Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 July 2025Main stream

Patricia Clarkson zbulon se ka parë Justin Timberlake lakuriq dhe u shqetësua se mos e mërziste gruan e tij, Jessica Biel

27 July 2025 at 15:55

Aktorja e nominuar për Oscar, Patricia Clarkson, ka treguar një moment të papritur gjatë xhirimeve të serialit “Friends With Benefits” në vitin 2011, kur pa Justin Timberlake lakuriq dhe u shqetësua se mos e mërziste gruan e tij, Jessica Biel.

Në një intervistë me Andy Cohen, Patricia rrëfeu se hyri në set dhe e pa Timberlake pa asnjë veshje, duke e përshkruar si “të talentuar” dhe duke treguar se kishte frikë të mos shkaktonte probleme me gruan e tij.

Ajo tha se nuk kishte marrë asnjë reagim nga çifti dhe tani ndihet e zemëruar, shkruan DailyMail.

Diskutimi mori edhe një kthesë humoristike për “përmasat” e Timberlake, ku aktorja konfirmoi se kishte parë gjithçka gjatë xhirimeve të skenës pa rroba.

Ndërkohë, Justin Timberlake ka qenë shpesh objekt talljesh për jetën e tij personale dhe momente të sikletshme, siç ishte një defekt garderobe gjatë një koncerti në Nashville në dhjetor 2024, që shkaktoi reagime dhe komente ironike në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Patricia Clarkson zbulon se ka parë Justin Timberlake lakuriq dhe u shqetësua se mos e mërziste gruan e tij, Jessica Biel appeared first on Telegrafi.

Ylli i “Coronation Street”, Jack P. Shepherd martohet me Hanni Treweek në Katedralen e Mançesterit

27 July 2025 at 15:20

Ylli i “Coronation Street”, Jack P. Shepherd, u martua me partneren e tij Hanni Treweek në një ceremoni madhështore në Katedralen e Mançesterit të shtunën.

Çifti, i rrethuar nga miq, familjarë dhe kolegë, shkëmbyen puthje pasionante pas ceremonisë, ku mbi ta ranë konfeti të bardha.

Jack, 37 vjeç, i njohur për rolin e David Platt, mbërriti me stil në një mustang të kuq, shoqëruar nga nëna dhe djali i tij Reuben, shkruan DailyMail.

Hanni, 35 vjeçe, shkëlqeu me një fustan elegant të bardhë me detaje dantelle dhe vello të gjatë.

Në ceremoni morën pjesë edhe shumë aktorë të “Coronation Street”, përfshirë Lucy Fallon, Tina O’Brien, Julia Goulding, Samia Longchambon dhe të tjerë.

Jack kishte zbuluar më parë se pjesëmarrja e tij në “Celebrity Big Brother” kishte qenë për të mbledhur fonde për dasmën, dhe burime pranë çiftit tregojnë se ata kishin investuar shumë për ta bërë këtë ditë të veçantë një përvojë të paharrueshme.

Pak kohë më parë, Hanni festoi me shoqet e saj në një darkë në restorantin The Ivy, duke u përgatitur për ditën e madhe që tashmë është realizuar me sukses. /Telegrafi/

The post Ylli i “Coronation Street”, Jack P. Shepherd martohet me Hanni Treweek në Katedralen e Mançesterit appeared first on Telegrafi.

“Iu luta që të vinin, e çuam babin me batanije në spital” – rrëfimi prekës i Erjona Rusit për përballjen me sistemin shëndetësor

27 July 2025 at 13:35

Moderatorja, Erjona Rusi, ka ndarë një prej përvojave më të dhimbshme të jetës së saj në episodin e fundit të këtij sezoni televiziv, ku këtë herë ajo u ul vetë në karrigen e të ftuarës.

E intervistuar nga kolegu Arjon Muça, Rusi rrëfeu me lot në sy momentin kur u përball me një situatë të padrejtë dhe çnjerëzore, teksa kujdesej për të atin e sëmurë.

Përmes një dëshmie të sinqertë dhe të ngarkuar emocionalisht, ajo tregoi vështirësitë që ka kaluar për të siguruar trajtimin mjekësor që i takonte të atit dhe për të përfituar ndihmën shtetërore minimale, që shpesh kthehet në një sfidë të vështirë për familjet shqiptare në nevojë.

