Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 August 2025Main stream

Hysni Mehani, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt

9 August 2025 at 13:40

Hysni Mehani është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Skenderajt.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri, një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka, një komunë që punon me ndershmëri, planifikon me vizion dhe i shërben me përkushtim çdo familjeje – në çdo lagje e çdo fshat.

“Hysni Mehani është kandidati ynë për kryetar të Skenderajt – një njeri i palodhur, i afërt me qytetarët, që njeh çdo problem dhe ka planin për ta zgjidhur.

Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm, Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Hysni Mehani, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Veterani i luftës dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli

31 July 2025 at 13:24

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Sipas Pllashnikut, Pacolli ka bërë deklarata të pavërteta dhe fyese ndaj tij, familjes dhe vajzës së tij.

Ai thotë se deputetja e ka quajtur vajzën e tij “kriminele” për shkak të paraqitjeve të saj në media.

“Pacolli ka gabuar rëndë. Më ka akuzuar mua, familjen time dhe mediat pse vajza ime po shfaqet në intervista. Ajo po thotë: ‘Pse po e thirrni një vajzë kriminele?’ Dua t’i them Fitores se unë nuk jam kriminel, jam çlirimtar. Unë me shokët e mi ia kam sjellë lirinë këtij vendi. Ajo është hajdute, ka vjedhur”, deklaroi Pllashniku. /Telegrafi/

The post Veterani i luftës dorëzon kallëzim penal ndaj deputetes Fitore Pacolli appeared first on Telegrafi.

Një javë pasi u tërhoq nga AAK, Ilir Tasholli i bashkohet Vetëvendosjes

29 July 2025 at 21:41

Ish-kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ilir Tasholli, ka njoftuar sot se i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), një javë pas tërheqjes së tij nga gara zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tasholli tha se në këtë hap e kanë shoqëruar edhe disa nga përkrahësit e tij.

“Bashkë me disa prej përkrahësve të dashur, sot iu bashkuam Lëvizjes Vetëvendosje, e cila më së miri mishëron vullnetin për ndryshim, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm për Lipjanin dhe për gjithë vendin,” ka shkruar ai.

Tasholli gjithashtu bëri të ditur se do të mbështesë kandidatin aktual të LVV-së për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqin, duke shtuar se ndan me të vizionin për një qeverisje lokale të ndershme dhe të afërt me qytetarët.

“Të përkushtuar për të ardhmen e Lipjanit, do të jemi në përkrahje të mikut tonë, kandidatit për kryetar nga LVV, z. Ilir Qeriqi,” ka thënë Tasholli.

Më 22 korrik 2025, ai kishte bërë të ditur tërheqjen nga kandidatura për arsye që i kishte cilësuar si “objektive”.

Ilir Tasholli ka një karrierë të gjatë politike. Ai ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Kosovës në vitet 2019–2021.

Po ashtu, në vitin 2019 ka ushtruar funksionin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit.

The post Një javë pasi u tërhoq nga AAK, Ilir Tasholli i bashkohet Vetëvendosjes appeared first on Telegrafi.

Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali

29 July 2025 at 13:30

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin thuhej se FSK-ja ka shkuar për herë të parë në veri të vendit.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se se mund të abuzohet me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike.

“A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike?”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht.

“Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë. Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook Çitaku. /Telegrafi/

The post Reagon Çitaku: Po abuzohet me tragjedi për propagandë politike, FSK-ja nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali appeared first on Telegrafi.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

26 June 2025 at 23:33

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

LVV ka theksuar se vendimi i Kushtetueses konfirmon qëndrimet e kësaj partie që nga fillimi i procesit të konstituimit të Kuvendit.

Sipas partisë, aktgjykimi thekson tre pika kyçe:

Obligimi për të përfunduar konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë deputetëve, jo vetëm subjektit të parë.

LVV thotë se Gjykata thekson në paragrafët 190 dhe 191 se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi për të mundësuar funksionimin sa më të shpejtë të Kuvendit.

Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve është e barabartë dhe të dyja janë të domosdoshme për konstituimin e Kuvendit.

