❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse Real Madridi po mendon ta shesë Viniciusin? Këto janë tri arsyet kryesore



Real Madridi raportohet se është i gatshëm të shqyrtojë largimin e Vinicius Juniorit gjatë kësaj vere, nëse Arsenali e konkretizon interesimin e tij me një ofertë të madhe financiare.

Sipas Daily Mail, bisedimet për rinovimin e kontratës së brazilianit kanë ngecur dhe nuk kanë shënuar asnjë përparim gjatë 12 muajve të fundit.

Vinicius, i cili ka hyrë në sezonin e fundit të kontratës së tij me klubin madrilen, po kërkon një pagë të ngjashme me atë të Kylian Mbappes, futbollistit më të paguar në skuadër, si dhe një bonus të majmë besnikërie. Nga ana tjetër, Real Madridi nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë lojtarin si futbollist të lirë në verën e vitit 2027.

Raporti shton se trajneri Jose Mourinho nuk pritet ta bllokojë një transferim të mundshëm, pavarësisht se e vlerëson shumë cilësinë e Viniciusit.

Portugezi besohet se largimi i brazilianit do ta zgjidhte një problem taktik që kishte shqetësuar edhe paraardhësit e tij, Carlo Ancelottin dhe Xabi Alonson. Sipas raportit, Viniciusi dhe Mbappe preferojnë të luajnë në të njëjtat hapësira të sulmit, ndërsa kontributi i tyre në fazën mbrojtëse është i kufizuar.

Probleme raportohet se ka pasur edhe jashtë fushës. Marrëdhënia mes Viniciusit dhe Mbappes nuk ka qenë ideale, me francezin që, sipas Daily Mail, e konsideronte brazilianin si një nga arsyet që çuan në largimin e Xabi Alonsos.

Gjithçka nisi pasi Vinicius reagoi ashpër ndaj një zëvendësimi, duke krijuar tensione që dobësuan pozitën e trajnerit spanjoll. Alonso u shkarkua më vonë, pavarësisht se Mbappe kishte tentuar ta mbështeste duke luajtur në Superkupën e Spanjës edhe pse nuk ishte plotësisht i gatshëm fizikisht.

Raporti rikujton edhe përplasjen mes Mourinhos dhe Viniciusit pas ndeshjes së play-offit të Ligës së Kampionëve ndaj Benficas.

Braziliani kishte akuzuar Gianluca Prestiannin për ofendime raciste, ndërsa Mourinho deklaroi pas ndeshjes se nuk mund të konfirmonte versionin e asnjërës palë. Trajneri kritikoi gjithashtu mënyrën se si Viniciusi festoi golin e tij, gjë që nuk u prit mirë nga kampi i futbollistit dhe marrëdhëniet mes tyre mbetën të ftohta.

Me negociatat për kontratën që vazhdojnë të jenë të bllokuara, Real Madridi ka dy alternativa.

Klubi mund t'i plotësojë kërkesat e Viniciusit me një kontratë prej 30 milionë eurosh në sezon, plus një bonus besnikërie prej 15 milionë eurosh, ose ta shesë atë gjatë kësaj vere nëse Arsenali paraqet një ofertë të kënaqshme, duke shmangur kështu rrezikun që ta humbasë pa dëmshpërblim pas skadimit të kontratës./Telegrafi/

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës



Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë, Kristian Prenga, do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua.

Dueli do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në një mbrëmje të madhe boksi ku vëmendja do të jetë te rikthimi i britanikut në ring.

Për Joshuan, kjo përballje ka një rëndësi të veçantë, pasi shërben si përgatitje dhe test para superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar të zhvillohet në fund të këtij viti.

Britaniku hyn në këtë sfidë si favorit i madh, por Prenga ka përpara një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në skenën më të madhe të boksit botëror.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, programi i mbrëmjes mund të pësojë vonesa për shkak të dueleve paraprake, ndërsa përballja mes Kristian Prengës dhe Anthony Joshuas pritet të nisë rreth orës 00:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

PĂ«r boksierin shqiptar kjo Ă«shtĂ« njĂ« natĂ« qĂ« mund t’i ndryshojĂ« karrierĂ«n, pasi njĂ« paraqitje e fortĂ« ndaj njĂ« emri si Joshua do ta vendoste atĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes ndĂ«rkombĂ«tare./Telegrafi/

Përtej një dueli boksi: Pse përballja me Anthony Joshuan ka rëndësi jetike për Prengën



Kur u konfirmua se Kristian Prenga do të përballej me Anthony Joshuan, shumë e panë këtë si një luftë ku favoriti është i qartë.

Dy herĂ« kampioni i botĂ«s Ă«shtĂ« emri i madh, ndĂ«rsa Prenga konsiderohet "outsider". MegjithatĂ«, pĂ«r boksierin shqiptar kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« ndeshje. ËshtĂ« momenti qĂ« mund t'ia ndryshojĂ« tĂ«rĂ«sisht karrierĂ«n.

