Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Endri po rikthehet pas shtatë vitesh në muzikë

24 August 2025 at 19:19

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Endri, po rikthehet në skenën muzikore pas një mungese të gjatë prej plot shtatë vitesh.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri të titulluar “Kthehu”.

Endri u bë i njohur si pjesë e label-it të njohur ON Records, prej nga dolën shumë emra të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

Në atë periudhë, ai u shndërrua në një ndër artistët më të dashur për publikun e ri, sidomos për adoleshentët, të cilët e mbështetën fuqishëm me çdo këngë të tij.

Me stilin e tij dhe tekstet që preknin ndjenjat e brezit të ri, Endri arriti të krijojë një bazë të gjerë fansash, duke lënë gjurmë në muzikën e asaj kohe.

Rikthimi i tij pas kaq shumë vitesh është pritur me shumë kureshtje dhe entuziazëm nga ndjekësit, të cilët mezi presin të dëgjojnë materialin e ri.

Projekti “Kthehu” shihet si një pikënisje e re në karrierën e tij dhe si një rikthim i shumëpritur në industrinë muzikore shqiptare. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENDRI (@endri)

The post Endri po rikthehet pas shtatë vitesh në muzikë appeared first on Telegrafi.

Dafina Zeqiri rikthehet shpejt në studio, vetëm dy muaj pas lindjes

23 August 2025 at 21:38

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, e cila vetëm dy muaj më parë përjetoi emocionin e të qenit nënë për herë të parë, nuk ka zgjedhur të qëndrojë larg muzikës për shumë gjatë.

Ndryshe nga çfarë pritej, ajo duket se është rikthyer me energji dhe ide të reja në studio.

Në një postim të fundit në Instagram, Dafina u shfaq para mikrofonit, duke punuar mbi projekte të reja muzikore.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Ky rikthim i shpejtë ka gëzuar fansat e saj, të cilët prisnin me padurim të shihnin se çfarë do të sillte këngëtarja pas një periudhe të shkurtë pushimi.

Artisja publikoi gjithashtu një këngë të re vetëm dy ditë më parë, të titulluar “FAYA”.

Rikthimi i hershëm i Dafina Zeqirit në muzikë është një sinjal i qartë se ajo nuk ka ndërmend të ndalet.

Balancimi i rolit të ri si nënë me karrierën muzikore vetëm sa e bën më të admiruar nga fansat dhe kolegët e saj në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri rikthehet shpejt në studio, vetëm dy muaj pas lindjes appeared first on Telegrafi.

“Gënjeshtar, manipulues, mosmirënjohës”, Gjesti me reagim të fortë e me mesazh për ‘shokët e tij’ – flet edhe për jetën private

18 August 2025 at 18:37

Këngëtari pejan, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas disa gjërave që kanë ndodhur së fundmi me të.

Konkretisht, ai ka bërë disa video duke iu drejtuar disa njerëzve, të cilët thonë se e kanë pasur shok dhe se tani në një formë ua ka kthyer shpinën.

I njëjti thekson se ka vetëm pak miq të vërtetë dhe se ata i kanë qëndruar pranë në çdo moment.

 

Gjithashtu në këto video ka komentuar edhe jetën private, meqë ishtë shumë i përfolur për këtë pjesë në shtypin rozë.

Për më shumë ndiqni të plotë reagimin e fituesit të Big Brother VIP Albania 4:

“Përshëndetje,

Rrenc, manipulues, jo falënderues, mosmirënjohës Besart Kelmendi, i ka harru dostat, ua ka futur dostave, unë dostave nuk ia fus, dosta e di kë e kam, dy tre i kam, edhe atyre ju ndihmoj, edhe ata mua, jo në portale, jo me bë të madhe, i kam ndihmuar, edhe nuk më hidhërohen edhe nëse nuk i ndjeki më, se ata janë tamam dosta, nuk dalin tani me thënë jo ky është ashtu, jo kështu.