Foto: Screenshot/YouTube

Erjona Rusi:

“Kam një kujtim shumë të keq që lidhet me sëmundjen e babit, më është ngulitur shumë thellë, momenti më i vështirë si qenie njerëzore dhe që ka të bëjë edhe me politikat e këtij shteti me faktin se sa social ka qenë shteti shqiptar.

Njerëzit e paralizuar apo me aftësi ndryshe përfitojnë kemp, një shumë qesharake, por që të përfitosh kempin duhet që pas një viti të bëhet një rikontroll, mjekët e kempit duhet të vërtetonin që i sëmuri vazhdon të jetë i sëmurë dhe unë i jam lutur, po lutur atyre mjekëve që të vinin ta shihnin babin tek shtëpia, unë sa kisha marrë një makinë të vogël dhe u thashë ju marr unë me makinë dhe hajdeni shiheni se babin s’e lëvizim dot, nuk erdhën, do ta sillni këtu thanë, unë me mamin dhe vëllanë e kemi marrë babin me batanije se nuk e ngrinim dot, e kemi futur në makinë që ta shihnin mjekët dhe të merrnim kempin pastaj ne.

Po e di ç’ndjesi e ndyrë dhe e poshtër njerëzore është ta shohësh të afërmin tënd në atë gjendje? Isha shumë e vogël, të isha kjo Erjona që jam sot përpara atyre mjekëve, ata do ta harronin, unë kurrë s’do ta bëja, jo vetëm nga ana ekonomike se sot jam më mirë, por namin do të bëja.

Ishte edhe një rast kur isha në spital, isha gati t’i fusja thonjtë në fyt një mjeku se e hoqi nga reanimacioni dhe e çoi në dhomë se s’kishte marrë lekët, si mund të luash me jetët e njerëzve se s’ke marrë lekët, mbase emrat mund t’i kem harruar, por i mbaj mend, s’dua t’i takoj, kam urrejtje shumë, nuk janë të gjithë mjekët kështu. Kam pasur eksperienca të tmerrshme me babin dhe mjekët”.

Dëshmia e saj vjen si një thirrje publike për më shumë humanizëm, përgjegjësi dhe ndërgjegjësim ndaj sistemit shëndetësor, që shpesh u lë njerëzve më të pambrojtur vetëm dhimbjen dhe pengun. /Telegrafi/

The post “Iu luta që të vinin, e çuam babin me batanije në spital” – rrëfimi prekës i Erjona Rusit për përballjen me sistemin shëndetësor appeared first on Telegrafi.

Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull

27 July 2025 at 13:02

Reperi i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, ishte mysafir në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku rrëfeu një përvojë të pazakontë dhe jo shumë të këndshme me një vajzë në një parking.

Egla: Çfarë është një gjë të irriton më shumë në shoqërinë shqiptare që punon kundër gjinisë femërore, çfarë do të beje ti për ta ndryshuar?

Getoari: Shumë gjëra janë që nuk janë mire, por është edhe një gjë tjetër që kam filluar ta shoh shumë, a mos kanë marrë pak edhe gratë gocat kot?

Foto: Screenshot/YouTube

Rudina: Çfarë do të thotë ‘ka marrë kot’?

Gatoari: Kjo ideja e të qenit gjatë gjithë kohës… sepse e merr përparësinë, e merr, e kanë marrë çdo gjë, e merr çdo gjë, e merr çdo gjë, pastaj, vjen një moment ku pak edhe keqpërdoret ajo domëthënë. Unë kam shumë raste që di dhe shoh që e keqpërdorin. Unë kam pasur një rast një ditë në një parking. Ne u parkuam normal dhe erdhi nje grua na bërtiti “pse parkuan këtu, unë s’mund të dal nga garazhi”, i thashë që në parking jam i parkuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Por, unë jam femër, s’mund të dal aty, ju jeni invalid apo çka?”, tregon këngëtari se çfarë i tha ajo.

Getoari: S’po di kush është invalidi këtu. Po keqpërdoret kjo punë, nuk mendoj që gratë siç kanë qenë të shtypura si më herët, të drejtat janë të barabarta.

Kleoniki: Si do ta komentoje nëse do të ishte një burrë në vendin e parkimin.

Getoari: Unë nuk u zura.

Rudina: Pra, fakti që thotë “mos e li aty se jam grua ,te pengon, apo jo?

Getoari: Më pengon vetëm ideja kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull.

Këngëtari më tutje shpjegon tatuazhin në krah që kishte Mozartin dhe Ajnshtajnin, “Të dy janë të sëmurë”, tha ai. /Telegrafi/

The post Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull appeared first on Telegrafi.

