Normal view
Përse Berisha dhe dhëndri i tij janë ulur në gjunjë para një biznesmeni të shtëpive të seksit
Nga Mero Baze
Sali Berisha, i shoqëruar nga dhëndri i tij, kanë vizituar Istogun të ftuar nga një biznesmen që drejton shtëpi publike në Hamburg, Gani Dreshaj.
Ai, së bashku me anëtarë të familjes, janë pronarë të “Dollhouse”, një shtëpi seksi në Hamburg të Gjermanisë që vizitohet shpesh edhe nga politikanë të Kosovës. Shikoni faqen e ektij biznesi ne internet: (https://www.dollhouse.de/impressum.html).
Kjo nuk është një punë ilegale, por një punë shumë fitimprurëse dhe legale në Gjermani. Nuk kemi ndonjë rezervë pse ai është një lloj biznesmeni seksi në Gjermani.
E panjohura është se çfarë e lidh Sali Berishën dhe dhëndrin e tij me një biznesmen që ka shtëpi publike në Hamburg?
Të thuash që dhëndri i Berishës është qejfli bordellosh, është tepërim, edhe pse nuk është ndonjë mëkat i madh.
Por përkushtimi i tij ndaj gruas shihet te përkushtimi që ka ndaj vjehrrit dhe kuptohet që as i shkon në mendje.
Berisha, po ashtu, të vetmin aset “moral” që ka kur sulmon kundërshtarët kryesisht për çështje seksuale dhe “çështje nderi”, siç i quan ai, është pretendimi se s’ka tradhtuar kurrë gruan.
Tani, të dy këta burra, që s’i tradhtojnë kurrë gratë, kanë marrë rrugën nga Tirana, duke kërkuar leje edhe në gjykata e prokurori, për të shkuar në Kosovë pasi një biznesmen seksi mbush 60 vjeç. Duke e parë nga jashtë, duket pak si tepër. Fakti që ky biznesmen tani është afër Ramush Haradinajt nuk është ndonjë arsye e fortë, pasi Berisha është më afër me Albin Kurtin sesa me LDK-në apo Ramush Haradinajn.
Arsyeja është më e thellë.
Gani Dreshaj është sponsori i Sali Berishës. Është sponsor i aktiviteteve të tij politike, por edhe i sponsorizimeve të artikujve kundër Shqipërisë në shtypin gjerman.
Peter Tiede, korespondent i gazetës së njohur gjermane “Bild”, është shfaqur në Tiranë nga 17 deri më 21 shkurt, për të ndjekur protestën e opozitës dhe ka qenë gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e Gani Dreshajt dhe një familjari të Sali Berishës, Shkëlqim Berisha.
Dhoma ku qëndroi gazetari (dhoma nr. 1904) rezultonte e rezervuar nga Gani Dreshaj, hyrja e të cilit në Tiranë nuk provohet nga sistemi TIMS, çka do të thotë se ka hyrë nga Kosova pa u deklaruar.
The post Përse Berisha dhe dhëndri i tij janë ulur në gjunjë para një biznesmeni të shtëpive të seksit first appeared on JavaNews.al.
Mbase e meritojmë shkatërrimin!
Nga Ben Andoni
Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën mbi marrëveshjen e Parisit të 2015-ës, dokument i cili vuri si objektiv parandalimin e rritjes së temperaturave mesatare të globit 2 gradë celcius mbi mesataren e periudhës para-industrializimit. SHBA-të u integruan menjëherë dhe fill në presidencën e parë të Trump dhe, u tërhoqën nga Marrëveshja që hyri në fuqi më 4 nëntor 2020, ndërkohë që presidenti Biden e ktheu vendin në marrëveshje më 19 shkurt 2021. Së fundi, Shtetet e Bashkuara e njoftuan zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm për tërheqjen e saj nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, akt që hyn në fuqi më 27 janar 2026.
Edhe ky dokument është një nga ato që Shqipëria i ka firmosur gati symbyllazi, por pa marrë parasysh se duhej të merrte masa serioze. Në dy dekadat e fundit, komuniteti i mbrojtjes së mjedisit ka apeluar vazhdimisht, duke nisur nga fakte të thjeshta dhe shqetësuese dhe duek i amplifikuar por zotërinjtë e mjedisit tallen. Tallen dhe tallen pafund. Qysh më shumë se një dekadë më parë u paralajmërua për kushtet pse deti po merrte aq tokë; pse zjarret po bëheshin një ngjarje e zakonshme dhe sesi duhet të alarmoheshim për shkretimin e hapësirave pyjore; për tharrjen e burimeve ujore; pse duhet t’i ruanim zonat e mbrojtura; deri te fakte që lidheshin me faunën dhe florën, ku shumë insekte vizitonin vendet veriore tek ne, ndërsa më përpara as nuk mund të kalonin; apo ku në qytete Betoni është një pushtues i frikshëm dhe ku ndërkohë, “qytetet shqiptare – me Tiranën në krye – janë shndërruar në ishuj termikë, ku diferenca e temperaturave mes lagjeve shkon deri në 6°C, për shkak të dendësisë së ndërtimeve dhe mungesës së hapësirave të gjelbra, po sipas një raporti të Bankës Botërore” (Monitor, 2025). Nuk po flasim për minimizimin e hapësirave të gjelbra dhe shuarjen e parqeve apo planeve hapësinore. Korrupsioni në planifikimin urban fillon me krijimin ose ndryshimet e planeve hapësinore. Këto i kemi para syve. Shikoni çfarë i është bërë Parkut të Liqenit Artificial dhe ku do të shkojë makutëria… Dhe, ndaj Shqipërinë e kemi të mbjellë me kulla e kulla që nuk mbarojnë përballë një popullsie që po tkurret dhe po na çon gati në popullsinë e Shqipërisë së pas Luftës së Dytë Botërore.
Me të gjitha këto, problemi një dhe i vetëm është sesi jemi të mësuar me shkatërrimin dhe tashmë që po na digjet diçka, vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime për çdo vit. Ku mungojnë reflektimet për infrastrukturën, ku piromanët argëtohen me kafshërinë e tyre, kurse bashkitë vegjetojnë pa kuptim. Ndërkohë “Monitor” rreshton dhe një sërë faktorësh që duhen pasur parasysh: nga Bankat (rreziqet klimatike për kreditë), bujqësinë (periudhat e ndryshme të kultivimeve dhe pjekjeve, industrisë dhe mbi të gjitha turizmit. Shqipëria nuk duhet të jetë kaq familjare me shkatërrimin, por duhet të mendojë mbijetesën përballë natyrës. Po ku ta dish, mbase e meritojmë shkatërrimin.
P.S. Në kronika u regjistrua se për 4 piromanët e Beratit u la vetëm “detyrim paraqitje”?!
(Javanews)
The post Mbase e meritojmë shkatërrimin! first appeared on JavaNews.al.
Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?
Nga Frrok Çupi
Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me rastin e zjarreve më vdekatarë në histori. Shqipëria, për herë të parë, u regjistrua në vendin e parë në botë si shtet i fatkeqësisë më të lartë.
As këmbë njeriu, asnjë fjalë nga Kosova për ‘vllaznit’. Vetëm lajme se në kufi me Kosovën ka fluks të madh peshuesish që vijnë drejt Shëngjinit dhe Velipojës.
… Por nisa me fjalën ‘fillimisht’, sepse ka një kuptim, ose kuptimin kryesor në këtë rast. Kuptimi kryesor do të thotë synim ose qëllim i fundit. Qeveria e Kosovës po manifeston ndarje dhe urrejtje kundër Shqipërisë me qëllim që një ditë të mos ketë më ‘fillimisht’, por të jetë ‘përfundimisht’.
Përfundimisht, qeveria e Albin Kurtit në Kosovë, po tenton të arrijë që shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës të hyjnë në një rreth urrejtjeje e konflikti mes vedi. Atë ditë Kurti do ta ketë arritur atë që i kërkojnë padronët dhe atë që vetë dëshiron. Agjenda e qeverisë Kurti duket qartë që është shurdhimi i Kosovës si shtet, islamizimi i politikës qeveritare dhe krijimi i idesë fatkeqe se shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës nuk bëjnë bashkë.
Këtu çarmatoset gjithë ushtria e ideve të Rilindasve tanë, gjithë përpjekja e NATO-s dhe e aleatëve të mëdhenj për çlirimin e Kosovës dhe për vendosjen e shtetit kushtetues në Kosovë. Po u bë kjo, nuk ka më vlerë historia e deritanishme; aq më pak e ardhmja.
Albin Kurti, dukej se prej kohësh po priste në shteg ku t’i dilte Shqipëria. Dhe i doli para një jave kur në vendin tonë shpërthyen zjarret më të tmerrshme. U dogjën qytete si Delvina, Gramshi, Poliçani; disa fshatra u zhdukën, një spital u vu në rrezik që t’i digjeshin mjekë e pacientë, mijëra kokë bagëti u dogjën të gjalla, miliona bletë, Riviera u përcëllua, mijëra hektarë me pemë, Syri i Kaltër u mbyll si syri i një perëndie të vdekur. Bota vuri gjithë vëmendjen dhe konstatoi se Shqipëria zinte vendin e parë në këtë fatkeqësi. Qeveria dhe shteti shqiptar lëshuan thirrje dhe u përgjigjen shtete fqinje dhe shtete përtej globit.
Asnjë fjalë nga Kosova, asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë telegram nga presidentja. Ç’u bë kështu?
Në një program të Klan Kosova, dedikuar ngjarjes, thashë se ne pësuam dy zjarre, njërin që na erdhi papritur e na dogji pyje me dëme të riparueshme, dhe, i dyti, zjarri nga Kosova, i pritshëm, që mund të mos riparohet kurrë. Agjenda e qeverisë Kurti ishte pikërisht kjo: ‘Le të hyjë mes kombit në dy anët dhe mos u zhbëftë kurrë urrejtja jonë!’.
A mund të ndodhë që në mes dy pjesëve të kombit të hyjë urrejtja dhe konflikti? Gjithmonë e miklojmë realitetin dhe themi “Jo, me kosovarët jemi vëllezër dhe vetëm dashuri kemi!’. Kjo nuk është reale, askund, së pari. Mbi të gjitha po ndodh që qeveria e Kosovës po shtyn si një ‘punëtor i së keqes’ që e vërteta të shkojë aty ku bota të thotë: ‘Këta janë dy gjëra, jo një komb; nuk bëjnë dot me njëri tjetrin!’. Të jemi realistë për ato gjëra që duam më shumë, të themi të vërtetën që shohim.
