Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Borxhi publik rinis rritjen, 55.7% të PBB-së në qershor

22 July 2025 at 11:00

Borxhi publik u rrit në 55.7 % të PBB-së në fund të qershorit 2025 në krahasim me 53.9% që ishte në fund të vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Brenda 6 muajve borxhi publik u rrit me 1.8% të PBB-së, si rrjedhojë e emetimit të eurobondit 650 milionë euro me afat 10 vjeçar në shkurt të këtij viti. Ministria e Financave po planifikon që niveli i borxhit publik të jetë në 57.6 për qind të PBB-së ketë vit. Ministri i financave, Petrit Malaj ka pohuar se borxhi do të vijë në ulje për shkak të shlyerjeve në 6 mujorin e dytë të 2025 të maturimeve të eurobondeve në të marra vitet e fundit.

Borxhi i përgjithshëm i qeverisë qendrore në fund të qershorit 2024 ka arritur mbi 1.3 trilion lekë. 56,3% të totalit e zë borxhi i brendshëm, ndërsa borxhi i jashtëm përbën 43.7%.

Ndarja sipas maturimit tregon se borxhi afatgjatë përbën pjesën dërrmuese të detyrimeve, me 84.1% të totalit, ndërsa borxhi afatshkurtër përfaqëson vetëm 15.9%.

Interesat e paguara për borxhin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 arritën në 29.3 miliardë lekë, që përbën 1.2% të PBB-së.

Gati 63 për qind e borxhit të jashtëm është në euro. Ky ekspozim në rritje në ndaj euros mund të kthehet në rrezik veçanërisht leku zhvlerësohet.

Rritja e të ardhurave mbi parashikimet dhe nga ana tjetër paaftësia për të realizuar shpenzimet publike sipas programit buxhetor ka ndihmuar në rënien e borxhit publik përtej pritshmërive në vitet e fundit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lajmëruar shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7% të PBB-së në dhjetë vitet e ardhshme (afërsisht 1,7 mld euro).

Në vitin 2024, shpenzimet publike të vendit ishin rreth 31% të PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhet të arrijnë mbi 38% të PBB-së, për shkak të nevojave më të larta për financimin e skemës së pensioneve dhe për financimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, si pasojë e plakjes së popullsisë.

Stafi teknik i FMN-së projekton një rritje të shpenzimeve buxhetore, duke filluar nga viti 2026. Faktorët që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje dhe digjitalizim.

Për të ruajtur balancat, shpenzimet publike duhet të shoqërohen me rritje të të ardhurave. Veçanërisht, konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve, e cila duhet të sigurojë një mbulim më të mirë të popullsisë me kontribute. Për rritjen e të ardhurave për sigurimet shoqërore, do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Borxhi publik rinis rritjen, 55.7% të PBB-së në qershor appeared first on Revista Monitor.

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

20 July 2025 at 23:00

Deri më 20 Korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me detyrime të prapambetura, të kenë përfunduar hartimin e planit të shlyerjes së borxheve.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët u kërkoi bashkive që planin e rehabilitimit financiar, pasi ta kenë miratuar në këshillat bashkiak ta paraqesin pranë ministrisë. Plani duhet të sigurojë ecurinë e shlyerjeve të borxheve brenda 12 muajve.

Në total për 2024 niveli i detyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro sipas të dhënave të publikuara në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën 2024” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë.

Krahasuar me 2023 detyrimet e prapambetura të krijuara nga pushtetit vendor kanë zbritur në vlerën e 1,5 miliardë lekëve apo 32,8% më pak.

Por pavarësisht tendencës rënëse të totalit të vlerës së detyrimeve të prapambetura, ecuria me shlyerjen e tyre për secilën bashki paraqitet mikse.

Në 2024 nga të dhënat e raportit evidentohet se 14 bashki kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura, ndërsa 3 bashki si ajo e Këlcyrës, Patosit dhe Mallkastrës nuk kanë krijuar detyrime të prapambetura të reja në 2024.

Po ashtu në 2024, sipas raportit 4 bashki në rang vendi paraqiten në vështirësi financiare, si bashkitë: Kavajë, Vorë, Cërrik, Dimal.

Sipas ligjit “Për financat vendore” nëse niveli i detyrimeve të prapambetura është më i lartë se 25% e shpenzimeve që bashkitë kanë bërë me burimet e veta ato konsiderohen në vështirësi financiare.

Nga totali i shpenzimeve që Bashkia Kavajë ka bërë në 2024 me burimet e veta, rreth 59% e tyre janë me borxhe të papaguara. Në Vorë shpenzimet me borxhe zenë 40%, në Dimal rreth 33% dhe në Cërrik rreth 37%.

Por pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për këto bashki janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të jeluar në raport rekomandohet se këto Bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2024 e në vijim.

Ndërsa për dy bashkitë Kavajë dhe Vorë që paraqiten në situatën e vështirësisë serioze financiare raporti i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë thotë se sipas ligjit “Për financat vendore” hapat që parashikohen për të mundësuar daljen nga vështirësitë janë:

“Ministria e Financave, me marrjen e njoftimit nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore ose kur e konstaton vetë, i propozon Këshillit të Ministrave masat për daljen nga situata e vështirësisë serioze financiare.

Në këtë rast, Këshilli i Ministrave vendos:

a) të japë mbështetje financiare në formën e ndihmës apo huas, duke përcaktuar edhe planin për daljen e njësisë së vetëqeverisjes vendore nga situata e vështirësisë serioze financiare, si dhe planin e kthimit të shumës së dhënë;

b) të mandatojë Ministrinë e Financave për të negociuar ristrukturimin e borxheve dhe të detyrimeve të papaguara;

c) të shpallë njësinë e vetëqeverisjes vendore në mbikëqyrje financiare dhe të autorizojë Ministrinë e Financave si mbikëqyrës financiar të saj, duke respektuar rigorozisht këto kushte: i) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të marrë asnjë vendim që mund të çojë në shtimin e detyrimeve të saj financiare; ii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të vendosë shërbime të reja publike, të themelojë sipërmarrje publike apo çdo institucion tjetër; iii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të shlyejë asnjë detyrim financiar, të krijuar para shpalljes së rastit të vështirësisë financiare, përveç detyrimeve të përcaktuara shprehimisht në planin e rehabilitimit financiar”, citohet në raport.

