Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Main stream

Qarabag largohet me fitore nga Shkupi

5 August 2025 at 22:19

Nga Gazeta Si – Një gol nga 11 metrat iu mjaftoi azerëve të arrinin fitoren e tretë rradhazi në turret paraeleminatore të UEFA Champions League. Një gabim nga Webster në tentativë për të spastruar zonën e rreptësisë ndëshkoi Shkëndijën me 11 metërsh të cilin e ktheu në gol Toral Bayramov.

Pas minutës së 18 gjithcka ishte e barabartë me përjashtim të rezultatit. Rastet për shënim 17-18 për miqtë, goditjet nga këndi 6-7 dhe madje edhe kartonat e verdhë, 4-3. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më pas në orën 18:00 në “Tofiq Bəhramov adına Respublika stadionu” të Bakusë.

The post Qarabag largohet me fitore nga Shkupi appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 5 August 2025Main stream

Kuqezi me kohë të plotë – Jashari vjen në mbrëmje në Milano

5 August 2025 at 17:59

Nga Gazeta Si – Të gjithë të lumtur dhe të kënaqur, mund të përkufizohet në këtë mënyrë mbyllja e Sagës “Milan-Jashari”.

34 milionë euro (në 4 këste) plus 3 milionë të tjera bonus si dhe dëshira e palêkundur e futbollistit dardan, bindën Club Brugge ta lënë të lirë drejt Serie A.

Kujtojmë që Jashari ishte objektiv i Igli Tares që ditën e parë si Drejtor Sportiv në Milanello.

Për mesfushorin dardan u interesuan Leverkusen në Bundesliga dhe Neom SC në Saudi Pro League.

Zyrtarizimi i mbërritjes së tij në Milano u bë pak orë pas prezantimit të Luka Modric.

The post Kuqezi me kohë të plotë – Jashari vjen në mbrëmje në Milano appeared first on Gazeta Si.

Kolumbianët më të suksesshëm në Bundesliga

5 August 2025 at 12:51

Tani që Luis Díaz është zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich, është koha të njihemi me 5 kolumbianët më të suksesshëm në Bundesliga.

– James Rodriguez (Bayern Munich, 2017-19)
Ai shënoi 7 gola dhe shërbeu për 11 të tjerë në titullin e 27 në Bundesliga dhe ndihmoi Bayern-in të mbërrinte në ½ finalet e “UEFA Champions League” ku u eleminuan nga Real Madrid.
Në total, sulmuesi kolumbian shënoi 15 gola e dha 20 asists në 67 ndeshje në të gjitha kompeticionet me plurikampionët e Gjermanisë.

– Rafael Borré (Eintracht Frankfurt, 2021-2024)
27 vjeçari fitoi “UEFA Europa League” në të parin sezon me “Eagles”, ku mbërriti si lojtar i lirë pas 56 golave në 189 ndeshje për River Plate.
Borré shënoi 1 gol e dha 2 asists në Finalen e “DFB Cup” që Frankfurt humbi ndaj Leipzig në vitin 2023.

– Faryd Mondragon (Koln, 2008-11)
Mondragon shkroi historinë si portieri i parë jugamerikan në Bundesliga dhe kontribuoi për ngjitjen e Koln nga Bundesliga 2 në Bundesliga në vitin 2007.
Sezoni i fundit ishte më i miri për të pasi vetëm Manuel Neuer e ruajti portën të paparekur në 15 raste, 3 më shumë se heroi nga Koln (12 në sezonin 2009/10).

– Jhon Cordoba (Mainz, Koln, Hertha Berlin: 2015-2021)
Sulmuesi shtatlartë shënoi 30 gola në 119 ndeshje në 5 sezonë me 3 klube të ndryshme në Bundesliga.
Gjithashtu Cordoba shënoi 20 gola në Bundesliga 2 duke ndihmuar Koln të vinte mes më të mirëve si Kampion i inferiorëve në sezonin 2018/19.

