Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë

27 May 2025 at 15:29

Kosova dështoi edhe sot që të zgjidhte kryetarin e ri të Kuvendit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni u shpreh se dy deputetë të kësaj partie janë fokus i veçantë i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Një parti në këtë rast partia e parë nuk mundet t’i sigurojë votat e duhura është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën agjendë. Kur nuk janë të zor për të ofruar zgjidhje. Vetëvendosje do të duhej ta ofronte zgjidhjen. … mund të them që kontaktohen të gjithë deputetët në forma të ndryshme. Kontaktohem edhe unë.

Kontaktohemi nga zyrtarët e Vetëvendosjes e nga ndërmjetësuesit e tyre. Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë. I kemi informatat i kemi përmbajtjen e bisedën të gjithë deputetët që më së shumti kontaktohen nga Vetëvendosja por ata janë stabil dhe i qëndrojnë…

Format e presionit janë të ndryshme një nga to është edhe kjo formë që e potencuat.. duke ofruar benefite për bizneset e tyre familjare. Kur nuk janë të zotë për të ofruar zgjidhje, Vetëvendosja do të duhej të pranonte zgjidhjen”, ka shtuar ai.

The post Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë appeared first on Sot News | Lajme.

Ngërçi në Kuvend, dështoi konstituimi edhe në tentimin e 22-të

27 May 2025 at 11:31

Edhe tentimi i 22-të për formimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa rezultat.

Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga të cilët 54 deputetë votuan për krijimin e komisionit për votim të fshehtë, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procesi nuk u finalizua.

Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi ndërprerjen e saj, duke caktuar vazhdimin më 29 maj në orën 11:00.

Ngërçi politik në Kuvend vazhdon që nga 15 prilli, kur deputetët betuan detyrën, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari, duke mbajtur institucionin në një situatë bllokade. /Telegrafi/

The post Ngërçi në Kuvend, dështoi konstituimi edhe në tentimin e 22-të appeared first on Telegrafi.

Muja tha se LDK mbron grupet e interesit, reagon Bajrami: Shkelësit e Kushtetutës janë ngritë në këmbë

14 May 2025 at 13:45

Pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se LDK mbron vetëm grupet e interesit, ka reaguar deputetja nga kjo parti, Hykmete Bajrami.

Bajram përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se janë në gritë në këmbë shkelësit e Kushtetutës duke arsyetuar ngritjen e çmimit të energjisë.

“Shkelësit e Kushtetutës – superkriminelët sipas Albin Kurtit, janë ngritë në këmbë duke e arsyetu ngritjen e çmimit të energjisë elektrike 128 përqind për qytetarë e 260 përqind për bizneset prodhuese e për punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Arsyetimin e tyre ata e lidhin me rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit për çmimet tavan. Këta jo vetëm që janë abuzues të pozitave zyrtare, të besimit që ju ka dhënë qytetari, por edhe janë të padijshëm, e si të tillë tentimin për manipulim me opinionin e kanë të neveritshëm”, ka shkruar Bajrami.

Tutje ka thënë se LDK ka qenë dhe është gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, ligjeve, interesit qytetar dhe ekonomisë së tregut.

“Për dallim prej servilëve të Kurtit, të cilët për të qenë taman servil flasin edhe kundër diplomave e shkollave të tyre, ne e bëjmë dallimin në mes të ‘konkurrencës së lirë’ dhe ‘monopolit’. Është fakt i pamohueshëm se deri tani bizneset kanë marrë vetëm një ofertë për furnizim me energji pas datës 1 qershor, këtë ofertë e kanë marrë nga KESCO me çmim 260% më të lartë se çmimi aktual”.

Ajo tha se LDK është në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit të tyre.

“Dhe po ne nuk e fshehim, jemi në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit të tyre, të cilët përpos faturave të larta të energjisë do të goditën edhe nga një valë tjetër e  inflacionit dhe po jemi në mbrojtje  të 1300 bizneseve më të mëdha në vend, por LVV është kundër qytetarëve e kundër bizneseve sepse po bën e po mbron politika që e godasin qytetarin e biznesin vendor dhe favorizojnë monopolin e mafinë energjetike që ka lulëzuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Telegrafi/

The post Muja tha se LDK mbron grupet e interesit, reagon Bajrami: Shkelësit e Kushtetutës janë ngritë në këmbë appeared first on Telegrafi.

LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë

By: user 4
6 May 2025 at 15:25

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar qeveri të transicionit me të gjitha partitë shqiptare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka bërë të ditur se refuzon takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet që janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë vendqëndrimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai. “Letra e ardhur dje në zyrat e LDK-së është shqyrtuar… Po kthehemi për një momentum të ri politik. I ftoj të gjitha partitë që të jemi bashkë të ofrojmë zgjidhje”. Abdixhiku ka thënë se është i gatshëm për takime me liderë partiakë në momentin e parë që ata duan.

“Të ulemi në tavolinë të flasim. Le të nisim një proces që nis zhbllokimin e procesit brenda një afati të shkurtër. Duhet një kryeministër unifikues, me një kabinet ministrash unifikues”, ka thënë Abdixhiku.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, një ditë më parë i çoi ftesë Lumir Abdixhikut të LDK-së për takim për të diskutuar për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 48 ulëse në Kuvend si partia më e madhe. LDK-ja doli e treta me 20 deputetë. PDK-ja ka 24. Nga 15 prilli në 11 tentime Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Ngërçi ka ngelur tek emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare. Albulena Haxhiu në asnjë rast nuk ka arritur të marrë më shumë se 57 vota.

The post LDK propozon qeveri tranzicioni në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

Si të dilet nga ngërçi në Kuvend?