Nga Kavaja, Tirana deri te Pogradeci 10 bashkitë mbajtëse kryesore të borxhit

10 bashkitë kryesuese me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura janë e Kavajës dhe Tiranës pasuar nga Pogradeci, Vora, Rrogozhina, Dimali, Dibra, Cërriku, Peqini dhe Mati.

Pesha e borxhit të Bashkisë së Kavajës kundrejt totalit është 23%, e Tiranës 18%. Më pas e ndjekur nga Bashkia e Pogradecit me peshë 7,5% kundrejt totalit, Vora (4,8%), Rrogozhina (5%), Dimali (4,5%), Dibra (4%), Cërriku (3,6%), Peqini (2,5%) dhe Mati (2,4%).

Në 2024 konstatohet se 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura në raport me vitin paraardhës.

Spikasin Bashkia Rrogozhinë (+83.1 milionë lekë apo rreth 107% më shumë se 2023), Bashkia Mat (+49.3 milionë lekë apo 189% më shumë se në 2023) dhe Bashkia Berat (+47.6 milionë lekë apo 257% më shumë se 2023).

Nga ana tjetër, vërehet një ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga Bashkia Durrës (-266.8 milionë lekë apo 85,6% më pak se në 2023), Bashkia Tiranë (-217.7 milionë lekë apo 28% më pak se në 2023), Bashkia Vorë (-209.5 milionë lekë apo 58% më pak se në 2023), Bashkia Lezhë (-119 milionë lekë apo 70% më pak se në 2023) dhe Bashkia Elbasan (-107.5 milionë lekë apo 87% më pak se nga 2023).

Ndërsa Bashkia Këlcyrë dhe Bashkia Patos për të katërtin vit rradhazi nuk krijojnë asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera janë për energjinë

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera nga 61 bashkitë në rang vendi për 2024 rezulton se është për zërin e shpenzimeve “Të tjera” ku pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të njësive të qeverisjes vendore ndaj OSHEE sh.a..

Për zërin “Të tjera” detyrimet e parapambetura zëne një total prej 1.05 mld lekë apo rreth 33% të totalit të borxheve.

Detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (933 mln lekë) vijojnë të kenë një peshë prej 29,2% në totalin e detyrimeve të prapambetura në këtë periudhë. Ndërkohë që detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta kapin vlerën e 527 mln lekë si dhe për vendime gjyqësore 316 mln lekë apo 10% të totalit të borxhit. / D.Azo

 

 

 

The post Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024 appeared first on Revista Monitor.

BB kërkon transparencë radikale për borxhin, Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

4 July 2025 at 11:00

Banka Botërore rekomandoi masa dhe reforma radikale për të përmirësuar më tej transparencën për borxhet shtetërore të vendeve në të gjithë botën.

Në raportin “Radical Debt Transparency” që u publikua së fundmi nga Banka Botërore, vendet në zhvillim me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kanë mungesë transparence në disa segmente të huamarrjes.

Për këto vende, përfshirë Shqipërinë, raporti rekomandon një sërë reformash konkrete për të forcuar transparencën dhe për të parandaluar krijimin e borxheve të fshehura apo të keqmenaxhuara. Grupi i vendeve ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të miratojë një legjislacion që detyron publikimin e detajuar të huave, përfshirë termat e kontratës dhe kolateralin.

Kërkohet që të përcaktohet më qartë definicioni i borxhit publik në përputhje me standardet ndërkombëtare (duke përfshirë edhe detyrimet e ndërmarrjeve publike dhe garancitë), teksa duhet të limitohet përdorimi i klauzolave konfidenciale dhe të ndalohet nënshkrimi i marrëveshjeve që kërkojnë fshehtësi totale.

Të borxhi publik duhet të përfshihen detyrimet e ndërmarrjeve shtetërore, huamarrjet e autoriteteve vendore, detyrimet e kushtëzuara (garancitë, PPP etj.).

Për vendet si Shqipëria kërkohet të rritet roli i Kuvendit dhe i Kontrollit të Lartë të Shtetit në shqyrtimin e strategjisë së borxhit, në aprovimin e huave të reja dhe auditimin e kontratave ekzistuese.

Gjithashtu sugjerohen auditime të rregullta nga institucione të pavarura për huat me risk të lartë (p.sh., të lidhura me burime natyrore apo projekte të mëdha infrastrukturore).

Nëse ndodh ristrukturim i huave vendi ynë duhet të publikojë kushtet e reja të dakorduara dhe të shmangë marrëveshjet selektive.

Grupit të vendeve ku bën pjesë Shqipëria i kërkohet publikimi i një formati të strukturuar hua pas huaje të çdo marrëveshjeje të re borxhi, me termat kryesorë financiarë.

Gjithashtu rekomandohet krijimi i një portali zyrtar mbi borxhin publik ku publikohen kontratat kryesore, raportet e rregullta analitike dhe planifikimi i huamarrjeve dhe vlerësimi i rreziqeve.

Në 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008. Ulja e borxhit vitin e kaluar nuk erdhi për shkak të një programi të planifikuar, por nga mosrealizimi i shpenzimeve buxhetore sipas planit. Paaftësia për të shpenzuar çoi në një konsolidim fiskal të detyruar. Por ndërkohë një seri detyrimesh nga ndërmarrjet publike dhe të tjera nuk janë të përfshira në treguesit zyrtar të borxhit publik./ B.Hoxha

 

 

 

The post BB kërkon transparencë radikale për borxhin, Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua appeared first on Revista Monitor.

Borxhi i nënshkruar i patërhequr arrin 2 mld euro, rritje 43% në 3 muaj

8 May 2025 at 11:00

Borxhi i nënshkruar i patërhequr i qeverisë shqiptare kaloi të 2 miliardë eurot në tremujorin e parë të vitit 2025 duke shënuar një rritje të fortë me rreth 43% në krahasim me fundin e vitit 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se kredia e nënshkruar, por ende e padisbursuar, u dyfishua në tre vite. Kjo do të thotë se qeveria ka siguruar likuiditet të mjaftueshëm për reformat, por do të ushtrojë presion në rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit publik.

Në rritjen e detyrimeve të nënshkruara të patërhequra ka ndikuar firmosja nga Parlamenti i kredisë 627 milionë euro me Bashkimin e Europian për reformat e zgjerimit.

Në vitin 2024 u shlyen rreth 653 milionë euro, ndërsa u tërhoqën 268 milionë euro. Kjo ecuri dha ndikim pozitiv në stokun e borxhit, por në tremujorin e parë këtij viti ky raport u përmbys. Në janar -mars 2025 qeveria tërhoqi 689 milionë euro borxh të ri, teksa pagesat ishin 144 milionë euro.

