Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbahet Konferenca Rajonale e Turizmit në kuadër të projektit ndërkufitar “Udhëtim në Kohë”

24 July 2025 at 17:24

Në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe dialogu ndërinstitucional, në ambientet e restaurant “Ujana” në Klinë u zhvillua Konferenca Rajonale e Turizmit, si pjesë e projektit ndërkufitar “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Konferenca u organizua nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) në bashkëpunim me Komunën e Klinës, Qendrën për Iniciativat e Turizmit të Qëndrueshëm (CSTI) dhe Organizatën Kombëtare të Turizmit të Malit të Zi (NTO).

Qëllimi i saj ishte promovimi i turizmit kulturor dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe qendrore, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe turizmit, akademikë dhe organizata të shoqërisë civile nga të dy vendet, duke shërbyer si një platformë për ndarjen e ideve dhe zhvillimin e strategjive të përbashkëta.

Konferenca u zhvillua nën moton: “Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit kulturor”, duke përfshirë:

Prezentimin e projektit “Udhëtim në Kohë” dhe shtigjeve tematike që lidhen me trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe Mal të Zi;

Promovimin e lokaliteteve historike dhe arkeologjike në Klinë dhe në Mal të Zi;

Diskutimin mbi rolin e lokalitetit arkeologjik të Drsnikut si pjesë e zhvillimit lokal turistik;

Prezentimin e Strategjisë së Turizmit të Komunës së Klinës;

Promovimin e produkteve të turizmit kulturor nga NTO e Malit të Zi;

Iniciativa akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë për zhvillimin e kurrikulës së turizmit.

Një nga momentet më të rëndësishme të konferencës ishte prezantimi i produktit të ri të turizmit kulturor-historik “Udhëtim në Kohë”, i cili synon të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse për vizitorët përmes rrëfimeve të gjalla dhe eksplorimit të destinacioneve me vlerë historike nga të dyja anët e kufirit.

Konferenca u përmbyll me një drekë partneriteti, ku pjesëmarrësit shfrytëzuan mundësinë për thellimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e projekteve të reja të përbashkëta në të ardhmen.

Projekti “Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë (Udhëtim në Kohë)” po zbatohet në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian.

Ai ka nisur më 1 mars 2023 dhe do të zgjasë për një periudhë 30-mujore, me synim forcimin e zhvillimit kulturor dhe turistik në rajonet përfituese.

The post Mbahet Konferenca Rajonale e Turizmit në kuadër të projektit ndërkufitar “Udhëtim në Kohë” appeared first on Telegrafi.

Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit

By: Elva
22 July 2025 at 17:50

Kosova po përballet me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 320 vatra zjarri, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Një zjarrfikës nga Gjakova dhe një qytetar nga komuna e Klinës janë viktimat e fundit të këtyre zjarreve […]

The post Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Vdekje e dyshimtë në Klinë, policia jep detaje

20 July 2025 at 18:19

Një person ka humbur jetën këtë të diel në qytetin e Klinës, në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se fillimisht autoritetet janë njoftuar për një zjarr në atë zonë.

“Në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur një person të shtrirë në tokë, me lëndime trupore”, deklaroi Gashi.

Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas në repartin e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Aktualisht nuk është konfirmuar nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e zjarrit apo për ndonjë shkak tjetër.

Policia dhe njësitë përkatëse janë duke hetuar rrethanat e plota të rastit./Telegrafi/

The post Vdekje e dyshimtë në Klinë, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se sulmoi policët

29 June 2025 at 09:46

Një person është arrestuar dje me 28.06.2025 në Klinë, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka ofenduar zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

The post Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se sulmoi policët appeared first on Telegrafi.

Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës

24 June 2025 at 23:34

Sokol Bashota është votuar nga Këshilli Drejtues i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për kandidat për kryetar të Komunës së Klinës.

Bashota ka thënë se përgjegjësi dhe obligim për të punuar për zhvillimin e Komunës së Klinës.

“Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë dhe mirënjohjes, dëshiroj të falënderoj Këshillin Drejtues të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë për kandidimin për kryetar të Komunës së Klinës në zgjedhjet e 12 tetorit. Ky vendim është për mua një nder i madh, por mbi të gjitha është një përgjegjësi që e pranoj me përkushtim të plotë ndaj qytetarëve të komunës sonë. Besimi që më është dhënë nga strukturat e partisë është dëshmi e qartë e vlerësimit për angazhimin tim të deritanishëm, por edhe një obligim i fortë për të punuar edhe më shumë për zhvillimin e Klinës”, thuhet mes të tjerash në postimin e tij në Facebook.

Ish-kryetari i kësaj komune është zotuar se do të punoj me përkushtim për zhvillimin e qytetit.

