Dikur ishin kunata – Selena Gomez tregon se si ajo dhe Taylor Swift u bënë shoqe të ngushta
Selena Gomez shpjegoi saktësisht se si ajo dhe Taylor Swift u bënë shoqe të ngushta në episodin e së mërkurës në podcastim “Therapuss”.
Ish-ylli i Disney Channel, 33 vjeçe, tregoi se ajo dhe këngëtarja pop, 35 vjeçe, ishin në lidhje me vëllezërit e bendit “Jonas Brothers”.
“Unë isha në lidhje me Nick [Jonas] derisa ishte me Joe [Jonas]”, kujtoi Gomez. “Ishte e ëmbël. Ishim të reja… Nuk dinim se çfarë po bënim”.
Ylli i “Only Murders in the Building” shtoi: “Unë isha rreth 15 vjeç, ajo rreth 18, dhe atëherë ishte ajo Taylor me flokë kaçurrela, që mbante gjithë ato byzylykë që i shkonin deri lart në krah. Ishte vërtet e bukur”.
Tani dyshja “pëlqejnë të thonë se gjëja më e mirë që morën nga ato marrëdhënie ishte miqësia me njëra-tjetrën”.
Swift dhe Joe, 35 vjeç, u ndanë në vitin 2008, ndërsa Gomez dhe Nick, 32 vjeç, u ndanë po atë vit — dhe sërish në vitin 2010.
“Në atë moshë, [unë dhe Taylor] u bëmë shoqe të ngushta dhe u afruam përmes ndarjes”, kujtoi ylli i “Wizards of Waverly Place”. “Ashtu siç bëjnë vajzat”.
“Pastaj, nuk e di, thjesht mbetëm pranë njëra-tjetrës për të gjitha ngritjet dhe uljet që pasuan. Dhe ja ku jemi tani, 16 vjet më vonë”.
Swift besohet se ka shkruar këngën “Love Story” për kohën që kaloi me Joe, dhe Gomez i tha dëgjuesve se e kishte dëgjuar hitin e vitit 2008 para se Swift ta publikonte. /Telegrafi/
The post Dikur ishin kunata – Selena Gomez tregon se si ajo dhe Taylor Swift u bënë shoqe të ngushta appeared first on Telegrafi.