Shuma e kredive të nënshkruara që nuk janë tërhequr është sa 14% e detyrimeve aktuale. Borxhi i padisbursuar i krijon qeverisë fleksibilitet për investime, por në afat të gjatë ekspozon stabilitetin e borxhit nga kushtet e reja të tregut.

Kreditë e patërhequra arritën në 14% të stokut tëborxhit. BE klasifikohet për herë të parë me 627 milionë euro, duke u shndërruar në burimin kryesor të angazhimeve të reja e ndjekur nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH dhe BEI.

Bashkia Europian e ka shoqëruar alokimin e huave me kushte të rrepta të zbatimit të reformave, teksa kreditorët e tjerë i kushtëzojnë huatë me ecurinë e projekteve.

Në buxhetin e vitit 2024 ishin programuar për tu investuar 28,8 miliardë nga fondet e huaja, po u realizuan vetëm 17 miliardë lekë me një mosrealizim 40% të programit.

Kalimi te kreditorët zyrtarë (BE, BQE, Banka Botërore) pritet të lehtësojë interesat afatgjatë të borxhit dhe të zgjerojë maturitetet, por nga ana tjetër do të ketë kushte më të rrepta për reformat.

Akumulimi i shpejtë i i borxhit të nënshkruar dhe të patërhequr brenda tre muajve është një test për aftësinë e administratës për të hartuar projekte, tenderuar dhe ekzekutuar fondet në kalendarin e kërkuar.

Ky borxh pritet të disbursohet kryesisht gjatë 2025‑2028 ndërsa pagesat e principalit fillojnë pas 2026. Pesha në rritje e kredive nga BE‑ja dhe Franca sugjeron orientim më të madh drejt projekteve të konvergjencës dhe dekarbonizimit, në linjë me planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor./ B.Hoxha

 

 

 

The post Borxhi i nënshkruar i patërhequr arrin 2 mld euro, rritje 43% në 3 muaj appeared first on Revista Monitor.

Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme

8 April 2025 at 23:02

Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024 investitorët jorezidentë financuan 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar.

Duke qenë se huamarrja e brendshme (duke përjashtuar rifinancimet) ishte rreth 50 miliardë lekë, mund të llogaritet se subjektet jorezidente investuan rreth 14 miliardë lekë ose afërsisht 140 milionë euro në letra borxhi të qeverisë shqiptare.

Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare ishte një risi absolute për vitin e kaluar. Sipas burimeve nga tregu, këta investitorë investuan kryesisht në obligacionet reference, me maturitet 3-vjeçar, 4-vjeçar dhe 5-vjeçar.

Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për sipërmarrje të investimeve kolektive (fonde investimi), që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.

Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.

Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lekë.

Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran në dy vitet e fundit.

Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.

Një vit më parë, në mars 2024, Standard&Poor’s e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.

Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në lekë gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Marzhi mes normës bazë të interesit dhe yield-eve ka zbritur në nivelet minimale historike për të gjitha instrumentet e borxhit, madje bonot e thesarit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit.

Sipas buxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të vitit 2024./ E.Shehu

The post Të huajt po blejnë borxhin shqiptar, financuan 28% të huamarrjes së brendshme appeared first on Revista Monitor.

2025, rekord për koston e lartë të shërbimit të borxhit, 1,7 mld euro interesa dhe principal

26 March 2025 at 12:00

Viti 2025 do të thyejë rekordin historik për të gjithë periudhën e tranzicionit dhe së paku deri në 2053 kur janë zhvilluar projeksionet e Ministrisë së Financave për koston e lartë e lartë të shërbimit të borxhit.

Sipas treguesve fiskalë të qeverisë, shërbimi i borxhit (principali i borxhit të jashtëm + interesat e brendshme dhe të jashtme) arrijnë këtë vit në 171 miliardë lekë  (1.7 miliardë euro). Kjo vlerë është  77% më e lartë se shpenzimet e shërbimit të borxhit më 2024 dhe gjithashtu më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Pas pandemisë, raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka shënuar ulje, por vlera është në rritje. Në fund të vitit të kaluar, detyrimet e publike arritën në 1,364,981 milionë lekë, ose 54.7% e PBB-së. Në raport me PBB-në, borxhi ra me 2.8 pikë për qind me 2024 në krahasim me 2023, ndërsa në vlerë u rrit me 2,2 miliardë lekë (22 milionë euro).

Sipas një parashikimi afatgjatë të Ministrisë së Financave, kostot e shërbimit të borxhit kulmojnë këtë vit dhe do të vijnë në ulje deri më 2053.

Pritshmëritë janë që në vitin 2030, kostot e shërbimit të borxhit të jenë vetëm 69 miliardë lekë dhe kjo shumë pritet të ulet më tej në vitin 2034 në vetëm 24 miliardë lekë dhe në vitin 2053, me 16 miliardë lekë.

Shërbimi i borxhit zë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore. Vitin e kaluar, kostot e shërbimit të borxhit ishin 100.8 miliardë lekë ose 4,3% të PBB-së duke shënuar një rekord historik. Këtë vit shpenzimet për shërbimin e borxhit llogariten sa 22 % e të ardhurave buxhetore.

Rënia e borxhit publik si në vlerë dhe raport me PBB, çliron më shumë fonde në buxhet për shërbime të tjera publike, të tilla si investime, rritje të pagave dhe më shumë mundësi për rishpërndarë te qytetarët të ardhurat nga tatimet dhe taksat.

Qeveria e shqiptare ka ndjekur një taktikë vitet e fundit duke projektuar një deficit të lartë në buxhet, i cili nuk ka mundur të realizohet sipas programit, duke ndikuar në uljen e borxhit në raport me PBB-në përtej parashikimeve.

Ecuria e treguesit zyrtar të borxhit është në ulje, por një seri detyrimesh të fshehura po rriten vit pas viti. Në fund të vitit 2024 detyrimet e buxhetit për kontrata pune dhe shërbimi me privatet arritën një vlerë prej 5 miliardë lekësh, por gjithashtu një seri borxhesh janë krijuar nga kompanitë me pronësi publike.

Borxhet e enteve publike për faturat e pashlyera të energjisë po vjen në rritje vit pas viti, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vënë në dukje disa here se borxhet e fshehura janë më të larta se sa deklarohen./ B.Hoxha

 

The post 2025, rekord për koston e lartë të shërbimit të borxhit, 1,7 mld euro interesa dhe principal appeared first on Revista Monitor.

