Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja për territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se këto zona mund t’i kthehen në të ardhmen vendeve që, sipas tij, i kanë pasur historikisht.
Gjatë një deklarate, Putin tha se disa territore në perëndim të Ukrainës iu dhanë shtetit ukrainas nga lideri sovjetik, Joseph Stalin pas Luftës së Dytë Botërore, por shtoi se kjo ishte bërë në kuadër të një shteti të vetëm sovjetik.
“Me sa duket, Stalini nuk e kishte menduar kurrë se mund të krijohej një situatë si ajo e sotmja”, deklaroi Putin.
Ai pretendoi se Ukraina “herët ose vonë” do t’i humbasë këto territore dhe se zonat që dikur i përkisnin Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë “do të kthehen historikisht në vendin e tyre”.
Putin gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se Rusia nuk ka nisur luftën në Ukrainë dhe se nuk ka pasur agresion nga ana ruse.
“Ne po u përgjigjemi veprimeve të Ukrainës, e cila ka nisur armiqësitë me mbështetjen e Perëndimit”, tha ai.
Deklaratat e presidentit rus vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe çështjet territoriale mbeten ndër pikat më të ndjeshme në çdo diskutim për një zgjidhje të mundshme diplomatike. /Telegrafi/
Anthony Joshua ka treguar përvojën dhe qetësinë e një kampioni për të përmbysur një situatë shumë të vështirë ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga.
Statistikat e meçit kanë zbuluar se si Joshua ndryshoi qasje në ring pas një raundi të parë dramatik, duke përshtatur taktikat e tij për të neutralizuar fuqinë e Prengës dhe për të përgatitur goditjen që i dha fund përballjes.
Joshua pati një fillim katastrofik në duelin e zhvilluar në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite. Vetëm pas 20 sekondash nga fillimi i ndeshjes, boksieri britanik u rrëzua pas një goditjeje të fuqishme të Prengës.
Por momentet e vështira për Joshuan nuk përfunduan aty. Në raundin e parë, ai u dërgua përsëri në dysheme, duke u gjendur shumë pranë një humbjeje të papritur.
Megjithatë, 36-vjeçari arriti të mbijetojë deri në fund të raundit dhe në pushimin mes dy raundeve bëri ndryshimet e nevojshme taktike.
Joshua ndryshoi ritmin dhe kontrolloi distancën
Në raundin e dytë, ish-kampioni botëror u rikthye krejtësisht ndryshe. Ai rriti volumin e goditjeve, kontrolloi distancën dhe nuk i lejoi më Prengës të zhvillonte të njëjtin presion si në fillim.
Sipas statistikave të publikuara nga “CompuBox”, Joshua e dyfishoi numrin e goditjeve të hedhura. Në raundin e parë ai provoi 22 goditje, ndërsa në të dytin 46.
Prenga kishte qenë shumë efikas në raundin e parë, duke realizuar 14 nga 28 goditje të fuqishme, ndërsa Joshua në raundin e dytë u përgjigj duke gjetur objektivin me 10 nga 17 goditje të fuqishme para ndërprerjes së duelit.
Goditja e drejtë ishte çelësi i strategjisë
Një nga elementet më interesante të ndryshimit taktik të Joshuas ishte përdorimi i goditjes së drejtë.
Britaniku nuk e përdori këtë goditje me qëllimin për ta dëmtuar menjëherë Prengën, por për ta mbajtur në distancë, për t’i prishur ritmin dhe për të krijuar hapësirën për goditjen vendimtare.
Gjatë gjithë meçit, vetëm pesë nga 45 goditjet e drejta të Joshuas gjetën objektivin, por ndikimi i tyre ishte taktik. Ato shërbyen për të ulur agresivitetin e Prengës dhe për të përgatitur sulmin final.
Përvoja e Joshuas bëri diferencën
Raundi i dytë ishte një demonstrim i përvojës së Joshuas në nivelet më të larta të boksit. Ai nuk u përpoq të hynte në shkëmbime të rrezikshme, por zgjodhi të kontrollonte ritmin dhe të priste momentin e duhur.
Pas një serie goditjesh të fuqishme, Joshua e detyroi Prengën drejt litarëve dhe më pas e rrëzoi, duke e mbyllur meçin me nokaut.
Kjo fitore i siguroi Joshuas vazhdimin e rrugëtimit drejt përballjes së shumëpritur me Tyson Fury, një duel që pritet të jetë një nga më fitimprurësit në historinë e boksit.
Në anën tjetër, Kristian Prenga la përshtypje të fortë me paraqitjen e tij, duke treguar se mund të përballet me emrat më të mëdhenj të peshave të rënda. Megjithatë, në fund, përvoja dhe përshtatja taktike e Joshuas bënë diferencën. /Telegrafi/
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të hënën, më 27 korrik 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski paralajmëroi sot se deri në Vitin e Ri do të vihet në funksion i gjitë segmenti i nyjës rrugore “Momin Potok”.
