Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka sjellë një moment nostalgjik dhe të ëmbël për fansat e saj, duke rikrijuar një fotografi të veçantë nga fëmijëria së bashku me motrën e saj, Rina Lipa.
Fotografia origjinale ishte realizuar vite më parë, kur të dyja ishin ende të vogla, ndërsa tani, në një version të ri, ato kanë riprodhuar të njëjtën skenë dhe pozë, duke ruajtur detajet dhe atmosferën e kujtimit të tyre familjar.
Ky gjest ka prekur ndjekësit në rrjete sociale, të cilët e kanë parë si një shenjë të lidhjes së fortë mes motrave dhe dashurisë që i bashkon.
Foto: Screenshot/Instagram
Rikrijimi i fotos ka marrë reagime pozitive, të cilët e kanë vlerësuar si një mënyrë të bukur për të festuar kujtimet e fëmijërisë dhe marrëdhënien e tyre të ngushtë.
Lela Seferi, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka zbuluar së fundmi se do të marrë rolin e moderatores së programit “Big Talk”.
Lajmin ajo e bëri të ditur gjatë një live në TikTok, ku ishte e shoqëruar nga ish-banorja Xheneta Fetahu dhe partneri i saj, Leonardo Gashi.
Gjatë transmetimit, Lela u shpreh me entuziazëm: “Keni me më pa shumë shpejt, në Big Talk. Është finalizuar kjo. Do të jem moderatore. Big Talk, kysmet moderatore Lela Seferi. Kështu që mezi po pres me ju pa”.
Foto: Screenshot/TikTok
Ajo shtoi se ndihet shumë e lumtur dhe e vlerësuar për këtë mundësi.
“Shpresoj që jeni të lumtur që do të më shihni prapë në televizion. Unë jam shumë shumë e lumtur. Më në fund ia kanë dhënë dikujt që e meriton”.
Ky njoftim vjen pas periudhës së saj të njohjes dhe popullaritetit në reality shou, duke e rikthyer Seferin në ekran në një rol krejtësisht të ri, si moderatore, ku fansat e saj mund ta shohin sërish në një dimension profesional dhe të angazhuar në televizion.
E në këtë format u njoh edhe me Leon, me të cilin po vazhdon lidhjen edhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/
Këngëtarja Adelina Ismajli, e cila prej dekadash konsiderohet një nga figurat më të guximshme dhe më inovative të muzikës shqiptare, ka rrëfyer së fundmi detaje të ndjera nga jeta dhe karriera e saj në emisionin “21 Gradë” në RTV21.
E njohur për thyerjen e tabuve dhe krijimin e një historie unike në skenën muzikore, Adelina foli pa dorashka për sfidat, zhgënjimet dhe momentet që e kanë formësuar si artiste.
Në intervistë, ajo pranoi se ndjenja e vlerësimit dhe respektit që merr ndryshon nga vendi në vend.
Foto: Screenshot/Facebook
“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën”, u shpreh këngëtarja.
Me këto fjalë, Adelina shpalosi një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj publikut dhe mediave shqiptare, të cilat sipas saj e kanë ndihmuar ta ringrejë dhe ta mbrojë imazhin e saj artistik në momentet më të vështira.
Rrëfimi i saj u pa si një dëshmi e sinqertë e realitetit me të cilin përballen artistët, ku suksesi shpesh shoqërohet me kritika dhe paragjykime, por edhe si një shenjë e forcës së saj për të ecur përpara dhe për të mos lejuar që negativiteti ta ndalë pasionin e saj për muzikën. /Telegrafi/
Aktorja britanike, Ambika Mod (29 vjeçe), ylli i serialit të famshëm të Netflix-it “One Day”, ka përsëritur se, pas suksesit të madh të serialit, mundësitë e saj në karrierë nuk mund të krahasohen me ato të bashkë-yllit të saj, Leo Woodall.
Edhe pse ata luajtën rolin e një çifti romantik në serial, karrierat e tyre morën kahje të tjera.
Woodall fitoi një rol në filmin ‘Tony’, një dramë biografike rreth shefit amerikan Anthony Bourdain, ndërsa Mod, siç thotë ajo, nuk hasi në të njëjtin nivel ofertash.