Borxhi me garanci sovrane ra me 13.5% në 2024, pak përdorim nga kompanitë private

24 March 2025 at 23:00

Vlera e borxhit të kompanive publike dhe private të garantuara nga shteti shqiptar pësoi rënie vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm i garantuar në fund të vitit 2024 zbriti në 14.16 miliardë lekë, në rënie me 13.5% krahasuar me një vit më parë.

Borxhi i brendshëm i garantuar nga qeveria shqiptare përbëhet në pjesën më të madhe nga huatë e garantuara për kompanitë publike të sektorit energjetik në vend. Vlera e këtyre kredive në fund të 2024 zbriti në 10.98 miliardë lekë, në rënie me 6.7% krahasuar me një vit më parë.

Duke qenë se borxhet e kompanive të sektorit energjetik janë të marra kryesisht në euro, rënia në këtë segment erdhi kryesisht për shkak të efektit të kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, në rënie me 5.5% krahasuar me një vit më parë.

Një rënie më të madhe pësuan borxhet e garantuara të ndërmarrjeve private. Sipas Ministrisë së Financave, garancitë sovrane në favor të bizneseve private vitin e kaluar ranë në 3.18 miliardë lekë, 31% më pak krahasuar me një vit më parë.

Ky borxh i takon katër skemave të garancisë sovrane për biznesin të miratuara nga qeveria shqiptare, përkatësisht garancia shtetërore për pagat, e miratuar në vitin 2020, garancia shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, po e vitit 2020, garancia shtetërore për financimin e subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, miratuar në vitin 2022 dhe garancia shtetërore për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, miratuar në prill 2024.

Në masën dërrmuese, borxhi i garantuar i takon skemës së dytë, asaj të garancisë shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, e vitit 2020. Borxhi i garantuar nga kjo skemë përbënte pothuajse 92% të garancive sovrane për ndërmarrjet private.

Dy skemat e tjera të garancisë sovrane, të viteve 2022 dhe 2024, duket se kanë gjetur një përdorim shumë të vogël nga bizneset.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024 borxhi publik i brendshëm kishte vlerën e 788.4 miliardë lekëve, në rritje nominale me 6.3% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, në terma realë, borxhi i brendshëm shënoi një rritje shumë të lehtë, në 31.6% të PBB-së, nga 31.3% që ishte një vit më parë.

Në total, borxhi publik vitin e kaluar zbriti në 54.73% të PBB-së, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 57.5% i një viti më parë. Që nga viti 2021, borxhi publik ka rënë me pothuajse 20 pikë përqindje ndaj PBB-së. Rënia e këtij raporti i detyrohet sidomos uljes së borxhit të jashtëm, si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit, por pjesërisht edhe uljes së deficitit buxhetor në vitet e fundit dhe rritjes së kënaqshme ekonomike./ E.Shehu

 

The post Borxhi me garanci sovrane ra me 13.5% në 2024, pak përdorim nga kompanitë private appeared first on Revista Monitor.

Huamarrja në tregun e brendshëm do të ulet më tej në tremujorin e dytë

19 March 2025 at 11:00

Qeveria shqiptare ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të ulet me 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, huamarrja e brendshme pritet të jetë më e ulët krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, me rreth 24.5% më pak.

Kjo shumë përfshin huamarrjen e re dhe rifinancimin e instrumenteve të maturuara gjatë periudhës.

Kërkesa më e pakët e qeverisë për huamarrje pritet të mbajë të kufizuara presionet për rritjen e yield-eve në tregun e brendshëm financiar.

Në tremujorin e parë të vitit, yield-et kanë vijuar tendencën rënëse që i kishte karakterizuar gjatë vitit të kaluar.

Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore në ankandin e mesit të muajit mars ra në 2.73%, nga 2.77% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Kjo është hera e dytë që yield-i i bonove 12-mujore bie poshtë normës bazë të interesit. I njëjti nivel ishte shënuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

Ulja e huamarrjes së brendshme gjatë këtij viti lidhet në një masë të madhe me emetimin e Eurobondit të radhës në tregjet ndërkombëtare.

Në muajin shkurt, qeveria shqiptare realizoi emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.

Eurobondi prej 650 milionë eurosh do të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.

Nga Eurobondi 7-vjeçar prej 500 milionë eurosh i vitit 2018, një pjesë prej 133.3 milionë eurosh u shlye para afatit, nëpërmjet një procesi buyback (blerje mbrapsht), të vitit 2023. Shuma e mbetur prej 366.7 milionë eurosh, do të shlyhet në maturim, në vjeshtën e këtij viti, me fondet e siguruara nga Eurobondi i këtij viti. Pjesa e mbetur, prej 283.3 milionë eurosh, do të shkojë për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2025 pritet të jetë rreth 356.4 miliardë lekë, në rënie me afërsisht 6% krahasuar me vitin 2024. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë do të jenë bonot e thesarit 12-mujore, që do të përbëjnë rreth 51% të vlerës totale të emetimeve. /E.Shehu

Burimi: Ministria e Financave

 

The post Huamarrja në tregun e brendshëm do të ulet më tej në tremujorin e dytë appeared first on Revista Monitor.

Borxhi publik arrin 54,7% e PBB-së për vitin 2024, niveli më i ulët që nga 2008

24 February 2025 at 11:00

Rritja e të ardhurave, që ka tejkaluar parashikimet, ka ndihmuar në rënien e borxhit publik përtej pritshmërive në vitin 2024.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2024 borxhi publik arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.

Rënie më të madhe pati stoku i borxhit të jashtëm, i cili në vitin e kaluar rezultoi në 23,1% të PBB-së, duke rënë nga 26,2% në vitin 2023.

Borxhi publik është poshtë nivelit prej 55% të PBB-së për vitin 2024, kundrejt pritshmërive që parashikonin më shumë se 58%.

Megjithatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëroi së fundmi se shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7% të PBB-së në dhjetë vitet e ardhshme (afërsisht 1,7 mld euro).

Në vitin 2024, shpenzimet publike të vendit ishin rreth 31% të PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhet të arrijnë mbi 38% të PBB-së, për shkak të nevojave më të larta për financimin e skemës së pensioneve dhe për financimet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, si pasojë e plakjes së popullsisë.

Stafi teknik i FMN-së projekton një rritje të shpenzimeve buxhetore, duke filluar nga viti 2026. Faktorët që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzimet më të mëdha për mirëmbajtje dhe digjitalizim.

