Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

Rikthim në Superiore, Mirel Josa merr “frenat” e ekipit që i shpëtoi rënies nga kategoria

By: Admin
21 July 2025 at 12:40

Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se një viti.. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës së Bylisit i cili shpëtoi rënies në javën e fundit. Ai do të pasojë Gentian Mezanin i cili sipas klubit ballshiot do të largohet në Itali për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe./ D.C

POSTIMI I PLOTË

NJOFTIM!

FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë uljen e trajnerit të mirënjohur, Mirel Josa në stol.

Skuadra jonë i beson drejtimin trajnerit me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar, të mirënjohurit Mirel Josa. 62-vjeçari do të pasojë në këtë detyrë Gentian Mezanin, i cili pati një rol deçiziv në mbijetesën e Bylisit në sezonin e shkuar, duke shmangur edhe “Play-out”, por që për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe do të largohet në shtetin fqinj Itali edhe me konsensusin e presidentit Besnik Kapllanaj, nisur edhe nga miqësia mes dy palëve. Për Mirel Josën, Bylisi regjistron kapitullin e 21-të në karrierën e tij, me më shumë se dy dekada, ku ka fiksuar rezultate shumë të mira që kulmojnë me rekordin e trofeve të fituar, plot 12, 5 tituj kampion, 4 kupa dhe 3 superkupa. Të mërkurën, trajneri i ri do të prezantohet para skuadrës dhe do të nisë menjëherë nga puna. I urojmë mirëseardhjen trajnerit të ri Mirel Josa, njëkohësisht e falënderojmë edhe Gentian Mezanin, për punën e mirë që ka bërë në skuadrën tonë!

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

By: Admin
21 July 2025 at 11:55

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në lidhje me Ardon Jasharin, i cili ka kohë që kërkon një transferim te Milani, por ende nuk ia ka dalë, duke pasur parasysh rezistencën e klubit të tij.

“Nëse ai do të kthehej në stërvitje me ne nesër (sot), ne do ta mirëprisnim me krahë hapur, pa asnjë problem. Sinqerisht, mund ta kuptoj: nëse do të isha një lojtar i ri në vendin e tij, do të doja të shkoja në një klub si Milani. Kjo nuk është një situatë e lehtë, por mendoj se nëse Milani paguan 40 milionë euro për Jasharin, atëherë marrëveshja mund të arrihet”, tha ai./ D.C

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

By: Admin
21 July 2025 at 11:30

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa marrë fillimisht atë që kërkojnë, 4 milionë euro.

Ofertat për Manajn nuk mungojnë, e fundit ishte ajo e Samsunspor, me ekipin e Arbnor Mujas që trokiti në derën e Sivas me një ofertë zyrtare, 1,5 milionë euro, por kjo ofertë u refuzua në mënyrë të prerë: nëse dëshironi Manajn duhet të paguani klauzolën e largimit, 4 milionë euro.

Manaj është nën kontratë deri në 2026 me Sivasspor, dhe gjatë rinovimin në janar, drejtuesit e klubit përfshinë në kontratë edhe këtë klauzolë largimi. Në këto kushte, Manaj është i detyruar të qëndrojë te Sivasspor, sezonin e ri mund të luajë në kategorinë e parë, larg elitës, nëse nuk gjen një skuadër të aftë të paguajë klauzolën e tij të largimit.

Pavarësisht se Manaj rrezikon të largohet falas pas një viti, drejtuesit e Sivasspor po marrin përsipër këto kosto, të bindur se bomberi kuqezi vlen të paktën 4 milionë euro./ D.C

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

By: Admin
21 July 2025 at 11:20

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e ardhshme, me sulmuesin që pritet të bëhet një shtesë e re në skuadrën e Hansi Flick.

Këtë kalim e komentoi dhe Paul Pogba, pasi të dy futbollistët kanë qenë shokë skuadre te Manchester United. Mesfushori francez, tani te Monaco, foli me transmetuesin Speedy HQ në rrjetet sociale.

“Është çmenduri. Jam i lumtur për të sepse nuk po gjente më hapësirë tek United. Ata po humbasin një lojtar të shkëlqyer, gjë që është keq për ta, por mirë për Barcelonën. Nuk po flas fare për United, sepse ata kanë nënshkruar disa lojtarë dhe trajneri i ri, Amorim, dëshiron të imponojë stilin e tij, mendoj. Nuk mendoj se është faji i trajnerit nëse nuk beson te një lojtar… Ata duhet të fitojnë, në fund të fundit. Nëse nuk fitojnë dhe nuk luajnë mirë, do ta shkarkojnë”, përfundoi Pogba./ D.C

Yesterday — 20 July 2025Main stream

Dopietë me gola dhe assist, Leo Messi vijon formën fantastike tek Inter Miami

By: Admin
20 July 2025 at 13:20

Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New York Red Bulls në MLS.