Unë e kam pasur mundësinë kur kam qenë në Big Brother, me emra me të gjithë, edhe jetën private njerëzve që më kanë bërë keq dhe që kanë qenë me mua, kam mundur edhe jetën private e t’i shkatërroj krejt, edhe pse më kanë bërë 100 të zeza dhe më kanë rrëzuar përtokë, unë kurrë nuk ia kam përmendur emrat, kurrë në jetë. Nuk jam njeri që ia dua të keqen dikujt, edhe pse kam mundur të bëj. Vetëm gjërat e mia i kam treguar, çfarë më ka ndodhur për jetën.

Jeni duke munduar se më keni dosta, keni ngrënë e keni pirë me mua me vjet, ngadalë, qetësohuni.

Dost, ti mua dost, a ke qenë ti me mua kur kam ndenjur me qiri, pa rrymë, jo a ke qenë me mua kur kam ndenjur pa bukë, jo, a ke qenë ti me mua të luftosh për karrierë, jo, a ke qenë ti me mua në probleme, jo, kur unë jam zgjuar në mëngjes e nuk kam pasur asgjë, depresion kur kam qenë, jo, a ke qenë në kohë të pandemisë duke vdekur nga uria, dost, jo s’më ke dost.

Edhe unë mund të them Behgjet Pacollin dost e ma ka futur, po janë rrena.

Edhe për një gjë desha të reagoj, si atje në intervistë kur kam qenë, ju kam treguar, jetën private timen dua të jetoj jashtë mediave, dua të jetoj jetën time, dua të jem njeri normal i thjeshtë, në shtëpi me familjen time, me jetën personale çfarë bëj është problemi jem, nuk dua të sqaroj nëpër media. Unë dua jetën time private.

E fundit për sot, e kuptoj faktin se pa emrin tim nuk ka klikime se flisni andej poshtë lartë, vetëm aty emri im të lexohet se nëse nuk flitet për emrin tem, nuk ec asgjë.

E juve që më përkrahni e nuk më keni lënë në baltë, do e shihni në fund surprizën prej Besart Kelmendit, ju dua më së shumti”. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post “Gënjeshtar, manipulues, mosmirënjohës”, Gjesti me reagim të fortë e me mesazh për ‘shokët e tij’ – flet edhe për jetën private appeared first on Telegrafi.

“Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër

17 August 2025 at 22:21

Dafina Zeqiri ka bërë një pauzë të shkurtër nga muzika për t’i kushtuar jetës personale pas lindjes së djalit të saj, duke u fokusuar në familje dhe në momentet intime të prindërimit.

Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka qëndruar pa aktivitet, pasi po punon në heshtje për projekte të reja muzikore.

Fansat u ndjenë të intriguar nga një postim i saj në InstaStory, ku Dafina shkroi: “Nëse mendon se më ke parë, ende nuk më ke parë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky mesazh ka ndezur spekulime dhe kureshtje, duke lënë të kuptohet se artistja po përgatit diçka të re dhe surprizuese.

Disa mendojnë se ky paralajmërim mund të lidhet me një këngë të re, por akoma pa dhënë detaje.

Në çdo rast, mbetet e qartë se ajo ka mbajtur një profil të ulët gjatë pauzës së saj dhe tani po rikthehet me energji dhe ide të freskëta.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë ka përgatitur për fansat e publikun. /Telegrafi/

The post “Nëse mendoni se më keni parë”, Dafina Zeqiri paralajmëron rikthimin me surpriza pas pauzës së shkurtër appeared first on Telegrafi.

Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë

17 August 2025 at 18:41

Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë vetë në rrjete sociale.

Ky ndryshim tregon një tjetër dimension të stilit të tij personal, duke reflektuar kreativitetin dhe guximin për të eksperimentuar me pamjen.

Ai ka një histori të gjatë të eksperimenteve me flokët, veçanërisht gjatë kohës së tij në Big Brother, ku shpesh provonte ngjyra dhe stilime të ndryshme që e bënin të dallohej.

