Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

36 vite në gjykata për pronat, Lika: Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës

Përballë Kryeministrisë, gjatë fjalës në protestë, aktivisti Edison Lika u shpreh se për 56 ditë me radhë shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës dhe se situata me pronat tha ai vazhdon prej 36 vitesh pa u zgjidhur. “Ka 36 vite që shqiptarët ende dyerve të gjykatave përplasen me njëri tjetrin sepse akoma të drejtat nuk njihen nga shteti. Njerëzit janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre zvarrë…

Source

Nata historike e boksit shqiptar, Kristian Prenga përballë gjigantit Anthony Joshua

Boksi shqiptar pritet të shkruajë një faqe të re historie. Kristian Prenga do të përballet sonte me një nga emrat më të mëdhenj të peshave të rënda në botë, Anthony Joshua. Dueli do të zhvillohet në Xhedah të Arabisë Saudite dhe do të nisë në orën 22:00. Përballë shqiptarit do të jetë ish-kampioni i dyfishtë i botës, një nga favoritët kryesorë të kategorisë së rëndë, por Prenga beson se mund të…

Source

28 viktima brenda 2 muajve nga aksidentet/ Rrethi i TEG-ut, ”kurth” i shpejtësisë

Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë në akset kryesore të vendit. Vetëm nga 1 qershori deri më 25 korrik, 28 persona kanë humbur jetën në ngjarje rrugore, ndërsa janë regjistruar rreth 240 aksidente me shumë të plagosur. Një nga zonat problematike mbetet Unaza Lindore e Tiranës drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, ku shpejtësia e lartë ka shkaktuar disa aksidente fatale. Rasti më i fundit…

Source

Qytetari: Rama korbat e sorrat i ka në Kryeministri, ne jemi shqiponja

Kjo e shtunë shënon 56 ditë protestë kundër qeverisë. Një protestues thotë se kryeministri Rama duhet të largohet dhe të japë dorëheqjen dhe se është e keqja më e madhe e këtij vendi të cilin siç thotë ai e ka zhytur në korrupsion. “Korbat dhe sorrat janë ata në Kryeministri, ne jemi skifterë dhe shqiponja. Ata janë si laraska që ikin si minj halesh nëpër bodrume, kanë frikë qytetarët e vet.

Source

56 ditë protestë, i moshuari: Kjo qeveri ka humbur besimin, nuk mbron të drejtat e qytetarëve

Sot po mbahet dita 56-të e protestës kundër qeverisë ”Rama 4”. Nga sheshi ”Skëndërbej”, një qytetar i moshuar u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë për shqiptarët dhe se nuk ka zbatuar asnjë të drejtë themelore të njeriut. ”Nga kjo qeveri nuk është bërë asgjë. Nuk ka zbatuar të drejtat e njeriut. E kanë shkelur që me tokat. Në pushtetin lokal kërkon të drejtë nuk zbatohet, çfarë dreq qeverie është…

Source

”Në këtë shtëpi lindi një vëlla”, Geraldina i kushton një këngë të veçantë princit Aleksandër

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka prekur ndjekësit e Princ Lekës, i cili ka ndarë një pamje të ëmbël mes vajzës së tij, princeshë Geraldina, dhe vëllait të saj të vogël, princit Aleksandër. Në videon e publikuar, vogëlushja Geraldina i kushton një këngë të ndjerë të porsalindurit, duke shprehur dashurinë dhe afërsinë e saj për të. Melodia shoqërohet me vargje që përcjellin gëzimin e…

Source

Protestë edhe në Mynih të Gjermanisë: Rama jepe dorëheqjen

Këtë të shtunë në Mynih të Gjermanisë u mbajt një protestë nga shqiptarët kundër qeverisë ”Rama 4”, siç ka ndodhur në disa vende të Europës. Qytetarët shfaqën pankarta dhe banderola me mesazhe që kërkonin llogaridhënie, transparencë dhe reagim ndaj çështjeve që, sipas tyre, kanë shkaktuar shqetësim në opinionin publik. Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo me fotografinë e një…

Source

Mali i Çipinit përfshihet nga flakët, zjarrfikësit në terren për izolimin e vatrës

Mali i Çipinit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë bimësi të dendur me shkurre dhe barishte, ndërsa vatra vijon të mbahet nën monitorim. Për shkak të terrenit të vështirë, në zonë janë nisur efektivët e shërbimit zjarrfikës, ndërsa ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e kufizuar. Forcat po punojnë për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Source

90 ditë Zërvenci kalon në kontroll, zbulohet plani i qeverisë për projektin ”BESA”

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama publikoi reflektimet e tij mbi protestat në Tiranë, ku pas 55 ditësh tubim bëri një kthesë politike dhe njoftoi se qeveria ka gati besëlidhjen e re për shqiptarët, Top Channel siguron dokumentin strategjik. Projekti i Zvërnecit, që ishte dhe zanafilla e protestave, do të jetë testi i parë i “BESËS”, dokumentit strategjik të qeverisjes së Ramës, në mandatin e tij…

