Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Të Qytetërohemi ose të Turpërohemi, mes Shkundjes dhe Përgjegjësisë

By: el da
15 July 2025 at 12:39

Nga Fejzo Subashi.

Nuk ka pushtet të përkryer. As qeveri ideale. Por ka momente që nuk mund të kalohen në heshtje. Ky është një nga ato momente. Ku më shumë se për qeverinë, duhet të flasim për qytetarin dhe për të emëruarit e tij, të përkëdhelurit e politikës, të pazotët e emëruar si zotërinj mbi qytetarët.
Unë nuk jam gjithmonë dhe nuk ka se si të jem, aq më pak të jem dakord me Kryeministrin Rama. E kam thënë dhe e them. Ka shumë që nuk më bindin në qasjen, stilin dhe vendimmarrjen e tij. Por këtë radhë, kur ai ka vendosur të shkundë administratën dhe pushtetin vendor, e mbështes pa mëdyshje. Jo sepse është ai që e bën, por sepse duhej bërë prej kohësh. Dhe askush tjetër nuk e bëri.
Nuk mund të mbajmë më mbi supe një sistem të kalbur nga brenda, ku drejtuesit vendorë sillen si agallarë e bejlerë, agallar, apo më e keqja si bajraktar, si bashibozukë politikë pa asnjë din e iman, që ulen në kolltuqe jo për të shërbyer, por për t’u rehatuar dhe pasuruar…
Në vend që të ishin urë mes qytetarit dhe shtetit, u bënë roje të interesave të tyre dhe të ndonjë deputeti që i solli në karrige. Nuk kanë ide, nuk kanë vizion, nuk kanë guxim. Sillen si administratorë të një province private, ku nuk u kërkohet llogari dhe nuk japin llogari.
Ndaj po, kjo shkundje është e vonuar, por e domosdoshme. Dhe nuk mjafton. Duhet të thellohet. Deri te rrënjët. Me këtë domosdoshmëri duhet të pajtohen të gjithë dhe opozita, jo të merret se kë heq dhe vë Rama, po me fenomenin dhe nevojën e këtij procesi.
Por përveç kësaj, ka një tjetër përgjegjësi që nuk mund të anashkalohet: vetë qytetari. Aty ku është në fshat apo qytet, i punësuar apo pensionist, me shkollë apo pa shkollë, duhet të fillojë të sillet si qytetar europian, jo vetëm kur merr shërbime, por kur voton, kur reagon, kur kërkon llogari, kur dhe ku punon e si punon , apo si vepron në qasje, sjellje me të drejtat dhe detyrimet si i till.
Nuk mund të kërkojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, kur nuk jemi të gatshëm të respektojmë jo vetëm detyrimisht ligjin, por as rregullin në radhë, as të drejtën e tjetrit për të mos qenë dakord.
Nuk ka më justifikime. Vetëkorigjimi nuk është luks, por detyrë. E sidomos kur ai fillon nga qeveria, në një moment ku nuk është as e detyruar ta bëjë, atëherë duhet të kuptojmë se ka ardhur koha që gjithsecili të bëjë “voting” për veten.
Jo votim në kuti, por gjykim për sjelljen, qëndrimin dhe raportin me ligjin e përbashkët. Kush je ti në këtë vend? Çfarë bën për vendin tënd? A je qytetar, apo thjesht banor që pret të përfitojë?
Që në ditët e para të qeverisjes së tij, i kam thënë, në cilësinë dhe statusin që kam publikisht Ramës: “Vendos ministra kë të duash dhe kë ke të preferuar nga familja jote politike, po drejtorët zgjidhi nga më të mirët!”
Por, u bë e kundërta. U vendosën drejtues pa bosht, pa aftësi, pa ndjesi shërbimi. U ulën në kolltuqe si në fron, jo si në detyrë. U sollën me qytetarët si me vasalët, jo si me bashkëqytetarë.
Dhe sot, nuk u japin dot as urdhra drejtorëve të institucioneve, jo më të mbajnë mbi supe barrën e një qyteti. Janë drejtues me emër, por pa ndikim. Me zyrë, por pa autoritet. Me rrogë, por pa përballje.
Ndaj ky nuk është vetëm një moment qeveritar, por është një moment kombëtar ndërgjegjësimi. Të ndalemi, të reflektojmë, të vetëkorrigjohemi. Dhe të kuptojmë: nëse nuk e bëjmë tani, do jetë tepër vonë më pas…
Tiranë më 15.07.2025./kb

“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

By: el da
15 July 2025 at 12:16

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy kapitujt e mbetur të negociatave.

Ajo tha se Shqipëria po zbaton reformat e kërkuara, por korrupsioni mbetet ende një problem.

“Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Ne e dimë që ata nuk janë ende gati për anëtarësim të plotë në BE. Ka probleme të tilla si korrupsioni. Deri më tani kemi hapur katër grupkapituj. Besojmë se gjatë presidencës daneze mund të hapim një ose dy grupkapitujt e mbetur. Ky proces për momentin është hapje e kapitujve të negociatave. Nuk po flasim për mbylljen e tyre sepse deri atëherë nevojiten më shumë reforma. Do të jetë një proces zgjerimi i bazuar në meritë, jo vetëm në rastin e Shqipërisë. Dua të them se Shqipëria është një nga vendet në Ballkanin Perëndimor që po tregon rezultate konkrete në këtë proces,” tha Marie Bjerre./kb

Botërori i Klubeve, Trump zbulon prapaskenat: Çelsi nuk mori trofeun origjinal

By: el da
15 July 2025 at 12:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do qëndrojë në zyrën e tij. FIFA është kujdesur të bëjë një kopje, e cila më pas iu dorëzua Çelsit.

