❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Main stream

Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi

21 July 2025 at 16:47

Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, kërkesë e lartë për kredi u raportua në të gjitha kategoritë e biznesit, ndërsa sipas qëllimit të përdorimit kërkesa erdhi kryesisht për kredi me qëllim financimin e investimeve. Kërkesa për kredi në mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet u raportua më e ulët.

Në gjykimin e bankave, rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e investimeve, nga niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe nga treguesi i besimit të biznesit.

Sipas bankave, kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.

Nga ana e tyre, bankat raportuan se standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e dytë të vitit 2025. Ato u raportuan të pandryshuara në kreditë si për biznesin e madh, ashtu edhe për biznesin e vogël e të mesëm. Standardet nuk ndryshuan dhe në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.

Gjithashtu, shkalla e miratimit të kredive për bizneset mbeti e pandryshuar në tremujorin e dytë. Faktorët që ndikojnë në shkallën e refuzimeve për kredi për bizneset shfaqën ndryshime minimale në këtë tremujor.

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara, si në kreditë sipas madhësisë së biznesit, ashtu edhe në ato sipas qëllimit të përdorimit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për biznesin po vazhdon të rritet me ritme të shpejta edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë së bizneseve arriti në rreth 488 miliardë lekë. Vlera e portofolit është në rritje vjetore me 12.7%, duke ruajtur afërsisht të njëjtat nivele rritjeje që shënonte vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme shumë të shpejta, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme.

Për këtë arsye, qysh prej vitit të kaluar Banka Qendrore ka marrë disa masa për të frenuar rritjen e kredisë, si kërkesa shtesë për mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërsa këtë vit nisi edhe aplikimin e kufizimeve direkte lidhur me kredinë për blerje banesash nga individët. Shtrëngimi i kritereve të riskut për kreditimin e familjeve, megjithatë, mund të krijojë hapësira që bankat të rrisin objektivat e tyre të huadhënies në segmentin e biznesit.

 

 

 

The post Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi appeared first on Revista Monitor.

Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi?

21 July 2025 at 15:06

TuristĂ«t me “shtĂ«pi nĂ« kamion” dhe ShqipĂ«ria qĂ« duhet tĂ« dijĂ« çfarĂ« kĂ«rkon

Nga Bledar Meta[i] 

KohĂ«t e fundit, nĂ« media dhe rrjetet sociale po bĂ«hen diskutime dhe ironi me turistĂ«t qĂ« hyjnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri me rulota, bojlera dhe bukĂ«n nga shtĂ«pia. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« tĂ« njĂ«jtat zona rurale, njerĂ«zit pĂ«rpiqen tĂ« ndĂ«rtojnĂ« bujtina me stil, tĂ« servirin ushqime tradicionale dhe tĂ« mbijetojnĂ« nga turizmi. Ky model “turizmi pa konsum lokal” po pĂ«rhapet dhe mĂ« keq akoma po tolerohet. Madje shpesh promovohet si “eksperiencĂ« autentike”, kur nĂ« realitet Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«tim i lirĂ«, me ndikim minimal nĂ« zhvillimin ekonomik vendor.

Në vend që të ironizojmë fenomenin, le ta kuptojmë drejt. Dhe më e rëndësishmja, le të vendosim strategjikisht se çfarë turizmi duam.

Turistët me rulota janë të mirëpritur por nuk mund të ndërtojmë zhvillimin mbi ta

Turistët me kamper, çadra, rulota apo bukën nga shtëpia janë pjesë legjitime e tregut turistik. Le të vijnë. Shqipëria është vend mikpritës dhe ka vend për të gjithë. Por është e papërgjegjshme të ndërtojmë një ekonomi kombëtare mbi një model turizmi që as nuk qëndron gjatë, as nuk konsumon, as nuk lë gjurmë reale në zinxhirin lokal ekonomik.

Nëse duam zhvillim të vërtetë, duhet të fokusohemi te një pyetje thelbësore:

Si të tërheqim turistë që lënë vlerë pas vetes?

Ata që blejnë ushqim lokal, që paguajnë për përvoja unike, që flenë në bujtina të vogla, që kërkojnë kulturë, histori, natyrë dhe kujtime. Ata që nuk kërkojnë vetëm pushime të lira, por eksperienca që nuk i gjejnë askund tjetër.

Turisti që sjell vlerë, është ai që kthehet pas

Turisti që shpenzon me kënaqësi, që respekton vendin dhe njerëzit, që e ndan përvojën me të tjerët, është ai që duhet ta kërkojmë.

Sepse ai nuk sjell vetëm para; sjell referencë, rikthim, ndikim dhe zhvillim.

Nëse Shqipëria nuk e orienton qartë politikat dhe ofertën turistike drejt këtij profili, do vazhdojmë të jemi thjesht një stacion karburanti për turistë me rulota, bojlera dhe termues me kafe.

Turizmi i lirë është pjesë e lojës, por jo plan zhvillimi

Turizmi i lirĂ« nuk Ă«shtĂ« problem nĂ« vetvete. Problemi lind kur kthehet nĂ« model dominues, kur ne e promovojmĂ« veten si “tĂ« lirĂ«â€ dhe kur i lĂ«mĂ« komunitetet lokale tĂ« mbijetojnĂ« nĂ« pritje tĂ« ndonjĂ« vizitori qĂ« ndalon pĂ«r kafe.

Nuk ka zhvillim real pa konsum lokal, pa shpenzim të qëllimshëm dhe pa ndërveprim ekonomik me mikpritësit.

A mund të mbijetojë një bujtinë në Dibër, Tropojë, Libohovë, Përmet apo Kelmend vetëm sepse dikush ndalon për ujë apo një foto? Jo.

Nëse nuk ndërtojmë një model turizmi me vlerë të qëndrueshme, atëherë as komunitetet nuk do përfitojnë, as ekonomia nuk do lëvizë përpara.

Turizmi që duam: me përvojë, me cilësi, me identitet

Ne nuk kemi nevojĂ« tĂ« kopjojmĂ« askĂ«nd. Nuk kemi pse tĂ« bĂ«hemi as Kroaci me resorte, as Greqi me “all inclusive”, as Itali me fshatra pĂ«r Instagram.

Shqipëria duhet të bëhet vetja.

Dhe kjo “vete” duhet tĂ« ndĂ«rtohet mbi katĂ«r shtylla:

Autenticiteti – jo version i fabrikuar pĂ«r turistin, por realiteti i pĂ«rditshĂ«m: jufka, raki, rrĂ«fim i vĂ«rtetĂ«.

Inovacioni – nĂ« dizajn, nĂ« storytelling, nĂ« menaxhim dhe teknologji.

QĂ«ndrueshmĂ«ria – qĂ« pĂ«rfshin komunitetin, ruan natyrĂ«n dhe trashĂ«giminĂ«.

Veçantia – mikpritje e papĂ«rsĂ«ritshme, vende pa hartĂ«, njerĂ«z qĂ« s’tĂ« harrohen.

ÇfarĂ« duhet tĂ« ndĂ«rtojmĂ« konkretisht?

  • TurizĂ«m pĂ«rvojash, jo thjesht akomodim. MĂ«ngjes me petĂ« e kos, punime artizanati, histori tĂ« rrĂ«fyera, lidhje me komunitetin.
  • InfrastrukturĂ« funksionale, jo luksoze. NjĂ« krevat i pastĂ«r dhe njĂ« çezmĂ« qĂ« punon vlejnĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« SPA pa shĂ«rbim.
  • Rrjete mikpritjeje, jo biznese tĂ« izoluara. BashkĂ«punim real mes fermerĂ«ve, artizanĂ«ve dhe mikpritĂ«sve.
  • Marketing tĂ« mençur, qĂ« nuk e shet/promovon ShqipĂ«rinĂ« si “tĂ« lirĂ«â€, por si tĂ« vlefshme dhe tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshme.

POR


Pa përgatitje, nuk ka turizëm me vlerë

Një model i tillë nuk ngrihet vetëm me promovim kërkon përgatitje serioze.

Bizneset në zonat turistike, sidomos ato rurale, duhet të punojnë me kreativitet në shërbim dhe në vlerën e shtuar të produkteve që ofrojnë. Aftësitë sipërmarrëse dhe menaxheriale duhet të ndërtohen që herët, përmes edukimit formal dhe joformal, që nga klasat e para, në çdo zonë ku zhvillohet turizëm. Por institucionet publike nuk mund të qëndrojnë spektatore. Politikat, investimet dhe mbështetja konkrete duhet të shkojnë atje ku turizmi krijon ndikim real: në fshat, në bujtinë, në punë dhe në produkt lokal.

Duhet të shmangim mendësinë e fitimit të shpejtë, dhe të përqendrohemi te cilësia, mikpritja dhe ndërtimi i një identiteti unik për çdo biznes.

Vetëm kështu mund të krijojmë USP-në (Unique Selling Proposition) e çdo bujtine, çdo fshati, dhe në fund të fundit USP-në kombëtare të turizmit shqiptar, për të konkuruar me dinjitet dhe origjinalitet në tregun global.

ÇfarĂ« duhet bĂ«rĂ« tani?

  1. Të orientojmë politikat e turizmit drejt vlerës, jo thjesht numrave. Nuk ka kuptim të kemi një milion turistë nëse asnjëri nuk shpenzon përtej karburantit.
  2. Të mbështesim bujtinat dhe përvojat autentike me trajnime, financime dhe promovim strategjik. Këto janë pasuri kombëtare, jo biznese periferike.
  3. TĂ« ndryshojmĂ« narrativĂ«n e ShqipĂ«risĂ« si destinacion. Nuk jemi “tĂ« lirĂ«â€. Jemi tĂ« vlefshĂ«m, tĂ« veçantĂ« dhe tĂ« paharrueshĂ«m.