– Adrian Ramos (Hertha Berlin, 2009-14, Borussia Dortmund, 2014-17)
Luajti për të 8 vite në Gjerman në rradhët e Hertha Berlin dhe Borussia Dortmund që përfituan nga talenti i tij. Sulmuesi dinami qëndroi 5 sezone në “Olympiastadion” duke shënuar 58 gola në 157 ndeshje për Hertha-n.
Shifra që e ndihmuan të transferohej në Dortmund si pasues i talismanit, Robert Lewandowski që u largua drejt Bayern. Ishte pikërisht starti shpërthyes i Ramos që ndihmoi verdhezinjtë të fitonin Superkupën, 2-0 ndaj Bayern në “Signal Iduna Park”.

The post Kolumbianët më të suksesshëm në Bundesliga appeared first on Gazeta Si.

Shkëndija pret Qarabag-un për historinë

5 August 2025 at 10:40

Nga Gazeta Si – Shkëndija do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë kur të presë Qarabag sot në “Tose Proeski Arena” për ndeshjen e parë të raundit të 3 kualifikues në “UEFA Champions League”.

Të dyja skuadrat kanë arritur fitore brenda dhe jashtë në raundin paraardhës ku “Ballistët” eleminuan FCSB 3-1 pas 180 minutave ndërsa gjigandët nga Azerbaixhani u kualifikuan ndaj Shelbourne pas shifrave të përgjithshme 4-0.

Ecuria e Shkëndijës deri tani nuk ka kaluar pa rënë sy pasi është vetëm hera e dytë që kjo skuadër mbërrin në turin e 3 paraeleminator. Në turin e parë eleminuan jo pa vështirësi uellsianët e TNS.

Madje në ndeshjen e dytë sfida kërkoi kohën shtesë. Ndërsa triumfi ndaj FCSB, bëri më shumë jehonë pasi u arrit ndaj një klubi me histori në fazë grupesh. Fitorja 1-0 në Tetovë mund të konsiderohej e rastësishme po ajo 2-1 në Bukuresht çimentoi kualifikimin e merituar të djemve të Jeton Beqirit.

Qarabag nga ana tjetër ka justifikuar parashikimet në sezonin e 11 në eleminatoret e Champions League ku kërkojnë kualifikimin e dytë në Fazën e Ligës tashmë (faza e grupeve deri dy sezone më parë).

Më herët luajtën në grupet e sezonit 2017-18. Ata e filluan nga raundi I dytë ku eleminuan irlandezët e Shelbourne. Të besuarit e Gurban Gurbanov kanë 3 fitore në 4 ndeshjete  fundit zyrtare dhe duan fitoren e dytë në transfertë pas asaj në Dublin.

Herën e fundit në këtë raund, ata eleminuan Ludogorets në shifrat 8-4, madje pas humbjes së ndeshjes së parë në shtëpi. Por nuk arritën të shkojnë në grupe pasi u eleminuan nga Dinamo Zagreb.

The post Shkëndija pret Qarabag-un për historinë appeared first on Gazeta Si.

Nga Zvicra – Milan gjen akordin me Club Brugge për Ardon Jasharin

4 August 2025 at 20:27

Nga Gazeta Si – Ardon Jashari te AC Milan është zyrtare dhe mesfushori dardan më në fund do të largohet nga Club Brugge.

Njoftimi jepet nga “Sky Swiss” dhe flet për një kontratë 5 vjeçare.

Pas akordit me klubeve, për tu saktësuar ka mbetur mënyra e pagesës, për të cilën duket se Igli Tare është gati ta kryejë në 4 këste nga 5 të propozuara fillimisht.

The post Nga Zvicra – Milan gjen akordin me Club Brugge për Ardon Jasharin appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Schick-Leverkusen 2030

4 August 2025 at 14:58

Pas një sezoni bindës 2024/25 ku shënoi 21 gola, Patrik Schick rinovoi deri në 2030 te Bayer Leverkusen.

I kosideruar si një ndër shënuesit më të rregullt në Evropë tani është gati të nisë një kapitull të ri nën drejtimin e Erik ten Hag.

Me vetëm 1 gol nga penalltia ai ishte shënuesi më i mirë i sezonit nga loja.