Trump ishte pjesë e ceremonisë në finalen e madhe, ndërsa edhe qëndroi me ekipin në festën me trofeun. Në atë moment u krijua edhe konfuzion te futbollistët e Çelsit.

Vetë Infantino e prezantoi trofeun për herë të parë në zyrën e presidentit të SHBA-së. Dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar aty.
“U thashë, kur do ta merrni trofeun? Ata thanë nuk do e marrin. Mund ta mbash gjithmonë në zyrë. Do të bëjmë një tjetër”, u shpreh Trump./kb

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës, dorëhiqen zv.kryetarët

By: el da
15 July 2025 at 11:45

Ka përfunduar mbledhja në bashkinë e Vaut të Dejës e thirrur nga kryebashkiaku Kristian Shkreli.

Raportohet se 3 zëvendëskryetarët e bashkisë, 5 administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës, duke plotësuar kështu porositë e kryeministrit Edi Rama për rifreskim të institucioneve.
Këto dorëheqje pasojnë ato të Bashkisë së Shkodrës dhe bashkive të tjera në vend pas ultimatumit të kryeministrit Rama./kb

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

By: el da
15 July 2025 at 11:06

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve në qeverisjen vendore.

Vala e shkarkimeve dhe dorëheqjeve ka nisur në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative në të gjithë vendin.

Gjatë ditëve të fundit, kreu i ekzekutivit, Edi Rama, në takime që ka patur me të zgjedhur vendorë dhe deputetë, ka kërkuar rifreskime të stafeve nëpër bashkitë e vendit dhe njësitë administrative, në funksion të rritjes së performancës në punë./kb

17-vjeçarja në Vlorë tentoi t’i jepte fund jetës, arrestohet babai, procedohet gjyshi

By: el da
15 July 2025 at 09:43

Detaje të reja janë zbardhur nga policia e Vlorës për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, ku një 17-vjeçare tentoi të vetëvritej me armë zjarri.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë arrestuar babanë e adoleshentes, pasi dyshohet se ka qenë dhuna psikologjike e ushtruar prej tij, shkaku që ka shtyrë të bijën drejt aktit ekstrem.

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, ku një shtetase 17 vjeçe mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë: arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës, Vlorë, pasi dyshohet se, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur, ajo ka tentuar të vetëvritet, në gjendje të rënduar psikologjike, me armë zjarri të dyshuar pistoletë”, informon policia.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë gjyshi i 17-vjeçares pasi dyshohet se pistoleta që ajo përdori për të kryer vetëvrasje, posedohej prej tij në mënyrë të paligjshme.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 76 vjeç, gjyshi i të miturës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se posedonte në mënyrë të paligjshme armën e zjarrit me të cilën ka tentuar të vetëvritet mbesa e tij”, sqaron më tej policia.

Po ashtu bëhet me dije se vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet se është fshehur nga familjarët pas ngjarjes, si dhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të mekanizmit dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sakaq 17-vjeçarja, e cila mori një plumb në kokë ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e djeshme, A2 CNN mësoi nga burime pranë spitalit të Vlorës se adoleshentja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur aty, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma. Sipas mjekëve, ajo ka dy dëmtime në kokë, një në pjesën e syrit, afër tëmthit, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të kokës, ku edhe plumbi fatmirësisht ka dalë duke shmangur një hemorragji që do të kishte rezultuar fatale për të./kb

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trump

By: el da
15 July 2025 at 09:28

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në tregun e pronave që kanë ndikuar në ngadalësimin e saj.

Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia e Kinës u rrit për 5.2% në tremujorin që përfundoi në qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rritje është pak më e lartë se parashikimi i ekonomistëve prej 5.1%, por më e ulët se në tremujorin e mëparshëm.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë e shmangu një rënie të madhe, pjesërisht falë masave të marra nga Qeveria dhe një marrëveshjeje të dobët tregtare me SHBA-në.

Ekonomia “ka përballuar presionin dhe ka përparuar me qëndrueshmëri, pavarësisht sfidave”, tha përmes një deklarate Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.

Sipas zyrtarëve, rritja ekonomike u mbështet nga një rritje prej 6.4% në prodhim, falë kërkesave më të mëdha për pajisje printimi 3D, makina elektrike dhe robotë industrialë.

Sektori i shërbimeve në vend – që përfshin transportin, financat dhe teknologjinë – gjithashtu pati rritje. Megjithatë, disa ekonomistë presin që Kina të mos e arrijë objektivin e saj vjetor të rritjes prej “rreth 5%” këtë vit.

Lufta tregtare mes presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri që SHBA-ja të vendoste taksa prej 145% mbi importet kineze.

Pekini iu përgjigj duke vendosur taksa 125% mbi disa mallra amerikane.

Këto taksa u ndaluan përkohësisht pas bisedimeve në Gjenevë dhe Londër. Tani, të dyja vendet kanë kohë deri më 12 gusht për të bërë një marrëveshje tregtare afatgjate. SHBA-ja ka vendosur taksa të larta edhe ndaj vendeve që kanë lidhje të ngushta ekonomike me Kinën./REL/kb

Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

By: el da
15 July 2025 at 09:00

Zyrtarët doganorë në Gjermani publikuan të hënën foto nga një sekuestrim i rreth 1,500 merimangave, të gjetura brenda enëve plastike që ishin fshehur në kuti tortash me çokollatë të dërguara në një aeroport në perëndim të vendit.