Mundësia që nuk vjen dy herë

Në boksin profesionist, jo çdo sportist arrin të përballet me një ikonë si Anthony Joshua. Prenga e ka ndërtuar karrierën larg dritave të skenës së madhe, duke regjistruar fitore dhe një përqindje mbresëlënëse nokautesh, por pa pasur rastin të përballet me elitën e kategorisë së rëndë.

Përballja me Joshuan është bileta e tij drejt nivelit më të lartë të sportit.

Edhe në rast humbjeje, nëse arrin të zhvillojë një duel dinjitoz dhe ta vendosë Joshuan në vështirësi, emri i tij do të hyjë në radarët e promotorëve, televizioneve dhe organizatorëve të mëdhenj.

Një fitore do të trondiste botën e boksit

Nëse Prenga arrin ta mposhtë Anthony Joshuan, nuk do të ishte thjesht surpriza e vitit.

Do të ishte një nga fitoret më të mëdha në historinë e boksit shqiptar.

Joshua është ende një prej emrave më të mëdhenj në kategorinë e rëndë dhe kjo ndeshje shihet si hapi i fundit përpara superduelit të planifikuar me Tyson Furyn.

Një humbje e Joshuas ndaj Prengës do ta rrëzonte të gjithë planin milionësh të organizatorëve dhe do ta kthente shqiptarin në një prej emrave më të kërkuar në sport.

Presioni është te Joshua, jo te Prenga

Në letër, Joshua ka gjithçka për të humbur.

Ai rikthehet në ring pas një periudhe të vështirë personale dhe sportive dhe konsiderohet favorit absolut. Mediat britanike e shohin këtë duel si testin e fundit përpara përballjes me Tyson Furyn.

Prenga, ndërkohë, hyn në ring pa barrën e favoritit. Kjo e bën atë të rrezikshëm.

Në kategorinë e rëndë mjafton një goditje për të ndryshuar historinë e një mbrëmjeje.

Shansi për të ndryshuar jetën financiarisht

Edhe aspekti ekonomik është i jashtëzakonshëm.

Raportimet flasin se Prenga do të arkëtojë shpërblimin më të madh të karrierës së tij nga kjo përballje, ndërsa ekspozimi global përmes DAZN dhe interesimi ndërkombëtar do t'i rrisin ndjeshëm vlerën në treg.

Nëse zhvillon një paraqitje të mirë, ofertat për duele të tjera të mëdha mund të vijnë menjëherë.

Përfaqësimi i Shqipërisë në skenën më të madhe

Prenga nuk futet në ring vetëm si individ.

Ai është një boksier shqiptar që do të ketë përballë një prej ikonave të sportit botëror.

Një paraqitje e mirë do të ishte reklamë jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për boksin shqiptar, i cili rrallëherë ka pasur një përfaqësues në një skenë kaq të madhe./Telegrafi/

Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit dhe vazhdon ëndrrën evropiane



Mitrovica po vazhdon të shkëlqejë në arenën evropiane. Kampionet e Kosovës kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra, pasi mposhtën kampionin e Bullgarisë, Ludogorets Razgrad, me rezultat 2-0.

Ndeshja u zhvillua tĂ« shtunĂ«n nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri” nĂ« PrishtinĂ« dhe ishte finalja e raundit tĂ« parĂ« kualifikues tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve.

Mitrovica tregoi edhe një herë cilësinë e saj, duke dominuar ndaj kampioneve bullgare dhe duke siguruar një fitore të merituar.

Golat që vulosën kualifikimin u realizuan nga Aurora Mulliqi dhe Gresa Berisha, të cilat i dhanë skuadrës kosovare një tjetër sukses të madh në garat evropiane.

Ky triumf vjen vetëm pak ditë pasi Mitrovica kishte dhuruar spektakël ndaj kampiones së Moldavisë, Zimbru Chisinau, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 10-0./Telegrafi/

Dani Olmo sulmon legjendën e Argjentinës pas grushtit që mori në finalen e Kupës së Botës



Dani Olmo ka reaguar për incidentin e krijuar në fund të ndeshjes mes Spanjës dhe Argjentinës, ku pati tensione mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit argjentinas.

Ngjarja bëri bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale, ku u publikuan pamje të ndryshme nga ajo që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes.

Përveç videove, në ditët në vijim u publikuan edhe regjistrime audio, në njërin prej të cilëve Roberto Ayala, pjesë e stafit të Argjentinës, dyshohet se kërkon falje për incidentin.

Megjithatë, Olmo nuk duket se e ka pranuar këtë falje. Futbollisti spanjoll ka argumentuar se një kërkimfalje humb kuptimin nëse në të njëjtën kohë tentohet të justifikohet veprimi.

“NĂ«se dikush thotĂ« se i vjen keq dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« e justifikon grushtin dhe pretendon se ishte njĂ« reagim ndaj fyerjes sime, atĂ«herĂ« ndoshta nuk i vjen keq vĂ«rtet. Nuk po e thonĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n, sepse unĂ« nuk u thashĂ« asgjĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye nuk kam nevojĂ« pĂ«r faljen e tyre”, ka deklaruar Olmo.

23-vjeçari ka mohuar kështu pretendimin se incidenti ishte shkaktuar nga ndonjë provokim apo fyerje e tij ndaj pjesëtarëve të Argjentinës.