Johnny Depp braktis Cotswolds për një jetë të qetë në East Sussex: zbulohet shtëpia sekrete dhe arsyeja pas zgjedhjes së tij

27 July 2025 at 11:29

Johnny Depp po jeton një jetë të re të qetë në një rezidencë historike në fshatin East Sussex, duke lënë pas Hollywood-in dhe dramat e viteve të fundit.

Aktori 62-vjeçar, i cili së fundmi u përball me një betejë të stuhishme ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard, ka zgjedhur një shtëpi të izoluar dhe të sigurt, të rrethuar nga pemë dhe kopsht klasik anglez, larg vëmendjes së botës së showbiz-it.

Banorët lokalë thonë se Depp është parë duke shëtitur nëpër fshat dhe po e shijon qetësinë e zonës, shkruan DailyMail.

Ai besohet se u lidh me East Sussex gjatë vizitave te miku i tij i ndjerë, Jeff Beck, që jetonte aty.

Shtëpia ku po qëndron aktori përfshin dhjetë dhoma gjumi, një kopsht të fundosur dhe madje edhe një amfiteatër të vogël privat.

Ndryshe nga shumë personazhe të famshëm që zgjedhin The Cotswolds, Depp ka vendosur të qëndrojë larg “elitës së zgjuar”, siç i quan ai disa nga emrat e mëdhenj që dikur e lanë pas dore.

Një burim i afërt tha: “Ai kërkon qetësi dhe njerëz që nuk e gjykojnë për të kaluarën”.

Pavarësisht se po punon për rikthimin e tij si regjisor me filmin e ri Modigliani, Depp e ka bërë të qartë se nuk dëshiron më jetën e vjetër. Siç tha vetë në një intervistë: “Më anuluan, por nuk doja të humbisja vetveten”. /Telegrafi/

The post Johnny Depp braktis Cotswolds për një jetë të qetë në East Sussex: zbulohet shtëpia sekrete dhe arsyeja pas zgjedhjes së tij appeared first on Telegrafi.

Lamtumira që i dha kuptim dashurisë: Akti i fundit i Sharon për Ozzy Osbourne

27 July 2025 at 09:50

Legjenda e rock-ut, Ozzy Osbourne, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas jo vetëm një trashëgimi muzikore të jashtëzakonshme, por edhe një histori dashurie po aq të fuqishme.

Bashkëshortja e tij prej dekadash, Sharon Osbourne, ishte pranë tij deri në fund, duke bërë gjithçka të mundur që ai ta përfundonte jetën në skenë, aty ku e nisi dhe e deshi më shumë.

Vetëm disa javë para vdekjes, Ozzy u ngjit për herë të fundit në skenë në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, për koncertin e lamtumirës “Back to the Beginning”. Ishte një moment i ngarkuar emocionalisht, ku më shumë se 42,000 fansa u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës së Black Sabbath, shkruan DailyMail.

Por, ky koncert nuk ishte i lehtë për t’u realizuar. Me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe sëmundjen e Parkinsonit, kompanitë e sigurimeve refuzuan ta mbulonin nëse ai qëndronte në këmbë gjatë performancës.

Ishte Sharon ajo që luftoi pas skenave, duke negociuar me siguruesit dhe duke gjetur një zgjidhje: Ozzy do të performonte i ulur në një fron, një skenë simbolike që i lejoi të përshëndeste fansat e tij të përjetshëm me dinjitet dhe forcë. Ai këndoi pesë këngë solo dhe katër klasike të Black Sabbath, në një paraqitje të fundit që mbeti e paharrueshme.

Fjalët e fundit të Ozzy-t në skenë ishin një falënderim nga zemra për publikun: “Mbështetja juaj na ka mundësuar të jetojmë një mënyrë jetese të mrekullueshme, ju falënderojmë nga thellësia e zemrave tona”. Pas tyre, në ekran u shfaq mesazhi: “Faleminderit për gjithçka. Birmingham përgjithmonë”.

Të nesërmen, një ambulancë ajrore zbriti në rezidencën e tij në Buckinghamshire, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të pafrytshme. Sharon, gjithmonë pranë, qëndroi me të deri në frymën e fundit.

