Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Main stream

Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës

26 July 2025 at 23:52

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, ndërkaq nga e diela, më 27 korrik ndalohet çdo vendim i deputetëve, pasi hyn në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ishte edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim tjetër.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa është vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kësaj date mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

Pas dështimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është mbajtur asnjë seancë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Ai fajësoi partitë tjera për këtë bllokadë, duke theksuar se VV-ja ka propozuar që të arrihet një dakordim mes kryetares dhe nënkryetares së Kuvendit, por sipas tij, kjo është refuzuar nga opozita.

Murati theksoi se po tentohet të ndryshohet rezultati zgjedhor përmes manovrave.

”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të krijohen institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

Ndërkaq, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Krasniqi tha se nuk bëhen pjesë e shkeljeve të Kushtetutës.

“Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës. Ne do ta mbrojmë qytetarin, për Kosovën është derdhur gjak”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund. /Telegrafi/

The post Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund

26 July 2025 at 23:27

Pas dështimit të seancës konstituive, deputetë nga partitë tjera, PDK, LDK e të tjerë kanë vazhduar të mbajnë fjalim në Kuvend.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund.

Sipas tij, në politikë të gjithë janë kalimtarë, por disa lënë gjurmë.

Ai shtoi se mund të jenë edhe vetë politikat e tyre të gabuara që kanë kontribuar në rritjen e populizmit.

The post Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional

14 July 2025 at 17:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për krizën institucionale që ka paralizuar funksionimin e organeve shtetërore.

Gjatë takimit, Abdixhiku ka theksuar domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve, duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe kushtetuese të ngërçit aktual politik.

Ai ka vlerësuar se “mungesa e vullnetit politik dhe papërgjegjshmëria e partisë së parë” po e mbajnë peng funksionalizimin e institucioneve, duke cenuar rendin kushtetues dhe besimin qytetar në demokraci.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, sidomos në proceset e zhvillimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Takimi vjen në një moment kur vendi po përballet me paqartësi të theksuara institucionale dhe thirrje të shumta nga faktorë të brendshëm e ndërkombëtarë për zgjidhje politike./Telegrafi/

The post Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional appeared first on Telegrafi.

“Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbështet Paris Gurin pas përplasjes me deputetët e LVV-së

9 July 2025 at 14:24

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dalë në mbështetje deputetit të kësaj partie, Paris Guri i cili gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës u përball me deputetët e LVV-së.

Abdixhiku u shpreh se prezenca e parë e Gurit në foltoren e Kuvendit u bë më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme.

“Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’:“Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.”  Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së u shpreh krenar me deputetin e ri Guri.

“Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja është e bukur”, shkroi Abdixhiku në një reagim në Facebook.

Ndryshe deputeti Paris Guri sot u përplas me deputetët e LVV-së, konkretisht deputeten Fitore Pacolli.

“Fitore qa po kesh ti a i ke kthy 200 mijë euro, mos kesh Fitore se marre. Oj Fitore mos bërtit moj”, tha Guri, mirëpo fjala iu ndërpre nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari duke i thënë se nuk bënë të mbash debat.

“Dy herë tu ka dhënë mundësia”, i tha Dehari deputetit Guri, ndërkaq ky iu përgjigj se “si të flas kur këta qeshin si cirk, si të flas para cirkut”.

Dehari ia mundësoi edhe njëherë fjalën deputetit Guri.  Guri sërish iu drejtua deputetes Pacolli “sje tu më lan me fol Fitore, 200 mijë euro kthej”. /Telegrafi/

 

 

 

The post “Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbështet Paris Gurin pas përplasjes me deputetët e LVV-së appeared first on Telegrafi.

“PDK-ja i jep 24 vota për 40 emra të LVV-së” – Abdixhiku thotë se ka parti me të cilat Kurti mund të bëjë kompromis

2 July 2025 at 16:30

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka hedhur akuza ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk po e kupton pragmatizmin politik se nuk është tragjedi të bësh kompromis, por është vlerë normale demokratike.