Qeveria e Kosovës ia arriti që bota të konstatojë se Kosova nuk iu gjend Shqipërisë edhe në ditën më të zezë.
Mund të vijë një moment, edhe sipas qëllimit të qeverisë Kurti, që bota nuk do ta ketë vëmendjen të dallojë ‘cila është qeveria e cili është populli i Kosovës?’. Përderisa shteti i Kosovës nuk desh t’ia dinte për fatkeqësinë e madhe që i ra Shqipërisë ‘nga qielli’, atëherë do të jetë normale në fjalor të thuhet ‘Kosova nuk e çau kokën, por u kënaq e zjarret’.
Kjo është përfundimisht.
Por ka edhe një hapësirë riparuese. Televizioni Klan Kosova, në emisionin Kosova Today dje, lëshoi një sondazh me pyetjen ‘a e përkrahni qeverinë Kurti ndaj zjarreve në Shqipëri?’
Sondazhi nxori se 57 për qind ishin ‘kundër’ qeverisë Kurti. Kjo është shumicë, jo aq sa duhet mes vëllezërve, natyrisht; por që tregon se qeveria Kurrti nuk ka legjitimitet të rrijë më në pushtet
Sikur përsëri të qëndrojë qeveria Kurti, atëherë rrezikohet, jo fillimisht, por përfundimisht, vëllazërimi i shqiptarëve në rajon.
The post Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria? first appeared on JavaNews.al.
‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan!
Nga Jakin Marena
Sali Berisha nuk ka asnjëherë informacion kur atij nuk i intereson për çfarë flitet e bëhet apo dëshiron të fshehë diçka të madhe, përfshirë edhe tentativën për të mos dhënë një qëndrim të qartë mbi një ngjarje apo mbi një fakt.
Me një fjalë, kur Berishës nuk i shkon diçka për ‘osh’ ai bën sikur nuk di asgjë, nuk ka asnjë informacion sado i thjeshtë të jetë, sikur s’njeh askënd, sikur s’ka kaluar kurrë nëpër ato rrugë apo vise që përmenden. E bën aq hapur një gjë të tillë, sa teksa në fillim besohej se vërtetë lideri demokrat nuk merrej me ‘gjëra aq të vogla’ në dukje, por me kalimin e kohës një besim i tillë ka rënë tërësisht, për të zënë vend qartë akuza për hipokrizi ndaj tij.
E themi këtë sepse Berisha ndërsa shprehet për gjërat që nuk i shërbejnë se nuk ka dijeni apo nuk i njeh, tregon qartë se e mban syrin te ‘vrima e çelësit’, duke ‘përgjuar’ dhe marrë nëpër gojë të gjithë ata shqiptarë, politikanë, gjyqtarë, prokurorë ose të thjeshtë, të cilët i cilëson kundërshtarë të tij dhe të familjes së tij, teksa nxjerr në tregun mediatik ‘lajme’ nga më të paimagjinueshmet dhe të pabesueshmet!
Dikush tha se Berisha na kujton atë barcaletën që kishim në rini, kur pyetej një nga personat me kujtesë fenomenale por autodidakt, për ngjarje, data e periudha historike dhe për ta zënë gafil, e pyesnin se ku është bërë Lidhja e Prizrenit, ndërkohë që ai thoshte me pafajësinë proverbiale të tij: Këtë vërtet nuk e di! Por Berisha nuk është nga ky kontigjent. Ai ka kujtesë të fortë, ndërkohë që ‘harron’ vetëm atë që i leverdis ta harrojë, të mos e kujtojë apo të mos e njohë!
Këto na erdhën në mendje, teksa dëgjuam ditë më parë përgjigjen e tij në lidhje me situatën e investimit të dhëndrit të Donald Trump në Sazan! Duke këmbëngulur se nuk ka asnjë dijeni nëse mund të jetë shitur apo falur për Jared Kushner ky ishull, pavarësisht se është në Shqipëri dhe për më tepër Berisha pretendon se nuk fluturon, as noton e as ecën në tokë asgjë pa qenë ai në dijeni.
“Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje. Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, deklaroi Berisha para mediave. Pra, s’di gjë!
Por vetëm pak kohë më parë Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ia dha Sazanin dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump për qëllime e influencë politike. Teksa u shpreh se për Sazanin ka pasur kërkesa dhe oferta për Sazanin nga shumë biznesmenë dhe investitorë që prej vitit 2001, por qeveria së fundmi vendosi ta jepte të Jared Kushner. Berisha tha i bindur se Rama ia dha Sazanin dhëndrit të presidentit amerikan thjeshtë e vetëm për qëllime e influencë politike. Duke prezantuar tashmë një ndryshim qëndrimi me 360 gradë, në deklaratën e një ditë më parë për këtë investim të rëndësishëm, krahasuar me atë që ka dhënë disa muaj më parë!
Tani këtë ‘piruetë’, Berisha e ka bërë nga frika prej Trump, nga frika se do t’i shkojnë dëm gati 20 milionë dollarët lobime në SHBA për të hequr ‘non gratën’ apo së paku për të garantuar një vizë sa për të shkelur tokën amerikane, nga frika se mund të zbardhen detaje tronditëse nga dosja e tij në DASH që e shpalli ‘non grata’, nëse ‘harron’ sulmon vajzën e preferuar të Trump, Ivanka e dhëndrin e tij Kushner, apo se kështu i volit politiksht në këtë moment, kjo mbetet për t’u parë.
E themi këtë sepse Berisha po atë ditë doli si gjithnjë jashtë kontrollit me fantazitë e tij, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me atë që kreu i PD e quan skandali me shefin e FBI, McGonigal. Teksa ka deklaruar se do të ngrejë një komision hetimi për këtë çështje, ndërsa akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani se është një vegël e Edi Ramës, pasi sipas tij e ka varrosur këtë dosje të rëndë! Që për hir të së vërtetës s’ka lidhje aspak me Shqipërinë e shqiptarët!
Hyn dhe në detaje të imta fare, a thua ka qenë prezent në SHBA në të gjitha aktet që ai thotë se kanë ndodhur mes ish shefit të FBI dhe njerëzve të Ramës, që i përmend me emër, mbiemër, familjarë, nga vijnë si origjinë, ku kanë punuar, kur janë martuar, sa kalamaj kanë, e gjëra të tjera të këtij lloji! E di se nuk merret njeri për verifikimin e këtyre detajeve të panevojshme, ndërkohë që ata që u përmend emrin as duan t’ia dinë se çfarë thotë Berisha. Kapet pas çdo situate, pas çdo lajmi të rremë në media, të cilin pasi e merr dhe e përpunon siç di vetëm ai, e degjeneron në atë farë feje, sa dhe nëse ka ndonjë përqindje sado të vogël vërtetësie brenda tij, e “këput” fare, duke e bërë tërësisht të pabesueshëm e të papërtypshëm. Berisha këtu është në ‘habitatin’ e vet!
Kërkon hetim për McGonigal, pavarësisht se SHBA e ka mbyllur hetimin e vet atje, për shkelje të rregullave e ligjeve amerikane nga ana ish zyrtarit të lartë të FBI-së, ku s’përmendet në asnjë rast fjala “korrupsion” apo lidhje me Shqipërinë. Berisha ditë pas dite po bën teori konspirative, duke e kthyer Shqipërinë në qendër e botës dhe duke cilësuar Ramën me pa të drejtë, njeriun që qeveris jo vetëm Shqipërinë por dhe Amerikën. Dikur përmes Sorosit e zyrtarëve të lartë të FBI, sipas Berishës, ndërsa tani hajde merre vesh se me kë po e ‘menaxhon’ Rama dhe Trump-in.
Ndërkohë që Berisha nuk di se çfarë ndodh me ishullin tonë në Shqipëri, Sazanin, e tha një ditë më parë, kohë më parë sajonte teori të pabesueshme konspiracioni, për nga nga shkalla e fantazisë, duke e “impostuar” kryeministrin e vendit Rama, në “një ishull” të veçuar të Paqësorit në mes të askundit dhe ku sipas tij “po pyetet nga agjentët e FBI”. Paçka se asokohe Berishës, ende nuk ia kishin pranuar 20 milionë dollarët për lobim në SHBA për të hequr atë të bekuar ‘non grata’. Ndërsa ende nuk kishte ardhur Trump në Shtëpinë e Bardhë!
Dhe këtu ka një kontraditkë shumë të madhe në ato që thotë Berisha, në kohë të ndryshme, për të treguar se ka informacion të ‘thelluar’ për gjithçka dhe nga ana tjetër bën sikur është i paditur dhe për informacione elementare. Nga njëra anë flet me detaje për gjithçka, duke thurur teori të mëdha konspiracioni, sikur ka qenë në “ishullin” ku “qëndroi për tre ditë” sipas tij Rama duke u pyetur nga agjentët e FBI”, sikur ka qenë pas ferrës dhe ka dëgjuar dhe mbajtur shënim gjithçka, sikur ka qenë prezent si hije në të gjitha marrëveshjet e supozuara nga vetë ai, mes Ramës e ish zyrtarit të FBI që i paskan bërë “puçin” kreut të PD për ta shpallur ‘non grata’ nga SHBA e për ta evidentuar nga CIA amerikane si filorusin më të madh në Shqipëri, që u financua me gjysmë milioni dollarë për të destabilizuar vendin, para që i mori Berisha në fakt!
E sipas këtij realiteti paralel që ka krijuar vetë dhe me të vetët, Berisha kërkon të ngrejë komision hetimi për ‘McGonigal’, çështje që tashmë e ka harruar dhe vetë Amerika! Hajde merre vesh!
Apo flet me kompetencë dhe për ngjarjet më të fundit, ato të përfshirjes së shumë fshatrave dhe zonave turistike nja zjarret, pothuajse në 99 për qind të raste të vënë nga dora e njerëzve, ‘piromanët’ ndjejnë kënaqësi kur shohin djegien e vreshtave me ullinj, pemëtoreve, pyjeve apo banesave, ndonjë kishe dhe kasolleve të bagëtive me gjithë bagëtitë brenda, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve shqiptarë! Berisha sërish bën kompetentin, të gjithëditurin, duke deklaruar se nuk kishte ushtarë e policisë shqiptarë për fikjen e flakëve, por ishin të huaj! Ka fyer të gjithë këta heronj që u përballën e flakët për të shpëtuar jetë njerëzish e pasurinë e shqiptarëve, anipse rrezikuan dhe jetën e tyre.