Zyrtarët doganorë e gjetën ngarkesën në aeroportin e Këlnit dhe Bonit në një pako që kishte mbërritur nga Vietnami, e cila u pikas nga një “erë” që nuk ngjante me aromën e pritur të shtatë kilogramëve të ëmbëlsirave, tha zëdhënësi i zyrës doganore të Këlnit, Jens Ahland.

“Kolegët e mi në aeroport habiten rregullisht nga përmbajtja e pakove të ndaluara nga e gjithë bota, por fakti që gjetën rreth 1,500 enë të vogla plastike që përmbanin merimanga të vogla në këtë pako i la pa fjalë edhe ata më me përvojë “, tha Ahland në një deklaratë.

Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura

Ai e cilësoi një “konfiskim të jashtëzakonshëm”, por një që “na trishton kur shohim se çfarë u bëjnë disa njerëz kafshëve thjesht për fitim”./kb

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

By: el da
15 July 2025 at 08:40

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës.

 

Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas të dhënave.

Rajonet më të prekura ishin Galicia, La Rioja, Asturias dhe Cantabria – të gjitha të vendosura në gjysmën veriore të vendit, ku temperaturat zakonisht më të freskëta të verës kanë shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit.

Sikurse vende të tjera në Evropën Perëndimore, edhe Spanja është goditur nga të nxehtit ekstrem në javët e fundit, me temperatura që shpesh kanë kaluar 40 gradë celsius.

Sipas Ministrisë, e cila citoi të dhënat nga Instituti Shëndetësor Carlos III, 1.180 persona vdiqën nga shkaqe të lidhura me të nxehtin nga 16 maji deri më 13 korrik, krahasuar me 114 në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Numri i vdekjeve u rrit ndjeshëm në javën e parë të korrikut.

Të dhënat tregojnë për një ngjarje “me intensitet të jashtëzakonshëm, e karakterizuar nga një rritje e paprecedentë e temperaturave mesatare dhe një shtim i ndjeshëm i vdekjeve të shkaktuara nga valët e të nxehtit”, tha Ministria.

Gjatë kësaj periudhe kishte 76 alarme të kuqe për të nxehtë ekstrem, ndërkohë që një vit më parë nuk kishte asnjë.

Verën e kaluar, 2.191 njerëz humbën jetën në Spanjë si pasojë e shkaqeve të lidhura me të nxehtin, sipas të dhënave nga Instituti Shëndetësor Carlos III.

Të dhënat nga Spanja pasojnë një analizë të shpejtë shkencore të publikuar më 9 korrik, e cila thotë se rreth 2.300 persona vdiqën nga shkaqe të lidhura me të nxehtin në 12 qytete evropiane gjatë një vale të rëndë të të nxehtit brenda 10 ditëve, deri më 2 korrik./rel/kb

 

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

By: el da
15 July 2025 at 07:43

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth.

I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha se deklaratat e Ramës kohë më parë nxisnin ndërtimet, ndërsa tani ai kërkoi prishjen e tyre.

Bushati akuzoi Ramën se ka ka shtyrë njerëzit drejt krimit dhe bën krim të dyfishtë duke i ndëshkuar për krimin ku i ka nisur vetë.

“Unë nuk isha nja 2 ditë në Shqipëri dhe kur pashë pamjet e përgjithshme thashë: o, më në fund mirë që mu dha rasti njëherë të jem pro Edi Ramës, se kur pashë ato kioskat te kisha e Thethit, thashë: po këtu ka të drejtë Edi Rama, këtu në kishë nuk mund të ndërtohet dhe shyqyr që po shkulen.

Po të shikoje, lajmi kryesor që jepte shumica e mediave, këtu fokusohej, që shikoje tani, nuk bëhet kjo. M’u desh të kthehem nga qytetar, të bëj punën e gazetarit që të kuptoj realisht se çfarë kishte ndodhur.

Dhe pse bëhet ky dezinformim? Ky dezinformim bëhet pikërisht për të fshehur ato deklaratat e Ramës. Dhe cilat ishin deklaratat e Ramës?
Po t’i marrim në vijë logjike dhe t’i analizojmë, çfarë thotë Rama? Rama thotë: Ju keni ndërtuar pa leje por unë do t’ju heq gjobat.

Pra, në një farë mënyre, politikisht ky është legalizim për ndërtimin pa leje.

Çfarë thotë tjetër? Thotë: Unë do t’ju heq gjobat se pse juve pse e keni bërë këtë gjë? E keni bërë sepse nuk keni pasur tituj pronësie. Pra, jua njeh në një farë mënyre të drejtën për të ndërtuar pa leje, se është shteti fajtor që nuk jua ka mundësuar atyre të ndërtojnë me leje.

Dhe e treta, pasi thotë këto 2 elemente, thotë dhe elementin e tretë: megjithëse juve ende nuk i keni titujt e pronësisë, djemtë tuaj duhet të vijnë nga kurbeti se fitojnë më shumë këtu sesa me emigracion, pra hajdeni dhe vazhdoni ndërtimin.

Kemi 3 pika dhe 3 elemente, që është kryeministri që i nxit ta bëjnë këtë punë dhe zgjohet një ditë dhe thotë: jo, të gjitha këto do t’i prishim.

