Bizneset shqiptare takohen në Lucernë për konferencë dhe panairin B2B 2026

Më 13 qershor 2026, në Lucernë të Zvicrës, Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare organizon Panairin dhe Takimet B2B, një ngjarje që mbledh biznese shqiptare nga Zvicra, diaspora dhe trojet shqiptare, me qëllim rrjetëzimin, prezantimin e kompanive dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja.
Panairi u dedikohet bizneseve që synojnë të zgjerojnë kontaktet, të prezantojnë produktet e shërbimet e tyre dhe të lidhen me partnerë potencialë në një ambient profesional. Përmes takimeve B2B dhe hapësirave prezantuese, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë biseda konkrete për bashkëpunime dhe projekte të ardhshme.
NĂ« kĂ«tĂ« ngjarje, Telegrafi.com nĂ« partneritet me Plan B Creative do tĂ« jetĂ« partner medial dhe do tĂ« jetĂ« i pranishĂ«m pĂ«r tĂ« informuar publikun pĂ«r zhvillimet kryesore. PĂ«rmes mbulimit medial dhe hapĂ«sirave promovuese, Telegrafi do tâu ofrojĂ« bizneseve pjesĂ«marrĂ«se mundĂ«si shtesĂ« pĂ«r prezantim para audiencĂ«s shqiptare nĂ« ZvicĂ«r, diasporĂ« dhe mĂ« gjerĂ«.
Programi nis në orën 10:00 me networking, takime biznesore dhe prezantime të kompanive pjesëmarrëse, ndërsa në mbrëmje, nga ora 19:00, do të mbahet darka solemne, e cila do të shërbejë si vazhdim i takimeve në një format më të afërt dhe më të hapur për bashkëbisedim.
Pjesëmarrja është e hapur në disa forma, nga vizitorët falas deri te bizneset prezantuese dhe sponsorët, të cilët do të kenë mundësi për dukshmëri më të madhe gjatë ngjarjes.
Panairi B2B në Lucernë pritet të jetë një pikëtakim i rëndësishëm për bizneset shqiptare, duke krijuar mundësi të reja për lidhje profesionale, prezencë më të madhe në treg dhe bashkëpunime konkrete.






