Olmo ka preferuar të mos ndalet vetëm te ajo që ndodhi, por ka dhënë edhe një mesazh për mënyrën se si duhet të sillemi pas gabimeve, duke e bërë të qartë se përgjegjësia dhe sinqeriteti janë më të rëndësishme sesa përpjekja për ta arsyetuar një veprim.

“Ajo qĂ« na pĂ«rcakton vĂ«rtet nuk Ă«shtĂ« gabimi, por guximi pĂ«r ta pranuar atĂ« me pĂ«rulĂ«si, ndershmĂ«ri dhe dinjitet”, ka pĂ«rfunduar Olmo./Telegrafi/

Fury me deklaratĂ« brutale pĂ«r Kristian PrengĂ«n: ËshtĂ« si njĂ« konservĂ« domatesh



Tyson Fury ka bërë një deklaratë tejet të ashpër në lidhje me përballjen mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës, duke thënë se ish-kampioni britanik nuk ka arsye të vazhdojë karrierën nëse nuk arrin ta mposhtë boksierin shqiptar.

Fury dhe Joshua pritet të përballen më në fund në nëntor, nëse të dy i fitojnë sfidat e tyre të radhës.

Fury tashmë ka bërë punën e tij duke triumfuar ndaj Mariusz Wach në Tajlandë, ndërsa Joshua do të përballet me Kristian Prengën të shtunën në mbrëmje në Arabinë Saudite.

Duke folur për BoxingScene, Fury ishte jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë kur foli për Prengën dhe mundësitë e Joshuas në këtë duel.

“MĂ« lejoni t’ju them, nĂ«se nuk mund tĂ« fitojĂ« kundĂ«r PrengĂ«s, ai do ta harrojĂ« boksin”, deklaroi Fury.

Britaniku vazhdoi me një vlerësim mjaft të ashpër për kundërshtarin e Joshuas, duke e cilësuar Prengën si një kundërshtar të lehtë në aspektin e nivelit të përballjeve të tij të mëparshme.

“Prenga Ă«shtĂ« si ajo qĂ« amerikanĂ«t do ta quanin njĂ« konservĂ« domatesh. FjalĂ« pĂ«r fjalĂ« si njĂ« endacak i zgjedhur me dorĂ«. Pa tingĂ«lluar mungesĂ« respekti ndaj tij”, tha Fury.

Ai më pas vuri në pikëpyetje nivelin e kundërshtarëve me të cilët është përballur deri më tani boksieri shqiptar.

“Ai nuk Ă«shtĂ« pĂ«rballur me askĂ«nd. As me dikĂ« qĂ« mund tĂ« mendoni se ka njĂ« emĂ«r si njĂ« punĂ«tor i shkĂ«lqyer. Askush. Dhe njĂ«ri prej tyre e nokautoi edhe atĂ«â€, shtoi Fury./Telegrafi/

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Munishi e nxjerr skuadrën nga fusha pas kartonit të kuq në miqësore



Ndeshja miqësore ndërmjet Llapit dhe Lirisë nuk ka shkuar deri në fund, pasi është ndërprerë në minutën e 82-të pas një situate të tensionuar në fushë.

Shkak për ndërprerjen ishte pakënaqësia e trajnerit të Lirisë, Ismet Munishi, me vendimet e gjyqtarit kryesor.

Munishi fillimisht protestoi për një ndërhyrje të palejuar gjatë lojës, mirëpo aksioni vazhdoi dhe ndeshja nuk u ndërpre.

Trajneri prizrenas më pas hyri në fushë për të protestuar ndaj vendimit të gjyqtarit, i cili reagoi duke e ndëshkuar Munishin me karton të kuq.

Situata u përshkallëzua më tej, pasi në shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit, Munishi vendosi ta tërheqë skuadrën e tij nga fusha.

Si pasojë, miqësorja u ndërpre në minutën e 82-të, në një moment kur rezultati ishte 0:0.

Për situatën ka reaguar edhe Llapi, që ishte skuadra vendase. Klubi nga Podujeva ka konfirmuar ndërprerjen e takimit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.


“Ndeshja miqĂ«sore KF Llapi – FC Liria u ndĂ«rpre nĂ« minutĂ«n e 82-tĂ«, nĂ« rezultatin 0:0, pas pakĂ«naqĂ«sive tĂ« ekipit mysafir ndaj ndarjes sĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e Llapit.

Ndërkohë, Liria nuk ka bërë të ditur se ndeshja është ndërprerë. Klubi prizrenas në njoftimin e tij është mjaftuar vetëm me publikimin e rezultatit të momentit të fundit, duke mos dhënë detaje për incidentin që çoi në ndërprerjen e takimit./Telegrafi/

Paris Saint-Germaini fton dy talentët e Prishtinës në prova



Dy futbollistët e talentuar të Prishtinës, Lorik Mehmeti dhe Rin Ahmeti, kanë marrë një ftesë të veçantë nga gjiganti francez Paris Saint-Germain.