Pasi i përfundoi seria prej pesë ndeshjesh me dygolësha në takimin e fundit, teksa skuadra nga Florida u mposht 3-0 ndaj Cinccinatit mesjavën e shkuar, Messi u sigurua që Inter Miami të kthehej te fitorja.

Alexander Hack i dha epërsinë Red Bulls vetëm pas 14 minutash, kur mbrojti topin dhe goditi me volej nga afërsia pas një këndi të ekzekutuar nga Emil Forsberg, duke e lënë të pafuqishëm portierin Rocco Rios Novo.

Por vetëm 10 minuta më vonë, Jordi Alba barazoi rezultatin me një goditje të saktë në këndin e sipërm të djathtë, pas një pasimi të shkëlqyer nga Messi.

A perfect pass if we've ever seen one. 😍

Messi finds Alba for a BEAUTY. 1-1. pic.twitter.com/vebOneh65Q

— Major League Soccer (@MLS) July 20, 2025

Messi shënoi golin e parë të tij në minutën e 60-të, duke dalë përballë portierit pas një kundërsulmi të shpejtë, për ta kaluar me qetësi dhe për të dërguar topin në rrjetë nga afër.

Një tjetër kundërsulm i shpejtë i hapi hapësirën përsëri në minutën e 75-të, kur Messi kontrolloi topin me gjoks pas një krosimi nga Luis Suarez dhe goditi fuqishëm për golin e pestë të Miami-t, duke lënë të pafuqishëm portierin Coronel./ D.C

Six braces in his last seven games? Messi things. 🐐 pic.twitter.com/licMBu71GU

— Major League Soccer (@MLS) July 20, 2025

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

By: Admin
19 July 2025 at 23:40

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois. 

Raundin e parë Usyk e nisi më mirë me një goditje të saktë, ndërsa Dubois synoi trupin e ukrainasit, por pati vështirësi të godasë. Në fund realizoi një kombinim të mirë, por Usyk u kundërpërgjigj menjëherë.  

Raundi i dytë ishte i balancuar, me të dy boksierët që shkëmbyen goditje të forta. Dubois befasoi me dy goditje të fuqishme, por Usyk reagoi duke e lëkundur britanikun në sekondat e fundit. 

Në raundin e tretë Dubois ishte agresiv, por Usyk e kontrolloi me mjeshtëri me lëvizje të shkëlqyera duke i dhënë një goditje të fortë me të majtën. 

𝗢𝗹𝗲𝗸𝘀𝗮𝗻𝗱𝗿 𝗨𝘀𝘆𝗸
𝗔 𝗴𝗲𝗻𝗶𝘂𝘀.
𝗔𝗻 𝗮𝗹𝗹-𝘁𝗶𝗺𝗲 𝗴𝗿𝗲𝗮𝘁.#UsykDubois2 pic.twitter.com/xX4TAgB4cO

— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) July 19, 2025

Në raundin e katërt Usyk shmangu me lehtësi një goditje të fuqishme nga Dubois dhe kontrolloi ritmin me kundërsulme, ndërsa britaniku dominoi qendrën, por pa efikasitet në goditje. 

Ishte raundi i pestë ai që bëri dallimin në këtë ndeshje me Usyk që dha disa goditje të njëpasnjëshme tejet të fuqishme, për ta rrëzuar Dubois në ring./ D.C

Usyk destroys Dubois in round 5 #UsykDubois2 pic.twitter.com/z2bk7feFgA

— Haduucken III (@HaduuckenIII) July 19, 2025

Before yesterdayMain stream

Largimi nga Manchester City, De Bruyne tregon arsyen pse zgjodhi Napolin

By: Admin
19 July 2025 at 17:55

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në Premier League me Manchester Cityn. 

Ai pranoi se kishte disa mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, në Evropë, në Arabinë Saudite dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Napolin, një vend me rëndësi personale për mesfushorin belg, pasi ai dhe bashkëshortja e tij u martuan aty disa vite më parë. 

“Nga ana sportive, është një vend shumë interesant për të qenë. Ata fituan titullin një vit më parë, treguan se kanë shumë cilësi”. 