Ozzy la pas një jetë plot kontraste, nga dritat e skenës, tek lufta me varësinë, dhe më në fund, një ringjallje artistike nën përkujdesjen e Sharon. Ai ishte më shumë sesa “Princi i Errësirës”, ishte një ikonë, një bashkëshort, një baba dhe një rebel që nuk hoqi dorë kurrë nga dashuria për muzikën… dhe për Sharon. /Telegrafi/

The post Lamtumira që i dha kuptim dashurisë: Akti i fundit i Sharon për Ozzy Osbourne appeared first on Telegrafi.

Kreshnik Gjergji feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri emocionon me urimin: Ma ndryshove jetën

27 July 2025 at 09:15

Kreshnik Gjergji, bashkëshorti i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, feston sot ditëlindjen, dhe urimi më emocionues ka ardhur pikërisht nga partnerja e tij e jetës.

Artistja ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë: një fotografi nga salla e lindjes, vetëm pak ditë pasi çifti u bënë prindër për herë të parë.

Në përshkrimin e fotografisë, Dafina ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e thellë për Kreshnikun, duke e quajtur “njeriun që ia ndryshoi jetën përgjithmonë”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe baba i djalit tonë. Të dua pafund”, ka shkruar ajo me emocion.

Çifti u bekua së fundmi me ardhjen në jetë të djalit të tyre të parë, të cilin e kanë quajtur Daskani, një emër i veçantë që përfaqëson një fillim të ri dhe një kapitull të paharrueshëm në jetën e tyre.

Urimi i Dafinës është komentuar gjerësisht në rrjet, duke prekur zemrat e fansave dhe duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë dhe dashurinë e sinqertë mes tyre. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Kreshnik Gjergji feston ditëlindjen, Dafina Zeqiri emocionon me urimin: Ma ndryshove jetën appeared first on Telegrafi.

Camila Cabello pranon publikisht dashurinë me miliarderin Henry Junior Chalhoub gjatë pushimeve në Ibiza

26 July 2025 at 23:55

Camila Cabello dhe i dashuri i saj prej shtatë muajsh, biznesmeni libanez Henry Junior Chalhoub, kanë bërë debutimin e tyre zyrtar në Instagram duke ndarë një fotografi romantike nga pushimet në Ibiza.

Këngëtarja 28-vjeçare nga Kuba postoi një imazh ku shfaqen duke mbajtur duart, ndërsa në mbishkrimin e saj zbuloi se po “binte në dashuri”.

Çifti u pa më parë në momente të ëmbla gjatë një zhytjeje në Detin Balearik, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet shkruan DailyMail.

Henry Junior vjen nga familja e njohur e pasur Chalhoub, e cila zotëron një kompani të madhe të modës luksoze me seli në Dubai.

Përpara pushimeve në Ibiza, ata u panë së bashku në garat e Formula 1 në Monako dhe kanë shfaqur ndjenjat e tyre në evente të ndryshme të modës në mbarë botën, duke nisur që nga një festë në Arabinë Saudite deri në sfilatat në Paris dhe Londër.

Ky postim i fundit në Instagram tregon se marrëdhënia e tyre po merr një kthesë më të hapur dhe të dashur, teksa Camila dhe Henry po shijojnë çdo moment së bashku. /Telegrafi/

The post Camila Cabello pranon publikisht dashurinë me miliarderin Henry Junior Chalhoub gjatë pushimeve në Ibiza appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Sam Smith tërheq vëmendjen me një paraqitje të guximshme në Notting Hill pas publikimit të këngës së re “To Be Free”

26 July 2025 at 21:39

Sam Smith, i njohur për guximin në stil dhe eksperimentimin me modën, është shfaqur sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë në rrugët e Notting Hill në Londër.

Këngëtari u fotografua jashtë pub-it të njohur “The Cow” teksa pinte një cigare dhe shijonte atmosferën pas publikimit të këngës së tij më të fundit, “To Be Free”.

Në këtë dalje, Sam kishte veshur një fustan të gjatë blu të errët me mëngë të gjera dhe dekolte të rrumbullakët që vinte në pah tatuazhet e tyre në gjoks, shkruan DailyMail.

Pamjen e kishte kompletuar me një shallvare të përputhshme, një çantë që i kalonte trupit dhe vathë të artë, duke sjellë një estetikë mesdhetare me nuanca bohemiane.

Publikimi i këngës “To Be Free” ka ngjallur emocione të mëdha tek fansat. Sam ka treguar se kjo këngë është jashtëzakonisht personale për të, pasi është shkruar pesë vite më parë me mikun e tij Simon Aldred dhe përmban një interpretim të vetëm vokali e kitarre, i ndjekur nga një kor frymëzues.