PSG-ja, kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, ka ftuar zyrtarisht dy talentet e klubit kryeqytetas për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore dhe vlerësimi në Akademinë e PSG-së.

Sipas njoftimit të Prishtinës, Mehmeti dhe Ahmeti do të qëndrojnë në kampusin e klubit francez në Poissy, ku do të stërviten dhe do të vlerësohen nga stafi i akademisë së PSG-së.

Periudha stërvitore do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026.

Kjo ftesë përbën një mundësi të rëndësishme për dy futbollistët e rinj, të cilët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në një prej akademive më të njohura të futbollit evropian.

Prishtina e ka cilësuar ftesën si një vlerësim për cilësinë, potencialin dhe punën e vazhdueshme të dy futbollistëve.

Në njoftimin e klubit theksohet gjithashtu se kjo është dëshmi e punës që po bëhet në riorganizimin dhe avancimin e akademisë së të rinjve të Prishtinës, me fokus në identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e talentëve.

‘Bardhekaltrit’ synojnĂ« qĂ« nĂ« tĂ« ardhmen akademia tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« bazĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ekipin e parĂ«, me futbollistĂ«t e rinj tĂ« klubit qĂ« pritet tĂ« kenĂ« rol gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh.

Mehmeti dhe Ahmeti tashmë kanë përpara një periudhë të rëndësishme, pasi për rreth dy javë do të kenë mundësinë të punojnë në ambientet e akademisë së PSG-së dhe të tregojnë potencialin e tyre para trajnerëve dhe skautëve të klubit francez./Telegrafi/

Mourinho merr vendimin përfundimtar për Vinicius pas interesimit nga Arsenali



Arsenali raportohet se ka shfaqur interesim për transferimin e Vinicius Juniorit, por trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk ka ndërmend të lejojë largimin e yllit brazilian.

Trajneri portugez tashmĂ« ka nisur punĂ«n nĂ« krye tĂ« “Los Blancos”, duke punuar me njĂ« pjesĂ« tĂ« skuadrĂ«s gjatĂ« pĂ«rgatitjeve parasezonale, ndĂ«rsa drejtuesit e klubit po punojnĂ« edhe nĂ« afatin kalimtar pĂ«r pĂ«rforcimet e nevojshme.

Objektivi kryesor i Mourinhos këtë sezon është i qartë: ta ndalë Barcelonën që të fitojë titullin e tretë radhazi në La Liga dhe ta rikthejë Real Madridin te titulli i 37-të në elitën e futbollit spanjoll. Në të njëjtën kohë, portugezi synon që skuadra të jetë konkurruese edhe në fazat e avancuara të Ligës së Kampionëve.

Për ta realizuar këto objektiva, Mourinho dëshiron të ketë në dispozicion skuadrën më të fortë të mundshme dhe, sipas raportimeve, Vinicius Junior është pjesë e planeve të tij.

Sipas The Telegraph, burime pranë klubit kanë bërë të ditur se Mourinho ua ka bërë të qartë drejtuesve të Real Madridit se dëshiron që lojtarët kryesorë të skuadrës të qëndrojnë dhe të mos jenë pjesë e diskutimeve për shitje.

Trajneri që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve është i vendosur që në ekipin e tij të ketë Vinicius, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.

Ky qĂ«ndrim mund t’ia komplikojĂ« ndjeshĂ«m Arsenalit tentativĂ«n pĂ«r ta transferuar Viniciusin. NĂ«se Reali dhe Mourinho nuk janĂ« tĂ« gatshĂ«m ta shesin brazilianin, atĂ«herĂ« njĂ« kalim i tij nĂ« veri tĂ« LondrĂ«s duket shumĂ« i vĂ«shtirĂ«.

Deri tani, “TopçinjtĂ«â€ kanĂ« transferuar Christos Tzolis nga Club Brugge pĂ«r 40 milionĂ« euro, ndĂ«rsa kanĂ« siguruar edhe Illan Meslierin si lojtar tĂ« lirĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« kontratĂ«s sĂ« tij me Leeds Unitedin.

Arsenali ka shfaqur gjithashtu interesim për transferimin e Bruno Guimaraesit nga Neëcastle United, por deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me klubin anglez për mesfushorin brazilian./Telegrafi/

Zbulohet marrëveshja e çuditshme që bëri Gjermania për ta marrë Kloppin



Federata Gjermane e Futbollit (DFB) është dashur të bëjë një marrëveshje të pazakontë me Red Bullin për ta siguruar lirimin e Jurgen Kloppit nga angazhimet e tij paraprake dhe për ta emëruar atë përzgjedhës të kombëtares së Gjermanisë.

Detajet e marrĂ«veshjes janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditura gjatĂ« prezantimit zyrtar tĂ« Kloppit tĂ« premten, kur presidenti i DFB-sĂ«, Bernd Neuendorf, konfirmoi se federata ka pranuar tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« donacion prej 1 milion eurosh pĂ«r fondacionin “Ëings for Life”, i cili mbĂ«shtetet nga Red Bull.

Sipas Neuendorfit, ky gjest ishte pjesë e marrëveshjes për lirimin e Kloppit dhe kishte për qëllim të shprehte mirënjohjen ndaj mënyrës se si Red Bull e trajtoi largimin e tij.

