Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Ndërtim pa leje te ‘Kodra e Diellit’, arrestohet inxhinieri dhe punëtori (video)

18 July 2025 at 13:02

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt dy katësh pa leje në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

Policiatha se në pranga kanë rënë inxhinieri N.V., 37 vjeç dhe punonjësi i ndërtimit A.D., 28 vjeç.

Policia shpalli në kërkim pronarin S.I 37 vjeç për llogari të të cilit po ndërtohej objekti ndërsa procedoi penalisht babain e tij i cili po ndiqte punimet.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të operacionit të nisur në shkallë vendi për lirimin e hapësirave publike të zaptuara dhe kundër ndërtimeve pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

The post Ndërtim pa leje te ‘Kodra e Diellit’, arrestohet inxhinieri dhe punëtori (video) appeared first on Gazeta Si.

Gjermani, 23-vjeçari shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

18 July 2025 at 12:24

Gazeta Si – Një 23-vjeçar shqiptar u arratis të enjten në mëngjes, më 17 korrik, gjatë transportit të të burgosurve në qytetin Baden të kantonit Aargau, në Gjermani.

Pavarësisht një operacioni të menjëhershëm të kërkimit, ku u angazhuan dhe qentë e njësive speciale, ai vazhdon të jetë në arrati.

Media gjermane Badener Tagblatt shkruan se shqiptari 23-vjeçar kishte veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë me motive të bardha dhe këpucë të bardha.

Në momentin e arratisjes, ai i kishte ende prangat në duar. Sipas Policisë së kantonit të Aargaut, i arratisuri nuk përbën rrezik për publikun.

Policia gjermane ka publikuar një foto të tij, por nuk ka bërë të ditur identitetin. 23-vjeçari nga Shqipëria ka qenë i veshur me pantallona të zeza, xhaketë të zezë dhe këpucë të bardha.

Pavarësisht se nisi menjëherë një kërkim për gjetjen e tij fill pas arratisjes, nuk u bë e mundur gjetja e shqiptarit.

Sipas policisë gjermane, 23-vjeçari është i dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë për krime kundër pronës, por vendimi nuk është i formës së prerë.

Policia gjermane, në thirrjen që u ka bërë qytetarëve që të denoncojnë nëse pikasin shqiptarin, nuk e konsideron atë një person të rrezikshëm.

The post Gjermani, 23-vjeçari shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve appeared first on Gazeta Si.

Digjen dy automjete të parkuara gjatë natës në Korçë

18 July 2025 at 10:02

Gazeta Si – Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje në një lagje të qytetit.

Mjetet ishin të parkuara në një hyrje të një pallatit pranë kryqëzimit të njohur si “1 Maji”. Njëri prej mjeteve të djegura plotësisht ishte me impiant gazi. Ndërsa të dy pronarët e makinave rezultojnë të jenë banorë të të njëjtit pallat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit ndërsa ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht apo ka qenë aksidental.

The post Digjen dy automjete të parkuara gjatë natës në Korçë appeared first on Gazeta Si.

Tiranë, i vihet tritol lokalit në ‘Rrugën e Durrësit’

18 July 2025 at 09:31

Një lokali në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet i është vënë lëndë plasëse gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, ku lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse te lokalit.

Policia njofton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Pronari i lokalit, të cilit iu tritol në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në lokalin e tij dhe nuk ka konflikte me njeri.

The post Tiranë, i vihet tritol lokalit në ‘Rrugën e Durrësit’ appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 17 July 2025Main stream

63-vjeçarja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, jetonte prej vitesh në Shqipëri

17 July 2025 at 17:50

Një amerikane është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj në Sarandë.

Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve paraprake, Chaddick jetonte prej disa vitesh në Sarandë, ku kishte blerë një apartament.