22 April 2025 at 15:38

Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve të tij, ato rrezikojnë ta bllokojnë konstituimin e këtij institucionit ligjvënës dhe ta fusin vendin në ngërç institucional, thonë njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, këtë të hëne u ndërpre për herë të katërt dhe për pasojë është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si dhe tri partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë fajësuar njëra-tjetrën për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila këmbëngul në propozimin që deputetja e saj, Albulena Haxhiu, të jetë kryetare e Kuvendit, ka kërkuar marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të legjislativit.

Propozimi i LVV-së është kundërshtuar në vazhdimësi nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Kompromisi i mundshëm

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në aspektin politik, konstituimi i Kuvendit gjendet në një bllokadë, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka rritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme nga deputetët, për ta miratuar propozimin e saj.

“Kur nuk i ke numrat, duket kompromis dhe nuk mund të imponosh kandidatë [për kryetar të Kuvendit]”, thekson Krasniqi.

Ai shton se, marrë parasysh refuzimin kategorik të propozimit të LVV-së nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, partia fituese do të duhej të lëshonte pe.

“Do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje të bënte përpjekje për të dialoguar me partitë politike, në mënyrë që të ketë një kandidat të përshtatshëm – së paku për shumicën e deputetëve – në mënyrë që ta zhbllokojë situatën”, thotë Krasniqi.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai thekson se deri të mërkurën, kur pritet vazhdimi i seancës, partitë politike duhet ta gjejnë një kompromis, i cili do ta zhbllokonte ngërçin, në të cilin ka ngecur konstituimi i Kuvendit.

Kompromisi, sipas tij, nënkupton një marrëveshje që përfshin propozimet në pako, për kryetarin e Kuvendit dhe për pesë nënkryetarët, nga partitë shqiptare dhe të komuniteteve pakicë joserbe dhe serbe.

“Gjatë këtyre 48 orëve, të merren vesh [partitë politike] që në pako të gjejnë kompromis. Pra, nëse jo me këtë kandidat – që tri here i ka dështuar partisë apo koalicionit fitues – atëherë me ndonjë kandidat tjetër, i cili mund të jetë më i pranueshëm për partitë e tjera, si kryetar Kuvendi, si dhe për kandidatët për nënkryetarë”, thekson Baraliu.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, çdo ndërprerje e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, nuk mund të zgjasë më shumë se 48 ore.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë sugjeruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për partitë politike, LDK-ka ka theksuar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

Çfarë në rast se nuk ka kompromis ndërmjet partive politike?

Mungesa e marrëveshjeje eventuale ndërmjet partive politike që do ta zgjidhte situatën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do ta thellonte edhe më tej ngërçin institucional.

Të këtij mendimi janë Krasniqi dhe Baraliu.

Siç thonë ata, në rast se nuk ka pajtim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit i Kuvendit edhe të mërkurën, nuk ka ndonjë kufizim ligjor që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë pas secilës ndërprerje, “deri në pafundësi”.

Krasniqi shpreh mendimin se Lëvizja Vetëvendosje mund të vazhdojë të mos propozojë një emër tjetër për kryetar Kuvendi.

“Nëse LVV-ja nuk propozon emër, atëherë kjo mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se e drejta për të propozuar nuk nënkupton edhe të drejtën për të imponuar kandidat dhe, aq më pak, për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Krasniqi.

Por, të drejtën për t’iu drejtuar për çështje të caktuara Gjykatës Kushtetuese e kanë vetëm presidentja e Kosovës, avokati i popullit dhe Kuvendi i Kosovës.

Profesor Baraliu shpreh mendimin se para se ndonjëri nga institucionet eventualisht t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, mund të ndërhyjë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai thekson se presidentja Osmani ka kompetencë kushtetuese që të garantojë mbarëvajtjen dhe “funksionimin kushtetues të institucioneve”.

“Në këtë rast mbarëvajtja nënkupton – edhe proceduralisht – fillimi dhe vazhdimi i konstituimit të Kuvendit. Mbi këtë bazë, ajo mund të intervenojë në çdo kohë”, theksoi Baraliu.

Megjithatë, ndërhyrja e presidentes në këtë rast është vetëm një lloj ndërmjetësimi ose ftese për partitë politike që të merren vesh për ta çuar në fund procesin e konstituimit të Kuvendit.

Në të kundërtën, sipas Baraliut, presidentja Osmani, Avokati i Popullit ose një grup deputetësh të Kuvendit, mund ta dërgojnë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, “për vlerësim lidhur me kufizimin e afateve për konstituimin e Kuvendit, e sidomos për atë se a ka kufizime lidhur me përsëritjen e vazhdimit të seancës për çdo 48 orë”.

“Çfarë duhet bërë në këtë situatë? Gjykata [Kushtetuese] e ka pasur edhe një deklarim më herët që të mos bëhen pyetje të tilla ‘çka dhe si”. Por, duhet gjetur një formulim i duhur, në mënyrë që ta detyrojë Gjykatën që të japë një mendim adekuat dhe kompetent”, u shpreh Baraliu.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Presidencës së Kosovës lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Javën e kaluar, Osmani kishte shprehur gatishmërinë e saj për të biseduar me partitë politike për rrugën përpara, nëse ato e shohin këtë të nevojshme.

Duke marrë për bazë mospajtimet ndërmjet partive politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje, të hënën është thënë se duhet të thirren grupet politike, të konstituohet Kuvendi dhe më pas, të arrihet pajtimi që ai të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. /Rel/Telegrafi/

The post Si të dilet nga ngërçi në Kuvend? appeared first on Telegrafi.

Dështimi i seancës konstituive – nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish

17 April 2025 at 14:45

Pasi kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mbylli seancën konstituive duke mos vendosur në votim raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve kanë reaguar nga parti, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas reagimit të publikuar në Facebook kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e sërishëm të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Tutje në reagim thuhet se të 20-të deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin prezent, por që “Fatkeqësisht, kryesuesi i kësaj seance, nga radhët e LVV-së, shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë”.