Vetëvendosje thekson se çdo subjekt politik ka të drejtë kushtetuese të propozojë kandidatët e vet për pozitat përkatëse dhe se këto propozime duhet të jenë të negociueshme nga të gjitha partitë.

“Gjykata e ka hedhur poshtë qëndrimin kontradiktor të opozitës që kërkonte kompromis vetëm për kryetarin, duke vënë në pah nevojën për konsensus të plotë në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve”, thuhet në reagim.

Votimi i fshehtë në seancën konstituive nuk është shkelje e Kushtetutës.

Lëvizja Vetëvendosje nxit partitë opozitare të pranojnë votimin e fshehtë, duke theksuar se refuzimi i tyre duhet të jetë larg arsyeve kushtetuese dhe jo nga frika e humbjes së votave.

Në reagim përmenden edhe paragrafët kyç të aktgjykimit, të cilët nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe kompromisit për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit në Republikën e Kosovës./Telegrafi/

The post Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

“Nacionalizmi i Kurtit ka dëmtuar Kosovën”, Arifi: Në zgjedhjet lokale, VV do të dalë më keq se ato parlamentare

20 June 2025 at 17:19

Bashkimi Evropian, është shprehur se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

Pasi, autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Analisti Valon Arifi, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, tha se nacionalizmi i Albin Kurtit, vetëm sa e ka dëmtuar Kosovën. Ai theksoi se në këto vite qeverisje, Vetvënedojsa nuk ka bërë asnjë ndërtim të rëndësishëm infrastrukturor në vend.

“Kanë promovuar idenë e ndërtimit të dy urave, vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale. Kemi pasur edhe reagime të BE. Kurti gjatë gjithë këtyre viteve ka dështuar me ndërtimin e infrastrukturës në vend. Institucionet ndërkombëtare tashmë kanë kuptuar edhe lojën e Kurtit. Më shumë kjo është një lojë e Kurtit për të fituar një votë. Pasi dihet që mbi urën e Ibrit as nuk mund të ndërtosh pa lejen e atyre që ruajnë sigurinë”, tha ai.

Gjithashtu analisti Arifi tha se në zgjedhjet lokale rëndësi të madhe kanë kandidatët.

“Në këto zgjedhje lokale mendoj që kandidatët janë më të dobët se ato që ishin para katër vitesh. Edhe në Gjilan për shkak të vetëqeverisjes, nuk është se kanë dalë mirë në sondazhet që bëhet atje. Normalisht që ka ndikuar edhe fakti i të qenurit në qeverisje. Mendoj që VV do të dalë edhe më keq për shkak edhe të dështimit në këto vite sepse nuk ka pasur ndonjë sukses në ndërtimin e jetës qytetarë. Pasi duket që e ka humbur shkëlqimin që e ka pasur”, tha ndër të tjera ai

Sipas tij. Në zgjedhjet lokale, rezultati që do të marrë Kurti do të jetë më keq se rezultati i zgjedhjeve parlamentare.

/abcnews.al/

LDK propozon “qeveri uniteti” në Kosovë, zbardhet plani me 15 pika

By: user 5
12 June 2025 at 17:14

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot një plan 15-pikësh për krijimin e një “Qeverie Uniteti”, që do të përfshinte të gjitha partitë politike në vend. “Qeveria e Unitetit” do të jetë kalimtare dhe synon të përgatisë Kosovën për zgjedhje të reja brenda 10 muajve.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në një konferencë për shtyp, se vendi po kalon një krizë politike, institucionale dhe legjitimiteti. Sipas tij ky plan është një rrugëdalje nga bllokada politike aktuale dhe një thirrje për bashkëpunim gjithëpërfshirës, me qëllim rikthimin e legjitimitetit demokratik në Kosovë.

“Duhet si klasë politike të konstatojmë tri të vërteta bazike, ato na ndihmojmë të kuptojmë vet agjendën që do ta prezantojmë sot. E para duhet të pranojmë që jemi në krizë politike. Pra, jemi në krizë politike, në krizë institucionale edhe në krizë legjitimiteti. Në krizë politike sepse s’ka as përpjekjen më të vogël nga askush të ndërtojë një shumicë parlamentare që do të sjelltë institucione legjitime të Kosovës. Dhe në krizë legjitimiteti sepse nuk kemi kuvend funksional e për më tepër nuk kemi as qeveri legjitime”, tha Abdixhiku.

