Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 August 2025Main stream

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

By: el da
18 August 2025 at 22:52

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie për Ukrainën përbën një “përparim” në sigurimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje për Ukrainën.

“Fakti që keni thënë: ‘Jam i gatshëm të marr pjesë në garancitë e sigurisë’ është një hap i madh, është vërtet një përparim dhe bën gjithë ndryshimin. Prandaj, faleminderit edhe për këtë”, i tha Rutte – Trumpit në një takim shumëpalësh së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur më herët në Zyrën Ovale përkrah Zelensky-t, Trump nuk e përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

“Do t’ju njoftojmë për këtë, ndoshta më vonë sot”, tha Trump.

Rutte falënderoi gjithashtu presidentin amerikan për “thyerjen e bllokimit” dhe për sjelljen me sukses të presidentit rus Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve të paqes. m.p.

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

By: el da
18 August 2025 at 22:45

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë.

Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien me qira të bizneseve, qendrave rezidenciale dhe vila në Gjirin e Lalëzit dhe në zona bregdetare, që janë futur në listën e aseteve që burojnë nga krimi i organizuar, janë të përditshme nga institucion që i administron, derisa ato konfiskohen dhe i kalojnë shtetit si këto monedha ari deri tek mjete, si kjo motosharrë.

Në raport pasuritë që dyshohet se janë vendosur kryesisht nga trafiqet e drogës, pasuritë që burojnë nga korrupsioni janë shumë të pakta. m.p.

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

By: el da
18 August 2025 at 22:26

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk ka bërë asnjë ndërhyrje tek dentisti, por po priste djemtë e tij të cilët do merrnin shërbim në klinikën dentare.

59-vjeçari me inicialet Sh.D., banues në Progër, ka rënë në tokë pa ndjenja pasi ka dalë nga klinika dentare. Menjëherë mbërritën mjekët me ambulancë të cilët konfirmuan vdekjen e tij.

Policia raportoi më herët se Sh.D., ka mbushur dhëmbin në klinikë ndërsa theksuan se kanë marrë në pyetje dentistin në lidhje me ngjarjen ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë të tjera detaje. m.p.

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

By: el da
18 August 2025 at 22:14

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”.

Në foto shihet Trump mes liderëve evropiane, në një krahë Zelensky dhe nga ana tjetër Macron më pas kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti finlandez Alexander Stubb, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shefi i Natos Mark Rutte. m.p.

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

By: el da
18 August 2025 at 22:13

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet sociale Vetëvendosje e quan një vendim arbitrar që cenon demokracinë. Sipas partisë së kryeministrit Kurti, në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë.

Vetëvendosje thekson se “Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve, nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes në Facebook

10 ditët e Aktgjykimit

Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri.

Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cenon demokracinë.

Kufijtë e ngushtë të arsyetimit sot janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që ia ka lejuar vetes Gjykata.

Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri. Por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensuesit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese. Kjo rrugë na kthen pas aty ku nuk pati rezultat.

Analogjia që përdor Gjykata nuk ka ku të qëndrojë. Kushtetuta ndryshe nga zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit i përcakton qartë raundet e votimit edhe pasojat juridike të moszgjedhjes brenda një afati. Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses.

Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh. Një rast pra si asnjë rast tjetër. m.p.

Putini nuk kishte vend në tavolinë, por zëri i tij dëgjohej ende

By: el da
18 August 2025 at 22:11

Jeff Zeleny

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve mes Presidentit amerikan Donald Trump, liderëve evropianë dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky këtë pasdite, por ndikimi dhe prania e tij u ndjen qartë.

“Unë e njoh prej kohësh dhe gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të. Mendoj se edhe Presidenti Putin dëshiron një zgjidhje. Do ta shohim.”– tha Trump për homologun e tij rus.

Edhe pse Trump dukej sikur fliste në emër të Putinit, shumica e liderëve evropianë të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë të hënën nuk e përmendën atë me emër. Ndërsa Putin mbetet figura qendrore që mund të përcaktojë fatin e Ukrainës, ende nuk është e qartë nëse ai është vërtet i përkushtuar ndaj arritjes së një marrëveshjeje paqeje, siç ka lënë të nënkuptohet shpesh Trump, apo thjesht po përpiqet të fitojë kohë, siç dyshojnë shumë kritikë.

Trump deklaroi se priste zhvillimin së shpejti të një takimi trepalësh mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Por pyetja se kur mund të ndodhë ky takim mbart më shumë rëndësi sesa thjesht kohën. Ajo flet për nivelin e seriozitetit të Putinit në lidhje me negociatat për përfundimin e luftës. Trump u shpreh me optimizëm, por gjithashtu la hapësirë për të pranuar një rezultat të pasigurt.