Ndërsa pavarësisht dëmtimit në sezonin 2023/24 ai shënoi 13 gola në të gjithë kompeticionet, përfshi 7 në Bundesliga duke ndihmuar skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso të Kupën dhe kampionatin brenda një sezoni.

Shtatlarti mori një vendim të ndryshëm nga Wirtz, Frimpong dhe Xhaka duke besuar se Ten Hag është në gjëndje ta kthejë Leverkusen sërish në majën e futbollit gjerman.

Në planin personal ai mezi po pret të udhëheqë skuadrën në një tjetër sfidë për titull.

Schick dhe Leverkusen janë pranë fundit të përgatitjeve dhe do të luajnë miqësoret e fundit ndaj Pisa-s më 5 Gusht dhe ndaj Chelsea-t 4 ditë më pas.

Sezonin do ta nisë në Kupë ndaj Sonnenhof Großaspach më 15 Gusht ndërsa në Bundesliga do të luajnë në 23 Gusht ndaj Hoffenheim.

The post Schick-Leverkusen 2030 appeared first on Gazeta Si.

Udhëtimi i numrit 10 te Real Madrid në shekullin e 21

4 August 2025 at 10:36

Nga Gazeta Si – Kylian Mbappe do të mbajë bluzën me numrin 10 në sezonin e ri te Real Madrid dhe “merengues” mezi po përballojnë kërkesat për bluzën e re të francezit.

Në futboll ka pak numra që identifikohen si ikonë dhe ai 10 është një i tillë. Numër i mbajtur nga Legjenda të shumta me pritshmëri të mëdha.

Kur flitet për Real Madrid, numri 10 është një trashëgimi legjendash me protagonistë të harruar. Ndaj le të shohim se cilët e mbajtën fanellën me numri 10 te Real Madrid në shekullin aktual:

– Luis Figo 1999-2005
– Robinho 2005-2008
– Wesley Sneijder 2008-2009
– Lassana Diarra 2009-2011
– Mesut Ozil 2011-2014
– James Rodriguez 2014-2017
– Luka Modric 2017-2025

The post Udhëtimi i numrit 10 te Real Madrid në shekullin e 21 appeared first on Gazeta Si.

Bortoleto shpallet ‘Piloti i Ditës’ në Hungaroring

3 August 2025 at 19:14

Debutuesi brazilian po shfaqet si piloti i ri më i mirë në vitin 2025. Kjo të paktën në pjesën e parë të sezonit. Bortoleto zuri vendin e 7 duke e vendosur Kick Sauber në rradhën e 4 të nisjes në Hungari.

Gjatë garës në Budapest iu rezistoi dueleve dhe menaxhoi mirë gomat në strategjinë me një ndalesë në bokse. Si rezultat arriti rezultatin më të mirë deri tani, vendin e gjashtë – dhe u votua për të dytën herë “Piloti i Ditës” nga tifozët.

1- Gabriel Bortoleto – 18.8%
2- Fernando Alonso – 18.3%
3- Charles Leclerc – 15.2%
4- Lando Norris – 9.8%
5- Oscar Piastri – 7.7%

The post Bortoleto shpallet ‘Piloti i Ditës’ në Hungaroring appeared first on Gazeta Si.

Në Hungaroring fiton Norris, zhgënjen sërish Ferrari

3 August 2025 at 17:00

Lando Norris fitoi “Hungarian Grand Prix” pas një dueli fundor me shokun e skuadrës te McLaren, Oscar Piastri.

Britaniku që zgjodhi një strategji alternative arriti fioren e 9 në karrierë dhe të 200 për Mclaren që çoi edhe një herë dy makinat e saj në dy vendet e para.

I nisur nga “pole position”, Charles Leclerc ruajti kryesimn ndaj Piastri-t deri në hyrjen e parë në bokse.

Por strategjia me dy ndërrime gomash dhe konsumi bënë që monegasku dhe australiani ta gjenin veten pas Norris që hyri vetëm një herë në bokse.

Zona e pikëve në Hungari dhe klasifikimi i pilotëve pas saj

Pavarësisht disa tentativave, Piastri nuk ja doli të parakalonte Norris që e mbylli garën me një diferencë prej 0.698 sekondash për fitoren e 5 të sezonit.