I pari i LDK-së tha se ka parti që po ia japin atë kompromis, duke thënë se PDK-ja i ka 24 vota për 40 emra të LVV-së për kryeparlamentar.

“Ka parti që po ja japin atë kompromis, e kam thënë edhe herën e kaluar LDK-ja i ka 20 vota kundër për secilin emër, NISMA i ka 3 vota për një emër, PDK-ja i ka 24 vota për 40 emra, AAK-ja i ka 5 vota për tre emra. Pra kompromisi është i mundshëm, zgjedh e merr”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se nëse Kurti insiston në kushtet paraprake dhe thotë që ky është kompromisi i tij, atëherë ti e ngatërron kompromisin me imponimin.

“E këtu besoj se ka shkarje të rëndë logjike e besa edhe të inteligjencës”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

The post “PDK-ja i jep 24 vota për 40 emra të LVV-së” – Abdixhiku thotë se ka parti me të cilat Kurti mund të bëjë kompromis appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

1 July 2025 at 11:31

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të 40-të me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, është pyetur nëse do të marrë pjesë në takim nëse ftohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Abdixhiku u përgjigj shkurt duke thënë se sapo të marr ftesë do të shkoj, dhe se presidentja bënë mirë të ketë qëndrim për situatën e krijuar.

“Jo ende nuk kam marrë ftesë, dhe shkojmë kurdo që marrim ftesë. Dhe bënë mirë që na mbledh presidentja dhe bënë mirë edhe që të ketë qëndrim për këtë çështje”, tha Abdixhiku.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.

Kështu bëri të ditur një ditë më parë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Sipas tij, Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar gjykata.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina. /Telegrafi/

The post Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës zbardh prapaskenat e takimit me Kryeministrin Kurti

29 June 2025 at 10:46

Ai pas takimit të liderëve të partive politike dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka thënë se LDK ka shprehur gatishmëri për konsensus, por Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë, madje edhe propozon votimin dhe rrëzimin e komisionit për votim të fshehtë vetëm që të zgjidhet kryetare Albulena Haxhiu.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti se nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar votim të fshehtë dhe se Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike, raporton KosovaPress.

Për më tepër kreu i LDK-së tha se ka mundësi për gjetjen e zgjidhjes, por nuk ka vullnet politik. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë jo më larg se tridhjetë ditë.

The post Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës zbardh prapaskenat e takimit me Kryeministrin Kurti appeared first on Sot News | Lajme.

“E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit

20 June 2025 at 14:24

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka kritikuar ministren Donika Gërvalla, duke e cilësuar si të paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës.

Peci e ka quajtur irituese deklaratën e Abdixhikut ndaj Gërvalles, transmeton Telegrafi.

“Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’. Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja. E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare”, ka pohuar ai.

Ai po ashtu ka kritikuar Abdixhikun për fyerjet ndaj tij.

“A je n’vete se çka po fyen, Lumir?! Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari: Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë: – familja e fortë e shqiptarit,  ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe  ⁠flijimi i familjes Jashari. Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku”, ka pohuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, tha ai në Debat Plus.

The post “E paedukatë dhe me mungesë inteligjence”, deklarata e Abdixhikut për Gërvallen nxit reagimin e ashpër të Pecit appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

19 June 2025 at 21:56

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar iniciativën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Abdixhiku theksoi se LDK-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, pavarësisht se cili do të jetë ai.

“Ne dëshirojmë ta respektojmë vendimin dhe e respektojmë. Por deputetët tanë do të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur.

“Ata do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolinat ku bëhet ai komisioni, do ta plotësojnë kundër, do ta tregojnë te kamera lartë dhe do ta vendosin në kuti të votimit – 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”, deklaroi Abdixhiku.

AAK e ka kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, duke kërkuar nga Kushtetuesja interpretim nëse një vendim i mëhershëm i Kuvendit për votim të hapur mund të ndryshohet.

