Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Koncerti madhështor i Yll Limanit në Shkup, fjalimi prekës për kohën kur ishte refugjat

Stadiumi ARM në Shkup, mbrëmjen e së mërkurës u mbush me mijëra fansa që erdhën për të shijuar koncertin e këngëtarit të njohur, Yll Limani. Artisti realizoi një mbrëmje të jashtëzakonshme, performancë live e interpretoi më shumë se 30 këngë, ku secila ka një domethënie të veçantë dhe është shndërruar në hit. Atmosfera ishte e mrekullueshme, me publikun që këndonte vazhdimisht me Yllin…

Source

Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, PL me grup parlamentar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, do ti japë edhe 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar. ”Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia…

Source

Asllani mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore me ekipin e ri

Kristjan Asllani ka mbërritur sot në Torino për të kryer vizitat mjekësore në qendrën e Mjekësisë së Sportit, para se të firmosë me klubin granata. Pas përfundimit të kontrolleve mjekësore, mesfushori i lindur në vitin 2002 do të udhëtojë drejt qendrës stërvitore në Filadelfia për të nënshkruar kontratën me Torinon. Marrëveshja është e strukturuar në formën e një huazimi me pagesë prej 1,5…

Source

Tare bën gati marrëveshjen e radhës, ka gati transferimin e sulmuesit të Leverkusen

Milan dhe Bayer Leverkusen kanë arritur akordin për transferimin e sulmuesit nigerian, Victor Boniface, në Serie A. Lëvizja do të realizohet fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa palët po finalizojnë dokumentet e fundit të marrëveshjes. Kuqezinjtë do të paguajnë 28 milionë euro, me 2 milionë euro bonuse në rast kualifikimi në Champions League dhe edhe 2 milionë shtesë nëse…

Source

Chivu para debutimit me Interin: Të drejtoj këtë skuadër më jep diçka speciale

Të hënën në mbrëmje, në San Siro, Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij si trajner i Interit në ndeshjen e parë të kampionatit. Ish-mbrojtësi zikaltër, që ka shkruar histori me klubin si lojtar, po përgatitet për këtë sfidë me qetësi dhe përkushtim maksimal. “Nuk dua të flas për emocionet e mia, jam i mirë t’i fsheh dhe të mos i ndjej (qesh) – u shpreh Chivu për SportMediaset.

Source

Argita Berisha në krye të PD-së? Midis shpresës dhe rrezikut

Partia Demokratike gjendet në një udhëkryq të madh. Me një kryetar historik, Sali Berishën, akoma nongrata nga SHBA, në një moshë të thyer për të përballuar përballje të forta elektorale, pyetja që ngrihet sot është: kush do ta drejtojë PD-në në të ardhmen? Emri që qarkullon më shumë është ai i vajzës së tij, Argita Berisha (Malltezi). Por a është kjo një shpresë për ringritje apo një rrezik për…

Source

Abissnet Superiore nis të premten me sfidën Vllaznia-Egnatia, java e parë mbyllet të dielën

Java e parë e sezonit 2025-2026 të “Abissnet Superiore” do të nisë të premten dhe do të përfundojë të dielën. Sfida hapëse e kampionatit, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet të premten në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:00, ku do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit. Të shtunën janë programuar dy ndeshje të tjera. Bylis – Tirana do të luhet në orën 17:00…

Source

Milani kërkon një mbrojtës, në listë është edhe Gjimshiti

Në prag të mbylljes së merkatos, Milan po analizon mundësinë për të afruar edhe një mbrojtës qendror, repart ku Massimiliano Allegri ka numra të kufizuar. Pavarësisht fleksibilitetit taktik mes skemave 3-5-2 dhe 4-3-3, ku Fikayo Tomori është përdorur edhe si mbrojtës i djathtë, opsionet për qendrën mbeten të pakta. Aktualisht, trajneri mund të llogarisë vetëm te Gabbia, Pavlovic…

Source

Berisha tregon ç’pritet të ndodhë në Parlamentin e ri në shtator

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me gazetarët tha se në ditët në vijim, do të mblidhen forumet e partisë. Sipas kreut të PD, në këto mbledhje do të merret vendimi në lidhje me mandatet e opozitës, nëse do të pranohen apo do të këtë një tjetër qasje. “Në ditët që vijim, do të mblidhen forumet dhe do marren vendimet përkatëse”, tha Berisha.