“Është e mundur që kjo të mos realizohet. Por nga ana tjetër, është po aq e mundur që të ndodhë. Ne duhet të japim më të mirën tonë. Kjo është gjithçka që mund të bëjmë.”- tha ai. m.p.

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

By: el da
18 August 2025 at 22:02

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi.

Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë zjarri në kokë pak para orës 18:00 të pasdites në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë.

Forca të shumta policie dhe ekspertët mjekoligjor kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për rrethanat e incidentit. m.p.

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

By: el da
18 August 2025 at 21:56

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta rritur deri në 30 milionë euro, për Manuel Locatelli.

Juventus nuk është menduar fare dhe ka kthyer përgjigje negative. Igor Tudor e vlerëson shumë kapitenin e bardhezinjve dhe e sheh atë si një pjesë kyçe e projektit të tij. Pavarësisht rrogës së majme të ofruar nga klubi saudit, Locatelli nuk e mendon largimin nga Juventus.

Megjithatë, fituesi i Champions League në Azi, pas përgjigjjes negative të Juventusit, ka piketuar një tjetër kandidat nga Serie A. Objektivi i radhës i klubit saudit është Youssouf Fofana i Milanit. Edhe për të vlen e njëjta ofertë: 30 milionë euro. m.p.

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

By: el da
18 August 2025 at 21:44

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe presientin amerikan Trump, duke u thënë udhëheqësve të tjerë se ai mendon se ata mund të bëjnë “përparim të vërtetë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, veçanërisht në garancitë e sigurisë.

Ai citon se një takim trepalësh është një “hap i arsyeshëm i radhës”.

“Me atë takim të mundshëm dhe garancitë e sigurisë, do të ishte një hap “historik” përpara, shton kryeministri britanik. m.p.

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

By: el da
18 August 2025 at 21:36

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Zelensky kishte veshur një xhaketë dhe këmishë të zezë, pa kravatë ndërsa ironizoi mbi ndryshimin e dukjes së tij pas kritikave se mbante vetëm veshjen ushtarake.

“Unë e ndryshova paraqitjen time, ndërsa ti je i veshur njësoj”, i tha Zelensky gazetarit Brian Glenn i cili e komplimentoi: Zoti President, dukeni shumë mirë.

Një koment për veshjen e Volodymyr Zelenskyt kishte edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili tha: Kështu mendoj dhe unë, ia thashë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, gjatë takimit me Zelenskyn deklaroi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin popullin ukrainas ndërsa theksoi se do të telefonojë Vladimir Putin për një takim trepalësh. Donald Trump u shpreh se duhet t’i jepet fund luftës në Ukrainë. m.p.

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

By: el da
18 August 2025 at 20:52

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se menjëherë pas këtij takimi do të telefonojë homologun rus, Vladimir Putin.

Donald Trump theksoi se do t’i kërkojë Putinit një takim trepalësh me qëllim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Më herët, Donald Trump, deklaroi se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj popullit ukrainas.

Sakaq, Trump theksoi se SHBA-të prodhojnë armët më të mira dhe ia shesin NATO-s. Pas kësaj, armët amerikane përfundojnë në duart e ukrainasve të cilët përballen me agresionin rus. m.p.

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

By: el da
18 August 2025 at 20:42

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.

Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.

Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeccarit. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen. m.p.

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

By: el da
18 August 2025 at 20:38

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më këmbë zonën. Ata u bllokuan në vendin e quajtur “Ura e Dashit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumë nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe ato të zonave të mbrojtura, u nisën drejt zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

Policia njofton se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord. m.p.

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

By: el da
18 August 2025 at 20:28

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u vu re nga një gazetar dhe presidenti Donald Trump.

“Dukesh fantastik me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America’s Voice, i cili vuri në dyshim zgjedhjen e veshjes së Zelensky-t gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

“Thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump.

“Dhe ju jeni në të njëjtin kostum”, i tha Zelenksy Glennit. “Unë ndryshova, ti jo.

Veshja e Zelensky-t u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump, tha një zyrtar evropian, me mirëkuptimin që Zelensky nuk duhet të mbërrijë i veshur me bluzën e tij të zakonshme të gjelbër ushtarake. m.p.

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

By: el da
18 August 2025 at 20:19

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë.

Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë, sipas presidenti amerikan.

“Nuk mendoj se keni nevojë për një armëpushim. E dini, nëse shikoni gjashtë marrëveshjet që kam arritur këtë vit, të gjitha ishin në luftë, unë nuk bëra asnjë armëpushim. E di që mund të jetë mirë të ketë, por gjithashtu mund ta kuptoj, strategjikisht, pse një vend ose tjetri nuk do ta dëshironte atë”, deklaroi Trump gjatë takimit me Volodymyr Zelenskyn në Zyrën Ovale. m.p.

