Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin
Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj tri të dyshuarave në çështjen e mungesës së 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës u shoqërua me debate të forta mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Sipas organit të akuzës, shuma monetare është tërhequr nga arka qendrore gjatë muajve prill dhe maj përmes veprimeve kontabël të kryera në kundërshtim me procedurat…