“Jam i vendosur që, me përkrahjen tuaj dhe të të gjithë qytetarëve të Klinës, do të vazhdojmë bashkë rrugën e ndërtimit të një komune më të zhvilluar, më të drejtë dhe më pranë qytetarit. Do të punoj çdo ditë me përkushtim për të garantuar mirëqenie, zhvillim dhe dinjitet për secilin qytetar.
Faleminderit edhe njëherë për besimin!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

The post Sokol Bashota, kandidat i PDK-së për kryetar të Klinës appeared first on Telegrafi.

Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet burri në Klinë

19 May 2025 at 09:56

Një burrë nga Klina është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra. I dyshuari është arrestuar nga ana e Policisë dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente në përputhje me legjislacionin në fuqi./Telegrafi/

The post Ushtroi dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet burri në Klinë appeared first on Telegrafi.

​Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person

26 April 2025 at 17:52

Një person ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti rrugor në Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë – Klinë. Në këtë aksident ishin involvuar dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Personi i lënduar është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor.

The post ​Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.

Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, ishte përgatitur nga të tjerët e moshës madhore

21 April 2025 at 13:39

Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes një komunikate ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin policor në Kaçanik e Klinë.

Prokuroria thotë se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur , për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer ekzekutimin e Policit Muhamed Lika.

Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme policia tha se personi në fjalë sot ka pasur ditëlindjen.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri në bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku, pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Viktima Muhemed Lika, ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe nga ekipet mjekësore ishte konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit.

Prokuroria thotë se me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Telegrafi/

The post Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, ishte përgatitur nga të tjerët e moshës madhore appeared first on Telegrafi.

Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

20 April 2025 at 13:51

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 12:35 policia është informuar për një aksident mes trenit dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës. Si pasoj e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Kujtojmë se javë më parë po ashtu në Klinë kishte ndodhur një aksident i mes trenit dhe një veture.

Si pasojë e goditjes së trenit, një person kishte humbur jetën e tre të tjerë ishin lënduar.

The post Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar appeared first on Telegrafi.

Kujtohet Dulaman Gashi në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta

18 April 2025 at 13:56

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Dulaman Gashit, veprimtar i çështjes kombëtare, arsimtar i përkushtuar dhe figurë e respektuar në komunën e Klinës.

Gashi, nga fshati Sferkë, ishte një atdhetar i njohur, i cili gjatë gjithë jetës së tij kontribuoi për të mirën e përgjithshme, me theks të veçantë në arsim dhe shërbim publik.

Ai shërbeu për vite me radhë si mësimdhënës dhe drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku” në vendlindje.

Përveç angazhimit në arsim, Dulamani ishte edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Klinës, ku dha kontribut të vlefshëm në çështje me interes për komunitetin.

Familjarë, miq, ish-kolegë dhe nxënës të tij e kujtojnë me respekt si një njeri të urtë, të përkushtuar dhe të dashur, që la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të vendit dhe brezave të rinj./Telegrafi/

The post Kujtohet Dulaman Gashi në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta appeared first on Telegrafi.

Treni përplaset me një veturë në Klinë, dyshohet për viktima

13 April 2025 at 13:50

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni është përplasur me një veturë.

Siç raportohet në mediat lokale, dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës, por deri më tash nuk kemi marrë ndonjë informacion. /Telegrafi/

The post Treni përplaset me një veturë në Klinë, dyshohet për viktima appeared first on Telegrafi.

Aksident zinxhir në Rixhevë të Klinës, raportohet për 5 të plagosur

7 April 2025 at 13:58

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe pesë persona janë lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi lajmin për Telegrafin, duke theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

The post Aksident zinxhir në Rixhevë të Klinës, raportohet për 5 të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Investim prej afro 8.5 milionë euro për rrugën transit në Klinë

27 March 2025 at 12:29

Punimet për ndërtimin e rrugës transit Klinë – Skenderaj – Istog po ecin me ritme të shpejta, duke sjellë një lehtësim të madh për qarkullimin dhe sigurinë rrugore.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në LOT 2 të projektit, i cili ka një gjatësi prej 1550 metrash dhe përfshin ndërtimin e dy urave, trotuareve dhe shtigjeve për biçikleta.

Vlera totale e investimit arrin në 8.5 milionë euro, ndërsa LOT 2 ka një kosto prej 1,977,619.35 euro. Projekti financohet nga Komuna e Klinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të një memorandumi bashkëpunimi me zëvendësministrin Hysen Durimishi.

Kryetari Elezaj ka kërkuar që punimet të përfundojnë sa më shpejt, në mënyrë që të nisë asfaltimi i rrugëve dytësore dhe kyçjeve në rrugën kryesore. Ai falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe MMPHI-në për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm për qytetarët e Klinës./Telegrafi/

The post Investim prej afro 8.5 milionë euro për rrugën transit në Klinë appeared first on Telegrafi.

