Normal view

Bejta “godet” Gjestin me deklaratë të fortë: Nuk e meriton suksesin që ka

By: M C
25 July 2026 at 23:00

Këngëtari Bejta ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime, teksa ka komentuar suksesin e disa prej artistëve të skenës shqiptare.

I ftuar në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini, Bejta foli për karrierën muzikore, jetën personale dhe tema të ndryshme nga bota e estradës. Gjatë një pyetjeje provokuese, ku u pyet se cili artist sipas tij nuk e meriton suksesin që ka arritur, ai përmendi emrin e Gjestit.

“Gjesti”, u përgjigj ai pa hezitim.

Megjithatë, këngëtari sqaroi se komenti i tij lidhej vetëm me aspektin muzikor dhe jo me marrëdhëniet personale.

“Respekt, ama kur po flasim për muzikë, vetëm për muzikë. Gjesti nuk e meriton suksesin që ka”, deklaroi Bejta.

Deklarata e tij pritet të sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos nga fansat e dy artistëve.

Gjesti është një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare në vitet e fundit. Ai fitoi një popullaritet të madh pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 3, ndërsa më pas u bë pjesë e Big Brother VIP Albania 4, ku u shpall edhe fitues i këtij edicioni.

The post Bejta “godet” Gjestin me deklaratë të fortë: Nuk e meriton suksesin që ka appeared first on Albeu.com.

Princ Leka ndan pamjet emocionuese, Princesha Geraldinë i këndon me përkëdheli Aleksandrit të porsalindur: Kam për t’ia treguar botës se më lindi një vëlla

By: M C
25 July 2026 at 22:55

Princ Leka ka ndarë në rrjetet sociale një moment emocionues mes vajzës së tij, Princeshës Geraldinë dhe vëllait të saj të porsalindur, Princit Aleksandër.

Në videon e publikuar, Geraldina i këndon me përkëdheli Aleksandrit, ndërsa dëgjohen vargjet: “Kam me ia tregu unë gjithë botës mbarë, se në këtë shtëpi lindi një vëlla. Ma përkëdhel këtë shpirt veç me një shikim, a e ndal ti kohën, biri im?”

Princ Leka e ka shoqëruar postimin me fjalët: “Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës.”

Kujtojmë se më 10 korrik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Aleksandër.

VIDEO

The post Princ Leka ndan pamjet emocionuese, Princesha Geraldinë i këndon me përkëdheli Aleksandrit të porsalindur: Kam për t’ia treguar botës se më lindi një vëlla appeared first on Albeu.com.

Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante, rrënjët e mia më kanë bërë më të fortë

By: M C
25 July 2026 at 21:59

Rita Ora ka folur hapur për prejardhjen e saj shqiptare dhe rrugëtimin e familjes së saj nga Kosova drejt suksesit në Britaninë e Madhe, duke u shprehur se ndihet krenare për historinë e saj si emigrante.

Këngëtarja shqiptaro-britanike tregoi se përvoja e familjes së saj ka pasur një ndikim të madh në formimin e saj si artiste dhe si person. Rita, e cila aktualisht po punon në albumin e saj të katërt dhe është rikthyer në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin “Descendants”, kujtoi vështirësitë me të cilat u përballën prindërit e saj pas largimit nga Kosova.

E lindur në Prishtinë, Rita u largua me familjen në fillim të viteve ’90, gjatë periudhës së vështirë për shqiptarët e Kosovës. Nëna e saj, Vera, ishte mjeke, ndërsa babai Besnik ekonomist, por pasi u vendosën në Mbretërinë e Bashkuar, ata nisën një jetë të re dhe u përshtatën me sfidat e emigrimit.

Në një intervistë për “The Times”, Rita tha se nuk ka ndier kurrë turp për historinë e saj dhe se është mirënjohëse për mundësitë që i janë dhënë.

“Gjithçka që di është se do të jem gjithmonë mirënjohëse për arsimimin që kam marrë dhe krenare që jam emigrante”, u shpreh ajo.

Artistja theksoi se shumë emigrantë kanë një dëshirë të veçantë për të provuar veten dhe për të arritur më shumë në jetë.

“Mendoj se shumë emigrantë kanë një energji të veçantë. Ndoshta kanë një ndjenjë se duhet të dëshmojnë veten, që i shtyn të përmirësohen vazhdimisht”, tha Rita.

Këngëtarja foli gjithashtu për dëshirën e saj për të bashkëpunuar në të ardhmen me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, në një projekt filmik.

Përveç karrierës artistike, Rita ndau edhe detaje personale për shëndetin e saj, duke treguar se ka vendosur të ruajë vezët e saj në moshë të re dhe se historia e nënës së saj me trajtimin e kancerit të gjirit e ka bërë më të vetëdijshme për kujdesin ndaj trupit dhe ndryshimet që sjell mosha.

Rita Ora mbetet një nga artistet shqiptare më të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa shpesh ka folur me krenari për rrënjët e saj dhe historinë e familjes që e ka shoqëruar në rrugën drejt famës.

The post Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante, rrënjët e mia më kanë bërë më të fortë appeared first on Albeu.com.

Vedati dhe Roela zbulojnë gjininë e bebit të dytë

By: M C
25 July 2026 at 18:40

Lajme të bukura vijnë nga familja e Vedat Sulejmanit dhe partneres së tij, Roela Meka.

Çifti i njohur ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momentin magjik të zbulimit të gjinisë së fëmijës së tyre të dytë bashkë, ku zbuluan se së shpejti do të bekohen me një djalë.

Përmes një feste të organizuar mes miqsh e familjarësh me tymin e kaltër që shpërtheu në ajër, Roela ka përcjellë edhe një dedikim të bukur në Instagram:

“Djali jonë, na e ke plotësuar shpirtin”.

Kujtojmë se çifti u bënë prindër për herë të parë së bashku në tetor të vitit të kaluar, kur erdhi në jetë vajza e tyre e vogël, Siela.

Ndërkohë, Vedati është gjithashtu babai i një vajze më të madhe nga një lidhje e mëparshme.

Kjo shtatzëni e dytë e re vjen shumë shpejt pas lindjes së Sielës, duke ia plotësuar edhe më shumë gëzimin familjes së tyre me ardhjen në jetë të djalit.

The post Vedati dhe Roela zbulojnë gjininë e bebit të dytë appeared first on Albeu.com.

“Nuk është transmetuar”/ Ish banori i BBV pranon se ka kryer m*rrëdhënie brenda shtëpisë

By: M C
25 July 2026 at 16:52

Eduard Kuçi, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë së famshme.

Gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë” Edi u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit në reality show.

Përgjigjia e tij ishte e drejtpërdrejtë. Ai pohoi se një moment i tillë kishte ndodhur me ish-banoren Bia Khalifa, me të cilën kishte krijuar afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Po, me Bian. Edhe fatkeqësisht për mua nuk është transmetuar”, deklaroi Edi me humor.

The post “Nuk është transmetuar”/ Ish banori i BBV pranon se ka kryer m*rrëdhënie brenda shtëpisë appeared first on Albeu.com.

❌