Pjesë e 15 pikave është edhe rivendosja e lidhjeve me aleatët perëndimorë SHBA dhe BE në mënyrë që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, si dhe krijimi i i një platforme të unifikuar për dialogu me Serbinë.

Për monitorimin e zbatimit të axhendës së “Qeverisë së Unitetit” do të krijohet një organ i caktuar që do të bëjë transparencës dhe raportimet mbi punën e kësaj qeverie të përkohshme.

Axhenda me 15 pika për “Qeverinë e Unitetit”

1. Funksionaliteti Institucional dhe Depolitizimi: Plotësoni vendet e lira kryesore, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, dhe emëroni udhëheqës profesionistë, jo-partiakë në institucionet publike.

2. Rritja e Pagave dhe Ligji i Rrogave: Rritja e pagave për punonjësit e sektorit publik dhe zbatimi i Ligjit për Pagat dhe vendimeve gjyqësore përkatëse.

3. Reagimi ndaj Krizës Energjetike: Mbështetja e familjeve me të ardhura të ulëta, heqja e TVSH-së për energjinë elektrike dhe ndihma për aksesin e sektorit privat në tregun e energjisë.

4. Plani Kombëtar i Gazifikimit: Fillimi i projektit të gazifikimit dhe zhvillimi i një termocentrali me gaz në bashkëpunim me SHBA-në.

5. Marrëdhëniet BE dhe SHBA: Rivendosja e lidhjeve me aleatët perëndimorë, heqja e sanksioneve dhe përgatitja e një platforme të unifikuar dialogu me Serbinë.

6. Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare: Miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në pritje për të çuar përpara projektet e zhvillimit.

7. Verifikimi i Sistemit të Drejtësisë: Fillimi i përgatitjeve ligjore dhe verifikimit pilot për reformën gjyqësore.

8. Projekte të Mëdha Kombëtare: Zhbllokimi i projekteve të infrastrukturës si Unaza e Jashtme e Prishtinës, spitali i ri, qendra sportive dhe menaxhimi i mbeturinave.

9. Diskutim mbi Reformën Kushtetuese: Dialog i hapur mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese për stabilitet politik.

10. Strategjia e Reformës në Arsim: Hartimi i një strategjie kombëtare për reformë të thellë dhe strukturore në arsim.

11. Përgatitja për Lojërat Mesdhetare: Sigurimi i gatishmërisë për pritjen e Lojërave të ardhshme.

12. Reforma e Sigurisë dhe Mbrojtjes: Avancimi i ndryshimeve strategjike në sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.

13. Rishikimi i Buxhetit Bashkiak: Rishikimi i formulës për shpërndarje të drejtë të buxhetit bashkiak.

14. Gatishmëria për Zgjedhje: Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve të periudhës kalimtare.

15. Mekanizmi i Transparencës: Krijimi i një organi për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e axhendës.

The post LDK propozon “qeveri uniteti” në Kosovë, zbardhet plani me 15 pika appeared first on Lapsi.al.

Albulena Haxhiu: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë

By: user 5
31 May 2025 at 17:35

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë, të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.

“Ka deputetë që vijnë në Kuvend, por nuk e dinë pse vijnë. Secili deputet i LVV-së në secilën seancë konstituive, kanë qenë të pranishëm për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit.

Sot ishte seanca e 16 prej momentit kur është propozuar votimi për të kaluar në votim të fshehtë, dhe në asnjërën nga to nuk ka pasur as përpjekje minimale të deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në votim”, ka deklaruar ajo.

“Nuk po themi të votojnë pro domosdo, por të votojnë kundër ose abstenim”, ka shtuar Haxhiu. Ajo tha se kjo situatë është shqetësuese.