Source

Tottenham bën gati një ofertë rekord për Savinhon e Manchester City-it

Manchester City mund të realizojë këtë verë shitjen më të madhe në historinë e klubit. Sipas mediave britanike, Tottenham ka paraqitur një ofertë prej 80 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e talentit brazilian Savinho, një nga lojtarët premtues të skuadrës së Pep Guardiolës. Premier League vazhdon të thyejë çdo rekord financiar, duke shpenzuar mbi 2.6 miliardë euro vetëm këtë verë…

Source

Media italiane: Kaloni fundgushtin në Tiranë, në qytetin e emocioneve të papritura

Shqipëria po e vendos veten me shpejtësi si një nga destinacionet më të habitshme në Ballkan dhe Tirana përfaqëson zemrën që rreh në këtë transformim, shkruan Federico Sala për faqen e njohur turistike italiane agriturismolebalzarine.it. Nëse jeni duke kërkuar një përvojë autentike udhëtimi, plot kontraste interesante dhe larg nga rruga e rrahur e turizmit masiv, kryeqyteti shqiptar do t’ju…

Source

Regi Lushkja transferohet në kampionatin iranian, zyrtarizohet te Traktori

Mesfushori Regi Lushkja do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin iranian. Klubi kampion i Shqipërisë, Egnatia, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me ekipin Traktor, skuadër ku në të kaluarën kanë luajtur edhe futbollistët shqiptarë Sokol Cikalleshi dhe Ditmar Bicaj. Në Iran, Lushkja do të ketë përballë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Jasir Asanin, i cili aktivizohet me ekipin e…

Source

Zelensky: Jam gati për një takim dypalësh me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve mbrëmë se një takim me Vladimir Putin do të ishte i mundur pas përcaktimit të boshteve kryesore të një marrëveshjeje me Perëndimin mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën. Deklaratat e tij për grupin e gazetarëve në Kiev ishin ” të ndaluara ” deri këtë mëngjes. Ne duam të arrijmë një marrëveshje mbi strukturën e garancive të sigurisë brenda…

Source

Afrika po ndahet më dysh: Çarja e madhe do të krijojë një oqean të ri

Afrika është sot skena e një prej transformimeve më madhështore gjeologjike që po ndodhin në planet. Gjatë Çarjes së Madhe të Afrikës Lindore, një e çarë e stërmadhe po zgjerohet gradualisht përmes Etiopisë, Kenias dhe Tanzanisë, duke paralajmëruar një ndarje të ngadaltë, por të pashmangshme të kontinentit. Edhe pse lëvizja e pllakave është vetëm disa centimetra në vit…

Source

Chelsea nis “spastrimet”, ja lojtarët qëdo të largohen gjatë këtyre ditëve

Chelsea ka nisur zyrtarisht procesin e largimit të lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca për sezonin e ri. Klubi londinez po punon intensivisht për të reduktuar kontingjentin dhe për të siguruar të ardhura nga lojtarët që nuk kanë bindur. I pari që do të largohet nga “Stamford Bridge” është Renato Veiga. Mesfushori, i cili mbërriti në Londër vetëm një vit më parë dhe ka…

Source

Kryeministri ndan pamjet: Drejt përfundimit spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare në QSUT

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga QSUT, ku po punohet për ndërtimin e spitalin e ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare. Rama shkruan se ky spital është një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor, teksa postoi në rrjetet sociale pamje nga spitali i ri. “QSUT, ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të…

Source

❌