Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

By: el da
28 August 2025 at 07:45

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme, Jared Kushner.

Sipas mediave të huaja, treshja dhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë diskutuan të gjitha aspektet e Gazës, duke përfshirë përshkallëzimin e shpërndarjes së ndihmës ushqimore, krizën e pengjeve, planet e pasluftës dhe më shumë, tha një zyrtar i lartë i administratës për Reuters.

Blair, i cili ishte kryeministër gjatë luftës në Irak në vitin 2003, ishte i dërguari i Lindjes së Mesme midis viteve 2007 dhe 2015, ndërsa Kushner, i cili është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka, ishte një këshilltar kyç i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Lindjes së Mesme gjatë mandatit të parë të Trump.

Më vete, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, do të takohet me ministrin e jashtëm izraelit, Gideon Saar, në Uashington, për të diskutuar për Gazën e pasluftës./kb

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

By: el da
28 August 2025 at 07:30

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë.

Media greke Zougla.gr shkruan çfarë ndodhi në apartamentin ku jetonte çifti dhe momentet e fundit të 36-vjeçares për të shpëtuar. “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”, e nis shkrimin Zougla.gr.

“Mora një thikë nga një set që ndodhej në ballkon dhe fillova ta ndiqja nga pas. Fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja u përpoq ta mbyllte, por pa sukses, në mënyrë që të më bllokonte në ballkon. Ajo iku për të shpëtuar jetën, duke ecur në shkallë dhe korridor, por në fund e kapa. Pavarësisht përpjekjeve të djalit 13 -vjeçar për të më ndaluar, unë i shkaktova lëndime serioze në kyçe, qafë dhe brinjë me thikën që kisha në dorë, duke e lënë të gjakosur në tokë”, thuhet të ketë dëshmuar autori sipas medias greke.

“Më pas ika me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikë në dorë, për të shmangur arrestimin”, vazhdon më tej ai.

Në dëshminë e tij, 41-vjeçari shfaqi pendesë, duke i kërkuar falje familjes.

“I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortoi nuk ishte i imi. Pastaj u hutova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Thikën e kisha në ballkon, e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha (thikën) në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg”, u shpreh ai.

Në kërkimfaljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit/kb

 

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

By: el da
28 August 2025 at 07:00

Dashi

Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si e kishit menduar. As beqaret nuk do kenë fat edhe pse do mundohen me sa te mundin te gjejnë personin për te cilin t’iu rrahe zemra fort. Financat do fillojnë te përmirësohen fale një ndihme shume te madhe qe do iu japin disa te afërm.

Demi

Rutina do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Kjo mund t’iu mërzitë pa mase dhe shpesh nuk do bini ne pesimizëm. Beqaret duhet ende te presin edhe pak kohe për te gjetur personin qe iu përshtatet. Mundësitë sot nuk do jene te mira. Ne planin financiar fati nuk do jete ne anën tuaj kështu qe mund te përballeni edhe me disa vështirësi. Kujdes!

Binjaket

Mundësitë për aventura do jene te shumta gjate kësaj dite. Përfitoni nëse jeni beqare, por kurrsesi nëse keni një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Nuk duhet te shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar vetëm për disa kënaqësi te momentit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume maturi dhe kujdes ne mënyrë qe gjithçka te ece di duhet.

Gaforrja

Dite harmonike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar prej kohesh. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë aspak dëshirë ta sakrifikojnë lirinë qe kane vetëm për te filluar një lidhje. Ne planin financiar me mire menaxhojini me kujdes ato para qe keni sesa te ndërmerrni rreziqe dhe te gaboni.

Luani

Marrëdhënia ne çift do konsolidohet gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat partnerit dhe do kaloni çaste harmonike me te. Venusi do jete i pozicionuar mire ne sektorin e dashurisë te beqareve. Shume ëndrra do bëhen me ne fund realitet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne planin financiar. Vetëm kështu situata do mbetet e qëndrueshme.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte gjate kësaj dite. Tensioni do shuhet menjëherë dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do jene joshës dhe do bëjnë për vete cilindo qe do ja vene syrin. Edhe financat me ne fund do stabilizohen. Kjo për shkak te uljes se shpenzimeve dhe te ndihmës me te ardhura te familjareve.