Në rrjetet sociale, ajo ka theksuar më parë se aktoret me “ngjyrë tjetër lëkure”, pavarësisht popullaritetit të tyre, shpesh nuk kanë të njëjtat mundësi si kolegët e tyre të bardhë.
Duke folur për The Times, Mod tani ka thënë se nuk ka keqardhje për deklaratat e saj të mëparshme.
“Nuk më vjen keq. Është thjesht e vërteta. Dhe ia thashë këtë Leos në fytyrë – nuk është asgjë personale, është një pasqyrim i industrisë dhe shoqërisë. Nëse je grua, nëse ke lëkurë më të errët dhe nuk ke lidhje në biznes, duhet të punosh dhjetë herë më shumë për të arritur gjysmën e asaj që duhet. Fatkeqësisht, ky është realiteti”, tha Ambika.
Kujtojmë që seriali i Netflix-it, One Day, u bë një nga hitet më të mëdha të vitit, duke fituar shikuesit në të gjithë botën me historinë e tij emocionale. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez më 11 gusht shpallën publikisht fejesën e tyre, pas tetë vitesh lidhjeje, duke e ndarë lajmin me një postim në Instagram ku vëmendjen e mori unaza gjigante e fejesës që mbante në dorë modelja argjentinase.
Fotoja u bë menjëherë lajm ndërkombëtar jo vetëm për lajmin e fejesës, por edhe për përmasat dhe shkëlqimin e gurit të çmuar.
Edhe pse çifti nuk ka dhënë ende detaje mbi diamantet apo çmimin, ekspertët e bizhuterive në mbarë botën kanë filluar të bëjnë vlerësime.
Tobias Kormind, drejtor menaxhues i kompanisë londineze “77 Diamonds”, beson se guri qendror oval i unazës peshon rreth 35 karatë. Sipas tij, ai është i shoqëruar nga dy gurë anësorë ovalë prej rreth 1 karati secili, të vendosur në platin, duke e çuar totalin në 37 karatë.
Ai e krahason madhësinë e saj me diamantin legjendar Taylor-Burton prej 69.42 karatësh, të blerë dikur nga Elizabeth Taylor, dhe e vlerëson këtë unazë në rreth 5 milionë dollarë.
Një tjetër eksperte, Laura Taylor nga “Lorel Diamonds”, thotë se diamanti oval i Georginas mund të ketë midis 15 dhe 20 karatë. Ajo shpjegon se prerja ovale njihet për shkëlqimin e jashtëzakonshëm, duke reflektuar dritën nga çdo kënd.
Sipas saj, gurët anësorë e bëjnë gurin qendror të duket edhe më madhështor, ndërsa vendosja në platin jo vetëm që i shton siguri, por edhe e thekson ngjyrën e gurit. Nëse diamanti është natyral, me cilësi të përsosur (ngjyrë D-F dhe pastërti perfekte ose pothuajse perfekte), çmimi i tij mund të tejkalojë 2 milionë dollarë.
Edhe influencerja e njohur për analizat e bizhuterive luksoze, Julia Chafe, e komentoi unazën menjëherë për 859 mijë ndjekësit e saj. Ajo e vlerësoi deri në 3 milionë dollarë, duke supozuar se bëhet fjalë për një diamant oval D Flaëless 35 karatësh.
Me humor, Chafe shtoi: “Nëse ka diçka që dimë për Georginan, është se ajo nuk bën gjëra të vogla”.
Ky diamant madhështor tashmë është bërë një nga unazat më të komentuara të vitit, duke e vendosur fejesën e Ronaldos dhe Georginës në qendër të vëmendjes botërore. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo i ka propozuar martesë Georgina Rodriguez dhe historia e tyre e dashurisë është një nga më të ndjekurat në botën e personazheve të famshëm.
E gjitha filloi krejt rastësisht në vitin 2016 në një dyqan luksoz në Madrid dhe që nga ai moment ata u bënë të pandashëm.
Bëhet fjalë për për një dyqan të markës Gucci, ku Georgina punonte si shitëse.
Ronaldo, një yll futbolli i klasit botëror në atë kohë, hyri aksidentalisht në dyqan, i pavetëdijshëm se takimi do të shënonte një pikë kthese në jetën e tij.