Gjorgjievski, gjatë inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore në Momin Potok tha se, ky projekt kompleks kapital përfshin pesë ura të reja, mure mbajtëse mbrojtëse dhe shtigje për këmbësorë e biçikleta, të cilat pritet të lehtësojnë ndjeshëm trafikun në këtë pjesë të qytetit.
Orce Gjorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit:
“Nyja rrugore përfshin shtigje për biçikleta dhe këmbësorë, janë ndërtuar rreth 2 kilometra mure mbajtëse dhe po punohet në gjithsej pesë ura. Ura që ndodhet pranë nesh do të betonizohet të martën dhe më pas do të vihet në funksion për lidhjen e plotë me rrethrrotullimin që ndodhet 500 metra larg. Urën e fundit po e ndërtojmë në pjesën e Sarajit, ku ura e vjetër po shembet dhe po zgjerohet”.
Sa i përket bulevardit “Boris Trajkovski” në Draçevë, Gjorgjievski tha se, çështjet pronësore janë zgjidhur plotësisht, puna në trasenë po vazhdon dhe afati i përfundimit është gjithashtu deri në Vitin e Ri. Ndërkaq, ai theksoi se, gjatë muajit gusht do të fillojmë edhe lidhjen e Gazi Babës me Aerodromin përmes Bulevardit ‘Gjeneral Mihajlo Apostolski’, ku pritet të përfundojë afati për lirimin e objekteve.
Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi po ashtu furnizimin e Qytetit të Shkupit me kamionë, cisterna dhe makina për pastrimin e rrugëve. Po ashtu ai tha se. Ka përfunduar tenderi për autobusët elektrik dhe aktualisht është duke u zhvilluar procesi i ankesave.
Futbolli modern po ndryshon me ritme të shpejta, ndërsa një nga elementet që ka fituar rëndësi të jashtëzakonshme vitet e fundit janë goditjet standarde. Ato nuk konsiderohen më vetëm si raste të rastësishme për gol, por si një armë strategjike që mund të vendosë ndeshje dhe trofe.
Në këtë revolucion taktik kanë luajtur rol të madh specialistët e goditjeve të ndaluara, me emra si Nicolas Jover te Arsenali që kanë dëshmuar ndikimin e tyre në elitën e futbollit anglez.
Tashmë, një tjetër ekspert i këtij departamenti pritet të bëjë një hap të madh në karrierë.
MacPhee largohet nga Aston Villa pas pesë vitesh suksesi
Austin MacPhee është shumë pranë largimit nga Aston Villa, pas pesë sezoneve të suksesshme në stafin e Unai Emery.
Specialisti skocez ka qenë një nga figurat më të rëndësishme në prapaskenë te Villa, duke e shndërruar skuadrën angleze në një prej ekipeve më të rrezikshme në Evropë nga goditjet standarde.
Puna e tij taktike ka dhënë një kontribut të madh në rezultatet e Aston Villas gjatë viteve të fundit, duke kulmuar me fitimin e trofeut të Ligës së Evropës në muajin maj.
Chelsea dhe Xabi Alonso kërkojnë ta sjellin në Londër
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, në Angli raportohet se MacPhee pritet t’i bashkohet Chelseat, skuadër e cila tani drejtohet nga Xabi Alonso.
Klubi londinez po synon të forcojë departamentin e goditjeve standarde dhe transferimi i MacPhee shihet si një lëvizje ambicioze për të përmirësuar një aspekt ku Chelsea ka pasur vështirësi në sezonet e fundit.
Ai do të zëvendësonte Bernardo Cueva, ndërsa ardhja e tij do të ishte një tjetër dëshmi se klubet e mëdha tashmë investojnë seriozisht në specialistë të fushave të veçanta taktike.
Një humbje e madhe për Unai Emeryn
Largimi i MacPhee do të jetë një goditje për Unai Emeryn, pasi skocezi ishte një nga bashkëpunëtorët më të besuar të tij në Aston Villa.
Në një ligë si Liga Premier, ku intensiteti fizik dhe diferencat e vogla shpesh vendosin fatin e ndeshjeve, specialistët e goditjeve standarde janë bërë gjithnjë e më të rëndësishëm.
Shumë klube tashmë i shohin këto situata si një mënyrë për të krijuar avantazh ndaj kundërshtarëve dhe për të gjetur “rrugë të shkurtra” drejt golit.
Monchi, Damian Vidagany, Unai Emery and his backroom team have worked tirelessly to deliver history in their first full season at Villa Park. 🤝
🇪🇸 Pako Ayestarán 🇪🇸 Pablo Villanueva 🇪🇸 Javi García 🇪🇸 Rodri 🏴 Austin MacPhee 🇪🇸 Moisés De Hoyo 🇪🇸 Víctor Mañas pic.twitter.com/6j2ijlv7k0 — Aston Villa (@AVFCOfficial) May 15, 2024
Ekspertiza e tij vlerësohet edhe nga Portugalia
Vlerat e MacPhee nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe në nivel ndërkombëtar. Në vitin 2024, ai u përfshi në stafin e kombëtares së Portugalisë.
