Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

BE: Altin Dumani dhe Arben Shehu, dy figurat qendrore kundër korrupsionit në Shqipëri

By: njeshi
12 July 2025 at 18:17

Komisioni Europian ka vlerësuar lart rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Bashkë me zotin Shehu, BE lavderon edhe SPAK me drejtues Altin Dumanin, të cilët po bëjnë një punë titanike kundër korrupsionit. Arben Shehu njihet si zyrtar korrekt dhe profesionist, i cili e ka kthyer institucionin e kontrollit në një organizëm…

Source

Modele që futen në takimet “speciale” në burgjet e sigurisë së lartë, dy drejtues shkarkohen

By: njeshi
12 July 2025 at 18:11

Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti. Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “shpërdorim detyre”…

Source

Kryeministri: STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

By: njeshi
12 July 2025 at 14:56

“STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon…

Source

Kishte lënë takim në hollin e hotelit, si u gjend pa jetë në dhomën e tij ish-ambasadori gjerman

By: njeshi
12 July 2025 at 13:45

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Werner Daum. Ai ka ndërruar jetë gjatë natës, në dhomën e tij të hotelit ku po qëndronte në Kavajë, pas një ftese që kishte marrë nga kryetari i kësaj bashkie. Sot paradite ai ka pasur një takim me një person, në hollin e hotelit, dhe personi në fjalë në orën 10:20 është paraqitur në recepsion. Zoti Wermer Daum nuk u…

Source

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes pasagjeri 19 vjeçar

By: njeshi
12 July 2025 at 13:43

Tragjedi në autostradën “Tiranë-Durrës”, me një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur. Sipas policisë, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B.

Source

Berisha: “Thethi në shtetrrethim! Turistët largohen në panik”

By: njeshi
12 July 2025 at 13:16

Berisha ka postuar video nga Thethi si dhe shënimin:” Thethi në shtet rrethim! Turistët largohen në panik. Armiku më i egër i veriut Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit.

Source

Rama ultimatum bashkive: Të japin dorëheqjen kryetarët e njesive administrative dhe drejtorët. Kritika për Vlorën, shembull Cërriku

By: njeshi
11 July 2025 at 21:56

Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar në ditët e fundit një tur takimesh dhe inspektimesh në bashkitë kryesore të vendit, duke ngritur alarmin për mosfunksionimin e duhur të administratës vendore dhe mungesën e rezultateve konkrete në shërbim të qytetarëve. Në një mbledhje të posaçme me të gjithë kryetarët e bashkive, të zhvilluar sot në Tiranë, Rama ka shpërthyer në kritika të forta dhe ka dhënë…

Source

Before yesterdayMain stream

BEN BLUSHI: A DO PRISHET MURI I BERLINIT NË TIRANË

By: njeshi
11 July 2025 at 20:37

Nga Ben Blushi- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante dikur Muri i Berlinit kapitalizmin nga komunizmi. Muri për të cilin po flas ndan dy nga rrugët kryesore të Tiranës, rrugën e Bogdanëve dhe rrugën e Ambasadave. Dikur këto akse paralele ishin të bashkuara dhe njerëzit që jetonin në këtë zonë kalonin nga njëra te…

Source

“Wanderlust in Albania 2” – Qielli i artë mbi Adriatik, një tjetër perlë vizuale nga Leonard Barko

By: njeshi
11 July 2025 at 20:30

Në kuadër të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video Reels, artisti vizual Leonard Barko ka prezantuar videon “Wanderlust in Albania 2”, një vepër që sjell një pamje magjepsëse të perëndimit të diellit mbi Adriatik. Me titullin poetik “Aty ku dielli puth detin”, videoja është realizuar në plazhin e Golemit, një ndër destinacionet më të frekuentuara të verës në Shqipëri.