U poqën nga njëra anë zjarri, fryt i devijancës së trurit njerëzor siç janë ‘piromanët’, nga ana tjetër vapa e tmerrshme nga temperaturat më të lartat e dekadave me radhë, nga ana tjetër Berisha që flet ‘kaluar’ nga bjeshkët e Tropojës ku gjendet bashkë me dhëndrin, se ushtarët dhe policët shqiptarë nuk janë në aksion për fikjen e zjarreve. Madje hedh dhe lajme të tjera me ithtarë të tij, sipas të cilave zjarret janë ndezur për të pastruar vendin për ndërtimin e kullave! Kulla në Gramsh, në Delvinë, Bulqizë, Munellë? S’ka faj’ i ka punët në terezi, është me vila e shtëpi në Shqipëri dhe në të gjitha kryeqytetet më në zë të Evropës, leku letër dhe e ka harruar kasollen e lopës në Viçidol të Tropojës, ku ka lindur dhe është rritur!!
Nga ana tjetër Berisha bën të paditurin për shumë e shumë gjëra, përfshirë dhe ishullin tonë, jo në mes të Paqësorit, por diku aty përballë Vlorës sonë heroike. Bën të paditurin sidomos për ato shkelje ligji e deri korrupsioni të përgjakshëm ku kanë gisht ai e familja e tij, kanë shkaktuar humbje jetësh të pafajshme, miliona euro të vjedhura, prona të tjetërsuara dhe vrasje nga shteti i drejtuar prej tij në mes të bulevardit. Sipas akuzës këto të gjitha, nuk po ia shpikim ne! Për këto gjëra të ‘vogla’ nuk kishte dhe nuk ka ‘dijeni” Berisha fare. Po fare. Madje as nuk i kupton, bën sikur nuk dëgjon pyetjet dhe nuk sheh asgjë.
Ende ka ‘dilema’, nëse Berisha e ka mësuar se ku ‘bie’ Gërdeci, fshati që hodhi në erë djali i tij me biznesin e demontimit të municioneve, duke vrarë 26 njerëz të pafajshëm dhe plagosur mbi 300 të tjerë. Berisha asokohe deklaroi se nuk e dinte ku binte Gërdeci, megjithëse e ka marrë me zvarritje këtë zonë gjatë zboreve, një jetë të tërë. Deklaroi se nuk dinte se nga binte Gërdeci, nuk e kishte dëgjuar këtë emër kurrë më parë, pavarësisht se ishte ‘therur’ me ish zv.kryeministrin Ilir Rusmali e ish ministrin Financave Ritvan Bode, të cilët nuk pranuan për qamet kalimin e lejes për Gërdecin me vendim qeverie, duke ia lënë ‘peshqesh’ ministrisë së Mbrojtjes, të drejtuar asokohe nga Fatmir Mediu, i cili tani është në dyert e gjykatave!
Berisha madje nuk ‘dinte’ as se punonte baxhanaku i tij në këtë punishte, i marrë në punë nga Shkelzeni, duke i ngatërruar me qëllim dhe emrin, teksa deklaronte emrat e viktimave të këtij shpërthimi të korrupsionit shtetëror të drejtuar nga djali i tij sipas akuzave, dhe për të cilin ishte angazhuar i gjithë shteti, në fillim për ta ngritur e më pas për të mbrojtur krimin që ndodhi. Duke shkatërruar edhe drejtësinë shqiptare nga themelet. S’i kish treguar gjë liria për martesën e motrës! Le më të ketë qenë në drekën e vogël në formë dasme, të organizuar me këtë rast!
Ndaj nuk e besojnë më shqiptarët Berishën, në këto ‘pirueta’ që bën herë pas here. I ka mashtruar aq shumë, sa dhe historinë më të bukur konspirative të tregojë, madje të ‘qendisur dhe me fije ari’ ta rrëfejë, gjithnjë shqiptarëve Berisha do t’ju kujtohet se tha se nuk e dinte ku binte Gërdeci, nuk njihte baxhanakun e tij. Prandaj nuk na bëri shumë përshtypje deklarata e Berishës se s’dinte asgjë çfarë ndodhte me Sazanin dhe investimet e dhëndrit të Trump. ‘Film’ i parë ky!Për më tepër dukej sikur pajtohej me Ramën në këtë pikë, duke dalë tërësisht nga boshti i tij konspirativ i kohëve më parë. Sidomos para zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti.
Megjithatë, në fund të herës Berisha është shumë, shumë argëtues! Sidomos kur bën sikur s’sheh, sikur s’kupton, sikur s’njeh askënd, sikur nuk ka asnjë informacion! E pastaj ngrihet ‘pupthi’ e fillon e ‘kurdiset’ pas disa minutash, me informacione të ‘dorës së parë’ për detaje nga më të imtat! Anipse në 99% të tyre del bllof, duke i ardhur përgënjeshtrimet nga të gjitha anët! Por ama bën sikur i di të gjitha!
Ta ‘hajë kush ta hajë’, ai ka për detyrë që ta nxjerrë nga goja atë që ka në mendje, jo të thotë ndonjë të vërtetë! Kështu ka vepruar gjithnjë, ky është ‘habitati’ i tij për 35 vite me radhë! Nuk presim të ndryshojë tani në pleqërinë e thellë! Madje as nuk duam që të ndryshojë për aq vite sa i kanë mbetur. Është më argëtues kështu! Dhe mbi të gjithë, larg pushtetit, pa mundur të ngatërrojë gjë më. Na dhimbsen pak, demokratët, por ata Berishën duan!
The post ‘Berisha-news’, por s’di ku bie Gërdeci e çfarë bëhet në Sazan! first appeared on JavaNews.al.
Enderr e nje nate te trazuar gushti
Formula 1 si mjet për të manipuluar perceptimet e brendshme dhe globale të Shqipërisë Europiane !
Endërr e një nate të trazuar gushti
Nga Thoma Gëllçi
Këtë nate të trazuar gushti, kur Shqipëria eshte ne flake nga zjarre të qëllimshme e të paqëllimshme, fshatari patronazhist Helidon, pa enderr sikur ishte në sallën e konferencave të qeverisë ku po zhvillohej një ngjarje historike: prezantimi i sukseseve të Shqipërisë në uljen e lindjeve, me të dhënat e INSTAT për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Në podium, Ministri i Popullsisë – një post i shpikur enkas dhe që paguhet vetëm për të vënë firmën – u ngjit me një buzëqeshje dhe nisi me krenari:
— Të nderuar qytetarë, kemi lajme fantastike! Lindjet kanë rënë edhe këtë vit. Nga 12,620 në vitin 2021, kemi arritur në vetëm 9,644 në vitin 2025. Një ulje historike prej 24%! Ne udhëheqim rajonin në kursimin e burimeve natyrore – sa më pak njerëz, aq më pak ujë, energji, pelena dhe qumësht. Kjo e fundit ka rëndësi sepse edhe numri i krerëve të lopëve si dhe i bagëtive të imta ka shkuar më pak se krahasuar me vitin 1938. Kjo nuk është thjesht statistikë, është art! Disiplinë kombëtare!
Duke parë reagimin e të pranishmëve, ministri mori zemër dhe shtoi:
— Me vdekjet që kalojnë lindjet me 835 persona, po çlirojmë ekonominë nga barra e pensioneve. Në 30 vjet nuk do kemi borxh ndaj pensionistëve… sepse nuk do ketë pensionistë. Por dhe ata pensioniste qe kane mbetur ketu, ua kemi lene pensionet aq te ulta saqe femijeve te tyre u bije me lire qe ti marrin prinderit me vete ne emigracion, sesa t’u dergojne para per te mbajtur frymen gjalle ketu. Ky është inovacion financiar që as Gjermania nuk e ka shpikur.
Kur u pyet për krahasimin me fqinjët, ministri u shtriq në buzëqeshje:
— Po ç’të thuash për fqinjët tanë?! Ata janë për të ardhur keq! Kosova ende ka një lindshmëri si në vitet ’80. Maqedonia e Veriut paguan nënat për fëmijën e tretë 8,000 denarë në muaj për 10 vjet, plus një ndihmë modeste për të parin. Serbia? Për fëmijën e parë japin 100,000 dinarë menjëherë, për të tretin 100 euro në muaj për 10 vjet, për të katërtin 150 euro në muaj dhe deri në 18,000 euro bonus. Kroacia? Një qytet si Novska jep 10,000 euro për fëmijën e tretë. Hungaria fal taksat përjetë për nënat me mbi dy fëmijë. Italia dhe Gjermania hedhin nga 85 deri në 219 euro në muaj për çdo fëmijë, për vite me radhë. Franca jep deri në 500 euro në muaj për familjet me katër fëmijë e më shumë. Dhe ne…? Ndërsa ne? Ne e kemi kuptuar sekretin: më e lirë është të mos bësh asgjë. Kjo është politika që s’ka dështuar kurrë!
Më pas, me një krenari të ftohtë prej mjeshtri të strategjive, ministri shtoi:
— Dhe nuk ndalemi vetëm te lindjet. E kemi bërë të pamundur për të rinjtë të kenë një punë të qëndrueshme dhe u kemi lënë ta kuptojnë mirë se këtu nuk do ndryshojë diçka. Çmimet e apartamenteve në qytetet kryesore? I kemi ngritur aq lart, sa shumica as nuk guxon t’i afrohet me mendim, jo më me kredi. Kjo është politikë demografike e sofistikuar: kur nuk ke ku të rrisësh fëmijën, nuk bën fëmijë.Ne themi me plot gojen se zjarret nuk na trembin prandaj fuqizojme me perpara me mjete divizionet e prishjeve te ndertimeve pa leje, se sa mjetet zjarrfikese.
Me një ndriçim krenarie në sy, ministri vazhdoi:
— Strategjia jonë për integrimin në Europë ka qenë një sukses i madh… individual. Kemi integruar një pjesë të madhe të brezit të ri në Gjermani, Francë, Belgjikë, Itali e gjetkë. Ata po jetojnë ëndrrën europiane. Dhe kjo na lehtëson edhe më shumë punën: sa më pak të rinj të kemi, aq më pak halle për punësim, shkolla, shëndetësi. Gjithashtu jemi krenarë se djemtë dhe vajzat tona po e mbushin Gjermaninë, Francën, Anglinë, Greqinë etj. me mijëra gjermanë, francezë, anglezë, grekë dhe italianë të vegjël. Dhe të jeni të sigurt, që ata, kur të rriten, do të thonë me krenari që janë me origjinë nga vendi i shqiponjave.