“Janë 24 seanca me të sotmen. Kjo situatë natyrisht se është brengosëse, por sa i takon LVV-së, secilin obligim që e kemi pasur me Kushtetutë, me rregulloren e punës së Kuvendit, e kemi adresuar. Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për të konstiuuar Kuvendin”, ka deklaruar deptuetja Haxhiu.

“Edhe në letrën e Osmanit thuhet se u takon të gjithëve të gjejnë mënyrë për të konstituuar kuvendin, e jo për ta bllokuar atë”. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita të braktis qëndrimet bllokuese, që të jemi në shërbim të qytetarëve dhe të jemi në përputhje me Kushtetutën.

Ne po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin e fshehtë, çështje e cila është dërguar nga AAK-ja”, deklaroi Haxhiu.

The post Albulena Haxhiu: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë appeared first on Lapsi.al.

Bislimi: LVV tani nuk ka nevojë për partnerë

By: user 6
29 May 2025 at 22:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili njëkohësisht është edhe drejtues i delegacionit të Kosovës nëdialogun me Serbinë, po qëndron për vizitë në Aachen të Gjermanisë ku ndër të tjera është edhe Presidentja e Komisionit Evropan, Ursula von der Leyen.

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, Bislimi thotë se “Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit”. Lidhur me krizën në Kosovë pas zgjedhjeve dhe bllokimin e Kuvendit, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës fajëson partitë e deritanishme në opozitë, që nuk duan të votojnë në Kuvend.

I pyetur nga Deutsche Welle në Aachen të Gjermanisë, se me cilët partnerë LVV do ta tejkalojë bllokadën në Kuvend, ku as pas 23 vazhdimesh nuk ka zgjedhje të kryetares së propozuar Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministri Bislimi tha se kërkesat e opozitës janë të pakuptimta.

“Nuk kemi krizë qeveritare”

“Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pretqeverinë e reqë do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, – theksoi Bislimi.

Ndërsa pyetjes së Drejtueses së Programeve Evropa në DW, Adelheid Feilcke, se kush janë partnerët e preferuar të LVV-së për tejkalimin e bllokadës në Kuvend, Bislimi u shpreh kështu: “Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.

LVV ka paraqitur alternativa

“Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”, theksoi Bislimi, duke shtuar se “LVV-ja e ka paraqitur propozimin e saj dhe e ka kryer pjesën e punës që i takon, ndërsa partitë e tjera duhet të votojnë.

‘Ajo që kërkohet nga kjo fazë është që subjekti ta bëjë nominimin dhe të votojë”, theksoi Bislimi duke shtuar se “partitë e tjera duhet të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”. Më pas vjen faza e krijimit të qeverisë së re.

Besnik Bislimi theksoi se LVV “ka paraqitur disa propozime dhe alternativa, duke filluar nga konsultimet e deri tek propozimi për ndryshimin e metodës së votimit, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Por opozita ka refuzuar deri tani propozimet e LVV”. /DW

The post Bislimi: LVV tani nuk ka nevojë për partnerë appeared first on Lapsi.al.

Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë

27 May 2025 at 15:29

Kosova dështoi edhe sot që të zgjidhte kryetarin e ri të Kuvendit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni u shpreh se dy deputetë të kësaj partie janë fokus i veçantë i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Një parti në këtë rast partia e parë nuk mundet t’i sigurojë votat e duhura është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën agjendë. Kur nuk janë të zor për të ofruar zgjidhje. Vetëvendosje do të duhej ta ofronte zgjidhjen. … mund të them që kontaktohen të gjithë deputetët në forma të ndryshme. Kontaktohem edhe unë.

Kontaktohemi nga zyrtarët e Vetëvendosjes e nga ndërmjetësuesit e tyre. Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë. I kemi informatat i kemi përmbajtjen e bisedën të gjithë deputetët që më së shumti kontaktohen nga Vetëvendosja por ata janë stabil dhe i qëndrojnë…

Format e presionit janë të ndryshme një nga to është edhe kjo formë që e potencuat.. duke ofruar benefite për bizneset e tyre familjare. Kur nuk janë të zotë për të ofruar zgjidhje, Vetëvendosja do të duhej të pranonte zgjidhjen”, ka shtuar ai.

The post Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë appeared first on Sot News | Lajme.