Në rrjetet sociale, fansat e kanë quajtur këngën “shëruese”, “prekëse” dhe “një nga veprat më të mira të Samit deri tani”.

Përveç publikimit të këngës, Sam ka lajmëruar edhe një rezidencë 12-netëshe në Brooklyn të New York-ut në tetor, në ambientin intim “Varsava”, me kapacitet vetëm 1000 persona.

Kjo do të jetë një përvojë ndryshe për këngëtarin, i cili është shprehur i emocionuar për këtë kapitull të ri në karrierë. /Telegrafi/

The post Sam Smith tërheq vëmendjen me një paraqitje të guximshme në Notting Hill pas publikimit të këngës së re “To Be Free” appeared first on Telegrafi.

Soni Malaj provokon me veshjen me dantella në koncertin e fundit

26 July 2025 at 19:01

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka ndezur rrjetin me fotografitë e fundit të postuara nga koncerti i saj në Pogradec.

E veshur me një fustan të gjatë të zi transparent, me detaje dantelle dhe prerje të guximshme, ajo tregoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga artistet më sensuale dhe më tërheqëse në skenën shqiptare.

Soni ka zgjedhur një stil mjaft provokues, duke kombinuar elegancën me sensualitetin, ndërsa fustani i saj la pak vend për imagjinatë dhe nxori në pah linjat e saj perfekte.

Foto: Soni Malaj/Instagram

Këngëtarja vazhdon të ruajë një formë të shkëlqyer dhe një energji që i mahnit fansat sa herë ngjitet në skenë.

Soni dëshmoi se vitet nuk e kanë zbehur aspak shkëlqimin dhe aftësinë e saj për të tërhequr vëmendje, përkundrazi, ajo duket më e fuqishme se kurrë. /Telegrafi/

Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram
Foto: Soni Malaj/Instagram

The post Soni Malaj provokon me veshjen me dantella në koncertin e fundit appeared first on Telegrafi.

Sunny Hill Festival vazhdon bashkëpunimin me Trafikun Urban

26 July 2025 at 17:30

Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, do të vazhdojë edhe këtë vit bashkëpunimin e suksesshëm me Trafikun Urban të Prishtinës, për të ofruar transport falas për të gjithë ndjekësit e festivalit.

Të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij edicioni që nis më 1 gusht e përfundon me 3 gusht, do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa pagesë për në Festival.

Nisja do të bëhet nga Stacioni i Trenit në Prishtinë drejt parkut të Festivali Sunny Hill, me linja të dedikuar veçmas për Festival.

Autobusët do të operojnë çdo ditë nga ora 14:00 deri në 05:30 të mëngjesit.

https://www.instagram.com/p/DMkmoMotrY0/

Ky bashkëpunim tashmë është shndërruar në një traditë vjetore, që ka për qëllim të lehtësojë qarkullimin, të zvogëlojë fluksin e veturave dhe të ofrojë një përvojë më të këndshme dhe më mirë të organizuar për të gjithë ndjekësit.

Këtë vit po ashtu kemi rrritur numrin e autobusave duke bashkëpunuar edhe me Kolegjin ABB, prej të cilëve në dispozicion për Festivalin do të jenë gjithësej 8 autobusë.

Në të njëjtën kohë, kjo iniciativë kontribuon edhe në uljen e ndotjes së ajrit dhe promovon shfrytëzimin e transportit publik në përditshmëri e veçanërisht gjatë eventeve të mëdha kur fluksi i të interesuar edhe jashtëzakonisht i madh.

Organizatorët e Festivalit Sunny Hill kanë thënë se bashkëpunimi tashmë i përvitshëm me Trafikun Urban është një shembull shumë i mirë i mbarëvajtjes së një procesi të përbashkët.

Për më shumë informata rreth festivalit dhe orarit të autobusëve, vizitoni: www.sunnyhillfestival.com

The post Sunny Hill Festival vazhdon bashkëpunimin me Trafikun Urban appeared first on Telegrafi.

Dëshira e fundit e Ozzy Osbourne: Një lamtumirë e qetë pranë familjes

26 July 2025 at 07:30

Ikona e muzikës rok, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë i rrethuar nga familja, ashtu siç kishte shprehur dëshirën në muajt e fundit të jetës së tij.