Në ekran, ministri projektoi një grafik ku vija e lindjeve binte si skiator në pistat e lojërave olimpike. “Ky është kërcimi olimpik drejt qetësisë kombëtare” – tha me krenari.
— Brenda pak dekadash, Shqipëria do të jetë vendi më i qetë në rajon. Nuk do keni radhë në spitale, as zhurmë në lagje, as trafik. Çdo fshatar do ketë një fshat të tërë për vete, së bashku me dy lumenj dhe tre kodra bonus. “Një fshatar – një fshat” është vazhdim i politikës sonë “nje pallat – një votë”, por e modernizuar dhe e përshtatur për epokën e Inteligjencës Artificiale.
Pastaj erdhi pjesa e artë e konferencës:
— Kjo është formula jonë fituese: ulje lindjesh + rritje vdekjesh + emigracion masiv. Tre-në-një, si shampot e lira. Lindjet i ulim vetë, vdekjet i shton natyra me pak ndihmë nga infrastruktura jonë shëndetësore, emigracionin e menaxhojmë me një politikë të thjeshtë – mos krijo kushte që t’i mbajnë njerëzit këtu. Mos u jep shpresë… Dhe besomëni, funksionon!
Në fund, për t’i vënë kapakun, ai tha me ton solem:
— Kush do popullsi të re, le të shkojë në Kanada. Ne duam cilësi, jo sasi. Dhe cilësia arrihet kur gjysma e popullsisë është jashtë, gjysma tjetër është në pension dhe fëmijët… janë thjesht legjenda urbane.
Një këshilltar i qeverisë e përforcoi mesazhin:
— Me këtë ritëm, Shqipëria do të jetë si Zvicra… por pa zviceranë.
Në dalje, një gazetar guxoi të pyesë nëse nuk kishin frikë nga boshatisja e vendit. Ministri buzëqeshi i qetë:
— Jo, jo. Është faza e parë e projektit tonë për të rritur cilësinë e jetës… duke ulur sasinë e atyre që e jetojnë.
Dhe kështu u mbyll konferenca më optimiste për lajmin më pesimist që mund të ketë një komb. Siç do ta thoshte Mark Tueni: “Kur nuk ke dot shpresë, bëje të paktën një broshurë me ngjyra dhe quaje strategji kombëtare.”
The post Endërr e një nate të trazuar gushti first appeared on JavaNews.al.
Delvina ime u dogj!
– Jo, për fat, thotë. Kemi hapur një pus në oborr dhe në tre kate ka sistem fikës zjarri. Dje ndenjëm në punë, merr ujë e lag vendin. Edhe sot. Ndaj shpëtuam. Po të tjerët jo. Njerëz që tërhiqnin bagëtinë e ec e qaj, me flaket pas, si në fotot kur lanë Çamërinë, moj Rudina.
Një dorë e zezë e ka bërë. Nuk ka rënë kurrë zjarr këtu. Këto male i njoh mirë. U dogjën ullinj 100-vjeçarë. Si thua ti, jetuan ato 100 vite? Njerëzit hidhnin ujë, por nuk ia dilnin dot. Zjarrfikësit ishin aty, por ku të futesh? Nuk futesh dot në ato shtëpi, moj bijë, që janë bërë parcela-parcela. Nuk di si i futën makinat, si u hodhën vetë, si nuk kishin frikë. Djem nënash janë. Pastaj shumica u përqendrua te nafta. Flaka po shkonte atje. Mori lagjet. Ato lagjet e bukura nuk janë më. Delvina u bë shkrumb. Delvina e bukur, u dogj – thotë Vera dhe nuk pranon që ishte vetëm flaka e gushtit të nxehtë. Erdhi nga Syri i Kaltër dhe qe dorë e zezë, thote ajo.
– Rudina, po ti ku je, – më thotë pastaj, sikur kujtohet. – Je në Tiranë? Të të çoj me postë çajrat e rinj, se i kam bërë gati.
Aty më kap mua ngashërima pastaj.
The post Delvina ime u dogj! first appeared on JavaNews.al.
Alaska, skena e një marrëveshjeje të madhe? Zbulohen detajet!
Intervistë me Ambasador Zef Mazi, dhënë për JavaNews.al në prag të takimit Trump-Putin.
Para dy ditësh, ju shkruat një artikull lidhur me takimin në Alaskë midis presidentëve Trump dhe Putin. U lanë të kuptoheshin disa gjëra. Pyetja ime: Përse Alaska dhe tani?
Mendoj se Alaska mund të “ngrejë skenën” për diçka më të madhe. Juri Ushakov, me të cilin kemi punuar disa vite si ambasadorë të vendeve përkatëse në një organizatë, është këshilltari kryesor i presidentit rus për politikën e jashtme. Ai shkurt tha: “pas një propozimi të palës amerikane që mendojmë se është i pranueshëm”. Kjo nënkupton njohje të realiteteve në aspektin gjeopolitik-gjeoekonomik. Përse pas kërcënimeve ndaj blerësve të naftës ruse? Ndoshta në thelb, “sektorë” të zbulimit ushtarak mund të kenë konkluduar se lufta përmes një të treti (në Ukrainë) shkon drejt humbjes. Trumpi do të përqendrohet në zona të tjera, p.sh., te “rreziku jetik” kinez.
Nga pikëpamja ruse, faktet në fushëbetejë përshpejtojnë operacionin ushtarak, jo armëpushim, ndoshta një pushim “humanitar” për pak ditë. Amerikanët duan armëpushim të paktën për pak javë. Zor se mund të pajtohen qëndrimet. Mbetet për t’u parë. Prandaj, thashë: Alaska është fillimi. Ndërkohë, sipas Ushakovit, po punohet për takimin tjetër Trump-Putin në Federatën Ruse. Duket se SHBA-ja po tërhiqet nga rrëmuja, fillon tërheqja nga Ukraina, arrihet një lloj pushim-zjarri, rifillon bashkëpunimi në fushën e biznesit me Rusinë, edhe në Arktik.
Por, edhe nëse do të arrihet një marrëveshje, “sektorë të veçantë” do të përpiqen të riarmatosin Ukrainën, “duke udhëhequr nga pas”, ndoshta përmes një skenari si ai i Gjeorgjisë në të ardhmen, sipas pohimit të “JPMorgan Center for Geopolitics”, se ai mund të jetë skenari më i mirë për zgjidhjen e rrëmujës ukrainase. Kjo mund të shbalancojë disi optikën e dështimit, sigurisht jo tonën, por të atij, të atyre të tjerëve.
Situatë kontradiktore buzgremine, çka shihet edhe në marrëdhëniet Trump-NATO/BE. Ndërkohë, “minigrupi” evropian “pa dhëmbë” vazhdon përpjekjet “shpëtimtare”, duke bërë salto, me të papritura, vetëm e vetëm për të nxjerrë nga shinat samitin e Alaskës para se ai të mbahet. “Turfulluesit” evropianë nuk pritet të blejnë lehtë asnjë marrëveshje që mund të arrihet, nëse do të lejohen. Trumpi do të jetë tepër i kënaqur t’ua transferonte evropianëve tërë barrën e luftës, çka do të evitonte ankesat nga “sektorë të veçantë” të administratës së tij, sepse do të nxirren përfitime kolosale financiare nga shitja e armëve.
Çfarë nënkupton konkretisht me diçka përtej Alaskës?
Lëvizjet gjeopolitike janë aq të shpejta dhe të shumëanëshme sa mund të bëhen gabime nëse nuk shihet pamja e plotë se çfarë po ndodh. Konkretisht, dy javë pas samitit të Alaskës, do të mblidhet Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) në Tianxhin të Kinës. Do të marrin pjesë Kryeministri i Indisë, Modi, Presidenti i Iranit, Pezeshkian, ndër të tjerë, që do të ulen në të njëjtën tryezë me Shi Xhin Ping dhe Vladimir Putin. Kjo do të jetë Tryeza e BRICS/OBSH.
Më 3 shtator, në Pekin, do të festohet 80-vjetori i fitores së Luftës për Rezistencë e Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore. Putini do të jetë i ftuari i nderit. Prova e fundit e paradës me 22 mijë vetë u bë para 6 ditësh në Sheshin Tien-nanmen.
Po atë ditë, në Vladivostok, do të hapë punimet Forumi Ekonomik Lindor që do të diskutojë përpjekjet e Rusisë për të zhvilluar Arktikun dhe Siberinë lindore. Në forum do të marrin pjesë drejtues “kyç” nga Euro-Azia. Ndërkohë, mësohet se udhëheqësit më të lartë të BRICS po koordinojnë përgjigje kolektive kundër luftës së tarifave që është pjesë e luftës kundër BRICS dhe Jugut të Globit.
Arktiku duket sikur është larg interesit, apo jo?
Është shumë mirë që, pas 4 vitesh bojkoti total i imponuar nga administrata e kaluar amerikane, filluan të bëhen takime, bisedime, vizita, ulje në tryezë dhe të rishfaqet në skenë përdorimi i “logjikës normale” midis SHBA-së dhe Rusisë. Mendoj se Ukraina nuk do të jetë tema kryesore në Alaskë. Rreziku i konfliktit bërthamor nuk është ulur. Traktati Start i Ri (New Start Treaty) skadon në shkurt 2026. Nëse nuk do të zgjatet, do të mungojë tërësisht kontrolli i armëve bërthamore. Po të mendojmë se do ta pranojë Trumpi, rëndësi ka “nëse”, do të fillojë puna e madhe lidhur me zgjatjen e Traktatit, ose do të punohet për një marrëveshje të re për raketat dhe armët bërthamore. Kontrolli i armëve është çështje tepër e rëndësishme, mendoj se do të jetë një ndër pikat e takimit.
Në kuadrin më të gjerë të marrëdhënieve, mendoj se do të futet edhe diskutimi serioz për “pandashmërinë e sigurisë”. Kjo është e sanksionuar që në dokumentet politike në vitin 1992. Ajo u përfshi edhe në një projekt që iu paraqit SHBA-së në dhjetor 2021, por që u refuzua nga ish-administrata amerikane.