Ngërçi në Kuvend, dështoi konstituimi edhe në tentimin e 22-të

27 May 2025 at 11:31

Edhe tentimi i 22-të për formimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa rezultat.

Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga të cilët 54 deputetë votuan për krijimin e komisionit për votim të fshehtë, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procesi nuk u finalizua.

Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi ndërprerjen e saj, duke caktuar vazhdimin më 29 maj në orën 11:00.

Ngërçi politik në Kuvend vazhdon që nga 15 prilli, kur deputetët betuan detyrën, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari, duke mbajtur institucionin në një situatë bllokade. /Telegrafi/

The post Ngërçi në Kuvend, dështoi konstituimi edhe në tentimin e 22-të appeared first on Telegrafi.

Basha: S’është përgjegjësi e jona t’ua plotësojmë dëshirat partive tjera, propozimi për kandidate na takon neve

19 May 2025 at 11:57

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se LDK po kushtëzon një koalicion të mundshëm duke kërkuar përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjë që për Vetëvendosjen është e papranueshme.

“Kurti i ka bërë ofertë LDK-së që ta bëjmë një marrëveshje për Kuvendin dhe Qeverinë. Por LDK ka refuzuar. Duhet me pyet LDK-në pse po refuzojnë me ardh pa PDK-në. Për ne është e papranueshme. Ne refuzojmë çdo ofertë që përfshin PDK-në”, deklaroi Basha.

Ai theksoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë kompromis për emrin e propozuar për kryetar të Kuvendit.

Sipas Bashës, ky është një vendim i qartë i partisë dhe nuk do të ketë lëshime.

“Propozimi është i yni dhe nuk bëjmë kompromis. Uroj që Gjykata Kushtetuese sa më shpejt t’i japë përgjigje kërkesës së AAK-së dhe kërkesës sonë për vjedhjen e votave nga LDK”, tha ai.

Ai po ashtu tha se nuk është përgjegjësi e tyre që të ua plotësojnë dëshirat partive politike.

“Po t’i bllokonim ne nënkryetarët na kishit thënë pse po i bllokoni. Kemi propozuar me i votu si pako kryetaren dhe nënkryetarët”, ka thënë ndër të tjera Basha. /Telegrafi/

 

 

The post Basha: S’është përgjegjësi e jona t’ua plotësojmë dëshirat partive tjera, propozimi për kandidate na takon neve appeared first on Telegrafi.

VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut

By: user7
15 May 2025 at 11:42

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar edhe në seancën e sotme që të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë, shkruan Reporteri.net.

Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision. Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë.

Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.

“55 deputetë kanë votuar për, një kundër, asnjë abstenim. Shihemi më 17:00, në orën 10:30”, tha Dehari.

Kandidatja e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.

Përpjekja tjetër për konstituim vazhdon të shtunën, në 10:00.

The post VV dështon sërish ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut appeared first on Lapsi.al.

Muja tha se LDK mbron grupet e interesit, reagon Bajrami: Shkelësit e Kushtetutës janë ngritë në këmbë

14 May 2025 at 13:45

Pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se LDK mbron vetëm grupet e interesit, ka reaguar deputetja nga kjo parti, Hykmete Bajrami.

Bajram përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se janë në gritë në këmbë shkelësit e Kushtetutës duke arsyetuar ngritjen e çmimit të energjisë.

“Shkelësit e Kushtetutës – superkriminelët sipas Albin Kurtit, janë ngritë në këmbë duke e arsyetu ngritjen e çmimit të energjisë elektrike 128 përqind për qytetarë e 260 përqind për bizneset prodhuese e për punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Arsyetimin e tyre ata e lidhin me rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit për çmimet tavan. Këta jo vetëm që janë abuzues të pozitave zyrtare, të besimit që ju ka dhënë qytetari, por edhe janë të padijshëm, e si të tillë tentimin për manipulim me opinionin e kanë të neveritshëm”, ka shkruar Bajrami.

Tutje ka thënë se LDK ka qenë dhe është gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, ligjeve, interesit qytetar dhe ekonomisë së tregut.

