Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nora Istrefi dhe Bejta sjellin këngën “Zhade”

27 June 2025 at 21:58

Nora Istrefi dhe Bejta kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Zhade”, që u publikua sot bashkë me videoklipin.

Kënga sjell një ritëm modern dhe atmosferë tipike verore, që premton të bëhet një ndër hitet e sezonit.

Në videoklip, dyshja shfaqet me një stil të gjallë dhe të lirshëm, të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe të kombinuar me skena të xhiruara në natyrë, nën dritën e diellit dhe më pas të zjarreve të ndezura gjatë natës.

Foto: Screenshot/YouTube

Pamjet e vallëzimit me të rinj rreth flakëve i japin klipit një energji të veçantë dhe një ndjesi feste verore.

“Zhade” është një kombinim i hijshëm mes stilit të Bejtës dhe sensualitetit të njohur të Norës, duke sjellë një bashkëpunim që ka marrë reagime të menjëhershme pozitive në rrjetet sociale.

Kjo këngë shënon gjithashtu një rikthim të freskët për Norën në skenën verore, si dhe një hap të fortë për Bejtën në krijimin e identitetit të tij muzikor. /Telegrafi/

The post Nora Istrefi dhe Bejta sjellin këngën “Zhade” appeared first on Telegrafi.

“Jetova tre vjet në kamp azilantësh”, Bejta me rrëfim të veçantë për jetën para famës – si u bë sensacion i vitit 2024

1 January 2025 at 14:36

Pa dyshim që Bejta është një prej sensacioneve të vitit të kaluar.

Hiti i tij, “Lule” gjatë 2024-ës u dëgjua kudo, u bë viral në rrjete sociale e u lëshua me të madhe në të gjitha lokalet e klubet këndej e andej kufirit.

Artisti kësaj radhe për Telegrafin ka ardhur me një rrëfim ndryshe. Ka treguar për fëmijërinë e hershme të tij, jetën jo të lehtë e paragjykimet si një refugjat në Evropë e aq më shumë duke pasur parasysh prejardhjen e tij nga Prekazi.

Bejta

“I lindur në vitin 1995 në Gjermani, tre vitet e para të jetës i kam kaluar në një kamp azilantësh. Nëna ime këndonte shpesh me kushërirat e saj për të përballuar dhimbjen, pasi situata jonë ishte mjaft e komplikuar për shkak të trazirave që po ndodhnin asokohe dhe origjinës së babait tim nga Prekazi”, tregon Bejta për Telegrafin.

Për Bejtën, hiti “Lule” ishte ndryshimi i madh, kapërcimi i murit nga një artist që njihej nga një grup i vogël audience, në një nga këngëtarët më të kërkuar e klikuar në rrjet.

E kur për dikë mund të ishte befasi e surprizë, për Bejtën nuk ishte krejt e tillë, sepse për këtë ai kishte punuar fort që nga fëmijëria.

“Kam pasur një parandjenjë që “Lule“ do të sillte njëfarë suksesi, përveç faktit që këtë ma kishte parashikuar edhe nëna ime”, thotë mes tjerash ai.

Artisti ka folur edhe për çështjen e muzikës në Kosovë, jetesën e tij para famës së arritur e krahasimin që atij ia bëjnë me ikonën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

Më poshtë keni intervistën e plotë të Bejtës dhënë Telegrafit:

Telegrafi: Bejta, një emër i ri i skenës që bëri bujë në 2024? Si ka qenë për ty ky vit?

Bejta: Viti 2024 ishte një shpërblim për vite të tëra punë me djersë dhe disiplinë. Pas një kohe të gjatë mbjelljeje dhe me ndihmën e Zotit, më në fund arrita të korrë “lulen”.

Telegrafi: “Lule” – një nga projektet e juaja që solli ndryshim të madh në skenë, por edhe një kthesë tjetër për karrierën tuaj. Çfarë do të thotë për ty?

Bejta: Suksesi i këngës “Lule“ tregoi se rruga është e drejtë dhe kjo për mua si artist do të thotë të vazhdoj të punoj në muzikën time dhe të mbaj të njëjtën përpjekje.

Telegrafi: E prisje një sukses të tillë përpara se të publikonit këngën, e kishit menduar se do të bëhej një hit?

Bejta: Kam pasur një parandjenjë që “Lule“ do të sillte njëfarë suksesi, përveç faktit që këtë ma kishte parashikuar edhe nëna ime.

Bejta

Telegrafi: Na trego pak më shumë rreth Bejtës, kush është? Cilat kanë qenë ato fillet e para në muzikë?

Bejta: I lindur në vitin 1995 në Gjermani, tre vitet e para të jetës i kam kaluar në një kamp azilantësh. Nëna ime këndonte shpesh me kushërirat e saj për të përballuar dhimbjen, pasi situata jonë ishte mjaft e komplikuar për shkak të trazirave që po ndodhnin asokohe dhe origjinës së babait tim nga Prekazi.

Nëna, motrat dhe vëllezërit e saj janë të gjitha të talentuar në muzikë, ndërsa babai im kishte një interes të veçantë për poezinë dhe teatrin. Që në fëmijëri të hershme, ata më mësuan të luaj në çifteli. Në moshën 6-vjeçare fillova mësimet për kitarë dhe, megjithëse me disa ndërprerje, i kam vazhduar deri më sot.

Në moshën 10-vjeçare fillova të luaj në bateri dhe piano, ndërsa në moshën 13-vjeçare krijova prodhimet e mia të para muzikore. Deri në moshën 18-vjeçare kisha mësuar të luaja në 8 instrumente dhe publikova këngët e mia të para.