“Natyrisht është diçka shumë ndryshe nga ajo që kam pasur në Angli, por pikërisht kjo më ngacmon dhe më emocionon”. 

“Ndjej që ende kam motivim dhe cilësi për të dhënë diçka në këtë nivel. Napoli ishte një zgjedhje shumë, shumë e mirë. Edhe moti është shumë ndryshe nga ai në Angli”. 

“Arsyeja kryesore është se doja të vazhdoja të luaja në nivelin më të lartë. Kur drejtori sportiv erdhi në Angli dhe më prezantoi projektin që po ndërtojnë, më emocionoi shumë”. 

“Shikuam gjithçka në detaje dhe vendosëm që ky ishte vendi më i mirë për mua”, ka thënë De Bruyne./ D.C

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

By: Admin
19 July 2025 at 17:20

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio. I pranishëm në një eveniment bamirësie, Ausiolo u ndal nga gazetarët e shumtë, duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh në lidhje me merakton, në hyrje dhe në dalje. Ausilio u treguar i drejtpërdrejtë, duke folur me emra konkret. Pasi preku disa nga çështjet më të nxehta si ajo e Lookman apo Calhanoglu, Ausiolo i dërgoi një mesazh të qartë edhe Kristjan Asllanit:

“Asllanit ia kemi komunikuar vendimin tonë. Pas 3 vitesh është e drejtë që të largohet për të luajtur diku tjetër më shumë. Kemi bërë disa zgjedhje, të gjithë lojtarët që janë në shitje janë informuar në mënyrë të qartë, të ndershme dhe transparente. Kush duhet të largohet tashmë e di”, u shpreh Ausilio.

Drejtori i Inter nuk e mohoi as faktin se po punojnë për të afruar në Milano sulmuesin e Atalanta-s, Ademola Lookman: “Lookman na pëlqen, kemi folur me Atalantën, por nuk do të bëjmë tentativa të ekzagjeruara. E njëjta gjë vlen edhe për të tjerët. Calhanoglu? Ai do të qëndrojë. Nuk na ka kërkuar kurrë të largohet. Frattesi është i pashitshëm, ashtu si edhe Thuram”, theksoi ndër të tjera Drejtori Sportiv i Interit./ D.C

Nën “radarin” e disa klubeve evropiane, Barça insiston për rikthimin e Xavi Simons

By: Admin
18 July 2025 at 20:10

Barcelona ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Xavi Simons, duke eksploruar mundësinë e transferimit të mesfushorit holandez në “Camp Nou”. 21-vjeçari aktualisht është i huazuar te RB Leipzig, nga klubi francez Paris Saint-Germain, dhe është lidhur me disa skuadra të mëdha evropiane.

Simons, që dikur ishte pjesë e akademisë së La Masias, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te PSV Eindhoven dhe RB Leipzig, duke rritur interesimin e Barcelonës për rikthimin e tij. RB Leipzig kërkon të paktën 70 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, një shumë që mund të jetë pengesë për një transferim të përhershëm.

Barça tentoi ta huazonte Simons edhe verën e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit, por këtë herë, situata duket më premtuese. Lidhjet e klubit katalanas me agjentë të afërt me përfaqësuesit e lojtarit mund të ndihmojnë në përshpejtimin e bisedimeve. Darren Dein, një agjent me lidhje me Joan Laportën, përfaqëson Simons dhe pritet të luajë rol kyç në negociata, veçanërisht nëse opsioni i huazimit bëhet më i mundshëm nga një klauzolë që i jep lojtarit të drejtën të zgjedhë destinacionin./ D.C

Arabia Saudite vjen me ofertën më të çmendur në histori të futbollit për Vinicius

By: Admin
18 July 2025 at 12:40

Arabia Saudite nuk po heq dorë nga Vinicius Junior. Pavarësisht lidhjeve të forta të brazilianit me Real Madridin dhe dëshirës së tij për të zgjatur kontratën e tij përtej vitit 2027, sipas talkSPORT , zyrtarët e Ligës Profesionale Saudite po përgatisin një ofertë marramendëse në përpjekje për të bindur klubin dhe lojtarin.

Sauditët thuhet se po shqyrtojnë një strategji edhe më agresive se ajo e para, t’i ofrojnë Real Madridit 350 milionë euro për 25-vjeçarin, me një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1 miliard euro.

