Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama poston pamjet: Iku dhe treni, vazhdojmë

By: redi
4 August 2025 at 17:58

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje të një tjetër aksioni për lirimin e hapësirave publike. ”Iku dhe treni. Vazhdojmë”, shkruan Rama, duke nënkuptuar se aksioni nuk do mbyllet pa u hequr të gjitha. Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuara.

Source

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë!

By: redi
4 August 2025 at 17:10

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën shpejtësi ia marrin paratë dhe shtetit. Deri këtu i kuptoj. Ajo që nuk kuptoj është se pse këmbëngulin për të na i marrë paratë vetëm ne, dy milion shqiptarëve që jetojmë bashkë me ta në të njëjtin diell?

Source

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

By: redi
4 August 2025 at 16:57

Gaforrja-Këtë javë do të përfshiheni nga një atmosferë ripërtëritjeje dhe vendosmërie. Në vend që të kërkoni vlerësim të jashtëm, do të vini re se vetëbesimi juaj forcohet përmes fitoreve të vogla dhe zbulimeve personale. Është koha ideale për të ripërcaktuar prioritetet dhe për të guxuar të bëni një hapa të mëtejshëm. Virgjëresha-Java ju fton t’i besoni procesit, pa u përpjekur të kontrolloni…

Source

Ministria përgënjeshtron deklaratën e Berishës: Asnjë presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, letra përmban sqarime

By: redi
4 August 2025 at 16:45

Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme ka reaguar pas deklaratës nga Berisha, që pretendoi se ministri Igli Hasani u ka bërë presion vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit përmes një letre. Ministria thotë se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punët e OSBE-ODIHR, e aq më pak për presione. Sipas Ministrisë së drejtuar nga Igli Hasani, letra e dërguar pranë misionit vëzhgues është…

Source

VIDEO/ Shi në formë stuhie e breshër në gusht, në zonën e Liqenit në Tiranë krijohet trafik

By: redi
4 August 2025 at 16:36

Moti mori një kthesë të papritur këtë pasdite, duke sjellë në disa qytete të vendit reshje shiu e breshëri në formë stuhie. Siç shihet edhe në videot e dërguara në redaksinë e ”Koha Jonë”, ndryshimi i motit ka shtuar trafikun në zonën te Liqeni Artificial në Tiranë. Për disa minuta qarkullimi u bllokua sepse ishin reshje me breshër dhe stuhi të forta shiu.

Source

Analiza e humbjes, Këlliçi: Gabimin që PD bëri në vitin 2021, nuk do ta përsërisim për 11 Majin

By: redi
4 August 2025 at 16:20

Belind Këlliçi nga shtatori do të ulet në Kuvend si deputet, dhe thotë se opozita është e vendosur të mos përsërisë gabimet e së kaluarës dhe se gjithë vëmendja do të përqendrohet te denoncimi i asaj që ai e cilëson si farsë elektorale e 11 Majit. Ndryshe nga viti 2021, këtë herë Partia Demokratike do të ndjekë një qasje më të unifikuar dhe të kujdesshme, duke pritur raportin final të OSBE/

Source

Berisha tregon letrën e ministrit Hasani për OSBE: Banditizëm, kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

By: redi
4 August 2025 at 16:09

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët këtë të hënë, ka publikuar letrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati e cilëson këtë letër si skandaloze, ndërsa shton se raporti duhet të pasqyrojë me saktësi realitetin e zgjedhjeve. Letra e datës 12 maj…

Source

Gjesti reagon për puthjen e Stresit ndaj Jozit

By: redi
4 August 2025 at 16:03

Video mes Stresit dhe Jozit mbushi mediat, rrjetet sociale dhe po komentohet kudo. Sigurisht pas një përplasjeje mes tyre, gjëja e fundit që prisnim ishte një gjest dashurie, por siç shpjegoi Stesi, e gjitha ishte një “rreng”, para se dyshja të publikojë një bashkëpunim muzikor. Duke qenë se ne jemi pro paqes, e harruam këtë episod, por duket se Gjesti s’e paska pritur shumë mirë.

Source

SPAK mbylli hetimet, Meta: Të hetohet se kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat në parti

By: redi
4 August 2025 at 15:42

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas mbylljes zyrtare të hetimeve të SPAK për dosjet e tij penale, që pas arrestimit më 21 tetor 2024. Ai përshëndeti mbylljen e hetimeve që i quajti të fabrikuara dhe të nisura prej dhjetorit të vitit 2019. Meta thekson në postimin e tij në Facebook se ka ngritur me forcë kërkesën për të hetuar se kush kishte bërë pagesat e…

Source

Dosja e Metës për gjykim, avokati: Asgjë e re nga dosja CEZ-DIA

By: redi
4 August 2025 at 15:28

Ilir Metës iu komunikua këtë të hënë mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Meta qëndron prej 9 muajsh ne paraburgim, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati mbrojtës Kujtim Cakrani tha se nuk ka asgjë të re nga dosja CEZ-DIA në hetimin prej gati 7 vjetësh. Sipas tij SPAK nuk ka asnjë provë kundër Ilir Metës.