The post Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës

19 June 2025 at 21:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, në Debat Plus.

“A kanë thënë gjatë gjithë fushatës po këto figura, arsyeje se s’duhet ta votojmë LDK-në, është sepse “e rikthen Listën Serbe në Qeveri”. A do të mundim sot matematikisht, pa e rënduar shumë logjikën që LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe t’i bënim 69 vota. Do të mundim ta kishim një qeveri me 69 vota”, ka thënë Abdixhiku.

The post Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku e quan shumë miqësor takimin me Limajn, nuk jep më shumë detaje

19 June 2025 at 11:57

Në vazhdën e ngërcit politik, liderët e partive politike po vazhdojnë të takohen ndonëse këto takime nuk po sjellin rezultate.

Të mërkurën një takim i tillë është zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Abdixhiku pas dështimit të 34-të të seancës për konstituimin e Kuvendit, u shpreh shkurt për media se takimi me Limajn ishte miqësor.

“Takim shumë miqësor me z.Limajn, asgjë më shumë se kaq”, tha Abdixhiku.

Për këtë takim foli edhe vetë kreu i Nismës, Fatmir Limaj i cili tha se ishte një takim jashtëzakonisht i mirë.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë, i kemi biseduar të gjitha tema, kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë.Kemi biseduar për të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, që i kemi përgjegjës si zhvillimet politike, ekonomike, rajonale…angazhimet tona, obligimet që duhet me i kry. Ka qenë një bisedë jashtëzakonisht e mirë…”, tha ai. /Telegrafi/

 

 

 

The post Abdixhiku e quan shumë miqësor takimin me Limajn, nuk jep më shumë detaje appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

By: Ela
12 June 2025 at 13:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka shpalosur të enjten një agjendë 15-pikëshe, në bazë të së cilës do të punonte një qeveri e unitetit e propozuar nga ai, dhe e cila do t’i përfshinte të gjitha partitë e tjera parlamentare. Duke e propozuar agjendën me 15 pika si mënyrë për të […]

The post Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit appeared first on BoldNews.al.

“Ngërçi” politik në Kosovë, Abdixhiku prezanton planin: Duhet të formohet qeveri tranzitore

12 June 2025 at 13:06

Kosova është në krizë institucionale dhe politike dhe kjo është një e vërtetë që duhet pranuar.

Ky është qëndrimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa në një konferencë për media ka mbrojtur idenë se në Kosovë duhet të formohet qeveri tranzitore pasi, siç thotë ai, as partia që ka qenë në pushtet e as partitë e ish-opozitës nuk e kanë shumicën.

Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat për “Qeverinë e Unitetit Kombëtar”, duke thënë se plani argumentohet me tri të vërteta bazike.

 “E vërteta e parë është se duhet ta pranojmë se jemi në krizë politike. Jemi në krizë politike ta pranojmë, krizë institucionale dhe krizë legjitimiteti.
E vërteta e dyte: Nuk kemi shumicë – asnjëra palë, asnjë grupim politik sipas preferencave politike nuk ka numra për të bërë shumicën. Kam dëgjuar kryetarë të partive të tjera duke thënë se disi partitë e ish-opozitës kanë shumicë, nuk është e vërtetë. Asnjëra palë nuk ka shumicë. Votat e deputetëve joserbë gjithashtu janë të qartë me deklarimet e tyre politike. Dhe si të vërtetë të tretë, vendi është në urgjencë prandaj edhe i duhet qeveri e unitetit”, ka thënë kreu i LDK Lumir Abdixhiku.

Ne agjendën 15 pikeshe te LDK propozohet:

  1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese
  2. Qeveria e unitetit do të merret me ndërtimin e institucioneve (Pjesë do të jetë edhe riformatimi i plotë i bordeve të ndërmarrjeve publike)
  3. Dakordimi i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit
  4. Pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike
  5. Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës
  6. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në
  7. Dialogu me Serbinë
  8. Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.
  9. Reforme Kushtetuese
  10. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.
  11. Përgatitja për lojërat mesdhetare
  12. Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.
  13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.
  14. Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.
  15. Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare.

