Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

By: e xh
21 July 2025 at 09:45

Gjatë ditës së sotme kryeministri i është përgjiur aludimeve aludimeve se në Theth do të ndërtohen resorte turistike, ndaj u mor aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

Në rubrikën në Facebook, kreu i qeverisë Rama thotë se nuk do të ketë as resorte dhe as hotele të mëdha, duke theksuar se kjo nuk është gjë tjetër veçse fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi.

“Nëse është prona e dikujt, kushdo që do të investojë duhet të merret vesh me atë. Në Theth e kundërta është e vërtetë. S’do të ketë zhvillime, pas atij pastrimi të madh veçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, hotele të mëdha, histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.

 

‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme

By: e xh
21 July 2025 at 09:32

‘Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit ishin të domosdoshme’ Kështu u shpreh kryeministri Rama, ditën e sotme në rubrikën rubrikën ‘Sy m’Sy’.

Gjatë fjalës së tij në këtë rubrikë ai përmendi rastin e Vlorës, teksa tha se në pak ditë aksioni në territor, ka shumë ndryshime.

Sipas Ramës, këto ndryshime nuk vijnë nga buxheti shtesë, por thjesht nga vëmendja e shtuar ndaj problematikave të qytetit.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tjetër bashkive, për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkive, dhe për të adresuar problematika që nuk lidhen me buxhete të mëdha por me vëmendje të madhe dhe përkushtim të madh. Vlora është rasti tipik, çfarë ndryshimi po ndodh në një kohë të shkurtër, dhe nuk është ndryshim me buxhet shtesë por me vëmendje shtesë, dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që duan t’i shërbejnë Vlorës dhe të aplikojnë për të qenë drejtuesit e rinj të bashkisë Vlorë asnjëri nga ata që drejtuan për vite s’ka pse të qëndrojnë aty dhe ka të tjerë që mendojnë se duhet ta kenë këtë mundësi, kudo në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit, ku ka burime njerëzore që janë të pashfrytëzuara.

Të gjitha qeveritë në historinë e njerëzimit janë krijuar për të bërë punën dhe jo një vezë të kuqe, dhe qeveritë dallojnë te mënyra se si e bëjnë punën, edhe drejtuesit, edhe liderët. Jo sesa vezë të kuqe bëjnë. Kjo nuk është çështje mburrjeve,. Por diskutimi, sqarimi e reflektimi. E dyta, e përsëris. Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart. A duhet të ishin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrjeje, një shoqëri demokratike e konsoliduar ku secili e di se ku e ka kufirin. Nuk fillon gjëra nga inspektori apo kontrollori por nga secili që di se ku ka kufirin. Më Pas inspektori dhe kontrollori janë aty për të kontrolluar dhe siguruar që ai kufi të ruhet në funksion të asaj shumice që atë kufi e respekton.”, tha Rama.

‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..

By: e xh
21 July 2025 at 09:23

Në rubrikën ‘Sy m’Sy’ Kryeministri Edi Rama komenton çështjen e ‘Banker’. Kreu i qeverisë thotë se ‘shyqyr që erdhi dita që Prokuroria të bëjë investigim në mënyrë të pavraur dhe u heq kapelën’.

Gjatë fjalës së tij ndërsa u përgjigjej ndjekësve në rrjetin social ai kujtoi edhe një herë Arbitrazhin që ka fituar qeveria me Bankers, duke thënë se kompania i detyrohet 240 mln euro.

‘Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj t’i nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën. Koncesionet që kemi dhënë, nuk do t’i lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar po koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza.

Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto, krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbtejeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro. Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton. Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet.

Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun. Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Nuk kam asnjë problem, sa i përket Bankersit, apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mudn të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra’, u shpreh Rama.

‘Mbete te 7×7!’/ Rama me batuta: More Lul, ku je o artist! S’po më ndjek më

By: e xh
21 July 2025 at 09:20

Teksa komentonte me ndjekësit e tij në rubrikën ‘Sy m’Sy’, kryeministri Rama ka bërë batuta me ish kreyetarin e PD, aktualisht kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha. Ai i bëri thirrje Bashës që të dilte se kishte humbur e nuk po e ndiqte më.

Kreu i qeverisë e ‘shigjetoi’ Bashën i cili nuk pas zgjedhjeve të 11 majit nuk ka dalë më në publik.