Peshorja

Jeta ne çift do marre një kthese te gabuar sot. Asgjë nuk do ece mire dhe debatet do jene te pafundme. Kujdes! Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë sa te mundnit mundësitë qe do iu jepen për takime sepse koha mund te ike dhe dite te tilla nuk mund te rikthehen serish. Gjendja financiare nuk do jete e keqe. Vazhdoni menaxhimin e te ardhurave ashtu si para disa kohesh.

Akrepi

Mos hezitoni t’i deklaroni partnerit tuaj sot çdo gjë qe keni ne zemrës sepse vetëm kështu marrëdhënia me te do behet me e zjarrte dhe nuk do ketë konflikte. Beqaret do i marrin gjerat si t’i vijnë dhe do ia lënë gjithçka kohës. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim te majme por mjaft te rëndësishëm.

Shigjetari

Dashuria për çiftet nuk do ece si duhet sot. Nuk do jeni aspak ne humor dhe do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do takojnë persona interesante kështu qe edhe sot do mbeten vetëm. Gjithsesi dita nuk do jete e mërzitshme .Ne planin financiar do jeni largpamës dhe do kryeni çdo shpenzim me shume maturi. Disa do kenë edhe përmirësime.

Bricjapi

Perspektivat për jetën ne çift janë te mira sot, sidomos për ata qe kane shume cite se bashku. Ne mbrëmje do ndodhe edhe diçka e mrekullueshme qe askush nuk e kishte menduar. Edhe jeta sentimentale e beqareve do ketë ndryshime rrënjësore. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura. Do ndiheni te qete edhe ne këtë sektor.

Ujori

Lidhja ne çift do forcohet me tepër gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur debate dhe mosmarrëveshje do ndihen me te qete se me pare. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te fuqishme. Gjithçka do ndryshoje për ta gjate kësaj dite. Nëse financat nuk janë ne gjendjen me te mire duhet shpejt te merrni masa strikte qe ta stabilizoni atë.

Peshqit

Sot, ju qe jeni beqare do realizoni një nga takimet me te bukura te jetës suaj. I gjithë horizonti do ndryshoje. Te dashuruarit duhet te bëjnë pak me tepër lëshime dhe ta tolerojnë atë qe kane ne krah. Vetëm kështu marrëdhënia e tyre do ece ne rrugën e duhur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime saqë edhe ju do mbeteni me goje hapur./kb

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

By: el da
27 August 2025 at 22:55

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me pjesën tjetër vendit, duke shërbyer si arterie e qenësishme komunikimi të një prej qendrave më të rëndësishme historike, ekonomike dhe kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj ure brenda parametrave të duhur.

“Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, një vepër e rëndësishme që do të lehtësojë trafikun për mjetet që do të lëvizin në drejtim të Tiranës, ndërkohë që edhe ura e vjetër do të vijojë të funksionojë dhe do të shërbejë për mjetet që lëvizin në drejtim të Shkodrës”, shkruan Rama. m.p.

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

By: el da
27 August 2025 at 22:44

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë.

Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kësaj organizate ndërkombëtare bamirëse, Inger Ashing, tha se zia e bukës – që javën e kaluar OKB-ja tha se po ndodh në Gazë – nuk është vetëm term teknik.

“Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më pas vdesin ngadalë dhe në dhimbje. Kjo, thënë qartë, është ajo çfarë është zia e bukës”, tha Ashing.

Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh kur fëmijët vdesin nga zia e bukës, proces që sipas saj zgjat disa javë. Trupi, tha Ashing, fillimisht shfrytëzon yndyrën e vet për të mbijetuar, por kur nuk ka më yndyrë trupore, trupi nis të konsumojë vetveten, duke përdorur muskujt dhe organet vitale.