Sipas Abdixhikut kjo qeveri do të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit, pasi mandati i Osmanit përfundon në fillim të vitit 2026.

Përtej këtij propozimi, asnjë nga subjektet kryesore politike në vend nuk është deklaruar seriozisht për një bashkëpunim të tillë.

Qeveri e tranzicionit, Abdixhiku prezanton planin 15 pikëshe

12 June 2025 at 11:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka shpalosur programin për Qeverinë e Unitetit, duke deklaruar se Kosova është në krizë politike.

Para mediave ai paraqiti 15 pika të agjendës së tyre për qeveri të tranzicionit, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e unitetit nuk është zgjidhje e përhershme, është për ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha ai, duke shtuar se nuk kemi Qeveria legjitime dhe asnjëra palë nuk e ka shumicën.

Më poshtë gjeni pikat shkurtimisht të prezantuara nga Abdixhiku.

1.Funskionalizimi i institucioneve kushtetuese; 

2.Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësorë, administratën shtetërore;

3. Pakoja emergjente për krizën energjetike;

4. Nisjen e projektit kombëtar për ndërtimin e centralit me gaz;

5. Rindërtimi i partneritetit me BE-në, SHBA-në, rikthimi i politikës së jashtme aktive;

6. Do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, që janë në rrezik të falimentimit;

7. Fillimi i procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë;

8. Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për Kosovën (Si unaza e jashtme e kryeqytetit, ndërtimi i Spitalit të ri të Kosovës);

9. Reforma kushtetuese në funksion të stabilitetit social;

10. Hartimi i strategjisë për reforma në sistemin e arsimit;

11. Përgatitje për lojërat mesdhetare olimpike;

12. Reforma strategjike në mbrojtje dhe siguri;

13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave;

14.Pergatitja për zgjedhje të lira brenda 10 muajve;

15.Mekanizëm për transparencë dhe llogaridhënie për fazën kalimtare.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të shkurtit, vendi ka mbetur pa formimin e institucioneve të reja. Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar 30 herë konstituimi i legjislaturës së re. LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa, PDK, LDK, AAK ka theksuar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare./Telegrafi/

The post Qeveri e tranzicionit, Abdixhiku prezanton planin 15 pikëshe appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: As nesër s’do të ketë konstituim të Kuvendit, është koha për një Qeveri të unitetit

8 June 2025 at 23:03

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se tentativa e nesërme për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, e 28-ta me radhë do të përfundojë pa rezultat.

Ai tha se kjo përpjekje do të shërbejë veç si “prolog i tjetrës”.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka përsëritur thirrjen drejtuar liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate për t’iu kthyer propozimit të tij për krijimin e një Qeverie të unitetit.

“Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi, nëse e trajtojmë me guxim dhe përgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se situata kërkon përgjegjësi e jo izolim mes subjekteve politike.

Ai bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të prezantojë një agjendë me 15 pika, të cilën e cilësoi si një platformë konkrete për bashkëpunim dhe formimin e një Qeverie të Unitetit.

Kjo agjendë do t’i ofrohet të gjitha partive politike, pa përjashtim.

“Uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri. Po, Kosovës i duhet opozitë. Po, i duhet balanc demokratik. Por, para të dyjave, Kosovës i duhet pozitë – një qeveri legjitime, një Kuvend funksional, një shtet që punon”, theksoi ai.

Abdixhiku ftoi sërish që të mbështesin propozimin e tij, duke e vlerësuar si një mundësi për të dalë nga kriza institucionale që ka bllokuar vendin për muaj të tërë./Telegrafi/

The post Abdixhiku: As nesër s’do të ketë konstituim të Kuvendit, është koha për një Qeveri të unitetit appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Prishtina nuk dorëzohet, bllokuesit kanë kohë

4 June 2025 at 20:59

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se projektet në Prishtinë do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë me intensitet të shtuar, pavarësisht pengesave që sipas tij po i bëhen nga pushteti aktual.