Dhe po ta shikosh, nuk është vetëm ajo prishja e kioskave te kisha, edhe sot po ta dëgjonit thoshte: shiko, ata nuk i kanë për të futur kokën, ata i kanë për biznes.

Po të ishte i ndërgjegjshëm, se ti që para një viti i ftove të vijnë të bëjnë biznes, të ndërtojnë pa leje për biznes.
Pra, në të gjitha kuptimet është kryeministri që i ka ftuar dhe një mendje normale nuk arrin të kuptojë pse kryeministri që i fton është njeriu që i çon rruspat për t’i shkatërruar.

Këtu pastaj mund të fillojmë në rrafshin e hipotezave: a po e bën për të fshehur diçka tjetër, a po krijon një tymnajë nga këto tipiket që krijojnë autokratët për t’u marrë me një gjë dhe për të lënë në hije një gjë tjetër, këtu është puna jonë pastaj si gazetarë të spekulojmë.

Por fakti është që e gjitha, kemi një njeri që i ka yshtur njerëzit në krim, dhe bën krim të dyfishtë duke i ndëshkuar për krimin ku i ka nisur vetë”,-tha Bushati./kb

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

By: el da
15 July 2025 at 07:20

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet 2008 dhe më pas në vitin 2011.

Ai tha se përplasja e parë ndodhi pas shpërthimit në Gërdec ku vdiqën 26 njerëz dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, pas të cilës edhe u bë edhe marrëveshja Berisha-Rama për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kulmi i përplasjeve institucionale ndodhi pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, përpara kryeministrisë më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga PS-ja, kut Topi tha se mbështeti organet e drejtësisë që ishin sulmuar ashpër nga kryeministri i asaj kohe, Berisha.

“Përplasja e vërtetë me Berishën ka ndodhur në vitin 2008 dhe ka qenë shumë institucionale. Nisi pas 15 marsit 2008 me shpërthimin e Gërdecit. Pasi jemi kthyer nga Bukureshti kur morën ftesën për anëtarësimin në NATO dhe 2-3 ditë pas këtij momenti shikoj flash informativ që vinte nga komisioni i ligjeve dhe çështjeve kushtetuese, i cili po trajtonte marrëveshjen që është votuar më 21 prill 2008. Aty ngrihet një ish-deputete e Shkodrës dhe propozon që ndryshimet kushtetuese që do të bëheshin të kundërfirmoseshin nga kryeministri. Kishte filluar lufta. Ishte një nga normat më antidemokratike. Ky episod ngriti alarmin se unë s’kisha asgjë në dorë, asnjë letër. Unë mora informacionin se këta po punonin me opozitën. Ishte një projekt i Berishës dhe i Ramës dhe e futën Shqipërinë në një periudhë krizash ciklike.

Me kushtetutën që këta realizuan ti mund të zëvendësosheshe për 24 orë me 71 vota jo me 84 si më parë.

Kam folur një javë para se të miratohej kjo marrëveshje okulte se dëmi ishte te partitë brenda, beteja kundër institucioneve, kthimi nga republikë parlamentare në republikë kryeministore. Ka 17 vite që unë i bie kësaj melodie që opozita sot e mallkon, por nuk e thotë dot se e ka arkitektin aty brenda.

Një javë pas Gërdecit unë thirra Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në atë takim ka patur diskutime që mbeten aty brenda.

Përplasja jonë vjen në 21 janar 2011. Këtu gjërat harrohen shumë shpejt. Pas asaj që ndodhi në bulevard unë kam dalë në një status dhe ka qenë shqetësim maksimal nga ana ime se ishin vrarë njerëz dhe mesa duket ajo që kam cilësuar ka qenë vrasjet në bulevard dhe kam thënë vrasjet në kryeministri. Të gjithë e panë skenën 3D dhe mbajta qëndrim shumë të fortë dhe më pas u dhashë mbështetje publike institucioneve të drejtësisë nga prokurorja e përgjithshme e më tej”- u shpreh ndër të tjera ish-presidenti Topi./kb

 

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

By: el da
15 July 2025 at 07:02

Dashi

Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas here do debatoni ashpër me te. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime pa fund. Ne planin financiar nuk do keni dëshirë te ulni shpenzimet dhe kjo mund ta përkeqësoje gjendjen ne te cilën ndodheni.

Demi

Kjo dite do jete mjafte përshtatshme për te bere disa rregullime ne jetën tuaj ne çift ose për te marre vendime për te ardhmen. Te dy do jeni realiste dhe te qarte pe rate qe doni te bëni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe histori dashurie pasionante. Ne planin financiar merrini gjerat shtruar edhe sikur t’iu dalin vështirësi.

Binjaket

Kjo dite do jete mjaft romaneske për te dashuruarit. Gjithçka do ndodhe si me magji dhe here pas here do iu duket vetja sikur jeni vërtet ne një ëndërr te bukur. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për te njohur persona te rinj. Për një buxhet te qëndrueshëm shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo me tepër. Vetëm disa mund te përfitojnë ndonjë shpërblim nga puna.

Gaforrja

Dita do filloje me se miri sot, por me kalimin e orëve situata do iu dale jashtë kontrollit. Mos lejoni qe problemet ne pune apo ne familje te ndikojnë ne lidhjen tuaj. Beqaret duhet te reflektojnë shume here para se te pranojnë ndonjë takim me persona qe sapo i kane njohur. Te ardhurat do jene ne te njëjtën gjendje si disa dite me pare. Nuk keni perse te shqetësoheni.