“Federata Gjermane e Futbollit ka bĂ«rĂ« kĂ«to marrĂ«veshje tĂ« veçanta nĂ« shenjĂ« mirĂ«njohjeje pĂ«r faktin se lirimi u trajtua nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« kaq tĂ« pakomplikuar dhe joburokratike”, deklaroi Neuendorf.

Por donacioni prej 1 milion eurosh nuk ishte e vetmja pjesë e marrëveshjes.

Si pjesĂ« e marrĂ«veshjes mĂ« tĂ« gjerĂ« me Red Bullin, DFB-ja Ă«shtĂ« zotuar qĂ« tĂ« zhvillojĂ« tri ndeshje tĂ« kombĂ«tares sĂ« GjermanisĂ« nĂ« ‘Red Bull Arena’ tĂ« Leipzigut gjatĂ« kohĂ«zgjatjes sĂ« kontratĂ«s sĂ« Kloppit.

Kjo nënkupton se stadiumi në pronësi të Red Bullit dhe tifozët lokalë do të përfitojnë drejtpërdrejt nga marrëveshja që mundësoi largimin e parakohshëm të një prej figurave më të rëndësishme të kompanisë.

Emërimi i Kloppit është konsideruar si një goditje e madhe për DFB-në, e cila synon ta rikthejë futbollin gjerman në majat e skenës ndërkombëtare.

Në lidhje me marrëveshjen ka folur edhe Hans-Joachim Watzke, nënkryetari i parë i DFB-së dhe një prej njerëzve më të afërt me Kloppin që nga koha kur të dy punonin së bashku te Borussia Dortmundi./Telegrafi/

Foda ‘bekon’ transferimin e Fisnik Asllanit te Leipzigu: Ka kualitete tĂ« jashtĂ«zakonshme



Fisnik Asllani mund të jetë shumë pranë një transferimi të madh në Bundesligë, me sulmuesin e Kosovës që po lidhet gjithnjë e më shumë me një kalim te Leipzigu.

Asllani mungoi në dy miqësoret e para parasezonale të Hoffenheimit, fillimisht ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, SGV Heilbronn-Freiberg, ndërsa të shtunën nuk ishte në dispozicion as në përballjen ndaj Greuther Furthit të Bundesligës 2.

Këto mungesa vijnë në një kohë kur mediat e njohura gjermane, përfshirë edhe Kicker, kanë raportuar se Hoffenheimi nuk dëshiron të rrezikojë me sulmuesin kosovar, pasi ai pritet të transferohet te Leipzigu.

Asllani mund të bëhet një prej largimeve më të rëndësishme të Hoffenheimit gjatë kësaj vere, me Leipzigun që raportohet se mund ta transferojë për rreth 30 milionë euro.

Për 23-vjeçarin më herët është raportuar edhe interesimi i Barcelonës dhe Borussia Dortmundit, ndërsa vlerësimi i lartë që gëzon në futbollin gjerman dëshmohet edhe nga fjalët e përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

Në një intervistë për mediumin gjerman LVZSport, Foda ka folur gjerësisht për cilësitë e sulmuesit kosovar, duke e vlerësuar në mënyrë të veçantë aftësinë e tij në zonën e rreptësisë.

“Fisniku ka kualitete tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« zonĂ«, teknikisht Ă«shtĂ« shumĂ« i aftĂ«, pĂ«rshtatet mirĂ« nĂ« hapĂ«sira tĂ« ngushta dhe nĂ« lojĂ«n nĂ« ajĂ«r, e ruan topin mirĂ« dhe ka nuhatje tĂ« mirĂ« pĂ«r situata tĂ« ndryshme tĂ« lojĂ«s. Me tĂ« nĂ« fushĂ« mund tĂ« sulmosh nĂ« thellĂ«si, ai shĂ«non dhe asiston nĂ« gola”, ka deklaruar Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës nuk është ndalur me kaq. Ai ka vënë në pah edhe karakterin e Asllanit dhe kontributin e tij në fazën defensive, duke e përshkruar si një futbollist që mendon për skuadrën dhe jo vetëm për statistikat personale.

“Mes gjithĂ« kĂ«tyre qĂ« i pĂ«rmenda, ai Ă«shtĂ« lojtar ekipor qĂ« Ă«shtĂ« gjithmonĂ« aty pĂ«r skuadrĂ«n, punon shkĂ«lqyeshĂ«m edhe pĂ«r ta fituar topin. Ai ka pasion tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r futbollin dhe Ă«shtĂ« shumĂ« i etur pĂ«r tĂ« shĂ«nuar gola”, Ă«shtĂ« shprehur Foda.

Fjalët e Fodës vijnë pas një sezoni shumë të mirë të Asllanit me Hoffenheimin. Sulmuesi kosovar e mbylli edicionin me 11 gola dhe 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë./Telegrafi/

Mourinho i ka pesĂ« lojtarĂ« “tĂ« paprekshĂ«m” te Real Madridi – nĂ« listĂ« edhe njĂ« befasi e madhe



Jose Mourinho duket se e ka pĂ«rcaktuar shpejt hierarkinĂ« e skuadrĂ«s sĂ« tij te Real Madridi, duke vendosur pesĂ« futbollistĂ« si tĂ« “paprekshĂ«m” gjatĂ« afatit kalimtar tĂ« kĂ«saj vere.