Sukses që e afroi 9 pikë ndaj Piastri-t në klasifikimin e përgjithshëm përpara pushimeve verore. George Russell parakaloi Leclerc në vështirësi dhe plotësoi podiumin për Mercedes.

Leclerc u detyrua të pranojë mes zhgënjimit vendin e 4 dhe shleu një penalitet 5 sekondësh për drejtim të rrezikshëm të makinës gjatë duelit me Russell.

Pilotët që fituan 200 gara për Mclaren në Formula 1

Fernando Alonso kreu një garë solide të cilën e mbylli në vendin e 5 për Aston Martin, ndërsa Lance Stroll u rendit dy vende më poshtë.

Mes tyre u vendos Kick Sauber i Gabriel Bortoleto-s në një tjetër paraqitje pozitive të debutuesit. Liam Lawson hyri në zonën e pikëve me vendin e 8 për Racing Bulls, ndjekur nga Red Bull i Max Verstappen në të 9.

Holandezi duhet të presë edhe rezultatin e një investigimi pas incidentit me Lewis Hamilton që detyroi Ferrari-n të ndjekë një trajektore të gjerë. Kimi Antonelli mori pikën e fundit me vendin e 10 për Mercedes. 

The post Në Hungaroring fiton Norris, zhgënjen sërish Ferrari appeared first on Gazeta Si.

Asani shkon në Iran te Esteghlal

3 August 2025 at 13:06

Nga Gazeta Si – Sulmuesi kuqezi do të vazhdojë karrierën në kampionatin iranian në rradhët e Esteghlal.

Kontrata aktuale e Asanit me Guangju, përfundon në fund të vitit kalendarik 2025 dhe koreanët kërkojnë 1 milionë euro ta lirojnë menjëherë.

30 vjeçari që e nisi karrierën te Vardar në Maqedoninë e Veriut, firmosi deri në fund tê sezonit me klubin më të vjetër persian me qendër në Teheran.

Esteghlal ka fituar 9 tituj kampion (i fundit në sezonin 2021-2022) dhe 8 herë Hafzi Cup (e fundit në sezonin 2024-2025).

Në Shqipëri Asani u aktivizua te Partizani ku shënoi 24 gola në 106 ndeshje.

Gjithashtu ai është pjesë e Kombëtares sonë, me të cilën ka shënuar 5 gola në 23 ndeshje.

The post Asani shkon në Iran te Esteghlal appeared first on Gazeta Si.

‘Jam i panevojshëm, ndoshta skuadrës i duhet një pilot tjetër’

2 August 2025 at 21:47

Nga Gazeta Si – I zhgënjyer u shfaq në përfundim të Provave Zyrtare në Hungari, 7 herë Kampioni i Botës, Leës Hamilton. Britaniku foli për probleme të mëdha pas Provave të Lira 1 dhe 2 të premten.

Por shenja përmirësimi u shfaqën në sesionin e 3 ku Hamilton u rendit përpara Leclerc. Në atë që vlen dhe aty ku duhej të performonte, Hamilton u eleminua në sesionin e dytë kualifikues të Provave Zyrtare.

Për “Sky Sports F1”, dukshëm i zhgënjyer, Hamilton u përgjigj thjeshtë: “Jam i panevojshëm, absolutisht i panevojshëm” duke vazhduar – “Skuadra nuk ka asnjë problem, ajo është në pole (me Leclerc). Ndaj ndoshta ajo duhet të ndryshojë pilot”.

Ndërsa në prononcimin tjetër për “F1 TV” që theksoi rekordin dhe karrierën e tij në F1, Hamilton u përgjigj: “Kjo është e qartë. Po ngas tmerrësisht keq. Kaq e thjeshtë.”

Eleminimi i Hamilton në sesionin e dytë në Hungari erdhi pas eleminimit në sesionin e parë në “Belgian Grand Prix”.

Atje ku britaniku u nis nga “pit lane” për ta përfunduar garën në vendin e 7 duke u shpallur “Driver of the Day”.