Qëllimi do të ishte që Vinicius të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori, duke tejkaluar rekordin e Neymar te PSG (222 milionë euro në vitin 2017) dhe ofertën prej 300 milionë eurosh për Mbappe që PSG e refuzoi në vitin 2023.

Pavarësisht një sezoni të komplikuar nga mbërritja e Mbappe, Vinicius e përfundoi sezonin 2024-25 me shifra mbresëlënëse: 22 gola dhe 19 asiste në 59 ndeshje. Megjithatë, sezoni i Real Madridit ishte zhgënjyes, pa sukses në La Liga ose në Ligën e Kampioneve. Me rolin e tij si “ylli i parë” në dyshim dhe negociatat për rinovimin e kontratës të bllokuara, Arabia Saudite dëshiron të përfitojë nga kjo./ D.C

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

By: Admin
17 July 2025 at 22:20

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka uruar shkodranët.

Postimi:

Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League! 🇦🇱⚽

Një fitore e bukur në transfertë ndaj Daugavpils, që u kurorëzua me kualifikim dhe i jep edhe më shumë kuptim përpjekjeve të skuadrës dhe stafit teknik.

Shpresojmë që ky rrugëtim të vazhdojë sa më gjatë, si përfaqësim dinjitoz i futbollit shqiptar në Europë.

Do të kishim dashur të festonim edhe me Partizanin, por futbolli i tillë është. Rruga vazhdon dhe ne jemi gjithmonë pranë klubeve tona!/ D.C

Juventus nis ofertën e radhës për Sanchon, pengësë bëhet një lojtar i bardhezinjve

By: Admin
17 July 2025 at 17:50

Juventusi nuk po heq dorë nga pista për Jadon Sancho dhe në orët e fundit ka paraqitur një ofertë të re për Manchester United, që kërkon 25 milionë euro për të lënë të largohet sulmuesi anglez.

Sipas gazetarit Alfredo Pedula, bardhezinjtë kanë rritur ofertën e tyre në 15 milionë sterlina (rreth 17.3 milionë euro), një ofertë që ka marrë edhe miratimin e vetë lojtarit. Megjithatë, për të realizuar këtë transferim, është e nevojshme që Juventusi të largojë një lojtar tjetër, konkretisht Nico Gonzalezin, sulmuesin argjentinas.

Klubi saudit Al Ahli ka ofruar 30 milionë euro për Gonzalez, një shumë mjaft tërheqëse që do të ndihmojë Juventus të mbulojë shpenzimet që bëri një vit më parë për ta sjellë atë në Torino (33 milionë euro për të siguruar huazimin dhe blerjen e tij nga Fiorentina). Edhe pse Gonzalez ka qenë më i rezervuar në lidhje me mundësinë e kalimit në një klub tjetër, duket se tani është i hapur për të shqyrtuar ofertën saudite, duke përfshirë edhe mundësinë për t’u larguar nga Torino.

Ndërkohë, plani i trajnerit të Juventusit, Igor Tudor, është të krijojë një sulm dinamik dhe të paparashikueshëm duke formuar një partneritet të fuqishëm midis Sancho dhe Francisco Conceicao. I gjithë procesi është thuajse i mbyllur për transferimin e Conceicao nga Porto, me një marrëveshje të përfunduar për 32 milionë euro, dy milionë më shumë se klauzola e tij e shkëputjes prej 30 milionë eurosh. Në total, ky transferim arrin në rreth 40 milionë euro, duke përfshirë edhe 9.5 milionë eurot që Juventusi pagoi për huazimin e tij vitin e kaluar./ D.C

Hansi Flick kërkon spastrime tek Barcelona, çështjet që priten të zgjidhen brenda javës

By: Admin
16 July 2025 at 16:10

Barça shpreson të zgjidhë brenda një jave operacionin e largimeve. Klubi “blaugrana” po punon për të siguruar që të ketë të paktën tre spastrime në ditët në vijim, me synimin për të rregulluar skuadrën, ndërsa rastet e tjera duket se do të kërkojnë më shumë kohë. Hansi Flick ka kërkuar të përshpejtohen proceset e largimeve, me qëllimin që të çojë një skuadër të plotë në turneun aziatik. Kjo, për të saktësuar titullarët dhe mbi të gjitha, për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj të tregojnë veten.