Për të ruajtur balancat, shpenzimet publike duhet të shoqërohen me rritje të të ardhurave. Veçanërisht, konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve, e cila duhet të sigurojë një mbulim më të mirë të popullsisë me kontribute. Për rritjen e të ardhurave për sigurimet shoqërore, do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor.

Gjithashtu, aktualisht vendi ynë ka raportin më të ulët të grumbullimit të taksave dhe tatimeve në raport me Rajonin dhe Europën. Strategjia afatmesme e të ardhurave 2014–2027 synon administrimin e ri të të ardhurave mbi pronat, duke filluar nga viti 2026, dhe një rishikim të taksave mbi pronat deri në vitin 2027.

Autoritetet shqiptare parashikojnë që të ardhurat në raport me PBB të rriten me 2,5% deri në vitin 2027. Këto rezultate do të arrihen kryesisht përmes përmirësimit të administrimit (luftës kundër informalitetit), çka pritet të kontribuojë me 2,3 pikë, megjithëse stafi i FMN-së beson se rritja e të ardhurave nga kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 1,2–1,8.

Sipas ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, autoritetet fiskale në Shqipëri duhet të forcojnë masat e administrimit fiskal në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit. Këto dy sektorë historikisht janë karakterizuar nga nivele të larta të informalitetit, por vitet e fundit, rritja ekonomike e vendit po udhëhiqet nga këto dy sektorë, të cilët do të duhet të fiskalizohen./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Borxhi publik arrin 54,7% e PBB-së për vitin 2024, niveli më i ulët që nga 2008 appeared first on Revista Monitor.

Fitimet e bankave shënojnë rekord historik

19 February 2025 at 08:24

Interesat e larta të borxhit publik gjatë vitit të kaluar, por edhe një rritje jo e vogël e portofolit të kredive për biznese dhe individë duket se solli fitime rekord për sistemin bankar, sugjerohet nga të dhënat e publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Në total, asetet e sistemit bankar u rritën me 6.4%, furnizuar […]

The post Fitimet e bankave shënojnë rekord historik appeared first on Reporter.al.

Borxhi u ul, çfarë pritet më tej

By: Mira Leka
31 January 2025 at 22:12

EDITORIAL / Në vitin 2020, qeveria shqiptare u detyrua që të rriste borxhin publik në gati 75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), një nivel ky që konsiderohet i paqëndrueshëm për një vend në zhvillim.

Ekonomia po kalonte një kohë të vështirë, për shkak të tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe pandemisë së COVID-19 që “stakoi” motorin ekonomik nga njëra anë, duke ulur të ardhurat dhe detyroi financat që të shtonin shpenzimet buxhetore për të përballuar krizën.

Edhe në vitin 2021, borxhi qëndroi në pothuajse të njëjtat nivele, i ndikuar nga shpenzimet e larta, teksa ekonomia filloi të rimëkëmbej gradualisht.

Sot, kjo krizë është lënë pas. Ministri i Financave njoftoi se në fund të vitit 2024, borxhi publik, i cili krijohet nga fakti që qeveria shpenzon më shumë sesa mbledh të ardhura, zbriti në 55.2% të PBB-së, që është niveli më i ulët që nga viti 2008.

Qeveritë e kanë të nevojshme borxhin për të financuar projekte që nuk arrijnë të mbulojnë të ardhurat.

Për vendet e zhvilluara, një nivel prej 80-90% i PBB-së konsiderohet i qëndrueshëm, ndërsa për ato në zhvillim, treguesi duhet të jetë poshtë 60%, për shkak se kanë një kosto më të lartë të shërbimit të tij dhe kanë një ekonomi më pak konkurruese.

Rritja e të ardhurave dhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve janë arsyet kryesore që u kanë mundësuar Financave të ulin stokun e borxhit të grumbulluar në vite.

Për 11-mujorin, deri kur janë të dhënat e fundet të disponueshme, të ardhurat ishin rritur me 10.2%, ndërsa shpenzimet ranë me gati 12%, duke bërë që buxheti të rezultonte me suficit.

Mosrealizimi i investimeve kapitale mbetet i dukshëm për 11-mujorin, me një tkurrje prej 14% me të njëjtën periudhë të një viti të mëparshëm dhe 40% më pak sesa ishte planifikuar në fillim të vitit.

Financat nuk po arrijnë të shmangin përqendrimin e shpenzimeve në muajt e fundit të vitit, një praktikë që nuk është e shëndetshme, teksa rrit mundësitë për abuzime dhe ndikon parametrat ekonomikë.

Në kahun e të ardhurave, zëri që ka dhënë peshën më të madhe në performancën pozitive mbetet ai i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që kanë ndikuar në gati një të tretën e shtesës së të hyrave tatimore në buxhet.

Rritja e pagave, kryesisht nga administrata shtetërore, ka ndikuar pozitivisht në këtë performancë së bashku me përmirësimin e punësimit.

Por, tentativa e kryeministrit Rama për të nxitur rritjen e pagave në privat nëpërmjet kësaj lëvizjeje nuk rezultoi e suksesshme, përderisa të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë 2024, pagat në privat qëndruan në vendnumëro.

Kjo e detyroi administratën tatimore që të niste një aksion antiinformalitet në tremujorin e fundit. Nga 37 mijë subjekte që u konsideruan me risk, rreth 80% e tyre reaguan që pas thirrjes së parë, duke rishikuar pagat e punonjësve.

Ky është një tregues i mjaftueshëm për të parë nivelin e informalitetit në këtë sektor, që ekziston prej vitesh.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, që duhet thënë se është një institucion konservator, në një raport për taksimin e punës në Ballkanin Perëndimor, sugjeron që kontributet minimale mund të ulen ose eliminohen në vendet ku janë përcaktues të rëndësishëm të normës tatimore mbi pagat, sidomos në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

E rëndësishme është që kjo të zbatohet edhe për të vetëpunësuarit.

Në të kundërt, maksimumi i kontributit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, që ndikon drejtpërdrejt në progresivitet, duhet të rishikohet.

Sipas FMN-së, një normë e lartë e taksave mbi punën në përgjithësi ushtron stimuj të rëndësishëm negativë të tregut të punës, si dhe ndikon negativisht në skemën e pensioneve.

Një tjetër avantazh i buxhetit është ulja e deficitit të skemës së pensioneve, por një pjesë e këtij lehtësimi lidhet me faktin se më shumë se gjysma e pensionistëve po marrin pension të pjesshëm, pasi nuk kanë vitet e nevojshme të kontributit të pensionit.