Më vonë, Georgina e përshkroi momentin si pothuajse magjik: flutura në stomak, një zemër që rrihte fort dhe ndjesia se duart e tyre “i përkisnin njëri-tjetrit që nga fillimi”.
Edhe pse fillimisht Ronaldo ishte skeptik për qëndrueshmërinë e marrëdhënies së tyre, ai përfundimisht e kuptoi se Georgina ishte gruaja e jetës së tij.
Disa ditë pasi u takuan në një dyqan në Madrid, çifti u takua përsëri në një event ekskluziv të organizuar nga marka e famshme, ku patën mundësinë të bisedonin rastësisht.
“Ishte dashuri me shikim të parë, për të dy ne”, tha Georgina.
Megjithatë, pasi u fotografua në një takim me një futbollist në Disneyland Paris, Georgina humbi punën në dyqan, pasi shefat e saj nuk ishin të kënaqur me vëmendjen mediatike që tërhoqi marrëdhënia e tyre.
Lidhja e tyre, e cila zyrtarisht filloi në vitin 2016, u bë publike në fillim të vitit 2017.
Ata u shfaqën së bashku për herë të parë në ‘The Best FIFA Football Awards’ në janar të atij viti, në shoqërinë e Ronaldo Junior, djalit të Cristianos. Postimi i tyre i parë i përbashkët në Instagram u shfaq në mars të vitit 2017.
Së bashku ata kanë dy vajza, Alana (8 vjeçe) dhe Bella (2 vjeçe), ndërsa Ronaldo ka edhe Cristiano Jr., 14 vjeç, dhe identiteti i nënës së tij biologjike nuk është zbuluar ende.
Si përkujtim, çifti tani ka ndarë lajmin e lumtur, se janë martuar.
Aktori amerikan, Armie Hammer, tregoi një anekdotë në të cilën pranon se e drogoi Johnny Depp para një konference për shtyp, gjë që më vonë i dha atij ndalimin e pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetet promovuese të filmit “The Lone Rangerk”.
Në një intervistë me ish-asistentin e tij Ashton Ramsey, Hammer pranoi se ishte ai që shkaktoi një nga sikletet më të mëdha në turneun promovues.
Ramsey kujtoi një incident që ai e quan “telashet më të mëdha” në të cilat Hammer ka hyrë ndonjëherë në sheshxhirim – kur dyshohet se “e drogoi plotësisht Johnny Depp” para një konference për shtyp.
Armmie Hammer dhe Johnny Depp
Hammer e konfirmoi historinë, duke deklaruar se pasojat ishin serioze.
“Që nga ai moment, ata nuk më lanë më të jem me Johnnyn në evente promovuese. Ata gjithmonë na ndanin. Nuk na lejohej të jepnim deklarata për shtypin së bashku. Ata thanë fjalë për fjalë: ‘Ju të dy nuk mund të jeni më bashkë’”, tha aktori duke qeshur.
Edhe pse nuk specifikoi se për cilin film bëhej fjalë, linja kohore dhe prania e Depp tregojnë qartë projektin e Disneyt nga viti 2013.
Hammer gjithashtu pranoi se gjatë asaj periudhe ai kishte zakon të konsumonte deri në 15-20 ‘jointe’ marihuanë në ditë dhe se shpesh i bindte të tjerët t’i bashkoheshin.
Armie Hammer dhe Johnny Depp
Kjo histori vjen pas një sërë skandalesh që kanë shënuar karrierën e tij – nga akuzat për sjellje të papërshtatshme dhe mesazhe kontraverse të rrjedhura deri te akuzat për sulm seksual, megjithëse asnjëra prej tyre nuk rezultoi në gjyq. /Telegrafi/
Sot (e hënë) në media dhe rrjete sociale qarkulloi një lajm i pavërtetë, ku pretendohej se legjenda e boksit shqiptar, Aziz Salihu, kishte ndërruar jetë.
Ky aludim shkaktoi reagime të shumta, por u mohua menjëherë nga vajza e tij, Monika Salihu.
Fillimisht, ajo reagoi duke e quajtur lajmin të rremë dhe duke theksuar se babai i saj është gjallë.