Barça do t’u japë përparësi ndërprerjeve të kontratave për të liruar vende për nënshkrime të reja. Deco është marrë me rastet më urgjente dhe me kursime të konsiderueshme. Për këtë arsye, Barça përshpejtoi largimet e Klement Lenglet te Atletico Madridi dhe huazimin e Ansu Fati te Monaco. Dy operacione kyçe për të “çliruar” pagat e dy lojtarëve që nuk llogariteshin as për të tashmen dhe as për të ardhmen. Klubi “blaugrana” në orët e fundit ka transferuar edhe Pablo Torresin dhe ka mbyllur shitjen e Alex Valle te Como.

Më pas është largimi i Astralaga, për shkak të numrit të lartë të portierëve. Deco do të përpiqet të mbyllë me negociata, që synojnë ndërprerjen e kontratave të Oriol Romeus dhe Inaki Penas. Praktikisht, Barça nuk ka pasur asnjë kontakt me Oriol Romeun, por klubi ia ka bërë të qartë se nuk e llogarisin për sezonin e ri. Lojtarit i ka mbetur një vit kontratë dhe “blaugrana”-t do t’i jepnin letrën e largimit, megjithëse do t’u duhet të paguajnë një pjesë të rrogës që i ka mbetur.

Girona dhe klubet e tjera të Divizionit të Parë po presin këtë zgjidhje. Në rastin e Inaki Penas, fillimisht u tentua një transferim në vitin e fundit të kontratës, por paga e tij e lartë e bëri të pamundur çdo operacion, ndërsa ekipet e interesuara u tërhoqën. Tani tashmë po negociohet pagesa e një pjese të rrogës, në mënyrë që portieri të mund të kompensojë largimin e tij në një klub tjetër që e paguan më pak. Ai ka propozime nga jashtë vendit edhe pse do t’i jepte përparësi qëndrimit në “La Liga”, nëse i jepet shansi.

Mister Flick marca el camí pic.twitter.com/L3dcll4NlM

— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) July 16, 2025

Është çështje ditësh para se të arrihet një marrëveshje. Çështja e Pau Vicotor është më e ndërlikuar. Nuk e dëmton Flick nëse qëndron derisa të nënshkruhet me një sulmues krahu, pasi ekipit i mungojnë lojtarët përpara. Trajneri dhe klubi janë shumë të kënaqur me performancën e tij, pavarësisht se ai nuk ka shijuar shumë minuta. Barça ka ndryshuar diskursin javët e fundit. Fillimisht u autorizua një borxh, por tani një transferim diku tjetër është prioritet.

5 milionë për gjysmën e të drejtave të tij ose 10 milionë për të gjithë kartonin, dhe me opsion për Barçën që ta blejë. Kërkesat ekonomike po paralizojnë disi largimin e tij, por trajneri do t’i japë minuta nëse udhëton në turneun aziatik, duke kujtuar se ai ishte golashënuesi më i mirë për “Blaugrana”-t në pre-sezonin e fundit. Në planin afatgjatë, po punohet për largimet e një qendërmbrojtësi, Ter Stegen dhe ndoshta një mesfushori. Prioritet është rasti i portierit, i bllokuar nga vendosmëria e gjermanit për të vazhduar në klub.

Ai do të pranonte një ndërprerje vetëm duke marrë pagesat e 3 viteve të mbetura të kontratës, diçka që Barça as nuk ka ndërmend ta negociojë. Do të duhet të zbulohet se si evoluon rasti i tij, sepse është “çelësi” për uljen e faturës së pagave. Në pozicionin qendror, largimi i Araujos është në mëdyshje. Christensen zë qendrën e vëmendjes për shkak të pagës së lartë, situatës së tij kontraktuale (i ka mbetur një vit) dhe nuk do të rinovohet, dhe sepse sezonin e kaluar ai qëndroi jashtë për shkak të dëmtimit.

Flick dhe stafi e vlerësojnë shumë klasin dhe profesionalizmin e tij, por ai fillon në inferioritet dhe do të ketë pak mundësi për të luajtur. Kristensen dëshiron të vazhdojë, por ata janë të bindur se ai duhet të shohë realitetin dhe do të përfundojë, duke u dorëzuar. Barça, gjithashtu, mund të përdorë një shitje në mesfushë, por kjo do të jetë një tjetër histori për t’u parë në gusht./ D.C

Zyrtare/ Tirana konfirmon trajnerin e ri në pankinë, ja kush është Vangjel Mile

By: Admin
16 July 2025 at 15:55

Tirana emëron Vangjel Milen në krye të skuadrës, duke i dhënë fund pritjes së tifozëve se kush do të ishte pasuesi i Bledi Shkëmbit. Ish-lojtari i shumë skuadrave në Kategorinë Superiore dhe drejtori i akademisë “Tirana” ka një detyrë të vështirë përpara.