“Për dallim prej servilëve të Kurtit, të cilët për të qenë taman servil flasin edhe kundër diplomave e shkollave të tyre, ne e bëjmë dallimin në mes të ‘konkurrencës së lirë’ dhe ‘monopolit’. Është fakt i pamohueshëm se deri tani bizneset kanë marrë vetëm një ofertë për furnizim me energji pas datës 1 qershor, këtë ofertë e kanë marrë nga KESCO me çmim 260% më të lartë se çmimi aktual”.

Ajo tha se LDK është në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit të tyre.

“Dhe po ne nuk e fshehim, jemi në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit të tyre, të cilët përpos faturave të larta të energjisë do të goditën edhe nga një valë tjetër e  inflacionit dhe po jemi në mbrojtje  të 1300 bizneseve më të mëdha në vend, por LVV është kundër qytetarëve e kundër bizneseve sepse po bën e po mbron politika që e godasin qytetarin e biznesin vendor dhe favorizojnë monopolin e mafinë energjetike që ka lulëzuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Telegrafi/

The post Muja tha se LDK mbron grupet e interesit, reagon Bajrami: Shkelësit e Kushtetutës janë ngritë në këmbë appeared first on Telegrafi.

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

By: user 4
6 May 2025 at 15:25

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka bërë të ditur se refuzon takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë vendqëndrimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai. “Letra e ardhur dje në zyrat e LDK-së është shqyrtuar… Po kthehemi për një momentum të ri politik. I ftoj të gjitha partitë që të jemi bashkë të ofrojmë zgjidhje”. Abdixhiku ka thënë se është i gatshëm për takime me liderë partiakë në momentin e parë që ata duan.

“Të ulemi në tavolinë të flasim. Le të nisim një proces që nis zhbllokimin e procesit brenda një afati të shkurtër. Duhet një kryeministër unifikues, me një kabinet ministrash unifikues”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, një ditë më parë i çoi ftesë Lumir Abdixhikut të LDK-së për takim për të diskutuar për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 48 ulëse në Kuvend si partia më e madhe. LDK-ja doli e treta me 20 deputetë. PDK-ja ka 24. Nga 15 prilli në 11 tentime Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Ngërçi ka ngelur tek emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare. Albulena Haxhiu në asnjë rast nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota.

The post LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Të bëjmë koalicion qeverisës bashkë!

By: user 4
5 May 2025 at 15:13

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku i kërkon ndërtimin e një koalicioni qeverisës mes VV-së dhe LDK-së.

Në letrën e tij, Kurti shprehet i gatshëm për bashkëpunim politik, duke theksuar se: “Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në.”

Ai pranon se ekzistojnë dallime politike, por nënvizon se koalicionet bëhen pikërisht midis palëve që kanë dallime, nëse përparësitë vendosen te qytetarët dhe shteti.

Kurti kujton se LDK ka pasur edhe në të kaluarën marrëveshje me parti me të cilat kishte më shumë mospajtime sesa ka sot me VV-në: “Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot, nuk janë më të mëdha sesa ato që LDK i kishte në koalicionet e mëparshme.”

“Unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që sot nuk kanë më as pozita të larta, as ndikim të madh në LDK” shkruan Kurti duke e përforcuar argumentin me logjikën elektorale:

“Jam i bindur që edhe votuesit e LDK-së sot preferojnë më së shumti koalicionin me LVV-në. Edhe votuesit e LVV-së e preferojnë po ashtu këtë koalicion.”

Ai nënvizon qartë se VV nuk është e interesuar për koalicion me PDK-në dhe ngre pyetjen: “Pse ta bëjmë pas zgjedhjeve, kur mund ta bëjmë tani? Pse edhe një palë zgjedhje për të bërë po të njëjtin koalicion?”

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se e ka pranuar letrën dhe ka premtuar një përgjigje zyrtare së shpejti: “Më lejoni të shkoj në zyrë, të shoh letrën dhe do të kthej përgjigje me kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare, siç i takon një partie.”

Në këtë mënyrë, VV ka hedhur një hap drejt një marrëveshjeje me LDK-në, duke e pozicionuar si partnerin e preferuar për qeverisje, ndërsa pritet reagimi zyrtar i partisë së Lumir Abdixhikut.