“Megjithatë, klinikat tona janë pothuajse të heshtura. Fëmijët nuk kanë forcë as të flasin e as të qajnë në agoni. Ata shtrihen, të dobët fizikisht, duke vdekur” ngadalë, tha Ashing.

Ajo insistoi se grupet e ndihmës me zë të lartë kanë paralajmëruar për zinë e urisë, kur Izraeli ndaloi që ushqimet dhe gjërat e tjera esenciale të hynin në Gazë, gjatë luftës.

“Të gjithë në këtë mbledhje kanë përgjegjësi morale dhe ligjore që të veprojnë që ta ndalin këtë mizori”, tha Ashing.

OKB-ja shpalli zyrtarisht zinë e bukës në Gazë javën e kaluar, duke fajësuar atë që e quajti pengesë sistematike të ndihmave nga Izraeli gjatë më shumë se 22 muajsh luftë. m.p.

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

By: el da
27 August 2025 at 22:37

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte pjesë në seancat plenare në parlament.

Dashnor Sula u shpreh se opozita ka nevojë për një reformim të thellë ndërsa shtoi se Sali Berisha është garancia që Rama të rrijë në pushtet sa të dëshirojë.

“E kemi thënë, e kemi stërthënë se deklaratat e Berishës dhe të tjerëve janë shumë kontradiktore. Do ishte një gabim i madh nëse opozita nuk do ishte në parlament, që nis punimet në shtator.

Kam frikë dhe dyshoj se qasja e Berishës si drejtues i PD, thjesht do vazhdojë në fyerje, sharje dhe akuza. Është për të ardhur keq.

Halli më i madh i opozitës është se ku ka financa dhe para, i gjëmon ato. Kjo nuk ka sens dhe nuk përbën logjikë politike.

Ne po flasim për një reformim të PD, me njerëz të rinj, të pakontestuara dhe që i duan qytetarët shqiptarë. Berisha nuk mund ta sjellë kurrë në pushtet PD. Berisha është garancia dhe siguracioni për Ramën, që PS të rrijë në pushtet aq sa t’i dojë qejfi.”-tha Sula. m.p.

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

By: el da
27 August 2025 at 22:25

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes ngjarjeve të papritura, takimeve të rastësishme apo edhe ëndrrave. Ato që do të dinë t’i dëgjojnë këto mesazhe, mund të hapin një faqe të re në jetën e tyre.

Kjo është koha për të qëndruar të hapur dhe të vëmendshëm: një vendim i vetëm mund të jetë çelësi për të realizuar një ëndërr të madhe.

Dashi

Dashi është përballë një momenti të rëndësishëm. Një lajm, një takim i papritur apo thjesht një ndjesi e fortë nga brenda do ta shtyjë të bëjë një zgjedhje që mund të ndryshojë gjithçka.

Gaforrja

Për Gaforren, mesazhi do të vijë më butë – në formën e ndjesive, kujtimeve, apo simboleve në ëndrra. Diçka që e ka shqetësuar do të nisë të zbulohet, duke sjellë qartësi.

Shigjetari

Shigjetarit i vjen një thirrje e qartë: është koha për ndryshim. Një ofertë e papritur, një ide që ka kohë që po formohet ose një sinjal nga një person i afërt do të nxisë një hap të guximshëm. m.p.

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

By: el da
27 August 2025 at 22:16

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim dhe Manchester United është i gatshëm ta shesë.

“Daily Mail” raporton se për mesfushorin 20-vjeçar ka interes të madh nga dy klubet madrilene, Real dhe Atletico, të cilat duket se kanë nisur garën mes tyre për transferimin e anglezit. Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në mesfushë, sidomos pas largimit të Dani Ceballos që pritet të zyrtarizohet te Marseille dhe Kbbie Mainoo duket se është përforcimi ideal.

Në anën tjetër, Diego Simeone e vlerëson shumë 20-vjeçarin dhe e shikon atë si një lojtar perfekt për skemën dhe sistemin e tij të lojës. Përveç dy ekipeve madrilene, në garë për djaloshin anglez janë edhe ekipe të tjera të mëdha si PSg, Bayern e Tottenham. m.p.