Foto: Screenshot/Instagram

Transformimi i fundit nuk është thjesht një ndryshim estetik, por edhe një shprehje e natyrës së tij të lirë dhe krijuese, që nuk ndalet para asnjë sfide estetike.

Pamja e re me flokë rozë duket se i jep një energji të freskët dhe të gjallë, duke e treguar sërish si një personazh që nuk frikësohet të eksperimentojë dhe të dalë jashtë normave tradicionale të stilit.

E artisti pejan këtë kohë ndau me ndjekësit se ka disa probleme në muzikë, që e kanë penalizuar për të sjellë këngë të reja, por që do të rikthehet shumë shpejt te publiku.

Për këtë pati reagime nga palët e përfshira, ndonëse pritet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Three60 Music (@three60_music)

The post Transformim i guximshëm – Gjesti kthehet me flokë rozë appeared first on Telegrafi.

Arbenita Ismajli shmang raportimet për urdhër-arrest ndërkombëtar, publikon fotografi duke u relaksuar në pushime

15 August 2025 at 20:46

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar në mënyrë indirekte në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit për urdhër-arrestin dhe letrën e rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Vetëm një ditë pas njoftimit zyrtar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, Arbenita ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shihet duke pushuar pranë detit, e veshur me bikini me vija të kuqe dhe të bardha, ndërsa po qëndron e shtrirë në një shtrat plazhi me një hamburger dhe patate të skuqura përpara.

Në mbishkrimin e fotos ajo shkruan me ironi: “Me when I get the motivation to post again 😂” (Unë kur më vjen motivimi për të postuar përsëri), duke shoqëruar postimin me një emoji duke qeshur – një mesazh që shumë e kanë interpretuar si një reagim sfidues ndaj zhvillimeve të fundit ligjore që po përballet.

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

Urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Ismajlit

Gjykata Themelore në Gjilan ka konfirmuar se më 14 gusht ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Sipas aktakuzës së ngritur më 10 korrik 2025, Ismajli akuzohet për “Marrje apo mbajtje të kundërligjshme të fëmijës” dhe “Mospërfillje të gjykatës”, pasi dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke ia pamundësuar babait të vajzës – reperit Feron Shabani – të ushtrojë të drejtën e tij prindërore për ta takuar dy herë në muaj, siç ishte paraparë me vendim të gjykatës.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabani, për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se janë kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor–tetor të vitit 2024. /Telegrafi/

The post Arbenita Ismajli shmang raportimet për urdhër-arrest ndërkombëtar, publikon fotografi duke u relaksuar në pushime appeared first on Telegrafi.

Problemet në muzikë, Yll Limani i del në mbrojtje Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet

14 August 2025 at 22:19

Problemet e fundit në industrinë muzikore kanë bërë që Yll Limani t’i dalë hapur në mbrojtje Gjestit, i cili këto kohë nuk po arrin të publikojë projekte të reja për shkak të një padrejtësie që, sipas tij, i është bërë nga distributori i mëparshëm.

Gjesti ka deklaruar publikisht se për shkak të pengesave të vendosura, është i detyruar t’i mbajë të gjitha këngët e gatshme pa i lansuar, derisa çështja të zgjidhet dhe drejtësia të vihet në vend.

Ylli, duke treguar solidaritet të plotë, ka ndarë një postim në InstaStory ku shkruan shkurt: “Me Gjestin”.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një tjetër reagim, ai ka shtuar: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet”, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij për lirinë krijuese dhe mbrojtjen e të drejtave të artistëve.

Të dy këngëtarët aktualisht janë pjesë e të njëjtës kompani muzikore, gjë që e bën mbështetjen e Yllit edhe më të fortë dhe domethënëse në këtë periudhë të vështirë për Gjestin.

E fituesi i Big Brother VIP Albania 4 theksoi se nuk do të ndalet derisa drejtësia të triumfojë.

Pritet në vazhdim të shihet se si do të zhvillojë kjo ngjarje, për të rejat nga artisti pejan. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Problemet në muzikë, Yll Limani i del në mbrojtje Gjestit: Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë Zot i veprës së vet appeared first on Telegrafi.