Sipas reagimit thuhet se skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill.

“Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca. Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

The post Dështimi i seancës konstituive – nga LDK thonë se 20 deputetët e tyre ishin prezent në sallë, por LVV e bllokoi sërish appeared first on Telegrafi.

Kica-Xhelili nga LDK: Takimi konsultues i ftuar nga Dehari është rast i paprecedent

17 April 2025 at 12:44

Doarsa Kica-Xhelili nga LDK ka thënë se ky është një rast i paprecedent, pasi kryesuesi i seancës nuk ka të drejtë të ftojë akterët e partive në një takim konsultues në këtë fazë. 

Ajo para mediave tha se ajo çka duhet të bëhet në këtë fazë është ta vendos raportin në rivotim.

“Kjo që sapo bëri kryesuesi është rast i paprecedent…kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë akterët në këtë rast.  Ajo çka mund të bëj është që ta qes në rivotim raportin. Përfaqësuesit e LDK-së shkuan për ta diskutuar këtë çështje. Nuk ka nevojë që të ftojë partitë politike në këtë fazë”, ka thënë ajo.

Tutje ajo se qëndrimi ynë nuk ndryshon dhe se e vetmja mënyrë e paprecedent është se si këta sillen më rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, Hykmete Bajrami nga kjo parti tha se nuk diskutuan asgjë në këtë takim konsultues.

“Pasi Dehari nuk ka të drejtë të thërras për konsultim anëtarët e partive politike”, tha ajo. /Telegrafi/

The post Kica-Xhelili nga LDK: Takimi konsultues i ftuar nga Dehari është rast i paprecedent appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

16 April 2025 at 12:27
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se ajo duhet të mbahet e të thirret më së largu për 48 orë.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë.

“LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë. Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës.

Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Betimi i deputetëve ndodhë! Kushtetuta mbrohet! Shteti funksionon! Logjika dhe demokracia triumfojnë! Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues! Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë. Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

The post Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh appeared first on Telegrafi.

Kica-Xhelili: Mes LDK-së dhe LVV-së ka “hendek të madh”

8 April 2025 at 13:54

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, tha se ka “hendek të madh” mes tyre dhe LVV-së.

Megjithatë, ajo nuk bëri të ditur si do t’i përgjigjet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ftesës për takim, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Madje ajo mohoi që kryesia e LDK-së do të mblidhet sot për diskutuar për këtë ftesë.

Sipas saj takimi mes nënkryetarëve të LDK-së do të jetë i zakonshëm.

Këto komente ajo i bëri pas pjesëmarrjes në takimin konsultativ në Kuvend për seancën konstituive të 15 prillit./Telegrafi/

 

The post Kica-Xhelili: Mes LDK-së dhe LVV-së ka “hendek të madh” appeared first on Telegrafi.

Berisha: Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore, po e përgatit vendin për zgjedhje të jashtëzakonshme

7 April 2025 at 13:48

Zafir Berisha nga NISMA Socialdemokrate ka reaguar pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut për takime konsultative për formimin e Qeverisë.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas deklaratave të djeshme se Serbia po e pengon në bërjen e qeverisë, tash po kërkon nga “hajvanat” me i thënë jo, për me i radhit sipas logjikës së tij mashtruese, në anën e Serbisë.

“Jo rastësisht i ka bërë ftesë fillimisht LDK, votuesit e saj janë target në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po e përgatitë me çu Kosovën”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur me dërgimin e ftesave për partitë opozitare për takime konsultative për formimin e Qeverisë.

Kurti i ka dërguar ftesë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për t’u takuar më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00. /Telegrafi/

The post Berisha: Ftesa e Albinit për LDK është djallëzore, po e përgatit vendin për zgjedhje të jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.

Dalin SMS-së/ Akuza brenda LDK-së për manipulim të votave: “Skemë kriminale”

By: user 6
31 March 2025 at 22:56

Kur po afronte fundi i numërimit të votave të diasporës në Kosovë, brenda LDK-së disa prej anëtarëve të Kryesisë insistonin se ishte orkestruar një “skemë e organizuar kriminale” brenda partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Portali Reporteri.net ka publikuar disa nga komunikimet e brendshme të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së. Ato janë bërë në 2 mars 2025 në grupin në “Viber” ku pjesë e tij është edhe kryetari Lumir Abdixhiku si dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie si Kujtim Shala, Arben Gashi, etj.

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave për kandidatët për deputetë nga brenda partisë dhe insistonte se skema, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, – shkruante Arben Gashi në grupin në “Viber” të kryesisë qendrore të LDK-së.

“Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”, i përgjigjej Kujtim Shala. “Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

“Kujtim, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifiku sakt problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”, – insistonte Arben Gashi.

“Ok dajë, e identifikojmë dhe e adresojmë si duhet. Jemi ne, por kemi edhe institucione që merren me gjëra të tilla”, reagoi sërish Shala.

Me “Ok.” e mbyll diskutimin më të Arben Gashi.

“Skemë kriminale” e kishte quajtur më herët edhe anëtari tjetër i kryesisë Shkëmb Manaj. Në një mesazh të tij ai akuzonte partinë e tij për vjedhje të votave, të cilin Manaj e kishte dërguar në grupin e brendshëm të Kryesisë në “WhatsApp”.

Akuzat e Manajt në grupin në “WhatsApp” të kryesisë së LDK-së ranë edhe në duart e prokurorisë të cilat ia bashkuan hetimit për vjedhje votash.

“Nuk lejoj kurrë që mandatin të cilin ma kanë dhënë qytetarët, të më vjedhjet nga ata qe me skema të shitblerjes se votave dhe të mbushjes industriale të tyre në postat e vendeve evropiane nga grupe dhe individë që me logjikën e tyre të veprimit nuk kanë të bëjnë asgjë me LDK-në” – thuhej nder tjera në mesazhin e Manajt.