Gaza, Trump organizon një takim me Tony Blair

By: el da
27 August 2025 at 22:08

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme, Jared Kushner.

Sipas mediave të huaja, treshja dhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë diskutuan të gjitha aspektet e Gazës, duke përfshirë përshkallëzimin e shpërndarjes së ndihmës ushqimore, krizën e pengjeve, planet e pasluftës dhe më shumë, tha një zyrtar i lartë i administratës për Reuters.

Blair, i cili ishte kryeministër gjatë luftës në Irak në vitin 2003, ishte i dërguari i Lindjes së Mesme midis viteve 2007 dhe 2015, ndërsa Kushner, i cili është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka, ishte një këshilltar kyç i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Lindjes së Mesme gjatë mandatit të parë të Trump. m.p.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

By: el da
27 August 2025 at 21:55

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16 muaj deri në 8 vite.

Operacioni, i koduar “Operation Young”, identifikoi shtëpi të përdorura si depo për drogën, makina të përshtatura për fshehje të lëndëve narkotike dhe individë që menaxhonin aktivitetet ditore të trafikut.

Në qendër të rrjetit kriminal ishte Saimir Neziraj, i cili kontrollonte një linjë të shpërndarjes së kokainës.

Neziraj kishte rolin e mbledhjes së parave dhe furnizimit me drogë, ndërsa Edmir Beqiri ruante sasinë e kokainës në Sëindon. Dy të tjerë, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai, përdoreshin për shpërndarjen në terren.

Më 1 shkurt 2024, agjentët e policisë ndoqën Nezirajn teksa udhëtonte drejt Londrës, ku u takua me Ergys Abdyli në një rrugicë. Neziraj mori një sasi të konsiderueshme kokaine nga Abdyli dhe e riktheu atë në Swindon, ku ia dorëzoi Beqirit për ta ruajtur.

Gjatë aksionit policor në Swindon, Derby dhe në Londër, u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe droge, ndërsa të dyshuarit u arrestuan. Më pas ata u akuzuan për shkelje të ligjeve mbi lëndët narkotike dhe u mbajtën në paraburgim.

6 të pandehurit pranuan fajësinë dhe u dënuan në total me rreth 28 vite burg në total. m.p.

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

By: el da
27 August 2025 at 21:42

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi madrilen ka filluar që tani nga puna për të menduar për merkaton e vitit 2026.

Prej kohësh është përfolur për Ibrahima Konate, i cili duket se do të vijë falas verën e ardhshme në Madrid, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Liverpool. Përveç Konate, Real Madrid po punon për të siguruar transferimin e një tjetër qendërmbrojtësi francez, siç është Dayot Upamecano.

26-vjeçari ka refuzuar të rinovojë kontratën me Bayern, duke qenë së kërkon një rrogë më të lartë se 16 milionë euro që merr aktualisht në sezon dhe duket se do të largohet si lojtar i lirë drejt Madridit. Për francezin ka interes edhe nga PSG e Man. United, por duket se ai ka zgjedhur klubin madrilen. m.p.

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

By: el da
27 August 2025 at 21:22

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Sebinkarahisar, në provincën Giresun. Dhëndri 23-vjeçar, i identifikuar si Ali K., u plagos ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij po shoqëroheshin drejt shtëpisë pas përfundimit të ceremonisë martesore.

Më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve.

Dyshohet se të shtënat u kryen nga një e afërme e nuses.

Forcat e sigurisë kanë ndaluar gruan e dyshuar, ndërkohë që në oborrin e saj janë gjetur dy armë zjarri pa leje. Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.

Të shtënat festive gjatë dasmave janë një fenomen i zakonshëm në rajonin e Detit të Zi në Turqi, shpeshherë me pasoja tragjike.

Autoritetet turke kanë bërë thirrje të përsëritura për ndërprerjen e kësaj praktike të rrezikshme, e cila po shndërrohet gjithnjë e më shpesh në tragjedi familjare. m.p.

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

By: el da
27 August 2025 at 21:17

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë nga qeveria në rang vendi për reformim të institucioneve vendore.