Së pari, të bëjë për vete tifozët bardheblu, të marrë rezultate, Tirana të mos jetë më e teta dhe minimalisht të kualifikohet në Europë./ D.C

Postimi i plotë i KF Tirana:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i pare i skuadrës per tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe te suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyg në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e nje filozofie të gëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një ure te natyrshme mes te rinjve dhe ekipit te parë. Objektivi i tij do te jete jo vetëm rikthimi i skuadrës ne krye te futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementeve te rinj me potencial, ne perputhje me identitetin historik te KF Tiranes.

Mile eshtë i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftesine për te ndërtuar grupe te balancuara me fryme kolektive te forte. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt te qendrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë te kesaj shtëpie dhe e marr ketë pergjegjësi me perulësi, por edhe me shume besim. Njoh vlerat dhe pritshmerite e ketij klubi dhe jam i perkushtuar të punoj çdo ditë për te çuar perpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë te re dhe eshte i bindur se rrugëtimi i perbashkët do te sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit për paga dhe sigurime, ulin investimet në 5-mujor

16 July 2025 at 11:59

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale. Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë. Të dhënat zyrtare nga Ministria […]

The post Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit për paga dhe sigurime, ulin investimet në 5-mujor appeared first on Shekulli.

Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë”

By: admin
15 July 2025 at 23:13

Kontrata më e pasur në historinë e Premier League i lejon Manchester Cityt të ngjitet në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike.

Marrëveshja e mëparshme e Cityzens me Puma skadonte në vitin 2029 dhe sillte pak më pak se 75 milionë euro në sezon. Megjithatë, Puma ka vendosur t’i sigurojë skuadrës deri në vitin 2035 me një kontratë monstruoze prej 1 miliard £, afërsisht 100 milionë £ më shumë në përgjithësi sesa marrëveshja e United me Adidas.

Kjo e vendos Cityn në vendin e dytë në renditjen e klubeve me të ardhurat më të larta nga sponsorizimet teknike, pas vetëm Real Madridit të paprekshëm.

Le të hedhim një vështrim në 10 më të mirët:

1. Real Madrid – 120 milionë euro

2. Manchester City – 115 milionë euro

3. Barcelona – 105 milionë euro

4. Manchester United – 104 milionë euro

5. Arsenal – 85 ,ilionë euro

6. PSG – 80 milionë euro

7. Liverpool – 70 milionë euro

8. Chelsea – 70 milionë euro

9. Bayern – 60 milionë euro

10. Juventus 46.1 milionë euro

The post Reali komandon, City i bashkohet klubit “100 milionë” appeared first on Albeu.com.

Berisha vazhdon me akuzat ndaj Ramës: Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë, ja si u përdor fondi prej 250 milionë eurosh për zgjedhjet e 11 majit

15 July 2025 at 14:14

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i ka cilësuar farsë elektorale.Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bleu votat e qytetarëve me skemat e bujqësisë. “Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa më […]

The post Berisha vazhdon me akuzat ndaj Ramës: Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë, ja si u përdor fondi prej 250 milionë eurosh për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Shekulli.

SPAK jep pretencën, kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë

15 July 2025 at 10:45

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish- kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha. Burime për News 24 bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Jorgo Goron, të cilat do të konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë  për Vasillaq […]

The post SPAK jep pretencën, kërkon burg për Jorgo Goron dhe ish-drejtorin e Bashkisë Himarë appeared first on Shekulli.

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

15 July 2025 at 10:38

Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues në nivel vendor. Gjatë paradites së kësaj të marte në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes […]

The post Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas appeared first on Shekulli.

Adoleshentja qëlloi veten me plumb, 17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armën e gjyshit pas dhunës së ushtruar nga babai, familjarët fshehin pistoletën

15 July 2025 at 10:16

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ditën e djeshme (14 Korrik) në lagjen Kushtrimi të Vlorës, ku një 17-vjeçare qëlloi veten me plumb dyshohet pas një konflikti familjar. Sipas uniformave blu, adoleshentja ka tentuar t’i japë fund jetës pasi është dhunuar nga babai i saj, 43 vjeçari me iniciale S. S., i cili u vendos në […]

The post Adoleshentja qëlloi veten me plumb, 17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armën e gjyshit pas dhunës së ushtruar nga babai, familjarët fshehin pistoletën appeared first on Shekulli.

❌
❌