Source

Rama: Problem më serioz në Shqipëri nuk është drafti i kodit të ri, por masa e atyre që e përdorin lirinë për sherr

By: redi
4 August 2025 at 15:07

Kryeministri Edi Rama është kujdesur që të tregojë edhe njëherë tjetër mendimin që ka për debatin e krijuar nga drafti i Kodit të ri Penal. Sipas Ramës, problem më serioz në Shqipëri nuk është drafti i kodit të ri, por masa e atyre që e përdorin lirinë për sherr. Po ashtu kreu i qeverisë shton se drafti i Kodit të ri është tashmë për konsultim në publik për të marrë sa më shumë mendime.

Source

Emrat për qeverinë ”Rama 4”? Klosi: Fokusin do ta kemi për Integrimin, kodi elektoral me konsensus

By: redi
4 August 2025 at 14:59

Sezoni i ri parlamentar nis në shtator, dhe për numrin dy të selisë rozë, Blendi Klosi mandati i katërt qeverisës do të jetë në shërbim të Integrimit Europian dhe jo një mekanizëm për të treguar arrogancë me pushtetin. Pavarësisht se është i vetëdijshëm që 83 mandate në sallën e Kuvendit do ta lehtësojnë projektin qeverisës të Edi Ramës. ”Objektivi ynë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat me…

Source

Before yesterdayMain stream

22 mijë pjesëmarrës në ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa poston fotot magjike

By: redi
2 August 2025 at 21:50

Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit, në një nga netët më të zjarrta të këtij edicioni. Energjia, dritat, muzika dhe emrat e mëdhenj të skenës krijuan një atmosferë unike që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë ata që ishin të pranishëm. Rreth 22000-25000 persona morën pjesë në koncertin e mbrëmshëm të Sunny Hill Festival, pasi ishte Dua Lipa.

Source

27-vjeçari plagoset me armë, mësohen të dhënat e para

By: redi
2 August 2025 at 21:37

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë. Rreth orës 19:10, një 27-vjeçar, i identifikuar si Juglen Abazi, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri. Abazi ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.

Source

Mjeti doli jashtë rrugës, shoferi niset drejt spitalit të Traumës

By: redi
2 August 2025 at 21:25

Shoferi i mjetit të aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Korçë është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që 31-vjeçari me iniciale R. P., të niset drejt spitalit të Tiranës me helikopter. I riu humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi përmbys në rrugë. …

Source

Mbeturinat në mes të rrugës, Braçe: Nuk zgjidhet bllokimi i korsisë së re të emergjencës në këtë mënyrë

By: redi
2 August 2025 at 21:19

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të denoncojë me video qeset me mbeturina që hidhen në rrugë. Ai ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se problemi mund të zgjidhet lehtë, por mënyra se si është bërë kjo pa paralajmërim, dëmton imazhin dhe krijon shqetësim te banorët. Braçe nënvizon se punët duhet të bëhen me…

Source

Aksident, makina përplaset me motorin, raportohet për një të plagosur

By: redi
2 August 2025 at 20:41

Një aksident u shënua në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Një automjet është përplasur me një motor dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet dhe policia së…

Source

20 kompani në industrinë e mbrojtjes interes për të punuar me KAYO

By: redi
2 August 2025 at 20:32

20 kompani të industrisë së mbrojtjes kanë shprehur interes për bashkëpunim me KAYO-n, shoqërinë shtetërore të prodhimit ushtarak, Made in Albania. Përgjatë dy muajve të fundit, pra qershor dhe korrik, bëhet me dije se janë finalizuar negociatat me tre prej tyre. Kjo i hap rrugën themelimit të tre sipërmarrjeve të reja ku shteti është aksioner në prodhimin e mjeteve të blinduara dhe të…

Source

Vokshi: Drafti i ri i Kodit Penal, manovër e Ramës për të kufizuar lirinë e fjalës

By: redi
2 August 2025 at 20:22

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se është kundër draftit të ri të Kodit Penal, i cili është hedhur për diskutim në një moment që ajo e cilëson të papërshtatshëm dhe të qëllimshëm. ”Në mënyrë të qëllimshme, drafti është hedhur për diskutim gjatë muajve të verës, kur vëmendja e qytetarëve është minimale për shkak të pushimeve. Askush nuk po merr autorësinë e këtij dokumenti…

Source

Dinamo reagon ashpër ndaj zv/trajnerit të Kombëtares: Turp për futbollin shqiptar

By: redi
2 August 2025 at 20:04

Dinamo u kualifikua për herë të parë në turin e tretë të Conference League. Aty ku të enjten do të përballet me Hajduk Split, ku më herët ka luajtur ndihmësi i Sylvinho-s Ervin Bulku, i cili mban postin e zëvëndës trajnerit të kombëtares. Një deklaratë e këtij të fundit, të dhënë për mediat kroate ka irritur klubin e Dinamos. Bulku shprehej se ”pavarësisht se është shqiptar mbështet Hajduk Split”…

Source

❌
❌