The post Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Të bëjmë koalicion qeverisës bashkë! appeared first on Lapsi.al.

Ekskluzive, Albulena Haxhiu në “Përballje”- çfarë po ndodh me ngërçin në Kuvend?

28 April 2025 at 15:54

Pasi dështoi përsëri zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidate për kryetare, flet për situatën aktuale në një intervistë ekskluzive në “Përballje” në Telegrafi.com

Pse po vazhdon ngërçi dhe çfarë qëndrimi ka Vetëvendosje? Kush është përgjegjës për këtë krizë, Lëviyja Vetëvendosje apo PDK, LDK e AAK?

Nëse ky bllokim vazhdon, a mund të shkojmë në zgjedhje të reja? Për këto dhe detaje nga vetë Haxhiu në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu pas pak në Telegrafi.com

The post Ekskluzive, Albulena Haxhiu në “Përballje”- çfarë po ndodh me ngërçin në Kuvend? appeared first on Telegrafi.

Ngërçi parlamentar i Kosovës rrit mundësinë e zgjedhjeve të reja

25 April 2025 at 14:17

Ajo që në teori duhet të kishte qenë një hap procedural rutinë në Kosovë, në praktikë është bërë një pengesë serioze pasi partitë e Kosovës nuk arrijnë të bien dakord për formimin e institucioneve jetësore pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. E mërkura shënoi përpjekjen e katërt nga parlamenti i ri për të zgjedhur një […]

The post Ngërçi parlamentar i Kosovës rrit mundësinë e zgjedhjeve të reja appeared first on Reporter.al.

Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje

25 April 2025 at 11:44

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka theksuar se mungesa e vullnetit politik për ta konstituuar Kuvendin po e shtyn vendin drejt një zgjidhjeje të pashmangshme “zgjedhje të reja”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të konstituohet. Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Por duket se mungon vullneti për konstituimin e Kuvendit. Jemi shumë të gatshëm të flasim me partitë politike për datën e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se Vetëvendosje është e hapur për dialog me partitë e tjera lidhur me caktimin e një date për zgjedhje: “Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, përfundoi ajo.

Ndryshe, Albulena Haxhiu dështon për herë të katërt për tu zgjedhur kryeparlamentare me 57 vota kundër, 48 kundër dhe 3 abstenime. /Telegrafi/

The post Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

24 April 2025 at 23:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka folur lidhur numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se LVV i ka numrat.

Thaçi u shpreh se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon vetëm një subjekti politik, por gjithë spektrit politik.

“Në fakt ne i kemi numrat, por çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon një subjekti politik. I takon gjithë spektrit politik”, tha Thaçi, për RTV21.

Lidhur me kërkesën e opozitës për ta ndërruar LVV kandidaten për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se nuk i takon një subjekti të kërkojë një kandidat tjetër.

Ai thotë se edhe nëse nesër do të ndërrohej kandidati, sipas tij, opozita nuk do ta votonte edhe kandidatin tjetër pas Haxhiut.

“Ne sigurisht që kemi vendosur dhe kryesia e LVV-së ka vendosur që kandidate të jetë Albulena Haxhiu. Nuk i takon një subjekti tjetër të kërkojë një kandidat tjetër. Kjo është vetëm një arsye për të mos e votu dhe për t’i blloku institucionet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë. Unë nuk mendoj që nesër të ndërrojmë kandidatin. Nëse ata vazhdojnë të bllokojnë institucionet nuk mendoj që do ta votojnë edhe kandidatin tjetër që ne mundemi ta propozojmë. Nuk ka kandidat tjetër, por ne nuk hymë në këto lojëra”, tha ai.

Ai tha se opozita po e bllokon Kuvendin duke mos e votuar kryetarin e Kuvendit dhe me këtë, sipas tij, ata nuk janë duke e pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Këtë nuk e bllokojmë ne, por po e bllokojnë ata. Për mua personalisht përderisa nuk votojnë kryetarin e Kuvendit, ata nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

The post Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit appeared first on Telegrafi.

❌
❌