Sesionet edukative për prindërim zhvillohen në Klinë dhe Lipjan

26 March 2025 at 10:50

Kujdesi në Grup për Prindërim po vazhdon me sukses në komunat e Klinës dhe Lipjanit, në kuadër të QKMF/QMF-ve – Dhomave për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.

Ky program synon të ofrojë mbështetje për prindërit dhe të kontribuojë në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Gjatë sesioneve edukative, prindërit marrin njohuri mbi prindërimin pozitiv, zhvillimin e fëmijës dhe kujdesin prenatal/postnatal, duke u ndihmuar të krijojnë një mjedis të sigurt dhe të dashur për fëmijët e tyre.

Programi mbështetet nga UNICEF Kosovo Programme dhe AMC, duke u ofruar prindërve udhëzime dhe këshilla të vlefshme për sfidat e prindërimit. Sesionet do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të Kosovës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e familjeve në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm./Telegrafi/

The post Sesionet edukative për prindërim zhvillohen në Klinë dhe Lipjan appeared first on Telegrafi.

Policia jep detaje nga arrestimi i dy personave në Klinë ku u sekuestruan kallashnikov e granta dore

24 March 2025 at 08:59

Policia e Kosovës mëngjesin e së dielës ka arrestuar dy persona në Klinë, të dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve’, ‘pёrdorim i armёs’

Deri te arrestimi i tyre ka ardhur pas pranimit të informatës për të shtëna me armë në fshatin Dollc.

“Policia menjëherë ka shkuar nё atё loakcion dhe kanё indetifikuar vendin e ngjarjes ku gjatё bisedёs me tё dyshuarin i njëjti nuk ka pranuar se ka shtёnё me armё”, ka njoftuar policia.

Pas kontrollit nga Policia janё gjetur disa gёzhoja,  e mё pas janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё automatike AK47, njё karikator i tё njëjtёs armё, njёqind e tetёdhjetё e tre (183) fishekë kal: 7.62×39, gjashtё gёzhoja kal:7.62×39.

Nё vazhdën e hetimve nga hetuesit e Stacionit Policor Klinё, nё tё njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё mortajё dore 69/40, njё karikator i AK47,  tridhjetё e katёr fishekё 7.62×39 dhe nёntё fishekë kalibër i panjohur.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё. /Telegrafi/

The post Policia jep detaje nga arrestimi i dy personave në Klinë ku u sekuestruan kallashnikov e granta dore appeared first on Telegrafi.

Nga shiu në diell – rritje temperaturash në rajonin e Pejës

17 March 2025 at 08:45

Rajoni i Pejës do të përjetojë një ndryshim të motit nga reshjet dhe temperaturat e ulëta në fillim të javës, drejt një rritjeje të ndjeshme të temperaturave dhe më shumë ditë me diell nga mesi i javës e tutje.

Fillimi i javës do të jetë i freskët me reshje shiu dhe vranësira, ndërsa nga e mërkura deri të premten priten kthjellime. Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme do të sjellin vranësira dhe rritje temperaturash.

Pejë, temperaturat mesatare do të variojnë nga 3°C në 19°C, me reshje shiu të hënën dhe kthjellime nga e marta deri të premten. Fundjava dhe fillimi i javës tjetër do të karakterizohen nga vranësira dhe temperatura deri në 22°C

Deçan, temperaturat mesatare do të lëvizin nga 3°C në 18°C, me një fillim jave të lagësht dhe kthjellime në mesjavë. Fundjava sjell vranësira, ndërsa fillimi i javës tjetër do të jetë më i ngrohtë me temperatura deri në 21°C.

Klinë, temperaturat do të variojnë nga 2°C në 17°C, me reshje dhe vranësira në fillim të javës. Nga e mërkura deri të premten priten ditë të kthjellëta, ndërsa fundjava dhe fillimi i javës tjetër sjellin vranësira dhe temperatura deri në 20°C.

Istog, temperaturat mesatare do të lëvizin nga 2°C në 18°C, me një fillim jave të freskët dhe pjesërisht të vranët. Nga e mërkura në fundjavë moti do të përmirësohet, ndërsa e hëna dhe e marta do të sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 22°C./Telegrafi/

The post Nga shiu në diell – rritje temperaturash në rajonin e Pejës appeared first on Telegrafi.

Përleshje në Klinë, gjashtë të lënduar – tre prej tyre nga mjetet e mprehta

15 March 2025 at 22:49

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Ujmirë të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin, duke bërë të ditur se tre nga të lënduarit kanë pësuar lëndime nga mjetet e mprehta, konkretisht thika.

