Reading view

VIDEO/ Zjarri në resortin e skive në Turqi, shkon në 66 numri i viktimave! Turistët shpëtuan duke dalë nga dritaret me…

Është rënduar bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu në resortin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë.

Mësohet se të paktën 66 persona kanë vdekur dhe rreth 51 të tjerë janë lënduarve dhe janë dërguar në spital, pasi hoteli ku ata qëndronin u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, 21 janar.

Zjarri raportohet se filloi në restorantin e hotelit dhe u përhap në të gjithë ndërtesën 12-katëshe për shkak të izolimit të jashtëm prej druri. Deri më tani, shkaqet mbeten të panjohura, sipas Hurriyet.

zjarri turqi resorti i skive (1)

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kohë kur shumica e pushuesve ishin në gjumë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, raportojnë mediat turke. Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 persona.

resorti i skive turqi

Videot e filmuara nga vetë turistët gjatë aksionit të shpëtimit, kanë kapur momentet teksa vizitorët lidhnin çarçafë për t’u zbritur nga dritaret, ndërsa të tjerët bërtisnin për ndihmë. Dy nga viktimat sipas autoriteteve, thuhet se u vranë pasi u hodhën nga ndërtesa në panik.

zjarri turqi resorti i skive (2)

Për ngjarjen e rënë ka ardhur dhe një reagim nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

The post VIDEO/ Zjarri në resortin e skive në Turqi, shkon në 66 numri i viktimave! Turistët shpëtuan duke dalë nga dritaret me… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Bajram Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Presidenti Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit në Zvicër.

Nano, ishte emëruar ambasador në korrik të vitit 2023. Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.

“Presidenti Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 24 dhjetor 2024, Nano njoftoi dorëheqjen duke falënderuar komunitetin shqiptarë ne Zvicër dhe gazetarët për bashkëpunimin, ka thëne se “kjo dorëheqja ime, është diçka e natyrës personale…”.

 

The post Bajram Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Skandali/ Zvarritja e hapjes së basteve, si qeveria po shkel Kushtetutën

Çfarë po ndodh me bastet? Ky shkrim po fillon me pyetje sepse një temë e tillë përfshin dhe tregon mënyrën sesi zvarriten gjërat në Republikën e Shqipërisë, por gjithashtu tregon edhe dëmin që ju bëhet qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.

Një heshtje totale ka kapluar ambientin në lidhje me këtë çështje, edhe pse që prej muajit mars 2024, në Fletoren Zyrtare kanë kaluar të gjitha ndryshimet në ligjin nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” dhe afati 6 mujor i caktuar për nxjerrjen e akteve nënligjore ka përfunduar. Një shkelje e pastër e Kushtetutës nga Këshilli i Ministrave në lidhje me zvarritjen që po i bëhet legalizimit të kësaj industrie dhe mos kalimin e akteve nënligjore sipas afatit të parashikuar në ligj.

Nga ana tjetër, Komisioni i Licencave, një strukturë e ngritur pranë AMLF-së (Agjencia Mbikëqyrëse e Lojërave të Fatit) e cila duhet të shtyjë drejt realizimit në praktikë hapjen e basteve në mënyrë legale, ka rënë në heshtje të plotë. Baste po luhen në të zezë dhe këtë e di shumë mirë i madh dhe i vogël. Që po arrestohen qytetarë për shkak se vendosin baste, ndërkohë që kanë lexuar se ato janë bërë të ligjshme, edhe kjo është një absurditet më vete.

INTERESI

Po pse ka ngecur ky proces, cilët janë palët e interesuara që hapja e basteve të shtyhet sa më shumë dhe pse aktet nënligjore nuk kalojnë në Fletoren Zyrtare? Ndoshta kompanitë që do të garojnë për një licencë nga 10 të tilla që do jepen gjithsej, nuk kanë gati dokumentacionin, por kjo nuk është e vërtetueshme nëse Komisioni i Licencave nuk shpall një thirrje nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e AMLF-së, dhe të shqyrtojë dosjen e kompanive, ashtu siç e parashikon ligji.

Një tjetër interes është që kompanitë e basteve që operojnë sot në të zezë dhe strukturat policore i dinë shumë mirë vendet e tyre të operimit, ku nuk është çudi edhe të bashkëpunojnë, nuk paguajnë taksa në shtet dhe fitimi është edhe më i madh. Asgjë e deklaruar dhe një “rumpallë” lekësh së pista. Por, nëse nuk ka vullnet nga Komisioni i Licencave apo kryetari i saj për të konkretizuar në ligjshmëri të plotë këtë industri, nuk besoj se kompanitë do të dilnin nga kjo rehati që janë.

Ndoshta edhe anëtarët e Komisionit të Licencave i ka zënë rehatia dhe në prag të procesit zgjedhor që do të kemi këtë vit në vendin tonë, kanë frikë të hedhin hapin e radhës sepse presin një shenjë nga lart, nga qeveria dhe jo Zoti!)8KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

The post Skandali/ Zvarritja e hapjes së basteve, si qeveria po shkel Kushtetutën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  

Reperi u largua nga banesa? Lumi B dhe bashkëshortja thyejnë heshtjen pasi u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre! Çfarë ka ndodhur mes çiftit

Thashethemet se këngëtari i njohur Lumi B ishte larguar nga banesa ku jeton së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, u përhapën 1 ditë më parë.

Mirëpo për t’u dhënë fund këtyre aludimeve dhe për të treguar se janë shumë të lumtur bashkë, çifti ka zgjedhur një mënyrë mjaft humoristike për ta treguar.

Ka qenë bashkëshortja e këngëtarit e cila ka filmuar një video teksa Lumi B ka qenë duke fjetur në shtëpinë e tyre.

Miranda afrohet në krevat dhe e zgjon nga gjumi Lumin duke i thënë: “Lumi, çu, çu shko flej te prindërit sepse po thonë që nuk jemi bashkë” e ndërsa ky i fundit kthehet në anën tjetër dhe vazhdon të flejë.

Vlen të përmendet fakti se çifti janë prindër të dy djemve. Lumi B dhe Miranda postojnë shpesh foto së bashku në rrjetet e tyre sociale me momentet e bukura që kalojnë.

     

The post Reperi u largua nga banesa? Lumi B dhe bashkëshortja thyejnë heshtjen pasi u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre! Çfarë ka ndodhur mes çiftit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

  •  
❌