Për rrjedhojë, shumica e pensionistëve përfitojnë pension social ose të pjesshëm.

Humbja e dokumentacionit për vitet e punës dhe puna në të zezë në 30 vitet e fundit kanë bërë që pjesa më e madhe e atyre që dalin në pension aktualisht të mos përmbushin kriterin për vitet e punës që është rreth 39 vjet me sigurime për të përfituar pension të plotë.

Tashmë që borxhi publik ka zbritur poshtë kufirit që konsiderohet si i qëndrueshëm dhe buxheti ka financa të konsoliduara duket se ka ardhur koha që qeveria të mendojë për uljen e ngarkesës fiskale për bizneset dhe të vetëpunësuarit, që mund të kishin në afat të gjatë një efekt më pozitiv në buxhet, sesa thjesht lufta ndaj informalitetit, pasi do të ndikonin pozitivisht në mirëqenien e popullatës.

 

The post Borxhi u ul, çfarë pritet më tej appeared first on Revista Monitor.

Interesat e titujve të borxhit bien në nivelin më të ulët në tre vjet

30 January 2025 at 12:38

Qeveria shqiptare emetoi për herë të parë të martën një obligacion me afat 20-vjeçar, një ankand në të cilin pati interes anomalisht të lartë dhe që u mbyll me yield të pagueshëm prej “vetëm” 6.78%, një situatë që sipas një eksperti të pyetur nga BIRN tregon praninë e likuiditetit shumë të lartë të sektorit bankar. […]

The post Interesat e titujve të borxhit bien në nivelin më të ulët në tre vjet appeared first on Reporter.al.

Plakja e popullsisë, 1,7 mld euro shpenzime publike shtesë gjatë dekadës

30 January 2025 at 10:00

Borxhi publik i vendit ka rënë në rreth 55% për vitin 2024 nga më shumë se 58 për qind që ishin pritshmëritë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëron se shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7 % të PBB në dhjetë vitet e ardhshme (afërisht 1,7 mld euro).

Në vitin 2024 shpenzimet publike të vendit ishin rreth sa 31 e për qind e PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhen të jenë në mbi 38% e PBB-së për qind të PBB-së nisur nga nevojat më të larta të financimit të skemës së pensioneve dhe financimet më të larta në shëndetësi nga plakja e popullsisë.

Në konsultimin e fundit të marrëveshjes më Shqipërinë, stafi teknik FMN projekton rritje të shpenzimeve buxhetore duke nisur që nga viti 2026. Zërat që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen dhe për digjitalizimin.

Përmirësimi i perspektivës së borxhit publik krahasuar me nenin IV të marrëveshjes së vitit 2023 me FMN reflekton performancën fiskale më të mirë se sa pritej, forcim të menaxhimit të borxhit dhe rënie të shpenzimeve publike.

FMN sugjeron se rritja  e shpenzimet publike duhet të shoqërohet me rritje të të ardhurave. Veçanërisht konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve e cila duhet të sigurojnë një mbulim më të mirë të popullsie me kontribute. Për të rritur të ardhurat për sigurimet shoqërore do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor.

Analiza e stafit të FMN vlerësoi një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike me rreth 7 për qind e PBB-së në 10 vitet e ardhshme dhe 10 për qind të PBB-së deri në vitin 2050.

Për të përmbushur nevojat për financim Shqipëria duhet të zbatojë reforma ambicioze fiskale.

Aktualisht vendi ynë ka raportin më të ulët të grumbullimit të të taksave dhe tatimeve në raport me Rajonin dhe Europën. Strategjia afatmesme e të ardhurave 2014-2027 synon administrimin e ri te të ardhurave mbi pronat duke nisur që nga viti 2026 dhe një rishikim të taksave mbi pronat deri me 2027.

Pala shqiptare pret që të ardhurat në raport me PBB të rriten me 2.5 për qind të PBB-së deri më 2027. Këto rezultatet do të arrihen më shumë duke rritur administrimin (lufta ndaj informalitetit) çka pritet të kontribuojë me 2.3 pikë %, por stafi i FMN beson se rritja e të ardhurave nga kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 1.2-1.8.

Sipas ekspertëve të Fondit autoritet fiskale në Shqipëri duhet të forcojnë masat e administrimit fiskal në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit. Këto dy sektorë historikisht janë karakterizuar nga nivele ta lartë informalitetit, por vitet e fundit rritja ekonomike  e vendit po udhëhiqet nga këto dy sektorë që do duhet të fiskalizohen./ B.Hoxha

The post Plakja e popullsisë, 1,7 mld euro shpenzime publike shtesë gjatë dekadës appeared first on Revista Monitor.

Plakja e popullsisë, 1.7 mld euro shpenzime publike shtesë gjatë dekadës! Çfarë paralajmëron FMN

30 January 2025 at 10:28
Borxhi publik i vendit ka rënë në rreth 55% për vitin 2024 nga më shumë se 58 për qind që ishin pritshmëritë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëron se shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7 % të PBB në dhjetë vitet e ardhshme (afërisht 1,7 mld euro). Në vitin 2024 shpenzimet

Rënia e euros, qeveria kursen 40 mln euro nga interesat e borxhit më 2024

27 January 2025 at 13:00

Zhvillimet në kursin e këmbimit më rënie të vazhdueshme të euros në këmbim të lekut po e dëmtojnë ndjeshëm ekonominë dhe sidomos prodhimin për eksport, por në anën tjetër kjo situatë i ka ardhur mjaft në ndihmë qeverise për të ulur kostot e borxhit të jashtëm.

Ministria e Financave ka përllogaritur që gjatë vitit 2024 ka kursyer rreth 4 miliardë lekë, ose rreth 40 milionë euro nga pagesat e interesave të borxhit të jashtëm si rrjedhojë e kursit të këmbimit.

Kursi i këmbimit ka qenë një nga faktorët themelore për uljen e borxhit në krahasim me PBB-në tre vitet e fundit.

Në ditët e fundit të vitit 2024 një euro u këmbye 98,1 lekë nga 123 lekë që ishte në janar të vitit 2021. Në tre vite euro ka humbur 20 pikë në këmbim lekun. Në tremujorin e tretë të vitit 2024 borxhi i në euro ishte 78,2 për qind e borxhit të jashtëm (4,5 mld euro).

