Billie Piper bashkohet me kastin e serialit “Wednesday” për sezonin e dytë të Netflix
Netflix ka zbuluar rolin e ri të Billie Piper në serialin e njohur komedi-gotik “Wednesday”, ku aktorja britanike do të luajë pranë Jenna Ortega-s, e cila interpreton personazhin kryesor, Wednesday Addams.
Billie do të portretizojë Isadora Capri, drejtuese e muzikës në Akademinë Nevermore, një personazh i ri dhe intriguese, e përshkruar si ish-fëmijë-mrekulli me një natyrë brilante dhe enigmatike.
Ajo tregon interes të veçantë për talentet muzikore të Wednesday dhe mentoron shoqen e saj, Enid Sinclair, shkruan DailyMail.
Seriali “Wednesday”, i cili debutoi në nëntor 2022, u rinovua për një sezon të dytë dhe pritet të dalë në gusht 2025.
Në sezonin e dytë do t’i bashkohen edhe emra të njohur si Lady Gaga, Joanna Lumley, Steve Buscemi dhe Thandiwe Newton. Tim Burton vazhdon të jetë producent ekzekutiv dhe regjisori kryesor i serialit.
Netflix ka konfirmuar gjithashtu se “Wednesday” do të ketë sezon të tretë, ndërsa aktualisht po diskutohen edhe ide për një spin-off.
Lajmet janë pritur me entuziazëm nga fansat dhe aktorët e serialit, përfshirë Catherine Zeta-Jones, që luan Morticia Addams.
Seriali ndjek jetën e Wednesday Addams, e cila transferohet në Akademinë Nevermore, një shkollë për të përjashtuar monstruozë, ku ajo përdor aftësitë e saj mbinatyrore për të zgjidhur mistere dhe për të përballuar sfida të ndryshme.
“Wednesday” është bërë një nga serialet më të suksesshme të Netflix, me mbi 252 milionë shikues globalisht, duke thyer rekorde për serialin më të madh në gjuhën angleze në platformë. /Telegrafi/
The post Billie Piper bashkohet me kastin e serialit “Wednesday” për sezonin e dytë të Netflix appeared first on Telegrafi.