Mungesa e këngëve të reja, Gjesti: Nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet

14 August 2025 at 18:40

Gjesti ka bërë një sqarim në Instagram, për t’ua bërë me dije fansave për situatën e fundit rreth projekteve të tij muzikore.

Ai ka vendosur të shpjegojë arsyet pse disa projekte që prisnin të publikoheshin janë vonuar.

Në një periudhë ku industria muzikore shpesh sjell sfida të papritura, Gjesti tregon se ka përjetuar disa konflikte dhe padrejtësi nga distributori i mëparshëm, gjë që e ka detyruar të marrë vendime të vështira për të mbrojtur punën e tij dhe të ardhmen e projekteve të tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Më poshtë është sqarimi i plotë i Gjestit:

“Sqarim

E ndjej si detyrë me nda me juve disa gjëra që i kam mbajtur në vete për një kohë të gjatë.

Të vetmit që i kam pasur gjithmonë përkrah janë publiku im, edhe ju e meritoni me e pas një sqarim nga ana ime.

Këtë sezonë unë jam detyruar me i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë ngë distributori paraprak.

Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte te zgjidhen, me i mbajt krejt këto projekte për vete pasi që refuzoj kategorikisht me publiku ndonjë projekt me këtë distributor.

Unë shpresoj dhe besoj shumë se këto konflikte kanë me u rregullu shumë shpejt në mënyrë që unë të filloj me publikimin e projekteve direkt.

Kam punuar shumë veç me u mundu që sado pak me ju shpërbly krejt mbështetësve të mi dashurinë e mbështjetjen që ma keni dhënë çdo ditë.

Besomni që mezi po pres me i nda me juve këto projekte, edhe besomni që nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjej vendin e vet”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Mungesa e këngëve të reja, Gjesti: Nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet appeared first on Telegrafi.

Surpriza që i ndali frymën – Adri Rrogaqi e befasoi Iliriana Sadriun për ditëlindje me fishekzjarre, trëndafila dhe një unazë me plot shkëlqim

14 August 2025 at 16:28

Iliriana Sadriu ka festuar ditëlindjen në mënyrën më të veçantë dhe romantike, falë surprizës së menduar deri në detaj nga partneri i saj, Adri Rrogaqi.

Mbrëmja u shndërrua në një moment magjik, kur qielli u ndriçua nga fishekzjarrët, ndërsa para saj u shfaq një buqetë madhështore me trëndafila të kuq dhe një unazë plot shkëlqim, që simbolizonte dashurinë dhe përkushtimin e tij.

E emocionuar dhe e mbushur me gëzim, Iliriana e përqafoi fort Adrin, duke e falënderuar publikisht për gjestin e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Në videon e postuar në Instagram, ajo ka zgjedhur një përshkrim domethënës: “Një vit më shumë, një diamant më afër”.

Atmosfera festive, dashuria e ndjerë dhe kujdesi në çdo detaj e kthyen këtë mbrëmje në një kujtim të çmuar për çiftin, që tashmë ndajnë jo vetëm jetën, por edhe një histori të bukur të mbushur me surpriza.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo u bë pas një dasme të përbashkët që ata kishin, pasi janë shumë të kërkuar nëpër ahengje.

Ata u bënë më të njohur për publikun me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iliriana Sadriu (@ilirianasadriu)

The post Surpriza që i ndali frymën – Adri Rrogaqi e befasoi Iliriana Sadriun për ditëlindje me fishekzjarre, trëndafila dhe një unazë me plot shkëlqim appeared first on Telegrafi.

Flet haptazi, Adelina Ismaili: Shqipëria më ka shpëtuar karrierën, e ndjej veten më të vlerësuar

13 August 2025 at 10:32

Këngëtarja Adelina Ismajli, e cila prej dekadash konsiderohet një nga figurat më të guximshme dhe më inovative të muzikës shqiptare, ka rrëfyer së fundmi detaje të ndjera nga jeta dhe karriera e saj në emisionin “21 Gradë” në RTV21.