Qeveria gjithnjë në këto tre vitet e fundi ka mundur të blejë me lirë euron nga sa e ka përllogaritur në buxhetin e shtetit në fillim viti. Nënçmimi i euros ndaj lekut shumë me tepër se pritshmëritë e kanë lehtësuar qeverinë nga barra e borxhit, por nga ana tjetër të ardhurat e individëve dhe bizneseve në euro kanë rënë ndjeshëm tre vitet e fundit.

Si rrjedhojë edhe e zhvillimeve në kursin e këmbimit, por edhe e stabilitetit fiskal, Ministria e Financave pret që borxhi publik të ulet në rreth 55% të PBB-së në terma relativë në 2024, teksa në buxhetin afatmesëm pritej që borxhi në raport me PBB-në të ishte 58% e PBB-së.

Ministria e Financave në terma afatmesëm pret që niveli i borxhit në raport me PBB -në do të vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit, ku konkretisht gjatë vitit 2024 niveli i borxhit pritet të ulet me rreth 2.3 pikë përqindje (nga 57.5% në 55.2%), gjatë vitit 2025 pritet të ulet me 0.4 pikë përqindje (në 54.8%) dhe gjatë vitit 2026 pritet të ulet me 0.8 pikë përqindje.

Më 2025 deficiti buxhetor përllogaritet në rreth 68.05 mld lekë (2.6% e PBB). Huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 73.47% të deficitit (50 mld lekë. Eurobondi (komponent i huasë afatgjatë në financimin e huaj) pritet të emetohet me një vlerë indikative prej 65 mld lekë (600 mln Euro).

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2025, MF synon kryerjen e ankandeve për blerjen mbrapsht të titujve qeveritarë referencë që maturohen në vitin 2026 me qëllim uljen e riskut të ri-financimit të atij viti.

 

The post Rënia e euros, qeveria kursen 40 mln euro nga interesat e borxhit më 2024 appeared first on Revista Monitor.

Dorian Teliti: Borxhi publik për frymë është dyfishuar në 12 vite, tregues i shpërdorimit qeveritar rilindas

By: V K
2 January 2025 at 13:30

Në një status në rrjetet sociale, koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka ngritur akuza ndaj qeverisjes, duke e cilësuar dyfishimin e borxhit publik për frymë, si një tregues të shpërdorimit qeveritar në këto 12 vite.

Teliti ka renditur fakte që sipas tij, dëshmojnë keqmenaxhimin e financave publike.

Gjithashtu, Teliti kritikoi rëndimin e kësaj barre financiare mbi qytetarët, duke nënvizuar se pavarësisht rritjes së borxhit, vendi ende përballet me mungesa infrastrukturore dhe shërbimesh bazë.

Në përfundim, Teliti ftoi qytetarët të votojnë më 11 maj kundër, siç e cilësoi ai, “modelit rilindas të shpërdorimit” dhe pro një modeli ekonomik që do të mbështesë zhvillimin dhe mirëqenien.

 

The post Dorian Teliti: Borxhi publik për frymë është dyfishuar në 12 vite, tregues i shpërdorimit qeveritar rilindas appeared first on Albeu.com.

Malaj: Borxhi publik në Shqipëri u ul me 14%, Mziu: Borxhi për frymë më i lartë se në vitin 2013

19 December 2024 at 14:58

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, duke i dhënë përgjigje edhe akuzave të deputetit të opozitës Xhelal Mziut, sipas të cilit borxhi për frymë në vendin tonë është rritur në krahasim me vitin 2013.

“Një sqarim për borxhin publik, se me sa duket duhet të bëjmë një seancë më vete ku të fillojmë të shpjegojmë “Hyrjen në ekonomi”, pasi duhet të kuptoni që borxhi llogaritet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Borxhi publik në vitin 2013 ka qenë 70.4 %, borxhi publik sot që flasim është 56.3%. Në dhjetë vitet e fundit, nëse në vendet e rajonit borxhi publik është rritur me 1.9%, në Shqipëri është ulur me 14%”, tha ministri Malaj.

Deputeti Mziu iu përgjigj ministrit të Financave duke e akuzuar atë për krijimin e një situate me regji të kurdisur nga kryetarja e Parlamentit dhe zëvendëskryeministrja.

“Unë e sfidoj ministrin në këtë çorbë që po gatuhet në Parlament, që nëse shifrat e mia që janë të llogaritura me mbylljen e buxhetit të 2013-ës dhe atë të 2024-ës nuk janë të vërteta, unë e lë mandatin e deputetit. Në vitin 2013, borxhi për frymë ka qenë 2185 lekë, ndërsa sot është 5875 lekë. Ministri fantazmë që sapo foli nuk ka asnjë lidhje me shifrat dhe situatën”, u shpreh Mziu. /j.p/

The post Malaj: Borxhi publik në Shqipëri u ul me 14%, Mziu: Borxhi për frymë më i lartë se në vitin 2013 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet në tremujorin I 2025

18 December 2024 at 11:00

Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet në tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 132.5 miliardë lekëve, në rënie me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pjesën më të madhe, huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar konsiston në rinovim ose rifinancim të instrumenteve të maturuara. Rifinancimi i borxhit ekzistues tentohet të bëhet kryesisht nëpërmjet bonove të thesarit, ndërsa mbulimi i deficitit të ri të krijuar synohet të realizohet nëpërmjet obligacioneve.

Zakonisht, tremujori i parë i vitit është periudha me përqendrimin më të madh të huamarrjes së qeverisë shqiptare. Kjo ndodh kryesisht për shkak të një prirjeje më të madhe të investitorëve, kryesisht bankave tregtare, për të ndjekur objektivat e buxheteve vjetore në pjesën e parë të vitit.

Por, nga ana tjetër shpenzimet buxhetore realizohen në pjesën dërrmuese në muajt e fundit të vitit, sidomos në pjesën që u takon investimeve publike. Madje, në vitet e fundit, i gjithë deficiti buxhetor është shpenzuar në muajin dhjetor. Huamarrja në avancë dhe krijimi i tepricave të mëdha të likuiditetit krijon kosto të shtuara për interesa borxhi.

Ulja e huamarrjes së brendshme në tremujorin e parë 2025 mund të jetë e lidhur edhe me planin për të emetuar Eurobondin e radhës në tregjet ndërkombëtare. Emetimi pritet të bëhet pikërisht në tremujorin I 2025, për një shumë të parashikuar prej 600 milionë eurosh.