The post ‘Jam i panevojshëm, ndoshta skuadrës i duhet një pilot tjetër’ appeared first on Gazeta Si.

Broja te Burnley & Çuni te Sampdoria

2 August 2025 at 18:19

Nga Gazeta Si – Këto janë lëvizjet e rradhës në kampin kuqezi të dy lojtarëve që sezonin e ri do të përfaqësojnë skuadra të reja.

Armando Broja mbyll kapitullin Chelsea (26 ndeshje, 2 gola) dhe transferohet në parametra definitivë tek Burnley.

Transferim që iu jep fund huazimeve të njëpasnjëshme që nuk e lejuan të spikaste, jo vetëm për shkak të trainerëve të ndryshëm por edhe për dëmtimet që e ndoqën kudo që vajti.

Ndërkohë Marvin Çuni huazohet nga Rubin Kazan që kërkon 2 milionë euro nëse italianët e Serie B do të vendosin ta marrin përfundimisht kartonin e shqiptarit.

24 vjeçari që doli nga “Bayern Campus” luajti 10 ndeshje me skuadrën ruse ku militon edhe Mirlind Daku.

Sampdoria bëhet gati të startojë sezonin e tretë mes inferiorëve në futbollin e Apenineve.

The post Broja te Burnley & Çuni te Sampdoria appeared first on Gazeta Si.

Spektakolari Leclerc i befason të gjithë me “pole position” në “Hungarian Grand Prix”

2 August 2025 at 17:55

Nga Gazeta Si – Sensancional dhe surprizues binomi Ferrari-Charles Leclerc që vendosën “pole position” në “Hungarian Grand Prix” përpara rivalëve të McLaren, Oscar Piastri dhe Lando Norris.

Leclerc nuk ishte aspak afër shpejtësisë së McLaren deri në sesionin e tretë kualifikues kur në xhiron e fundit, la pas Oscar Piastri-n me 0.026 sekonda.

Norris që është 16 pikë më pas në klasifikimin e përgjithshëm, u rendit i 3 me një diferencë prej 0.015 sekondash pas shokut të skuadrës.

Mercedes dhe George Russell plotësuan vijën e dytë në start përpara dy makinave Aston Martin.

Fernando Alonso dhe Lance Stroll plotësuan rradhën e tretë duke lënë pas Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto-n që në xhiron e fundit mundi 4 herë kampionin e Botës në fuqi, Max Verstappen.

Pas zonës së pikëve në Belgjikë, Liam Lawson ruajti trajektoren me vendin e 9 përpara Isack Hadjar që mbylli top-10 me dy makina të Racing Bulls.

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i 12 mes Haas të Ollie Bearman dhe Williams të Carlos Sainz. 7 herë kampioni anglez u eleminua në sesionin e dytë kualifikues.

Gara zhvillohet të dielën në orën 15:00 në Hungaroring.

The post Spektakolari Leclerc i befason të gjithë me “pole position” në “Hungarian Grand Prix” appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët e Emirateve të Bashkuara Arabe

2 August 2025 at 17:33

Nga Gazeta Si – Pak ditë më parë, Rey Manaj i befasoi të gjithë me prezantimin në klubin e ri, Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Jo më shumë për kontratën por për nivelin e kampionatit ku do të vazhdojë karrierën.

Manaj u largua nga Sivaspor pas 30 golave në 60 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin turk. Mirëpo ai nuk është i vetmi futbollist shqiptar në futbollin e emirateve.

I pari që zbarkoi atje ishte Taulant Seferi (i huazuar nga Worskla Poltava) që shënoi 11 gola në 25 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Banyas në sezonin 2023-2024.

Shtatorin e vitit të shkuar, Rejan Alivoda u transferua nga Vllaznia te Kalba FC për 200 mijë euro.

Ndërsa në 10 Korrik, Feta Fetai u huazua nga NK Lokomotiva (Kroaci) te Sharjah FC që 3 javë më vonë pagoi 2 milionë euro për kartonin e Manajt.  

The post Shqiptarët e Emirateve të Bashkuara Arabe appeared first on Gazeta Si.