E njohur për thyerjen e tabuve dhe krijimin e një historie unike në skenën muzikore, Adelina foli pa dorashka për sfidat, zhgënjimet dhe momentet që e kanë formësuar si artiste.

Në intervistë, ajo pranoi se ndjenja e vlerësimit dhe respektit që merr ndryshon nga vendi në vend.

Foto: Screenshot/Facebook

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën”, u shpreh këngëtarja.

Me këto fjalë, Adelina shpalosi një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj publikut dhe mediave shqiptare, të cilat sipas saj e kanë ndihmuar ta ringrejë dhe ta mbrojë imazhin e saj artistik në momentet më të vështira.

Rrëfimi i saj u pa si një dëshmi e sinqertë e realitetit me të cilin përballen artistët, ku suksesi shpesh shoqërohet me kritika dhe paragjykime, por edhe si një shenjë e forcës së saj për të ecur përpara dhe për të mos lejuar që negativiteti ta ndalë pasionin e saj për muzikën. /Telegrafi/

The post Flet haptazi, Adelina Ismaili: Shqipëria më ka shpëtuar karrierën, e ndjej veten më të vlerësuar appeared first on Telegrafi.

Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik

8 August 2025 at 19:29

Rina Balaj ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotografish të reja ku shfaqet më joshëse se kurrë.

Këngëtarja e njohur ka publikuar së fundmi disa imazhe ku shihet me një fustan të gjatë, ngjyrë të kuqe të ndezur, i cili i thekson linjat trupore në mënyrë perfekte.

Veshja me prerje elegante dhe detaje minimaliste vë në pah stilin gjithnjë në evolucion të Rinës, e cila këtë herë ka zgjedhur një pamje më glamuroze, por me sensualitet të theksuar.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Flokët e kuqe, të lëshuara në onde, kombinohen në mënyrë perfekte me ngjyrën e fustanit, duke e kthyer këngëtaren në një figurë që tërheq gjithë vëmendjen.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo pozon me vetëbesim dhe qëndrim të fuqishëm përpara një sfondi minimalist, që e lë në qendër të vëmendjes vetëm atë dhe pamjen e saj.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Fansat kanë shpërthyer me komente pozitive, duke e përgëzuar për stilin dhe elegancën.

Rina vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj të guximshme dhe gjithmonë trendi. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj mahnit me pamjen elegante në një fustan të kuq klasik appeared first on Telegrafi.

Stresi dhe Jozi pajtohen pas incidentit të shuplakës – Gjesti reagon duke e hequr nga ndjekësit në Instagram

4 August 2025 at 15:46

Dikur në qendër të vëmendjes pas shuplakës së Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania, Jozi dhe Stresi kanë befasuar ndjekësit me një video të re që sugjeron një pajtim të papritur.

Në pamjet që po qarkullojnë në TikTok, reperi shfaqet në një bisedë të çiltër me Jozin, duke i bërë një pyetje miqësore: “Çka i ke çunat e Fushë-Krujës?”, ndërsa Jozi përgjigjet: “Vëllezër.” Më pas, me humor, ai i kërkon një puthje në faqe dhe Stresi e pranon.

Kjo skenë, që u komentua si një shenjë pajtimi dhe mbyllje e kapitullit të vjetër të përplasjes fizike, mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Por, ndërsa videoja u bë virale dhe nisi të shoqërohej me meme dhe rikrijime, Stresi sqaroi se gjithçka ishte një “prank” përpara publikimit të një kënge të re me Jozin.

Ndërkohë, Gjesti, i cili dikur kishte mbështetje të hapur nga Stresi, nuk ka qëndruar indiferent.

Ai e ka hequr Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim vjen pas këtij afrimi publik mes Stresit dhe Jozit, që dikur kishin qenë në anë të kundërta nga incidenti që tronditi rrjetin. /Telegrafi/

 

The post Stresi dhe Jozi pajtohen pas incidentit të shuplakës – Gjesti reagon duke e hequr nga ndjekësit në Instagram appeared first on Telegrafi.

Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik

3 August 2025 at 13:38

Rina Balaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje të re mahnitëse, duke sjellë një kombinim perfekt të elegancës dhe stilit personal.

Në setin e fundit fotografik, këngëtarja shfaqet me një fustan të gjatë rozë, në stil princeshe, me një bust të zbukuruar që i jep një prekje romantike dhe delikate pamjes së saj.

Me flokët e kuq të ndezur, një element që e dallon gjithmonë, Rina ka shtuar edhe një detaj luksi që nuk mund të kalonte pa u vënë re – çantën ikonike Hermes Birkin në ngjyrë turkuaz.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ky aksesor, i njohur si një nga më të dëshiruarit në botën e modës dhe me një çmim që shkon në mijëra euro, ka kompletuar në mënyrë të përkryer dukjen e saj glamuroze.

Në fotografi, artistja shfaqet ulur në tokë, me takat e hequra pranë saj, duke dhënë një kontrast interesant mes luksit dhe thjeshtësisë, një qasje e lirë, por njëkohësisht e sofistikuar, që e bën Rina Balajn një nga figurat më të veçanta të skenës muzikore dhe të modës shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram

The post Rina Balaj shkëlqen me fustanin rozë dhe çantën luksoze Hermes Birkin në setin e ri fotografik appeared first on Telegrafi.

Tuna dhe Bardhi sjellin këngën e re “Xheloz”

31 July 2025 at 23:55

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Tuna dhe Bardhi, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Xheloz”, një këngë që premton të bëhet hit i verës.

Ky projekt sjell një kombinim të fuqishëm mes stilit karakteristik të Bardhit dhe prezencës energjike të Tunës, e cila në klip shfaqet me një paraqitje tejet të zjarrtë dhe provokuese, duke i dhënë vizualisht këngës një tjetër dimension.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Bardhi, Tuna dhe A-Boom, ndërsa për miksimin dhe masterizimin janë përkujdesur DJ A-Boom dhe SLS, duke i dhënë projektit një përpunim profesional dhe tingull modern që i përshtatet prirjeve aktuale të muzikës pop.

Foto: Screenshot/YouTube

“Xheloz” është tashmë i publikuar në platformat digjitale dhe në YouTube.

Ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm për ritmin ngjitës dhe tekstin e drejtpërdrejtë, por edhe për energjinë që çifti artistik sjell përmes këtij dueti.

Ky bashkëpunim është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Tunës në skenën muzikore dhe vijimësisë së suksesshme të Bardhit në listat muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Tuna dhe Bardhi sjellin këngën e re “Xheloz” appeared first on Telegrafi.

“Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin”, Xheneta thumbon Egli Takon?

29 July 2025 at 17:46

Xheneta Fetahu ka ndarë disa reagime të forta në Instastory, që kanë ngjallur menjëherë komente dhe interpretime nga ndjekësit.

Shumë prej tyre e kanë parë këtë si një “thumbim” për këngëtaren Egi Tako, e cila gjatë një performance në Drenicë kishte dalë me flamur në qafë.

Në story-t e saj, Xheneta shkruan:

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah. Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime. Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet”.

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

Ndërsa në një tjetër story shtoi:

“E di që ju djegin të vërtetat – jeni rrit me rrena dhe jeni mësu t’ju ledhatojnë me fjalë boshe. Unë s’jam këtu me ju rrejt, as me ju mbajt në ajër. Ma mbani story-t më shumë se jetën – për pak ju nxjerr një album ‘inspirimi t’djegshëm për mëngjes’. Për punën time mos u lodhni – projektet e mia s’presin aprovimin e frustrimeve tuaja. Tatuazhin e hodha një herë, jo në çdo bashkëpunim si certifikatë patriotizmi për klikime. Edhe njerëzit që ndihmoj s’i kam nxjerr kurrë në story, sepse s’jam aktor për ‘like’ si ca prej jush. Zgjoni veten – realiteti s’ka filter”.