Përzgjedhësi Roberto Martínez kishte vlerësuar punën e tij, veçanërisht përdorimin e teknologjisë dhe analizave në përgatitjen e goditjeve standarde.
“E përdor shumë mirë teknologjinë dhe na ndihmon në përgatitjet tona. Kjo përfaqëson një ndryshim revolucionar”, kishte deklaruar Martínez.
MacPhee ishte pjesë e stafit të Portugalisë edhe në Kupën e Botës 2026, por ekipi nuk arriti të shfaqte të njëjtin efikasitet nga goditjet standarde gjatë turneut, ku u eliminua në fazën e 16 skuadrave.
Nëse marrëveshja me Chelsean finalizohet, Austin MacPhee do të bëhet një nga specialistët më të profilizuar dhe një tjetër shembull se sa shumë ka ndryshuar mënyra se si klubet elitare ndërtojnë stafet e tyre teknike. /Telegrafi/
Bakteret spitalore mund të jenë rezistente ndaj shumë barnave, ndaj identifikimi i shpejtë i shkaktarit dhe zgjedhja e antibiotikut sipas antibiogramit mund të jenë vendimtare për trajtimin
Infeksionet spitalore janë ndër sfidat më serioze të mjekësisë moderne. Në institucionet shëndetësore trajtohen pacientët më të rëndë, por aty mund të përhapen edhe mikroorganizma që kanë zhvilluar rezistencë ndaj shumë antibiotikëve.
Këto baktere mund të shkaktojnë infeksione të mushkërive, traktit urinar, plagëve kirurgjikale ose gjakut, duke zgjatur trajtimin dhe rritur rrezikun e komplikimeve.
Sa më herët të zbulohet bakteri, aq më mirë
Koha është veçanërisht e rëndësishme. Sa më herët të identifikohet shkaktari i infeksionit, aq më shpejt mund të zgjidhet terapia e përshtatshme.
Ndër bakteret problematike në spitale përmenden Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA), Klebsiella pneumoniae, Acinetobacter baumannii, Pseudomonas aeruginosa, enterokokët rezistentë ndaj vankomicinës (VRE) dhe disa shtame të Escherichia coli.
Ato mund të qëndrojnë gjatë në mjedisin spitalor dhe të përhapen përmes kontaktit nëse nuk respektohen masat e kontrollit të infeksioneve.
Më të rrezikuar janë pacientët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, të porsalindurit, pacientët onkologjikë dhe ata në kujdes intensiv. Rreziku rritet edhe te personat me kateterë, ventilim mekanik ose pajisje të tjera invazive, transmeton Telegrafi.
Simptomat jo gjithmonë e zbulojnë shkakun
Temperatura, rrahjet e shpejta të zemrës, vështirësitë në frymëmarrje ose ndryshimet laboratorike mund të lidhen me infeksionin, por edhe me sëmundjen bazë.
Prandaj nevojiten analiza mikrobiologjike. Mostrat e gjakut, urinës, sekrecioneve të frymëmarrjes ose plagëve mund të analizohen me metoda klasike dhe, gjithnjë e më shumë, me teste molekulare që identifikojnë më shpejt bakterin dhe disa mekanizma të rezistencës.
Kjo mundëson që terapia fillestare të përshtatet sapo të merren të dhëna më të sakta.
Çfarë është antibiogrami?
Një keqkuptim i zakonshëm është se çdo antibiotik vepron ndaj çdo bakteri. Në të vërtetë, bakteret ndryshojnë shumë për sa i përket ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve.
Kur bakteri izolohet në laborator, mund të kryhet antibiogrami. Ky test tregon ndaj cilëve antibiotikë mikroorganizmi është i ndjeshëm dhe ndaj cilëve është rezistent.
Në bazë të rezultatit, mjeku mund të zgjedhë antibiotikun më të përshtatshëm për infeksionin konkret. Kjo rrit mundësinë e suksesit të trajtimit dhe shmang përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve që nuk do të vepronin.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është problem global
Përdorimi i panevojshëm dhe jo i duhur i antibiotikëve favorizon zhvillimin dhe përhapjen e baktereve rezistente. Si pasojë, infeksionet bëhen më të vështira për t’u trajtuar dhe në raste të caktuara mundësitë terapeutike mbeten shumë të kufizuara.
Për këtë arsye antibiotikët duhet të përdoren vetëm kur ekziston indikacion mjekësor dhe, kur është e mundur, trajtimi duhet të udhëhiqet nga rezultatet mikrobiologjike.