Sesioni veror më i suksesshëm në merkaton e Premier League

2 August 2025 at 12:20

Pas kontratave që Liverpool dhe Arsenal nënshkruan respektivisht me Hugo Ekitike-n nga Frankfurt dhe Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbonë, kampionët dhe nënkampionët e sezonit të shkuar iu dërguan një sinjal të fortë rivalëve në Premier League.

10 lojtarë të spikatur janë transferuar nga të dyja skuadrat në një merkato që mund të jetë ndër më të mirat e të gjitha kohërave në ishull. Por a mund të jemi dëshmitarë të transferimeve më të bujshme në kampionatin e shpikësve të futbollit? Ku qëndrojnë rivalët e tyre ndër vite?

Blerje të spikatura nga Liverpool për sezonin 2025/26:
Jeremie Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez, Hugo Ekitike, Giorgi Mamardashvili

Blerje të spikatura nga Arsenal për sezonin 2025/26:
Viktor Gyokeres, Martin Zubimendi, Noni Madueke, Kepa Arrizabalaga, Christian Norgaard

Blerje të spikatura nga Liverpool për sezonin 2018/19:
Alisson, Naby Keita, Fabinho, Xherdan Shaqiri

Blerje të spikatura nga Wolverhampton Wanderers për sezonin 2018/19:
Raul Jimenez, Rui Patricio, Adama Traore, Joao Moutinho, Diogo Jota, Willy Boly, Max Kilman, Leander Dendoncker

Blerje të spikatura nga Leicester City për sezonin 2015/16:
Shinji Okazaki, N’Golo Kante, Gokhan Inler, Robert Huth, Christian Fuchs

Blerje të spikatura nga Man City për sezonin 2015/16:
Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Nicolas Otamendi, Fabian Delph

Blerje të spikatura nga Chelsea për sezonin 2014/15:
Diego Costa, Cesc Fabregas, Filipe Luis, Loic Remy, Didier Drogba

Blerje të spikatura nga Southampton për sezonin 2014/15:
Sadio Mane, Shane Long, Dusan Tadic, Fraser Forster, Graziano Pelle, Toby Alderweireld, Ryan Bertrand

Blerje të spikatura nga Manchester City për sezonin 2010/11:
Yaya Toure, Mario Balotelli, David Silva, Aleksandar Kolarov, Jerome Boateng, James Milner

Blerje të spikatura nga Manchester United për sezonin 2007/08:
Anderson, Nani, Owen Hargreaves, Carlos Tevez, Tomasz Kuszczak

Blerje të spikatura nga Chelsea për sezonin 2004/05:
Didier Drogba, Ricardo Carvalho, Paulo Ferreira, Arjen Robben, Tiago, Petr Cech, Mateja Kezman

The post Sesioni veror më i suksesshëm në merkaton e Premier League appeared first on Gazeta Si.

Rritet konkurenca për Jasharin

1 August 2025 at 14:02

Nga Gazeta Si – Chelsea dhe Bayer Leverkusen nisin garën për blerjen e Ardon Jashari-t për të cilin Milan refuzon të rrisë ofertën në 40 milionë euro.

Kuqezinjtë që kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin e Club Brugge , rrezikojnë ta humbasin atë me destinacion Chelsea-n ose Bayer Leverkusen që kontaktuar personalisht Ardon Jashari-n.

Anglezët dhe gjermanët janë të interesuar për 22 vjeçarin që u shpall Lojtari i Vitit në “Belgian Pro League” për të cilin Brugge kërkon 40 milionë euro.

Jashari po tregon besnikëri ndaj Milan-it për të cilët refuzoi “kushërinjtë” e Inter. Për këtë arësye ai u la jashtë skuadrës për Superkupën në Belgjikë dhe ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Igli Tare beson se do të arrijë ta marrë futbollistin dardan dhe ka vendosur fundin e kësaj jave si “dead line” për Brugge. Në të kundërt Drejtori kuqezi do të kërkojë diku tjetër përforcimin e rradhës.

Jashari nuk u përfshi në foton zyrtare për sezonin e ri dhe pritet të mungojë në ndeshjen e tretë rradhazi, ndaj Mechelen.