Luani

Do jete dita me e favorshme sot për te zgjidhur te gjitha debatet dhe problemet ne çift. Do toleroni me shume se kurdoherë tjetër. Beqaret do jene ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë as gjate kësaj dite. Buxhetit do i bëni një riorganizim te përgjithshëm sepse kohet e fundit e kishit lënë goxha pas dore. Dëgjojini edhe këshillat e disa te afërmve.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje do jeni me te ndjeshëm dhe me romantike gjate kësaj dite. Priten çaste te mrekullueshme pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës. Mos kërkoni asgjë me ngut ose me inat. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje. Po i kaluat limitet e shpenzimeve do keni vështirësi te mëdha.

Peshorja

Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle probleme serioze ne lidhjen qe keni dertuar. Mos e teproni nëse nuk doni ta humbisni atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime. Edhe pse do e keni te vështirë te kurseni duhet me doemos ta bëni këtë qe te mos keni vështirësi financiare.

Akrepi

Dite shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te sigurte dhe te lumtur pranë atij qe keni ne krah dhe do dëshironi qe t’i bëni gjerat me serioze. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dike. Financat do jene goxha te paqëndrueshme. Shmangni çdo lloj shpenzimi te tepruar dhe çdo lloj huaje. Nuk është ende momenti për ta lënë veten te lire.

Shigjetari

Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa e vrare shume mendjen se ç’do ndodhe me tej. Beqaret duhet te gjejnë mënyrën e duhur për te joshur personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Te ardhurat nuk do jene te mira për te gjithë. Ata qe kane pasur probleme do e kenë serish te vështirë te kryejnë ndonjë shpenzim me tepër.

Bricjapi

Jeta sentimentale e çifteve do jete e mrekullueshme sot. Do flisni me hapur për gjithçka dhe nuk do mani me mëri për te kaluesen. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan sepse mundësitë për takime dhe për aventura do jene te shumta. Financat do jene me delikate se disa dite pa pare, prandaj duhen marre sa me shpejt masa strikte.

Ujori

Do jeni shume te qarte për ato qe doni te bëni ne jetën tuaj ne çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do ketë ndryshime. Nëse jeni lodhur nga rutina e kohëve te fundit mund te merrni vendime drastike. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te dale e për t’u njohur me persona te rinj. Ne planin financiar do jene disa te afërm qe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën.

Peshqit

Do jeni gjithë kohës me nerva sot dhe shpesh do ja nxirrni gjithçka atij qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqaret do jene pa fat kështu qe edhe sikur te kërkojnë gjithë kohës nuk do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do jeni me fat. Do shpenzoni për gjithçka qe doni dhe do hiqni edhe disa para mënjanë./kb

 

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

By: el da
14 July 2025 at 22:52

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në nëntor dhe një herë në mars, me një diagnozë false, që ka maskuar ndërhyrjen kozmetike të tij për mbjelljen e flokëve dhe shërbime të tjera estetike.

Sipas kartelës mjekësore, ai është shtruar me diagnozën “Ablacion me radiofrekuencë i VSM sinistër + miniflebektomi”, e cila në fakt tregon për një procedurë mjekësore të trajtimit të variçeve. Në rastin konkret bëhet fjalë për “vena saphena magna”, një venë e madhe sipërfaqësore që ndodhet në këmbën e majtë, sipas përshkrimit.

Sipas shpjegimeve të mjekëve, “Ablacion me radiofrekuencë” është një teknikë jo-invazive që përdor nxehtësi të krijuar nga valët e radiofrekuencës për të mbyllur venat varikoze, duke ndalur rrjedhën jonormale të gjakut në ato vena. Ndërsa miniflebektomi është një procedurë kirurgjikale e vogël për heqjen fizike të degëve të venave varikoze, nëpërmjet prerjeve shumë të vogla në lëkurë.

Këtu lindin disa probleme. Problemi i parë është që duhet të nisë një hetim për diagnozë false, dhe duhet të shkojnë para përgjegjësisë edhe mjekët që e kanë firmosur atë.

Ervin Salianji duhet të ekzaminohet nga një komision mjeko-ligjor, për të provuar nëse e ka kryer ndërhyrjen për variçe apo jo, dhe pastaj të sqarohet se si ka funksionuar trajtimi i tij kozmetik për mbjelljen e flokëve. Sipas shënimeve, ndërhyrja është bërë në një klinikë private jashtë spitalit ku është shtruar, kështu që hetimet duhet të shkojnë deri në fund.

Kjo, jo për të verifikuar shëndetin e Salianjit, as për t’i prishur atij “kujtimet e burgut”, por për të verifikuar se si funksion shteti i së drejtës në Shqipëri.

Një piramidë e tërë, që nga ministri i Drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, drejtori i Policisë së Burgjeve dhe drejtori i burgut të Fierit, janë të angazhuar në një zinxhir falsifikimi të fakteve për të justifikuar shërbimet politiko-estetike ndaj një ish- të burgosuri.

Nëse Prokuroria nuk hap hetim për këtë çështje, një komision hetimor parlamentar duhet të kryejë një procedurë hetimi për të verifikuar papërgjegjësinë e gjithë zinxhirit administrativ për burgjet në shtetin shqiptar. Një kartelë që e siguron Evi Kokalari nga SHBA është e çuditshme që nuk e gjejnë dot organet tona të drejtësisë.