Pak javë pas akuzave për partinë e tij, Shkëmb Manaj u shpërblye me vendin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, komunë e cila qeveriset nga Përparim Rama i LDK-së. Njoftimin e dha vetë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Nga ana tjetër, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së, pos Kujtim Shalës e Arben Gashit, në diskutimin për “skeme të organizuar kriminale”“vjedhjes së votave” u përfshi edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj.

“Edhe unë kam shumë çka për të folur për dyshimet me abuzim me vota, të cilat e të cilët e kanë dëmtuar LDK-në e jo që e kanë ndihmuar. Askujt nuk i duhet mandati me marrë në kurriz të punë dhe përkushtimit të devotshëm të strukturës dhe anëtarëve besnik të LDK-së në mërgatë. Mireutakofshim në kryesi”, shkruante Zemaj.

Një porosi për kolegët e kryesisë së LDK-së, pati edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“E çuditshme me votat e diasporës së LDK-së nga Komuna e Rahovecit!!! Nga disa kuti po rezulton se diaspora e Rahovecit po i voton kandidatët e Pejës, të Prishtinë e të disa komunave të tjera në masë të madhe jashtë shpërndarjes normale të votave!!! Ndoshta ky është vullneti i elektoratit të LDK-së në diasporë nga Komuna e Rahovecit!!! Por, të njëjtit kandidatë, në Degën e Rahovecit në Kosovë kanë marrë vota sipas një mesatareje të përgjithshme të shpërndarjes së votave në gjithë listën e LDK-së. Në tentoj t’i besoj kësaj shpërndarjeje më shumë, sepse besoj se përfaqëson vullnetin e elektoratit të LDK-së, në Degën e Rahovecit. Ndoshta Grupi i Kryesisë së LDK-së që ka punuar me diasporë na njofton se çfarë po ndodh. Ndoshta unë nuk i kam informatat”, – shkruante Avdullah Hoti, më 2 mars 2025, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së.

Disa ditë pas këtyre diskutimeve, Lumir Abdixhiku mblodhi më 10 mars 2025 kryesinë e partisë së tij, në një mbledhje të gjatë e të tensionuar.

Situata e krijuar në LDK, pas kësaj mbledhje dhe këtyre diskutimeve në “Viber” e “WhatsApp” u shpërfaq në publik nga Avdullah Hoti edhe me një reagim të tij më 18 mars 2025, në Facebook – me anë të të cilit ish-kryeministri kërkoi lidership të ri për LDK-në. Reporteri.net shkruan se ka provuar t’i kontaktojë Hotin, Shalën dhe Zemajn, por asnjëri prej tyre nuk janë përgjigjur, përveç Gashit i cili nuk pati koment. ©LAPSI.al

The post Dalin SMS-së/ Akuza brenda LDK-së për manipulim të votave: “Skemë kriminale” appeared first on Lapsi.al.

LDK kundërshton rritjen e çmimit të energjisë: Goditje e drejtpërdrejtë për qytetarët

28 March 2025 at 20:22

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 15%.

Në një komunikatë për media, LDK ka shprehur indinjatën e thellë, duke e cilësuar këtë vendim si të papranueshëm dhe dëshmi të paaftësisë qeveritare në menaxhimin e sektorit energjetik.

“Kjo është rritja e tretë e çmimeve gjatë mandatit të kësaj Qeverie, e cila ka dëshmuar mungesë të plotë të ndjeshmërisë sociale dhe politike. Në vend që të ndihmojë qytetarët, kjo qeveri po i rëndon ata me rritje të kostos së jetesës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas LDK-së, qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të thelluar ekonomike, me inflacion të lartë dhe stagnim të pagave, ndërkohë që Qeveria po përdor ZRrE-në si instrument për të imponuar barrën e dështimeve të saj.

Partia opozitare i ka bërë thirrje ZRrE-së që të mos shërbejë si vegël e pushtetit dhe të mbrojë interesin e konsumatorëve.

“Kosova meriton një qeverisje kompetente dhe me vizion, jo një pushtet që e trajton popullin si barrë”, përfundon komunikata.

LDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë të kundërshtojë këtë vendim me të gjitha mjetet demokratike në mbrojtje të qytetarëve./Telegrafi/

The post LDK kundërshton rritjen e çmimit të energjisë: Goditje e drejtpërdrejtë për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

21 February 2025 at 10:13

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nuredin Ibishi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo parti të hyjë në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ibishi ka thënë se një qeveri e LVV-së me pakicat nuk do të ishte e qëndrueshme dhe për këtë duhet një koalicion i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, me partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK-NISMA.

“Nuk përjashtohet, edhe pse ka pasur deklarime, por jam bind se në politikë s’duhet thënë kurrë jo.. Nuk jam në lidership të partisë por nuk duhet shkëputur asnjë mundësi”, ka thënë Ibishi kur është pyetur në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka kujtuar se edhe para zgjedhjeve të vitit 2019 kishte deklarime të tilla nga zyrtarët e LDK-së, por që pastaj u bë koalicioni me Vetëvendosjen

“Gjithsesi mundësia do të jetë”, ka ritheksuar Ibishi.

Edhe nga Nisma Socialdemokrate nuk e kanë përjashtuar një mundësi bashkëpunimi për të qeverisur me Albin Kurtin.

Fatmir Matoshi kandidat për deputet nga kjo parti ka thënë se do ta shqyrtonin ftesën e VV-së. /Telegrafi/

The post Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në appeared first on Telegrafi.

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

19 February 2025 at 00:04

Procesi i numërimit të votave po vazhdon, dhe me 60 për qind të votave të numëruara deri më tani, janë bërë publike rezultatet paraprake të kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Megjithatë, një emër që mungon në listën e 35 kandidatëve më të votuar të partisë është ai i Lumbardh Salihut, fituesit të Big Brother VIP Kosova 2, i cili këtë vit kandidoi për deputet nën siglën e LDK-së.