“Për një rast tjetër specifik, çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje. Kur të vij Luli në pushtet le ta bëjë, ka shumë të tjerë para Lulit për dëmshpërblim. Sa të jem unë kjo nuk do të ndodhë.

More Lul ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’më ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7 herë 7!”, u shpreh Rama.

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..

By: e xh
21 July 2025 at 09:11

‘Tiranës i mungon prej kohësh drejtimi, por kjo është një histori tjetër dhe se do ta diskutojnë një ditë tjetër’. Kështu është shprehur në rubrikën ‘Sy m’Sy’ kryeministri Rama, ku vijoi duke thënë se ka zbritur në terren me deputetët sipas zonave, për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të evidentuar problematikat.

“Tiranës i mungon drejtimi dhe kjo është një histori tjetër, për një ditë tjetër. Ka qenë nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1  e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Ka lloj-lloj qasjesh, dhe unë duhet ta prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Pse gjithmonë kështu? Nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin, por është ku e ku në krahasim me çka qenë më parë. Ka ende për të bërë, por jo se gjërat janë në pikën ku ishin më parë.  Patjetër që ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, pro jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama.

Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset

By: e xh
21 July 2025 at 09:03

Në rubrikën “Sy m’Sy”, Kryeministri Edi Rama thotë duhet krijuar një vijë e padukshme që 70%  e hapësirave të jenë për qytetarët dhe 30% për bizneset.

Sipas Ramës është e shëmtuar që këto shërbime të kthehen në zaptime, presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën e vet normale të jetës.

“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70%, parimisht, se mund të jetë 65, 80%, 70% e trotuarit të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për karriget e shërbimin jashtë. Si të gjitha vendet mesdhetare është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër, ajo që është e shëmtuar është që këto shërbime të kthehen në zaptime, presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën e vet normale të jetës. Sa i përket teorisë të turistëve është teori kot, që nuk ka vlerë.

Ku ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat. Jemi në kushtet e një mobilizimi për t’u dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytetarëve të panumërt në qytete të  mëdha, të vënë re gjatë fushatës, për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, cadrave, barrikadave. Nga ana tjetër, u morën taksat. Shpresoj të jenë marrë taksat për çdo metër katror zaptuar. Do të ishte gjysma e së keqes, që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë.”, u shpreh Rama.

Rama premton “rilindjen urbane 2.0”: Tirana në “duart” e arkitektëve

Me bindjen se historisë së lirimit të hapësirave publike nuk do t’i ndahet, kryeministri Edi Rama deklaroi mëngjesin e sotëm, 21 korrik, se ky mandat do ta çojë rilindjen urbane në një nivel tjetër.

“Rilindja urbane 2.0 në mandatit e katërt. Hapësira publike të kualifikuara me një rrjet arkitektësh të njohur, shqiptarë e të huaj. Janë 60 arkitektë lokalë që janë angazhuar në tetë grupe pune në Tiranë.

Tirana ka nevojë të ngjitet në një nivel tjetër të hapësirave publike, të kulturës urbane, të cilësisë dhe estetikës së shërbimeve”, deklaroi kryeministri.

Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit

By: e xh
21 July 2025 at 08:50

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” po flet për aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike. Rama u shpreh se ndërsa ishte pjesë e skuadrës së Tiranës, tha se ka vënë re dy gjëra,  njëra, transformimi pozitiv dhe së dyti, zënia e hapësirave publike.

“Së pari, dua të kujtoj se këto zgjedhje unë isha pjesë e skuadrës së Tiranës. Dhe si pjesë e kësaj skuadre, ndryshe nga herët e tjera, kam pasur një seri të gjatë takimesh nëpër Tiranë dhe praktikisht kam mundur të shoh dhe kaloj në shumë territore të Tiranës që përndryshe nuk i kisha parë prej kohësh.

Pasi nuk më kishte çuar puna që më çon në të gjithë territoret e Shqipërisë por jo në të gjithë territoret e Tiranës dhe kam vënë re dy gjëra që më bënë përshtypje, nga njëra anë transformimi pozitiv në territore deri shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave më të thjeshtë të urbanizimit dhe negative në aspektin e një zgjerimi të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike, gjë që e kam dëgjuar edhe nga qytetarët e Tiranës. Pak ditë pasi kemi  diskutuar për domosdoshmërinë të kthehemi të territore dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti. “, u shpreh Rama.