Në një intervistë prekëse për The Guardian në maj, vokalisti legjendar i Black Sabbath kishte rrëfyer se tashmë kishte hequr dorë nga skena dhe kishte vendosur ta kalonte kohën e mbetur me nipërit dhe mbesat.

“Dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës me familjen time. Nuk dua të vdes në një dhomë hoteli diku”, kishte thënë ai, duke lënë pas imazhin e yllit të egër të rokut për t’u bërë një njeri familjar, shkruan DailyMail.

Këto fjalë prekëse morën kuptim të plotë kur u konfirmua se Ozzy ndërroi jetë i rrethuar nga fëmijët e tij Jack, Kelly, Aimee, Louis dhe bashkëshortja e tij Sharon.

Në vitet e fundit, 75-vjeçari kishte ndalur së udhëtuari dhe kishte hequr dorë nga stili i shfrenuar i jetesës që e kishte shoqëruar për më shumë se pesë dekada.

Ai kishte lënë pas koncertet, drogat dhe jetën e natës, duke zgjedhur qetësinë e shtëpisë dhe shoqërinë e familjes.

Familjarët ndanë momente të ngrohta me të ndjerin, ku ai shfaqej duke buzëqeshur, duke mbajtur në krahë mbesat dhe duke u argëtuar me ta.

Lisa, ish-nusja e tij dhe nëna e tre prej mbesave të tij, i bëri një homazh prekës në Instagram, duke e quajtur “Baba” dhe një “figurë më të madhe se jeta”.

Ozzy, i cili lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në historinë e muzikës heavy metal, u largua nga kjo botë jo si një yll i skenës, por si një gjysh i dashur, një burrë familjar dhe një njeri i qetë që e mbylli ciklin e tij me dinjitet dhe dashuri. /Telegrafi/

The post Dëshira e fundit e Ozzy Osbourne: Një lamtumirë e qetë pranë familjes appeared first on Telegrafi.

MC Kresha sjell këngën e re “Villa Saint Tropez” në bashkëpunim me Gabrielo Perissan

25 July 2025 at 23:55

Reperi i njohur MC Kresha ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Villa Saint Tropez”, një bashkëpunim interesant me DJ-n dhe producentin Gabrielo Perissa.

Kënga është shoqëruar me një videoklip të animuar dhe përmban titrat e tekstit, duke i dhënë një dimension vizual dhe narrativ të veçantë projektit.

Me ritme verore dhe atmosferë relaksuese, “Villa Saint Tropez” sjell një energji të freskët, duke reflektuar stilin unik të Kreshës të kombinuar me elementet elektronike të Perissas.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt vjen si një risi në repertorin e Kreshës dhe pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere.

Kënga po pritet mirë nga fansat dhe po komentohet për stilin e veçantë dhe atmosferën verore që përcjell. /Telegrafi/

The post MC Kresha sjell këngën e re “Villa Saint Tropez” në bashkëpunim me Gabrielo Perissan appeared first on Telegrafi.

Vjosa Osmani mahnit me dukjen e re – flokë kafe dhe të drejtë në dasmën e Teuta Rugovës

25 July 2025 at 23:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tërhoqi vëmendjen në dasmën e Teuta Rugovës dhe Agron Gjeloshit, jo vetëm për praninë e saj, por sidomos për ndryshimin e pamjes.

E njohur për flokët e saj të errët dhe valëzime të lehta, Osmani këtë herë surprizoi me një dukje krejtësisht të re.

Flokë të drejtë dhe të lyer në një nuancë më të hapur kafe, që i dha një freski dhe elegancë ndryshe pamjes së saj.

Foto: Screenshot/Instagram

Në fotografitë e shpërndara nga ceremonia, presidentja shihet pranë çiftit të sapomartuar, duke i uruar atyre lumturi, ndërsa pranë saj ishte edhe bashkëshorti, Prindon Sadriu.

Ky ndryshim i imazhit të saj u komplimentua nga ndjekës që e vlerësuan për guximin për të sjellë një stil të ri. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram

The post Vjosa Osmani mahnit me dukjen e re – flokë kafe dhe të drejtë në dasmën e Teuta Rugovës appeared first on Telegrafi.

Benjamin Pavard bëhet “dhëndri shqiptar” në dasmën me Kleofina Pnishin: Vallëzon me plis në kokë nën ritmet e muzikës shqipe

25 July 2025 at 22:25

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka bërë xhiron e internetit: futbollisti francez Benjamin Pavard, i njohur për sukseset e tij me Francën dhe Interin, është parë duke vallëzuar me plis në kokë gjatë dasmës së tij me modelen shqiptare Kleofina Pnishi.