Foto: Screenshot/Instagram
Më pas, për të qetësuar edhe më shumë opinionin publik, Monika publikoi në InstaStory një fotografi ku shihet pranë të atit, të buzëqeshur.
“Ju do Zizi Olimpiku”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Ky reagim vjen si një mesazh i qartë për të ndalur spekulimet dhe për të kujtuar se Aziz Salihu, një nga figurat më të respektuara të sportit shqiptar, vazhdon të jetë mes nesh dhe të gëzojë mbështetjen e familjes dhe adhuruesve të tij.
E pak ditë më parë, Monika njoftoi fansat se i ati u diagnostikua me Alzheimer. /Telegrafi/
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka bërë një hap të ri dhe të papritur në karrierën e tij, duke hyrë në botën e sportit si menaxher futbolli.
Ai ka marrë nën menaxhim talentin e ri premtues, Enis Berisha, një lojtar i cili tashmë është pjesë e agjencisë MarsProAgency.
Falë angazhimit dhe përkushtimit të Bleros dhe ekipit të tij, Enisi ka realizuar një transferim të rëndësishëm te klubi kroat Slaven Belupo, që garon në Superligën e Kroacisë, duke hapur rrugën për një karrierë të suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Blero ka theksuar se ky hap nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin korrekt dhe profesional me FC Prishtinën, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe besimin që i është dhënë gjatë gjithë procesit.
“Urime Enis Berisha! Të presin suksese të mëdha dhe një karrierë e artë në futboll. Shkëlqe gjithmonë”, ka shkruar ai në postim.
Ky veprim tregon se artisti nuk kufizohet vetëm në muzikë, por është gati të sfidojë veten edhe në fusha të tjera, duke sjellë energjinë e tij edhe në sport.
Sa i përket asaj nëse do të vazhdojë akoma me muzikë, pritet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë lidhur me emrin e djalit të saj.
Ajo ka treguar me krenari se djali i saj ka një emër unik dhe të veçantë në Kosovë.
Në një postim, artistja shqiptare ka theksuar se në të gjithë Kosovën ekziston vetëm një ‘Daskan’, duke lënë të kuptohet se ka zgjedhur një emër të rrallë dhe të veçantë për të birin.
Foto: Screenshot/Instagram
E njëjta së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, pak javë më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali.
Zeqiri vazhdon të jetë një nga artistet më të dashura në skenën muzikore shqiptare, duke mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta me publikun dhe duke ndarë momente të rëndësishme personale me ta.
Megjithatë, fansat janë të sigurt se do të kthehet fuqishëm në skenë, duke sjellë sërish këngë e projekte të suksesshme që e kanë bërë atë yll të madh të muzikës shqiptare. /Telegrafi/
Sharon Osbourne ka zbuluar një mesazh prekës me 10 fjalë që Ozzy Osbourne tha pas koncertit të tij lamtumirës në Birmingham muajin e kaluar.
Këngëtari i grupit “Black Sabbath” ndërroi jetë në korrik në moshën 76-vjeçare në pronën e tij në Britani, pasi kishte jetuar me sëmundjen e Parkinsonit prej disa vitesh.
Ozzy performoi në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, së bashku me “Black Sabbath” vetëm 17 ditë para vdekjes, në koncertin lamtumirës të titulluar ‘Back to the Beginning’.
Ozzy dhe Sharon
Gjatë performancës përpara një audience prej mbi 40,000 fansash, Ozzy tha: “Nuk e dini se si ndihem – faleminderit nga zemra”.
Këngëtari nga Birmingham ngriti një shumë marramendëse prej 190 milionë dollarësh për bamirësi nga ky koncert, me fitimet e ndara në mënyrë të barabartë mes Spitalit të Fëmijëve në Birmingham, Cure Parkinson’s dhe Acorns Children’s Hospice.
Sharon foli me Pollstar para vdekjes së Ozzy-t dhe ndau reagimin emocionues që “Princi i Errësirës” pati pasi doli në skenë në një koncert të shitur në Villa Park.
“Ai u kthye dhe më tha atë natë: ‘Nuk kisha idenë që kaq shumë njerëz më donin’”, kujtoi Sharon. “Ozzy gjithmonë ka qenë në botën e tij”. /Telegrafi/
Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, tregoi kujdes për fansat gjatë një koncerti në Mexico City, fundjavën e kaluar.