Për shkak të të kaluarës sime jo shumë të pastër gjatë viteve, muzika ime në atë kohë ishte shumë negative dhe plot me zemërim. Kisha shumë probleme me ligjin dhe me situata të tjera të këqija, dhe kështu fillova të humbisja lidhjen me veten time.

Me kalimin e viteve, kur e kuptova se duhej të ndryshoja jetën time, edhe muzika ime u transformua, duke reflektuar ndryshimet pozitive në jetën time.

I lutem çdo lexuesi të ri që të punojë fort për veten dhe të besojë gjithmonë në vete. Nëse me të vërtetë dëshiron përmirësim në jetën tënde, do të gjesh rrugën e duhur, pavarësisht se sa e pashpresë mund të duket situata.

Bejta

Telegrafi: A ka qenë synim për ju tregu muzikor shqiptar? Përse vendosët dhe si jeni pritur?

Bejta: Kur vendosa ta bëja muzikën time më pozitive, qëllimi im ishte ta realizoja këtë në gjuhën shqipe! Doja të pasuroja muzikën shqiptare, të cilën dikur e çmoja shumë, sepse më mungonte ndjenja e nostalgjisë dhe dëshiroja t’u jepja dashurinë time bashkatdhetarëve të mi.

E ndiej veten shumë të mirëpritur nga folklori shqiptar dhe e vlerësoj jashtë mase.

Sa i përket skenës muzikore shqiptare, nuk jam shumë i befasuar nga reagimet – ka pasur si përvoja pozitive, ashtu edhe negative. Gjithsesi, jam falënderues për çdo përvojë.

Telegrafi: Si e sheh Bejta muzikën në Kosovë? Do doje të ishte më ndryshe dhe a mendon se vlerësohen artistët?

Bejta: Siç thashë më parë, më ka munguar pak nostalgjia e muzikës shqiptare të fëmijërisë sime. Megjithatë, e kuptoj që është e vështirë të gjesh një rezonancë me tingullin më të vjetër përballë tingullit të zakonshëm të ditëve të sotme. Për këtë arsye, nuk më habit që artistë të tjerë ndjekin një “trend” të caktuar, por unë dëshiroj të largohem nga ky drejtim.

Telegrafi: Ke një zhanër dhe stil më të veçantë, a ka qenë ndoshta dhe kjo arsyeja që ti të personifikohesh si i tillë?

Bejta: Kam gjithmonë qëllim të krijoj një stil të veçantë, i cili natyrisht mund të inspirohet nga gjëra të ndryshme. E vlerësoj se era e freskët në kombinim me stilin tim nostalgjik i bën mirë dëgjuesit.

Telegrafi: Ka pasur raportime të shumta, çfarë të lidhë me Sabri Fejzullahun? A do të doje një bashkëpunim me të?

Bejta: E vlerësoj shumë si artist që ka ndikuar në fëmijërinë time dhe i marrë si shembull njohjen dhe etikën e tij të punës. Gjithashtu, mendoj se djali i tij, ERMALI, është një kontribuues shumë pozitiv për muzikën shqiptare. Sa për një bashkëpunim me familjen Fejzullahu, koha do të tregojë.

Telegrafi: Cilat janë planet e tuaja për në 2025, çfarë presim nga Bejta?

Bejta: Mendoj shumë më larg se vetëm një vit. Viti i ardhshëm do të sjellë, si gjithmonë, shumë muzikë dhe janë planifikuar bashkëpunime. Megjithatë, imazhi im në kokë për 5 vitet e ardhshme është i formësuar dhe si do të realizohet, do ta shohim të gjithë. Unë e shmang të flas shumë për planet e mia dhe u këshilloj të gjithëve ta bëjnë po ashtu.

Telegrafi: Një mesazh që do ta përcillje për të gjithë fansat tuaj dhe lexuesit tonë?

Bejta: Të dashur mbështetësit e mi, ju dua shumë dhe ju falënderoj për gjithçka që bëni për mua!

Ju lutem, kujdesuni që në kohët e mira të falenderoni Zotin për shëndetin e familjes tuaj ose të vetes dhe ta vlerësoni atë!

Ju lutem, kujdesuni që në kohët e vështira ta shihni këtë si provën tuaj dhe t’i besoni vetes dhe qëllimeve tuaja të mira!

Besoni në veten tuaj, sepse unë besoj në ju!

Ndihmoni ku mundeni dhe jini mirënjohës. /Telegrafi/

The post “Jetova tre vjet në kamp azilantësh”, Bejta me rrëfim të veçantë për jetën para famës – si u bë sensacion i vitit 2024 appeared first on Telegrafi.

Bejta sjell këngën e re “Alo”

6 October 2024 at 22:23

Artisti i njohur shqiptar, Bejta, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Alo” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vetë këngëtari me ‘beat’ dhe producim nga Ausilio.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë u kompletua nga Hello Flex.

Përmes këngës jep edhe një mesazh në InstaStory, ku thotë: “Është normale të ziheni me të dashurit tuaj. Mos e shpërqendroni veten me gjëra negative si alkooli, ndeja apo droga, por kaloni kohë të mirë me shokët e ngushtë, bisedoni merrni energji pozitive”.

“Faleminderit për mbështetjen. Ju dua”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga mori reagime të shumta pozitive, duke e përgëzuar për këtë zhanër të muzikës dhe për temat që po trajton.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/

The post Bejta sjell këngën e re “Alo” appeared first on Telegrafi.

❌
❌