Po të mendosh që Salianji ka dalë nga burgu i Fierit, ka ardhur në një spital privat në Tiranë, të cilin e ka përdorur për hotel, dhe pastaj ka shkuar në një klinikë private për mbjellje flokësh, për të cilën kemi prova fizike, kjo histori ngre shumë pikëpyetje dhe ngre nevojën urgjente për shumë dorëheqje dhe ndoshta arrestime, që duhet të zënë vendin bosh në qelinë e Salianjit.

Kemi standardet e dyfishta të Ministrisë së Drejtësisë për të burgosur, trajtim preferencial nga Drejtoria e Burgjeve për një të burgosur, duke e diskriminuar pozitivisht në raport me të tjerët, dhe me shumë mundësi kemi dhe mashtrim ligjor nga mjeku me diagnozën e deklaruar për të justifikuar daljen nga burgu, edhe pse diagnoza është banale dhe mund të trajtohej edhe tek ambulanca e burgut nëse do të ishte e vërtetë. Por aq tip sportiv sa është Salianji dhe aq i ri, rrezik se dhe vetë nuk e di çfarë janë ende variçet. Ato zakonisht fillojnë në moshën e Gridës, jo të Salianjit.

Nuk jam kundër që Salianji ta përdorë kohën në burg për të mbjellë flokët, për të rregulluar hundën apo për të drejtuar veshët. Kjo është një e drejtë e tij dhe është mirë t’i jepet mundësia nëse dëshiron. Por mashtrimi me diagnozën dhe regjimi preferencial i tij janë vepër penale për zyrtarët, mjekët dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk po dua ta krahasoj me sjelljet analoge që të njëjtët zyrtarë të burgjeve kanë ndaj politikanëve të tjerë të dënuar, se pastaj mund t’u shtohet edhe akuza e linçimit politik në burg ndaj të tjerëve. Por njëherë të na sqarojnë përse kanë pranuar të zhyten në paligjshmëri totale në shërbim të ish- të burgosurit Ervin Salianji.

Se me këtë që kanë bërë, i kanë dëmtuar atij edhe perspektivën si politikan i persekutuar, pasi ai tani mund të na tregojë se sa dhëmb të shkulësh një qime floku, por nuk na tregon dot sa ka vuajtur në burg. Dhe ky është një dëm i madh për një politikan ambicioz, që fjetjen në spital privat me gruan e quan persekutim, ndërsa duke mashtruar edhe për diagnozën, provon akuzën e prokurorisë për mashtrim, pasi në këtë rast është përsëritës. m.p.

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

By: el da
14 July 2025 at 22:44

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.

Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore.

Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua me protestën dhe kundërshtinë e pronarëve, të cilët pas disa orësh e panë të shembje nga ekskavatori i IKMT.

Gjatë operacionit në Theth u prishën rreth 100 objekte të ndryshme prej betoni apo druri, teksa në një postim më herët në rrjetet sociale, kryeministri Rama bëri me dije se tashmë ka nisur dhe puna për largimin e inerteve. m.p.

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

By: el da
14 July 2025 at 22:37

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale të PSD në “Ali Demi”, ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Lorenc Talhellarit, pasi ndaj tij nuk ka vepër penale.

Ndërsa babai i Lorencit i përfshirë në konflikt, Arjan Talhellari, është mbyllur në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për veprën penale të “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Të dy akuzat e ngritura ndaj Talhellarit, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 7 vjet heqje lirie. Por për shkak të moshës së thyer (67 vjeç) dhe vetë-dorëzimit në polici, prokuroria i ka kërkuar gjyqtarit të Tiranës, Sokol Shehu, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Për këtë ngjarje policia ende nuk ka arritur të gjejë armën e zjarrit, sende të paligjshëm të cilin Arjan Talhellari, nuk e ka treguar se ku e ka fshehur

Veç dëshmive të personave prezent në lokal, Talhellari është kapur dhe nga disa pamje filmike të zonës, teksa vrapon me armë në dorë.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka siguruar dosjen hetimore ku ndryshe nga sa u dyshua fillimisht për konfliktet për bastet sportive, në fakt sebepi i sherrit kanë qënë inatet dhe hatër-mbetjet mes Lorenc Talhellarit dhe Elgin Hoxhës, i cili për disa muaj ka shërbyer si shofer i noteres Sanja Talhellari, që është motra e Lorencit.

Fërkimi i parë ka ndodhur mes Lorenc Talhellarit dhe Flois Sula, ky i fundit shok i Elgin Hoxhës.

Lidhur me këtë ngjarje që fatmirësisht përfundoi pa viktima, policia e Tiranës ka marë në pyetje, Elgin Goxhën, i cili ka deklaruar se në datën 29 Prill 2025, rreth orës 13:30 ka shkuar të konsumojë kafe në lokalin e basteve “333”.

Pasi ka marë kafen ka shkuar të ulet pak metra më tutje te zyra e PSD. Aty ka ardhur dhe miku i tij Mariglen Duka. Pas disa momentesh ata panë një automjet të markës Land Rover, me targë AB092LV e cila u parkua përballë lokal “333”.

Nga makina kanë dalë tre persona të cilët kanë nisur të ofendojnë Elginin dhe Mariglenin duke ju thënë: “…ja ku janë rob q*rat, shkrepe o babe….”.