Teksa po performonte, 31-vjeçari ndaloi muzikën dhe iu drejtua një nëne në publik, e cila kishte sjellë një foshnjë rreth njëvjeçare, por pa mbrojtëse për veshët.
Në një video që po shpërndahet gjerësisht në rrjet, Maluma shihet duke pyetur fillimisht moshën e fëmijës, e më pas duke e kritikuar me tone serioze.
Foto: Screenshot/TikTok
“A mendon se është ide e mirë të sjellësh një foshnjë njëvjeçare në një koncert ku decibelët janë kaq të lartë? Ai fëmijë as nuk e di çfarë po bën këtu. Herën tjetër, mbroji veshët ose bëj diçka, sepse është e rëndë. Është përgjegjësia jote”.
Duke iu referuar përvojës së tij si prind, këngëtari shtoi: “E po e tund si një lodër. Fëmija nuk do të jetë këtu, për të qenë i sinqertë. Po ta them me gjithë dashuri dhe respekt… tani që jam baba, kurrë nuk do ta sillja vajzën time në një koncert. Herën tjetër, ji më e vetëdijshme”.
Emri i saj i vërtetë është Elizabeth Maresal Mitchell, por ajo njihet më mirë dhe më gjerësisht si Elizabeth Banks.
E lindur në Pittsfield, Massachusetts, më 10 shkurt 1974, është një aktore, regjisore dhe producente shumë e suksesshme.
Debutimi i saj erdhi në filmin e vitit 1998, “Surrender Dorothy”, në të cilin ajo luajti rolin e Vick I.
Elizabeth Banks
Që atëherë, është shfaqur në filma të shumtë duke përfshirë “Scrubs”, “Modern Family”, “Catch Me If You Can”, “What to Expect When You’re Expect”, “The 40-YearOld Virgin”, “W.”, “Spider-Man”, “Pitch Perfect”, “The Hunger Games”, “Walk of Shame” dhe “The Lego Movie”.
Vitet e para të Elizabeth Banks
Babai i saj punonte si punëtor fabrike për ‘General Electric’, ndërsa nëna e saj ishte e punësuar në një bankë. Më e madhja nga katër vëllezër e motra, ajo u shfaq për herë të parë në ekran si fëmijë në serialin “Finders Keepers të Nickelodeon”. Që atëherë, ndjeu shkëndijën e performimit dhe të të qenit para kamerës.
U diplomua në Universitetin e Pensilvanisë, duke u bërë e para në familjen e saj që mori një diplomë universitare. Në vitin 1998, përfundoi studimet e saj në Teatrin e Konservatorit Amerikan.
E ndryshoi emrin për të shmangur ngatërrimin me aktoren Elizabeth Mitchell dhe që nga fillimi i karrierës së saj, ajo ka portretizuar një gamë të gjerë personazhesh në ekranin e madh.
Banks ka qenë gjithashtu një prani e përsëritur në seriale të ndryshme televizive. Aftësia e saj për të siguruar paraqitje të përsëritura mund të jetë një shenjë se publiku e shijon ta shohë atë në ekran.
Jeta personale
Në vitin 2003, u martua me të dashurin e saj të kolegjit, Max Handelman. Së bashku, ata kanë dy fëmijë – Felix dhe Magnus – të lindur përkatësisht në 2011 dhe 2012.
Puna pas kamerës
Edhe pse ka luajtur në shumë produksione, talenti i saj shkon përtej aktrimit. Banks ka lënë një gjurmë të fortë si producente dhe regjisore në disa projekte.
Shkathtësia e saj përfshin edhe huazimin e zërit të saj në videolojëra, duke demonstruar më tej gamën e saj të gjerë. Talenti i pamohueshëm i Banks lë gjurmë në çdo projekt që ndërmerr.
Është nominuar dhe ka fituar çmime të shumta që njohin aftësitë dhe kreativitetin e saj. Këto çmime shërbejnë si provë se kur vendosmëria dhe dëshira kombinohen me një përgatitje të fortë, suksesi është i arritshëm.
