Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Këto janë vendet më argëtuese në botë, sipas një sondazhi global

By: lindita
16 July 2025 at 14:35

Një sondazh me 17,000 persona nga 36 vende ka renditur vendet më argëtuese në botë, jo sipas çmimit apo rehatisë, por sipas atmosferës dhe energjisë që ofrojnë. Spanja kryeson listën falë festivaleve, plazheve dhe jetës së natës, duke u renditur gjithashtu e katërta në botë për aventura dhe ndikim kulturor. Festa La Tomatina, ku mbi 20,000 persona hedhin domate në rrugë, është një nga më të…

Source

Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan

By: lindita
16 July 2025 at 14:18

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës. “Në lagjen “Dyli Haxhire”, ka humbur jetën, në rrugë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi N. Sh., 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morg, për kryerjen e ekspertizës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Source

Kantieri i ndërtimit të urës së re të Viroit në Gjirokastër (Pamjet)

By: lindita
16 July 2025 at 12:28

“Kantieri i urës së re të Viroit në Gjirokastër, një investim i rëndësishëm që do të sigurojë qarkullim të pandërprerë dhe të sigurt gjatë gjithë vitit, e planifikuar me 2 korsi si dhe trotuare për kalimtarët në të dy anët e saj”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ndërtimi i kësaj ure.

Source

Policia: Renis Dobra u mor peng dhe u mbyt me litar

By: lindita
16 July 2025 at 12:18

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës në Mat rreth një javë më parë. Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë Dibër, Artion Duka, ka sqaruar se 23-vjeçari u mbyt dhe më pas u hodh në ujërat e liqenit. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit “C”, pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet. Ai ka sqaruar gjithashtu se…

Source

Berisha: Kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje, 94 për qind e pushteteve janë në dorën e Ramës

By: lindita
16 July 2025 at 11:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ndali akuzat edhe ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se 94% e pushteteve janë në dorën e Kryeministrit. “Shqipëria nisi negociatat e aderimit dhe mund t’u siguroj se nisi negociatat në një kohë kur nuk plotësonte asnjë kriter përveçse gjeopolitikës. Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’u ofrojmë të dhënat evropiane…

Source

72-vjeçari në Milot i vë flakën mbeturinave, zjarri i merr jetën

By: lindita
16 July 2025 at 11:15

Një 72-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht nga zjarri ditën e sotme në Fushë Milot. I moshuari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri është përhapur në një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte të thata. Shtetasi D. H. ka pësuar djegie në trup dhe është asfiksuar. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Kurbinit, por humbi jetën.

Source

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, 3 ende aktive

By: lindita
16 July 2025 at 11:10

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Fier, Kavajë, Vorë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Has, Krujë, Vlorë, Selenicë, Gjirokastër e Përmet. Aktualisht mbeten aktive vatrat: Qarku Dibër. Ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në vendin e…

Source

Balluku nxjerr pamjet nga plazhi i Darëzezës: Çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas e të huaj

By: lindita
16 July 2025 at 10:14

“Plazhi i Darëzezës çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj! Për të përballuar këtë fluks në rritje dhe për të garantuar sigurinë shëndetësore të pushuesve, Qendra Shëndetësore Verore këtu ashtu si në 35 pika të tjera në vend, është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë mjekësore të menjëhershme dhe cilësore gjatë gjithë sezonit turistik. Nga data 1 qershor deri…

Source

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

By: lindita
16 July 2025 at 09:23

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së duhej të vendosej për paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë. Por Sllovakia nuk është dakord. E hapur mbetet edhe çështja e financimit të sistemeve “Patriot” për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të Europës janë fare pranë një dakordësimi, vuri në dukje Kaja Kallas, e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme pas bisedimeve në Bruksel. Por ajo nuk mundi…

Source

Këmbimi valutor 16 korrik, me sa blihen e shiten monedhat kryesore ditën e sotme

By: lindita
16 July 2025 at 09:06

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.3 lekë dhe do shitet me 84.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.2 lekë dhe do shitet me 98 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 104.9 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.7 lekë dhe do shitet me 113 lekë.