Trupi i pajetë është transportuar fillimisht në morgun e qytetit, përpara se të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

The post 63-vjeçarja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, jetonte prej vitesh në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës

17 July 2025 at 17:18

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta këtë të enjte në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë rreth orës 15:00 në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, janë dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Sipas burimeve nga Policia e Sarandës, dy vëllezër janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për R. Z, i njohur edhe me emrin R. C., 43 vjeç, dhe vëllanë e tij E. C, 35 vjeç.

Të dy vëllezërit janë të përfshirë më parë në incidente të dhunshme.

The post Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Dy të plagosur, nisen me urgjencë drejt Traumës appeared first on Gazeta Si.

Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, kapen 4 hajdutët në Tiranë (video)

17 July 2025 at 13:30

Gazeta Si – Katër të rinj janë identifikuar si autorë të dy vjedhje të ndodhura në një tabakino në pronësi të B.K., më 30 qershor dhe 16 korrik.

Policia tha se ka zbardhur 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, të mërkurën (16 korrik) dhe disa ditë më parë.

Në pranga kanë rënë E.S 22 vjeç dhe A.A 19 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht dy të miturit të moshave 16 dhe 17 vjeç. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin autorët thyejnë derën e tabakinos dhe marrin artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 mijë lekë.

The post Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, kapen 4 hajdutët në Tiranë (video) appeared first on Gazeta Si.

Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin pas një konflikti

17 July 2025 at 12:08

Gazeta Si – Një konflikt familjar mes dy personave ka përfunduar në plagosje me thikë në qytetin e Sarandës.

Policia njofton se 26-vjeçari me iniciale E.N., ka goditur me mjet prerës ish-burrin e motrës, 44-vjeç, K.B për arsye të paqarta deri tani.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të mërkurës (16 korrik) rreth orës 16:00 në në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Fatmirësisht 44-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i riu ka rënë në prangat e policisë.

Sipas burimeve paraprake, të dy personat janë të njohur në rekordet e policisë për të kaluarën e tyre kriminale.

K.B., ka qenë më parë i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar droge, pas një operacioni në vitin 2008, ku në plazhin e Manastirit u kap një skaf me 278 kg marijuanë. Ai është arrestuar sërish në vitin 2017 për vjedhje në zonat kufitare me Greqinë.

Nga ana tjetër, edhe E.N., ka precedentë penalë. Ai u arrestua në tetor të vitit 2024 si autor i disa vjedhjeve dhe gjatë ndalimit iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 16.07.2025, rreth orës 16:10, në lagjen nr. 4, është konfliktuar me ish-burrin e motrës së tij, shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Delvinë, të cilin e ka goditur me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime trupore. 44-vjeçari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

The post Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin pas një konflikti appeared first on Gazeta Si.

Lirohen hapësirat rreth stadiumit ‘Arena Kombëtare’, nën hetim 7 pronarë lokalesh

17 July 2025 at 11:58

Gazeta Si – Policia e Tiranës ka njoftuar lirimin e hapësirave publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” si dhe hetimin në gjendje të lirë për 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.

“Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim. Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave”, lexohet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë,”hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit”.

Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.

The post Lirohen hapësirat rreth stadiumit ‘Arena Kombëtare’, nën hetim 7 pronarë lokalesh appeared first on Gazeta Si.

Shkodër / Asgjësohen 3 mijë bimë narkotike, në hetim dy kryeplakët e fshatrave dhe roja

17 July 2025 at 10:48

Gazeta Si – Gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara kanabis sativa janë zbuluar e asgjësuar gjatë kontrolleve intensive në terren në disa nga njësitë administrative të qarkut Shkodër, duke përfshirë Shalë, Pult, Shosh, Ana e Malit, Kastrat, Kelmend, Temal dhe Shllak, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”.

Pas zbulimit të bimëve narkotike, Policia ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave tre persona: dy kryetarë fshatrash dhe një roje mjedisi. 

Rasti 1: Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;

Rasti 2: Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;

Rasti 3: Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

The post Shkodër / Asgjësohen 3 mijë bimë narkotike, në hetim dy kryeplakët e fshatrave dhe roja appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Milot/ Po digjte mbeturinat në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

16 July 2025 at 10:44

Nga Gazeta Si- Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina në bahçen e tij.