Shqipëria ka dy rrugë përpara

  • Ose tĂ« mbetet njĂ« stacion pĂ«r rulota me bojler, me ndikim tĂ« ulĂ«t nĂ« ekonomi.
  • Ose tĂ« bĂ«het njĂ« destinacion pĂ«r turizĂ«m tĂ« vĂ«rtetĂ«, me pĂ«rvoja autentike, ekonomi lokale dhe standarde europiane.

Zgjedhja është e jona.

Le t’i mirĂ«presim tĂ« gjithĂ« por ta ndĂ«rtojmĂ« turizmin rreth atyre qĂ« japin vlerĂ« dhe e marrin atĂ« me dinjitet.

Shqipëria mund të jetë e lirë për të ardhur, por duhet të jetë e vlefshme për të qëndruar.

Sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet me radhët në doganë, matet me bujtinat që jo vetëm mbijetojnë por krijojnë vlerë, me njerëzit që punësohen, me produktet që shiten dhe me përvojat që mbahen mend. Dhe për këtë, na duhet vision, jo vetëm vizitorë.

 

[i] Ekspert i Agrobiznesit dhe Zhvillimit Rural | Trajner dhe Këshillues për Sipërmarrjet | Konsulent Projektesh

* Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrim të revistës

The post Nga vizitorët me termues tek zhvillimi rural: A ka Shqipëria një vizion turizmi? appeared first on Revista Monitor.

BE nxiton për të arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në dhe përgatitet për më të keqen

21 July 2025 at 14:51

Bashkimi Europian dhe negociatorët amerikanë po hyjnë në një tjetër javë bisedimesh intensive, teksa përpiqen të arrijnë një marrëveshje tregtare deri më 1 gusht, datë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa 30% mbi shumicën e eksporteve nga BE.

Zyrtarët në Bruksel janë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje të pabalancuar që favorizon SHBA-në, nëse ky është çmimi për të kapërcyer bllokimin para afatit. Por, sipas burimeve të afërta me procesin, palët nuk kanë arritur ende një përparim vendimtar, pavarësisht një raundi të mëparshëm bisedimesh të zhvilluara javën e kaluar në Uashington.

Për këtë arsye, BE po shton gjithashtu përgatitjet për një skenar ku nuk arrihet asnjë marrëveshje. Ambasadorët e BE-së pritet të mblidhen që këtë javë, për të hartuar një plan masash në rast se dështojnë negociatat me Trump, i cili besohet se ka forcuar qëndrimin e tij për tarifat me afrimin e afatit.

“KĂ«to negociata janĂ« tĂ« vĂ«shtira,” deklaroi ministri francez i Financave, Eric Lombard, pĂ«rpara njĂ« takimi me pĂ«rfaqĂ«sues biznesesh nĂ« Paris. “NĂ«se nuk arrijmĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« ekuilibruar me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, atĂ«herĂ« ne kemi tĂ« drejtĂ«n tĂ« marrim masa si kundĂ«rpĂ«rgjigje, natyrisht tĂ« balancuara, por qĂ« mbrojnĂ« interesat e Bashkimit Europian.”

Sipas disa burimeve, SHBA po shtyn drejt një tarife pothuaj universale mbi mallrat e BE-së, më të lartë se 10%, me përjashtime gjithnjë e më të kufizuara, kryesisht në sektorin e aviacionit, disa pajisje mjekësore dhe barna, disa pije alkoolike dhe pajisje të caktuara industriale që SHBA-së i nevojiten.

Dy palët kanë diskutuar gjithashtu vendosjen e tavaneve për disa sektorë, kuotat për çelikun dhe aluminin, si dhe mënyra për të izoluar zinxhirët e furnizimit nga burime që mbiprodhojnë këto metale. Megjithatë, sipas burimeve, edhe nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të kërkojë miratimin përfundimtar të Presidentit Trump, që mbetet i paqartë.

“Jam i bindur se do tĂ« arrijmĂ« njĂ« marrĂ«veshje,” deklaroi Sekretari i TregtisĂ« i SHBA-sĂ«, Howard Lutnick, tĂ« dielĂ«n. “Mendoj se tĂ« gjitha vendet kryesore do ta kuptojnĂ« se Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« hapin tregjet pĂ«r Shtetet e Bashkuara sesa tĂ« paguajnĂ« tarifa tĂ« larta.” Lutnick shtoi se kishte folur me negociatorĂ«t europianĂ« tĂ« dielĂ«n nĂ« mĂ«ngjes.

Letra e Trump

Presidenti amerikan u ka dërguar më herët këtë muaj një letër zyrtarëve të BE-së, duke paralajmëruar se blloku do të përballet me tarifa 30% mbi shumicën e eksporteve të tij duke filluar nga 1 gushti. Përveç tarifës universale, Trump ka vendosur tashmë tarifa 25% mbi makinat dhe pjesët e automjeteve, dhe tarifa të dyfishta për çelikun dhe aluminin. Ai ka kërcënuar gjithashtu, se do të vendosë tarifa të reja për barnat farmaceutike dhe gjysmëpërçuesit që nga muaji tjetër, dhe ka shpallur së fundmi një tarifë 50% për bakrin.

Në total, BE vlerëson se tarifat e SHBA-së tashmë përfshijnë mbi 380 miliardë euro ose rreth 70% të eksporteve europiane drejt SHBA-së.

“Duhet ta ndalojmĂ« kĂ«tĂ« pasiguri,” deklaroi CEO i Siemens AG, Roland Busch. “Pasi tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje, ajo duhet tĂ« jetĂ« pĂ«rfundimtare, qĂ« kapitali tĂ« mund tĂ« investohet bazuar nĂ« fakte, nĂ«se tarifat janĂ« tĂ« pranueshme apo tĂ« tepĂ«rta, sepse nĂ« tĂ« kundĂ«rt, ekonomitĂ« do tĂ« pĂ«sojnĂ« dĂ«me.”

Përpara letrës së Trump, BE kishte shpresuar se po afrohej arritja e një kuadri fillestar, që do të lejonte negociata më të detajuara mbi bazën e një tarife të përbashkët 10% për shumicën e eksporteve të saj.

Blloku ka kërkuar përjashtime më të gjera se sa ato që po ofron SHBA dhe dëshiron të sigurojë mbrojtje nga tarifa të reja sektoriale në të ardhmen. Edhe pse është e pranuar gjerësisht se çdo marrëveshje do të jetë asimetrike në favor të SHBA-së, BE do të vlerësojë nivelin e disbalancës përpara se të vendosë nëse do të reagojë me masa rebalancuese. Sipas burimeve, gatishmëria e vendeve anëtare për të përballuar kosto të ndryshme varion, dhe disa janë të hapura ndaj tarifave më të larta nëse sigurohen përjashtime të mjaftueshme.

Ndërkohë, kompania e automobilëve Stellantis NV publikoi të hënën një humbje të papritur prej 2.3 miliardë eurosh për gjysmën e parë të vitit, ku përfshihej një kosto prej 300 milionë eurosh si pasojë e tarifave amerikane.

Nevojitet veprim i shpejtë

Me gjasat pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje pozitive qĂ« po zbehen dhe afatin qĂ« po afrohet, BE pritet tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r veprim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nĂ« rast se nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje, thanĂ« burimet. Çdo vendim pĂ«r kundĂ«rmasa do tĂ« kĂ«rkonte njĂ« miratim nga liderĂ«t e bllokut, pĂ«r shkak tĂ« peshĂ«s sĂ« lartĂ« tĂ« çështjes.

Çdo kundĂ«rpĂ«rgjigje me peshĂ« do tĂ« rrezikonte tĂ« thellonte ndarjet tregtare transatlantike, duke qenĂ« se Trump ka paralajmĂ«ruar se çdo masĂ« ndaj interesave amerikane do tĂ« sillte reagime edhe mĂ« tĂ« forta nga administrata e tij.

BE ka miratuar tashmë tarifa të mundshme për 21 miliardë euro mallra amerikane, që mund të aktivizohen shpejt si kundërpërgjigje ndaj tarifave mbi metalet. Këto masa janë dizajnuar për të goditur shtete politikishte të ndjeshme në SHBA, përfshirë produkte si soja nga Luiziana (shteti i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson), produkte bujqësore të tjera, shpendë dhe motoçikleta.

PĂ«r mĂ« tepĂ«r, BE ka pĂ«rgatitur edhe njĂ« listĂ« tarifash pĂ«r 72 miliardĂ« euro tĂ« tjera mallra amerikane, si pĂ«rgjigje ndaj tĂ« ashtuquajturave tarifa “reciproke” dhe detyrimeve pĂ«r industrinĂ« automobilistike. Ato pĂ«rfshijnĂ« produkte industriale si avionĂ«t Boeing, makinat amerikane dhe uiskin bourbon.

Po shqyrtohen gjithashtu masa që shkojnë përtej tarifave, përfshirë kontrollet e eksportit dhe kufizimet në kontratat e prokurimeve publike. / Bloomberg

The post BE nxiton për të arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në dhe përgatitet për më të keqen appeared first on Revista Monitor.

Eksportet e metaleve të rralla të Kinës drejt SHBA rriten me 660% pas marrëveshjes tregtare

21 July 2025 at 13:31

Kina ka eksportuar më shumë metale të rralla gjatë muajit qershor. Dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara u rritën me 660% në krahasim me muajin paraardhës, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave në Pekin.

Eksportet totale të këtyre metaleve të çmuara u rritën në 3,188 tonë, një rritje rreth 160% nga 1,238 tonët e regjistruar në maj. Megjithatë, sasia e qershorit mbetet ende 38% më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, eksportet e Kinës të magnetëve të prodhuar nga metale e rralla ranë me 18.9% në baza vjetore, duke zbritur në 22,319 tonë. Ndërkohë, eksportet e përgjithshme drejt SHBA-së arritën në 353 tonë në muajin qershor, një rritje që vjen pas arritjes së një marrëveshjeje tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit muajin e kaluar.