Parandalimi mbetet thelbësor
Lufta kundër infeksioneve spitalore nuk mbështetet vetëm te antibiotikët. Higjiena e duarve, sterilizimi i pajisjeve, dezinfektimi i ambienteve, izolimi i pacientëve me baktere multirezistente dhe përdorimi racional i antibiotikëve janë po aq të rëndësishme.
Diagnostika gjithnjë e më e shpejtë po mundëson që mjekët jo vetëm të identifikojnë bakterin, por edhe të kuptojnë më herët profilin e tij të rezistencës. Kjo hap rrugën drejt një trajtimi më të saktë dhe të përshtatur për secilin pacient. /Telegrafi/
Nga bob-i me shtresa te valët e buta, disa zgjedhje të thjeshta mund t’i ngrenë flokët te rrënjët dhe t’u japin menjëherë më shumë plotësi
Flokët e hollë janë problem për shumë gra, sepse shpesh duken pa jetë, të ngjitur pas kokës dhe pa volumin e dëshiruar. Megjithatë, lajmi i mirë është se për t’i bërë të duken më të dendur dhe më të plotë nuk nevojitet as prerje drastike, as trajtime të shtrenjta.
Mjafton të zgjidhni modelin e duhur dhe të përdorni disa truke të thjeshta që i ngrenë flokët te rrënja dhe u japin më shumë volum.
Me shtresëzim të kujdesshëm, stilim të duhur dhe produkte që nuk i rëndojnë fijet, edhe flokët shumë të hollë mund të duken dukshëm më të dendur.
Bob me shtresa për më shumë volum
Një nga modelet më të mira për flokë të hollë është bob-i me shtresa.
Shtresat e prera në mënyrë të lehtë u japin flokëve lëvizje dhe krijojnë përshtypjen e një mase më të madhe, ndërsa majat pak të kthyera e bëjnë modelin të duket edhe më i plotë.
Ky stil u përshtatet veçanërisht grave me flokë të drejtë ose pak të valëzuar dhe është relativisht i lehtë për mirëmbajtje.
Për më shumë volum, mjafton të aplikoni shkumë volumizuese te rrënjët dhe t’i thani flokët me furçë të rrumbullakët.
Ndarja anash
Ndonjëherë nuk nevojitet fare prerje – mjafton të ndryshoni vijën e ndarjes së flokëve.
Ndërsa ndarja në mes mund ta theksojë edhe më shumë pamjen e flokëve të rrafshët, ndarja anash krijon menjëherë efektin e rrënjëve të ngritura dhe një modeli më voluminoz.
Gjatë tharjes, ngrini fijet nga rrënjët dhe në fund përdorni një sprej për volum që efekti të zgjasë sa më gjatë.
Bisht i ulët ose topuz
Bishti i ulët dhe topuzi i lirshëm mund të duken shumë elegantë, por te flokët e hollë shpesh krijojnë pamje të rrafshët.
Prandaj, para se t’i lidhni, është mirë t’i tupironi lehtë flokët te rrënjët ose të përdorni sprej teksturues.
Disa fije të lira rreth fytyrës do ta zbusin pamjen, do ta bëjnë modelin më modern dhe do të krijojnë përshtypjen e më shumë volumit.
Valë të buta për efekt më të dendur
Valët e buta janë një nga mënyrat më të thjeshta për t’i bërë flokët e hollë të duken më të plotë.
Në vend të kaçurrelave të vogla, zgjidhni valë të lirshme dhe natyrale, të cilat u japin flokëve më shumë lëvizje dhe volum.
Të ashtuquajturat beach waves mund të bëhen me një mashë me diametër më të madh ose me një truk të thjeshtë: thurni flokët lirshëm para gjumit, ndërsa në mëngjes zgjidhini dhe shpërndajini pak me gishta.
Në fund, aplikoni një sprej teksturues që u jep flokëve më shumë plotësi pa i rënduar. /Telegrafi/
I dyshuari për sulmin në aktivitetin e “Paradës së Krenarisë” në Berlin është qëlluar për vdekje nga policia gjermane, raportojnë mediat vendase.
Sipas transmetuesit rajonal Rundfunk Berlin-Brandenburg (RBB), personi i identifikuar si Abdul Ballout, 21 vjeç, u vra gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh në zonën Spandau të Berlinit.
Policia kishte nisur një operacion të gjerë kërkimi pas sulmit, me përfshirjen e qindra efektivëve, shkruan skynews.
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, gjatë një aktiviteti të komunitetit Pride në kryeqytetin gjerman.
Autoritetet gjermane më herët kishin deklaruar se Ballout, i lindur në Gjermani dhe me prejardhje libaneze, ishte i lidhur me atë që policia e përshkroi si “skena islamiste” në Berlin.
Hetimet për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të analizave të provave të mbledhura. /Telegrafi/
Gjesti duket se është gati të publikojë projektin e ri muzikor, të cilin fansat e kanë pritur prej kohësh.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se së shpejti do të publikohet kënga "Gasolina", pa zbuluar ende datën e lansimit apo detaje të tjera.