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

By: el da
18 August 2025 at 20:07

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një programi dhe marrëveshje që ka me NATO-n.

“Është e domosdoshme për ne që të blejmë armë dhe ju falenderojmë për mundësinë. Ne paguajmë për këto përmes një programi të NATO-s.

Kjo është një pjesë e garancive të sigurisë, pra të pajisemi me armë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme. Kemi folur me Trump që kemi vendime dypalëshe. Askush në europë nuk ka të tillë mbrojtje.” – tha Zelensky.

Presidenti ukrainës theksoi dhe njëherë se janë të gatshëm për armëpushim.

“Po, patjetër. Jemi të hapur për zgjedhje të ardhshme. Duhet të punojmë në parlament, gjatë luftës nuk mund të kemi zgjedhje.” – theksoi ai.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump për letrën që i ka dërguar Vladimir Putinit lidhur me fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.

Zelensky i dorëzoi Trump-it një letër nga Olena Zelenska, Zonja e Parë e Ukrainës. “Nuk është për ju, është për gruan tuaj,” i tha Trump-it, mes të qeshurave të të dyve.

Zbulohen detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

By: el da
18 August 2025 at 19:51

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë.

Shqiptarët Viktor Bushi 59 vjeç, Klarenc Kacaj 61 vjeç, Marianka Bushi Aliraj 57 vjeçe (viktimat) dhe Mardalena Kacaj 49 vjeçe, kjo e fundit e plagosur e të tjerët tashmë viktima, ishin duke u kthyer nga dasmë në momentin që janë përplasur nga një kamion që drejtohej nga një shtetas bullgar.

Nga përplasja e fortë, automjeti ka shpërthyer menjëherë në flakë ndërsa personat që ndodheshin brenda kanë thirrur me të madhe për ndihmë, por askush nga personat e pranishëm nuk mundën që t’i shpëtonin. Vetëm 49-vjeçarja ka mundur që të dalë nga makina, ndërsa personat e tjerë janë karbonizuar brenda në automjet nga flakët.

Dëshmitarët okularë janë shprehur se flakët ishin aq të mëdha saqë ishte e pamundur për ne që t’i ndihmonim.

Në aksident gjithashtu është përfshirë dhe një tjetër automjet ku po udhëtonin 4 shtetas grekë, të moshave 36 vjeç, 28 vjeç dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë këta persona janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën. I plagosur nga ky aksident ka mbetur dhe shoferi bullgar i kamionit ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. m.p.

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

By: el da
18 August 2025 at 19:39

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me Izraelin, tha një burim brenda grupit të armatosur palestinez për BBC-në, ndërkohë që lajmi konfirmohet edhe nga Al Jazeera dhe mediat e tjera ndërkombëtare.

Sipas një zyrtari palestinez të njohur me bisedimet, propozimi nga Egjipti dhe Katari është një plan gjithëpërfshirës me dy faza i bazuar në një kornizë të avancuar nga i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff.

Kjo do të shihte Hamasin të lironte rreth gjysmën e 50 pengjeve të mbetura izraelite, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë, në dy faza gjatë një armëpushimi të përkohshëm 60-ditor. Gjatë kësaj kohe, do të kishte negociata për një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të trupave izraelite.

Sipas propozimit, ushtria izraelite do të lejojë gjithashtu hyrjen e ndihmës humanitare në territor.

Natën e së dielës, qindra mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv për të kërkuar që qeveria e Izraelit të binte dakord për një marrëveshje me Hamasin për të kthyer pengjet. m.p.

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

By: el da
18 August 2025 at 19:29

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi. Në një psotim në rrjetet sociale, Krasniqi ia faturon përgjegjësinë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që sipas tij ka vepruar në mënyrë antikushtetuese.

“Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive. Ndërkohë, Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – me votim të hapur.

Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime”, shkruan Krasniqi në rrjetet sociale.

Ai i bën thirrje kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin”, përfundon ai.

Gjykata Kushtetuese tha se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025 dhe “rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme”. m.p.

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

By: el da
18 August 2025 at 19:18

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke ngritur në këmbë të gjithë policinë për kërkimet dhe kapjen e tij, pasi cilësohet si kontingjent me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas informacioneve fillestare, i burgosuri arriti të arratiset nga klinika kirurgjikale, në rrethana ende të paqarta.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.

Incidenti ka shkaktuar trazira në komunitetin lokal dhe ka ngritur alarmin midis forcave të policisë që marrin pjesë në kërkim, informon media vendase.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur dhe përgjatë kufirit, pasi dyshohet se ai mund të rikthehet në Shqipëri për t’u fshehur.

Sipas informacioneve, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur. m.p.

❌
❌