Pavarësisht mbështetjes së madhe që kishte në spektaklin e njohur televiziv, rezultatet e publikuara deri më tani sugjerojnë se ai nuk ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm votash për t’u renditur mes kandidatëve kryesorë të LDK-së.

Kjo nënkupton se shanset e tij për t’u bërë deputet po zvogëlohen, megjithëse numërimi i votave ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Mbetet të shihet nëse ndonjë ndryshim mund të ndodhë me publikimin e rezultateve të plota nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

(Lista e plotë e votave do të shtohet sipas të dhënave të reja që dalin nga numërimi i votave në vijim). /Telegrafi/

Foto: Blic

The post Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë

10 February 2025 at 11:41

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas procesit zgjedhor të së dielës ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.

Abixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: “Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak”

“Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut! Punuam mbarë. Ecëm drejtë.

Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë. Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë”, ka shkruar ai.

Tutje Abdixhiku ka thënë se është krenar nga ky rrugëtim që kanë bërë deri më tani.

“E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dimë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.

Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje. Pavarësisht të gjithave, Do të ketë dritë”, tha ai.

I pari i LDK-së thotë se: “Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”. /Telegrafi/

The post Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë appeared first on Telegrafi.

Kandidati për deputet nga LDK shpalos programin dhe prioritetet për zhvillimin e Kosovës – flet edhe për projekte kapitale

5 February 2025 at 10:55

Është java e fundit ku partitë politike mund të paraqesin para qytetarëve programet e tyre dhe t’i bindin ata që në ditën e zgjedhjeve (9 shkurt) të votojnë për partinë që duan.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (PDK), Alban Zogaj, i cili mban numrin 28 në listën zgjedhore të LDK-së në një intervistë për Telegrafin ka shpalosur synimet, prioritetet si dhe programin e saj parazgjedhor të quajtur “Rruga e Re”.

Kandidati për deputet nga LDK, Alban Zogaj /Foto: Ridvan Slivova/

Zogaj ka deklaruar se gjatë muajve të fundit, partia ka vërejtur një disponim të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të madhe nga qytetarët në takimet e ndryshme.

Sipas tij, LDK është partia e vetme që ka një plan konkret dhe realist për zhvillimin e vendit.

“E them me bindje të plotë që e kemi programin jo vetëm ma të mirin, po edhe të vetmin program politik.

Këtë e kanë vlerësu qytetarët e e Kosovës, janë duke e vlerësu në vazhdimësi.

Ky program i joni është i fokusuar në projekte kapitale dhe fokusin e ka në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Zogaj.

Në fokus të programit të LDK-së është zhvillimi ekonomik i Kosovës, pasi sipas Zogajt, vendi ka përjetuar stagnim ekonomik gjatë katër viteve të fundit.

“Ne duhet ta kthejmë dinjitetin tek qytetarët e Kosovës. Andaj, zotimi jonë kryesor, që edhe kryeministri i ardhshëm Lumir Abdixhiku është duke i përmendë vazhdimisht një javën e parë ‘Do t’i rrisim pagat’.

Koeficientin duhet ta bëjmë 150 euro, që nënkupton rritje gati 200 euro për secilën pagë…

Fokus i programit tonë politik është kryesisht zhvillimi ekonomik, 120 projekte kapitale, 5 miliardë euro investime në mandatin tonë të parë”, u shpreh ai.

Zogaj ka shpjeguar se këto investime do të përfshijnë fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, arsimin, sportin, kulturën, infrastrukturën, dhe energjinë.

Kandidati për deputet nga LDK, Alban Zogaj në një intervistë për Telegrafin /Foto: Ridvan Slivova/

Ai po ashtu ka theksuar se investimi në këto projekte është një nevojë e domosdoshme për t’i dhënë fund varfërisë dhe stagnimit të zhvillimit që ka karakterizuar vitet e fundit në Kosovë.

Kandidati për deputet nga LDK, po ashtu ka folur edhe për investime prej 1.5 miliardë eurosh për projekte kapitale në kryeqytet, duke përfshirë ndërtimin e Unazës së Jashtme dhe shumë çështje të tjera të cilat mund t’i shikoni në intervistën dhënë për Telegrafin. /Telegrafi/

The post Kandidati për deputet nga LDK shpalos programin dhe prioritetet për zhvillimin e Kosovës – flet edhe për projekte kapitale appeared first on Telegrafi.

Dha sinjale për politikë para se të hynte në Big Brother – rrëfehet Lumbardhi që tani kandidon për deputet në LDK: Do të punoj për rini e sport

31 January 2025 at 12:44

77 është numri me të cilin Lumbardh Salihu do të kandidojë në zgjedhjet 9 shkurtit për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, para vetes ka një rrugëtim të ri për të, të panjohur, që pritet të shihet se si do të shkojë.

Në një intervistë për Telegrafin, Lumbardh Salihu ka folur më gjerë rreth vendimit të tij për t’iu futur politikës përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke pasur parasysh edhe faktin që babai i tij Sali Salihu, në të kaluarën ishte deputet nga radhët e Vetëvendosjes.

Lumbardh Salihu (Foto: Ridvan Slivova)

Salihu tregon se interesin e tij për politikë e ka pasur edhe para se të futej në Big Brother.

Ai shton se politikani model i tij në Kosovë është kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e i huaj është deputeti ukrainas, i njohur për qëndrimet e tij pro Kosovës, Oleksiy Goncharenko.
Për Telegrafin, Lumbardhi ka treguar edhe për pikat kryesore ku do të koncentrohet nëse merr votat e mjaftueshme për deputet.

Lumbardh Salihu (Foto: Ridvan Slivova)

Më poshtë ua sjellim intervistën e plotë:

Telegrafi: Lumbardh, duke pas parasysh faktin që ju piedestalin e famës dhe audiencës e keni arritur me pjesëmarrjen dhe fitoren tuaj në Big Brother, cili ishte ai momenti kur ju thatë ‘tani është çasti t’i futem politikës’ – a keni marrë paraprakisht ftesë, apo ishte dëshirë që lindi nga ju?