Marrëveshja ndërtohet mbi zotimet e bëra në maj, kur të dy vendet ranë dakord të reduktojnë përkohësisht tarifat për një periudhë 90-ditore. Si pjesë e saj, Kina u angazhua të furnizojë më shumë metale të rralla drejt SHBA-së.

Këto minerale janë të domosdoshme për një sërë produktesh të teknologjisë së lartë, përfshirë telefonat inteligjentë, motorët reaktivë, makinat elektrike (EV) dhe turbinat me erë.

Në përgjigje të tarifave të larta të vendosura nga administrata amerikane, qeveria kineze kishte vendosur më herët këtë vit kufizime eksporti për shtatë metale të rralla dhe magnetët përkatës. Këto masa kërcënuan të ndërprisnin zinxhirët globalë të furnizimit, duke pasur parasysh se më shumë se 70% e prodhimit global të metaleve të rralla ndodh në Kinë, ndërsa mbi 90% e përpunimit të tyre po ashtu kryhet atje.

MegjithĂ«se quhen “tĂ« rralla”, kĂ«to elementĂ« nuk janĂ« realisht tĂ« pakĂ«t nĂ« natyrĂ«, por nxjerrja dhe pĂ«rpunimi i tyre Ă«shtĂ« shumĂ« kompleks dhe me kosto tĂ« lartĂ«.

Kufizimet kineze nĂ« eksport nuk prekĂ«n vetĂ«m SHBA-nĂ«. Ato detyruan edhe disa furnizues tĂ« pjesĂ«ve tĂ« makinave nĂ« EuropĂ« tĂ« ndĂ«rprisnin pĂ«rkohĂ«sisht prodhimin. Muajin e kaluar, komisioneri europian pĂ«r tregtinĂ«, MaroĆĄ Ć efčovič, komentoi pĂ«r kĂ«to kufizime: “E informova homologun tim kinez pĂ«r situatĂ«n alarmante nĂ« industrinĂ« automobilistike europiane, por do tĂ« thoja industrinĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si, sepse Ă«shtĂ« e qartĂ« qĂ« elementĂ«t e rrallĂ« dhe magnetĂ«t janĂ« absolutisht thelbĂ«sorĂ« pĂ«r prodhimin industrial.” Ai theksoi se ky ishte njĂ« “prioritet” pĂ«r Bashkimin Europian.

Në muajin qershor, SHBA ishte destinacioni i dytë më i madh për eksportet kineze të magnetëve nga metalet e rralla, pas Gjermanisë dhe përpara Vietnamit, Koresë së Jugut dhe Tajlandës, sipas këtij rendi.

Ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit po zbuten, SHBA ka nisur gjithashtu të lehtësojë kufizimet për eksportin e produkteve teknologjike drejt Kinës, si pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e metaleve të rralla.

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Nvidia, deklaroi javën e kaluar se do të rifillojë shitjet e çipit të tij H20 për inteligjencë artificiale në tregun kinez, pasi administrata amerikane vendosi të zbusë kufizimet. Shtëpia e Bardhë dha garanci se do të japë licenca për tregtimin e produktit në Kinë, pasi më herët e kishte ndaluar shitjen e tij në prill. / Euronews

The post Eksportet e metaleve të rralla të Kinës drejt SHBA rriten me 660% pas marrëveshjes tregtare appeared first on Revista Monitor.

Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan

21 July 2025 at 12:59

Një linjë e re tensioni 35 kilovolt që nis nga nënstacioni 220 në Elbasan si dhe rikonstruksioni i disa nënstacioneve të tjera të këtij rajoni pritet të zënë vend së shpejti.

Ky investim synon që të përshtate rrjetin me zhvillimet në terren që lidhen me projektet e burimeve të reja gjeneruese si në hidro edhe fotovoltaikë.

Një procedurë e hapur këtë të hënë në Agjencinë e Prokurimit Publik që ka në objekt kontrate këtë projekt parashikon një fond limit prej 599 milionë lekë apo 6 milionë euro.

“Ky projekt ka si qĂ«llim idenĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« linjĂ«s sĂ« re 35kV me shtylla 110kV, me dy qarqe dhe do tĂ« fillojĂ« nga N.Stacioni Radio – Elbasan, BanjĂ« – CerrujĂ« – Gramsh dhe pĂ«rfundon nĂ« MjekĂ«s – Elbasan dhe fuqizimi rikonstruksion nĂ« N.Stacionet Gramsh, CĂ«rruje BanjĂ«.

Ideja dhe qĂ«llimi i kĂ«saj linje tĂ« Ă«shtĂ« gjithashtu edhe mundĂ«sia nĂ« perspektivĂ« pĂ«r kalimin e njĂ« qarku me nivel tensioni 110kV duke u pĂ«rshtatur me zhvillimet dhe rritjen e prodhimit tĂ« energjisĂ« elektrike si nga HEC ashtu edhe nga impiantet fotovoltaik nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ«. NdĂ«rsa N.stacionet do tĂ« rikonstruktohen dhe fuqizohen me trakteve 35kV ne N.Stacionet Gramsh, CĂ«rruje, Banje”

Linja do tĂ« ndĂ«rtohet nĂ« trasĂ« tĂ« re, do te jetĂ« me dy qarqe 35kV, me shtylla 110kV” thuhet nĂ« relacionin teknik tĂ« projektit. I njĂ«jti nĂ«nvizon se qarku i parĂ« 35kV do tĂ« jetĂ« me pĂ«rcjellĂ«s ACSR 120/20mm2 , dhe qarku i dytĂ« me pĂ«rcjellĂ«s ACSR 1×240/40mm2

KĂ«shtu qarku i parĂ« 35kV nga N.Stacioni 35kV Radio nĂ« drejtim te N.Stacionit BanjĂ« – N.Stacionit CĂ«rruje dhe do tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« N.Stacionin Gramsh. Qarku i dyte i ri 1×240/40mm2, nga Gramshi deri nĂ« afersi tĂ« N.Stacionit BanjĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« shtylla 110 kV dhe do tĂ« vazhdojĂ« me tek qark deri ne N.Stacioni Mjekes Elbasan.

“Traktet 35kV ne N.Stacionet Gramsh dhe Cerruje do tĂ« jenĂ« tĂ« rinj, hyrje dalje, me cela tĂ« brendshme 35kV dhe ne N.Stacionin BanjĂ« do tĂ« ndĂ«rtohet njĂ« portal i ri 35kV dhe ndarĂ«s i ri 35kV.

Qarku i dytĂ« 1x 240mm2, nĂ« N.Stacioni 35/6kV Mjekes – Elbasan do tĂ« lidhet aty ku hyn linja ekzistuese nga N.Stacioni i BanjĂ«s” thuhet nĂ« relacion.

 

The post Energjia, OSSH investim 6 milionë euro për linjën e re 35kv në nënstacionin Elbasan appeared first on Revista Monitor.

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

21 July 2025 at 12:00

Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin në kompaninë publike të Energjisë, KESH dhe për pasojë ka përkeqësuar bilancin nga fitime mbi 30 milionë euro në tremujorin e parë 2024 në humbje 21 milionë euro në tremujorin e parë 2025, sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave.

Sektori energjetik ka vijuar të ruajë rezultatin neto pozitiv, megjithatë trendi i periudhës tremujore gjatë tri viteve të fundit është në rënie.

Kjo performancë në nivel sektori është ndikuar kryesisht nga aktiviteti i ulët i prodhimit të shoqërisë KESH për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë periudhës së parë të vitit.

Nga pikëpamja hidrike, periudha e 6 mujori 2025 paraqitet me reshje të ulëta dhe me një nivel të basenit të Fierzës ndjeshëm më i ulët se kuota mesatare prej 286.5m e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, analizon Ministria e Financave.

Niveli i përgjithshëm i prodhimit vendas, ka pësuar një rënie me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

KESH realizoi një nivel prodhimi neto publik prej rreth 1.38 TWh, krahasuar me 1.44 TWh realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rezultuar në një rënie me rreth 4.2%.

Të ardhurat e KESH pësuan rritje vjetore me 12 për qind në tremujorin e parë 2025 duke arritur në 6.7 miliardë lekë, por shpenzimet pësuan rritje të fortë me rreth 200 % si rrjedhoje e shpenzimeve më të larta për blerjen e energjie.

Këto luhatje nuk janë të rastësishme KESH, dhe në përgjithësi sistemi energjetik shqiptar, është i mbështetur pothuajse tërësisht tek hidrocentralet, që do të thotë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar varet nga sasia e reshjeve dhe niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit. Në periudha të thata, kapacitetet prodhuese bien ndjeshëm, çka detyron blerjen e energjisë në tregjet e jashtme me kosto të lartë, duke ndikuar negativisht në bilancet financiare. Përkundrazi, në periudha të lagështa, ndonëse prodhimi rritet, ndodh që çmimi i energjisë në tregjet rajonale të jetë i ulët për shkak të ofertës së lartë, duke e kufizuar të ardhurën neto të kompanisë.

Krahas rënies se fitimeve bilanci i KESH është shoqëruar me një rritje të detyrimeve afatgjata, nga 12.3 miliardë në 17.5 miliardë lekë. Kjo sinjalizon presion mbi qëndrueshmërinë financiare të KESH, që lidhet me borxhet për të financuar importet e energjisë.

Pavarësisht përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë sistemi energjetik shqiptar mbetet jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kushteve natyrore./ B.Hoxha

 

The post Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025 appeared first on Revista Monitor.

“Vrapi” i kredisĂ« e rriti raportin kredi-depozita nĂ« 2024

21 July 2025 at 11:00

Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti në nivelin 49.55%, nga 46.7% që kishte qenë një vit më parë.