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..

By: e xh
21 July 2025 at 08:40

Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone.

Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%.

Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.

Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat.

Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të.

Nëse përgjigja ka qenë “po”, atëherë telefoni klasifikohet si “feature phone”, një pajisje me më shumë funksione se telefoni bazik, por më pak se një smartphone.

Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular.

“Për shumë njerëz, telefoni celular përdoret vazhdimisht – për thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punë dhe kërkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerëzit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjë e më shumë varësinë nga ndërveprimet online.

Kjo ka sjellë përfitime të qarta si reduktimi i varfërisë, rritja e konsumit dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në raportin Global Findex 2025./ Monitor

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

By: e xh
21 July 2025 at 08:36

Deri më 20 Korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me detyrime të prapambetura, të kenë përfunduar hartimin e planit të shlyerjes së borxheve.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët u kërkoi bashkive që planin e rehabilitimit financiar, pasi ta kenë miratuar në këshillat bashkiak ta paraqesin pranë ministrisë. Plani duhet të sigurojë ecurinë e shlyerjeve të borxheve brenda 12 muajve.

Në total për 2024 niveli i detyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro sipas të dhënave të publikuara në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën 2024” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë.

Krahasuar me 2023 detyrimet e prapambetura të krijuara nga pushtetit vendor kanë zbritur në vlerën e 1,5 miliardë lekëve apo 32,8% më pak.

Por pavarësisht tendencës rënëse të totalit të vlerës së detyrimeve të prapambetura, ecuria me shlyerjen e tyre për secilën bashki paraqitet mikse.

Në 2024 nga të dhënat e raportit evidentohet se 14 bashki kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura, ndërsa 3 bashki si ajo e Këlcyrës, Patosit dhe Mallkastrës nuk kanë krijuar detyrime të prapambetura të reja në 2024.

Po ashtu në 2024, sipas raportit 4 bashki në rang vendi paraqiten në vështirësi financiare, si bashkitë: Kavajë, Vorë, Cërrik, Dimal.

Sipas ligjit “Për financat vendore” nëse niveli i detyrimeve të prapambetura është më i lartë se 25% e shpenzimeve që bashkitë kanë bërë me burimet e veta ato konsiderohen në vështirësi financiare.

Nga totali i shpenzimeve që Bashkia Kavajë ka bërë në 2024 me burimet e veta, rreth 59% e tyre janë me borxhe të papaguara. Në Vorë shpenzimet me borxhe zenë 40%, në Dimal rreth 33% dhe në Cërrik rreth 37%.

Por pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për këto bashki janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të jeluar në raport rekomandohet se këto Bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2024 e në vijim.

Ndërsa për dy bashkitë Kavajë dhe Vorë që paraqiten në situatën e vështirësisë serioze financiare raporti i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë thotë se sipas ligjit “Për financat vendore” hapat që parashikohen për të mundësuar daljen nga vështirësitë janë:

“Ministria e Financave, me marrjen e njoftimit nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore ose kur e konstaton vetë, i propozon Këshillit të Ministrave masat për daljen nga situata e vështirësisë serioze financiare.

Në këtë rast, Këshilli i Ministrave vendos:

a) të japë mbështetje financiare në formën e ndihmës apo huas, duke përcaktuar edhe planin për daljen e njësisë së vetëqeverisjes vendore nga situata e vështirësisë serioze financiare, si dhe planin e kthimit të shumës së dhënë;

b) të mandatojë Ministrinë e Financave për të negociuar ristrukturimin e borxheve dhe të detyrimeve të papaguara;

c) të shpallë njësinë e vetëqeverisjes vendore në mbikëqyrje financiare dhe të autorizojë Ministrinë e Financave si mbikëqyrës financiar të saj, duke respektuar rigorozisht këto kushte: i) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të marrë asnjë vendim që mund të çojë në shtimin e detyrimeve të saj financiare; ii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të vendosë shërbime të reja publike, të themelojë sipërmarrje publike apo çdo institucion tjetër; iii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të shlyejë asnjë detyrim financiar, të krijuar para shpalljes së rastit të vështirësisë financiare, përveç detyrimeve të përcaktuara shprehimisht në planin e rehabilitimit financiar”, citohet në raport.