Source

Ditë me diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

By: lindita
16 July 2025 at 09:03

Vendi ynë ditën e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa vranësirat pritet të shfaqen gjatë orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Ndërkohë…

Source

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës. Arrestohen dy autorët, tre në kërkim

By: lindita
16 July 2025 at 08:51

Është zbardhur vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në liqenin e Shkopetit. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë. Në pranga kanë rënë Petrit Ç. i cili është në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon B., i arrestuar në Tiranë. Në kërkim janë shpallur Kristi dhe Aleksandër B., ndërsa ende nuk dihen shkaqet se pse e vranë të riun.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 16 korrik 2025

By: lindita
16 July 2025 at 08:48

Dashi Ka të ngjarë të bëhesh i paduruar sot me njerëzit që ke përreth. Ke tendencë t’i gjykosh ashpër dhe të shpenzosh më shumë kohë duke i kritikuar sesa duke u marrë me ngarkesën tënde personale të punës. Përqendrohu te vetja. Demi Trendet më të mëdha janë ato që duhet t’i kushtoni vëmendje sot. Kjo kërkon që ju të jeni më mendjehapur në kërkimin e mundësive që sjellin më shumë përfitime…

Source

Yesterday — 15 July 2025Main stream

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

By: lindita
15 July 2025 at 15:17

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore të produkteve bujqësore. Sipas ministrisë, këto kontrolle nuk janë kundër fermerëve, por janë një hap i domosdoshëm për formalizimin, forcimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor. MBZHR, në bashkëpunim me Ministrinë e…

Source

Rama në Bavari: Europa ka qenë dhe mbetet një civilizim

By: lindita
15 July 2025 at 14:14

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës. “Të gjendesh këtu, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr, një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë, do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektuara. Do të thotë të përqafosh një…

Source

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

By: lindita
15 July 2025 at 14:10

50 ditë, ky është afati i fundit. Pastaj vendosen tarifa ndëshkuese 100 për qind. Si afati ashtu edhe kërcënimi vijnë direkt nga Shtëpia e Bardhë dhe shënojnë ndryshimin e qëndrimit tëDonald Trump, për momentin. Presidenti amerikan po i jep Kremlinit afat deri në fillim të shtatorit për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Nëse deri atëherë nuk ka një “marrëveshje” ose të paktën një armëpushim…

Source

4.76 milionë turistë në gjashtë muajt e parë të 2025, Rama: Fryt i një pune të suksesshme

By: lindita
15 July 2025 at 13:42

Kryeministri Edi Rama bën me dije se 4.76 milionë turistë kanë vizituar vendin tonë në gjashtë muajt e parë të vitit 2025. “4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike, ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një…

Source

Nuk ka zgjidhje në Kosovë! Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit

By: lindita
15 July 2025 at 12:08

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve të zgjedhur nuk solli ndonjë ndryshim në ngërçin politik që po zgjat tash e tre muaj. Partitë deri më tash në opozitë – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që duhet të organizojë votimin e fshehtë për…

Source

Kujtim Gjuzi me mirditorët niset drejt Thethit, kanë një thirrje për Ramën

By: lindita
15 July 2025 at 13:30

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë nisur këtë të martë drejt Thethit në mbështetje të banorëve atje, të cilët prej ditësh janë përplasur me forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje. Kujtim Gjuzi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim dhe se duhet të dëmshpërblejë një për një të gjithë banorët…

Source

Urdhri i Ramës, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve në disa bashki të vendit

By: lindita
15 July 2025 at 11:28

Pas urdhrit të Kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit. Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy nënkryetarët si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin bashkisë. Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 administratorët dhe nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen. Në proces të dorëheqjes së…

Source

❌
❌