Rritja e këtij raporti është nxitur nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar, përkundrejt një rritjeje më të ngadaltë të depozitave të publikut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti kredi-depozita reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si edhe stimuj potencialë për të rritur më tej kredidhënien.

Pjesa e mbetur e aktiveve të sektorit bankar shqiptar konsistojnë kryesisht në letra borxhi të qeverisë shqiptare dhe emetuesve të huaj, si edhe vendosje të fondeve në valutë në formë depozitash në banka jashtë vendit.

Raporti mes kredive dhe depozitave është më i lartë për Lekun, në nivelin 57%, ndërsa ngelet ndjeshëm më i ulët për Euron, në 43%. Raporti më i lartë për Lekun ilustron rritjen e shpejtë të kreditimit në monedhën vendase gjatë viteve të fundit, ndërkohë që rritja e depozitave ka ardhur kryesisht në monedhën Euro.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa portofoli total i kredisë, duke përjashtuar huamarrësit jorezidentë dhe ndërmarrjet publike, arriti në afërsisht 780 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e portofolit pothuajse u trefishua në raport me rritjen e vitit të kaluar. Kjo ishte njëkohësisht rritja më e lartë e portofolit të kredisë në 15 vitet e fundit.

Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 11.4%, ndërsa për individët rritja ishte 13.5%.

Sipas monedhës, rritja e kredisë edhe vitin e kaluar u mbështetet sidomos nga financimet në monedhën vendase. Portofoli i kredisë në Lekë vitin e kaluar u rrit me 14.3% dhe përbënte 56.2% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 55.2% që zinte një vit më parë.

Në fund të 2024, vlera totale e depozitave të sistemit bankar arriti në 1.68 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 4.9% krahasuar me një vit më parë. Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave është rritur në 47.6%, nga 46.6% një vit më parë. Kjo tregon se depozitat në lekë u rritën me ritme më të larta vitin e kaluar, megjithëse ecuria e depozitave në valutë të huaj përsëri u ndikua negativisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Struktura e tipologjisë përgjatë vitit 2024 reflekton një rritje më të lartë në depozita me afat, pasuar nga llogaritë rrjedhëse, ndërkohë që depozitat pa afat kanë njohur një rritje të lehtë. Struktura e maturiteteve peshon në afatet më të shkurtra, ndërsa viti 2024 ka njohur një zhvendosje në drejtim të afateve më të gjata./ E.Shehu

 

 

The post “Vrapi” i kredisĂ« e rriti raportin kredi-depozita nĂ« 2024 appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Bankers Petroleum na detyrohet 240 mln euro; çfarë ndodhi me arbitrazhin

21 July 2025 at 09:49

Kryeministri Edi rama ka komentuar sot lidhur me hetimin që Prokuroria e Fierit ka nisur ndaj një prej kompanive më të mëdha në vend, Bankers Petroleum, që menaxhon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Pator marinzës.

Kryeministri tha se qeveria ka fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro.

“Shyqyr qĂ« ka ardhur dita qĂ« prokuroria investigon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe nĂ« kĂ«tĂ« rast i heq kapelĂ«n pĂ«rkatĂ«se qĂ« ka bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« invetsigim dhe uroj ti nxjerrĂ« ujin e zi asaj ndĂ«rmarrjeje, ku realisht ka pasur shumĂ« problematika dhe qĂ« Ă«shtĂ« akoma sot e gjithĂ« ditĂ«n, kostoja e njĂ« koncesioni tĂ« dhĂ«nĂ« para se unĂ« tĂ« merrja detyrĂ«n”, tha ai.

NjĂ« hetim penal i nisur ndaj kompanisĂ« “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe i shtrirĂ« nĂ« njĂ« periudhĂ« gjashtĂ«mujore, ka zbuluar njĂ« skemĂ« tĂ« dyshuar mashtrimi me pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha financiare, qĂ« i ka shkaktuar buxhetit tĂ« shtetit humbje tĂ« konsiderueshme ndĂ«r vite. NĂ« fillim tĂ« korrikur, prokuroria kreu disa arrestime ndaj drejtuesve eish drejtuesve tĂ« Bankers.

Sipas ProkurorisĂ« sĂ« Fierit, kompania ka deklaruar pĂ«r periudhĂ«n 2004–2024 njĂ« total shitjesh dhe eksportesh prej mbi 532 miliardĂ« lekĂ«sh, por ka rezultuar çdo vit me humbje, duke shmangur nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike pagesĂ«n e tatim-fitimit.

Ndërkohë, janë deklaruar shpenzime të pretenduara që tejkalojnë të ardhurat, në një vlerë të përgjithshme prej afro 11.7 miliardë lekësh.

Aksioni në Bankers, Prokuroria jep detaje: Shmangu detyrimet tatimore, deklaroi humbje për 20 vite

Bankers Petroleum deklaroi ndĂ«rkoĂ« se Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r transaprencĂ«. “Bankers Petroleum Albania mbetet plotĂ«sisht bashkĂ«punues me tĂ« gjitha institucionet dhe autoritetet pĂ«rkatĂ«se”, tha kompania nĂ« njĂ« deklaratĂ«. “NdĂ«rkohĂ«, operacionet tona mbeten tĂ« qĂ«ndrueshme. Ne kemi riformuar ekipin tonĂ« kryesor dhe punonjĂ«sit tanĂ« janĂ« duke u mbĂ«shtetur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ«. Aktivitetet e pĂ«rditshme vazhdojnĂ« pa ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«dha, falĂ« drejtimit tĂ« inxhinierĂ«ve shumĂ« tĂ« kualifikuar dhe me pĂ«rvojĂ« qĂ« po e çojnĂ« kompaninĂ« pĂ«rpara”.

Bankers emĂ«ron kroatin Kojaković nĂ« Bordin MbikĂ«qyrĂ«s, premton transparencĂ«

Historia e arbitrazhit

NjĂ« vit mĂ« parĂ«, Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e Arbitrazhit ka dhĂ«nĂ« vendimin pĂ«rfundimtar nĂ« njĂ« mosmarrĂ«veshje prej 800 milionĂ« dollarĂ«sh midis Bankers petroleum, kompanisĂ« sĂ« naftĂ«s nĂ« pronĂ«si kineze dhe ShqipĂ«risĂ« lidhur me kostot e rikuperimit nĂ« njĂ« nga fushat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« naftĂ«s nĂ« EuropĂ«. Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e Arbitrazhit ka vendosur qĂ« 75% e kĂ«tyre shpenzimeve do tĂ« jenĂ« tĂ« zbritshme dhe 25% nuk do tĂ« njihen. Mosnjohja e 25% tĂ« shpenzimeve rrit tĂ« ardhurat e tatueshme tĂ« Bankers dhe si rrjedhojĂ« fitimet, mbi tĂ« cilat llogaritet tatim fitimi prej 50, (gjithmonĂ« nĂ«se nga ky rishikim kompania do tĂ« rezultojē me fitim).

Sipas qeverisë nga çështje rezultoi se më shumë se 236 milionë dollarë në kostot e pretenduara nga Bankers në lidhje me fushën e naftës Paros-Marinzë ishin të pakthyeshme. Qeveria pretendoi fitoren në këtë arbitrazh.

Lidhur më këtë çështje ka shkruar një artikull Global Arbitration Review (GAR), revista më e njohur e dhe e akredituar për arbitrazhin ndërkombëtar. Pasi jep variantin e qeverisë, revista thotë se Bankers pretenton se ka fituar në çështjet kryesore.

“MegjithatĂ«, sipas zyrĂ«s avokatore tĂ« Bankers nĂ« arbitrazh Bennett Jones, deklaratat e qeverisĂ« janĂ« keqorientuese dhe Bankers fitoi nĂ« çështjet kryesore. Firma kanadeze shpjegon se nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« arbitrazhit ishin nĂ« diskutim rreth 800 milionĂ« dollarĂ« nĂ« kostot e projektit.

Bennett Jones thotë se kompania fitoi mbi 75% të pretendimeve të saj në arbitrazh dhe se shumica e mbrojtjeve dhe kundërpadive të palës tjetër u hodhën poshtë. Pala tjetër u urdhërua gjithashtu të paguante 70% të kostove të Bankers. Lexo link më poshtë për historinë e plotë të arbitrazhit:

Kush dominoi në arbitrazh?! Revista ndërkombëtare: Bankers fitoi 75% të pretendimeve, qeveria 25%  

The post Kryeministri Rama: Bankers Petroleum na detyrohet 240 mln euro; çfarë ndodhi me arbitrazhin appeared first on Revista Monitor.

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

20 July 2025 at 23:02

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 62.2%, nga 70.91% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm dhe 71.39% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi rënie në 13.72%, nga 13.9% që ishte në 6-mujorin e kaluar dhe nga 14.04% që kishte qenë në gjysmën e parë të vitit 2024.

Edhe për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar zbriti në 20.29%, nga 20.47% që ishte në 6-mujorin e mëparshëm.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 26.41%, nga 27.42% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm.

Ndërkohë, për kreditë më të mëdha, me shuma nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit u rrit në 11.2%, nga 11% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë. Norma mesatare efektive e interesit nuk nënkupton vetëm normën nominale të interesit të kredisë, por të gjitha kostot që i ngarkohen klientit për kredinë, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)

Rënia e normës efektive mesatare të interesit përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar, e përcaktuar nga lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e lartë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në pjesën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 5-mujorin 2025 sektori bankar disbursoi 23.2 miliardë lekë kredi të reja konsumatore. Vlera e kredisë konsumatore u rrit me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ka prekur njëkohësisht vlerën më të larta historike për 5-mujorin.

Huadhënia konsumatore është gjithnjë e më e përqendruar në monedhën vendase. 89% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë.