Arktiku ka rëndësi të ndjeshme. Ai mban, siç mësohet, së paku 13 për qind të rezervave të pazbuluara të naftës dhe 30 për qind të gazit natyror të pazbuluar. Rusia kontrollon së paku gjysmën e këtyre rezervave. Nuk ka arsye që SHBA-ja të mos kërkojë me ngulm të jetë pjesë e kësaj pune, përse të mos bëjë pjesë në investime të mëdha amerikane në projekte të përbashkëta me Rusinë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është që SHBA-ja të bëhet pjesë e Rrugës së Detit të Veriut (North Sea Route, NSR), që kinezët e quajnë “Rruga e Mëndafshtë e Arktikut”. Kjo rrugë e ul me 50 për qind kohën e transportit detar midis Azisë dhe Evropës. Racionalja: duke përdorur flotën e akullthyesve, anashkalohet Kanali i Suezit dhe kanalet e konektivitetit që kontrollohen nga SHBA-ja. A do të bindet Moska që të pranojë marrëveshje për Arktikun? Kjo kartë ka rëndësi jo të vogël. Mbetet për t’u parë çfarë do të rezultojë nga takimi.
The post Alaska, skena e një marrëveshjeje të madhe? Zbulohen detajet! first appeared on JavaNews.al.
Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin
Nga Ben Andoni
Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë nisur pakëz lajmet e mira dhe në ditët në vazhdim, personalisht pres që kolegët të kenë një mjedis të ri, ku të punojnë dhe të përballin detyrimet e tyre. Jam solidar me shqetësimin e tyre të punës dhe me vuajtjet që po kalojnë por mbi të gjitha me të ardhmen e tyre të paqartë.
Kanë mjaftuar këto ditë për të mësuar çdo gjë për përballjen e shtetit me Kompaninë “Focus”, për pasuri të qenë e të paqena, për shqetësimet e gazetarëve, për mllefin e shumë njerëzve dhe për aksionin e marrjes të gjithë infrastrukturës, por shumë pak për mbijetesën e përditshme të shumë prej gazetarëve dhe njerëzve, të cilët shërbejnë në këtë kompani. Nesër do ta ketë radhën dikush tjetër dhe sërish do mësojmë me problematikat e pronës, përballjet e gjyqeve dhe pamundësinë e njerëzve të medias të mbrojnë veten e tyre. Komuniteti ynë nuk ka më asnjë fuqi të mbrojë veten e vet, kurse për fatin e keq, organizmat tona të shoqatave janë të papërfillshme para autoritetit shtetëror dhe atij të pronarëve. Kësaj i shtohet mungesa e një grupi sindikal që të ndikonte për çdo gjë, por mbi të gjitha zëri i saj të ishte zëri i arsyes. Ndërsa neve na kërkohet ta informojmë publikun dhe të jemi të paanshëm, ne nuk na dëgjon njeri për shqetësimet më bazike. Shteti i përkulur nga aksionet e lodhshme kundër informalitetit në pikun e sezonit turistik, në kulmin e flakëve që po e shkretojnë vendin nuk ka kohë të dëgjojë zërin e medias.
Gjithsesi, gjykata e dha një vendim për infrastrukturën e medias së Focus, tashmë është radha e fuqive të tjera ta bëjnë efektive këtë media. Nuk dua të futem në përballjet e problemeve të gazetarëve të kësaj kompanie sepse janë bajagi të mëdha, por besoj se ky devocion i tyre duhet mbështetur. Fillimisht nga familja që e ka në pronësi këtë media. Jam solidar dhe uroj që në eter të jetë një orë e më parë efikas News 24 dhe radioja e saj; në tezga të lexohet “Panorama” dhe Panorama Sport; kurse Ballkanweb të tregojë aktualitetin me të gjithë ngjyrimet e duhura. Kurajë kolegë edhe pse për fat të keq: “Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin”. Ne e kemi harruar njëri-tjetrin për t’u marrë me “shqetësimet” e atyre që po e shkretojnë këtë vend.
The post Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin first appeared on JavaNews.al.
Treni i Çmendinës…!
Nga ILIR ÇUMANI
Në vitin 1960, në Kajro, ndodhi një ngjarje që në pamje të parë ngjan si anekdotë, por në thelb është një metaforë e dhimbshme për të gjitha kohërat, sidomos për kohën tonë.
Në një mëngjes të zakonshëm, nga Spitali Al-Abasije për Sëmundjet Mendore, u arratisën 243 të çmendur. Ishte një rrëmujë sa tragjikomike, aq edhe surreale.
Njerëzit filluan të vraponin, jo për të shpëtuar veten, por për të kuptuar kush ishte i çmendur e kush jo.
Drejtori i spitalit, i ndodhur në panik të plotë, thërret urgjentisht mjekun e njohur, Dr. Tarekun, dhe i kërkon atij që ta zgjidhë problemin.
Dhe ai e zgjidhi… Jo me ilaçe, as me elektroshok dhe as me policë… por me bilbil…!
Mjeku del në rrugë dhe fishkëllen si një lokomotivë. Pas tij, i gjithë personeli mjekësor, me mjekë e ndihmësmjekë, sanitarë dhe të tjerë, rreshtohen si vagonë dhe fillojnë të imitojnë trenin.
Dhe çfarë ndodhi?
Të çmendurit që ishin arratisur nga çmendina, iu bashkuan “lojës” dhe u kthyen vetë në spital!
Por habia më e madhe ndodhi në fund:
U numëruan 612 “të çmendur”, ndonëse nga çmendina ishin arratisur vetëm 243 pacientë.
Pra, ishin edhe mbi 369 qytetarë të lirë që iu bashkuan “trenit” të të çmendurve, pa asnjë hezitim!
Dhe tani, le të ndalemi pak.
Nuk po flasim më për Egjiptin. Le të flasim për Shqipërinë.
Nëse kjo skenë do të përsëritej në Tiranë apo në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë, e merrni me mend sa njerëz do të hipnin në një “tren” të tillë…!?
Mbase jo të gjithë; por… plot, plot…!
Disa për qejf. Disa nga kurioziteti. Disa se besojnë se ky “tren” po i çon në ndonjë post publik: për deputet, ministër, kryetar bashkie, shef komisariati apo drejtor kadastre…
Disa ngase janë mësuar të ndjekin turmën, pa e ditur ku shkon. Të tjerë, sepse nuk dinë më të dallojnë kufirin mes çmendurisë dhe normalitetit.
Nëse në vitet ’60, çmenduria ishte një gjendje klinike, sot ajo është një status social, një luks dhe privilegj i më të fortit përballë ligjit dhe antishtetit… (!)
Madje, në disa raste, është bërë kriter për emërim, ngritje në detyrë, zëdhënie dhe shfaqje publike.
“Treni” i të çmendurve nuk fishkëllen më me bilbil. Ai fishkëllen me show televiziv, me slogane bajate, me paterica politike. Me realitete të rreme, ku gjithçka është në vendin e vet, përveç: Arsyes…!
Kjo nuk është më satirë. Është realitet. Një realitet që udhëton përditë, si një tren pa binarë.
Në një shoqëri, kur “treni” i të çmendurve mbushet me të arsyeshëm, atëherë lind një pyetje tragjike:
Mos vallë i gjithë qyteti është kthyer në spital neuropsikiatrik…!?
Në këtë Shqipëri të tranzicionit të përjetshëm, mund të ndodhë që nesër, sapo të fishkëllejë dikush me një bilbil plastik, të rreshtohen me mijëra politikanë, biznesmenë, analistë e showmenë, qytetarë, influencerë dhe ndjekës të ethshëm të lajmeve të rreme.
Të gjithë do të nguten të kapin nga pas lokomotivën… Dhe askush nuk do të pyesë:
“Ku po shkon ky tren…?”
Sepse kur mendja pushon së menduari, këmbët nisin të ecin verbërisht.
Në këtë “tren” ka gjithmonë vend,
por çështja është:
A do hipësh, apo do mendosh mirë para se t’i hipësh një “treni” si ky…!?
Ngase në këtë Shqipërinë tonë hadhemadhe dhe paradoksale, ka ende shumë njerëz që nuk kanë nevojë as për mjek, e as për ilaçe.
Atyre u mjafton vetëm një bilbil plastik, për t’u vënë në rresht pas një lokomotive me vagonë që s’kanë fund…
The post Treni i Çmendinës…! first appeared on JavaNews.al.
Një dhimbje kombëtare, që nuk shuhet me lotë
Nga Adrian Thano
Në kodrat që dikur ishin të gjelbëruara, mbretëron hiri. Aty ku pak ditë më parë ziente jeta, ku familjet rrinin në oborrin e shtëpive me erën e rigonit dhe kumbullës së egër, sot ka veç gërmadha të djegura dhe heshtje.
Në Delvinë – zjarret e kësaj vere nuk dogjën vetëm pemët dhe kafshët e egra. Ato shkrumbuan ëndrra, strehë, jetë.
Dikush kishte 120 krerë bagëti. Nuk ka më asnjë. Ato u dogjën në mal bashkë me barin, pyllin dhe shpresën.
Një nënë e moshuar, sot fle në një hangar bagëtish. Shtëpia nxin pak metra më tej. “Mos u shqetësoni për mua, vetëm djemtë të jenë mirë”. Sytë e saj vështrojnë nga rrënojat.
Por tragjedia nuk është veç natyrore – është njerëzore dhe sistemike. Nuk shuhet me lotë. Shqipëria po digjet çdo vit më keq dhe më thellë sepse jemi një shtet që ndjek zjarret, jo që i parandalon. Me dhjetëra bashki nuk kanë plan të menaxhimit të pyjeve, ndërsa një pjesë e mirë e mjeteve zjarrfikëse janë të vjetra, jo funksionale, ose thjesht të papërshtatshme për terren të thyer malor.
Sot vatrat vazhdojnë përhapen me erën. Nesër kur zjarri të shkrumbojë ç’të mundë e të ndalet, komunikatat do shpërndahen në media me fjalinë lehtësuese “situata është nën kontroll”. Por pyetja është: Kontroll i kujt? Jo i zjarrit. Jo i fatkeqësisë.
Është tragjike që një vend si Shqipëria, i ekspozuar çdo verë ndaj rreziqeve ekstreme të zjarreve, nuk ka ende një flotë të mjaftueshme zjarrfikësesh moderne, as helikopterë të dedikuar për ndërhyrje emergjente ajrore.
Kur tymi ngrihet mbi pyje, fshatra e madje lagje të tëra, shteti është gjithmonë vonë. Përgjigjet janë ato që dihen: “nuk kemi mjete, nuk kemi logjistikë”.