“Rreth orës 19:50, stacioni policor në Klinë është njoftuar për një përleshje në fshatin Ujmirë. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se si pasojë e përleshjes janë lënduar gjashtë persona, prej të cilëve tre dyshohet se janë plagosur me mjete të mprehta”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë për trajtim fillestar, ndërsa më pas janë transferuar në spitalin rajonal të Pejës.

Dy prej tyre, për shkak të lëndimeve më të rënda, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shkaqet e përleshjes ende mbeten të panjohura, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit./Telegrafi/

The post Përleshje në Klinë, gjashtë të lënduar – tre prej tyre nga mjetet e mprehta appeared first on Telegrafi.

Rajoni i Pejës: Pas ditëve të ngrohta, 10 ditët e ardhshme me rënie temperaturash dhe reshje

10 March 2025 at 08:46

Në rajonin e Pejës, moti për dhjetë ditët e ardhshme do të jetë i ndryshueshëm, me alternime të ditëve me vranësira, reshje shiu dhe periudha me kthjellime.

Temperaturat do të pësojnë luhatje, duke shënuar vlera të buta në mesjavë dhe rënie në fundjavë.

Më poshtë është parashikimi i detajuar për secilin qytet të rajonit.

Peja

Në Pejë, moti do të jetë kryesisht me vranësira gjatë shumicës së ditëve, ndërsa të enjten dhe të dielën priten reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16°C deri në 19°C, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 2°C në ditët e fundit të parashikimit.

Istogu

Në Istog, parashikimi tregon mot të ndryshueshëm, ku ditët me vranësira do të dominojnë, ndërsa në fundjavë pritet një rritje e temperaturave, duke arritur deri në 20°C të shtunën. Të dielën do të ketë reshje shiu, ndërsa në fund të javës temperaturat do të bien ndjeshëm.

Klina

Në Klinë, moti pritet të jetë i butë në mesjavë me temperatura deri në 21°C. Të premten moti do të jetë i kthjellët, ndërsa të dielën priten reshje shiu. Temperaturat do të bien ndjeshëm pas kësaj, duke arritur deri në 4°C gjatë natës në fund të parashikimit.

Deçani

Në Deçan, priten temperatura të moderuara me vranësira gjatë shumicës së ditëve. Reshjet e shiut parashikohen për të dielën, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19°C. Në fund të parashikimit temperaturat do të bien gradualisht.

Ky parashikim tregon një javë dinamike me ndryshime të ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të shiut në fundjavë. Për informacione më të detajuara, këshillohet të ndiqni përditësimet ditore të motit./Telegrafi/

 

 

The post Rajoni i Pejës: Pas ditëve të ngrohta, 10 ditët e ardhshme me rënie temperaturash dhe reshje appeared first on Telegrafi.

Komuna e Klinës organizon event me gratë për trajnim profesional në bujqësi

3 March 2025 at 15:59

Komuna e Klinës njofton që nesër, e martë, më 4 mars, do të mbajë një event të dedikuar grave me temën “Trajnim profesional në Bujqësi”.

Aktiviteti do të përfshijë tema si kultivimi i perimeve, menaxhimi i fermave, bletaria dhe përpunimi i produkteve bujqësore, raporton Telegrafi.

“Eventi do të zhvillohet në Qendrën për Angazhim të Komuniteteve, duke filluar në orën 14:00. Të gjitha gratë e interesuara janë të mirëseardhura për të marrë pjesë dhe për të përmirësuar njohuritë e tyre në fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Klinës i fton të gjitha gratë që duan të zhvillojnë aftësi profesionale në këtë sektor të jenë pjesë e këtij eventi frytdhënës./Telegrafi/

The post Komuna e Klinës organizon event me gratë për trajnim profesional në bujqësi appeared first on Telegrafi.

Istogu dhe Klina ndër përfituesit e 8 milionë eurove për projekte kapitale

3 March 2025 at 11:54

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale me kryetarët e 12 komunave përfituese, mes të cilave veçohen edhe Komuna e Istogut dhe ajo e Klinës.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky grant, i cili kap vlerën prej rreth 8 milionë eurosh, synon të mbështesë komunat në projekte që fuqizojnë zhvillimin ekonomik lokal, përmirësojnë gjithpërfshirjen dhe avancojnë digjitalizimin e shërbimeve komunale.

Sipas MAPL-së, kjo skemë financimi është institucionalizuar dhe tani bazohet në ligjin përkatës të votuar në Kuvend, duke garantuar një proces të drejtë dhe transparent për përzgjedhjen e projekteve.

The post Istogu dhe Klina ndër përfituesit e 8 milionë eurove për projekte kapitale appeared first on Telegrafi.

❌
❌