Megjithatë, kjo është një vlerë indikative dhe në varësi të kushteve të tregjeve nuk përjashtohet një emetim në vlerë edhe më të madhe. Eurobondi i ri pritet të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018. Qeveria shqiptare tentoi të bënte një blerje mbrapsht (buy back) të pjesshme të këtij Eurobondi vjeshtën e vitit 2023, për një shumë prej 250 milionë eurosh.

Por, interesimi i investitorëve për ta shitur bondin para maturimit nuk ka qenë shumë i lartë dhe përfundimisht oferta e buyback u mbyll me shlyerjen e një shumë totale prej 133.3 milionë eurosh. Pjesa e mbetur e Eurobondit 7-vjeçar të vitit 2018, prej 366.7 milionë eurosh, do të rifinancohet në maturim, në tetor të vitit 2025.

Megjithëse huamarrje në tremujorin e parë pritet të ulet, në tërësi për vitin 2025 ajo nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha krahasuar me vitin 2024. Sipas projektbuxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Tremujori i parë 2025 pritet të ofrojë mundësi të reja investimi për investitorët e interesuar në instrumente afatgjata.

Ministria e Financave ka planifikuar emetimin për herë të parë të obligacioneve 20-vjeçare, në muajt janar dhe mars. Në muajin janar do ët zhvillohet gjithashtu ankandi i ri i obligacioneve 10-vjeçare, ndërsa në muajin shkurt ai i obligacioneve 15-vjeçare./E.Shehu

Burimi: Ministria e Financave

The post Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet në tremujorin I 2025 appeared first on Revista Monitor.

Investimi në borxhin e qeverisë shqiptare përbën 27% të aktiveve të sektorit bankar

3 December 2024 at 11:00

Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) nënvizonte ekspozimin e lartë të sektorit bankar shqiptar në borxhin sovan të qeverisë shqiptare, duke inkurajuar përpjekjet për të zhvilluar dhe thelluar tregun dytësor të titujve dhe atë të parasë, me qëllim uljen e rreziqeve të likuiditetit për bankat.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekspozimi i sektorit bankar në borxhin e qeverisë shqiptare ka vazhduar rritjen edhe për këtë vit. Në fund të tetorit, letrat me vlerë të qeverisë shqiptare në bilancin e sektorit bankar arritën në 561.3 miliardë lekë, në rritje me 7.8% kraahsuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aktualisht, investimi në borxhin e qeverisë shqiptare përbën 27% të totalit të aktiveve të sektorit bankar në vend, nga 26.5% që zinte një vit më parë.

Rritja e ekspozimit në borxhin publik ka ardhur paralelisht në letrat e borxhit në lekë dhe ato në valutë të huaj. Vlera e bonove dhe obligacioneve në lekë të mbajtura nga bankat arriti në afërsisht 470 miliardë lekë, me një rritje prej 7.9% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa investimi në Eurobonde ka prekur vlerën e 91.6 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 7.3%.

Letrat me vlerë të qeverisë shqiptare përbëjnë grupin e dytë më të madh të aktiveve të sektorit bankar, pas kredisë për sektorin privat të ekonomisë. Ky portofol i mundëson sektorit bankar kthime të kënaqshme, përkundrejt një rreziku teknik të ulët. Investimi në bono dhe obligacione ka kërkesa më të ulëta për mbulimin me kapital dhe rrjedhimisht peshon më pak mbi kapitalizimin e bankave.

Megjithatë, FMN vëren se ekspozimi i lartë në borxhin e qeverisë shqiptare nuk është pa rreziqe, veçanërisht në drejtim të likuiditetit, e lidhur kjo edhe zhvillimin shumë të dobët të tregut dytësor të titujve qeveritarë në vend.

Sektori bankar në vend është financuesi më i madh i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2024 sektori bankar zotëronte afërsisht 55% të stokut të borxhit të brendshëm. Sektori bankar e ka dominuar historikisht këtë treg, edhe për shkak të strukturës së tregut financiar në Shqipëri i dominuar nga sektori bankar dhe nga fakti se pjesa dërrmuese e kursimeve të publikut mbahen në depozita bankare.

Qeveria shqiptare parashikon të mbajë huamarrjen në tregun e brendshëm financiar në vlera të përafërta edhe për vitin e ardhshëm. Sipas projektbuxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Investimi në borxhin e qeverisë shqiptare përbën 27% të aktiveve të sektorit bankar appeared first on Revista Monitor.

Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike

2 December 2024 at 12:00

Treguesit e riskut të borxhit të publik këtë vit ranë më tej në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Financave, rreziku i rifinancimit të borxhit të brendshëm publik këtë vit paraqitet në nivelet më të ulëta historike.

Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti në fund të 9-mujorit 2024 përbënte 41.1%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 44.7% i fundit të vitit të kaluar.

Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.

Në fundin e muajit shtator, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 2.58 vjet, nga 2.32 vjet që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë edhe gjatë 9-mujorit të këtij viti.

Edhe indikatorët e tjerë të riskut të borxhit publik po ndjekin një tendencë rënëse këtë vit. Rreziku i kursit të këmbimit, i shprehur si raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik, zbriti në 42%, nga 45.6% që ishte në fund të vitit të kaluar.

Në masën më të madhe, ulja e këtij rreziku është mbështetur te forcimi i lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike.

Risku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 41.5%, nga 45.4% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Në treg vitet e fundit, borxhi publik i Shqipërisë po ndjek një tendencë rënëse, i mbështetur nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit dhe një politikë fiskale më e konsoliduar, me deficite buxhetore më të ulëta.

Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie vitet në vazhdim dhe në fund të vitit 2023 zbriti në 57.5% të PBB-së. Sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në fund të 9-mujorit 2024 borxhi publik ishte sa 55.45% e PBB-së.

Rënia më e fortë është arritur në segmentin e borxhit të jashtëm, që në fund të shtatorit vlerësohej sa 23.55% e PBB-së, nga 36.45% që kishte qenë në 2021 dhe 26.2% në fund të vitit 2023. Kjo dëshmon ndikimin e fortë që ka dhënë kryesisht forcimi I lekut në uljen e borxhit publik.

Borxhi paraqitet në rënie madje edhe në vlerë absolute. Sipas Ministrisë së Financave, stoku i borxhit në fund të muajit shtator kishte vlerën e më pak se 1.35 trilionë lekëve, me një rënie prej rreth 13 miliardë lekësh ose afërsisht 1% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. /E.Shehu

Burimi: Ministria e Financave

The post Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike appeared first on Revista Monitor.

❌
❌