Loosely inspired by true events. A Hollywood facialist is accused of a murder-for-hire plot against a rival aesthetician. It’s just a little cover up. First look for @entertainmentweekly. #Skincare in theaters in the US August 16! pic.twitter.com/40KMDlGMYW
Është vlerësuar se nëpërmjet punës së saj si aktore, producente dhe regjisore, Elizabeth ka grumbulluar një pasuri neto prej mbi 40 milionë eurosh.
Është gjithashtu prezantuesja e “Press Your Luck”, i cili, sipas raportimeve të ndryshme, i ka sjellë asaj të ardhura të konsiderueshme, duke shtuar shifrën e përmendur fillimisht si pasuria e saj neto.
Karriera e Banks, që përfshin më shumë se dy dekada, është një dëshmi e aftësisë së saj për t’u përshtatur, për të rishpikur veten dhe për të lënë një gjurmë të pashlyeshme si në industrinë e filmit ashtu edhe në atë televizive.
Qoftë në ekran apo pas kameras, puna e saj vazhdon të ketë jehonë me audiencat në mbarë botën. /Telegrafi/
Amy Schumer ka njoftuar se ka kaluar me sukses një operacion në shtyllën kurrizore, konkretisht një laminektomi, për të lehtësuar dhimbjet kronike që ka pasur në pjesën L5 të shpinës, si pasojë e një lëndimi të mëparshëm gjatë surfingut.
Ajo bëri këtë deklaratë për ndjekësit e saj në Instagram, ku publikoi një foto duke përdorur një karrige me rrota pas operacionit dhe shkroi se rikuperimi do të jetë i shkurtër.
Në postim, Schumer dukej e qeshur dhe pozitive, ndonëse situata nuk është e lehtë, ajo po e përballon me humor.
Në mars, Amy njoftoi se po përdorte Mounjaro dhe kishte një përvojë më të mirë me këtë trajtim. Ndërkohë, muajt e fundit është parë duke shijuar jetën dhe duket në formë, gjersa ndau në rrjetet sociale imazhe ku shfaqej me një kostum banje të zi në jaht.
Megjithë sfidat shëndetësore dhe operacionin, Amy duket e vendosur të vazhdojë përpara me optimizëm dhe humor, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të ndryshme të jetës dhe rikuperimit. /Telegrafi/
Maya Jama, prezantuesja e “Love Island”, po negocion një marrëveshje shumë fitimprurëse me ITV për të vazhduar rolin e saj si fytyra kryesore e formatit, duke mos u lënë hapësirë konkurrentëve si Netflix për ta marrë.
Programi, i cili sapo ka mbyllur sezonin e fundit, ka shënuar shifra të larta audience me mbi 2.5 milionë shikues, më të lartat në vite dhe shumë fansa e kanë cilësuar si ‘sezonin më të mirë ndonjëherë’.
Një pjesë e madhe e këtij suksesi lidhet me praninë e Mayas që mori drejtimin e spektaklit në vitin 2023, kur shikueshmëria ishte në rënie të ndjeshme (vetëm 1.3 milionë), duke e ringjallur popullaritetin e tij dhe duke fituar mbi 3.2 milionë ndjekës të rinj në rrjetet sociale.
Maya Jama
Sipas burimeve, ITV po përgatit një paketë të majme financiare që përfshin rreth 900 mijë euro për prezantimin e sezonit veror, 700 mijë euro të tjera për versionin “All Stars”, si dhe pagesa shtesë për drejtimin e programit “After Sun”.
Në total, marrëveshja mund të arrijë afro 2 milionë euro.
Maya ka treguar publikisht se ndihet krenare që është pjesë e “Love Island” dhe ka falënderuar për besimin që i është dhënë për drejtimin e finaleve live, të cilat, sipas saj, sjellin momente të papritura dhe argëtuese.
Përveç arritjeve profesionale, 30-vjeçarja po shijon edhe jetën personale. Pas ndarjes nga reperi Stormzy, ajo është në një lidhje të re me futbollistin portugez Ruben Dias, me të cilin u pa në qershor në një pushim romantik. /Telegrafi/
Së fundmi, në një event publik janë parë dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi dhe Naim Bunjaku – Xuxi, por vëmendjen e mori sjellja e ftohtë dhe indiferente e tyre.