Dasma u mbajt buzë detit në bregun magjepsës të Amalfit, ku Pavard dhe Kleofina kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni romantike përballë miqve dhe familjarëve.

Por, ajo që i dha ngjyrë të veçantë mbrëmjes ishte përfshirja e elementeve tradicionale shqiptare në festë.

 

Foto: Screenshot/FaceBook

Në një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes, Pavard shihet duke kërcyer i buzëqeshur me muzikë shqiptare, teksa mban mbi kokë një plis të bardhë.

Gjesti i tij është pritur me shumë simpati, si një shenjë e respektit për kulturën e bashkëshortes së tij dhe rrënjët e saj shqiptare.

Foto: Screenshot/FaceBook

Videoja është shpërndarë me entuziazëm në rrjete sociale, me shumë ndjekës që e kanë quajtur Pavardin “dhëndri shqiptar”.

Me këtë gjest të thjeshtë por domethënës, ai fitoi menjëherë zemrat e publikut shqiptar. /Telegrafi/

The post Benjamin Pavard bëhet “dhëndri shqiptar” në dasmën me Kleofina Pnishin: Vallëzon me plis në kokë nën ritmet e muzikës shqipe appeared first on Telegrafi.

Eva Murati shkëlqen me paraqitjen e saj verore në brigjet italiane

25 July 2025 at 21:54

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimet e saj në Itali, duke tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram.

Në fotografitë e postuara, ajo shfaqet në bordin e një jahti luksoz në Sardenjë, e veshur me bikini të kuqe, duke reflektuar stil, hijeshi dhe një atmosferë relaksi total.

Buzëqeshja e saj dhe peizazhi i mrekullueshëm i detit e bëjnë paraqitjen edhe më tërheqëse.

Foto: Eva Murati/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që Eva Murati ndan momente nga pushimet e saj.

Çdo postim i saj vazhdon të marrë vëmendje, duke e konfirmuar atë si një nga figurat më të dashura të showbiz-it shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram

The post Eva Murati shkëlqen me paraqitjen e saj verore në brigjet italiane appeared first on Telegrafi.

Dukagjin Lipa shpërthen ndaj kërkesave për bileta falas: N’vend se t’i thirrni miqtë tuaj europianë, ju këqyrni si të vini në festival ‘belesh’

25 July 2025 at 19:37

Në prag të festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të shumta për bileta falas, duke publikuar një sërë storiesh në Instagram ku i drejtohet hapur atyre që i ka quajtur “Belesha”.

Në deklaratën e tij ai shprehet: “Krejt ju që po lypni bileta falas, ASNJË prej jush nuk jeni rast social, përkundrazi, çdo të premte i hipni kerreve e aeroplanëve për Europë, për qejf, eksportoni kesh jashtë Kosovës (shuma të konsiderueshme), e me ble bileta për me e kalu nji vikend në Kosovë që ASNJË prej qyteteve europiane nuk ju ofron një vikend ksi soji, koka shpenzim për ju!!!!

N’vend se me i thirrë miqtë e juaj europianë me ardhë me e kalu nji vikend me juve n’Prishtinë, me e promovu vendin edhe me ndihmu në pamjen edhe imazhin e Kosovës, ju kqyrni qysh me ardhë n’festival belesh!!!!

Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory

Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP!!! Provo qysh osht me hargju a me u knaqë nji vikend n’Prishtinë, se kur po nisesh për Europë, as nuk po i thirrë avio kompanitë për biletë belesh, as hotelin për dhomë belesh, as restoranin me hongër belesh e as bileta t’koncerteve belesh!!!!

MOS THIRRNI PËR BILETA!!!!!”

Ky reagim i Lipës është bërë menjëherë viral, duke hapur debat për kulturën e kërkimit të biletave falas dhe vlerësimin e ngjarjeve të mëdha kulturore që zhvillohen në Kosovë. /Telegrafi/

Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory
Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory
Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory
Foto: Dukagjin Lipa/InstaStory

The post Dukagjin Lipa shpërthen ndaj kërkesave për bileta falas: N’vend se t’i thirrni miqtë tuaj europianë, ju këqyrni si të vini në festival ‘belesh’ appeared first on Telegrafi.