Në fund të majit 2025, portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 96.6 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. / E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit appeared first on Revista Monitor.

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate në total

20 July 2025 at 23:01

Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone.

Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%.

Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.

Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat.

Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të.

NĂ«se pĂ«rgjigja ka qenĂ« “po”, atĂ«herĂ« telefoni klasifikohet si “feature phone”, njĂ« pajisje me mĂ« shumĂ« funksione se telefoni bazik, por mĂ« pak se njĂ« smartphone.

Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular.

“PĂ«r shumĂ« njerĂ«z, telefoni celular pĂ«rdoret vazhdimisht – pĂ«r thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punĂ« dhe kĂ«rkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerĂ«zit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« varĂ«sinĂ« nga ndĂ«rveprimet online.

Kjo ka sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« qarta si reduktimi i varfĂ«risĂ«, rritja e konsumit dhe mĂ« shumĂ« mundĂ«si punĂ«simi, sidomos nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme”, thuhet nĂ« raportin Global Findex 2025./ N.Maho

 

 

The post Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate në total appeared first on Revista Monitor.

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

20 July 2025 at 23:00

Deri më 20 Korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me detyrime të prapambetura, të kenë përfunduar hartimin e planit të shlyerjes së borxheve.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët u kërkoi bashkive që planin e rehabilitimit financiar, pasi ta kenë miratuar në këshillat bashkiak ta paraqesin pranë ministrisë. Plani duhet të sigurojë ecurinë e shlyerjeve të borxheve brenda 12 muajve.

NĂ« total pĂ«r 2024 niveli i detyrimeve tĂ« prapambetura pĂ«r 61 bashkitĂ« nĂ« rang vendi ka arritur nĂ« vlerĂ«n e rreth 3,2 mld lekĂ«ve apo rreth 33 mln euro sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nĂ« raportin “Qeverisja vendore nĂ« ShqipĂ«ri- Raport mbi situatĂ«n 2024” tĂ« Institutit pĂ«r BashkitĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Krahasuar me 2023 detyrimet e prapambetura të krijuara nga pushtetit vendor kanë zbritur në vlerën e 1,5 miliardë lekëve apo 32,8% më pak.

Por pavarësisht tendencës rënëse të totalit të vlerës së detyrimeve të prapambetura, ecuria me shlyerjen e tyre për secilën bashki paraqitet mikse.

Në 2024 nga të dhënat e raportit evidentohet se 14 bashki kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura, ndërsa 3 bashki si ajo e Këlcyrës, Patosit dhe Mallkastrës nuk kanë krijuar detyrime të prapambetura të reja në 2024.

Po ashtu në 2024, sipas raportit 4 bashki në rang vendi paraqiten në vështirësi financiare, si bashkitë: Kavajë, Vorë, Cërrik, Dimal.

Sipas ligjit “PĂ«r financat vendore” nĂ«se niveli i detyrimeve tĂ« prapambetura Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« se 25% e shpenzimeve qĂ« bashkitĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« me burimet e veta ato konsiderohen nĂ« vĂ«shtirĂ«si financiare.

Nga totali i shpenzimeve që Bashkia Kavajë ka bërë në 2024 me burimet e veta, rreth 59% e tyre janë me borxhe të papaguara. Në Vorë shpenzimet me borxhe zenë 40%, në Dimal rreth 33% dhe në Cërrik rreth 37%.

Por pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për këto bashki janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të jeluar në raport rekomandohet se këto Bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2024 e në vijim.

NdĂ«rsa pĂ«r dy bashkitĂ« KavajĂ« dhe VorĂ« qĂ« paraqiten nĂ« situatĂ«n e vĂ«shtirĂ«sisĂ« serioze financiare raporti i Institutit pĂ«r BashkitĂ« e ShqipĂ«risĂ« thotĂ« se sipas ligjit “PĂ«r financat vendore” hapat qĂ« parashikohen pĂ«r tĂ« mundĂ«suar daljen nga vĂ«shtirĂ«sitĂ« janĂ«:

“Ministria e Financave, me marrjen e njoftimit nga kryetari i njĂ«sisĂ« sĂ« vetĂ«qeverisjes vendore ose kur e konstaton vetĂ«, i propozon KĂ«shillit tĂ« Ministrave masat pĂ«r daljen nga situata e vĂ«shtirĂ«sisĂ« serioze financiare.

Në këtë rast, Këshilli i Ministrave vendos:

a) të japë mbështetje financiare në formën e ndihmës apo huas, duke përcaktuar edhe planin për daljen e njësisë së vetëqeverisjes vendore nga situata e vështirësisë serioze financiare, si dhe planin e kthimit të shumës së dhënë;

b) të mandatojë Ministrinë e Financave për të negociuar ristrukturimin e borxheve dhe të detyrimeve të papaguara;

c) tĂ« shpallĂ« njĂ«sinĂ« e vetĂ«qeverisjes vendore nĂ« mbikĂ«qyrje financiare dhe tĂ« autorizojĂ« MinistrinĂ« e Financave si mbikĂ«qyrĂ«s financiar tĂ« saj, duke respektuar rigorozisht kĂ«to kushte: i) njĂ«sia e vetĂ«qeverisjes vendore nuk mund tĂ« marrĂ« asnjĂ« vendim qĂ« mund tĂ« çojĂ« nĂ« shtimin e detyrimeve tĂ« saj financiare; ii) njĂ«sia e vetĂ«qeverisjes vendore nuk mund tĂ« vendosĂ« shĂ«rbime tĂ« reja publike, tĂ« themelojĂ« sipĂ«rmarrje publike apo çdo institucion tjetĂ«r; iii) njĂ«sia e vetĂ«qeverisjes vendore nuk mund tĂ« shlyejĂ« asnjĂ« detyrim financiar, tĂ« krijuar para shpalljes sĂ« rastit tĂ« vĂ«shtirĂ«sisĂ« financiare, pĂ«rveç detyrimeve tĂ« pĂ«rcaktuara shprehimisht nĂ« planin e rehabilitimit financiar”, citohet nĂ« raport.

Nga Kavaja, Tirana deri te Pogradeci 10 bashkitë mbajtëse kryesore të borxhit

10 bashkitë kryesuese me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura janë e Kavajës dhe Tiranës pasuar nga Pogradeci, Vora, Rrogozhina, Dimali, Dibra, Cërriku, Peqini dhe Mati.

Pesha e borxhit të Bashkisë së Kavajës kundrejt totalit është 23%, e Tiranës 18%. Më pas e ndjekur nga Bashkia e Pogradecit me peshë 7,5% kundrejt totalit, Vora (4,8%), Rrogozhina (5%), Dimali (4,5%), Dibra (4%), Cërriku (3,6%), Peqini (2,5%) dhe Mati (2,4%).

Në 2024 konstatohet se 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura në raport me vitin paraardhës.

Spikasin Bashkia Rrogozhinë (+83.1 milionë lekë apo rreth 107% më shumë se 2023), Bashkia Mat (+49.3 milionë lekë apo 189% më shumë se në 2023) dhe Bashkia Berat (+47.6 milionë lekë apo 257% më shumë se 2023).

Nga ana tjetër, vërehet një ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga Bashkia Durrës (-266.8 milionë lekë apo 85,6% më pak se në 2023), Bashkia Tiranë (-217.7 milionë lekë apo 28% më pak se në 2023), Bashkia Vorë (-209.5 milionë lekë apo 58% më pak se në 2023), Bashkia Lezhë (-119 milionë lekë apo 70% më pak se në 2023) dhe Bashkia Elbasan (-107.5 milionë lekë apo 87% më pak se nga 2023).

Ndërsa Bashkia Këlcyrë dhe Bashkia Patos për të katërtin vit rradhazi nuk krijojnë asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera janë për energjinë

Pjesa mĂ« e madhe e detyrimeve tĂ« pashlyera nga 61 bashkitĂ« nĂ« rang vendi pĂ«r 2024 rezulton se Ă«shtĂ« pĂ«r zĂ«rin e shpenzimeve “TĂ« tjera” ku pjesĂ«n dĂ«rrmuese e zĂ«nĂ« detyrimet e prapambetura tĂ« energjisĂ« elektrike tĂ« njĂ«sive tĂ« qeverisjes vendore ndaj OSHEE sh.a..

PĂ«r zĂ«rin “TĂ« tjera” detyrimet e parapambetura zĂ«ne njĂ« total prej 1.05 mld lekĂ« apo rreth 33% tĂ« totalit tĂ« borxheve.

Detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (933 mln lekë) vijojnë të kenë një peshë prej 29,2% në totalin e detyrimeve të prapambetura në këtë periudhë. Ndërkohë që detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta kapin vlerën e 527 mln lekë si dhe për vendime gjyqësore 316 mln lekë apo 10% të totalit të borxhit. / D.Azo

 

 

 

The post Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Doganat pyetësor për biznesin

18 July 2025 at 16:49

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se ka hartuar një pyetësor për bizneset në funksion të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve doganore, duke ndjekur qasjen europiane për një administratë efikase dhe digjitale.

Në Pyetësorin e fundit të zhvilluar me bizneset, janë regjistruar vlerësime maksimale për performancën e administratës doganore, të cilat pasqyrojnë progresin e vazhdueshëm në:

‱ Digjitalizimin e shĂ«rbimeve dhe lehtĂ«simin e aksesit online;

‱ Uljen e kohĂ«s sĂ« pĂ«rpunimit tĂ« deklaratave pĂ«r import, eksport dhe tranzit;

‱ Autorizimin e OperatorĂ«ve EkonomikĂ« tĂ« Autorizuar, qĂ« pĂ«rfitojnĂ« lehtĂ«sira nĂ« procedura dhe kontrolle.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar të dëgjojë dhe të përfshijë opinionin e biznesit për të garantuar një shërbim gjithnjë e më cilësor dhe të përshtatur me nevojat konkrete të operatorëve ekonomikë.