Viktima D. H. 78 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij kur flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin i cili nuk mundi të shpëtonte dhe fatkeqësisht humbi jetën.

The post Milot/ Po digjte mbeturinat në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë appeared first on Gazeta Si.

Tiranë, arrestohet 31-vjeçari me pistoletë në makinë (video)

16 July 2025 at 08:56

Gazeta Si – Një 31 vjeçar i identifikuar si Egzon Murataj është arrestuar, pasi u kap në makinë me armë zjarri tip pistoletë, e cila iu sekuestrua së bashku me automjetin luksoz.

Në urrën e Babrroit, i riu po qarkullonte së bashku me shokun e tij pasagjer F.B., 27 vjeç, kur policia ndërhyri dhe u bëri thirrje për t’u shtrirë përtokë. Për pasojë, ndaj 27 vjeçarit nisi procedimi penal në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

The post Tiranë, arrestohet 31-vjeçari me pistoletë në makinë (video) appeared first on Gazeta Si.

I dënuar në Itali, 53-vjeçarit në Tiranë i sekuestrohen pasuri qindra mijëra euro

15 July 2025 at 13:57

Gazeta Si – Gjykata ka sekuestruar 4 pasuri me vlerë 287 mijë euro në pronësi të Artan Lekës, 53 vjeçarit i cili rezulton i dënuar më parë në Itali me 9 vite burg dhe 60 mijë euro gjobë për prostitucion.

Mësohet se janë sekuestruar 2 apartamente dhe 2 automjete në pronësi të Lekës i cili dyshohet se veprën penale e kishte kryer në kuadër të grupit kriminal. Dyshohet se këto pasuri 53 vjeçari i kishte siguruar falë veprimtarisë kriminale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post I dënuar në Itali, 53-vjeçarit në Tiranë i sekuestrohen pasuri qindra mijëra euro appeared first on Gazeta Si.

Dëmtohet duke hapur pusin, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

15 July 2025 at 11:12

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Koplik të Malësisë së Madhe, pasi u dëmtua duke hapur një pus.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Mehaj” rreth orës 10:30. Sipas policisë, viktima është 55-vjeçari A.H., i cili humbi jetën duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji.

Ngjarja konsiderohet aksidentale.

The post Dëmtohet duke hapur pusin, humb jetën 55-vjeçari në Koplik appeared first on Gazeta Si.

Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë, kapet në Greqi pas 5 muajsh 39-vjeçari

15 July 2025 at 10:08

Gazeta Si – Një 39-vjeçar, Denis alias Denis Meçolli, u arrestua në Athinë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për një plagosje me thikë të ndodhur në Korçë.

Ndaj Meçollit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nën dyshimin se plagosi me thikë Ergys Shtyllën. 39 vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasja me dashje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës më 4 shkurt kur Meçolli goditi me thikë Shtyllën. Në dëshminë që ky i fundit dha për policinë tha se konflikti kishte nisur për shkak të shitjes së një makine.

Pas arrestimit në Greqi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 39 vjeçarit drejt Shqipërisë.

The post Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë, kapet në Greqi pas 5 muajsh 39-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Vlorë, 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pas dhunës në familje, arrestohet babai. Nën hetim edhe gjyshi

15 July 2025 at 09:55

Nga Gazeta Si- Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të një dite më parë në lagjen Kushtrimi, ku 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen me armë zjarri, duke mbetur e plagosur rëndë me plagë në kokë.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar babain e vajzës, 43-vjeçarin S.S., i cili akuzohet se ka dhunuar të bijën. Sipas bluve, e mitura tentoi vetëvrasjen pas dhunës së ushtruar nga i ati.

Në hetim është vënë edhe gjyshi i vajzës, për armëmbajtje pa leje, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Kjo pasi tentativa e vetëvrasjes ndodhi në shtëpinë e gjyshërve, me armën që gjyshi mbante pa leje.