Source

Arben Malaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës

Ish-ministri i PS, Arben Malaj bën me dije se do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes një shkrimi të gjatë, Malaj shkruan se vendimi vjen pas kërkesave dhe mbështetjes së marrë nga qytetarë, miq dhe dashamirës në Vlorë. “Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo…

Source

Klodian Allajbeu: Pretendimet janë shpifje të sajuara, do të ndjek rrugët ligjore

Klodian Allajbeu ka reaguar pas disa publikimeve të fundit në media, duke i cilësuar pretendimet e ngritura ndaj tij si të pavërteta dhe shpifje të sajuara. Allajbeu thekson se ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur emrin e tij, familjen, si dhe reputacionin e mijëra punonjësve që sipas tij, shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm në institucionet ku operojnë. Reagimi i plotë Asnjë…

Source

Taulant Balla pret presidenten e BSF Albania, diskutohet edicioni i dytë i Blue Sea Forum

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvend Presidenten e BSF Albania, Monica Micheli Panozzo, si dhe përfaqësuesen e spikatur të diasporës shqiptare në Itali, Etleva Rrapa. Gjatë takimit u diskutua mbi organizimin e edicionit të dytë të Blue Sea Forum, një aktivitet i cili do të zhvillohet më 16-18 tetor 2026 në Marinën e Orikumit, Vlorë.

Source

”Në 4 mandate ka kërkuar besën”, Boçi për Ramën: Nga kryepunëtor në lolo të premtimeve

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka kritikuar ”besën” që sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka kërkuar në katër mandate qeverisëse, duke theksuar se qeveria ka vetëm premtime. ”Pas 13 vitesh pushtet, edhe lavdëruesit e qeverisë nuk guxojnë të thonë se pensionistët jetojnë mirë. Dhe pastaj vjen kulmi i ironisë. “Kryepunëtori po na kërkon besën”,-shkruan Boçi. Shkrimi i plotë KRYEPUNËTORI I…

Source

Bjorn Runa: Hendeku që ‘Besa’ duhet të mbyllë

Nga Bjorn Runa Pas një vale më shumë se pesëdhjetëditore protestash, në fjalimin e tij të së premtes, Kryeministri Edi Rama pranoi se pas sloganeve politike dhe deklaratave shpesh qesharake nga sheshi i protestës, ekziston edhe një zemërim publik legjitim, veçanërisht ai i drejtuar ndaj administratë dhe marrëdhënies së përditshme të njerëzve me shtetin. «Besa,» dokumenti i prezantuar si…

Source

Lëndë kimike në protestë? Spaho kundër Berishës: Nuk vihet në pushtet duke thënë broçkulla

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho thotë se Sali Berisha po gënjen qëllimisht, kur thotë se ndaj protestuesve te Kuvendi janë përdorur lëndë kimike si në luftë. Ai shkruan se prodhimi i armëve kimike dhe përdorimi i tyre në fushëbetejë janë të ndaluara me traktate ndërkombëtare e jo më në protesta si ajo e Tiranës. Postimi i plotë Prandaj PD është bërë e pabesueshme për qytetarët dhe ata nuk e…

Source

Berisha: Protesta e ka falimentuar politikisht Ramën, të angazhohemi për suksesin e saj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim të demokratëve dhe qytetarëve në mbështetje të protestës qytetare që vijon prej 56 ditësh, duke deklaruar se ajo ka dobësuar ndjeshëm pozitën politike të kryeministrit. Sipas Berishës, protesta “e ka falimentuar Ramën” dhe kryeministri “nuk ka më shpresë”, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për opozitën.

Source

Zjarret në Francë dhe Spanjë, turistët: Ishte si një film, ushtria vinte derë më derë

Zjarret masive në jugperëndim të Francës dhe Spanjën qendrore kanë detyruar evakuimin e mbi 270 mijë personave, ndërsa autoritetet po përballen me përhapjen e shpejtë të flakëve për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Ministrja franceze, Éléonore Caroit u bëri thirrje turistëve të mos anulojnë udhëtimet, por të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. “Shumica e rajoneve të Francës…

Source

Kush po punon për interesat e Serbisë në SHBA? REL zbardh strategjitë e lobimit

Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë për promovim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Qeveria serbe i ka lidhur tri kontrata me firma amerikane për lobim, Dhoma e Tregtisë e ka një dhe dy kontrata janë me kompani private serbe që kanë marrë kontrata fitimprurëse infrastrukturore nga shteti në të kaluarën. Kjo sipas të dhënave nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për “agjentët e…

Source

Roskovec/ Zbardhet dinamika e ngjarjes me tre viktima, çifti ishte nisur për në punë kur 35-vjeçari hapi zjarr

Top Channel ka mundur të zbardhë dinamikën e plotë të tragjedisë së ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ngjarje që u mbyll me tre viktima. Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes, 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe me emrin Nertil Buzi, është futur i armatosur me një armë gjahu në banesën e familjes Plaka. Në ato momente, bashkëshortët Kosta (Arben) dhe Belere Plaka po përgatiteshin…

Source

❌