Ky reagim ka ndezur diskutime në rrjet, me shumë fansa që e kanë lidhur mesazhin e këngëtares me paraqitjen e fundit të Egi Takos, ndërsa të tjerë e shohin si një thirrje të hapur kundër përdorimit të simboleve kombëtare për vëmendje dhe klikime.

Nga ana tjetër, Egli nuk ka bërë ndonjë koment të drejtpërdrejtë mbi Xhenetën. /Telegrafi/

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

The post “Flamura n’qafë për klikime, përdorni gjithçka veç talentin”, Xheneta thumbon Egli Takon? appeared first on Telegrafi.

Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë

29 July 2025 at 11:43

Reperi Gjesti ka mbajtur mbrëmë (e hënë) një performancë të veçantë në njërin prej klubeve më të njohura të kryeqytetit, Zone Club, ku u prit me entuziazëm nga fansat dhe publiku.

Ishte hera e parë që artisti performonte në Prishtinë, dhe momenti nuk kaloi pa emocione.

Gjatë performancës, Gjesti jo vetëm që ndezi atmosferën me energjinë e tij, por në një moment u shfaq i prekur, teksa ndau një mesazh të sinqertë me publikun.

Foto: Screenshot/TikTok

“Është hera e parë që po këndoj në Prishtinë. Kam luftuar shumë për këtë ditë, shumë kam luftuar me mbërri këtu ku jam”.

Fjalët e tij prekëse u pritën me duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi me falënderime: “Faleminderit që mi keni hapur dyert, jau ha zemrën të gjithëve”.

Foto: Screenshot/TikTok

Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për artistin në karrierën e tij, duke lënë të kuptohet se për të, ky nuk ishte thjesht një koncert, por një ëndërr e realizuar.

E kjo vjen falë famës së madhe që bëri në Big Brother VIP Albania 4, ku edhe u shpall fitues. /Telegrafi/

 

The post Gjesti emocionon në performancën e parë në Prishtinë: Kam luftuar shumë për këtë ditë appeared first on Telegrafi.

Mossi sjell këngën e re “Pranga”

28 July 2025 at 21:40

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mossi, ka lansuar sot, ditën e hënë, këngën e tij më të re me titullin “Pranga”.

Kjo këngë vjen me një atmosferë të freskët dhe verore, që reflektohet edhe në videoklipin zyrtar të saj.

Videoklipi është realizuar në ambiente të ndryshme, duke përfshirë pamje në det dhe momente relaksi në pishinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë klipit, Mossi shfaqet në shoqërinë e disa vajzave në bikini, duke krijuar një imazh tërheqës dhe plot energji të sezonit të nxehtë.

Producimi muzikor i këngës është punuar nga Rzon, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e një ritmi modern dhe dinamik që përshtatet me stilin e reperit.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga dhe videoklipi janë tashmë të disponueshëm në YouTube, ku fansat dhe adhuruesit e muzikës së Mossit mund ta shijojnë dhe ta ndajnë me të tjerët.

Ky projekt i ri pritet të ketë jehonë të madhe gjatë kësaj vere, duke përforcuar pozicionin e reperit në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Mossi sjell këngën e re “Pranga” appeared first on Telegrafi.

Fero lanson këngën e re “Wow”

27 July 2025 at 17:29

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re të titulluar “Wow”, një projekt që po tërheq vëmendje që në momentet e para të lansimit.

Protagoniste në videoklipin e “Wow” është një nga modelet e njohura të spektaklit televiziv “Supernova”.

Realizimi vizual mban firmën e regjisorit Alban Selimaj, i cili ka sjellë një klip të kuruar deri në detaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Fero, duke dëshmuar sërish për stilin e tij të veçantë dhe të pandryshueshëm në skenën e hip-hop-it shqiptar.

Ndërkohë, muzika dhe producimi janë punuar nga Zzap, një emër i lidhur prej vitesh me hitet më të mëdha të tregut shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Feros, pas një periudhe relativisht të qetë në aspektin muzikor.