Por në të njëjtën kohë, në rrugët tona shohim makina luksi të politikanëve, që lëvizin me eskorta sikur janë nën kërcënim lufte. Makinat me xhama të zinj, “full option” dhe sirenat e arrogancës janë prova e një shteti që ka vendosur të mbrojë më shumë komoditetin dhe imazhin e kastës në pushtet sesa jetën dhe pronën e qytetarëve të tij.
Çfarë dëshmojnë? Që janë të paprekshëm? Apo që janë më të rëndësishëm se dhjetëra familje që sot flenë rrugëve sepse shtëpitë u janë bërë hi? Në vend të një helikopteri për të shuar zjarrin, kemi një tjetër për të ulur ndonjë të fortë në resortet luksoze buzë detit. Kjo nuk është vetëm papërgjegjshmëri – është një fyerje e hapur ndaj dhimbjes njerëzore.
Çfarë duhet të ndryshojë?
Së pari, parandalimi dhe jo vetëm reagimi. Nuk mjafton më të presim sezonin e zjarreve për të reaguar. Duhet një strategji e përhershme, me fonde të dedikuara dhe përgjegjësi konkrete për çdo bashki dhe institucion.
Kjo kërkon kapacitete të specializuara. Shqipëria ka nevojë urgjente për pajisje të reja, për zjarrfikës të trajnuar për terren malor, për teknologji monitoruese dhe për helikopterë që shuajnë nga ajri. Nuk mund të jemi komb që kërkon ndihmë çdo gusht.
Një ligj i ashpër dhe zbatim i rreptë për çdo zjarrvënës, me ndëshkim real, jo vetëm moral – është gjithashtu i domosdoshëm.
Diçka tjetër që e shoh me dhimbje duke jetuar këto kohë në një nga zonat e rrezikuara nga zjarret është mungesa e organizimit, mospërfshirja e komunitetit.
Mungesa e ndjenjës së pronës publike dhe indiferenca ndaj së përbashktës janë ndër plagët më të rënda që Shqipëria e sotme trashëgon. Për shumëkënd, “kujdesi për të përbashktën” shihet si një mbetje e kohës së komunizmit. Organizimi vullnetar për të mbrojtur pyllin, lumin, malin apo plazhin perceptohet me dyshim, madje nganjëherë edhe me përçmim – si diçka e “vjetër”, “kolektiviste”, që “nuk na përket më”.
Por ironia është e dhimbshme: ndërkohë që të pasurit e rinj bëjnë “like” për mjedisin dhe sfidojnë njëri-tjetrin me foto të shkurreve të djegura në Instagram, në realitet njerëzit nuk hapin as derën për zjarrfikësen që kërkon të shpëtojë një kodër nga flaka — sepse “mos po i hyjnë dhitë kunatit”.
Ky nuk është thjesht një problem kulture, por një alarm i madh kombëtar. Në një shoqëri ku gjithçka perceptohet si “e imja ose hiç”, nuk ka vend për përgjegjësi kolektive. E për pasojë nuk ka as shpresë për mbrojtje afatgjatë ndaj katastrofave si zjarret. Mbetemi secili në kasollen tonë, duke pritur që zjarrin ta shuajë dikush tjetër — ose ta shpëtojmë vetëm pronën tonë, ndërsa pjesa tjetër digjet.
Ky është zjarri më i madh: jo ai që djeg pyjet, por ai që djeg ndërgjegjen.
Zjarret nuk janë thjesht dukuri natyrore – janë pasojë e një shoqërie që nuk kujdeset për rrënjët e saj. Kur djegim pyjet, djegim trashëgiminë, fëmijët tanë, të ardhmen. Kur lëmë të digjen shtëpitë e njëri-tjetrit, kemi djegur edhe shpirtin tonë njerëzor.
Ky është një apel, jo vetëm për shtetin, por për të gjithë ne: nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në një vend ku, çdo verë, qielli bëhet i kuq nga flakët dhe shpirti më i zi nga dhimbja.
Nëse ky nuk është momenti për të ndryshuar, atëherë kur?
The post Një dhimbje kombëtare, që nuk shuhet me lotë first appeared on JavaNews.al.
Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre
Nga Eduard Zaloshnja
Në 35 vjetët e fundit, mirëmbajtja e pyjeve është pak të thuhet se është neglizhuar. Dhe ndoshta do të duhet të kalojnë 35 vjet të tjera që mirëmbajtja e pyjeve në Shqipëri të rikthehet në nivelin e para 35 viteve. (Shënim: Dizertacionin për të marrë gradën Kandidat Shkencash e shkruajta për modelet probabilitare të mbrojtjes së pyjeve më 1990, por nuk e mbrojta ngaqë u përfshiva në lëvizjen për rrëzimin e regjimit komunist).
Në kushtet aktuale, kur ngrohja globale po e rrit probabilitetin e zjarreve, kur mirëmbajta e pyjeve ka degraduar rëndë, dhe kur ndërgjegjia komunitare për ruajtjen e fshatrave është bjerrë, i takon Ministrisë së Mbrojtjes të ngrejë një grup pune për hartimin e një harte probabilitare të rrezikut të zjarreve.
Wshtë një detyrë e vështirë për një vend, ku pothuaj 80% e terrenit është kodrinor-malor dhe i mbuluar më shkurre e pyje. Por një kordinim mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Brendshme, dhe Shërbimit Metereologjik mund të prodhojë një hartë probabilitare të rrezikut të zjarreve për sezonin e ardhshëm. Që do të shërbente për një planifikim paraprak të aksioneve anti-zjarr, para se zjarret të shfaqen në beharin e ardhshëm.
Sa për përmirësimin e mirëmbajtjes së pyjeve, qeveria duhet të fillojë të mendojë qysh sot, që të mos duhet të kalojnë 35 vjet për të arritur atë nivel mirëmbajtje pyjesh që kishim para 35 vjetësh…
The post Një hartë probabilitare e rrezikut për zjarre first appeared on JavaNews.al.
Takimi i Alaskës, një shans për ata që nuk duan të humbin!
Nga Edvin Kulluri
Të premten mes paqartësisë që mbizotëron në perëndim mes SHBA, një pjese të Evropës dhe vetë Ukrainës, packa takimit virtual të ditës së sotme, takimi mes Trump dhe Putin do të mbahet gjithësesi. Dhe do jetë takimi i parë mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë që nga nisja e konfkliktit Ukrainë-Rusi, c’ka e bën këtë përballje ‘sy më sy” historike. Në këtë situatë gjysëm lufte të ftohtë, takimet mes udhëheqësve të kampeve rivale janë historike. Pak a shumë si vizita e Nixon në Kinën e Mao-s, që ndryshoi marrëdhëniet SHBA-Kinë në kulmin e Luftës së Ftohtë, në përpjekjen asokohe të susksseshme amerikane për të shkëputur Kinën nga Bashkimi Sovjetik. Përpjekje që ja vlejti dhe natyrisht që dha rezultat. Sot në të kundërt, takimi i Trump me Putin shihet edhe si një përpjekje për të shkëpur Rusinë nga Kina ekspansioniste në lindjen e largët. Kanë ndryshuar karriget përballë SHBA por jo qëllimet.
Por ajo cfarë është e rëndësishme është se cfarë mund të prodhojë ky takim dhe pse ka më shumë arsye për të besuar në të, sesa të sabotohet. Tashmë pas 3 vitesh luftë, asnjëra palë e përshfirë drejtëpërdrejtë në konflikt, pra Ukraina dhe Rusia as nuk e fitojnë dot e as humbin dot këtë konflikt. Është një situatë thuajse paradoksale, c’ka e bën një marrëveshje paqeje jo vetëm të drejtë por edhe të arsyeshme. Të drejtë sepse kjo luftë ka marrë qindra mijëra jetë njërëzish të pafajshëm e të fajshëm dhe ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekononomik në të gjityha krahët, nga Ukraina në Rusi, e Evropa në SHBA! Të vetmit që kanë fituar janë Kinezët që kanë blerë naftë e gaz me cmim të ulët nga Rusia në nevojën për likuiditet. Ndaj një luftë që nuk ka arsye të vazhdojë, mirë është të ndalet!
Por ky takim po mbahet mes kriticizmit normal demokratik perëndimor. Së pari, një pjesë e rëndësishme e liderëvë perëndimor si Macron, Starmer e të tjerë mendojnë se një marrëveshje që do i njihte Rusisë një pjesë të territorevetë pushtuasra, do ishte e papranueshme për ta pasi do legjitimonte pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, në kundërshtim të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB. Duke harruar për shëmbull se vetë Franca apo Anglia, jo të vetme natyrisht, e kanë shpërfillur ligjin ndërkombëtar në raste të tjera, si pranvera arabe, fjala vjen në redn kronologjik. Gjithnjë nën arsyetimin e interesave të tyre strategjike kombëtare. Kjo pasi “rendi i ligjit ndërkombëtar” i shkruar me aq pasion nga Emanuel Kant tek “Paqja e Përhershme”, mbetet gjithësesi një utopi! Në politikë të jashtme prevalojnë interesat dhe jo ëndrrat për sisteme përfekte të paqes se pamundur. E është po aq e vërtetë kjo, sa ndërkohë Rusia e ka shpërfillur dhunshëm OKB dhe ligjin ndërkombëtar, pra rendin e vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe ky nuk është as rasti parë e as i fundit që nga Vietnami në Kore, e nga Afganistani në ish Jugosllavi, që fuqitë e mëdha ushtrojnë fforcën përpara të drejtës. E pra në fund të fundit rëndësi kanë arsyet që legjitimojnë një luftë e jo paqja apo lufta në vetvete, ato janë thjeshtë mjete e jo qëllime. Fatkeqësisht është kështu! Ndaj ky pretendim legalist nuk qëndron aq fort në këmbë për sa kohë historia e përgënjështron sipas rastit.