Lumbardh Salihu: Interesimin për politikë e kam pasur para se të hyj në Big Brother, një kohë të gjatë para se me hy në atë format sepse temat kanë qenë gjithmonë politike në shtëpi sepse vij edhe prej një familjes politike, në atë formatin unë kam hyrë pak a shumë me tregu se kush jam, që të më njohin njerëzit, të njoh pak më shumë edhe kulturën e Kosovës meqë jam rritur jashtë vendit dhe e kam pasur gjithmonë si synim me shku atje, me u shkollu, me mbledh me fitu eksperienca të ndryshme, që të mund ato eksperienca t’i sjell edhe këtu. Siç e dini në Big Brother e kemi pasur të ndaluar që të flasim për politikë përmes këmishës legjendare kam dashur që të sinjalizoj botës jashtë që në atë rrugë do të shkoj dhe aty do të jetë edhe e ardhmja ime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lumbardh Salihu 77 (@lumbardhsalihu)

Telegrafi: Pse pikërisht në LDK? Kush ishte shtysa që ju bëri juve të kandidoni në Listën e kësaj partie, duke e pasë parasysh faktin që babai juaj në të kaluarën ka qenë deputet nga një parti tjetër? Cila është fjalia që ai ta tha kur mori vesh për afrimin tënd me LDK-në?

Lumbardh Salihu: Unë e mbaj mend presidentin Rugova me maturinë e tij dhe me vizionin e tij politik. Para se me shku në Austri ka qenë Rugova si figurë politike që e kam pasur në kokë. LDK i ka disa vlera që edhe unë mund të identifikohem me to, që janë vlera familjare, patriotike, po ashtu edhe zhvillimi ekonimik në një shtet sepse është një gjë shumë e rëndësishme me qenë ekonomia e fortë sepse kur e kë ekonominë e fortë e ke edhe ushtrinë e fortë, policinë e fortë, shëndetësinë, arsimin dhe edukimin e fortë. Sa i përket fjalës së parë që më ka thënë babai kur ka dëgju se LDK ka interes, unë kam interes për me hy në LDK ka qenë se, ka me qenë gjithmonë mbrapa meje dhe do të më mbështes në çdo aspekt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lumbardh Salihu 77 (@lumbardhsalihu)

Telegrafi: A mendon që audienca e Big Brother, e cila ka të drejtë vote, do të të votojë edhe për deputet? Sa mendon që e ke mbajt lidhshmërinë tënde me publikun përgjatë këtyre muajve?

Lumbardh Salihu: Unë po shpresoj që natyrisht qytetarët që të më votojnë, jam duke punuar për të fituar besimin e tyre, shtyllat kryesore kanë me qenë rinia dhe sporti po ashtu është edhe një temë që e kam cek, dua të kontribuoj në aspektin e shëndetit mendor sepse është një temë që ballafaqohet rinia shumë me të, por shteti nuk merr masa kurrfare. Sepse unë mendoj që një të riut nuk besoj që i intereson se çfarë po ndodh në Mitrovicë ose çka është Asociacioni, mendoj që për rini duhet me pas zgjidhje reale, me pas mundësi të reja, projekte të reja, planprograme të reja që të mos ikin jashtë vendit sepse rinia është shpirti i një shteti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lumbardh Salihu 77 (@lumbardhsalihu)

Telegrafi: Nëse zgjidhesh, ti e di që përmes pyetjeve jashtë rendit të ditës mundesh me adresu çështje të ndryshme, varësisht prej shqetësimeve të qytetarëve. Cilat mendon që do të ishin tri çështjet e para apo problematikat e para, që Lumbardhi kish tentu me ju ba zgjidhje si deputet?

Lumbardh Salihu: Krijimi i më shumë mundësive në sport dhe edukim, unë mendoj që sporti nuk është vetëm pasion kënaqësi, është edhe pak a shumë biznis, por edhe një lloj promovimi i shtetit tonë sepse përmes sportit promovohet si shtet. Majlinda Kelmendi po e marr si shembull kur fitoj ‘Medaljen’ hypi në podium dhe ngriti flamurin kosovar ky është një lloj promovimi kështu që që rinia ose sporti duhet me pas fokus të mirë, ose mbështetje të madhe prej shtetit sepse mundet me qenë një çelës që me u promovu një shtet jashtë vendit. Do përpiqem të ndihmoj që të rinjtë e Kosovës të kenë lidhje me kompani ndërkombëtare që të mund të shfaqin potencialin maksimal dhe çështja e tretë është problemet mendore. Nuk është që po flitet shumë ose janë duke u trajtuar këto probleme, mendoj që stresi, ngarkesa, ankthi e depresioni duhet me dit si me u trajtu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lumbardh Salihu 77 (@lumbardhsalihu)

Telegrafi: Përveç babait, cili është politikani kosovar dhe i huaj që ju e keni si shembull?

Lumbardh Salihu: Nuk ka me qenë befasi nëse e them Lumiri, por me të thënë të drejtën është Lumir Abdixhiku me planprogramin më të mirë dhe vizionin shumë të qartë për Kosovën. Kam shumë besim në të. Në aspektin ndërkombëtar është një deputet në Kuvendin e Ukrainës (Oleksiy Goncharenko), mua më pëlqejnë politikanët që kontribuojnë dhe që kanë dëshirë që Kosova me avancu dhe ai e ka ngrit zërin në Këshillin Evropian që Kosova me u anëtarësu në BE, ky fakt më jep një lloj admirimi për një politikan të tillë që ka qejf që Kosova me ec përpara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lumbardh Salihu 77 (@lumbardhsalihu)

Telegrafi: Tash që pak ke hy ndoshta në rrjedha më shumë të zhvillimeve politike, a të ngjason sadopak politika me Big Brother? A je i gatshëm edhe këtu për debate?