Gazetari Abraham Romero ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde, Arda Guler dhe Bernardo Silva, transferimi i ri i klubit, pĂ«rbĂ«jnĂ« grupin ekskluziv tĂ« lojtarĂ«ve qĂ« Mourinho nuk dĂ«shiron t’i prekĂ«.

Trajneri portugez i konsideron këta pesë futbollistë si titullarë të padiskutueshëm, duke vlerësuar mentalitetin e tyre dhe profilet taktike që i sheh si thelbësore për rikthimin e Real Madridit te suksesi në garat vendore dhe evropiane.

Në aspektin taktik, Bellingham pritet të ketë një rol më të avancuar në mesfushë, me qëllim që të shfrytëzohen maksimalisht aftësitë e tij në fazën ofensive.

Valverde do të ketë një rol më të thellë në mesfushë, ku puna e tij e madhe pritet të jetë vendimtare për kontrollin e tranzicionit.

NdĂ«rkohĂ«, Guler e ka ruajtur vendin e tij nĂ« kĂ«tĂ« grup pas njĂ« sezoni individual mbresĂ«lĂ«nĂ«s, ndĂ«rsa Mbappe vazhdon tĂ« konsiderohet arma kryesore e sulmit tĂ« “Los Blancos”.

Në anën tjetër, Bernardo Silva pritet të sjellë përvojën e tij të madhe në nivelet më të larta, duke qenë në gjendje të luajë në disa pozita pas transferimit të tij si lojtar i lirë nga Manchester City.

Kështu, Mourinho duket se ka krijuar tashmë një bërthamë prej pesë lojtarësh mbi të cilën synon ta ndërtojë Real Madridin e tij./Telegrafi/

Darwin Nunez mund tĂ« bĂ«jĂ« transferimin mĂ« tĂ« çuditshĂ«m tĂ« verĂ«s – bisedimet tashmĂ« kanĂ« nisur



Darwin Nunez duket se është pranë largimit nga Arabia Saudite vetëm një vit pasi iu bashkua Al-Hilalit. Sipas The Athletic, sulmuesi uruguaian ka tërhequr interesimin e Atlanta United në MLS.

Bisedimet e para mes palëve tashmë kanë nisur, megjithëse aktualisht nuk ka një marrëveshje të avancuar. Atlanta United po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit.

NĂ« Angli, ku Nunez ka luajtur mĂ« parĂ« me Liverpoolin, njĂ« lĂ«vizje e tillĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« cilĂ«suar si njĂ« “transferim i çuditshĂ«m”.

Nunez iu bashkua Al-Hilalit vetëm verën e kaluar, por tashmë duket se është pranë një tjetër largimi. Pozita e tij në skuadër u dobësua pas transferimit të Karim Benzemas nga gjiganti saudit.

Në 16 paraqitje zyrtare sezonin e kaluar, Nunez realizoi gjashtë gola dhe katër asistime.

Ai gjithashtu u aktivizua me Uruguain gjatë Kupës së Botës së zhvilluar verën e kaluar, duke regjistruar minutat e para zyrtare me kombëtaren që nga shkurti, por aventura përfundoi në mënyrë zhgënjyese.

Mbetet të shihet nëse Atlanta United do të arrijë ta bindë Al-Hilalin për ta lënë të lirë uruguaianin.

Klubi amerikan ka fuqinë financiare për ta realizuar një transferim të tillë, por deri tani nuk ka marrëveshje përfundimtare./Telegrafi/

Ernest Muçi mes Anglisë dhe Italisë: Dy klube të njohura e duan me çdo kusht yllin shqiptar



Ernest Muçi është bërë objektiv i dy klubeve të njohura evropiane, me Aston Villan dhe Napolin që kanë shfaqur interesim për reprezentuesin e Shqipërisë.

Mediat turke kanë raportuar të shtunën se dy klubet janë duke e monitoruar situatën e 25-vjeçarit, i cili aktualisht është pjesë e Trabzonsporit.

Sipas Fotomac, Trabzonspori nuk ka në plan ta shesë Muçin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, por drejtuesit e klubit turk mund ta shqyrtojnë largimin e tij në rast se në adresën e tyre arrin një ofertë e lartë.

Deri më tani nuk raportohet se është paraqitur ndonjë ofertë zyrtare për futbollistin shqiptar.

Aston Villa është duke e ndjekur nga afër situatën e Muçit, ndërsa sipas raportimeve nga Turqia, edhe Napoli po përgatit një ofertë për transferimin e tij.

Muçi sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi te Trabzonspori, pasi ishte pjesë e Besiktashit. Paraqitjet e tij bindëse bënë që klubi turk ta aktivizonte opsionin e blerjes dhe ta siguronte kartonin e tij për 8.5 milionë euro.