🔗PyetĂ«sori nĂ« shqip:

 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdDLtfuZfl2dBV2FQ4ltUX5SqmGjoHAFPy_3vd_LW8SMdY4QQ/viewform?usp=sf_link

 

The post Doganat pyetësor për biznesin appeared first on Revista Monitor.

Corriere: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët: zbehet Shqipëria, pushuesit i kthehen Puglia-s

18 July 2025 at 14:12

Duket se “efekti ShqipĂ«ri”, nĂ« formatin e turizmit bregdetar, nuk ka mĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n tĂ«rheqje.

Ose më saktë, nuk po josh më atë kategori turistësh italianë që gjatë tre viteve të fundit e kishin konsideruar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushimet e verës përtej Adriatikut.

“PĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« sinqertĂ« – shpjegon Michele Viola, drejtues i agjencisĂ« turistike Goodays – qĂ« nĂ« fund tĂ« sezonit tĂ« kaluar vumĂ« re se filloi rĂ«nia. NjĂ« prirje qĂ« kĂ«tĂ« vit, nĂ« 2025, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« mĂ« e dukshme: kemi shumĂ« pak kĂ«rkesa pĂ«r pushime nĂ« bregdetin shqiptar, ndĂ«rsa grupet e organizuara po orientohen drejt alternativave tĂ« tjera”.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie në Bari, fluksi i turistëve italianë drejt Shqipërisë ka rënë ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, kur pati një rritje prej 30% falë përfitimeve ekonomike dhe bukurive natyrore.

“Duhet thĂ«nĂ« troç – vijon Viola – se tĂ« ardhurat e familjeve italiane po tkurren nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme dhe organizimi i pushimeve Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« i vĂ«shtirĂ«. MĂ« parĂ«, ShqipĂ«ria ofronte njĂ« raport tĂ« favorshĂ«m mes çmimit dhe shĂ«rbimit, por sot kjo baraspeshĂ« nuk ekziston mĂ«. Rezervimet janĂ« mĂ« pak se gjysma e atyre qĂ« kishim tre vjet mĂ« parĂ«.

Agjencia jonĂ« po orienton punĂ«n drejt tureve tĂ« organizuara nĂ« destinacione si Egjipti, Dubai apo Spanja, dhe falĂ« kĂ«saj strategjie, qarkullimi ynĂ« Ă«shtĂ« rritur. NdĂ«rsa ata qĂ« nuk zgjedhin tĂ« udhĂ«tojnĂ« jashtĂ« vendit, preferojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« Puglia dhe tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« fundjavat nĂ« destinacione bregdetare duke pĂ«rdorur strukturat Bed & Breakfast”.

Sipas Massimo Salomone, koordinator i sektorit tĂ« turizmit nĂ« Confindustria Puglia dhe president i degĂ«s nĂ« Bari dhe BAT, “ShqipĂ«ria ka shĂ«nuar padyshim rritje si destinacion, falĂ« investimeve tĂ« shpejta infrastrukturore dhe njĂ« burokracie mĂ« fleksibĂ«l, por lidhja e saj me konceptin e turizmit tĂ« lirĂ« shpesh Ă«shtĂ« e gabuar.

Ka elementĂ« tĂ« ofertĂ«s turistike shqiptare qĂ« kĂ«rkojnĂ« kujdes, si cilĂ«sia e shĂ«rbimeve, transparenca nĂ« çmime dhe niveli i pĂ«rgjithshĂ«m i ofertĂ«s – siç janĂ« raportuar nga shumĂ« turistĂ« italianĂ«. QĂ«llimi ynĂ« nuk Ă«shtĂ« tĂ« thellojmĂ« konkurrencĂ«n, por tĂ« ndĂ«rtojmĂ« sinergji pozitive.

ShqipĂ«ria dhe Puglia ndajnĂ« tĂ« njĂ«jtin det dhe trashĂ«gimi kulturore, qĂ« mund tĂ« shĂ«rbejĂ« si bazĂ« pĂ«r projekte tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« fushĂ«n e turizmit dhe infrastrukturĂ«s. MegjithatĂ«, duhet theksuar se Italia, dhe veçanĂ«risht Puglia, mbetet njĂ« destinacion shumĂ« i dashur pĂ«r turistĂ«t italianĂ«â€.

Në përfundim, problemi qëndron tek rritja e kostove që prek shtresën e mesme.

“Ajo pjesĂ« e klientelĂ«s qĂ« mĂ« parĂ« ishte e gatshme tĂ« pranonte shĂ«rbime jo shumĂ« tĂ« sofistikuara nĂ« kĂ«mbim tĂ« njĂ« çmimi tĂ« leverdisshĂ«m – pĂ«rfundon Piero Innocenti, zĂ«vendĂ«spresident i Fiavet Puglia – sot nuk gjen mĂ« arsye pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« ShqipĂ«ri, sepse nuk e ndjen mĂ« pĂ«rfitimin.

Mesa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo po i pengon pushuesit. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kroaci dhe Mal të Zi, ndërsa Greqia ende po qëndron mirë.

NdĂ«rkohĂ«, segmenti i udhĂ«timeve me kroçerĂ« po performon mirĂ«, edhe gjatĂ« muajve shtator dhe tetor. Sa pĂ«r Puglian? Sektori po ecĂ«n me ritmet e njĂ«jta si viti i kaluar, dhe lidhjet ajrore ndĂ«rkombĂ«tare po ndihmojnĂ« nĂ« rritjen e mĂ«tejshme tĂ« turizmit nĂ« rajon”./ Corriere della sera

The post Corriere: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët: zbehet Shqipëria, pushuesit i kthehen Puglia-s appeared first on Revista Monitor.

Strehimi social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë në janar-prill

18 July 2025 at 13:30

Programet e strehimit social ku përfshihen disa ndarje, nga subvencionimi i interesave të kredive për banesa deri tek qiraja në tregun e lirë për familjet përfituese kanë marrë nga buxheti i shtetit 144 milionë lekë apo 1.44 milionë euro për periudhën janar-prill.

Të dhënat e raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) tregojnë se janë disa mijëra familje që mbeten pjesë e këtyre programeve dhe që kanë ardhur në rritje kumulative nga viti në vit.

“Objektivi i programit Ă«shtĂ« tĂ« sigurojĂ«, deri nĂ« vitin 2030, strehim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m e tĂ« pĂ«rballueshĂ«m pĂ«r rreth 35,000 individĂ«ve/familjeve qĂ« kanĂ« aplikuar pĂ«r strehim dhe qĂ« nuk pĂ«rballojnĂ« dot kostot e tregut tĂ« banesave.

Ky tregues llogaritet në mënyrë kumulative nga viti bazë 2016, dhe deri në fund të 4-mujorit të parë të vitit 2025 janë adresuar nevojat e 24 019 familjeve, duke realizuar objektivin afat-gjatë në masën 68.6%.

GjatĂ« 4M I 2025 u shpenzuan 144 milionĂ« LEK, ose 11% pĂ«r qind e buxhetit tĂ« planifikuar” thuhet nĂ« dokumentin e MEKI.

Sa i takon realizimit të 4M I 2025 janë disa zëra që përfitojnë nga program i strehimit.

– 5 923 familje kanĂ« pĂ«rfituar nga subvencionimi i interesave pĂ«r kreditĂ« ekzistuese, nĂ« vlerĂ«n 41.7 milionĂ« LEK.

– 100 familje kanĂ« pĂ«rfituar subvencionim tĂ« interesave pĂ«r kredi tĂ« reja me vlerĂ«n 19 milionĂ« LEK.

– 721 familje kanĂ« pĂ«rfituar subvencionim tĂ« qirasĂ« nĂ« tregun e lirĂ« sipas Ligjit nr.22/2018, i ndryshuar me vlerĂ« prej 76.5 milionĂ« LEK.

– 110 familje kanĂ« pĂ«rfituar subvencionim qiraje pĂ«r shpronĂ«simin nga ndĂ«rtimi i UnazĂ«s sĂ« Madhe, me kosto faktike 5 milionĂ« LEK.

Ministria vlerëson se përsa i përket investimeve publike, realizimi për 4 I 2025 ishte 35% e buxhetit fillestar dhe 27% e buxhetit të rishikuar.

Buxheti i shpenzimeve kapitale pësoi ndryshime gjatë vitit, duke shtuar shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në masën 1 milardë lekë, në zërin Transferte kapitale, me Aktin Normativ nr.3, datë 29.04.2025. Janë realizuar projekte investimi me financim të brendshëm në vlerën e rreth 1.03 mld lekë ku ndër të tjera.

– NĂ« programin Strehimi, i cili konsiston nĂ« sigurimin e strehimit tĂ« pĂ«rballueshĂ«m dhe tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r individĂ« e familje qĂ« nuk pĂ«rballojnĂ« dot kostot e strehimit nĂ« treg, janĂ« realizuar projektet me vlerĂ« totale 537.6 milionĂ«, konkretisht

– PĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s kryesisht pĂ«r zonat informale, alokuar fonde 21.9 milionĂ« LEK.

– Rikonstruksion i godinave nĂ« pronĂ«si tĂ« NJVV pĂ«r Strehim Social, alokuar fonde nĂ« vlerĂ«n 12.5 milionĂ« LEK.

– PĂ«rmirĂ«sim i banesave ekzistuese pĂ«r komunitetet e varfra dhe tĂ« pafavorizuara, alokuar fondin nĂ« vlerĂ«n 47.8 milionĂ« LEK.

The post Strehimi social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë në janar-prill appeared first on Revista Monitor.

Ministri i Financave apel tregtarëve të pakicës: Fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni

18 July 2025 at 12:23

Prej ditës së hënë administrata tatimore ka nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në tregjet e mëdha, baxhot apo thertoret.