Ky projekt ishte përfolur prej muajsh si një bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare Dhurata Dora, duke ngjallur pritshmëri të mëdha te publiku.
Foto: Instagram
Edhe pse Gjesti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht duetin në njoftimin e tij të fundit, fansat besojnë se bëhet fjalë pikërisht për këngën e shumëpërfolur me Dhuratën.
Mbetet të shihet kur do të publikohet zyrtarisht "Gasolina" dhe nëse dy artistët do ta konfirmojnë bashkëpunimin që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Gjesti ka qenë një nga emrat më të komentuar në estradën shqiptare gjatë muajve të fundit, duke tërhequr vëmendje me paraqitjet dhe projektet e tij muzikore.
Çdo paralajmërim i tij në rrjetet sociale ngjall interes të madh te fansat, të cilët presin me padurim publikimin e këngëve të reja. /Telegrafi/
Reprezentuesi kosovar ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Rubin Kazanit edhe sezonin e kaluar. Ai realizoi 10 gola në kampionat, por një lëndim e detyroi të mungojë në periudhën më të rëndësishme të sezonit, duke ia ndërprerë një ecuri shumë të mirë.
Megjithatë, rikthimi i tij ka sjellë sinjale pozitive dhe goli në startin e edicionit të ri tregon se Daku synon të jetë përsëri një nga figurat kryesore të Rubin Kazanit dhe një prej sulmuesve më të rrezikshëm në kampionatin rus.
Në këtë përballje, përveç Dakut, nga minuta e parë për Rubin Kazanin u paraqitën edhe futbollistët kosovarë Nazmi Gripshi dhe Veldin Hoxha. Ndërkohë, Dardan Shabanhaxhaj nuk ishte pjesë e skuadrës për këtë takim. /Telegrafi/
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vazhduar sulmet e tij verbale ndaj institucioneve të Kosovës, duke ngritur akuza ndaj Policisë së Kosovës lidhur me masat e sigurisë gjatë përkujtimit të festës së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë në Prizren.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Petkoviq pretendoi se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishin kryer kontrolle “të panevojshme dhe tendencioze” ndaj besimtarëve serbë që morën pjesë në ceremoninë fetare.
Sipas tij, këto masa të sigurisë përbënin një “akt represioni”, ndërsa akuzoi institucionet e Kosovës se kinse kanë penguar edhe punën e disa mediave në gjuhën serbe.
“Qëllimi ishte të krijohej një Gazimestan i ri”, pretendoi Petkoviq, duke përdorur një narrativë të njohur politike të Beogradit që synon të paraqesë institucionet e Kosovës si kërcënim ndaj komunitetit serb.
Megjithatë, masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës gjatë aktiviteteve publike, përfshirë edhe ato fetare, janë pjesë e procedurave të zakonshme të sigurisë që zbatohen për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve.
Kontrollet policore në tubime me numër të madh pjesëmarrësish kryhen për të parandaluar incidente të mundshme dhe nuk lidhen me përkatësinë etnike apo fetare të qytetarëve.
Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë theksuar vazhdimisht se detyra e tyre është garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore.
Deklaratat e Petkoviqit vijnë në një periudhë kur zyrtarë të Beogradit kanë intensifikuar retorikën politike ndaj institucioneve të Kosovës, duke përdorur shpesh akuza për “diskriminim” dhe “presion” ndaj serbëve, ndërsa autoritetet në Prishtinë i kanë cilësuar këto pretendime si pjesë të një fushate propaganduese dhe dezinformuese.
Qeveria e Serbisë dhe zyrtarët e saj vazhdojnë ta përdorin çështjen e Kosovës si një nga temat kryesore politike, ndërsa përmes deklaratave publike shpesh akuzojnë Prishtinën për veprime ndaj komunitetit serb, pa ofruar prova konkrete për pretendimet e bëra.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës kanë përsëritur se çdo veprim i autoriteteve të sigurisë bazohet në ligjet në fuqi dhe se zbatimi i rendit dhe ligjit nuk mund të interpretohet si veprim kundër një komuniteti të caktuar./Telegrafi.
Members of Kurti’s police wanted to provoke new Gazimestan today at the celebration of the Monastery of Holy Archangels’ St. Patrons day in Prizren. They were even searching mothers with babies in the trolleys, women, young men and the media that were reporting were forbidden to… pic.twitter.com/kneeqwvgBB — Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 26, 2026
Nga kuzhinat bardh e zi te raftet e hapura dhe muret me pasqyra – disa trende duken perfekte në foto, por në jetën e përditshme sjellin më shumë mirëmbajtje, rrëmujë dhe bezdi sesa stil
Puna e një dizajneri enterieri është të jetë në hap me trendet më të fundit, por kjo nuk do të thotë se çdo trend do ta përdorte edhe në shtëpinë e vet. Tre dizajnerë tregojnë cilat zgjedhje të njohura do t’i shmangnin dhe pse disa ide që duken bukur në fotografi mund të jenë më pak praktike në jetën e përditshme.