Kënga është mirëpritur nga fansat e tij, të cilët e kanë përkrahur fuqishëm projektin në rrjete sociale dhe platformat muzikore.

 

Ky rikthim konfirmon se Fero vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme dhe aktive në industrinë muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Fero lanson këngën e re “Wow” appeared first on Telegrafi.

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”, Ghetto Geasy komenton problemet mes reperëve

27 July 2025 at 16:58

Reperi i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, ka komentuar sherret mes reperëve, ndërkohë që ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ai thekson se këto ndodhin për arsye të ndryshme, varet nga njerëzit se si mendojnë të depërtojnë në treg.

Tani thekson se të gjithë mund t’i shohësh në rrjete sociale meqë më herët nuk kanë qenë aktiv.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë”, u shpreh ai.

Tutje ka theksuar: “Na kanë ndodh shumë herë këto gjëra, kemi has shumë herë, ndodhin për arsye të ndryshme, nuk është ajo puna si në çift e fatit, fati është i njëanshëm, nëse unë dua të bëj keq, të bëj keq edhe pse ti s’do, varet nga njerëzit si mendojnë që duhet me depërtu, sot ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë, më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta, sot edhe mund t’i shohësh se çfarë prototipesh kemi”.

Getoar Selimi (emri i vërtetë) ka folur edhe për këngët e muzikën në ditët e sotme, se si ka ndryshuar.

Sidoqoftë, ai po vazhdon t’i qëndroj besnik stilit të tij që nga fillimet e karrierës. /Telegrafi/

The post “Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”, Ghetto Geasy komenton problemet mes reperëve appeared first on Telegrafi.

Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull

27 July 2025 at 13:02

Reperi i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, ishte mysafir në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku rrëfeu një përvojë të pazakontë dhe jo shumë të këndshme me një vajzë në një parking.

Egla: Çfarë është një gjë të irriton më shumë në shoqërinë shqiptare që punon kundër gjinisë femërore, çfarë do të beje ti për ta ndryshuar?

Getoari: Shumë gjëra janë që nuk janë mire, por është edhe një gjë tjetër që kam filluar ta shoh shumë, a mos kanë marrë pak edhe gratë gocat kot?

Foto: Screenshot/YouTube

Rudina: Çfarë do të thotë ‘ka marrë kot’?

Gatoari: Kjo ideja e të qenit gjatë gjithë kohës… sepse e merr përparësinë, e merr, e kanë marrë çdo gjë, e merr çdo gjë, e merr çdo gjë, pastaj, vjen një moment ku pak edhe keqpërdoret ajo domëthënë. Unë kam shumë raste që di dhe shoh që e keqpërdorin. Unë kam pasur një rast një ditë në një parking. Ne u parkuam normal dhe erdhi nje grua na bërtiti “pse parkuan këtu, unë s’mund të dal nga garazhi”, i thashë që në parking jam i parkuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Por, unë jam femër, s’mund të dal aty, ju jeni invalid apo çka?”, tregon këngëtari se çfarë i tha ajo.

Getoari: S’po di kush është invalidi këtu. Po keqpërdoret kjo punë, nuk mendoj që gratë siç kanë qenë të shtypura si më herët, të drejtat janë të barabarta.

Kleoniki: Si do ta komentoje nëse do të ishte një burrë në vendin e parkimin.

Getoari: Unë nuk u zura.

Rudina: Pra, fakti që thotë “mos e li aty se jam grua ,te pengon, apo jo?

Getoari: Më pengon vetëm ideja kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull.

Këngëtari më tutje shpjegon tatuazhin në krah që kishte Mozartin dhe Ajnshtajnin, “Të dy janë të sëmurë”, tha ai. /Telegrafi/

The post Getoar Selimi tregon një rast të pakëndshëm me një grua në parking: Më pengon kur të bëjnë të ndihesh keq pse je mashkull appeared first on Telegrafi.

❌
❌