Dy nga këta persona Elgini, thotë se i njeh sepse ata janë babë e bir, Arjan Telhallari dhe Lorenc Telhallari. Në kohën që po shkonin drejt tyre, Elgini vuri re se Arjani po mbante në dorë një send që dukej si armë, mitroloz, me trup të shkurtër, me karikator të gjatë.

Në kohën që personat kanë qenë afër zyrës së PSD, Arjani e ngriti armën, e karikoi duke e pozicionuar drejt Elginit dhe Mariglenit. Menjëherë ata janë ngritur dhe kanë ikur me vrap në pallatet pas zyrave të PSD.

Ata janë fshehur në një rrugicë pas pallateve por kanë dëgjuar një zhurmë si ajo e thyerjes se xhamave. Pasi u qetësua pak situata ata janë kthyer sërish dhe kanë parë se Arjani, Lorenci dhe personi tjetër që ata nuk e njohin, hipën në makinë dhe u larguan drejt rreth rrotullimit të Shkozës.

Gjithashtu ata vërejtën se xhamat e zyrës së PSD ishin të thyer. Elgini sqaroi se me Lorencin ka miqësi prej 6 vitesh. Ata kishin krijuar dhe hyrje-dalje familjare me njëri-tjetrin.

Elgini filloi punë pranë zyrës së noterisë të motrës së Lorencit, shtetases Sanja Telhallari. Më pas Elgini e la punën pasi i shkëputi marrëdhëniet shoqërore me Lorencin. Arsyeja që Elgini ka shkëputur marrëdhëniet me Lorencin është se ai ishte xheloz se përse Elgini shoqërohej me djem të tjerë.

Ata nuk kanë pasur asnjëherë konflikt me njëri-tjetrin por në datën 28 Prill 2025, Lorenci ka ndaluar pranë zyrave të PSD-së, ku Elgini ka qënë në rrugë dhe i ka bërë shikime provokuese si atij dhe shokëve të tij.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Mariglen Duka. Në dëshminë e tij, ai ka treguar se ishte në kafene me dy persona të dy persona të tjerë dhe pas pak minutash Marigleni është ngritur për të marrë kafe në lokalin ngjitur me zyrën e PSD-së.

Në kohën që çohet, Mariglen Duka ka parë në trotuar përballë zyrës Lorenc Telhallari, i cili mbante në dorë një shkop bejsbolli dhe po afrohej drejt tavolinës së tyre.

Duke u afruar Lorenci, i thirri një personi rreth 50-60 vjeç, i cili ishte shofer në një mjet Land Rover, me ngjyrë gri, duke i thënë: “…shikoji, ja ku i ke robq*rat”.

Marigleni sqaroi se personi që doli nga makina mbante në dorë një send në dukje si armë zjarri, me ngjyrë të zezë. Sapo Marigleni ka parë që po afroheshin drejt zyrës së tyre është larguar me vrap për tu fshehur.

Duke u larguar me vrap, Marigleni ka dëgjuar Lorencin duke thënë: “…mos ikni me vrap…”. Lorenci i ka dalë përballë në një rrugicë dhe i ka thënë se: “…ku ikën ata, se do iu q. .. robt”.

Aty ka shkuar dhe personi që mbante sendin si armë zjarri në dorë dhe i ka thënë Mariglenit se çfarë kishte me çunin e tij.

Për këtë ngjarje në pyetje është marrë dhe noterja Sanja Talhellari, e cila ka shpjeguar se ishte njoftuar nga Elgin Hoxha, i cili ka qenë shoferi i saj dhe e ka lënë punën para dy muajsh.

Elgini, i ka komunikuar Sanjës se kishte ndodhur një konflikt midis Lorencit, vëllait të saj me disa persona të tjerë dhe më pas kishte shkuar babai i saj me një armë zjarri te vendi i ngjarjes.

Ajo ka komunikuar me babain dhe vëllain ku i kanë thënë se ishin konfliktuar. Ajo sqaroi se vëllai i saj ishte dhunuar te vendi i ngjarjes. Sipas saj vëllai nuk i njeh personat që është konfliktuar dhe se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte ai.

Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë e mundur gjetja e makinës me targë “AB092LV”, ku gjatë këqyrjes në brendësi të saj është gjetur një fishek armë zjarri, me kapsollë të goditur me makerim “PAR mm 93” si dhe një shkop si ai i lojës së bejsbollit. m.p.

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

By: el da
14 July 2025 at 22:29

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth.

Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka gënjyer ditën e sotme kur ka thënë se janë shpërndarë 300 certifikata pronësie në Theth. Sipas gazetarit në këtë fshat nuk janë shpërndarë as 100 dokumente dhe ato janë thjeshtë vërtetime të aplikimeve për certifikatë pronësie.

“I njoh të gjithë fshatrat e veriut dhe askush nuk ka leje nga ata, se nuk u kanë dhënë pronë, nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie. Ligji 7501 nuk ka vepruar në ato zona, sepse secili ka shkuar në tokë të vet, se ka shumë pak pronë. E kjo që thotë Rama sot, gënjen dhe gënjen si derri, se u kam prishë bizneset. Ta di shumë mirë që çdo banor i Thethit, ku ka kullën, ka biznesin. Ku ka biznesin, aty jeton.

Ata nuk janë biznesmen që bëjnë investime për biznes, ata jetojnë aty. Ai ishte një fshat i braktisur, më në fund iu rikthye gjallëria, jeta dhe vetëm në një llogari që kemi bërë sot në mëngjes me banorë të Thethit, dëmi shkon në 15 milion euro të banorëve të një fshati, që ti e ke rrafshuar, e ke kthyer si Gaza atje.