Mesfushori me tipare sulmuese tashmë ka kontratë me Trabzonsporin deri në verën e vitit 2029, çka i jep klubit turk një pozicion të favorshëm në negociata.

Dhe interesimi nga klubet e mëdha evropiane nuk është befasi, duke marrë parasysh sezonin që Muçi zhvilloi në Turqi.

Në 41 paraqitje në të gjitha garat, reprezentuesi shqiptar realizoi 15 gola dhe nëntë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të Trabzonsporit./Telegrafi/

A e keni harruar Bennacerin? Ylli algjerian ndërpreu kontratën me Milanin, shikoni ku ka përfunduar



Ismael Bennacer ka ndërprerë kontratën me Milanin, duke i hapur rrugë transferimit të tij te Al-Gharafa në Ligën e Katarit.

Mesfushori algjerian ishte pjesĂ« e Milanit qĂ« nga viti 2019 dhe gjatĂ« kĂ«saj periudhe regjistroi 178 paraqitje zyrtare me fanellĂ«n e “RossonerĂ«ve”.

Megjithatë, Bennacer nuk ka luajtur për Milanin që nga sezoni 2024/25, pasi në periudhën e fundit të karrierës së tij ka qenë i huazuar te Marseille në Ligue 1 dhe te Dinamo Zagreb.

Bennacer ishte njĂ« nga lojtarĂ«t e rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« Milanit nĂ« mesfushĂ« dhe kishte regjistruar 31 paraqitje nĂ« kampionat nĂ« sezonin 2021/22, kur “RossonerĂ«t” fituan titullin e Serie A pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas 11 vitesh.

đŸššđŸ‡¶đŸ‡Š Ismael Bennacer will leave AC Milan by terminating contract and join Al Gharafa as free agent, as revealed this week.

Deal verbally agreed between all parties involved. đŸ‡©đŸ‡ż https://t.co/OcTd1ujybi pic.twitter.com/Kfpky9Q4zm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2026

Megjithatë, algjeriani e pati të vështirë të rikthehej në formacionin e Milanit pas një lëndimi të rëndë në gju, të pësuar në fund të sezonit 2022/23.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Bennacer tashmë ka ndërprerë kontratën me Milanin dhe pritet të vazhdojë karrierën te Al-Gharafa në elitën e futbollit të Katarit.

Kontrata e tij me Milanin ishte e vlefshme deri në fund të sezonit 2026/27, por palët kanë vendosur ta ndërpresin atë para kohe./Telegrafi/

Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan



Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte (e shtunë) në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, teksa në Xheda të Arabisë Saudite do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

PĂ«rveç rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« madhe sportive, pĂ«rballja pritet t’u sjellĂ« tĂ« dy boksierĂ«ve edhe pĂ«rfitime tĂ« konsiderueshme financiare.

Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i pagesave për duelin vlerësohet në rreth 5 milionë funte.

Nga kjo shumë, Joshua pritet të përfitojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Prenga rreth 1 milion funte. Megjithatë, këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga organizatorët.

Për boksierin shqiptar, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij.

Promotori amerikan Lou DiBella ka konfirmuar se Prenga do të shpërblehet me një shumë të konsiderueshme për këtë përballje, duke theksuar se ajo është shumëfish më e lartë se çdo honorar që shqiptari ka përfituar më parë.

Në anën tjetër, të ardhurat e të dy boksierëve mund të rriten edhe më tej përmes përfitimeve dytësore, veçanërisht atyre që lidhen me marketingun dhe marrëveshjet komerciale.

Kështu, për Prengën kjo nuk do të jetë vetëm sfida më e madhe sportive deri më tani, por edhe një hap i rëndësishëm financiar në karrierën e tij profesionale./Telegrafi/

Edon Zhegrova drejt largimit nga Juventusi, por mund të mbetet në Serie A



Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat që do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, me Fiorentinën që ka shfaqur interesim për reprezentuesin e Kosovës.

Mediumi italian La Nazione ka raportuar të shtunën se Fiorentina po e vlerëson mundësinë e transferimit të Zhegrovës, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.

27-vjeçari pëlqehet veçanërisht nga trajneri Fabio Grosso, i cili e sheh Zhegrovën si një përforcim të përshtatshëm për krahun e djathtë të sulmit.

Në anën tjetër, drejtori sportiv i Fiorentinës, Fabio Paratici, është duke punuar për transferimin e Joao Marios dhe, sipas raportimeve në Itali, një formulë e ngjashme mund të përdoret edhe për Zhegrovën.

Bëhet fjalë për një huazim me opsionin e blerjes përfundimtare, formulë që sipas Tuttomercatoweb do të ishte e përshtatshme për të dyja klubet.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në shtator të vitit të kaluar, kur u transferua nga Lille.

Reprezentuesi kosovar u prit me shumĂ« bujĂ« te “Zonja e VjetĂ«r”, por aventura e tij e parĂ« nĂ« Torino nuk shkoi sipas pritshmĂ«rive.