Arma e krimit, tip pistoletë, është fshehur nga familjarët dhe nuk është gjetur ende nga policia.

17-vjeçarja e vetëplagosur në kokë mori fillimisht mjekim në Spitalin e Vlorës dhe më pas u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

The post Vlorë, 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pas dhunës në familje, arrestohet babai. Nën hetim edhe gjyshi appeared first on Gazeta Si.

Vlorë / 17-vjeçarja vetëplagoset me pistoletë, dyshohet se familjarët fshehën armën

14 July 2025 at 13:32

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, më 14 korrik, në qytetin e Vlorës, ku një vajzë e moshës 17-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, ku e mitura është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen ‘Kushtrimi’.”, tha Policia.

E reja ishte gjetur e plagosur nga familjarët e saj, të cilët e kanë dërguar më pas në spitalin Rajonal të Vlorës, që ishte dhe më i afërti. Sipas bluzave të bardha, 17-vjeçarja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.

Po sipas mjekëve, adoleshentja ka marrë dy dëmtime në kokë. Pasi ka marrë ndihmën në Vlorë, 17-vjeçarja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Sipas burimeve paraprake, arma e zjarrit nuk është gjetur ende, ndërsa dyshohet se pas ngjarjes familjarët kanë ndërhyrë duke fshehur armën dhe gëzhojën, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes, duke vështirësuar hetimin.

Policia ka shoqëruar të atin e vajzës, një person me precedentë penalë, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit. Atij i janë marrë gjurmë dhe faktorë biologjikë në duar, për të përcaktuar nëse ka përdorur apo jo armën.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime të forta se babai mund ta ketë shtyrë vajzën drejt aktit ekstrem, pas një debati të ashpër për shkak të mosaprovimit të stilit të jetesës së saj.

The post Vlorë / 17-vjeçarja vetëplagoset me pistoletë, dyshohet se familjarët fshehën armën appeared first on Gazeta Si.

Mashtrim me ‘Call-Center’, kapet në Tiranë anëtari i grupit të Amant Josifit. Po përdorte celularin në timon

14 July 2025 at 13:02

Gazeta Si – Një 37-vjeçar, i identifikuar Ndriçim Sula, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për “mashtrim me pasoja të rënda”, është arrestuar në Tiranë krejt rastësisht.

Sula u ndalua këtë të hënë nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur celularin gjatë drejtimit të makinës.

Por pas verifikimeve, rezultoi se Ndriçim Sula ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle, si pjesë e organizatës kriminale të Amant Josifit, për mashtrim me “Call-Center”-a.

Më konkretisht, 37-vjeçari akuzohet si pjesë e grupit të Amant Josifit, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga disa shtete për mashtrim me dëm 2.4 miliardë euro nëpërmjet “Call-Center”-ave.

Aktualisht Josifi dyshohet se është arrestuar në Dubai, ndërsa më parë Josifi ka punuar si këshilltar i Olta Xhaçkës gjatë kohës që kjo e fundit drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjykata e Seu de Urgell, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit të Sulës, policia tha se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

The post Mashtrim me ‘Call-Center’, kapet në Tiranë anëtari i grupit të Amant Josifit. Po përdorte celularin në timon appeared first on Gazeta Si.

Në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 40-vjeçari

14 July 2025 at 11:10

Gazeta Si – Një 40-vjeçar u arrestua në Shkodër me qëllim ekstradimin në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.

“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. F. alias E. C., 40 vjeç, banues në Shkodër”, njofton policia.

Policia tha se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi.

The post Në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 40-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Tiranë, 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoku i tij! Plagoset një tjetër dhe drejtuesi

12 July 2025 at 09:13

Tragjedi në autostradën “Tiranë-Durrës”, me një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.

Sipas policisë, rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

The post Tiranë, 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoku i tij! Plagoset një tjetër dhe drejtuesi appeared first on Gazeta Si.

❌
❌