Se sot nuk shkon më njeri të filmojë se çfarë pamje ka Thethi sot. Gjeni statuset në Facebook, të ministres Kumbaro, të Benet Becit, të kryeministrit, pamjeve që shpërndante, sa i bukur, sa i mirë.

Rama vjet në prill i vuri benzinën, zjarrit. Ata ndoqën këshillën e tij. Edhe atij që i thonë kriminel, edhe ai e ka me kontenier, pra e heq nga aty e hedh në makinë dhe e çon ku të dojë. Të gjithë dëgjuan këshillën e Ramës, mos ndërtoni me beton, por me dru. E me dru i bën ata. Përpara se të rrafshosh 15 mln eurot e një fshati, ai duhet të gjejë zgjidhjen.

Dëmi që i është bërë Thethit nuk është ai që kanë bërë sot, por për vite me radhë do ta shikojmë dhe çfarë katrahure kanë bërë ata aty. Sepse thonin se këta kanë prishur kartolinën e Shqipërisë. Po këta ca po bëjnë? Po e shkarravisin.

Sot Rama tha se, kemi dhënë afro 300 certifikata pronësia. As afër 100 nuk janë dhe nuk janë as certifikata pronësie, por janë vërtetim i aplikimit për certifikatë pronësie. Është mashtrues 24 karatësh dhe nuk skuqet më. Ai gënjen nga mëngjesi në drekë dhe jo nga vjet, sivjet, apo para fushatës dhe pas fushatës,” tha Artan Hoxha. m.p.

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

By: el da
14 July 2025 at 22:17

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e qytetit nëpërmjet aplikimit për postet vakante në bashki.

Kjo valë shkarkimesh e dorëheqjesh nëpër bashki, vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për një reformim rrënjësor dhe një riorganizim në nivel lokal të institucioneve vendore.

“Bashkia Shkodër fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore. Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:

Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al

Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: ëëë.bashkiashkoder.gov.al

Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, shkruan Benet Beci. m.p.

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

By: el da
14 July 2025 at 22:08

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa udhëtonin me një automjet luksoz dhe mbanin armë zjarri pa leje.

Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi masën e arrestit për Endrit Doku, 27 vjeç, Ervis Cukali, 27 vjeç, dhe Imer Gega, 21 vjeç.

Të tre u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ndërsa udhëtonin me një automjet tip “Porsche Panamera”. Gjatë ndërhyrjes policore, Endrit Doku tentoi të shmangte kontrollin duke u hedhur në det bashkë me një çantë. Ai u ndalua nga një mjet lundrues i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në fund të detit çantën që përmbante një armë zjarri tip pistoletë.

Doku akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. Ndërsa Cukali dhe Gega janë arrestuar për “moskallëzim të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga verifikimet, rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Fier, ku ishin sekuestruar 21 kilogramë tritol. m.p.

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

By: el da
14 July 2025 at 22:05

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit.

Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se forcat xheniere nuk largohen nga Thethi pa hequr edhe “mbeturinën e fundit” siç e quan ai.

“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me kontruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të pejsazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.

Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe nje godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale”, shkruan Rama. m.p.

Yesterday — 14 July 2025Main stream

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

By: el da
14 July 2025 at 21:54

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes ka qenë më e përfolura në Mbretërinë e Bashkuar.

Pavarësisht humbjes së vështirë, tenisti nga Murcia bëri për vete shumë britanikë me një gjest plot respekt dhe elegancë, një përkulje para Kate Middleton, Princeshës së Uellsit, pas marrjes së trofeut të vendit të dytë. Gjesti i Alcaraz është lavdëruar gjerësisht në mediat sociale dhe në median britanike, ku është përshkruar si një shembull përulësie dhe mirësjelljeje.

“Një moment plot hir dhe përulësi. Alcaraz mund të mos e ketë fituar titullin, por ai u soll si një kampion i vërtetë, brenda dhe jashtë fushës”, komentoi një shikues britanik në X. Përdorues të tjerë gjithashtu theksuan respektin e lojtarit:

“Më pëlqen që ai i përkulet Catherine-s. Është shumë respekt”, tha njëri. “E vlerësoj shumë respektin e tij ndaj Princeshës Catherine duke u përkulur. Vetëm një nga katër finalistët që tregon një respekt të tillë”, shtoi një tjetër.

Gjesti u përforcua më tej nga tradita monarkike britanike, në të cilën akte të tilla mbartin një rëndësi të konsiderueshme simbolike. Në një turne aq ikonik sa Wimbledon, me një prani të fortë mbretërore, sjellja e lojtarëve ndiqet nga afër si nga shtypi ashtu edhe nga publiku.

Përveç nderimit të tij, Alcaraz shprehu edhe mirënjohjen e tij ndaj Mbretit Felipe VI, i cili udhëtoi për në Londër për të parë finalen. Tenisti shprehu publikisht mirënjohjen e tij për mbështetjen e tij, duke theksuar se sa e veçantë ishte për të prania e tij në një skenë kaq të rëndësishme.

Edhe pse nuk arriti fitoren në barin e All England Club, Carlos Alcaraz tregoi edhe një herë pse është një nga figurat më të mëdha në sportin botëror. Sjellja e tij shembullore dhe respekti për traditat britanike i kanë fituar zemrat e publikut britanik, edhe në humbje. Një provë e mëtejshme se tenisi është shumë më tepër sesa rezultate. m.p.

❌
❌