Kuzhina bardh e zi
GettyImages
Kombinimi bardh e zi është klasik, por Zak Gilby, drejtor menaxhues dhe bashkëthemelues i DeVis Architecture, do ta shmangte për shkak të mirëmbajtjes.
“Kuzhinat e bardha tregojnë çdo shenjë dhe njollë, ndërsa shumë sipërfaqe të bardha që konsiderohen të qëndrueshme nuk e ruajnë pamjen me kalimin e kohës”, thotë ai. Nga ana tjetër, sipërfaqet e zeza nxjerrin në pah pluhurin dhe gërvishtjet, ndërsa mund ta bëjnë hapësirën të duket më të vogël.
Në vend të kontrastit të fortë bardh e zi, Gilby rekomandon tone krem, bezhë ose gri të çelët, të kombinuara me një ngjyrë më të theksuar. Për një pamje më moderne, sugjeron jeshilen e sherbelës ose tonet e baltës me elemente terrazzo.
Raftet e hapura në kuzhinë
Raftet e hapura duken bukur në revista dhe në rrjetet sociale, por në praktikë kërkojnë shumë kujdes.
“Meqë nuk kam ndërmend t’i sistemoj raftet çdo ditë, nuk do të mund të jetoja me këtë zgjedhje në shtëpinë time”, thotë Jennifer Jones nga Niche Interiors.
Gilby preferon kombinimin e disa rafteve të hapura me dollapë të mbyllur. Dyert i mbrojnë enët nga pluhuri dhe e mbajnë kuzhinën vizualisht më të rregullt.
Nëse keni shumë filxhanë, enë plastike apo sende të ndryshme kuzhine, hapësirat e mbyllura janë zgjedhja më praktike.
Letër muri në banjë
Unsplash
Letra e murit është rikthyer fuqishëm në mobilim, por vendi ku përdoret ka shumë rëndësi.
“Letra e murit dhe lagështia nuk shkojnë bashkë”, paralajmëron Jones, e cila sugjeron që ajo të përdoret më shumë në tualete të vogla sesa në banja ku krijohet shumë avull.
Ekzistojnë variante rezistente ndaj lagështisë, por ato duhet të zgjidhen dhe të vendosen me kujdes që të mos shkëputen me kalimin e kohës.
Dysheme shumë të lustruara
Dyshemetë me shkëlqim të fortë mund të krijojnë një efekt mbresëlënës, por Rotem Eylor, themelues i Republic Floors, nuk do t’i zgjidhte për shtëpinë e tij.
Modelet e guximshme mund ta mbingarkojnë një hapësirë të vogël dhe të bien ndesh me pjesën tjetër të arredimit. Për më tepër, kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme për të ruajtur shkëlqimin.
“Dyshemetë e guximshme bëjnë përshtypje, por ndonjëherë më pak është vërtet më shumë kur duhet të jetoni me to çdo ditë”, thotë Eylor.
Muret me pasqyra
Muret e mbuluara me pasqyra po rikthehen në trend, sidomos sepse reflektojnë dritën dhe krijojnë përshtypjen e një hapësire më të madhe.
Megjithatë, Gilby ka një arsye shumë praktike për t’i shmangur: gjurmët e gishtërinjve.
Problemi bëhet edhe më i dukshëm në shtëpitë me fëmijë. Në vend të një muri të tërë me pasqyrë, ai këshillon përdorimin e disa pasqyrave të vendosura në mënyrë strategjike, të cilat mund ta zmadhojnë vizualisht ambientin pa kërkuar kaq shumë pastrim.
Pllakat e vogla dhe mozaiku
Pllakat e vogla dhe mozaiku mund të duken shumë bukur kur vendosen nga një profesionist i aftë, por kërkojnë shumë precizion.
Sipas Gilbyt, rezultati mund të jetë zhgënjyes nëse punën nuk e bën një specialist me përvojë.
Një tjetër problem janë fugat. Sa më të vogla të jenë pllakat, aq më shumë fuga ka dhe, rrjedhimisht, aq më shumë pastrim e mirëmbajtje kërkohet.
Edhe pse një pllakë e dëmtuar mund të zëvendësohet relativisht lehtë, Gilby thotë se personalisht do ta shmangte mozaikun në shtëpinë e tij.
Këto trende nuk janë domosdoshmërisht zgjedhje të këqija. Por për dizajnerët, një shtëpi e bukur duhet të jetë edhe praktike, e lehtë për t’u mirëmbajtur dhe e përshtatshme për jetën e përditshme. /Telegrafi/
Edhe këtë të diel, qarkullimi në aksin Lezhë-Shëngjin dhe në rrugët hyrëse të qytetit është shoqëruar me trafik të rënduar, si pasojë e fluksit të lartë të automjeteve që i drejtohen bregdetit dhe atyre që vijnë nga Kosova.