The post Rritet konkurenca për Jasharin appeared first on Gazeta Si.

‘Power Rankings’ pas vizitës në Ardennes

1 August 2025 at 11:54

Në fundjavën që Spa-Francorchamps gërshetoi diellin e shndritshëm me shiun e dendur, Oscar Piastri dominoi në pistë dhe rriti diferencën ndaj shokut te McLaren, Lando Norris. Por si u hartua Poëer Rankings pas gazës në Belgjikë? Ju ftojmë të na ndiqni në vazhdim…

1-Pasi humbi Sprint-in nga “pole position”, Piastri çimentoi autoritetin e tij në Garën e të dielës ku sulmoi që në fillim duke rrëmbyer kryesimin nga Norris.

1-Parakalimi nga Russell dhe Mercedes në xhirot e para me pistën e lagur nuk e pengoi Albon të rigjente ritmin për ti rezistuar Hamilton në bordin e një Ferrari më të shpejtë. Kjo falë edhe avantazhit në vijën e drejtë që i dha mundësi ta mbyllte garën në vendin e 6.

3-Leclerc ishte më i miri i atyre që ndoqën të dielën. U kualifikua pas dy rivalëve të McLaren dhe ruajti të njëjtin pozicion duke menaxhuar i pashqetësuar presionin nga Verstappen edhe me gomat e ndërmjetme.

4-Verstappen vuri bast mbi një set-up me forcë të ulët rëndese në Sprint e të shtunës që i siguroi vendin e dytë përpara se të parakalonte Piastri-n në “Les Combes”.

4-Pavarësisht paraqitjes së dobët të Alpine, Gasly ja doli të mbërrinte në sesionin e dytë kualifikues. Pas nisjes nga vendi i 13 dhe shfrytëzimi i DRS, në përfundim të 44 xhirove ja doli të renditej në “top10”.

6-Lawson që siguroi të 3 zonë pikësh në 6 garat e fundit në Belgjikë, u rendi i 10 në Sprint dhe u nis nga vendi i 9 një ditë më pas. Në të dy rastet pas shokut të skuadrës te Racing Bulls, Hadjar. 

7-Norris ndoqi Verstappen dhe Piastri-n në Sprint por ndryshoi dhe siguroi “pole position” në Garën e të dielës. Pavarësisht se u ndihmua nga starti në lëvizje, britaniku i McLaren ishte i pafuqishëm të evitonte parakalimin nga Piastri në vijën e drejtë “Kemmel”. 

8-Braziliani Bortoleto impresionoi me formën në Belgjikë ku siguroi të dytën zonë pikësh në 3 garat e fundit duke u renditur në vendin e 9. Kualifikimi në sesionin e 3 duke lënë jashtë Hulkenberg dhe shpejtësia më e lartë se gjermani në garë, flet për ambjentimin e tij të plotë. 

9-Pas nisjes nga “pit lane” Hamilton dhe Ferrari transformuan fundjaën nga zhgënjyese në impresionuese duke u bërë i pari pilot me goma “slick”. Garën e përfundoi në vendin e 7 pasi nuk ja doli të parakalonte Williams-in e Albon.

9-Për të 4 Garë rradhazi, Bearman u rendit në vendin e 11 duke mos marrë asnjë pikë. Por në Belgjikë kishte arësye që piloti i Haas të gëzohej. Vendi i 7 në Sprint i dha atij pikët e para që nga Bahreini në Prill.

The post ‘Power Rankings’ pas vizitës në Ardennes appeared first on Gazeta Si.

Pesë skuadra shqiptare në raundin e 3 të Kupave të Evropës

1 August 2025 at 07:49

Pas Shkëndijës (UCL) dhe Dritës (UEL), Egnatia, Ballkani dhe Dinamo City do të luajnë në turin e 3 të Conference League duke e shndërruar mesjavën që lamë pas në një “Manita” mbarëshqiptare. Nuk ja dolën të vazhdonin më tej Vllaznia (u eleminua në kohën shtesë nga Vikingur, 4-2),

Prishtina (u eleminua nga Larne, 4-5 pas ruletës së 11 metërshave) dhe Decic (u eleminua nga Rapid Ëien, 2-6). Më e lehtë ishte për skuadrat e kualifikuara të cilat kishin hedhur një hap të rëndësishëm që në ndeshjet e para.