Nga Kavaja, Tirana deri te Pogradeci 10 bashkitë mbajtëse kryesore të borxhit

10 bashkitë kryesuese me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura janë e Kavajës dhe Tiranës pasuar nga Pogradeci, Vora, Rrogozhina, Dimali, Dibra, Cërriku, Peqini dhe Mati.

Pesha e borxhit të Bashkisë së Kavajës kundrejt totalit është 23%, e Tiranës 18%. Më pas e ndjekur nga Bashkia e Pogradecit me peshë 7,5% kundrejt totalit, Vora (4,8%), Rrogozhina (5%), Dimali (4,5%), Dibra (4%), Cërriku (3,6%), Peqini (2,5%) dhe Mati (2,4%).

Në 2024 konstatohet se 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura në raport me vitin paraardhës.

Spikasin Bashkia Rrogozhinë (+83.1 milionë lekë apo rreth 107% më shumë se 2023), Bashkia Mat (+49.3 milionë lekë apo 189% më shumë se në 2023) dhe Bashkia Berat (+47.6 milionë lekë apo 257% më shumë se 2023).

Nga ana tjetër, vërehet një ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga Bashkia Durrës (-266.8 milionë lekë apo 85,6% më pak se në 2023), Bashkia Tiranë (-217.7 milionë lekë apo 28% më pak se në 2023), Bashkia Vorë (-209.5 milionë lekë apo 58% më pak se në 2023), Bashkia Lezhë (-119 milionë lekë apo 70% më pak se në 2023) dhe Bashkia Elbasan (-107.5 milionë lekë apo 87% më pak se nga 2023).

Ndërsa Bashkia Këlcyrë dhe Bashkia Patos për të katërtin vit rradhazi nuk krijojnë asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera janë për energjinë

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera nga 61 bashkitë në rang vendi për 2024 rezulton se është për zërin e shpenzimeve “Të tjera” ku pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të njësive të qeverisjes vendore ndaj OSHEE sh.a..

Për zërin “Të tjera” detyrimet e parapambetura zëne një total prej 1.05 mld lekë apo rreth 33% të totalit të borxheve.

Detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (933 mln lekë) vijojnë të kenë një peshë prej 29,2% në totalin e detyrimeve të prapambetura në këtë periudhë. Ndërkohë që detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta kapin vlerën e 527 mln lekë si dhe për vendime gjyqësore 316 mln lekë apo 10% të totalit të borxhit. / Monitor

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

By: e xh
21 July 2025 at 08:35

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 62.2%, nga 70.91% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm dhe 71.39% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi rënie në 13.72%, nga 13.9% që ishte në 6-mujorin e kaluar dhe nga 14.04% që kishte qenë në gjysmën e parë të vitit 2024.

Edhe për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar zbriti në 20.29%, nga 20.47% që ishte në 6-mujorin e mëparshëm.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 26.41%, nga 27.42% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm.

Ndërkohë, për kreditë më të mëdha, me shuma nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit u rrit në 11.2%, nga 11% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë. Norma mesatare efektive e interesit nuk nënkupton vetëm normën nominale të interesit të kredisë, por të gjitha kostot që i ngarkohen klientit për kredinë, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)

Rënia e normës efektive mesatare të interesit përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar, e përcaktuar nga lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e lartë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në pjesën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 5-mujorin 2025 sektori bankar disbursoi 23.2 miliardë lekë kredi të reja konsumatore. Vlera e kredisë konsumatore u rrit me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ka prekur njëkohësisht vlerën më të larta historike për 5-mujorin.

Huadhënia konsumatore është gjithnjë e më e përqendruar në monedhën vendase. 89% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë.

Në fund të majit 2025, portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 96.6 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. / Monitor

Yesterday — 20 July 2025Main stream

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

By: e xh
20 July 2025 at 15:55

Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari  në Durrës. Policia finalizoi operacionin e koduar ‘Qelqi’, ku u sekuestruan mallrat, kamioni, pasaporta dhe celulari i të arrestuarit.

‘Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjet u konstatun  arka me  verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Sh. G. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /opinion.al

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

By: e xh
20 July 2025 at 15:45

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të arrijë qëllimet e saj. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për televizionin shtetëror më 20 korrik.