Duket se mosmarrëveshjet dhe tensionet që kanë pasur gjatë kohës në shtëpinë e Big Brother vazhdojnë të ndikojnë në marrëdhënien e tyre edhe jashtë programit.
Në një intervistë për Prive, Drenusha u shpreh qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë lloj komunikimi me Xuxin.
Foto: Screenshot/YouTube/Prive by Liberta Spahiu
Ajo tha se, pavarësisht respektit që ka treguar në të kaluarën, nuk ka asnjë vend për të rikthyer marrëdhënien me të.
Për Drenushën, Xuxi është një person me të cilin ajo nuk dëshiron të flasë, dhe e konsideron këtë moskomunikim si një vendim të qëndrueshëm.
“Nuk ka met vend me i fol atij personi. Unë aty brenda prapë se prapë mbi të gjitha çka kanë ndodh aty unë i kam folur e kam respektuar po mendoj që ai format është kryer”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Për mu aty njerëzit çka s’kom dasht me ju fol nuk ju kom fol jashtë. Një prej tyre, pothuajse i vetmi ka qenë ky”. /Telegrafi/
Mes një koleksioni të gjatë fotosh që kujtojnë muajt e fundit në udhëtime, Perry ndau një foto të këmbëve të saj me një sërë mavijosjesh dhe gërvishtjesh, ndërsa relaksohet në vaskë.
Në imazhin tjetër, shpjegoi se si arriti t’i përballonte lëndimet.
Rekuizita në formë fluture mbi të cilën ishte ulur u thye në Qendrën Chase, duke e lënë atë të fluturonte lart mbi publikun.
Gjithashtu, në fund të qershorit, gjatë një koncerti në Australi, një situatë e ngjashme ndodhi kur topi metalik që duhej ta ngrinte mbi publikun anoi papritur, duke e rrëzuar pothuajse tërësisht atë. /Telegrafi/
Luana Vjollca, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini, duke vënë në pah format e saj perfekte dhe elegancën që e karakterizon.
Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm për pamjen e saj të kuruar deri në detaj, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur ta shoqërojë këtë imazh.
Shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe mënyrën e zgjuar të përdorimit të fjalëve në përshkrim, duke e konsideruar si një shprehje që e përfaqëson plotësisht personalitetin e saj.
Ky postim vjen në një periudhë ku Luana po shijon disa ditë pushimi, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale. /Telegrafi/
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht pas një vale akuzash dhe keqinterpretimesh që qarkulluan në rrjetet sociale.
Shkak për këtë u bë një deklaratë e saj gjatë një transmetimi ‘live’, ku iu drejtua me një pyetje provokuese: “A po i përndjek meshkujt?”.
Xheneta u përgjigj duke thënë se nuk ndjek asnjë mashkull dhe bëri një krahasim që u interpretua gjerësisht.
Foto: Screenshot/Instagram
“Unë nuk i përndjek meshkujt, mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu. Kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli, ose më mban para duarve dhe më vlerëson, ose hiq. Për mua, kallen”.
Pasi kjo deklaratë u shpërnda me shpejtësi, ajo u komentua si një ‘thumb’ ndaj moderatores nga Shqipëria.
Së fundmi përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka sqaruar se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti dhe nuk kanë qenë të drejtuara për të ofenduar askënd.
“Nuk kam thumbuar askënd, nuk kam thënë asgjë ofenduese dhe nuk kam arsye ta bëj. Për komentet që më akuzuan se ‘po përndjek’ dikë, e kam thënë qartë se nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj. Pikë”.
Ajo gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj me disa media, të cilat sipas saj shtrembërojnë deklaratat vetëm për të krijuar tituj.
“E kuptoj që mediat duhet të shkruajnë për të mbushur faqet dhe për të ‘ngrënë bukë’, por jo deri aty sa të shpikin gjëra që nuk janë thënë. Nuk kam problem të jap mendime kur dua, madje i them drejtpërdrejt, por mos trilloni, aman. Nuk kam kohë të merrem me gjyqe e denoncime, por nuk do të rri duarkryq kur më atribuohen fjalë që s’i kam thënë”. /Telegrafi/