Radhët e gjata të mjeteve kanë vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve, ndërsa pikat më problematike mbeten hyrja në Lezhë dhe aksi drejt Shëngjinit, ku gjatë fundjavave krijohen shpesh bllokime.
Sipas ekspertëve të transportit, një nga zgjidhjet më efektive për lehtësimin e këtij fluksi është ndërtimi i autostradës Milot-Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.
Ky segment pritet të devijojë trafikun tranzit jashtë qytetit të Lezhës, duke ulur ndjeshëm ngarkesën në rrugët ekzistuese dhe duke përmirësuar qarkullimin, veçanërisht gjatë sezonit turistik./Vizion+
An Iranian source said on Sunday that Tehran would also stop the attacks as long as Washington did so.
"Iran's approach remains 'attack for attack': if the attacks stop, Iran will also suspend its operations. This message has already been conveyed to the United States," the source told Reuters.
However, he added that "there is more skepticism than optimism about a cessation of attacks" and that "the prevailing view is that this is a tactical pause and not a real cessation of the conflict."
There has been a relative lull in tensions between Iran and the US over the weekend. The Pentagon has suspended bombing after 13 nights of increasingly intense attacks, while no Iranian attacks on neighboring countries have been reported in the last two days. /Telegraph/
Shënohet rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin dhe në qendrën shëndetësore në Gostivar, pas shpalljes së epidemisë nga uji i kontaminuar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nëse më 24 korrik u shënua rënie e dukshme e pacientëve në vetëm 80, dje, më 25 korrik është shënuar rritje në 125 pacientë.
Po Ministria, përveç që ka dërguar këto të dhëna, nuk ka dhënë ndonjë sqarim se çfarë e ka sjellë këtë trend rritës të numrit të pacientëve.
Piku i të paraqiturve ka qenë më 18 korrik, kur gjithsej 649 pacientë, ndërsa në total nga 14 korriku e deri më datë 25, 4070 kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Kujtojmë se uji në Gosstivar ende nuk mund të pihet, teksa pritet që nesër të jetëi gatshëm për përdorim teknik.
Edhe pse numri i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, mbi 68 mijë persona vijojnë të jenë në kërkim të një vendi pune. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive tregojnë se sfida kryesore nuk është mungesa e vendeve të punës, por mospërputhja mes aftësive të punëkërkuesve dhe kërkesave të tregut.
“Kjo shpjegohet për faktin që një pjesë e mirë e të diplomuarve nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e kërkesave të sektorit privat, në fakt, por edhe sektorit publik. Nga ana tjetër, niveli i pagave nuk përkon me atë çka të diplomuarit kanë si pritshmëri të tyre dhe pikërisht kjo, ndoshta, mungesa e dëshirës për ato sektorë që kanë kërkesë pune, bën që një pjesë e mirë e të papunëve të mbeten përsëri të papunë, pavarësisht se ka kërkesa në tregun e punës”, tha ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi.
Ndërkohë, për eksperten, sektorët që po kontribuojnë më së shumti në përthithjen e kapitalit njerëzor janë pikërisht ata që po kontribuojnë në rritjen ekonomike.
“Në Shqipëri janë pikërisht sektori i ndërtimit, sektori i turizmit dhe sektorët që kanë lidhje me tregtinë, të cilët kanë edhe kërkesë të shtuar për punonjës”, tha ajo.
Ekspertja rendit një sërë grupimesh mes punëkërkuesve.
“Të diplomuar, të sapodiplomuar, të cilët kanë aftësi teorike, jo praktike, nuk kanë eksperiencë pune dhe ndaj nuk përkojnë, pikërisht, nuk janë konkurrues në tregun e punës. Individë të cilët nuk kanë aftësi teknologjike, është shumë e rëndësishme, sepse mund të kenë eksperiencë pune, por nuk kanë aftësi teknologjike”, renditi ajo.
Ndërkohë, Radonshiqi vëren një rikthim të pensionistëve në tregun e punës.
“Dikur ka qenë mosha, por sot po shohim rikthimin e pensionistëve si profesionistë të lirë, si nga nevoja që ata kanë për të qenë pjesë e tregut të punës për shkak të nivelit të ulët të pensioneve, por edhe nga nevoja që ka vetë tregu i punës për individë të kualifikuar”, tha ajo.
Përveç kësaj, plakja e fuqisë punëtore është një sfidë madhore, ku 47% e punëkërkuesve janë mbi 45 vjeç, me një përqendrim të lartë prej 24,261 individësh mbi 50 vjeç, të cilët kanë nevojë për rikualifikim për t’u përshtatur me kërkesat e reja teknologjike./RTSH
Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, ka qenë protagonist kryesor në fitoren e IF Elfsborg ndaj Malmö FF me rezultat 2:1, të dielën pasdite.