Në total janë emëruar 18 administratorë të rinj të njësive administrative. Nga ky proces ka pasur më shumë së 400 aplikime për vendet vakante administrator apo drejtor.

“Ka qenë një proces i hapur ku kanë aplikuar mbi 436 qytetarë që kanë shprehur interes të jenë pjesë në këtë proces.

Për administratorët është zhvilluar konkursi me shkrim i cili kryesisht ka pasur të bëjë me specifikat për njohjen e problematikeve me zonën. Dhe konkursi me gojë ku janë parë aftësitë e tyre komunikuese dhe përgjegjësia që ata kanë. Kjo erdhi edhe si pasojë që kishin një pjesë e administratorëve për tu përshtatur me teknologjinë pasi janë shtuar shërbimet online”, është shprehur kryebashkiaku i Elbasanit. m.p.

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

By: el da
27 August 2025 at 21:03

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku në pranga kanë rënë dy inspektorë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Me qëllim sqarimin e opinionit publik, IMT shkruan se institucioni shtetëror distancohet plotësisht nga ky rast dhe se dënon maksimalisht veprimtarinë e paligjme të dy punonjësve ndërsa njofton se Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të arrestuar, dhe dy inspektorët e tjerë të shpallur në kërkim, janë shkarkuar nga detyra.

Reagimi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë:

Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

Theksojmë se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e IMT-së. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të vijojë punën me integritet, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të territorit.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

SPAK dhe Policia e Shtetit po vijojnë në zhvillimin e operacionit me qëllim goditjen e rasteve të korrupsionit pranë IMT. Deri më tani në pranga kanë rënë Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, të cilët u kërkonin para bizneseve të ndryshme me qëllim moskryerjen e veprimeve për shkeljet e kryera nga ata. Konkretisht bëhet fjalë për mosheqjen e tendave të lokaleve, një aksion që po zhvillohet në shkallë të gjerë me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe Klajdi Zhilla, shofer i drejtorit të IMT-së së Tiranës, Ersid Hasanllari, si dhe një tjetër person emri i të cilit ende nuk është bërë me dije për mediat. m.p.

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

By: el da
27 August 2025 at 20:52

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e tyre.

Fëmijët e moshës 8, 16, 13 dhe 6 vjeç, do të shpërngulen në ishullin Skiathos, atje ku jeton tezja e tyre, raportojnë mediat greke. Avokatja e familjes ka deklaruar se procesi gjyqësor për dhënien e kujdestarisë do të zyrtarizohet ditën e nesërme.

Nga ana tjetër, motra e viktimës ka marrë mbështetjen e plotë të Shërbimit Social Grek për të marrë përsipër rritjen e fëmijëve, ndërsa dhe këta të fundit kanë shprehur dëshirën e tyre për të jetuar me tezen e tyre.

Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj Pandeli Nakoleci ka ndodhur më 22 Gusht në Volos të Greqisë në banesën ku ata jetonin. Prezent në ngjarjen e rëndë kanë qenë dhe 3 prej fëmijëve të çiftit. Pandeli Nakoleci u arrestua nga policia një ditë më vonë teksa ishte fshehur në një parking 200 metra larg vendit të ngjarjes.

Nakoleci ka pranuar përpara gjykatës krimin ndërsa është shprehur se e gjitha ndodhi për motive xhelozie pasi sipas tij, bashkëshortja kishte lidhje paralele dhe mbi të gjitha ishte shtatzanë me partnerin e saj. m.p.

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

By: el da
27 August 2025 at 20:38

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte “i paramenduar”, thotë ambasadori palestinez në OKB.

“Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një sulm i paramenduar ndaj mjekëve dhe gazetarëve që mbërritën në vendngjarje pas sulmit të parë”, tha Riyad Mansour në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, shkruajnë mediat e huaja.

Ai shton: “Kjo nuk është luftë. Këto janë mizori të kryera kundër një popullsie të tërë civile.”