Peskov tha se bota tani është mësuar me retorikën ndonjëherë “të ashpër” të presidentit amerikan, Donald Trump, por shtoi se Trump gjithashtu ka nënvizuar se do të vazhdojë të kërkojë një marrëveshje paqeje me Rusinë.

“Presidenti Putin ka folur disa herë për dëshirën e tij që zgjidhja për Ukrainën të arrihet sa më shpejt me mjete paqësore. Ky është një proces i gjatë, kërkon përpjekje dhe nuk është i lehtë”, tha Peskov për gazetarin e televizionit shtetëror, Pavel Zarubin.

 “Gjërat më të rëndësishme për ne janë arritja e objektivave tona. Objektivat tona janë të qarta,” shtoi ai.

Të hënën, Trump doli me një një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke premtuar një valë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore Patriot.

Ai gjithashtu i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të pranuar një armëpushim, përndryshe tha se Moska do të përballet me sanksione të reja.

Ndërkaq Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022, i ka ofruar Moskës që të mbajnë bisedime për paqe në javët në vijim.

“Duhet të bëhet gjithçka që të arrihet një armëpushim”, tha presidenti ukrainas, Voldoymyr Zelensky më 19 korrik. REL

 

‘Optimistë për negociatat’/BE, Shqipëria hapa përpara me reformat..

By: e xh
20 July 2025 at 15:45

Presidenti i Këshillit Ekonomik e Social Evropian, Oliver Röpke, ka deklaruar se reformat që po bëjnë shtetet kandidate, ndër to edhe Shqipëria, po arrijnë standarde edhe më të larta se ato në shtetet aktuale anëtare të BE-së.

“Ne shohim përparim të dukshëm me reformat e integrimit në disa shtete kandidate, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Në të vërtetë, në disa raste, standardet janë edhe më të larta se në vendet anëtare të BE-së. Nëse marrim reformën e gjyqësorit, shtete si Shqipëria po bëjnë hapa gjigantë përpara, megjithëse problemet vazhdojnë në fusha si transparenca dhe antikorrupsioni. Nëse ndalemi në lirinë e shtypit, për shembull, do të shohim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezultate më të mira se Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta dhe Rumania”.

Röpke e sheh rritjen e buxhetit financiar për vitet 2028-2034 si një mundësi të mirë për të përfshirë fondet e para-anëtarësimit, jo vetëm asistencën teknike, por edhe një mbështetje më organike për reformat në vendet kandidate.

Sipas tij, nuk mund të ketë politikë të besueshme zgjerimi pa një mbështetje financiare të qëndrueshme. Me buxhetin e ri, 42.6 miliardë euro janë të destinuara posaçërisht për zgjerimin, me një rritje prej 37 për qind krahasuar me buxhetin aktual prej 31 miliardë eurosh. Klan News

 

Lirimi i hapësirave/Rama:Ka ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur vetë. Gjoba për..

By: e xh
20 July 2025 at 15:23

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, për aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Në një postim te fundit, kreu i qeverisë thotë se nëpërmjet këtij aksioni është krijuar çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, ‘jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit’, shkruan Rama.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë, por sipas tij në fund të tërë do të ikin, ‘po do do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar’, shkruan Rama.

Postimi i Kryeminisrit Rama

Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit

Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar.

Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

By: e xh
20 July 2025 at 15:04

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar gjyqin me qeverinë, pas shkarkimit të tij në 2022-in.

Mësohet se Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e cilësuar si të paligjshëm largimin e tij nga detyra. Vendimi është tashmë përfundimtar dhe detyron shtetin t’i paguajë Nanos rreth 100 mijë euro, ekuivalenti i 60 pagave mujore, aq sa parashikon mandati ligjor 5-vjeçar që iu ndërpre në mënyrë të parakohshme.

Nano u shkarkua më 31 gusht 2022, me pretendimin se nuk kishte përmbushur objektivat. Shkarkimin e tij nga detyra e komunikoi ministri i Brendshëm në atë kohë, Bledi Çuçi pas mbledhjes se qeverisë.

“Qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit”, deklaroi Çuçi asokohe.

Duhet theksuar se Nano ishte i pari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes së socialistëve që shkarkohej me atë motivacion. Në krye të Policisë së Shtetit (për vetëm 10 muaj), Nano erdhi pas disa vitesh në drejtimin e njësisë Anti-Terror./tvklan.al

(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..