Në kuadër të aksionit të nisur, ministri i Financave, Petrit Malaj u takua me biznese të pakicës të mallrave të bulmetit dhe mishit në qytetin e Lushnjës.

Gjatë bisedës me përfaqësues të këtyre bizneseve, Ministri Malaj theksoi rëndësinë që çdo tregtim nga ana e tregtarëve të pakicës i produkteve bujqësore dhe blegtorale, si produktet e bulmetit apo produktet e mishit, duhet të shoqërohet me faturë fiskale.

Tregtimi i këtyre produkteve përmes shoqërimit me faturë fiskale, theksoi z. Malaj, shërben jo vetëm për formalizimin e tregut, por edhe për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

“ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« kuptohet nga tĂ« gjithĂ« tregtarĂ«t e pakicĂ«s qĂ« çdo produkt qĂ« ata tregtojnĂ«, qofshin kĂ«to produkte tĂ« bulmetit, qofshin kĂ«to produkte apo nĂ«nprodukte tĂ« mishit, do tĂ« duhet tĂ« jenĂ« tĂ« shoqĂ«ruara me njĂ« faturĂ« fiskale.

Kjo jo vetëm në kuadër të formalizimit të tregut, por edhe në kuadër të sigurisë ushqimore.

Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve.

Ju bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« tregtarĂ«ve me pakicĂ« qĂ« tĂ« fillojnĂ« dhe tĂ« sigurojnĂ« faturat e tyre tĂ« blerjeve pĂ«r çdo mall qĂ« ata blejnĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« jo vetĂ«m tĂ« formalizojnĂ« aktivitetin e tyre, por nga ana tjetĂ«r edhe tĂ« sigurojnĂ« dhe tĂ« garantojnĂ« sigurinĂ« ushqimore pĂ«r konsumatorĂ«t shqiptarĂ«â€, u shpreh Ministri.

Ministri tha se të gjitha subjektet e tregtimit me pakicë duhet të ndërgjegjësohen mbi detyrimet ligjore, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë.

Aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe përmirësimit të sigurisë ushqimore në vendin tonë, po zbatohet në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

The post Ministri i Financave apel tregtarëve të pakicës: Fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni appeared first on Revista Monitor.

Rritja e pagave çoi në buxhet 180 mln euro më shumë nga sigurimet e tatimi i të ardhurave personale

18 July 2025 at 10:20

Buxheti ka arkëtuar nga taksat e tatimet 366 miliardë lekë në 6 mujorin e parë të vitit 2025, me një rritje prej 6.7%, ose 22.8 miliardë lekë më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi Ministria e Financave.

Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 332.5 miliardë lekë në 6 mujorin e parë të vitit 2025. Për shkak të të ardhurave më të larta se shpenzimet, buxheti ka rezultuar me një suficit prej 33.5 miliardë lekësh.

Në rritje prej 22.8 miliardë lekë të të ardhurave ndikimin kryesor e kanë dhënë tatimi mbi të ardhurat personale, të ardhurat e të cilit ishin 8.6 miliardë lekë më shumë, si dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, të cilat sollën 9.7 miliardë lekë, me një total prej rreth 18 miliardë lekësh, ose 180 milionë euro.

Vitin e kaluar, qeveria ndoqi një politikë agresive të rritjes së pagave në administratën publike, që automatikisht rrit të ardhurat nga sigurimet shoqërore e tatimi mbi pagën. Edhe administrata tatimore në fund të viti ttë kaluar nisi një aksion për deklarimet reale të pagave në sektorin privat.

TĂ« ardhurat

Sipas njoftimit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave, tĂ« ardhurat totale, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, arritĂ«n nĂ« rreth 366 miliardĂ« lekĂ«, njĂ« realizim nĂ« masĂ«n 100.6 % tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 22.8 miliardë lekë më shumë ose 6.7 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 6 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 48.3% të planit vjetor.

TĂ« ardhurat e arkĂ«tuara nga Tatimet dhe Doganat, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, janĂ« nĂ« shumĂ«n 242.3 miliardĂ« lekĂ«, rreth 20.2 miliardĂ« lekĂ« ose 9.1% mĂ« shumĂ« nĂ« krahasim me Janar – Qershor 2024.

TĂ« ardhurat tatimore tĂ« mbledhura nga administrata doganore (tĂ« ardhurat nga TVSH nĂ« import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025 u realizuan nĂ« vlerĂ«n 113.6 miliardĂ« lekĂ«, 3.7 miliardĂ« lekĂ« ose 3.4% mĂ« shumĂ« se Janar – Qershori i vitit 2024.

– TĂ« ardhurat nga TVSH nĂ« import, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, janĂ« 75.9 miliardĂ« lekĂ«, 674 milionĂ« lekĂ« ose 0.9% mĂ« shumĂ« se e njĂ«jta periudhĂ« e njĂ« viti mĂ« parĂ«.

– TĂ« ardhurat nga akciza, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, janĂ« realizuar nĂ« shumĂ«n 32.1 miliardĂ« lekĂ«, 3.2 miliardĂ« lekĂ« ose 11.2% mĂ« shumĂ« se e njĂ«jta periudhĂ« e vitit 2024, si dhe realizim nĂ« shumĂ«n 1.5 miliardĂ« lekĂ« ose 4.8% mĂ« shumĂ« se plani i akcizĂ«s pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025.

– TĂ« ardhurat e arkĂ«tuara nga renta minerare nĂ« eksport, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, janĂ« nĂ« shumĂ«n 1.1 miliardĂ« lekĂ«, njĂ« realizim prej 78.1 % kundrejt planit tĂ« periudhĂ«s Janar – Qershor 2025.

– TĂ« ardhurat nga taksat doganore, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, janĂ« arkĂ«tuar nĂ« vlerĂ«n 4.5 miliardĂ« lekĂ«, 183 milionĂ« lekĂ« ose 4.2% mĂ« shumĂ« se Janar – Qershori i vitit 2024, si dhe realizim prej 87.9% kundrejt planit tĂ« periudhĂ«s.

TĂ« ardhurat tatimore tĂ« mbledhura nga administrata tatimore (tĂ« ardhurat nga TVSH neto nĂ« vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi tĂ« ardhurat personale, taksat nacionale), pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, u realizuan nĂ« shumĂ«n 128.7 miliardĂ« lekĂ«, 16.5 miliardĂ« lekĂ« ose 14.7% mĂ« shumĂ« se Janar – Qershori i vitit 2024. Krahasuar me planin, tĂ« ardhurat e mbledhura janĂ« 2.8 miliardĂ« lekĂ« ose 2.2% mĂ« shumĂ«.

– TĂ« ardhurat nga TVSH e arkĂ«tuar (neto) u realizuan nĂ« shumĂ«n 33.2 miliardĂ« lekĂ«, 5.7 miliardĂ« lekĂ« ose 20.8% mĂ« shumĂ« se periudha Janar – Qershor 2024, dhe me realizim nĂ« shumĂ«n prej +918 milionĂ« lekĂ« ose 2.8% mĂ« shumĂ« se plani i periudhĂ«s. Rimbursimet e dhĂ«na pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025 janĂ« nĂ« shumĂ«n 11.1 miliardĂ« lekĂ«.

– TĂ« ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan nĂ« shumĂ«n 33.2 miliardĂ« lekĂ«, 645 milionĂ« lekĂ«, ose 2% mĂ« shumĂ« se periudha Janar – Qershor 2024.

– TĂ« ardhurat nga tatimi mbi tĂ« ardhurat personale, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, janĂ« nĂ« shumĂ«n 40.8 miliardĂ« lekĂ«, 8.6 miliardĂ« lekĂ« ose 26.6% mĂ« shumĂ« se periudha Janar – Qershor 2024, si dhe 5.4 miliardĂ« lekĂ« ose 15.4% mĂ« shumĂ« se plani i periudhĂ«s Janar – Qershor 2025.

– TĂ« ardhurat nga taksat nacionale, pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025, u realizuan nĂ« shumĂ«n 21.5 miliardĂ« lekĂ«, 1.6 miliardĂ« lekĂ« ose 7.8% mĂ« shumĂ« se Janar – Qershori i vitit 2024.

– TĂ« ardhurat nga Fondet Speciale, qĂ« pĂ«rfshijnĂ« tĂ« ardhurat nga sigurimet shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore, tĂ« mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH pĂ«r periudhĂ«n Janar – Qershor 2025 u realizuan nĂ« shumĂ«n 87.6 miliardĂ« lekĂ«, 9.7 miliardĂ« lekĂ« ose 12.5% mĂ« shumĂ« se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 104.8% tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 332.5 miliardë lekë me një realizim në masën 99.8% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky zë ka rezultuar 14.1% më i lartë ose rreth 41.2 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 6 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.3% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 40.2% sipas Aktit Normativ Nr. 6 datë 11.06.2025.

– Shpenzimet korente, pĂ«r periudhĂ«n 6 mujore tĂ« vitit 2025, rezultuan nĂ« rreth 299.6 miliardĂ« lekĂ«. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ« ky zĂ« rezultoi 13.2% mĂ« i lartĂ« ose rreth 34.8 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ«, si dhe me njĂ« realizim nĂ« masĂ«n 99% tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s.

– Shpenzimet kapitale, pĂ«r periudhĂ«n 6 mujore tĂ« vitit 2025, rezultuan nĂ« rreth 32 miliardĂ« lekĂ«. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ« ky zĂ« rezultoi 20.8% mĂ« i lartĂ« ose rreth 5.5 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ«, si dhe me njĂ« realizim nĂ« masĂ«n 108.1% tĂ« planit tĂ« periudhĂ«s.