Në sezonin e fundit, Zhegrova regjistroi vetëm 525 minuta lojë, ndërsa nuk arriti të shënonte gol apo të regjistronte asistim./Telegrafi/

Real Madridi nuk Ă«shtĂ« i vetĂ«m nĂ« garĂ« pĂ«r Diomanden – gjiganti anglez bĂ«n gati ofertĂ«n e majme



Manchester City ka dhënë sinjale se është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për anësorin e RB Leipzigut, Yan Diomande, raporton gazetari i njohur i transferimeve, Florian Plettenberg.

Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë ofertë zyrtare, por sipas Plettenbergut, kontaktet mes dy klubeve tashmë kanë nisur, ndërsa edhe gazetari Philipp Hinze ka konfirmuar se bisedimet janë duke vazhduar.

Interesimi për talentin 19-vjeçar është jashtëzakonisht i madh. Liverpooli dhe Real Madridi kanë paraqitur më herët oferta në vlerë prej rreth 100 milionë eurosh, por të dyja janë refuzuar nga Leipzig, i cili mbetet i vendosur për ta mbajtur futbollistin.

Plettenberg raporton gjithashtu se Paris Saint-Germaini ende nuk ka bërë ofertë zyrtare për Diomanden.

BREAKING: #ManCity have verbally indicated they are ready to bid €100M for RB Leipzig’s Yan Diomande. There is no official offer yet, but several talks have taken place between the clubs.

[@philipphinze24/@Plettigoal]
— City Xtra (@City_Xtra) July 25, 2026

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë pati një sezon shpërthyes në edicionin 2025/26, duke realizuar 13 gola dhe 10 asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.

Diomande ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2030, çka i jep klubit gjerman një pozicion të fortë në negociata, ndërsa interesimi për sulmuesin vazhdon të rritet nga klubet më të mëdha të Evropës.

Me Manchester Cityn që tashmë po shqyrton një ofertë prej 100 milionë eurosh, gara për shërbimet e talentit afrikan pritet të bëhet edhe më e nxehtë./Telegrafi/

Tragjedi nĂ« ‘Camp Nou’, ndĂ«rron jetĂ« njĂ« punĂ«tor gjatĂ« rinovimit tĂ« stadiumit



NjĂ« punĂ«tor 54-vjeçar ka humbur jetĂ«n pas njĂ« aksidenti nĂ« projektin e rinovimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« stadiumit ‘Spotify Camp Nou’, duke shĂ«nuar rastin e parĂ« fatal qĂ« prej nisjes sĂ« punimeve nĂ« qershor tĂ« vitit 2023.

Sipas Mundo Deportivo, duke iu referuar policisë katalanase Mossos d'Esquadra, incidenti ndodhi të premten, teksa punëtori ishte duke kryer punime lyerjeje nga një platformë e ngritur.

Shërbimet emergjente dhe policia reaguan menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin punëtorin.

Policia katalanase ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe autoritetet gjyqësore dhe ato të punës, në përputhje me procedurat standarde.

Rikonstruksioni i ‘Camp Nou’ ka pĂ«rfshirĂ« mijĂ«ra punĂ«torĂ« qĂ« nga nisja e punimeve nĂ« vitin 2023 dhe konsiderohet njĂ« nga projektet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« rinovimit tĂ« stadiumeve nĂ« EvropĂ«.

Ky është rasti i parë i një vdekjeje në vendin e punës gjatë rindërtimit të stadiumit të Barcelonës./Telegrafi/

Opta publikon renditjen e 100 ligave mĂ« tĂ« forta nĂ« botĂ« – ja ku pozicionohet Kosova



Platforma e njohur e statistikave Opta, ka publikuar renditjen e 100 ligave më të forta në botë, duke u bazuar në forcën e skuadrave që garojnë në secilin kampionat.

Sa i përket futbollit shqiptar, Kategoria Superiore renditet në vendin e 64-të, ndërsa Albi Mall Superliga e Kosovës zë pozitën e 67-të, vetëm tri vende më poshtë.

Ky klasifikim tregon se, sipas vlerësimit të Optës, kampionati shqiptar vlerësohet aktualisht pak më lart se ai kosovar, megjithëse diferenca mes dy ligave është minimale.

Në rajon, Premijer Liga e Bosnje dhe Hercegovinës renditet e 89-ta.

Kampionati kroat, HNL, mban një pozicion shumë më të lartë, duke u renditur në vendin e 16-të, ndërsa kampionati slloven është në pozitën e 50-të.

Në krye të listës qëndron Liga Premier, e ndjekur nga La Liga spanjolle dhe Bundesliga gjermane.

Në pesëshen e parë bëjnë pjesë edhe Serie A italiane dhe Ligue 1 franceze.

Në dhjetëshen e parë renditen gjithashtu kampionate si Serie A e Brazilit, Superliga e Argjentinës, Superliga e Belgjikës, Primeira Liga e Portugalisë dhe Championshipi anglez.

Ndërkohë, liga si MLS amerikane renditet e 18-ta, Eredivisie e 20-ta, Superliga e Turqisë e 24-ta, Superliga e Arabisë e 41-ta, ndërsa kampionate si ai japonez (J1 League) dhe danez (Superligaen) gjithashtu figurojnë në mesin e 15 ligave më të forta në botë./Telegrafi/

❌