By: e xh
20 July 2025 at 14:55

Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve nga Ksamili në Koman janë bllokuar 30 mjete lundruese,  me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Sipas policisë, 12 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë, ndërkohë 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj u shpëtuan në det, përmes ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

‘Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po kryen monitorime dhe kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, me qëllim evidentimin e shkelësve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë, apo të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.

Përgjatë kësaj jave janë kontrolluar 431 mjete lundruese, nga të cilat 30 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe pa dokumentacion përkatës.

Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.

12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë secili.

Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 7 raste për t’u ardhur në ndihmë 13 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese’, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, që të mos shkelin perimetrin e sigurisë, të lundrojnë vetëm në zonat e lejuara dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit. /opinion.al

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

By: e xh
20 July 2025 at 14:43

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë një operacioni të kryer së fundmi, në një parcelë në Fushë-Milot janë gjetur dhe asgjësuar 50 bimë narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë autori i dyshuar, shtetasi A. P., 34 vjeç, u kap në flagrancë duke u përkujdesur për bimët.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, u zbulua një parcelë me 50 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme’, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. opinion/al

Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri

By: e xh
20 July 2025 at 14:29

Vijon operacioni “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike në bregdet dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të subjekteve private në Radhimë.

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të zënies së paligjshme të hapësirës publike, në zonën bregdetare të Radhimës.

Ndërtoi pa leje një beach bar duke zënë hapësirën publike në Radhimë, shpallet në kërkim 45-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë dhe djali i tij 17-vjeç.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Policisë Bashkiake, gjatë kontrolleve të ushtruara më datë 19.07.2025, në plazhin e Radhimës, konstatuan në një hapësirë publike ndërtimin pa leje të një objekti të llojit “beach bar”, si dhe ushtrimin e aktivitetit privat me çadra dhe shezlongë, pa autorizimin e institucioneve përkatëse.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku:

  • u shpall në kërkim shtetasi Sh. N., 45 vjeç, banues në Tiranë;
  • u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali i tij i mitur, 17 vjeç’, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin bregdetar të Vlorës, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe garantimin e hapësirave të lira për pushuesit. /opinion.al

Gaza në gjak, vriten pranë qendrave të ndihmës 39 persona

By: e xh
20 July 2025 at 14:17

Nga të shtënat e ushtrisë izraelite, të paktën 39 persona janë në Gaza, orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmi raportohet nga autoritetet shëndetësore dhe Spitalit Nasser në Khan Younis.

Sipas mediave shumica e palestinezëve që u vranë ndodheshin në zonën e Teinës, jo shumë larg nga pika e ndihmave të GHF-së.

Mahmud Basal, zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile deklaroi se 22 persona u vranë pranë një pike në jugperëndim të Khan Younis dhe katër pranë një tjetër qendre në veriperëndim të Rafah.

Një dëshmitar thotë se ishte nisur me pesë të afërm të tij drejt zonës Al-Tina në Khan Younis për të marrë ushqim kur papritmas ushtarët izraelitë filluan të qëllonin.

“Çdo ditë shkoj aty dhe marr vetëm plumba e lodhje në vend të ushqimit”, ka thënë ai.

Mahmoud Mokeimar tha se po ecte me turma njerëzish, kryesisht djem të rinj, drejt qendrës së ushqimit kur ushtria izraelite hapi zjarr ndaj tyre. “Ishte një masakër,” ka rrëfyer ai, njëjtë si shumë të tjerë që arritën të mbijetonin.

Spitali Nasser në Khan Younis njofton se deri tani në spital janë dërguar 25 trupa të pajetë e dhjetëra të plagosur.

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër

By: e xh
20 July 2025 at 13:40

Siç njofton edhe Policia, drejtori i IKMT-së në Shkodër, Emiljano Nika, është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se në pjesën e jashtme të banesës së tij në Velipojë, mbi kangjellat e portës, i kanë lënë një kurorë me lule.

“Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave  të rastit,  identifikimin dhe kapjen e autorit”, thonë blutë.

Dyshohet se kjo formë kërcënimi ka ardhur për prishjet që ka bërë IKMT në Theth, pas konstatimit të ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. /tvklan.al

❌
❌