Gjatë një vizite në punishtet kryesore të kryeqytetit bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku është zotuar për përfundimin e projekteve madhore infrastrukturore.

Në një postim në Facebook, ai ka përmendur projektin e “Rrugës A”, për të cilin ka thënë se do të përfundojë para fundit të muajit shtator. Sipas tij, kjo rrugë, që lidh Veternikun me Bregun e Diellit përmes Rrugës B, do të sjellë një ndryshim të madh në kryeqytet.

Po ashtu, Abdixhiku ka përmendur edhe rrugën e Arbërisë dhe kyçjen në rrethin e madh afër stacionit, që pritet të përfundohet në të njëjtën periudhë kohore. Ai ka theksuar se po punohet me ritëm të ri për ta shkarkuar trafikun në qytet.

Një tjetër projekt që u përmend është “Ishulli Urban” në lagjen Arbëria, për të cilin Abdixhiku tha se po dinamizohet me ekipe shtesë me qëllim që banorët të kenë qasje më të shpejtë në qendër të qytetit.

Abdixhiku ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, po tentojnë të pengojnë punën në kryeqytet, duke aluduar në vendime të institucioneve që, siç tha ai, ndalojnë edhe pastrimin e pluhurit në hapësira si Teatri Dodona.

“Kur perdja e pushtetit joligjor bie, krimet mbesin”, ka shkruar ai, duke paralajmëruar se ata që sot e pengojnë punën, mund të përballen me pasojat nesër.

“Kohë për të humbur nuk kemi. Punët do të bëhen. Prishtina po sheh.”

The post Abdixhiku: Prishtina nuk dorëzohet, bllokuesit kanë kohë appeared first on Telegrafi.

“Le ta provojnë fatin pastaj me fondet”/ Kryetari i LDK, Abdixhiku: Duhet të ngremë SPAK në Kosovë

30 May 2025 at 21:47

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku theksoi se shpërndarja e burimeve publike në Kosovë po ndikohet nga lidhjet familjare dhe klienteliste të zyrtarëve të pushtetit aktual. “Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët, por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve. Fat familjarëve. Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur sërish alarmin për nivelin e korrupsionit në vend, duke propozuar krijimin e një institucioni të specializuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të ngjashëm me SPAK-un në Shqipëri.

Sipas Abdixhikut, një strukturë e tillë do të ishte mekanizmi i duhur për të adresuar abuzimin me fondet publike dhe për të garantuar llogaridhënie për të gjithë.

Propozimi i Abdixhikut u prit me ironi nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet. Deputetja Fitore Pacolli e quajti idenë të pavend, duke e krahasuar me propozime të mëhershme të LDK-së.

“Pas termocentralit me gaz, LDK tani po na ‘befason’ me SPAK-un. Pikërisht ata që tentuan të bllokojnë Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, tani po flasin për drejtësi”, shkroi ajo. Megjithatë, është fakt se LDK-ja e kishte përkrahur themelimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë në votimin e parë parlamentar.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri u themelua në vitin 2019 si pjesë e reformës në drejtësi, me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në pak vite, SPAK ka ndërmarrë hetime ndaj figurave të larta politike, përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

The post “Le ta provojnë fatin pastaj me fondet”/ Kryetari i LDK, Abdixhiku: Duhet të ngremë SPAK në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent

27 May 2025 at 19:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrjes në pyetje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, si i pandehur nga Prokuroria, nën dyshimet për keqpërdorim në projektin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shteti ku drejtësia nuk njeh emra të mëdhenj dhe ku çdo akt korruptiv ndëshkohet, veçanërisht kur ai vjen nga njerëz të pushtetit.

“Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të dalë një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni. Edhe atë të pushtetarëve. Sidomos atë të pushtetarëve,” ka shkruar ai.

Abdixhiku shprehu shpresën se kjo ditë mund të ketë ardhur tashmë, duke e quajtur këtë si fillimin e një epoke të re për popullin e Kosovës, në të cilën drejtësia triumfon dhe pasuria e vjedhur i kthehet vendit.

“Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë,” shkroi ai më tej.

Në fund, kreu i LDK-së potencoi se në këtë epokë të re, “paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!”

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është marrë në pyetje nga autoritetet për çështje që ndërlidhen me projektin për ndërtimin e një fabrike për përpunimin e mbetjeve shtazore – një projekt i kritikuar për mungesë transparence dhe dyshime për shkelje ligjore.

The post Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Fushata në Prishtinë paska nisur me mbeturina, nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu

18 May 2025 at 20:11

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për situatën e krijuar me grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, duke e cilësuar këtë si një sabotazh të organizuar në kuadër të një fushate politike të ulët.

Në një postim publik, Abdixhiku shkruan se “fushata në Prishtinë paska nisur, me mbeturina”, duke e quajtur këtë një përpjekje të lodhur dhe të pavlerë për të dëmtuar imazhin e Komunës.

“Me sabotazhë në njërën anë e me mendimtarë parapolitik gishtvënës në anën tjetër – krejt në sinkron. Një përpjekje e thatë, e ulët, që ngjall vetëm keqardhje”, tha ai.

Sipas tij, sabotimi ka ardhur nga vetë ata që kontrollojnë Ndërmarrjen “Pastrimi”, duke e lënë me qëllim qytetin të mbuluar nga mbeturinat. Ai akuzon se kjo ndërmarrje, ndonëse formalisht komunale, nuk është nën menaxhimin e Komunës, por po përdoret politikisht për të krijuar krizë artificiale.

“Bërllog plot, por ndërmarrja refuzon të punojë. E sa për të mos mjaftuar, mblidhen sërish në asamble, sërish bllok, për të ndaluar – besoni ose jo – angazhimin e dikujt tjetër për pastrim”, shkruan Abdixhiku.

Megjithatë, ai njofton se Komuna ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka angazhuar kompani të tjera për pastrimin e qytetit. Ai garanton se për një javë Prishtina do të pastrohet tërësisht.

“Nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu. Prishtina ecë. Sabotazhi juaj zgjat vetëm pak ditë”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, duke shtuar se qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë “politikë të vjetër e primitive”.

“Prishtina sheh. Këtu sabotazhi kriminal moti ka vdekë”, përfundon reagimin e tij Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

The post Abdixhiku: Fushata në Prishtinë paska nisur me mbeturina, nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku për Samitin në Tiranë: Kosova pa institucione, po vazhdojmë rënien – të tjerët po vazhdojnë ecjen

16 May 2025 at 12:17

Tirana sot mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar në Facebook se sot Evropa po zbarkon në Tiranë, me plotë 47 liderët e saj, transmeton Telegrafi.

“Evropa sot po zbarkon në Tiranë. E gjitha. Me plot 47 liderët e saj. Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. Në këtë të ardhme, pa dyshim, po i bëhet vendi dhe vendit të shqipeve”, shkroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shton tutje se Kosova vazhdon  të mbetet nën masa e sanksione.

“Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën. Nuk ka urgjencë mu tha! Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, si progresi shoqëror janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta shijimi i jetës së pushtetit, është vet qëllimi. Të tjerat presin. Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg”, theksoi ai.

Tutje, ai ka pohuar se “Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë”.

“Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë. Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet! Shqipërisë, vetëm përgëzime”./Telegrafi/

The post Abdixhiku për Samitin në Tiranë: Kosova pa institucione, po vazhdojmë rënien – të tjerët po vazhdojnë ecjen appeared first on Telegrafi.

❌
❌