PD: Rama po i jep goditjen finale prodhimit vendas
Partia Demokratike kritikon aksionin e qeverisë për sigurinë ushqimore dhe sekuestron e produkteve blegtorale e bujqësore pa faturë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilëson këtë aksion si një “ultimatum” të Edi Ramës, që jo vetëm nuk garanton sigurinë ushqimore, por dëmton rëndë fermerët dhe prodhimin vendas. Sipas PD, aksioni nuk ka në qendër interesin publik…