Lumbardh Salihu: Politika është diçka shumë reale dhe unë do të marrë shumë seriozisht sepse ka të bëj me angazhimin tim që të krijoj diçka të mirë çdo ditë për qytetarët, por veçanërisht për të rinjt, projekte të reja, programe të reja, siç e thash edhe më herët. Normalisht jam i gatshëm për debate sepse unë mendoj që me kalimin e kohës adaptohesh në një fushë dhe jemi duke punuar për të bërë më të mirën për jetesën e qytetarëve të Kosovës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lumbardh Salihu 77 (@lumbardhsalihu)

Telegrafi: Pesë arsyet pse duhet me u votu Lumbardhi?

Lumbardh Salihu: Mendoj që janë disa arsye se përse duhet me me votu mua, veçanërisht dua të filloj me arsyen e parë që është energjia e re dhe perspektiva e re që mund të sjell në politikë. Arsyeja e dytë, unë kam qejf me qenë i fokusuar në zgjidhjen e problemit, jo vetëm diskutime. Unë kam ide dhe përvoja që kam mundur t’i mbledh jashtë vendit, po ashtu jam shumë i afërt dhe shumë gati për bashkëpunim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lumbardh Salihu 77 (@lumbardhsalihu)

Lumbardh Salihu: Meqeneëse ju keni kaluar nëpër disa profesione gjatë jetës. Njëherë sportist, pastaj fytyrë e shoubizit, e tash politikan – a menon që kjo e fundit ka me qenë veprimtaria e fundit që do ta vulos përgjithmonë figurën tënde?

Telegrafi: Për momentin jam i fokusuar 100 për qind në fushatën time dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, natyrisht që kam synime, ide për projekte të reja, siç e thash edhe më herët, gjithë energjinë kam dëshirë me ia përkushtu fushatës dhe pastaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Dha sinjale për politikë para se të hynte në Big Brother – rrëfehet Lumbardhi që tani kandidon për deputet në LDK: Do të punoj për rini e sport appeared first on Telegrafi.

LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj

25 January 2025 at 21:40

Në kuadër të aktiviteteve të saj për të përfshirë mërgatën në proceset vendimmarrëse në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një takim miqësor në Gjenevë me bashkatdhetarët që jetojnë atje.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe kandidatët për deputet Lumbardh Salihu, Vlora Dumoshi dhe Krenar Xhaferi të cilët ndanë vizionin për një rrugëtim të ri për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimin e vendit.

“Bashkë me Vlorën dhe Krenarin, në një takim miqësor e të përzemërt me nëndegën e LDK-së në Gjenevë, diskutuam për rolin dhe kontributin e mërgatës, si dhe për mundësinë e përfshirjes më të madhe në proceset vendimmarrëse në Kosovë. Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Salihu.

Ky takim u përmbyll me angazhimin për të vazhduar komunikimin e ngushtë me diasporën, duke pasur në fokus fuqizimin e rolit të saj për të ardhmen e Kosovës.

The post LDK takime me diasporën në Zvicër, Lumbardh Salihu: Thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj appeared first on Telegrafi.

Kurti i quajti “ndryshk”, Mustafa: Paniku i thellë e detyron ta ulë nivelin e gjuhës

20 January 2025 at 13:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili i cilësoi këta të fundit si “ndryshk”.

Mustafa tregon se Albin Kurti është në panik të humbjes andaj ka vendosur që të thumboj subjektet tjera politike e sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të bënte mirë t’i njoftonte qytetarët e Kosovës nëse ka punuar diçka për katër vitet e fundit dhe të shpaloste një program për katër vitet e ardhshme. Në pamundësi për të treguar diçka që ka punuar, sepse nuk ka punuar asgjë as ai as qeveria e tij për katër vite e njëkohësisht nuk po kanë çfarë të tregojnë as për katër vite të ardhshme sepse janë të njoftuar me dëshpërim të thellë nga qytetarët e Kosovës, kanë vendosur të ulin nivelin e gjuhës duke thumbuar partitë e veçanërisht Lidhjen Demokratike të Kosovës”, deklaroi ai.

“Kosova nuk mundet të duroj edhe katër vite tjera”, tha Mustafa. Ai qeverinë Kurti po e cilëson si katër vite përqasje dhe premtime të thyera. Sipas Besian Mustafës, qytetarët e Kosovës po iu bashkëngjiten LDK-së çdo ditë e më shumë.

Pos këtyre deklaratave, Mustafa reagoi edhe për refuzimin e tubimit në Komunën e Gjilanit, gjë që është pamundësuar nga ana e pushtetit lokal. Ai tha se LDK ka marr përgjigje me vonesë.

Kurse në anën tjetër deklaroi se Vetëvendosja ia ka miratuar vetës një tubim të tillë.

“Dega jonë atje në Gjilan ka qenë subjekti politik i parë që ka bërë kërkesën qysh më 30 dhjetor, kërkesë për të mbajtur një tubim elektoral në atë sallë. Fatkeqësisht organet e nivelit komunal nuk janë përgjigjur fare deri në momentin e fundit, sepse në fund të fundit ne do mund të ndryshonim edhe datën e tubimit. Pushteti lokal ka vendosur që të mos reagoj deri në momentin e fundit duke na pamundësuar organizimin e këtij tubimi kurse në anën tjetër kjo tregon edhe dëshpërimin dhe panikun e thellë të cilin po e përjeton partia në pushtet e cila është në pushtet edhe në komunën e Gjilanit, e kanë parë që qytetarët e Gjilanit janë të dëshpëruar me ta”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një tubimi në Ferizaj tha se “PDK dhe LDK nuk janë ndryshimi por janë ndryshku”. /Kp/Telegrafi/

The post Kurti i quajti “ndryshk”, Mustafa: Paniku i thellë e detyron ta ulë nivelin e gjuhës appeared first on Telegrafi.