Ish-ylli i Victoria’s Secret, Karolina Kurkova shkëlqen në moshën 41-vjeçare: Nuk e besoja kurrë që do bëhesha kaq e famshme

25 July 2025 at 19:03

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret, Karolina Kurkova, po rikthehet fuqishëm në skenën e modës, duke dëshmuar se eleganca dhe bukuria nuk kanë moshë.

41-vjeçarja bëri një paraqitje të jashtëzakonshme këtë javë në premierën e filmit “Freakier Friday” në Los Angeles, ku spikati me një fustan të shkurtë jeshil, taka elegante dhe një çantë të stiluar që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Karolina, e cila filloi karrierën në modë në moshën 15-vjeçare, u bë një nga modelet më të njohura në botë, duke pushtuar kopertinat e Vogue dhe pasarelat ndërkombëtare.

Megjithatë, ajo mori një pauzë për t’iu përkushtuar familjes, duke rritur tre fëmijët e saj me bashkëshortin Archie Drury.

Tashmë që fëmijët janë rritur, Kurkova është kthyer në punë me energji të re dhe nën menaxhimin e agjencisë Ford Models.

Në një intervistë të sinqertë për DailyMail.com, modelja rrëfeu sfidat e jetës dhe karrierës. Ajo foli për fillimet e saj të vështira në industri, ndjesinë e çuditshme të të pozuarit me të brendshme në moshë të re, si dhe përballjen me një sëmundje autoimune të tiroides – Hashimoto – që ndikoi në trupin dhe mirëqenien e saj.

“Nuk e mendova kurrë se do të bëhesha kaq e famshme. Më lë pa fjalë se çfarë karriere kam pasur fatin të kem”, u shpreh ajo.

Edhe pse fillimisht iu tha se “hunda e saj ishte shumë e mprehtë” apo se “këmbët ishin shumë të gjata”, ishte Anna Wintour ajo që i pa potencialin dhe e shtyu drejt majave.

Sot, Karolina është një grua që flet me krenari për rrugëtimin e saj, sfidat personale dhe kthimin në botën e modës me pasion të pandryshuar.

“Jam e emocionuar të jem sërish pjesë e industrisë, tani që kam më shumë kohë për veten dhe projektet që dua me të vërtetë”, tha ajo, duke e mbyllur me një mesazh frymëzues për të gjitha gratë që nuk dorëzohen përballë sfidave. /Telegrafi/

The post Ish-ylli i Victoria’s Secret, Karolina Kurkova shkëlqen në moshën 41-vjeçare: Nuk e besoja kurrë që do bëhesha kaq e famshme appeared first on Telegrafi.

Enca rikthehet me “Ciao 2”

25 July 2025 at 17:55

Këngëtarja, Enca Haxhia, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Ciao 2”, vazhdimin e këngës së suksesshme “Ciao”.

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip dinamik dhe joshës, ku Enca rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive, ashtu siç di më së miri.

Melodia e këngës është punuar nga vetë Enca, ndërsa tekstin e ka shkruar reperi HardMC.

Foto: Screenshot/YouTube

Në klip ajo shfaqet pranë një modeli me flokë të gjatë e pamje të veçantë, duke sjellë një atmosferë verore dhe sensuale.

Me këtë projekt, Enca duket se synon të rikthejë energjinë e hiteve të saj të dikurshme, duke provokuar dhe argëtuar njëkohësisht. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

 

The post Enca rikthehet me “Ciao 2” appeared first on Telegrafi.

Trejsi Sejdini mahnit nga jahti me paraqitjet verore dhe provokuese

25 July 2025 at 17:17

Trejsi Sejdini ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimet e saj luksoze, ku shfaqet duke shijuar detin dhe diellin mbi një jaht.

Me bikini të markës Balmain, modelja shqiptare ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pozat e saj të guximshme dhe elegancën që e karakterizon.

Në disa fotografi, Trejsi shihet duke pozuar në perëndim të diellit, ndërsa në të tjera ndodhet mbi një paddleboard, duke treguar njëherësh stilin dhe mënyrën e saj të relaksimit.

Foto: Trejsi Sejdini/Instagram

Postimet kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke e kthyer edhe një herë Trejsin në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

Duket se Trejsi po shijon verën me stil. /Telegrafi/

Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram
Foto: Trejsi Sejdini/Instagram

The post Trejsi Sejdini mahnit nga jahti me paraqitjet verore dhe provokuese appeared first on Telegrafi.

❌
❌