Source

Trofeu “Skënderbeu 2025” ndez motorët në Krujë – Gara “Hill Climb” mbledh pilotë nga rajoni

By: njeshi
11 July 2025 at 20:25

Kruja mirëpriti këtë fundjavë edicionin e radhës të garës malore të shpejtësisë “Kruja Hill Climb”, një aktivitet sportiv që tashmë është pjesë e kalendarit zyrtar të FIA – Central European Zone dhe mbart emrin “Trofeu Skënderbeu”. Ngjarja sportive solli në Shqipëri garues nga disa vende të rajonit, përfshirë Hungarinë, Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe natyrisht Shqipërinë…

Source

Rama kritikon ashpër Bashkinë e Vlorës: “Financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat, ndërkohë që ujësjellësat janë të rrënuar”

By: njeshi
11 July 2025 at 18:42

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër valë kritikash në drejtim të Bashkisë së Vlorës, duke e akuzuar për keqmenaxhim të fondeve publike. Në një deklaratë të bërë gjatë një takimi për çështje infrastrukturore, Rama e cilësoi të papranueshme që bashkitë në Shqipëri të shpenzojnë buxhetin për qëllime që nuk lidhen drejtpërdrejt me nevojat e qytetarëve. “Ka tepër për një vend si Shqipëria që…

Source

Kryeministri: Nuk ka më ndërtime pa kamera 24 orë online dhe me sisteme GPS!

By: njeshi
11 July 2025 at 16:58

Kryeministri Rama ka filluar një lëvizje dhe kontroll ndaj bashkive dhe institucioneve qendrore për efikasitetin e tyre. Ai ndër të tjera sot bëri të ditur se Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka hartuar një rregullore të re që detyron kompanitë ndërtuese të pajisin kantierët e tyre me kamera online 24 orë në ditë dhe me sisteme GPS, për të ndjekur në kohë reale lëvizjet e mjeteve…

Source

𝗧𝗲 𝗕𝘂𝗷𝘁𝗶𝗻𝗮𝘁 𝗲 𝗡𝗶𝗸𝗮𝗷-𝗠𝗲̈𝗿𝘁𝘂𝗿𝗶𝘁

By: njeshi
11 July 2025 at 16:51

Në zemër të Alpeve Shqiptare, në Curraj të Poshtëm, u zhvillua një takim i veçantë mes pronarëve të bujtinave, një brezi të ri udhërrëfyesish malorë nga Lekbibaj, përfaqësuesish të agjencive turistike dhe banorëve të zonës. Qëllimi i takimit ishte bashkëbisedimi për rritjen e cilësisë së ofertës turistike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Në fokus të diskutimeve ishte certifikimi i…

Source

Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

By: njeshi
11 July 2025 at 08:42

Sipas vlerësimeve të Kievit pas përfundimit të luftës Ukrainës do t’i duhen miliarda për rindërtimin. Sipas kancelarit Merz Rusia duhet të mbulojë një pjesë të madhe të këtyre shpenzimeve. Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainësdo të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. “Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve”, tha kryeministri Denis Shmyhal…

Source

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

By: njeshi
10 July 2025 at 21:41

Avokati dhe ish-prokurori i krimeve të rënda, Besnik Muçi, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV rastet kur shkarkohet Veliaj nga detyra e kryetarit të bashkisë. Ai tha se parashikohen tre raste të shkarkimit, siç janë kur shkel ligjin dhe kushtetutën, kur dënohet me vendim të formës së prerë dhe kur nuk paraqitet në punë më shumë se tre muaj dhe me kërkesë të këshillit bashkiak.

Source

Klodiana Lala: Ka patur debate të forta në Gjykatën e Lartë për Veliajn

By: njeshi
10 July 2025 at 21:36

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në qeli të Erion Veliajt. Lala tha se gjatë marrjes së vendimit të dhomë këshillimi ka patur debate, por shtoi se gjithsesi vendimi ka qenë “3-0” për ta lënë Veliajn në burg. “Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj.

Source

Kandidati fiktiv, punëtori i ndërtimit që ka dalë në KEMP, nuk jep dorëheqje. Synon të jetë deputet!

By: njeshi
10 July 2025 at 18:22

Disa parti politike në mungesë të kandidatëve në listat për deputetë, vendosin emra që nuk kanë lidhje me partitë ose e mbushin me njerëz të fisit. Kjo metodë shqiptare ka nevojë që ti pritet udha me një ligj të ri për partitë politike. Kjo skemë me kandidat fiktiv po kthehet në boomerang për Adriatik Lapajn pasi një i afërm i Endri Shabanit, rrezikon t’i prishë planet për t’u bërë deputet.

Source

Shpëtoi turistët, por sakrifikoi jetën e tij. Shpallet Dëshmor i Atdheut

By: njeshi
10 July 2025 at 14:47

Edi Rama shkruan pas aktit heroik të Arben Anamalit që shpëtoi dy turistë në liqenin e Shkodrës, por që më pas u mbyt: U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. I paharruar…

Source

❌
❌