Skepticizmi i dytë ndaj një marrëveshje SHBA-Rusi ka të bëjë me drojën e të njëjtave vende të BE për inkurajim të oreksit të Rusisë për të sulmuar vënde të tjera, nëse marrëveshja do parashikojë cfarëdo lloj koncensioni territorial të Ukrainës. Por edhe kjo kundërshti mosbesuese e ka një “ilac”. Një marrëveshje që do lëshonte territore në Ukrainë, nëse do ishte e qartë për ndalim të menjëhershëm dhe të për orekse të tjera të Rusisë në Balltik apo Moldavi, është krejt e mundshme. Dhe Trump e ka treguar se nuk është nga ata presidentë që bën shaka tek “vijat e kuqe’. Mjafton të kujtojmë historikun e tij me Iranin apo dhe 10 mijë forcat e gatshme të instaluara gjatë drejtimit në mandatin e tij të parë, pikërisht në Poloni. Apo dhe vetë presioni i suksesshëm për të rritur buxhetet e mbrojtjes së vendeve europiane të NATO-s, c’ka përbejnë një deterrencë të qartë ndaj Rusisë. Dhe natyrisht që rusët nuk janë naivë që të luajnë me zjarrin amerikan.
Së treti, pretendimi se nuk mund të ketë marrëveshje pa pëlqimin e Ukrainës është edhe i drejtë por po aq i diskutueshëm për sa kohë nuk është e qartë se cfarë kanë parasysh ‘skeptikët” Macron & co me “pëlqim të Ukrainës”. Nëse bëhet fjalë për ushtrim të plotë të sovranitetit të Ukrainës në negociata, kjo është thjeshtë e pamundur. Sovraniteti është i lidhur pazgjidhshmërisht me fuqinë dhe pozitën e saj në këtë konflikt. Ukraina nuk po përballet e vetme në konfliktin me Rusine, por me mbështetjen miliardave, pajisjeve, logjistikës dhe inteligjencës kryesisht amerikane e më pak evropiane pas krahëve. E ka shkruar Tuqididi 23 shekuj më parë se “shtetet e mëdha bëjnë atë që duan, të voglat atë që duhet”. Ukraina ka qëlluar të jetë fatkeqësisht “I vogli mes dy të mëdhenjve” si përballë Rusisë e aq më tepër në takimin e Alaskës. Ndaj Trump si udheqës konservator, pra realist, e di se pikëpamja e Tuqididit në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor. E për këtë shkak është irrituar jo pak herë me Zelenskin. Amerikanët kanë një shprehje shume kuptimplotë në këto raste, “stand at your seat”, pra “rri ulur në karrigën tjetër”. Skena absurde e Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë që u soll si shef në zyrën e Trump ishte një gabim i madh që do ishte e udhës mos ti kthehet në ves edhe virtualisht në Alaskë. Për sa më lart, zërin kryesor në anën perëndimore të tryezës së takimit do e kenë SHBA. Kjo është pak, por e sigurtë!
Së katërti, mes palëve që janë refraktare ndaj një marrëveshje të mundshme dhe Rusisë, duket se qëndron dhe një keqkuptim i madh kulturor. Rusët për shkak të historisë së tyre që ga koha e Ivanit të Tmerrshëm, zgjerimin nga lindja në perëndim, e konsiderojnë si mbrojtjen më të mirë ndaj rreziqeve të jashtme. Rusët në subkoshiencën e tyre vuajnë prej shekujsh sindromën e të qënit një vend “I pushtueshëm gjeografikisht” për shkak të mungesës së barrierave gjeografike, për shkak të madhësisë së territorit dhe relievit fushor. Dhe në më shumë se në një rast ata janë ndjerë të kercënuar nga Mongolët në kohë të hershme, e më pas Otomanët, Japonezët, Polakët, Suedezët, Francezët e Gjermanët së fundmi në Luftën e Dytë Botërore. A ka lidhje zgjerimi i NATO-s dhe BE në Ukrainë me rrezikun real të cënimit të sovranitetit të Rusisë?! Dukshëm jo, të paktën nga pikëpamja perëndimore. Por cështja është se cfarë mendon leadershipi rus për këtë cështje! Ata i marrin vendimet nga pikëpamja e tyre dhe jo e francezëve, gjermanëve e anglezëve. Ndaj rusët kanë vetë-legjitimuar ndërhyjen ushtarake në Ukrainë, dhe nga “ai vesh nuk dëgjojnë.” E në këtë kontekst deklaratat e shume leader-ve liberalë perëndimor për “fitore që do kurorëzohej me rrëzimin e rregjimit të Putinit’, nuk e kanë ndihmuar konfliktin. Është e qartë se Rusia nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do jetë kurrë një vend demokratik. Rusët adhurojnë kombin e jo individin me të drejtat e tij natyrore, politike e civile. Kështu ka qënë e kështu do të jetë. Ndaj pranimi nga administrate Trump e rregjimit politik në Rusi si një fakt i pandryshueshëm, e jo një cështje që i përket amerikanëve, ka acaruar liberalët që ende besojnë tek globalizmi i varrosur nën rrënojat e Ukrainës dhe Gazës.
Së pesti dhe së fundmi, Trump përpara takimit rrëzoi edhe një tjetër akuzë të skeptikëve, të frymëzuar nga një narrativë idioteske e kundërshtarëve të tij brenda SHBA, se ai ishte i mpleksur me Rusinë. Dërgimi me shumë gjasë i mbushjeve bërthamore në Angli dhjetë ditë më parë dhe afrimi i dy nëndetëseve nukleare në ‘vende të duhura”, pas deklaratave agresive të Medvedev-it, tregojnë qartë se Presidenti Amerikan do paqe përmes forcës me Rusinë.
Së fundmi por c’ka është shumë e rëndësishme mbase se pesë cështjet e mësipërme, takimi duhet parë dhe në optikën e oponionit public në SHBA dhe sidomos Ukrainë. Sipas Gallup, 67% e ukrainasve nuk duan të luftojnë më por dëshirojnë një marrëveshje paqeje. Ndërsa amerikanët e diktuan me votë në zgjedhjet e fundit se investimi amerikan në konfliktin e Ukrainës është i paarsyeshëm. E meqë qeveritë demokratikë drejtojnë në emër të vullnetit popullor, marrëveshja e mundshme merr trajtën e “must be done”!
Për të gjitha keto arsye dhe të tjera, takimi i Alaskës do i shërbente kujtdo të përfshirë në këtë konflikt që të dilet me një draft-marrëveshje paqeje, ku secili të mbajë vendin që i takon pa u kushtëzuar nga paranoja të paqëna, fuqi imagjnare dhe një luftë nga e cila askush nuk po e del fituar. E tashmë që Irani si dorë e zgjatur e Kinës dhe Rusisë u ridimensionua si kërcënim për Lindjen e Mesme, ka ardhur koha që Evropa ti kthehet paqes së humbur që nga 2022. E natyrisht që kjo do të kuptonte se përpjekjet për një rend të ri botëror të proklamuar nga Kina dhe Rusia, do të shtyheshin në një kohë të pacaktuar. E nderkohë deri atëherë, mbase Rusia nuk do jetë në krahun e gabuar të historisë.
The post Takimi i Alaskës, një shans për ata që nuk duan të humbin! first appeared on JavaNews.al.
Kur digjet pylli, qan edhe shpirti i natyrës…
Nga ILIR ÇUMANI
Nuk ka britmë më të heshtur se ajo e pyllit që digjet. Ai nuk bërtet, nuk qan, nuk proteston. Ai thjesht digjet i gjallë, në këmbë, si një martir që nuk kërkoi asgjë, përveç së drejtës për të jetuar në paqe me diellin, me shiun, me përrejntë dhe lumejntë, me zogjtë e gjinkallat në degë….
Kur njeriu harroi se ishte pjesë e natyrës, filloi ta shkatërrojë atë me duar që dikur i mbollën ato pemë.
Aty ku dikur fëshfërinin gjethet në gjuhën e erës, sot ngrihen flakë të verdha, si gjarpërinj të tërbuar që përpijnë gjithçka: trungjet, rrënjët, shpendët, hutinë e dhelprave, shtëpinë e bletëve, hapat e gjahut…
Në ajër, nuk ka më aromë lisi e pishe, por tym i rëndë që mbart një dhimbje të padukshme; dhimbjen e jetës që mbaron pa zë.
E gjitha kjo nis me një dorë që nuk ngjason me njeriun, por me hijen e tij të errët. Një dorë që mban një bidon naftë, një bisht cigareje, një shishe të hedhur mes barit.
Një dorë që s’dridhet nga frika, sepse nuk ka as mëshirë, as ndërgjegje, as shpirt.
Zjarri është gjuha me të cilën ky kriminel i natyrës shkruan dënimin kolektiv të jetës.
Në këtë dënim, nuk vritet vetëm pylli, por edhe zogu që nuk fluturoi dot, vritet breshka që nuk mundi të ikte, vritet gjyshi që mbeti pa shtëpi, vritet e ardhmja që nuk do të lulëzojë më.
A ka më krim më të madh se kur djeg frymëmarrjen…!?
Të shfarosësh një ekosistem, të shkatërrosh një univers të gjallë vetëm për një çast shfryrjeje, mllefi, hakmarrjeje, akoma edhe më keq: me qëllim të pastër djallëzor…!?
Këto nuk janë thjesht zjarre. Janë akte të pastra terrori ekologjik, që lënë pas hi, varfëri dhe harresë.
Pylli është më shumë se pemë.
Ai është shtëpia jonë e dytë, mushkëria jonë, ujëmbledhësi, burimi i paqes, banesa e shpirtit natyror të tokës sonë.
Kur digjet një pyll, digjet një faqe historie, digjet një këngë që nuk do të këndohet më, dhe bashkë me të, digjet edhe një pjesë e njeriut që e ka harruar se prej nga vjen.
Duhet të vëmë emra të drejtë mbi plagët që po shkaktohen: Zjarrvënia e qëllimshme është terrorizëm kundër jetës. Është sabotim i natyrës, është vrasje pa armë, por me pasoja të përjetshme.
Ligji duhet të flasë. Drejtësia duhet të veprojë. Shoqëria duhet të zgjohet. Shkollat të edukojnë, qytetarët të denoncojnë, qeveritë të reagojnë. Sepse pyjet nuk kanë zë,
por ne e kemi. Dhe duhet të flasim në emër të tyre. Sot! Jo nesër…..
Në fund të fundit, kur shohim një pemë që digjet, mos harrojmë se nuk është vetëm dru. Është një frymëmarrje që s’mund të përsëritet, një jetë që nuk do të rikthehet më.
Nëse nuk e mbrojmë pyllin, nuk do të ketë kush të na mbrojë ne.
The post Kur digjet pylli, qan edhe shpirti i natyrës… first appeared on JavaNews.al.
Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues

Më 9 gusht, policia shqiptare rrethoi godinën e Focus Media Group, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera të lidhura, ndërpreu energjinë elektrike dhe pengoi stafin të hynte brenda, sipas gazetarëve. News24 iu ndërpre sinjali në orën 07:36 të mëngjesit. Transmetimi i kufizuar rifilloi në YouTube, por transmetimi televiziv mbetet i […]
The post Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues appeared first on Reporter.al.
Pesë helikopterë për një Shqipëri në flakë
Nga Klevis Hoxhaj
Shqipëria po digjet.
Në një situatë që ngjan me një skenar apokaliptik, vendi po përballet prej 48 orësh me mbi 30 vatra aktive zjarri të shpërndara në të gjitha qarqet.
Ndërsa në dispozicion janë vetëm pesë helikopterë për të përballuar flakët që kanë rrezikuar banesa, jetë njerëzish dhe zona të mbrojtura.
Një numër që, përballë përmasave të situatës, është i pamjaftueshëm dhe i prirur për katastrofa.
Një i tillë nisi me një zjarr të ndezur në oborrin e një shtëpie në fshatin Kullollas, ku një 80-vjeçar humbi jetën, duke u bërë viktima e parë e kësaj vale zjarresh.
Flakët u përhapën në mënyrë të rrufeshme, duke djegur gjithçka, përfshirë shtëpi, bagëti dhe pyje.
“Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë”, tha një banor i Skënderbegasit, i asfiksuar nga tymi, tashmë i shtruar në spital.
Vetëm në zonën e Gramshit, u raportuan mbi gjashtë fshatra të evakuuar dhe dhjetëra banorë të asfiksuar.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, e cilësoi situatën si të vështirë.
“Janë 6 ekipe këtu të Urgjencës dhe helikopteri të fusha e sportit dhe sipas emergjencës do i nisim drejt Tiranës. Deri tani nuk ka raste të tilla, po i përballojmë këtu, spitali i Gramshit në gatishmëri, madje kemi edhe nga Trauma dhe Elbasani nëse do të jetë e nevojshme”.
Në terren, veprojnë pesë helikopterë – një nga Forcat Ajrore shqiptare, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një çek dhe një sllovak. Por mungesa e avionëve Canadair, që kanë qenë të pranishëm gjatë operacioneve të 11 gushtit, është ndjerë në këtë krizë.
Ndërhyrja ajrore është vendimtare në zona të paarritshme nga toka, si në Parkun Natyror të Gërmenjit, ku flakët përparojnë mbi një territor të minuar nga predha të mbetura nga lufta.
Edhe në Xhath të Fushë Arrëzit, forcat tokësore e kanë pasur të pamundur të hyjnë në pyllin me pisha për shkak të terrenit.
Ndërkohë, vendet fqinje janë vetë të përfshira nga zjarre të përmasave të mëdha.
Greqia, që zakonisht dërgon avionët e saj Canadair në ndihmë të Shqipërisë, këtë herë ka kërkuar ndihmë vetë, duke u gjunjëzuar përballë flakëve në ishujt Zante dhe në Peloponez.
Një krizë që ka përfshirë gjithë Mesdheun, me temperatura ekstreme dhe thatësira të zgjatura.
Në Finiq dhe Delvinë, flakët kërcënojnë Parkun e Syrit të Kaltër.
Në Berat, situata në Poliçan ka dalë jashtë kontrollit, me zjarre që rrezikojnë fshatrat përreth dhe zonën e mbrojtur Balloll, ndërsa në Tiranë, zjarret përparojnë drejt zonave të banuara në Pezë Helmës dhe Vaqarr.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi më parë zjarrvënien një krim që duhet të barazohet me vrasjen në Kodin Penal, duke paralajmëruar ashpërsim të ligjit. Deri tani, janë proceduar 120 persona për zjarrvënie, nga të cilët 21 janë arrestuar.
“Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta? Ne shikonim zjarret nga malet, ai na erdhi te shtëpia”, thotë i njëjti banor nga Gramshi.
Në terren janë angazhuar mijëra forca zjarrfikëse, ushtarake, punonjës bashkiakë dhe vullnetarë.
Por është gjithnjë e më e qartë se përballja me këtë krizë nuk mund të mbështetet vetëm te forcat tokësore – kur zjarret prekin zona malore, të pyllëzuara apo të mbrojtura, ndërhyrja nga ajri është e vetmja mënyrë për të shpëtuar çfarë ka mbetur.
Ndërsa Evropa mban frymën, e mbytur nga një valë e re e të nxehtit, Shqipëria përballet me sfidën e saj më të madhe të kësaj vere.
Dhe pyetja që ngrihet është: A është e përgatitur për krizën tjetër që mund të vijë nesër?
The post Pesë helikopterë për një Shqipëri në flakë first appeared on JavaNews.al.
Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?
Nga Eduard Zaloshnja
Nga të dhënat zyrtare rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë, sasia e karburantit të zhdoganuar është rritur vetëm 30%…
Mesatarisht një automjet aktiv më 2005 konsumoi rreth 1450 litra karburant në vit. Ndërsa sot sasia e karburantit të konsumuar mesatarisht nga një automjet aktiv është përtej përgjysmuar – ka zbritur në rreth 630 litra karburant në vit (630 milionë litra të zhdoganuara janë konsumuar nga 1 milion automjete aktive).
Në qoftë se të dhënat zyrtare janë të sakta dhe nuk ka patur evazion fiskal në dogana, i bie që ose është dyfishuar efikasiteti i përdorimit të karburantit, ose janë përgjysmuar kilometrat e përshkuara mesatarisht nga çdo automjet.
Në fakt, të dyja këto hipoteza nuk qendrojnë.
Së pari, është e vërtetë që përmirsimet në cilësinë e karburantit dhe në cilësinë e automjeteve sjellin rritje të efikasitetit në konsumin e karburantit. Por edhe vendet më të përparuara nuk kanë arritur të kenë rritje të efikasitetit më shumë se 10% përgjatë dy dekadave. Ndërsa ne e paskemi dyfishuar efikasitetin e përdorimit të karburantit brenda dy dekadave!!!
Së dyti, kilometrat e përshkuara mesatarisht nga një automjet aktiv nuk kanë si të jenë përgjysmuar, krahasuar me vitin 2005. Gjatë kësaj kohe janë shtuar dhe përmirësur ndjeshëm rrugët në mbarë Shqipërinë, e si rrjedhim janë shtuar ndjeshëm udhëtimet turistike brenda vendit si në verë edhe në dimër (numri i dhomave të hoteleve është trefishuar në gjithë vendin).
Krahasuar me 2005-ën, automjetet mund të kenë përshkuar mesatarisht më shumë kilometra, e jo t’i kenë përgjysmuar ato…
Analiza e mësipërme na çon tek shtegu më i mundshëm: evazoioni fiskal në dogana.
Për të furnizuar 1 milion automjetet aktive nevojitet shumë më tepër karburant se sa zhdoganohet. Se sa më tepër nuk mund të matet me saktësi, sepse duhen të dhëna të hollësishme mbi markat dhe vjetërsinë e automjeteve, si dhe mbi kilometrat e përshkuara nga to.
The post Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana? first appeared on JavaNews.al.
Toka pjellore e Pilincëve!
Nga Lavdrim Lita
Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte prej kohësh, Ismail Arsim, djali i një tregtari të pasur, që më parë kishte dashur të bëhej artist, por që ndërkohë shërben në shërbimin informativ të ushtrisë turke.
Otto Witte nuk ndodhej në ditë të mira dhe kishte nevojë për para. Miku i tij e këshillon të futet në ushtrinë turke. Otto kryen shërbime shumë të vlefshme, si p.sh., sigurimi i materialeve sekrete në Beograd dhe Sofje, të cilat e ndihmojnë të bëjë karrierë duke u graduar oficer e më vonë major.
Drejtimi i ushtrisë turke në këtë kohë po kalonte një kohë të vështirë dhe gjendja ishte shumë e tensionuar. Ndërkaq edhe Shqipëria, në fillim të vitit 1913, po shkëputej nga Turqia dhe në vend ndodheshin vetëm dy trupa ushtarake, ndërkohë që Fuqitë e Mëdha akoma nuk e kishin caktuar mbretin e provincës shqiptare, megjithëse kishte kohë që përflitej për Halim Eddin-in. Në këtë kohë Ottos i lind një ide e çuditshme: për t’u bërë mbret i Shqipërisë.
Ai dërgon dy telegrame rresht në emër të princit, ku njofton ardhjen e tij në Shqipëri mbas dy ditëve. Ndërkohë ai ka marrë me qira edhe një uniformë në Vjenë dhe pikërisht më datë 15 shkurt 1913 mbërrin në portin e Durrësit, i shoqëruar edhe nga miku i tij, që i shërbente si adjutant. Prej andej mendohet të ketë lëvizur në drejtim të Kavajës dhe diku aty mendohet të jetë vendosur në një çadër mbretërore.
Telegramet që kishin mbërritur me parë dhe ngjashmëria e tij me princin e vërtetë, bënë të mundur që ai të kurorëzohej si mbret. Siç i ka hije një mbreti, ai dha edhe pritje, dhe organizoi parada ushtarake, ndërkohë që të bindurit e tij i ofruan edhe një harem.
Lajmi u përhap nga korrespondentët perëndimorë në të gjithë botën dhe natyrisht arriti edhe Stambollin. Sulltani u çudit tej mase nga ky lajm, sepse kishte dijeni që nipi i tij ishte ndërkohë me pushime në Vjenë.
Nga ana tjetër qeveria osmane dukej e kënaqur, që princi i vuri të gjithë kundërshtarët e mundshëm përpara faktit të kryer duke marrë kurorën e mbretit. Ndërkohë që Princi Halim Edinne njoftonte nga Vjena se ishte i habitur për lajmet që vinin nga Shqipëria.
Kështu që monarkut të rremë do t’i duhej të braktiste një orë e më parë mbretërinë e tij 5-ditëshe. Këtu mbaruan edhe ditët mbretërore të Ottos, i cili tani ndihej shumë i pasigurt dhe e dinte se çfarë e priste. Largohet nga sytë këmbët, duke i shpëtuar për mrekulli edhe një urdhërarresti të Esat Pashës. Mendohet se pikërisht vajzat e haremit e kanë ndihmuar të arratiset dhe të shkojë me varkë në Bari.
Në tokën pjellore të princvë Pilinç ka gjithmonë një shaka të madh me këtë vend.
The post Toka pjellore e Pilincëve! first appeared on JavaNews.al.