Mansour thotë se Izraeli ende po u ndalon gazetarëve dhe hetuesve ndërkombëtarë të hyjnë në Gaza “për të ruajtur kontrollin e vendit të krimit” dhe “për të parandaluar që realiteti të arrijë kudo në botë”. m.p.

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

By: el da
27 August 2025 at 20:27

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se deri më tani mësohet se dy persona janë arrestuar, inspektorët Gërald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim (shtetasit Klajdi Zhilla dhe një tjetër person).

Mësohet se arrestimi është bërë në një lokal pranë zonës së Kombinatit në kryeqytet.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit, qeveria ka ndërmarrë një aksion për shembjen e objekteve pa leje dhe shtesave të lokaleve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Ky aksion i IKMT-së nisi fillimisht me shembjen e disa objekteve pa leje në Theth, të cilat shërbenin si bujtina për turistët dhe më pas u shtri edhe në qytete të tjera si Tiranë, Vlorë, etj. m.p.

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

By: el da
27 August 2025 at 20:18

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndërkohë ende nuk ka detaje shtesë mbi ngjarjen apo identitetin e personave të shoqëruar, pasi operacioni është në zhvillim e sipër.

Kujtojmë se në Durrës, edhe më herët gjatë këtyre muajve janë organizuar operacione për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku janë ç’montuar disa organizata kriminale. m.p.

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

By: el da
27 August 2025 at 20:05

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar.

Mediu u shpreh se duhet bërë një analizë për zgjedhjet e majit, pas raportit të ODIHR, teksa zërave për largimin e Berishës iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij.

“Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën se kush ishin problemet. Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti. Sa i nxehtë do të jetë shtatori, unë mendoj se opozita duhet të jetë e mëncur për të krijuar një bindje të qytetarët dhe faktori opozitar. Kemi diskutuar një plan veprimi… Ne jemi në një koalicion me PD, po të futeshin dhe partitë e tjera rezultati do të ishte dhe më i mirë”, tha Mediu.

Më tej, kreu i PR foli dhe për vizitën e zhvilluar së fundmi në Kiev dhe zhvillimet pas takimit me Trump dhe Putin në Alaskë.

“Grupi “United for Ucraine” është krijuar mbas agresionit dhe kishte si një qëllim të angazhimit të diplomacisë parlamentare për të mbështetur Ukrainën. Vizita në Ukrainë kishte qëllim njohjen e qëndrimit të Kievit pas takimit të Alaskës dhe çfarë mund të bëhej. Takuam presidentin Zelensky dhe shumë zyrtarë të lartë dhe morëm një qëndrim të qartë.

Ne patëm një ftesë në ambasadën amerikane dhe aty ishte dhe gjenerali Kellog, ai tregoi për pritshmëritë dhe qëndrimin amerikan, pa hyrë në detaje, në bindjen që presidenca Trump për të arritur një marrëveshje me Rusinë ishte në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Ai nuk ishte vetëm për ditën kombëtare të Ukrainës, por edhe për të negociuar me Zelenskyn për zhvillimet në Uashington. Janë disa grupe që punojnë dhe ministri i Jashtëm do të shkojë shumë shpejt në Uashington për të diskutuar me Rubion. Zyrtarët ukrainas e bënë të qartë se janë kundër lëshimit të territoreve. m.p.

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

By: el da
27 August 2025 at 19:41

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet si prioritet.

Por fokusi kryesor mbetet kontrolli i armëve bërthamore me Rusinë dhe Kinën pas skadimit të marrëveshjes START në 2026.

Trump duke komentuar deklaratat e Lavrov për rolin e Zelenskyt në negociatat e paqes, i është përgjigjur duke thënë: Të gjitha janë budallallëqe. Ukraina po përpiqet të mposhtë dikë 15 herë më të madh. Dua që kjo luftë të mbarojë. Duhet t’i kesh të dy, Putinin dhe Zelenskyn, në tavolinë.

Trump përmendi humbjet e mëdha njerëzore, mbi 12 mijë ushtarë të vrarë në dy javë.

“Nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë. Nëse duhet të përdor tarifa apo sanksione për ta ndalur, do ta bëj.” m.p.

❌
❌