Kurti kritikohet për katër vjet qeverisje

31 December 2024 at 10:43

Kosova ka stagnuar në të gjitha nivelet pasi s’ka pasur asnjë projekt zhvillimor në ekonomi, shëndetësi e arsim, vlerësojnë opozitarët dhe analistët politikë.

Sipas tyre, kryeministri Albin Kurti, i cili është në përfundim të mandatit qeverisës, ka dëmtuar edhe marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj këtyre kritikave veçse në mbledhjen e fundit me kabinetin e tij, Kurti u mburr për punën 4-vjeçare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se Kurti nuk ka përmbushur premtimet e dhëna.

Sipas tij, kjo qeveri është “më e dobëta që ka pasur Kosova që nga paslufta”.

“Është e qartë edhe për qytetarët e Kosovës se nuk janë përmbushur premtimet që i ka pasur kjo qeveri. S’kemi parë asgjë nga puna e kësaj qeverie. S’kemi parë zhvillim ekonomik, njohje të reja, anëtarësim në organizata kredibile ndërkombëtare, as vende të reja të punës e as rritje të pagave.

Kjo qeveri ka dështuar në të gjitha sferat e jetës. Mendoj që ka qenë një ndër qeveritë më të dobëta që ka pasur Kosova pas luftës…S’ka luftim të korrupsionit, shumë afera të ministrave të cilët janë në hetime, po ashtu ambasadorë, ministra me aktakuza, shumë zyrtarë publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Kosovës…

Është kryeministri i vetëm që s’ka arritur të shkojë në Shtëpi të Bardhë, nuk e ka takuar presidentin dhe as zëvendëspresidentin e SHBA-ve”, thotë Beqa.

Kritika ka edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Sipas tij, qeveria Kurti do të mbahet mend për “korrupsion masiv”. Ai përmend sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, “dëmtimin e raporteve me SHBA-të” dhe atyre ndër-shqiptare.

“Në politika sektoriale s’kemi çka të flasim. Në procese rajonale njëjtë, pasi Kosova ka një raport të keq, negativ. Raportet brenda shqiptarëve janë të dëmtuara. Raportet me BE-në në sanksione financiare dhe kufizime politike. Me NATO-n janë raporte të kushtëzuara…

Nëse ka përmirësuar sundimin e ligjit në veri të lumit Ibër, duke administruar dhe duke menaxhuar bojkotin institucional atje, është ajo çka ka rritur korrupsionin, mos-sundimin e ligjit dhe mafitë energjetike në Prishtinë…Është rritur korrupsioni masiv dhe krimi i organizuar në nivel të republikës. Rezervat shtetërore, mafia energjetike, subvencionet”, thekson Haziri.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku, thotë se kryeministri Albin Kurti s’ka arritur ta stabilizojë gjendjen ekonomike dhe t’i realizojë premtimet e dhëna gjatë vitit 2021, përkundër shumicës absolute në Kuvendin e Kosovës.

“Qeverisja e kryeministrit Kurti ka qenë në shpërputhje me të premtuarën. Ka pasur një diskrepancë të madhe mes asaj që është thënë se do të bëhet, dhe asaj që është bërë. Fiasko kemi në këputjen e kanaleve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

S’është se ka arritur të stabilizojë gjendjen ekonomike, përkundrazi kemi një ekonomi më të shkërmoqur se që ka qenë, sidomos kur flasim për atë që shpenzohet dhe të ardhurat ekonomike. Nuk mundem me thënë në asnjë mënyrë se ka qenë qeveria që është pritur, që duhej të ishte, sidomos duke nisur nga numri dhe fuqia që ka pasur në Kuvendin e Kosovës…Edhe qeveria aktuale ka provuar me metodat e veta, të cilat kanë dalë jo të mira, pasi tentimi për të shtrirë ligjshmërinë në atë pjesë të vendit e ka shkërmoqur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”, deklaron Maloku.

Por, të kundërtën e tha kryeministri Albin Kurti i cili në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2024, listoi dhjetë “arritjet kryesore” të ekzekutivit.

Liberalizimi i vizave për Kosovën, njohja e pasaportës së Kosovës prej dy shteteve mos-njohëse si Spanja dhe Armenia, u konsideruan si sukseset e para të qeverisë së Kosovës për vitin 2024.

Tutje, kryeministri Albin Kurti tha se edhe regjistrimi dhe inkasimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore të vendit ndodhi këtë vit për herë të parë që nga paslufta.

“Së pari liberalizimi i vizave nga BE, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani si dhe njohja e pasaportës nga dy shtete mos-njohëse si Spanja dhe Armenia. Viti 2024 ka qenë viti i pasaportës sonë. Ajo sot renditet më lartë se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, sivjet është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit. Dy, këtë vit filloi regjistrimi dhe inkasimi i energjisë elektrike në 4 komunat tona në veri për herë të parë pas më shumë se dy dekadave.

Gjatë këtij viti, gjithashtu, ka përfunduar me sukses procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në ata të Kosovës, janë regjistruar mbi 6 mijë e 300 konvertime, shumica prej tyre nga qytetarët në katër komuna në veri të vendit, duke dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë për integrim e cila nuk ka munguar asnjëherë nga qytetarët, por është penguar në vazhdimësi nga strukturat ilegale dhe Beogradi zyrtar. Shumë prej këtyre strukturave ilegale janë mbyllur sepse janë të jashtëligjshme”, deklaroi kryeministri Kurti më 27 dhjetor.

Qeveria Kurti e ka marrë mandatin në mars të vitit 2021, ndërkaq zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025. /KP/Telegrafi/

The post Kurti kritikohet për katër vjet qeverisje appeared first on Telegrafi.

❌
❌