Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

PD reagon për zjarret: Shqipëria e pushtuar nga flakët, banorët të largohen nga zona e rrezikut

By: rozalb
26 July 2025 at 22:00

Partia Demokratike ka reaguar sot për situatën e zjuarreve në vend, duke bërë përgjegjëse qeverinë që ka dështuar në marrjen e masave. Me një deklaratë për shtyp, selia blu tha se qytetarët duhet të ruhen, pasi me kryeministër Edi ramën paratë shpenzohen për lukse dhe situata e zjarreve do të jetë e njëjtë këtë verë dhe tjetrën. Teksa dënoi aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe atë në…

Source

Arrestohet 75-vjeçari nga Kosova duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Shëngjin

By: rozalb
26 July 2025 at 21:41

Një 75-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të rënduar nga alkooli në zonën turistike të Shëngjinit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndërhyrja erdhi në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, pas marrjes së një informacioni për manovra të rrezikshme nga një…

Source

Zjarri në malin e Borshit jashtë kontrollit, rrezikohen banesat në Puqeras dhe Borsh

By: rozalb
26 July 2025 at 21:30

Situata nga zjarri në malin e Borshit vijon të jetë kritike, ndërsa flakët me intensitet të lartë kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të zonës malore, duke rrezikuar seriozisht banesat në fshatrat Puqeras dhe Borsh. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të zjarrfikësve të Himarës gjatë gjithë ditës, terreni tepër i vështirë ka bërë të pamundur vënien nën kontroll të flakëve, që po përhapen me…

Source

Vijon zjarri në malin e Shashicës në afërsi të fshatit Kaninë, rrezikohen disa banesa

By: rozalb
26 July 2025 at 21:03

Prej më shumë se katër orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën malore pranë fshatit Kaninë, duke djegur kryesisht sipërfaqe kullotash dhe duke rrezikuar banesa e stane me bagëti. Sipas autoriteteve lokale, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thatë, ndërsa rreth 20 forca zjarrfikëse janë angazhuar në vendngjarje për të izoluar vatrat dhe për të…

Source

A e ka gënjyer qeveria franceze Gjykatën e Strazburgut në parashtrimet për çështjen e përgjimeve të EncroChat?

By: rozalb
26 July 2025 at 20:44

Nga Av. Gurali Brahimllari Në datën 24/09/2024 Gjykata e Strasburgut, duke shqyrtuar ankimet nr.44715/20 dhe nr. 47930/21 të shtetasve angleze A.L si dhe E.J kundër Francës, në lidhje me (pa)ligjshmërinë e përdorimit të të dhënave të platformave të enkriptuara EnchroChat, nuk zgjidhi në mënyrë përfundimtare çështjen me argumentin se aplikantët nga Mbretëria e Bashkuar, nuk kishin shterur mjetet…

Source

Ministri i Financave, Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara dhe 209 subjekte të inspektuara

By: rozalb
26 July 2025 at 20:41

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë sot përmes një postimi në Facebook rezultatet e para të aksionit të ndërmarrë për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Sipas tij, vetëm në 12 ditët e para të operacionit janë inspektuar 209 subjekte dhe janë bllokuar 76.1 ton produkte që nuk përmbushnin standardet e sigurisë dhe…

Source

Gyokeres zyrtarizohet te Arsenali: Mezi pres të luaj për këtë skuadër!

By: rozalb
26 July 2025 at 20:20

Arsenal ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres nga klubi portugez Sporting i Losbonës. Futbollisti 26-vjeçar transferohet te “Topçinjtë” me një marrëveshje përfundimtare që kap vlerën e 63.5 milionë eurove, plus 10 milionë euro bonuse. Ai ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin londinez, e vlefshme deri në vitin 2030. “Gjithmonë dua të shënoj,” tha ai në intervistën e tij…

Source

Deputeti Ardit Bido pas zjarrit në Kopaçez: S’ka më justifikime, çdo dorë do ta ndjejë ligjin!

By: rozalb
26 July 2025 at 20:08

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Socialiste për zonën e Delvinës, Ardit Bido, ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale lidhur me situatën pas zjarrit të madh që përfshiu fshatin Kopaçez. Sipas Bidos, ndërhyrja e shpejtë e strukturave shtetërore bëri të mundur shmangien e një tragjedie njerëzore, ndërsa aktualisht vijon puna intensive për normalizimin e plotë të situatës në terren.

Source

Yesterday — 26 July 2025Main stream

Kumbaro: 24 orë të vështira në Delvinë-Gjirokastër, rreziku drejt Fushëbardhës u shmang

By: rozalb
26 July 2025 at 19:40

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë zonën mes Delvinës dhe Gjirokastrës, duke e cilësuar 24-orëshin e fundit si tepër sfidues për forcat në terren. Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se temperaturat ekstreme dhe terreni i thyer kanë vështirësuar ndërhyrjen, por përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve…

Source

Zjarri në Bulqizë, ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë

By: rozalb
26 July 2025 at 19:23

Zjarri i përmasave të mëdha që ka shpërthyer në zonën e Qafë Buallit, në kufirin mes Bulqizës dhe Matit, vijon të jetë aktiv dhe po përhapet me ritme shqetësuese. Ministria e Mbrojtjes ka informuar se situata mbetet kritike dhe për shuarjen e flakëve është angazhuar një operacion i gjerë, si në terren ashtu edhe nga ajri. Aktualisht, në operacion janë përfshirë: 8 mjete zjarrfikëse 40…