Zeneli ishte vendimtar në suksesin e skuadrës së tij në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit suedez, duke realizuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.
Reprezentuesi kosovar e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e epërsisë 1:0 në minutën e pestë dhe duke i dhënë avantazhin Elfsborgut që në fillim të takimit.
Por paraqitja e tij nuk u ndal me kaq. Në minutën e 34-t, Zeneli u shndërrua në asistues, duke përgatitur golin e fitores 2:1 për skuadrën suedeze.
Sulmuesi anësor u zëvendësua në minutën e 76-të, ndërsa për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 7.9 nga “SofaScore”, duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të ndeshjes.
Futbollisti tjetër kosovar i Elfsborgut, Dion Krasniqi, e ndoqi takimin nga banka rezervë.
Me këtë fitore, Elfsborgu ka arritur në kuotën e 21 pikëve pas 15 ndeshjeve të zhvilluara dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë në tabelën e Allsvenskan.
Zeneli po kalon një sezon të mirë deri më tani, pasi ka regjistruar katër gola dhe dy asistime në kampionatin suedez, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij. /Telegrafi/
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit ka njoftuar se të dielën do të ketë pezullim të përkohshëm të lëvizjes së automjeteve në disa pika kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të një greve të paralajmëruar nga punonjësit e doganës greke.
Sipas njoftimit, informacioni është përcjellë nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, e cila ka bërë të ditur se greva do të zhvillohet në intervale të ndryshme kohore, në varësi të pikës kufitare.
Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe Tre Urat në Përmet, qarkullimi i automjeteve do të pezullohet nga ora 07:00 deri në 11:00, sipas orës shqiptare.
Ndërkaq, në pikat kufitare Kapshticë në Korçë dhe Qafë Botë në Sarandë, pezullimi do të zgjasë nga ora 05:00 deri në 09:00.
Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë këtyre intervaleve nuk do të lejohet kalimi i automjeteve në pikat kufitare të përmendura.
Megjithatë, sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, gjatë kohës së grevës do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, përfshirë ambulancat.
Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të marrin parasysh këto kufizime dhe të organizojnë lëvizjet e tyre në përputhje me oraret e njoftuara, për të shmangur pritjet dhe vonesat në pikat kufitare./A2CNN.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pezulluar sulmet ndaj Iranit për t’i “lënë hapësirë” negociatave, ka deklaruar të dielën ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara.
Pas këtij vendimi, Irani njoftoi se gjithashtu nuk do të kryejë sulme për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara të mos sulmojnë.
“Po lë hapësirë për negociata”, tha ambasadori amerikan Mike Waltz për televizionin Fox News, duke mos dhënë detaje të tjera rreth natyrës së bisedimeve.
Një burim nga Irani deklaroi të dielën se Teherani gjithashtu do të ndalojë sulmet, për aq kohë sa këtë e bën edhe Uashingtoni.
“Qasja e Iranit mbetet ‘sulm për sulm’: nëse sulmet ndalojnë, edhe Irani do të pezullojë operacionet e tij. Ky mesazh tashmë i është përcjellë Shteteve të Bashkuara”, tha burimi për reuters.
Megjithatë, ai shtoi se “ka më shumë skepticizëm sesa optimizëm për një ndërprerje të sulmeve” dhe se “qëndrimi mbizotërues është se bëhet fjalë për një pauzë taktike dhe jo për një ndalim të vërtetë të konfliktit”.
Gjatë fundjavës është shënuar një qetësi relative në përplasjet mes Iranit dhe SHBA-së. Pentagoni ka pezulluar bombardimet pas 13 netësh sulmesh gjithnjë e më intensive, ndërsa në dy ditët e fundit nuk janë raportuar as sulme iraniane ndaj vendeve fqinje. /Telegrafi/
Gjesti ka qenë mollë sherri që Xheneta Fetahu ka prishur raportet me Loredana Bratin, ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4.
Kjo për shkak të disa mesazheve me Gjestin, duke thënë kështu se edhe kanë qenë në lidhje.
Në një intervistë për "Prive me Liberta Spahiun", ajo theksoi se është një gjë që ka përfunduar.
"Me Loredanën kapitull i mbyllur", ka qenë pyetja që iu parashtrua.
"Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. është një gjë që më ka treguar vetë, vetë më ka treguar mesazhet personat e afërt i kanë parë ato mesazhe, që ka shkruar me x personin", u shpreh ajo.
Tutje theksoi: "Patjetër kanë lirinë e botës të bëhen bashkë, të bëjnë edhe fëmijë sot, por jo të dalin nga shtëpia ime. Se besoj se nuk është e duhura me ngrënë në tavolinë dhe të bëj gjëra fshehur".
Xheneta dhe Loredana vlen të ceket se kanë qenë mikesha të ngushta, por që tani çdo gjë ka marrë fund.