Reading view

Polemika dhe presioni për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti serb

Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucione të Kosovës tash e sa javë po diskutohet në sistemin e drejtësisë dhe në institucione tjera të Kosovës. Madje, janë shtuar zërat se po ushtrohet presion për këtë temë. Derisa Bashkimi Evropian kërkoi që partitë politike të mos i bëjnë presion KGJK-së në vendim-marrje, ishte vet ushtruesja […]
  •  

Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

“Shqipëria po përshpejton rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, duke avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit”, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një intervistë për RTL Today. Sipas ministrit, tani besueshmëria e procesit varet si nga zbatimi i reformave në Shqipëri, ashtu edhe nga respektimi i angazhimeve nga Bashkimi […]
  •  

FOKUS – Irani kërcënon zgjerimin e konfliktit nëse SHBA-ja rifillon sulmet ajrore

TEHERAN, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria iraniane ka paralajmëruar se do të zgjerojë përmasat e konfliktit nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë sulmet ajrore ndaj Iranit. Zëdhënësi ushtarak iranian, Amir Akraminia, iu referua sulmeve të kryera nga rebelët Houthi të Jemenit ndaj anijeve në Detin e Kuq, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr. Sipas […]
  •  

Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike

Revolucioni i Flamingove ka nxitur një debat që shkon shumë përtej fatit të një proteste apo të një qeverie. Ai ka nxjerrë në pah një pyetje shumë më themelore: si e përfytyrojmë ne ndryshimin politik? A besojmë se demokracia ndërtohet me durim, pjesëmarrje dhe këmbëngulje, apo presim një moment të vetëm vendimtar triumfal që do […]
  •  

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Një lokal i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit është zbuluar në Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over”, ndërsa dy persona përfunduan në pranga. Policia arrestoi pronarin e lokalit, shtetasin A. Ç., 52 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e biznesit të tij organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave […]
  •  

Samsung Electric dhe SK Group nënshkruajnë marrëveshje prej 950 miliardë dollarësh, ndërsa Koreja e Jugut zotëron fuqi të inteligjencës artificiale

Koreja e Jugut njoftoi 950 miliardë dollarë në iniciativa të reja të AI-së që përfshijnë Samsung Electronics, SK Group dhe firma teknologjike amerikane, ndërsa liderët globalë të AI-së nxitojnë të plotësojnë mungesën e çipave më të shpejtë për të fuqizuar dhe zhvilluar sisteme më të përparuara. SK Group ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 750 miliardë […]
  •  

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin e qytetit të largohen nga uji për të shmangur rrezikun. Për shkak të përkeqësimit të kushteve në det, rojet e stacioneve të plazheve kanë ngritur flamurin e kuq, duke ndaluar […]
  •  

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një përrua në zonën Manavgat të Antalyas, në jugperëndim të Turqisë. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së dielës (26 korrik) në lagjen Beidigin, në aksin rrugor Tasayil–Derebutzhak. Pas njoftimit nga dëshmitarët, […]
  •  

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Nga Preç Zogaj Liderët politikë të stampës shelbuese, jo vetëm në Shqipëri, e kanë zakon të lançojnë sllogane misionarësh të tipit “për një Botë e re”, “për një Fillim i ri”, “për një Rilindje”, e tjerë. Kur vinë në pushtet pushtohen nga sindroma e vitit zero, sikur me ta nis koha, misioni, historia. Në përballje […]
  •  

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre. Ngjarja ndodhi në Grand Haven Township, në bregun lindor të Liqenit Michigan, ku policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë pak para mesditës pas njoftimit për zjarr në një banesë. […]
  •  

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day” (Krenaria e Berlinit), duke lënë një person të vdekur dhe të paktën 16 të plagosur. Në një reagim në rrjetin social X, […]
  •  

Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet – Vuçiq mund të përballet me pasoja

Raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit të akuzuar e të kërkuar në Kosovë për rastin Banjska dhe jo vetëm, Milan Radoiçiq janë delikate dhe jo gjithaq të mira, për të mos thënë edhe tronditëse. Kështu thotë themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe njëri nga ekspertët më të njohur të […]
  •  

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata do ju udhëheqin drejt rrugës se duhur dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret nuk do mund ta realizojnë dot sot takimin e ëndërruar dhe kjo do i mërzitë paksa. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te matur […]
  •  

Sulmi në Berlin, Rama: Shqipëria qëndron me Gjermaninë, nuk ka vend për urrejtje dhe ekstremizëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të ndodhur gjatë paradës së Krenarisë në Berlin, ku një automjet u përplas me turmën, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur. Përmes një reagimi në X, kreu i qeverisë shqiptare shprehu solidaritetin me Gjermaninë dhe dënoi çdo formë dhune dhe ekstremizmi. “Jam thellësisht i trishtuar nga […]
  •  

Kurti në veri: Asnjë kriminel nuk do të mbetet i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te lapidari në vendin e rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymeri, në Varagë të Zubin Potokut, në 15-vjetorin e rënies së tij heroike. I shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti tha se Enver Zymeri dhe policët e tjerë të rënë […]
  •  

Një grusht arra në ditë? Shkencëtarët zbulojnë ndikimin e tyre në kujtesë dhe shëndetin e zemrës

– Një studim i fundit ka analizuar ndikimin e konsumit të përditshëm të arrave, në funksionet njohëse dhe plakjen e trurit, duke sugjeruar se ato mund të kenë një rol mbështetës, falë përbërësve ushqyes, si acidet yndyrore omega-3, polifenolet dhe antioksidantët. Studimi i njohur si “Arrat dhe plakja e shëndetshme” (WAHA)” u publikua në revistën […]
  •  

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Një pagesë me euro false në një pikë karburanti në Rrogozhinë çoi në arrestimin e një 24-vjeçari ditën e sotme. Gjatë kontrollit, policia i gjeti edhe 10 kartëmonedha të tjera, të dyshuara si të falsifikuara. I riu dyshohet se kishte furnizuar automjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj dhe pagesën e kishte […]
  •  

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

Nga Altin Ketro Ka raste kur një shkrim duhet ta ndërtosh duke veshur për pak çaste petkun e cinizmit. Jo sepse e përqafon këtë qëndrim, por sepse ndonjëherë vetëm përmes ironisë së ftohtë mund të nxjerrësh në pah një paradoks. Pa këtë shpjegim, ajo që do të shkruaj më poshtë mund të keqkuptohet. Dikush mund […]
  •  

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

Konspekt nga fjala e kryeministrit Nga Thoma Gëllçi Kryeministri doli para grupit parlamentar me një video të prodhuar nga Kinostudio “Rilindja” dhe një dokument që iu shpërnda deputetëve dhe ministrave për lexim në kohën e pushimeve. Pas shfaqjes së filmit, që u ndoq me vëmendje të madhe nga të pranishmit, e mori fjalën kryeministri, i […]
  •  
❌