025, më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë.

Sipas QKB-së, kjo shënon një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:
🔸 2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat
🔸 2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat
🔸 2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.

Më herët, subjektet hasën vështirësi të shumta për dorëzimin e pasqyrave financiare për shkak të problemeve që shfaqi sistemi që nga data 24 korrik, që herë ishte jashtë funksionit dhe herë nuk njihte nënshkrimin elektronik, duke i kthyer ditët e fundit të korrikut në një makth për financierët e kontabilistët.

Vetëm në dy ditët e fundit sistemi u rregullua dhe funksionoi normalisht.

Kalvari i financierëve për të dorëzuar online bilancet, në epokën e dixhitalizimit (foto e video)

The post Pas “kalvarit” të ekonomistëve; QKB: 31 mijë subjekte dorëzuan bilancet e 2024-s appeared first on Revista Monitor.

Ohri ndër liqenet më të bukura të Europës për t’u vizituar këtë verë

By: Megi Dumi
4 August 2025 at 12:00

Ndërsa temperaturat mbetetn të larta në brigjet e Mesdheut, një arratisje drejt liqeneve të Europës ofron freski, natyrë të egër dhe pasuri kulturore.

Me kalatë mesjetare, manastire bizantine, plazhe natyrore dhe fshatra piktoreske, këto pesë liqene janë zgjedhje ideale për pushime verore.

1. Liqeni Konstanca, Gjermani

Liqeni i Konstancës është pjesë e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, duke ofruar një mozaik kulturor dhe natyror të Europës Qendrore. Me një rrugë për ciklistët 260 km të gjatë, qytete historike si Meersburg dhe Konstanz, dhe kopshte mesdhetare në ishullin Mainau, ky liqen është ideal për eksplorime, sporte ujore dhe pushim me stil alpin. Temperatura verore qëndron rreth 25°C, e përkryer për aktivitete jashtë.

2. Liqeni i Madh Alqueva, Portugali

Në zemër të Alentejos, ky rezervuar i madh pranë kufirit me Spanjën ofron një tjetër anë të Portugalisë: plazhe liqenore si Praia Fluvial de Monsaraz, sporte ujore dhe fshati mesjetar i Monsarazit, i shtrirë në një kodër me kala dhe rrugica me kalldrëm. Për një përvojë unike, eksploroni qiellin e natës në “Alqueva Dark Sky Reserve”, destinacioni i parë në botë për turizmin astronomik.

3. Liqeni Bohinj, Slloveni

I ndodhur brenda Parkut Kombëtar Triglav, vetëm gjysmë ore larg nga Liqeni Bled, Bohinj është më i qetë dhe më i egër. Me sfondin e Alpeve Juliane dhe ujëra të kristalta deri në 24°C, është një parajsë për not, kanoe, ngjitje dhe shëtitje në natyrë. Fshati Ukanc, i rrethuar nga pyje e male, është pikënisje për eksplorime, ndërsa ujëvara Savica ofron një spektakël natyror 78 metra i lartë.

4. Liqeni Peruča, Kroaci

Në Hinterlandin Dalmat, pranë bregdetit kroat, gjendet një perlë e fshehur: Liqeni Peruča. I rrethuar nga male dhe plazhe të qeta, ky liqen artificial është i përsosur për t’u shkëputur nga turmat e turistëve. Kampingu buzë liqenit ofron mundësi për aktivitete të ndryshme, nga lundrimet me kajak e zhytjet, te ecjet në mal dhe kalërimi. Mos humbisni “Syrin e Tokës” (Izvor Cetine), burimin me ujë kristal të lumit Cetina.

5. Liqeni i Ohrit, Maqedonia e Veriut

Midis maleve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Lindore, Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Europë. Me ujëra të kristalta dhe perëndime që lënë pa frymë, qyteti i Ohrit ofron një përzierje të rrallë natyre e historie. Vizitoni kishat ortodokse, kalatë mesjetare dhe restorantet buzë liqenit me specialitete tradicionale. Më tej ndodhet manastiri i Shën Naumit dhe fshati i epokës së bronzit në Gjirin e Kockave, atraksione që nuk duhen humbur. / NatGeo, Shqip.al

The post Ohri ndër liqenet më të bukura të Europës për t’u vizituar këtë verë appeared first on Revista Monitor.

Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

4 August 2025 at 12:00

Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.

Popullsia inaktive “Dembelet” ra me mbi 3800 persona. Numri i personave jo-aktivë (15 vjeç e lart që nuk janë as në punë dhe as në kërkim aktiv për punë) ka rënë nga 730.103 në 2024 në 726.214 persona në tremujorin e parë 2025.

Kjo ulje e lehtë është më e theksuar te grupmosha 15-29 vjeç, ku numri i të rinjve joaktivë është zvogëluar nga 192.044 në 184.065 persona, si pasojë kryesisht e popullsisë në këtë grupmoshë.

Me ulje ishte edhe forca e punës me rreth 12, 694 persona më pak ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025. Megjithëse popullsia ishte me rënie, forca e punës po rritej deri para pak vitesh për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra.

Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë.

Shumë persona që më parë ishin të punësuar ose në kërkim të punës kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke ulur numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe të të papunëve brenda vendit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.

Nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Kjo redukton po redukton të dy treguesit njëkohësisht, shpjegojnë ekspertet e tregut të punës.

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.

Në vitin 2024, migracioni neto negativ– 28,8 mijë persona dhe me 2023 mbi -43 mijë. Në dy vite janë larguar nga vendi rreth 72 mijë persona./ B.Hoxha

 

The post Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje appeared first on Revista Monitor.

“Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon në epokën dixhitale”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 11:47

Flet Albert Gjoka, drejtues i “Leximtari”
 
Në një kohë kur vera shihet si stinë e arratisjes dhe rikthimit te vetja, leximi mbetet një nga shprehitë më të vlefshme për mendjen dhe shpirtin.
Por çfarë lexojnë shqiptarët gjatë muajve të verës?
Si ndryshon sjellja e tyre si lexues në këtë periudhë dhe si ndikon teknologjia, rrjetet sociale apo marketingu në përzgjedhjet që bëjnë?
Albert Gjoka n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon në epokën dixhitale” appeared first on Revista Monitor.

❌
❌