Dy fitore për Egnatia në harkun e 7 ditëve për shifrat e pastra 3-0 ndaj Dinamo Minsk e vënë përballë sllovenëve të Olimpija Ljubljana në turin e tretë.

Një kualifikim i vendosur në Andorra për blutë e kryeqytetit që zhvilluan një shëtitje në shtëpi (1-2, 1-1) përpara “misionit të pamundur” ndaj Hajduk Split.

E njëjta gjë vlejti edhe për Ballkanin (4-2, 1-1 ndaj Floriana-s) që do të vazhdojë rrugën ndaj Shamrock Rovers.

  • UEFA Champions League
    Shkëndija (NMK) – Qarabağ (AZE) 5-12 Gusht
  • UEFA Europa Conference League
    Olimpija Ljubljana (SLO) – Egnatia 7-14 Gusht
    Hajduk Split (CRO) – Dinamo City
    Ballkani (KOS) – Shamrock Rovers (IRL)

The post Pesë skuadra shqiptare në raundin e 3 të Kupave të Evropës appeared first on Gazeta Si.

Skuadrat shqiptare kërkojnë turin e 3 në ‘Conference League’

31 July 2025 at 14:28

Nga Gazeta Si – Pas 3 fitoreve në 6 ndeshjet e fundit në “UEFA Europa Conference League” dhe 5 fitoreve në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet, Vikingur Reykjavik është favorite në letër ndaj Vllaznisë për shkak të faktorit fushë.

Ndërkohë kuqeblutë nga Shkodra që kanë 3 fitore në 6 ndeshjet e fundit provojnë të përmirësojnë rekordin në transfertë ku kanë barazuar në 3 nga 6 të fundit.

Vikingur Reykjavik ka shënuar 2+ gola në 5 nga 6 të fundit në shtëpi në “UEFA Europa Conference League”. Ndërsa Vllaznia ka kontribuar për 2.5 gola ose 67% në 6 ndeshjet e fundit të saj. Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkodër përfundoi 2-1 për kuqeblutë.

AC Escaldes-Dinamo City 1-2

– Dinamo pret AC d’Escaldes në “UEFA Europa Conference League” pas fitores 2-1, javën e shkuar dhe kërkon fitoren e 4 në 7 të fundit në shtëpi.

AC d’Escaldes ndërkohë ka pësuar 3 humbje në 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe u mposht në shtëpi në ndeshjen e parë për turin e dytë kualifikues.

Në letër, blutë kryeqytetas janë favoritë për tu kualifikuar në turin e tretë.

– Egnatia dhe Dinamo Minsk do të përballen në “Arena Egnatia” dhe vendasit rregjistrojnë 2 fitore në 3 ndeshjet e fundit në kampionat ndërsa Dinamo Minsk humbi 4 nga 6 ndeshjet e fundit.

Në shtëpi vendasit kanë 3 barazime në 540 minutat e fundit. Ndërsa miqtë humbën 3 transfertat e fundit në rradhë në “UEFA Europa Conference League”.

Statistikat favorizojnë Egnatia-n që mundi 0-2 Dinamo-n në Minsk, 7 ditë më parë.

Ballkani-Floriana 4-2

– Floriana pret Ballkani-n në “UEFA Europa Conference League” në “Gozo Stadium” dhe do provojë të shfrytëzojë serinë e 3 fitoreve në 6 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, 67% të 3 ndeshjeve të fundit të “UEFA Europa Conference League” në shtëpi.

Nga ana tjetër Ballkani, që ka një rekord prej 60% fitore në “UEFA Europa Conference League” kërkon fitoren e 3 në po kaq transferta në kompeticion. Në sfidat direkte, Floriana u mund 4-2 një javë më parë.

The post Skuadrat shqiptare kërkojnë turin e 3 në ‘Conference League’ appeared first on Gazeta Si.

❌
❌