– Niveli i suficitit, nĂ« periudhĂ«n 6 mujore tĂ« vitit 2025, rezultoi nĂ« rreth 33.5 miliardĂ« lekĂ«. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, niveli i suficitit rezultoi 35.3% mĂ« i ulĂ«t ose 18.3 miliardĂ« lekĂ« mĂ« pak.

Burimi: Ministria e Financave

The post Rritja e pagave çoi në buxhet 180 mln euro më shumë nga sigurimet e tatimi i të ardhurave personale appeared first on Revista Monitor.

Portofoli i qirasë financiare arriti në 128 milionë euro në fund të 2024

18 July 2025 at 10:00

Tregu i qirasë financiare (lizingut) u rrit me ritme dyshifrore vitin e kaluar.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i qirasë financiare në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 12.5 miliardë lekëve ose rreth 128 milionë eurove. Vlera e portofolit u rrit me 11.6% krahasuar me vitin 2023.

Qiraja financiare është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve dhe në një pjesë më të vogël në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve.

Portofoli i qirasë financiare, sipas produkteve, dominohet nga financimet për mjete transporti personale (42%) dhe mjete transporti pune (28%). Portofoli i financimit të automjeteve personale vitin e kaluar u rrit me 12.1%, ndërsa ai i financimit të mjeteve të punës me rreth 8.7%.

Ndërkohë, pajisjet e tjera të punës dhe linjat e prodhimit përbënin pak më shumë se 6% të portofolit total të qirasë financiare. Vlera e këtij portofoli ngeli pothuajse e pandryshuar gjatë vitit 2024, për një shumë totale prej rreth 800 milionë lekësh.

Në një masë më të vogël, produkti i qirasë financiare përdoret edhe për financimin e pasurive të paluajtshme. Në fund të 2024, ky portofol kishte vlerën modeste të 190 milionë lekëve (1.5% të portofolit total). Megjithatë, vlera e lizingut me qëllim financimin e pasurive të paluajtshme u rrit me 46% krahasuar me një vit më parë.

Në vitet e fundit, kompanitë e lizingut po shtojnë vëmendjen edhe në financimin e pajisjeve për prodhimin e energjisë së rinovueshme, sidomos të paneleve diellore.

Tregu i qirasë financiare, ashtu si ai i produkteve të tjera financiare, ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë. Ky treg është nxitur ndjeshëm nga rritja e turizmit.

Turizmi ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbën një segment të rëndësishëm të kërkesës për financime me lizing. Një aktivitetet tjetër ku lizingu ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.

Efekti i tërthortë i turizmit shtrihet edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore (edhe këtu një pjesë e rëndësishme e kërkesës vjen nga turizmi mjekësor), ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitet 10 institucione të licencuara për ofrimin e qirasë financiare. Megjithatë, veç institucioneve financiare jobanka, ky produkt ofrohet edhe nga disa prej bankave tregtare në vend.

Qiraja financiare është një produkt i ngjashëm me kredinë, por ndryshimi kryesor është se produkti i financuar nëpërmjet saj mbetet në pronësi të institucionit financiar deri në momentin kur klienti shlyen detyrimin e plotë.

Mekanizmi i lizingut parashikon një parapagim të pjesshëm nga klienti të vlerës së mjetit apo pajisjes së financuar, ndërsa pjesa e mbetur paguhet me këste mujore deri në shlyerjen e plotë të vlerës./ E.Shehu

Burimi: BSH

 

The post Portofoli i qirasë financiare arriti në 128 milionë euro në fund të 2024 appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë do të ulë komisionet për transfertat bankare

17 July 2025 at 23:02

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në kuadrin që rregullon funksionimin e sistemeve të pagesave të administruara prej saj.

Veç të tjerash, ndryshimet në rregullore parashikojnë ulje të mëtejshme të komisioneve që klientët e sektorit bankar do të paguajnë për transfertat e parave që do të kryejnë mes institucioneve të ndryshme financiare.

NĂ« projektrregulloren e re “PĂ«r funksionimin e sistemit tĂ« klerimit tĂ« pagesave me vlerĂ« tĂ« vogĂ«l – AECH”, Banka e ShqipĂ«risĂ« propozon qĂ« pĂ«r pagesat nĂ« nisje tĂ« urdhĂ«ruara nga klientĂ« tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve dhe qĂ« transferohen nĂ«pĂ«rmjet sistemit AECH, por qĂ« janĂ« tĂ« iniciuara nĂ« formĂ« elektronike, me vlerĂ« mĂ« tĂ« vogĂ«l ose tĂ« barabartĂ« me 40 mijĂ« lekĂ«, nuk duhet tĂ« aplikohen komisione.

Aktualisht, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) është 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.

Projektrregullorja parashikon edhe ulje tĂ« komisioneve pĂ«r transfertat nĂ« vlera mĂ« tĂ« mĂ«dha, e pĂ«rshkallĂ«zuar nĂ« disa shuma. Çmimi i komisioneve tĂ« aplikuara nga institucionet financiare pĂ«r klientĂ«t e tyre, pĂ«r tĂ« gjitha urdhĂ«rpagesat nĂ« nisje nĂ«pĂ«rmjet AECH me vlerĂ« nga 40 mijĂ« lekĂ« deri nĂ« 1 milion lekĂ«, nuk duhet tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 100 lekĂ«.

Me kuadrin aktual, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kanë një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.

Projektrregullorja parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Aktualisht, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguajnë një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).

Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, projektrregullorja propozon një komision tavan prej 1 mijë lekësh.

Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.

Projektrregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.

Për pagesat në nisje që janë të iniciuara në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.

Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.

Ndryshimet në kuadrin rregullator të sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë janë hartuar në një kohë që po punohet njëkohësisht për ngritjen e një sistemi kombëtar të pagesave të shpejta (instant payments), sipas modelit TIPS që do të ofrojë Banka e Italisë./ E.Shehu

The post Banka e Shqipërisë do të ulë komisionet për transfertat bankare appeared first on Revista Monitor.

Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza

17 July 2025 at 23:01

Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore me qëllim gjurmueshmërinë e mallrave për forcimin e sigurisë ushqimore.

Ndërmarrja e aksionit parashikohet të zbatohet nëpërmjet disa fazave sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), ku përveç subjekteve në Tiranë aksioni do të zhvendoset drejt rretheve dhe më pas te pikat e grumbullimit dhe përpunimit.

Gjatë këtyre ditëve aksioni i tatimorëve është fokusuar në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë.

Në Tiranë në 3 ditët e para të aksionit janë kontrolluar 87 subjekte dhe janë sekuestruar 20 ton mallra blegtorale që kanë rezultuar se tregtoheshin pa faturë.

“Fokusi i aksionit pĂ«r tregtimin e mallrave me faturĂ« do tĂ« jenĂ« tregjet e mĂ«dha, thertoret, baxhot, mĂ« pas grumbulluesit dhe pĂ«rpunuesit tĂ« cilat kanĂ« volum tregtar tĂ« lartĂ« qĂ« mĂ« pas tregtohen nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Nga kontrollet e kryesore deri tani mĂ« problematik pĂ«r tregtim tĂ« mallit pa faturĂ« rezultojnĂ« tregjet e mĂ«dha tĂ« mallrave bujqĂ«sore dhe blegtorale dhe thertoret”, pohon administrata tatimore.

Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të shtrihet edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve.

Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale.

Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.

Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Ndërsa numri i supermarketeve të kontrolluara deri tani mbetet i ulët. Aksioni i ndërmarrë nga aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Në mbyllje të aksionit nëpërmjet të cili synohet të rritet autofaturime për mallrat e tregtuara nga fermeri, qeveria parashikon të nisë zbatimin e skemës së rimbursimit të TVSH-së në masën 10% për fermerin. Projektligji për kthimin e skemës së kompensimit të TVSh-së pritet të shqyrtohet për miratim vitin e ardhshëm, ku dhe do të nisë zbatimin.

Pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2019 në skemën e rimbursimit të TVSH-së ku nga 20% u ul në 6%, prej 2022 TVSH-ja e kreditueshme për blerjet e mallrave nga fermerët u shfuqizua. / D.Azo

https://monitor.al/qeveria-gati-te-riktheje-skemen-e-kompensimit-te-tvsh-se-per-fermeret-ne-nivelin-10/

 

The post Nga tregjet bujqësore te thertoret dhe përpunuesit, aksioni për faturimin do shtrihet në 3 faza appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët paguan 3 milionë euro kamatëvonesa në faturat e energjisë elektrike për janar-prill

17 July 2025 at 23:00

Shqiptarët paguan rreth 3 milion euro si kamatvonesa për faturat e tyre të energjisë që nuk u paguan në kohë, sipas të dhënave të raportuara nga OSHEE Group për periudhën janar-prill.

Numri i faturave për të cilat është arkëtuar kamatëvonese është 1.36 milionë.

Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin janar ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të shkurtit.

Përpos këtyre, OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste.

Deri në fund të prillit arkëtimet totale të Furnizuesit të Shërbimit Universal që është pjesë e OSHEE Group ishin 27 miliardë lekë apo rreth 270 milionë euro. Pagesat e faturave brenda afatit ka rezultuar në nivelin 96 për qind për katër muajt e parë të vitit.

Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.34 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në 4 muajt të këtij viti ishin 4.1 milionë.

Numri i faturave të emetuara pa lexim pra dëm ekonomik në total për 4 muaj ishte në një shifër prej 79 ndërkohë që nga raportimi standard i dikurshëm është hequr shifra e faturave me konsum zero. Një tjetër tregues i raportuar për janar-prill është ajo e numrit të faturave të emetuara pa lexim (energji e pa matur) ishte 1.2 milionë ku shifrën më të lartë e mban muaji shkurt me 308 mijë./ N.Maho

The post Shqiptarët paguan 3 milionë euro kamatëvonesa në faturat e energjisë elektrike për janar-prill appeared first on Revista Monitor.

❌
❌