Source

FSHF organizon në Golem edicionin e ri të turneut të futbollit të plazhit, marrin pjesë 12 ekipe

By: rozalb
26 July 2025 at 19:00

Federata e Futbollit po organizon në Golem edicionin e radhës të turneut të futbollit të plazhit, një aktivitet që është shndërruar tashmë në një traditë të bukur verore. Turneu ka nisur paraditen e sotme dhe në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe: LEON, FJT, BEACHEE, FIFA DE PLAYA, REI&CO, ORANGE FC, GOLEMI, BARRIKADA, KKD, CAMERIA, JATA MARKET dhe FC 12. Ky edicion luhet me sistem…

Source

14 ditë me mbi 30 gradë Celsius, temperatura rekord në Finlandë

By: rozalb
26 July 2025 at 18:42

Finlanda ka regjistruar për 14 ditë radhazi temperatura mbi 30 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për motin ekstrem, njofton Instituti Meteorologjik Finlandez, sipas Helsinki Times. Rekordi i mëparshëm i vendit, prej 13 ditësh me temperatura mbi 30°C, ishte shënuar në vitin 1972. Dita e djeshme e përforcoi rekordin, me temperaturën që arriti në 30.3°C në zonën e Parikalës.

Source

Gara të rrezikshme në “Bypass”-in Vlorë–Orikum, Policia gjobit dy “pilotët” nga Maqedonia e Veriut

By: rozalb
26 July 2025 at 18:28

Policia Rrugore e Vlorës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin dy automjete duke kryer manovra të rrezikshme në aksin Vlorë–Orikum, në segmentin e njohur si “Bypass-i”. Pas verifikimeve, është konstatuar se drejtuesit e mjeteve kishin kryer një sërë shkeljesh serioze të Kodit Rrugor. Sipas njoftimit zyrtar, automjetet kanë garuar me njëri-tjetrin…

Source

Situata e zjarreve, Kingji ndjek në terren operacionet për shuarjen e vatrave

By: rozalb
26 July 2025 at 18:12

Gjenerallejtënant Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, po ndjek nga afër operacionet intensive për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata mbetet e rënduar në disa vatra aktive, përfshirë zonën e Shkopetit, majën e Kulmës në Kurbin, Fangun në Mirditë, Zall-Gjoçaj në bashkinë Mat, si dhe Mbreshtan/

Source

Juventus gjen zgjidhjen për të “zhdukur” serbin Vlahovic, ka gati një shkëmbim

By: rozalb
26 July 2025 at 17:55

Dusan Vlahovic duket se ka vendosur për të ardhmen e tij: sulmuesi serb preferon të transferohet te Atlético Madrid. Kjo zgjedhje ka ndryshuar planet e Juventusit, i cili, sipas “La Gazzetta dello Sport”, po shqyrton mundësinë e një shkëmbimi me mbrojtësin argjentinas Nahuel Molina. Molina, me një vlerë rreth 30 milionë euro, është një profil që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë…

Source

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës, situata mbetet kritike

By: rozalb
26 July 2025 at 17:34

Zjarr i përmasave të mëdha në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit. Vatra ka marrë përmasa gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll. Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës. Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të…

Source

Temperaturat e larta në vend, probleme me energjinë në disa zona

By: rozalb
26 July 2025 at 17:25

Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave. OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike. Konkretisht: Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua për…

Source

Shëngjin/ Policia gjen dhe i kthen familjes vajzën 9-vjeçare nga Kosova që ishte humbur në plazh

By: rozalb
26 July 2025 at 17:12

Një vajzë e mitur 9-vjeçare nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit e saj në plazhin e Shëngjinit, është gjetur falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e DVP Lezhë është informuar nga një familje pushuesish për largimin e vajzës së tyre dhe pamundësinë për ta gjetur. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e rendit që patrullojnë në zonën e…

Source

Allegri pas fitores ndaj Liverpoolit: Mbrohemi shumë mirë, Leao ka shumë kualitet!

By: rozalb
26 July 2025 at 17:05

Trajneri Massimiliano Allegri është shfaqur i kënaqur pas fitores 4-2 ndaj Liverpool-it në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit të tij dhe progresin gjatë fazës përgatitore. “Ndihem shumë i lumtur me qëndrimin proaktiv të lojtarëve – po punojnë në mënyrë të shkëlqyer gjatë kësaj faze përgatitore,” tha tekniku toskan. “Është rritur ndjeshëm niveli i rezistencës…

Source

SPAK godet një rrjet kriminal shqiptar që trafikoi mbi 6 ton kokainë drejt BE dhe Britanisë, me vlerë 411 milionë euro

By: rozalb
26 July 2025 at 16:47

Një nga operacionet më të mëdha të vitit u zhvillua nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila goditi një rrjet të fuqishëm kriminal me përmasa ndërkombëtare. Sipas njoftimit zyrtar, rrjeti shqiptar kishte trafikuar mbi 6 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, me një vlerë tregu prej mbi 411 milionë eurosh.

Source

❌
❌